Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    NJE TOQE NGA BERATI Maska e Ligesia
    Anėtarėsuar
    26-09-2005
    Vendndodhja
    Ne qytetin e miut
    Postime
    64

    Exclamation Feja e shqiptarit, SHQIPTARIA - Miti Rilindas.

    Ne radhe te pare desha te thosha qe ne shqiptaret kemi perkrahur nje mit (MYTH ne Anglisht) te fuqishem te perhapur nga rilandasit me qellim bashkim e shqiptareve kunder armikut te perbashket, turkut. Krijimi i ketij miti per qellimin e mundjes se turkeve eshte i dokumentuar nga akademike shqiptare dhe te huaj dhe nuk mund te hidhet poshte si genjeshter. Ne fakte ky mit ka vazhdur te perdoret nga komunistet per shkak se keta te paret vendosen fundosjen e feve dhe ky mit i sherbente ketyre. Pyetja ime eshte se meqense ky mit i shqiptarise eshte nje genjeshter me qellime te mira duhet hedhur poshte apo te vazhdoje te perdoret. Vazhdimi i perdorimit te ketij miti eshte ne fale te ritjes se vetjedijes te shqiptareve dhe te disa shenjave jo te mira te ne tolerancen fetare sidomos kur feja ka filluar te jete me e pranishme ne jeten sociale. Apo perdorimi i ketij miti ose genjeshtre me kembe te gjata eshte sepse ne si komb nuk jemi gati te hapim nje plage te vjeter.... u beme myslimane nga e mira apo nga e keqja dhe ajo me e rendesishmja ... ne u beme ne shumice dhe me shume se gjithe vendet nen sundim turke ne u beme bashkpunetoret e tyre me mire.


    Tema ime eshte pjeserisht mbeshtetur ne kete liber kur i perket mitot te shqiptarise, ky liber qe eshte nje expose e nje konference mbi shqiperine ku u ftuan albanologet dhe akademiket me te mire reth shqiperise te jepnin leksione. Albanian Identities: Myth and History.

    http://www.amazon.com/gp/product/0253215706/
    http://www.amazon.com/gp/reader/0253...=0#reader-page

    Disa regulla, mos shani njeri tjetrin dhe vine epitete te pa nevojshme, ne qe jemi mbledhur ketu e vleresojme dhe na mungone shqiperia si vend gjeografik, njerez dhe vecanerisht kulture.

  2. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Ndermjet genjeshtrave te meposhteme
    - miti i çifuteve dhe fese se tyre
    - miti i kristjaneve dhe fese se tyre (derivati i pare i fese çifute)
    - miti i arabeve dhe fese se tyre (derivati i dyte i fese çifute)
    - miti i shqiptareve dhe shprehjes figurative "Shqiptarise"

    ku eshte ndryshimi ne thelb? Cila na pershtatet me mire? Kemi "fatin" e math
    qe historikisht i kemi provuar te gjitha fete qe na kane kaluar siper, keshtu
    mund te diskutojme me njohje per "mitin" me te afert me realitetin tone.

    Per mua ne thelb ndryshimi eshte zero! Gjithe mitet kane lindur mbi baza tribale
    per te "rilindur" me pas nacjonalizma e tribalizma. Dhe "Shqipetaria" s'duhet
    nxjerre nga kontektsi ne te cilin lindi, qe shume mire e ve ne dukje parafolesi.
    Sot nuk ka Shqipetar te besoje te "Shqipetaria" si diçka "hyjnore" apo "fe".
    Thjesht kur na çajne koken ketej nga jemi, kur pas pyetjes "nge je?" vjen
    pyetja tjeter "i ç'feje je?", te mbushet goja dhe shpirti kur ju pergjigjesh "Shqipetar" per te dyja pyetjet!

  3. #3
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Pa marr parasysh se cka flasim(ose si duam te pershkruajme shqipatret ), se ciles fe i takojne , kete e tregon kjo date e sodit.
    Ketu nuk shohim asnje dallim fetar, as ne Tirane, as ne Prishtine, e as Shkup e Ulqin.
    Qytetet te stolisura, ambient festiv, verehet nje gezim tek njerzit e sidomos tek femijet. Ne teori gadi te gjithe thone se i perkasin njeres ose tjetres fe por ne realitet e shohim se
    FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA.

    GEZUAR!
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Citim Postuar mė parė nga Ligesia
    Ne radhe te pare desha te thosha qe ne shqiptaret kemi perkrahur nje mit (MYTH ne Anglisht) te fuqishem te perhapur nga rilandasit me qellim bashkim e shqiptareve kunder armikut te perbashket, turkut. Krijimi i ketij miti per qellimin e mundjes se turkeve eshte i dokumentuar nga akademike shqiptare dhe te huaj dhe nuk mund te hidhet poshte si genjeshter. Ne fakte ky mit ka vazhdur te perdoret nga komunistet per shkak se keta te paret vendosen fundosjen e feve dhe ky mit i sherbente ketyre. Pyetja ime eshte se meqense ky mit i shqiptarise eshte nje genjeshter me qellime te mira duhet hedhur poshte apo te vazhdoje te perdoret. Vazhdimi i perdorimit te ketij miti eshte ne fale te ritjes se vetjedijes te shqiptareve dhe te disa shenjave jo te mira te ne tolerancen fetare sidomos kur feja ka filluar te jete me e pranishme ne jeten sociale. Apo perdorimi i ketij miti ose genjeshtre me kembe te gjata eshte sepse ne si komb nuk jemi gati te hapim nje plage te vjeter.... u beme myslimane nga e mira apo nga e keqja dhe ajo me e rendesishmja ... ne u beme ne shumice dhe me shume se gjithe vendet nen sundim turke ne u beme bashkpunetoret e tyre me mire.


    Tema ime eshte pjeserisht mbeshtetur ne kete liber kur i perket mitot te shqiptarise, ky liber qe eshte nje expose e nje konference mbi shqiperine ku u ftuan albanologet dhe akademiket me te mire reth shqiperise te jepnin leksione. Albanian Identities: Myth and History.

    http://www.amazon.com/gp/product/0253215706/
    http://www.amazon.com/gp/reader/0253...=0#reader-page

    Disa regulla, mos shani njeri tjetrin dhe vine epitete te pa nevojshme, ne qe jemi mbledhur ketu e vleresojme dhe na mungone shqiperia si vend gjeografik, njerez dhe vecanerisht kulture.
    Po ne rradhe te pare shikojme fete a jane te verteta ato?
    Mitet e tyre personazhet e tyre?
    Shume pikepyetje ka mbi to e shumica e gjerave jane mite jo gjera te vertetuara qe kane ndodhur?

    Po ne besojme, pse, se besimi ndryshon per mire njeriun.

    Pra kur bejme pyetje, a eshte mit toleranca midis atyre qe dhe vete jane mite!!?? [duket pak ironike edhe kur e ben kete pyetje e qe dhe nuk qendron]
    Toleranca eshte dicka reale, llogjike, kollone , baze e shoqerive moderne, qe u sherben atyre, e qe ne e kemi zhvilluar ne shekuj, e per kete te jemi krenar, e gjithe bota te kjo na heq kapelen.

    NUK KANE KRIJUAR MITE RILINDASIT, PO KANE TREGUAR RRUGEN E DREJTE KU DUHET TE ECI VENDI ME SINQERITET E DASHURI PER KETE VEND.

    E baze e cdo gjeje ku jane nisur Rilindasit qene INTERESAT E VENDIT.

    Ata Rilindas, qe ca nga ata qene prifterinj e hoxhallar, e ata vete u perqafuan me njeritjetin e nuk harriten kote ne kete konkluzion e nuk qe rastesi.

    E kane diskutuar dhe kete, gjere e gjate, po e vendosen keshtu se ajo qe rruga me e mire e nuk ecte llogjika ne asnje rruge tjeter.


    Ka vlere me universale e me njerezore e me ndihmuse ne jeten e perditeshme qe pavaresisht besimeve mendimeve etj te gjithe te jetojme se bashku e kemi jete te mire.

    Te huajve u duket cudi, baza e tolerances eshte historike se qe ne fillim kur u nda krishterimi ne dy pjese, kufiri ndares kaloi ne mes te shqiperise e shume kisha nje here administroheshin nga lindja nje here nga perndimi.

    Baza e tolerances eshte se pavaresisht besimit jemi nje etni nje gjak nje familje kemi besime te ndryshme , jo nga ne po nga historia qe ka kaluar vendi, po vellai vellain e respekton se jane vellezer ne rradhe te pare.


    TOLERANCA ESHTE BAZA E QYTETERIMIT PERENDIMOR SOTE

    Ne mesjete e me pare cdo gje zgjidhej me shpate e njerezit nuk mendoheshin e per cdo gje direkt ne ekstrem.
    Erdhen kohet moderne e njerezit menduan pake me shume e pane qe nje nga te keqiat e botes qe INTOLERANCA PER CDO GJE qe con ne konflikt e jep si RRUGE KONFLIKTIN EKSTREM PER CDO GJE.

    Kjo eshte dhe ajo qe propozon shkrimi i mesiperm te vjetren.


    Toleranca Fetara nuk eshte as mit as krijim as fabrikim i rilindasve, bile keta e gjeten aty se qe aty.
    Toleranca Fetare eshte nje nga kolonat e shtetit tone, e ka qene e eshte prezente ne shekuj e shekuj ne kete vend qe kur linden fete.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Iliriani : 31-12-2005 mė 10:02

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-01-2006
    Postime
    3
    Se pari ju pershendes te gjitheve! Teme interesante por jo e laverdishme mendoj! Sepse Feja si fe cila do qofte e praktikuar nga shqipetaret nuk eshte me e vjeter se 2000 vjet , e ne me sa e di un jemi nje nder popujt me te vjeter te Europes, e ne ate kohe ne nuk kishim fe , feja jone ka nderuar shum here por uniteti jone eshte kombi, un nuk di pse miremi me kshtu pune fetare dhe mbesim gjithmone mbrapa dhe mbrapa. Turku na sundoj na pakezoj dhe na la qe te hjekim shum e shum , asnje nga keto fe qe i kemi tash nuk jane trashegim i popullit tone por veq nje imponim i okupatorit qe na e kane nxire jeten qe sot e kesaj dite ne sun e ngrehim koken. Humbim kohe dhe stagnojme , krejt bota e ka dite frigen e shqipetarit se nuk kemi ndales kur jemi bashk, por menyra e vetme per te na shkatruar ishte ajo qe na e dhane fejen sidomos ate muslimane, perse neper xhamia kur nuk thojne duaje vllaun tend shqiptar por gjith ate musliman, un nuk mund ta bej vella nje arab te felliqur para nje Katoliku shiptar qe e din nderin dhe traditen , dhe ne kishat katolike gjithmone se pari folet per qeshtjen kombetare e mandej ate fetare. Ju Pershendes Muhameti

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet nė Bllog
    17
    Se pari, nese "Feja e shqiptarit eshte Shqiptaria" per ty eshte nje MIT, atehere ti nuk e njeh dhe as kupton sa duhet Rilindjen tone Kombetare. Ca me pak, ju nuk kuptoni sa duhet as mesazhin qe ai postulat percjell per brezat. Mitet e genjeshterta te ngritura mbi kete postulat jane ato qe ngrini ju, ngriti Enver Hoxha, ngrejne sekularet dhe ateistet e sotem shqiptare.

    Po te jap kuptimin e drejte te postulatit...ate mesazh qe une marr prej tij.

    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria eshte njesoj si te thuash, Feja e Shqiptarit eshte dashuria per Shqiperine. Feja e Shqiptarit eshte dashuria per njeri-tjetrin si vellezer te nje gjaku. Feja e Shqiptarit eshte vete Perendia, pasi Perendia eshte Dashuri! Dhe kush nuk e njeh Perendine, nuk njeh as Dashurine, dhe kush nuk njeh Dashurine, nuk eshte ne gjendje as te doje vendin e tij, dhe vellezerit e tij. Dhe duke e bere nje gje te tille, rilindasit u mesuan shqiptareve Besimin e Vertete! Ate besim qe te meson te duash vellain tend dhe jo ta urresh ate! Ate besim qe te meson te japesh maksimumin per popullin dhe vendin tend me vetemohim, dhe jo te shesesh interat e kombit per interesa te ngushta personale.

    Genjeshtrat me te turpshme qe do te benin te leviznin nga varri te gjithe rilindasit tane jane interpretimet e shumta proletare te shqiptareve te djeshem e te sotem. Enver Hoxha dhe rregjimi komunist e perdoren postulatin e dashurise si postulatin e urrejtjes ndaj fese. A thua Naim Frasheri, Andon Zako Cajupi, Vaso Pasha, Ndre Mjeda e te tjere qe i kendonin Perendise e dashurise ne vargjet e tyre, kishin si synim te sulmonin fene e shqiptareve? A mos valle ata i vune synim vetes qe te zhvishnin shqiptaret nga cdo besim fetar? Absolutisht jo! Dhe te mendosh keshtu do te thote te mos njohesh fare vepren e rilindasve!

    Gabimi qe shume nga ju beni, ne kundershtim te plote me frymen e Rilindjes, eshte pikerisht pyetja qe ju shtroni:

    Ju pyesni se si (NE) shqiptaret duhet te jemi, kur ne fakt pyetja qe duhet ti shtroni vetes eshte se si duhet te jem (UNE). Ju merakoseni per "boten shpirterore te shqiptareve", por harroni boten shpirterore inekzistente tuaj. Postulati i Dashurise me lart nuk i drejtohet Shqiperise apo popullit shqiptar, i drejto cdo shqiptari.

    Ju jeni gati tu tregoni rrugen se ku duhet te shkojne gjithe shqiptaret, por asnjehere nuk e keni marre mundimin te ktheheni ne identitet, te gjurmoni rrenjet dhe origjinen tuaj. Kush jane te paret tane? Cfare kishin ata te shenjte ne jeten e tyre? A jam une nje pasues i denje i tyre? A po e percjell edhe une sic duhet kete trashegimi te pacmuar kombetare qe percjellin brezat?

    Rilindja Kombetare kish vetem nje mesazh: Zgjimin e Ndergjegjes Kombetare duke iu referuar strategeve dhe eterve te kombit. Nuk mund te kesh te qarte se ku duhet te shkosh pa e ditur se nga vjen. Prandaj shpenzoni me shume kohe qe te njiheni me Rilindjen Kombetare dhe me pak kohe qe ta gjykoni ate.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 31-01-2006 mė 12:39

Tema tė Ngjashme

  1. Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria
    Nga prizrenasi_30 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 01-05-2010, 04:38
  2. Triumfi shqiptarit nė gjykatėn e Londrės
    Nga Shijaksi-London nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-11-2005, 06:51
  3. C'ka eshte Shqiptaria?
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 23-07-2004, 12:28
  4. Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria.......
    Nga Otello nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 28-04-2003, 14:50
  5. Feja E Shqiptarit Asht Shqiptaria
    Nga julian72 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-02-2003, 13:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •