Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 4 prej 4
  1. #1
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Antarsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Mosha
    31
    Postime
    2,576
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime

    Fjalor Elektronik Shpjegues dhe Libra Elektronik n gjuhn shqipe

    Mesazhin në vazhdim e mora në email dhe po e përcjell edhe këtu në forum. Është një lajm shumë i mirë në këtë prag të Vitit të Ri 2006 për të gjithë shqiptarët, sidomos emigrantët që kanë shumë nevojë për të përvetësuar gjuhën shqipe dhe për ta kaluar atë edhe tek brezi i ri. Me këtë rast i uroj QEP punë të mbarë dhe suksese të mëtejshme për vitin e ardhshëm.

    ------------------------------------------------------------------------------

    Të nderuar bashkëkombës,


    Që nga data 28 dhjetor 2005, pesë minuta para orës 12:00, nga faqja jonë e internetit www.gjuha-shqipe.com ju mund të shkarkoni Fjalorin elektronik shpjegues – FESh, me mbi 41.000 përshkrime fjalësh si dhe 10 libra elektronik.

    Fjalorin e kemi bërë pa mbrojtje teknike ndërsa juridikisht i takon falas vetëm banorëve të Kosovës, bazuar në kontratën që kemi me Qeverinë e Kosovë. Shpresojmë shumë që të tjerët do ta licencojnë atë dhe nuk do t’i shkelin të drejtat tona autoriale. Me paratë e shitjes së softuerëve QEP-i siguron zhvillimin e mëtejshëm të projektit mbarëkombëtar “Gjuha shqipe dhe kompjuteri”, i vetmi i këtij lloji në të gjitha trojet shqiptare.

    Në një të ardhme të afërt ne do të bëjmë çpolitizimin përfundimtar të këtij fjalori dhe do të shtojmë fjalë të reja (mbi 7000 sosh tashmë janë përgatitur nga QEP-i për t’u shtuar).

    Duke shpresuar që softuerët tanë janë një dhuratë e çmuar për ndërrimin e moteve, shfrytëzoj rastin që të gjithë juve dhe të gjithë bashkëkombësve kudo që janë t’ua uroj vitin e ri 2006, duke ju dëshiruar suksese, mirëqenie dhe shëndet në jetë.


    Lulëzim Shishani, drejtor

    QEP
    http://www.gjuha-shqipe.com
    ------------------------------------------------------------------------------


    .
    Edi

  2. #2
    ICE-A Maska e PcCrack3r
    Antarsuar
    31-08-2005
    Vendndodhja
    Dean - Kosov
    Mosha
    26
    Postime
    163
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Faleminderit Edi, vërtet është një lajm shume i madh për ne. Mua do te me hy ne pune shume ky software. Ju lumtë QEP se po bëjnë një pune te mrekullueshme.
    --==Emi==--

  3. #3
    Open your mind now! Maska e besart
    Antarsuar
    11-11-2002
    Vendndodhja
    Prishtin
    Mosha
    29
    Postime
    480
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Vërtetë kanë bërë dhe po bejnë një punë e cila duhet te çmohet nga te gjithë ne.
    Sipas z. Lulëzim Shishanit projekti "Gjuha shqipe dhe kompjuteri" do të vazhdoj edhe në vitin 2006 me projekte te reja.
    Mbetet te shihet se me cilat projekte do te na befasoj QEP gjatë vitit qe po hymë.
    Për mua kjo është dhurata me e mirë qe do te mund te më bënte dikush për ketë fundvit.

    Gjitha te mirat dhe suksese në të ardhmen.
    Ligji i aksionit dhe reaksionit sht universal. Keni kujdes!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    05-09-2005
    Postime
    135
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    EDi _ Flm per kete lajme qe na gezove pamase dhe per kontributin tende te dhene .
    Pershendetje.
    Rina

Tema t Ngjashme

  1. Gjuha shqipe, shteti shqiptar dhe qytetari shqiptar!
    Nga YaSmiN n forumin Emigracioni
    Prgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-12-2007, 16:22
  2. Ali Riza Ulqinaku (1855-1913)
    Nga Marsel n forumin Shkrimtar shqiptar
    Prgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-11-2006, 12:23
  3. Baza dialektore e gjuhs standarde
    Nga Albo n forumin Gjuha shqipe
    Prgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 05:20
  4. A ekzistojne tabu ne shoqerine tone sa i perket gjuhes shqipe?
    Nga AsgjSikurDielli n forumin Gjuha shqipe
    Prgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-11-2002, 10:14
  5. Konferenc ndrkombtare pr shqipen standarde
    Nga Beqari002 n forumin Gjuha shqipe
    Prgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-11-2002, 13:08

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund t hapni tema t reja.
  • Ju nuk mund t postoni n tema.
  • Ju nuk mund t bashkngjitni skedar.
  • Ju nuk mund t ndryshoni postimet tuaja.
  •