Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Thikë pas shpine vëllait për një celular

    Policia arreston të miturin për vrasjen e vëllait. Dëshmia: Indriti më keqtrajtonte mua dhe babanë

    D.Biçaku

    TIRANE- Tragjedi në Paskuqan të Tiranës. Një 14-vjeçar vret vëllanë me thikë, pas një grindjeje banale me të. Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e djeshme, rreth orës 10:00, kur dy vëllezërit Selami dhe Indrit Mici kanë filluar një grindje mes tyre për një telefon celular. Shpullës së të vëllait, i mituri Selami Mici i është kundërpërgjigjur duke marrë thikën e kuzhinës dhe duke e goditur atë pas shpine. Viktima, sipas banorëve të lagjes kishte vetëm tre muaj që ishte martuar me një vajzë, të cilën e kishte “rrëmbyer” nga familja. Pas krimit, policia ka mundur të ndalojë në kushtet e flagrancës Selami Micin, megjithëse ai është vetëm 14 vjeç. “Si motiv të krimit ne dyshojmë se është bërë grindja për një celular, por edhe goditja me pëllëmbë e autorit nga i vëllai”,-pohuan për “Shekullin” burime nga grupi hetimor. 14-vjeçari është ndaluar menjëherë pas ngjarjes nga inspektori i krimeve të zonës, ndërsa po tentonte të largohej nga shtëpia e tij. Selami Mici është dërguar në mjediset e komisariatit numër 3 të Tiranës, ku edhe është ndaluar në kushtet e flagrancës. Mësohet se drejtuesit e këtij komisariati janë lëkundur fillimisht për shkak të moshës së tij të mitur, por krimi i rëndë i kryer prej tij i ka bindur të firmosin urdhër-ndalimin. Për të policia ka kërkuar një avokat kryesisht, i cili duhej të ishte i pranishëm gjatë marrjes së Selami Micit në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore të komisariatit nr.3.
    Vrasja
    Krimi brenda familjes ka ndodhur në një kohë kur në shtëpi nuk kishte njerëz të tjerë, ndërsa viktima Indrit Mici i kishte kërkuar të vëllait të dilnin dhe të punonin tokën e hardhive të rrushit. Pas një debati mes tyre që e kishte “burimin” tek konflikti për një telefon celular, Indriti ka goditur me pëllëmbë vëllanë e tij më të vogël. I fyer pas goditjes me pëllëmbë, Selamiu ka hyrë në shtëpi, ka marrë thikën e bukës dhe i është afruar të vëllait, teksa ky i fundit po punonte tokën e hardhive të rrushit. I është afruar dhe brenda pak sekondash e ka goditur atë me thikë pas shpine, në anën e majtë. Edhe pse Indrit Mici është dërguar me shpejtësi në spital nga një fqinj i familjes, ai nuk ka mundur t’i mbijetojë vdekjes. Sipas burimeve nga policia, thika e ngulur prej të vëllait i kishte prekur zemrën, duke i shkaktuar hemorragji vdekjeprurëse. Mësohet se punonjësit e komisariatit numër 3 kanë mbërritur pak minuta më vonë në vendin e ngjarjes, duke ndaluar Selami Micin dhe thikën me të cilën ai kishte vrarë të vëllanë. Nga një këqyrje me sy që i kanë bërë armës së krimit, oficerët e policisë kanë konstatuar se thika ka qenë më tepër se 15 cm e gjatë. Ajo është bllokuar nga ekspertët në cilësinë e provës materiale, ndërsa në dorezën e saj janë administruar disa gjurmë gishtash dhe gjak, që mendohet se janë të autorit të krimit dhe të viktimës.
    Hetimi
    Policisë nuk i është dashur shumë kohë për të kapur autorin e vrasjes, pasi ai është ndaluar tek largohej nga shtëpia nga inspektorët e zonës, të cilët ishin të parët që mbërritën në vendin e ngjarjes. I mituri Selami Mici nuk e ka mohuar që e goditi me thikë të vallanë, duke i marrë jetën. Ai mësohet të ketë pohuar se i vëllai e kishte qëlluar me pëllëmbë dhe e kishte keqtrajtuar shpeshherë. Po kështu, Selamiu ka pohuar se i vëllai, Indriti, kishte qëlluar edhe babanë e tyre, Lutfi Micin paraditen e djeshme. Policia ka marrë deklarimet e të gjithë pjesëtarëve të familjes që kanë pasur dijeni për ngjarjen dhe për rrethanat e saj. Veç tyre, policia ka pyetur edhe drejtuesin e mjetit, i cili ka dërguar viktimën në spitalin ushtarak në kryeqytet. Babai i dy vëllezërve ka deklaruar në polici se fëmijët e tij nuk ishin grindur më parë me kaq agresivitet. Ndërkaq, ende nuk dihet nëse Lutfi Mici ka pranuar apo jo faktin se djali i tij i vrarë e kishte keqtrajtuar apo jo mëngjesin e djeshëm. Mësohet se dëshmitë e mbledhura nga policia dhe provat e gjetura prej saj në oborrin e familjes Mici kanë provuar tërësisht autorësinë e krimit nga 14 -vjeçari Selami Mici.

    KRIMI

    Familja Mici zbriti nga Kukësi në Paskuqan

    TIRANË- Lutfi Mici është babai i 12 fëmijëve: i 8 djemve dhe 4 vajzave. Ai kishte ardhur të banonte në Paskuqan prej 6 vitesh nga rrethi i Kukësit. Sipas të afërmëve të familjes, tre prej djemve të tij, prej shumë kohësh jetonin dhe punonin në Angli. Një pjesë e fëmijëve, sipas fqinjëve, jetojnë në shtëpi më vete me familjet e tyre, ndërsa i fundit që ishte martuar ishte Indriti. Vetëm pak muaj më parë, ai kishte rrëmbyer një vajzë të fshatit me të cilën edhe kishte shpallur martesën. Ky fakt është pohuar edhe prej të afërmve të familjes, të cilët kanë komunikuar vetëm pak momente me mediat dhe më pas kanë mbyllur derën. Ata nuk kanë pranuar të japin hollësi apo detaje për ngjarjen, duke preferuar ta mbajnë brenda familjes ngjarjen e rëndë të ndodhur paraditen e djeshme.

    POLICIA

    “Kodi Penal parashikon arrestimin e 14-vjeçarit”

    TIRANË- Menjëherë pas ndalimit të 14-vjeçarit në kushtet e flagrancës, hetuesit e policisë së komisariatit nr.3 janë gjendur përpara vështirësisë së moshës së tij të mitur, për të kryer më pas ndalimin e tij. Verifikimi i kryer nga punonjësit e policisë së komisariatit nr.3 ka zbuluar se autori i vrasjes së të vëllait ishte 14 vjeç e 9 muaj. Pas konsultimit të kryer edhe me prokurorinë, inspektorët e krimeve kanë vendosur të arrestojnë në kushtet e flagrancës Selami Micin, me akuzën e vrasjes. Sipas Kodit Penal përcaktohet se nëse autori i krimit është i mitur, por mbi moshën 14 vjeç dhe akuzohet për një vepër të rëndë penale atëhere ai mund të arrestohet. Pikërisht rrezikshmëria e veprës penale të kryer prej autorit, sipas burimeve të policisë, ka diktuar edhe masën e arrestit në flagrancë të marrë ndaj tij nga policia. Sipas policisë, nëse viktima do të kishte qenë nëntë muaj më i vogël, ai mund të kishte përfituar nga papërgjegjshmëria e moshës së mitur. Megjithatë, burime nga grupi hetimor pohojnë se kanë treguar shumë kujdes me 14-vjeçarin, duke e marrë atë në pyetje vetëm pasi kishin caktuar një avokat kryesisht.

    PRECEDENTËT

    SHKODËR

    Një 21-vjeçar nga fshati Toplanë i Dukagjinit ka vrarë motrën 35-vjeçare e më pas i ka dhënë fund edhe jetës së tij. Viktima Leze Qarri punonte si infermiere në fshat dhe ishte e pamartuar. Ngjarja u cilësua si aksidentale

    KUÇOVË

    Një 46-vjeçar ekzekutoi me armë zjarri vëllanë e tij pas një grindjeje për motive të panjohura. Ky krim brenda familjes ndodhi në mjediset e Albtelekomit, ku vëllai vrasës punonte si roje. Viktima e këtij krimi ishte 43-vjeçari Gramoz Velani

    TIRANË

    Ka nisur si njė lojė me pistoletė ndėrmjet vėllezėrve, por ka pėrfunduar tragjikisht, me vdekjen e njėrit prej tyre. Elio Patoku ka vrarë aksidentalisht të vëllanë, Sinanin, me armën e të atit, punonjës i Shërbimit Informativ Shtetëror





    28/12/2005
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    O pika per nje celular ? Ju kisha cuar une jo 1 po 10 .
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  3. #3
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anëtarësuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437
    Me kto cfare po degjojme , Botes sa vjen e po afrohet fundi

  4. #4
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Te ishte ndonje pune femre apo pune gardhi te tokes hajde se ka nje fare dinjiteti aty por per nje celular kjo vete sec vete.

    Per te qare apo per te qeshur? Ma beni "hallall" gazmoren e meposhtme.

    4) ne mitungun ne Kukes Sala duke iu rreferuar Kukesit te vjeter: "Kukesi i vjeter i mbulum nga liqeni i hidrocentralit do mbet Atlantis i diktatures!" kuksianet filluan te shikonin njeri-tjerin te habitur

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2005
    Postime
    359
    Aq i ri ky qun dhe nuk mund ta kontrolloje trurin e niset drejt krimit. Po kur te behet 24 e 34?

  6. #6
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    ubububuujaaaaaaaa

    Vllain e vrave po ne jeten e cove per lesh o gomar o hajvan oooo ca te them un ty
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,262
    Citim Postuar më parë nga Ariani_KS
    Aq i ri ky qun dhe nuk mund ta kontrolloje trurin e niset drejt krimit. Po kur te behet 24 e 34?

    ska si ta kontrolloj trurin, automatikisht truri i thot ta vrasi...se di keta nejrez o e kane ne gene ose jane viktima te fatkeqsis...me vjen shume keq, pasi se di si mund te jetoj me faktin qe ka vrar vllain e vete...gjithe jeten ka per te vuajtur
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  8. #8
    Tifoz i flaktë Maska e Juventini
    Anëtarësuar
    07-09-2005
    Vendndodhja
    Delle Alpi
    Postime
    353
    Tmerr! cjane keto fjale qe nga tastiera jote kane dale? Ta vrasesh vellain per nje celular?! Mos e imitoni kete.
    Don't try this at home!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e CooL_Djale
    Anëtarësuar
    11-11-2005
    Vendndodhja
    Prishtine:D
    Postime
    59
    Uuuuuuuu,gjdo gje ndodhe edhe ne shqiperi
    NO COMENT.

    Te vritet vllau per asgje ne kete bote e lere me per nje celular
    Gjdo gje e ktheva ne vendin e vete...

  10. #10
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Dilema për vëllain vrasës, si i mitur del nga qelia




    Fatos Mahmutaj

    Tirane

    Mosha e mitur e Selami Micit, ka bërë që edhe dje organi i akuzës i kryeqytetit, të mos vendosë se ç’do të bëhet më të. Prej katër ditësh ai ndodhet në qelitë e paraburgimit 313, për shkak të vrasjes së vëllait 24-vjeçar Indrit Mici, në momentin që ky po grindej me të atin. Hetuesit kryeqytetas ende nuk kanë mundur të gjejnë moshën e tij të vërtetë, ndërkohë që vetë i arrestuari pretendon se ende nuk i ka mbushur 14-vitet. Gjatë paradites së sotme ai pritet të dërgohet në Gjykatën e Tiranës për t’iu caktuar masa e sigurisë nën akuzën “vrasje në kushtet e mbrojtjes së nevojshme”.

    Pohimi
    Para hetuesve të Komisariatit numër 4 të kryeqytetit, ai pohoi në momentin e arrestimit se kishte qëlluar vëllanë me thikë në kurriz, në përpjekje për të shpëtuar të atin, pasi 24-vjeçari po ushtronte dhunë mbi të. Burime nga policia e kryeqytetit pohojnë se i mituri ende nuk e di faktin që vëllai ka vdekur, pasi ai nuk ka patur asnjë kontakt me familjarët, ndërkohë që hetuesit i kanë thënë se vëllai ndodhet jashtë rrezikut në spital. Ndërkohë, edhe familjarët e të prangosurit, i kanë ardhur në ndihmë atij me dëshmitë e tyre, në të cilat kanë pohuar se ai ende nuk i ka mbushur 14-vjetët, moshë e cila është kufiri i marrjes nën përgjegjësi penale.

    Mosha
    “Derisa në dosjen e hetimeve paraprake të mos ketë një certifikatë ku të tregohet mosha e saktë e minorenit vrasës, Gjykata e Tiranës do e ketë të vështirë vendosjen e masës së sigurisë për të”. Kështu pohoi dje një burim pranë hetimit të ngjarjes së rëndë në familjen Mici në Paskuqan të Tiranës. Mbyllja në qeli e të miturve nën 14-vjeç është e ndaluar ligjërisht edhe nëse ata kanë kryer vepra të rënda penale. Prokuroria e kryeqytetit depozitoi dje në gjykatë kërkesën për zhvillimin e një seance për të miturin, por pa caktuar se ç’masë sigurie duhej të vendosej për të.

    Krimi
    Indrit Mici 24 -vjeç u vra paraditen e së hënës në banesën e vet në Paskuqan, pak ditë para dasmës. Vëllai i tij i vogël, Selamiu e qëlloi atë me thikë në kurriz duke i shkatuar vdekjen e menjëhershme.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Nerona
    Anëtarësuar
    30-01-2006
    Postime
    15
    une mendoj se ishte vrasje paqellim, thjesht afekt, dhe tani pasi qe ka ndodhur, pa dashur ti mbes borgj viktimes, vetem mund te shpreh ngushllimi per ate 14 vjeqarin,sepse ai duhet ta kete shume veshtire jeten pas gjithe kesaj cfare ka ndodh,edhe sikur ta lirojne neser nga burgu, ai do te vuan perjete,,,ndersa puna e vrasjes nuk eshte se ka ndodh per nji celular, por edhe sikur te kishte ndodhur, nga varferia qe i ka kaplu trojet tona ( kosoven shqiperine maqedonie etj ) asgje nuk po ndodh cfare mund te ndodhte. njerzit nuk marrin trauma vetem nga luftrat, por edhe nga varferisa, gjendja e pasigurt sociale ekonomike etj. natyrisht
    edhe arsimimi qe mungon, e ben te veten, sidoqoft eshte per t'u ardhur keq.

    dkush me larte tha se do "ia kisha derguar une jo 1 por 10 celulare".....tingllon shume bukur, pse jo dergoi, mesiguri qe ka njerz qe do te gezohen per ato celular, varferia nuk ka perkufizime, dhe nuk ka definicion,,,perderia perpara varferi ka qene te mos kesh me hanger, sot eshte varferi edhe te mos kesh celular ( sepse presioni qe ben shoqeria ku jeton eshte shume i madhe,dhe ne e dime qe asnjeri nuk ka deshire te jete i perjashtuar nga shoqeria dhe normat, e sot per fat te keq, te kesh nji celular, eshte thujase nji norme shoqerore, )

    nji e di qe kur degjojme lajme te tilla, prekemi shume, mirepo definitivisht nuk jemi popull solidar, reagojme shume vone,

    me vjen keq per familjen e lartpermendur, tragjedi e madhe.

    me respekt,Nerona
    The hardest years in life are those between ten and seventy.

  12. #12
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    ajde ajde ka ik shqiptari per lesh per nje celular dam man neve jemi me keq se taliban jemi rac psikopatesh ca bejn ata qe kan ngel ne shqiperi vrasin vllezrit kot mt kot ajde ajd ebye
    Partizoni

  13. #13
    Platonic Lover Maska e EllaCaramella
    Anëtarësuar
    16-12-2005
    Vendndodhja
    Ne ndjenjat e tij
    Postime
    113
    Ehhh cpo degjojm. O zot i madh. Sa i ka ren vlera jetes se njeriut. Mire kur ta merr bota jeten, po kur ta marrin dhe familjaret e tu, ky eshte kulmi. them se e gjithe kjo vjen nga skamja, varfalliku i ben te gjitha. Para ca ditesh lexova qe nje cun qe po vazhdonte shkollen per mjeksi vrau veten sepse kishte marr borxh 5 miljon lek dhe skishte mundsi ti pagunte mbrapsh. Per zotin eshte per te ardhur keq.
    TY nuk te kam zemer, te kam shpirt, sepse zemra pushon nje dite, kurse shpirti svdes kurre.

Tema të Ngjashme

  1. Kujdes kur flisni me celular apo shfletoni internetin
    Nga Davius në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-05-2006, 15:14
  2. Email në celular
    Nga Alket123 në forumin Rrjeti kompjuterik
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 14-01-2005, 03:56
  3. Majko: AKSH një thikë pas shpine
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 02:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •