Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Dr. Petrit Selenica

    panorama


    ------

    qendra e radiologjise
    reportazh


    Dje ceremonia nė Qendrėn Spitalore Universitare


    Radiologjia merr emrin e “babait” , Petrit Selenica




    Brikena Demiras

    Me kujtimet mė tė mira, ato mė prekėset dhe natyrisht pėr arritjet e tij, ėshtė pėrkujtuar dje “babai” i radiologjisė moderne shqiptare, Petrit Selenica, emrin e tė cilit do ta mbajė tashmė reparti i radiologjisė nė Qendrėn Spitalore Universitare “Nėnė Tereza”.

    Shumė prej kolegėve dhe studentėve tė tij e kanė kujtuar pėr kontributin, shpirtin human dhe mėsimet qė ai ka lėnė pas, duke u shprehur se meriton jo vetėm kėtė nderim, por akoma mė shumė. Ka qenė njė nga tė parėt qė ka futur teknologjinė e re pėr fushėn e radiologjisė, duke e ēuar drejt modernizmit. Kėshtu shprehet edhe shefi i radiologjisė, Krenar Preza, duke vlerėsuar hapat e hedhura prej tij. “Ai e kuptonte qė radiologjia duhet tė zhvillohej. Ishte ai qė filloi tė hidhte hapat e radiologjisė moderne. Ishte ai qė punonte nė ato kondita duke bėrė angiografi, duke bėrė disa ekzaminime qė nuk i takonte t’i bėnte, por pikėrisht pėr tė hedhur ato hapa qė kemi sot”, theksoi Preza.

    “BABAI I RADIOLOGJISE”
    Tė gjithė e pėrkujtojnė kėshtu, si “babanė e radiologjisė” shqiptare, njė njeri me vizion shumė tė qartė pėr punėn qė bėnte. Punoi deri ditėt e fundit tė jetės, i papėrtuar. Kėshtu e kujton edhe djali i tij, Gėzimi, qė ka ardhur posaēėrisht pėr kėtė ditė, sė bashku me familjen nga Anglia. Me fjalėt mė tė mira, urimet, pėrqafimet dhe pėrgėzimet mė tė dashura e kanė pritur si djalin e tyre tė gjithė kolegėt e vjetėr. “Tani nuk kemi mė nevojė ta kujtojmė mes nesh, sepse e kemi dhe do ta kemi gjithmonė mes nesh”, tha Preza, para se tė zbulonte pllakėn pėrkujtimore vendosur nė hyrje tė qendrės. Librat e radiologut tė shquar Selenica edhe sot shėrbejnė si dritare tė paēmuara pėr studentėt e fakultetit tė Mjekėsisė dhe mėsimet e tij mbeten tė paharruara edhe pėr mė tė vjetėrit e mjekėsisė shqiptare. Me emrin e Petrit Selenicės sot qarkullojnė tė gjitha botimet e librave pėr radiologjinė, sepse ka qenė i pari qė vlerėsoi pėrdorimin e filmit, por edhe futi aparaturėn e angiografisė nė mjekėsi, duke i shėrbyer mė mirė dhe jo vetėm nga pamja e jashtme pacientėve. Selenica mban njėkohėsisht edhe disa tituj shkencorė, duke merituar kėshtu njė vend tė patjetėrsueshėm nė majėn e historisė sė mjekėsisė shqiptare. “Nėse do tė bėhet ndonjėherė Instituti i Radiologjisė, ashtu si edhe Petriti kėrkonte nė atė kohė, unė mendoj se dekani i parė duhet tė jetė pikėrisht ai”, tha Preza. Me punėn e tij, sa tė bukur, aq edhe tė rrezikshme, ai shėroi pacientė tė panumėrt, duke mos pėrtuar asnjėherė pėr t’i shėrbyer kujtdo. Pikėrisht, para rreth dhjetė vjetėsh, mė 1986, ai humbi jetėn, pėr shkak tė kėtij profesioni tė ekspozuar gjithmonė ndaj rrezeve vdekjeprurėse.

    Vitin tjetėr, njė qendėr imazherie
    Qendra e radiologjisė para njė viti ka ndėrruar fytyrėn, pasi kushtet e punės aty kanė qenė me tė vėrtetė tė mjerueshme. Por drejtori i QSUT-sė, Paskal Cullufi, thekson se ndryshime do tė ketė vitin e ardhshėm, pėr tė gjithė fushėn e imazherisė. “Me krijimin e njė godine tė re, qė do tė fillojė vitin e ardhshėm me financim tė Bankės Botėrore, rreth 15-20 milionė euro, do tė bėhet pėrqendrimi i tė gjithė imazherisė nė njė vend, pėr arsye menaxhimi dhe funksionimi mė tė mirė”, thotė ai. Ai shprehet se e ka njohur shumė pak radiologun, por e kujton si njeri tė dashur.Dhėnia e emrit tė Petrit Selenicės kėsaj qendre, sipas tij, ėshtė diēka mė se e merituar.



    Gėzim Selenica: Babai mė rriti me disiplinė gjermane

    Tė gjitha arritjet nė jetė ia dedikon tė atit, mendimeve dhe ideve tė tij, por sidomos disiplinės me tė cilėn ai e ka rritur. Gėzim Selenica, djali i “babait tė radiologjisė”, nuk ndoqi rrugėn e tė atit, por aktualisht merret me kirurgjinė e gjirit. Nė njė intervistė pėr gazetėn “Panorama”, Gėzimi rrėfen si e mban mend babanė e tij.

    Si ndjeheni tani qė radiologjia mban emrin e babait tuaj?
    Eshtė njė ndjenjė e veēantė qė s’e kam provuar mė parė, jo vetėm pėr faktin qė ėshtė babai im, por ka qenė edhe mėsuesi im. Ēdo gjė qė kam arritur nė jetė, ėshtė nė sajė tė mėsimeve dhe edukatės qė mė ka dhėnė ai. Ai thoshte: Vetėm me punė dhe vetėm punė, mund tė arrish gjithēka. Unė pėr fat tė keq jetoj jashtė, por duke pasur parasysh kėshillat dhe idetė e tij, arrita tė jem i barabartė mes tė barabartėve.

    Ju keni udhėtuar pikėrisht pėr kėtė pėrurim. Si e pritėt ftesėn?
    Mė lajmėruan miqtė e mi dhe drejtori i spitalit. E ndjeja qė im atė e meritonte, tė gjithė mendonin se ai e meritonte dhe pėr fat tė mirė u realizua kjo dėshirė jo vetėm e imja, por edhe e tė gjithė njerėzve qė kanė punuar dhe kanė qenė pranė tij. Them qė tani kjo qendėr ėshtė me tė vėrtetė moderne, me aparatura qė tani i sheh nė ēdo spital evropian, me njė staf tė mrekullueshėm dhe unė ndjehem me tė vėrtetė krenar.

    Ju i jeni pėrkushtuar mjekėsisė, por jo fushės sė radiologjisė. Pse?
    Po unė merrem me kirurgjinė e gjirit. Ishte im atė qė nuk donte tė ndiqja rrugėn e tij, pėr arsye se radiologjia, sipas tij, ishte njė profesion i rrezikshėm nė atė kohė. Duke qenė njė radiolog, ai mendonte se unė do tė kisha mė tepėr rrezik se tė tjerėt duke punuar me rreze. Natyrisht nuk ishte radiologjia e sotme, qė nuk ka asnjė pikė kontakti me rrezet, por gjithė kohėn punohej nėn rreze. Im atė deri ditėn qė vdiq ishte nė punė dhe nuk njohu asnjė ditė pushim. Nga puna u sėmur dhe brenda dy javėve vdiq. Unė nuk e konceptoj dot atė pensionist apo tė moshuar, por vetėm nė punė dhe ky ėshtė kujtimi mė i mirė qė kam.

    Mund tė na shkėpusni ndonjė prej kujtimeve tė tij?
    Ka qenė shumė i rreptė. Unė e doja mė shumė se ēdo gjė, por nuk guxoja t’ia ktheja fjalėn. Kishte njė disiplinė qė sot e konsiderojnė gjermane, njė disiplinė shumė tė rreptė nė familje, qė mė ka ndihmuar. Kėshtu u mėsova me plotėsimin e tė gjitha detyrimeve tė mia, nė shkollė dhe nė familje.

    Do t’ia lini trashėgim edhe djalit tuaj kėtė profesion?
    Ai ėshtė pak i vėshtirė, sepse ėshtė nė shkollė angleze dhe pėr fat tė keq nė Angli i mėsojnė fėmijėt qė tė jenė tė pavarur. Ai mundohet tė shkėputet, megjithatė unė pėrpiqem dhe kam gjetur njė mėnyrė tė mesme. Ai do tė bėhet radiolog, sepse edhe gruaja ime edhe gjyshi i tij, kanė kėtė profesion. Ka ardhur tre vjeē nė Angli, por lexon dhe shkruan shumė mirė shqip, ka lexuar edhe librat e gjyshit.



    Mentor Petrela
    Njė prej kolegėve tė tij, Mentor Petrela e kujton edhe si njė njeri gazmor. “Ai ka ngritur njė shėrbim dhe ka pasur vizionin e zhvillimit tė shėrbimit. Kėto janė dy aspekte shumė tė rėndėsishme, prandaj nderohet sot. Mjeku sė pari ėshtė njė njeri dhe nėse ėshtė, ka botė shpirtėrore, edhe idetė i ka mė tė qarta, edhe shėrbimin e bėn mė tė mirė. Unė e kam njohur nė tė dyja aspektet, edhe nė aspektin e profesorit, tė vizionarit dhe tė njeriut human, por edhe me njė shpirt gazmor. Ai me anėn e barsoletave mundohej qė tė lehtėsonte edhe dhimbjen e tė sėmurėve, edhe situatat e komplikuara qė bėheshin dhe tensionet qė lindin. Eshtė gjė mjaft pozitive tė mendosh me humor”, thotė Petrela. Sipas tij, disa nga arritjet e Selenicės janė krijimi i shkollės sė radiografisė shqiptare. “Ai futi teknologjitė e reja, pavarėsisht se nuk i zotėronte vetė, bėri tė futet angiografia, ajo qė quhet radiologjia
    intervencionuese. Jo vetėm imazhi, por radiologu bėhet njė farė kirurgu. Ai insistoi dhe ajo qendėr e ka pasur kėtė aparaturė”, thotė Petrela.
    Mihal Tase
    Miqtė, studentėt dhe kolegėt e tij e kujtojnė si njė njeri shumė tė pėrkushtuar ndaj punės dhe mbi tė gjitha, si njė profesor tė shquar. Njė prej ish-studentėve tė tij, ish-drejtori i QSUT-sė, Mihal Tase, e kujton si njė njeri tė veēantė. “Profesori ka qenė njė mjek jashtėzakonisht i mirė, njė radiolog i shquar. Jo vetėm qė ka qenė vetė radiolog i mirė, por ka bėrė radiologjinė, ka formuar kėtė radiologji qė ne kemi sot dhe ėshtė vetėm meritė e tij, sepse ai e ngriti shkollėn e parė tė radiologjisė dhe veē aftėsive mjekėsore qė kishte, qė ishte njė mjek i iluminuar i cili i kuptonte shumė mirė problemet, ishte edhe njė njeri jashtėzakonisht i veēantė. Ne tė gjithė e kujtojmė me dashuri dhe besoj qė tė gjithė ata qė e kanė njohur vetėm dashuri ruajnė pėr tė. Mua personalisht mė ka dhėnė mėsim kur kam qenė student dhe mbaj mend qė ishte njė pedagog jashtėzakonisht i mirė, qė shpjegonte qartė, bukur, ė e bėnte lėndėn tėrheqėse”, shprehet pėr gazetėn Mihal Tase.


    Evis Sala
    “Rastėsi qė ndoqa rrugėn e radiologjisė”

    Eshtė bashkėshortja e tė birit qė ka ndjekur rrugėn e radiologjisė, nė mėnyrė krejt rastėsore. Evis Sala sot jep mėsim nė Universitetin e Kembrixhit, nė Angli, por nuk e ka njohur personalisht vjehrrin. “Jam e vetmja qė kam trashėguar profesionin e tij, mbase pak aksidentalisht, por jam shumė e kėnaqur dhe shumė e respektuar nė tė njėjtėn kohė. Nuk e kam njohur personalisht, por nėpėrmjet fjalėve tė tim shoqi dhe mė duket nė fakt sikur e kam njohur tėrė jetėn. Ai nuk e ka pasur vetėm baba, por edhe udhėheqės nė jetė. Kam studiuar librat e tij, sepse e kam mbaruar kėtu fakultetin e Mjekėsisė. E kam kuptuar qė njė njeri i tillė, nėse do tė ishte sot, mbase do tė ishte prapė avangardė nė kuptimin e pėrdorimit tė teknologjisė sė re qė ndryshon ēdo ditė nė radiologji; kjo ėshtė e bukura e radiologjisė. Ai ishte njė njeri pėrkrahės i tė resė, do tė ishte patjetėr shumė i entuziazmuar. Radiologjia ndryshon shumė shpejt, por ka njė gjė qė, filmi i thjeshtė ėshtė mjeti bazė dhe mė i liri pėr t’u pėrdorur gjithandej. Librat e tij pėr radiologjinė bazė, patologun qė nuk ka akses nė mjet moderne, qė mund tė jetė nė njė qytet diku tė largėt, nė njė fshat ku ka tė sėmurė, ato ngelen gjithmonė koherente dhe nuk u ka ikur aspak koha”, thotė Evisi.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Opinione nga kolegėt dhe historia e radiologut

    Doktor Selenica, nė kujtime 20 vjet pas vdekjes

    Tashmė kanė kaluar 20 vjet nga vdekja e tij. Ka qenė njė largim i dhimbshėm, ashtu siē ėshtė vetė vdekja, por ndėrsa kujtojmė atė qė ka lėnė pas, nuk ndjehemi vetėm. Petrit Selenica, mjeku i njohur i spitalit tė Tiranės dhe themeluesi i radiologjisė moderne, vazhdon tė jetojė korridoreve tė Qendrės Spitalore Universitare.

    Doktori mori pėrsipėr tė shėrojė mijėra njerėz, duke i parė ato nė brendėsi, nė njė kohė qė pikėrisht misioni i tij human u kthye nė vrasės. Rrezet e shumta qė kishte marrė gjatė viteve tė punės u shndėrruan nė njė tumor, i cili e mori shpejt doktorin. “Njė jetė nė shėrbim tė njerėzve”. Ky ishte titulli i ftesės qė na ra nė dorė, njė ceremoni nė pėrkujtim tė doktor Petrit Selenicės. Profesionist, shakaxhi dhe me njė etje tė paparė pėr tė zhvilluar shėrbimin e radiologjisė. Kėshtu e pėrcaktojnė miqtė e kolegėt, doktorin modest. Sot qendra e Radiologjisė mban emrin e Petrit Selenicės, e jo mė kot, pasi shumė vite mė parė ai u bė sebepi pėr ndėrtimin e saj, ndėrsa nė librat e mjekėsisė emri i tij ėshtė nxitės pėr mijėra studentė, tė cilėt duan tė jenė po kaq tė aftė, siē ishte ai. Nė drekėn e organizuar nga Teti, djali i doktorit, qė jeton nė Gjermani dhe mbesa Arlinda, ishin tė shumtė tė ftuarit, qė zbuluan dhe “sekrete” tė reja pėr doktorin.

    Njė jetė...
    Doktor Petrit Selenica lindi nė Berat mė 12 shkurt 1920. Si djali i historianit qė ka lėnė gjurmė nė historinė shqiptare, Teki Selenica, nuk mund tė dilte ndryshe. Etje e madhe pėr tė mėsuar dhe pėr tė ditur ēdo gjė. Zgjodhi tė studionte nė mjekėsi e jo pa shkak. Tė ndihmonte njerėzit ishte motiv i rėndėsishėm nė jetėn e tij. Djaloshi filloi tė studiojė nė fakultetin e Mjekėsisė nė Bolonjė, nė vitin 1940, por dy vjet mė vonė u detyrua tė braktisė auditorėt pėr tė marrė pjesė nė njė ēėshtje mė tė rėndėsishme, ēlirimin e vendit. Nė vitin 1949 ai pėrfundoi fakultetin qė kishte nisur nė Lubjanė dhe vetėm njė vit mė vonė u specializua nė degėn e Radiologjisė, duke ndėrhyrė fuqimisht pėr modernizimin e shtimin e shėrbimeve tė radiologjisė. Dija dhe tė qenit i pazėvendėsueshėm ishin pritat qė stepėn hakmarrjen e regjimit kundrejt tij. Babai i doktorit, Tekiu, kishte qenė funksionar i lartė nė kohėn e Zogut dhe rrjedhimisht pas ’45 do tė persekutohej, por e gjithė kjo u shmang falė nevojės pėr Petritin, doktorin qė arriti shumė shpejt tė kthehet nė i domosdoshėm. Metodat e reja diagnostike si bronkografitė, splenoportografitė... ndikuan nė pėrmirėsimin e shėrbimit mjekėsor. Etja pėr tė qenė i kompletuar dhe pėr tė marrė mė shumė dijė e bėri mjekun qė mė 1961 tė mbrojė disertacionin me temė “Veprimtaria motore e aparatit tretės dhe e kolecistes nė tė sėmurin me ulēer tė pilotit dhe tė duodenit”. Ai bėri njė studim rontenologjik nė 6400 tė sėmurė nė Spitalin nr.1 e nr.2 tė Tiranės. Vitin e fundit tė jetės kur ishte 66 vjeē dhe me njė barrė eksperiencė mbi supe, Petrit Selenica mori gradėn “Doktor i Shkencave Mjekėsore”, ku paraqiti temėn “Bronkografia nė sėmundjet e operueshme tė mushkėrive”. Si material bazė tė kėtij studimi, doktor Selenica pėrdori kartelat klinike dhe rezultatet e ekzaminimeve bronkografike tė 2883 tė sėmurėve nga viti 1952 deri nė 1982. Tė punosh nė radiologji ka dhe risk. Rrezet qė zbulonin tė fshehtat e trupave njerėzorė dhe kurat e shėrimit nuk ishin tė mira, pėr mjekun i cili mė 1986, nė moshėn 66 vjeē, u shua nga njė tumor nė pankreas. Pėrpjekjet pėr ta shpėtuar mjekun ishin tė shumta, por ai e dinte mirė fundin. “Kjo puna ime mori fund. Ju le tė vazhdoni tė tregoni barsoletat e mia politike dhe shoqėrore, sepse populli ka nevojė tė qeshė me larot dhe hallet e veta”, janė fjalėt qė doktor Petrit Selenica i tha tė vėllait, Yllit, kur u nis pėr kurim nė Austri, e qė nga ajo ditė ato s’u panė mė.

    Opinionet
    “Librat e radiologut tė shquar Selenica edhe sot shėrbejnė si dritare tė paēmuara pėr studentėt e fakultetit tė Mjekėsisė dhe mėsimet e tij mbeten tė paharruara edhe pėr mė tė vjetėrit e mjekėsisė shqiptare. Me emrin e Petrit Selenicės sot qarkullojnė tė gjitha botimet e librave pėr radiologjinė, sepse ka qenė i pari qė vlerėsoi pėrdorimin e filmit, por edhe futi aparaturėn e angiografisė nė mjekėsi, duke i shėrbyer mė mirė dhe jo vetėm nga pamja e jashtme pacientėve”, ka thėnė pėr doktorin, njė tjetėr doktor i njohur, Bajram Preza, i cili njė vit mė parė zbuloi pllakėn pėrkujtimore tė vendosur nė hyrje tė qendrės sė Radiologjisė. “Nėse do tė bėhet ndonjėherė Instituti i Radiologjisė, ashtu si edhe Petriti kėrkonte nė atė kohė, unė mendoj se dekani i parė duhet tė jetė pikėrisht ai”, ka thėnė Doktor Preza. Mentor Petrela e sjell ndryshe doktor Petritin. Ai kujton se ka pasur njė shpirt gazmor, qė i bashkuar edhe me aspektin profesional e vizionar, e bėnte figurėn e tij mė tė dashur. “Unė e kam njohur nė tė dyja aspektet, edhe nė aspektin e profesorit, tė vizionarit dhe tė njeriut human, por edhe me njė shpirt gazmor. Ai me anė tė barsoletave mundohej qė tė lehtėsonte edhe dhimbjen e tė sėmurėve, edhe situatat e komplikuara qė bėheshin, dhe tensionet qė lindin. Eshtė gjė mjaft pozitive tė mendosh me humor”, kujton doktor Mentor Petrela. Sipas tij, disa nga arritjet e Selenicės janė krijimi i shkollės sė radiografisė shqiptare. “Ai futi teknologjitė e reja, pavarėsisht se nuk i zotėronte vetė; bėri tė futet angiografia, ajo qė quhet radiologjia intervencionuese. Ai insistoi dhe ajo qendėr e ka pasur kėtė aparaturė”, vijon neokirurgu Petrela. Ndėrkaq Mihal Tase, ish-drejtori i qendrės spitalore universitare “Nėnė Tereza”, ka thėnė pėr doktor Petrit Selenicėn qė jo vetėm ka qenė njė radiolog i mirė, por ka formuar kėtė radiologji qė kemi dhe sot.
    “Ne tė gjithė e kujtojmė me dashuri dhe besoj qė tė gjithė ata qė e kanė njohur vetėm dashuri ruajnė pėr tė. Mua personalisht mė ka dhėnė mėsim kur kam qenė student dhe mbaj mend qė ishte njė pedagog jashtėzakonisht i mirė, qė shpjegonte qartė, bukur, e bėnte lėndėn tėrheqėse”, ėshtė shprehur pėr doktor Selenicėn Mihal Tase. E kur shumica e njerėzve qė njeh thonė fjalė tė shkėlqyera, nuk kemi si tė mos i besojmė dhe ne brezat e rinj, qė mbi tė gjitha figura tė tilla na bėjnė tė krenohemi pėr njė Shqipėri me imazh ndryshe.



    Biografi

    Petrit Selenica ėshtė i biri i historianit dhe publicistit Teki Selenica.
    Ai lindi mė 1920 nė Berat, ndėrsa nė vitet e para tė shkollės tregoi interes tė madh pėr tė mėsuarit.
    Nė vitin 1940 fillon fakultetin e Mjekėsisė nė Bolonja tė Italisė, tė cilin pėr arsye madhore siē ishte ēlirimi i vendit, e braktis dy vjet mė vonė.
    Fakultetin e vazhdoi nė Lubjanė dhe studimet i pėrfundoi mė 1949.
    Nė fillim ai punoi si mjek i pėrgjithshėm, por mė 1951 specializohet nė radiologji.
    Kolegėt e quajnė themeluesi i radiologjisė moderne.
    Petrit Selenica mbrojti doktoraturėn nė vitin 1986, vit nė tė cilin edhe humbi jetėn.


    Kujtimet
    Kur doktor Petriti zinte rakinė pėr t’ua shpėrndarė miqve


    Njė doktor i parė nga njė kėndvėshtrim ndryshe. Veē meritave nė themelimin e radiologjisė moderne, doktor Selenica ishte themeluesi edhe i shtėpisė sė madhe. Arlinda, mbesa e tij, tregon se nė shtėpinė e gjyshit tė saj ku jetonin dy dajat, Ylli dhe Petriti, hynin e dilnin shumė njerėz, pjesa mė e madhe e tė cilėve qėndronin pėr darkė. “Nė kujtesėn time, ajo do tė mbetet njė shtėpi kurdoherė me derė tė hapur, nė tė cilėn do tė gjeje ngrohtėsi apo ngushėllim. Brenda kornizave tė sistemit tė kaluar fėmijėria jonė ka qenė e lumtur, ku padyshim ai ka pjesėn e tij tė meritės. Asnjėherė nuk i ka kaluar pushimet vetėm me fėmijėt e tij”, kujton Arlinda Ymeraj, mbesa e preferuar e doktorit. Doktor Petrit Selenica e ziente vetė rakinė pėr merak, e meqė ishte njė derė e madhe, kjo raki konsumohej shumė shpejt. Vėllai i tij, Ylli, kujton njė natė kur nė shtėpinė e tyre ishte pėr darkė miku i familjes, Mimi Zhapa. “Atė natė rakia, vera dhe mezet u derdhėn lumė, sa Petriti mbaroi tė gjitha rezervat. Mė pas pimė shishet e mia me vodka polake qė ishte shumė e fortė, e pasi biseda ecte ujė, filluam me tė vėrtetė tė pinim ujė dhe biseda vazhdoi deri nė mėngjesin e sė dielės, kur ne me tė vėrtetė u lodhėm”, rrėfen Ylli, vėllai i doktor Petritit. E ashtu siē doktor Petrela nxori nė pah humorin e tij, morėm njė pėrgjigje shumė interesante tė doktorit. Njė funksionar i Partisė sė asaj kohe e pyeti nėse ai besonte se nė hėnė do tė kishte njerėz, ndėrsa doktori me ironi iu kthye: “Ēne o shok, po tė kishte njerėz nė hėnė, tė gjitha jashtėqitjet e tyre do binin nė tokė e kėtu do tė shkonte nevoja deri nė gju”.



    Jeta e publicistit qė ishte dhe kryetar i sportklub “Tiranės”
    Atėherė kur Teki Selenica shkruante historinė e vėrtetė tė Shqipėrisė



    Teki Selenica, publicisti dhe historiani i njohur, ėshtė babai i doktor Selenicės. Njė emėr i njohur sidomos nė regjimin zogist, autor i njė sėrė librash dhe studimesh, qė na shėrbejnė edhe sot e kėsaj dite, libra tė cilėve ne u referohemi. Tekiu lindi mė 1882 nė Selenicė, ndėrsa sė bashku me familjen e tij tė madhe u larguan nga vendlindja mė 1914, kur ushtria greke filloi terrorin duke vrarė e prerė nė tokėn tonė. Si intelektual dhe pėrkrahės i Zogut, ai shpejt do tė merrte funksione nė oborr, por pa harruar publicistikėn pa tė cilėn s’mund tė rrinte. “Shqipėria mė 1927”, qė ėshtė edhe njė lloj regjistri i popullsisė tė cilės ne i referohemi, “Historia e Shqipėrisė”, “10 vjet mbretėri”, janė disa prej librave mė tė mirė tė shkruara nga Teki Selenica. “Shqipėria ka 67,7% muhamedanė, 21,5% ortodoksė dhe 10,8% katolikė”, shkruan Teki Selenica nė “manualin e tij statistikor” me titull “Shqipėria mė 1927”, njė vepėr qė tė mahnit me saktėsinė dhe shumėllojshmėrinė e tė dhėnave, nė njė kohė kur nuk kishte fare Institut Statistikash”. Ky ėshtė mendimi i Bashkim Koplikut pėr historianin e publicistin. Nė vitin 1930 Teki Selenica shfaqet edhe nė njė aspekt tjetėr. Ai u emėrua kryetar i Sport-klub Tiranės. Mė pas mė 1939 ai u burgos, kurse familja e tij u internua. E pas peripecish, fati i Teki Selenicės pas ’45 ishte i shkruar. Familja e tij u pėrndoq nė disa aspekte, por jo shumė tė dukshme, pasi regjimit dhe popullit i duhej doktor Petriti, i cili shpėtoi mijėra jetė njerėzish.

    Panorama

Tema tė Ngjashme

  1. Apostujt Petėr dhe Pavėl - 29 qershor
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 01-07-2023, 23:51
  2. Lista e 813 personave nė kėrkim nga Interpoli
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  3. Gjenerali Petrit Dume dhe kuajt..
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 01-11-2008, 08:24
  4. VMRO-DPMNE dhe PDSH formojne qeverine e re
    Nga Cimo nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 302
    Postimi i Fundit: 05-07-2008, 05:22
  5. Petrit Kalakula
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 26-06-2002, 01:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •