24 dhjetor 2005 /TN

Ndue Ukaj

Derisa bota e civilizuar para Krishtlindjeve gjendet në kulmin e gëzimeve dhe hareve, shoqërinë shqiptare e ka mbërthyer politika, tek e cila i ka sytë, dhe prej së cilës pret: pret që dekada, që këto festa vitin e ardhshëm të festohen me një Baba Dimër, që gjithëve do ju sjell një mirëqeni solide për ekzistencë, për liri të komunikimit dhe të bindjes. Në këtë fund vit, ende ka nevojë për urime elementare, teksa botën e përparuar, në të cilën proklamojmë të integrohemi, bën bilancet marramendëse të përparimeve.

Për ta thelluar këtë absurd, retorika politike e shqiptarëve, si në Tiranë ashtu në Prishtinë, dhe gjetiu në hapësirat shqiptare, vazhdon avazin e vetë të vetëkënaqësisë. Nuk mundoj se donë koment më të thellë çështja e vetëkënaqësisë: mjaft të analizohen disa pika që formësuan shoqërinë tonë këto ditë: atë ditë kur organizata “Freedom House” nga SHAB-atë, në raportin e saj vjetor thotë se Shqipërinë është vend me liri të kufizuara.

Pra, shoqërisë shqiptare, nësë vetëm pjesërisht është real vlerësimi, i mungon elementi esencial për demokraci, pa të cilin nuk mund të ec asnjë proces. Sa i përket Shqipërisë, vëzhgimi konstaton se ajo vazhdon të mbetet një vend pjesërisht i lirë, pa ndonjë ndryshim nga vitet 2002, 2003 dhe 2004. Ajo renditet në vendet që janë demokraci elektorale dhe përsa u përket të drejtave politike, ajo është në të njëjtin nivel si Maqedonia dhe Serbia e Mali i Zi, por më poshtë se Bullgaria dhe Rumania.

Po të njëjtën gjë, kjo organizatë e thekson edhe për Kosovën. Për të shtuar se në Kosovë ka rënie. Është koha e ndryshimeve përflitet më bujë andej e këndej, nëpër oda dhe godina politike. Por këto ndryshime, qytetari ynë nuk i ndjenë. Për shqiptarët, edhe pse kaherë pritet ndryshime, ky fundvit karakterizohet me tema “të mëdha” të politikës, të cilat shfaqin vetëm ca shpresa për vitin e ardhëm.

Në Tiranë e Prishtinë, Shkup, Malësi e Preshevë, përflitet për çdo gjë që ka të bëj me politikën, me proceset, por më së paku për hare, gëzim e mirëqeni qytetare. Në Shqipëri, qeveria për të treguar dhëmbët e pushtetit, merret me problemin e “gurit të zi”, ndërsa organizata “Freedom House” nga SHAB-atë e shpallë Shqipërinë si vend me liri të kufizuara.

Për të thelluar mjerimin e kësaj, si dhe për të paraqitur të vërtetën e procesit të integrimeve për të cilën qeveria llomotitet me një retorikë folklorike, vetëm një ditë pas, sondazhet në BE tregojnë se Shqipëria është e parafundit, pra vetëm para Turqisë, në radhën e vendeve të preferuar për anëtarësim.

Çështje këto që s’donë koment. Në gjithë këtë mishmash, kreu i Qeverisë spekulon, me një retorikë të tipit orientalo-komunist për përparimet e 100 ditëshit të qeverisjes së tij, që për hallet e mëdha të qytetarit të Shqipërisë, ka kaq kuptim: një humor i zi, si dhuratë për festimet e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Në Kosovë vazhdojnë përpëlitjet u mundimshme të shoqërisë për pavarësi.

Fesat e fundvitit iu sollën një “dhuratë” nga Baba Dimri, dy ministri të reja: atë të Brendshme dhe të Drejtësisë, dy shtylla mbi të cilat ngritët demokracia dhe shteti ligjor, vlerat demokratike dhe ku bazohet dinjiteti i personit brenda shoqërisë. Këtë “dhuratë” më shumë së çdo kush, po e shfrytëzojnë politikanët të cilëve ju vetëmjafton për t’i sforcuar pozitat dhe zhytur qytetarin, për të thelluar filozofinë e vetëkëaqësisë, të korrupsionit, të nepotizmit dhe injorancës.

Ndërsa qytetarët, tashmë të lodhur me këto zvarritje, janë të prirur për të pritur këtyre institucioneve, edhe pse në masë të madhe janë të bindur se edhe në festimet e vitit të ardhshëm, do të mungon një mirëqenie elementare qytetare, pra nuk do të ketë rrymë (drita), nuk do të ketë pastrim të rrugëve, nuk do të ketë një tro kulturë, nuk do të ketë, ca më pak korrupsion, nuk do të ketë gropa nëpër kryeqytete, nuk do të ketë veprime konkrete për të ndryshuar gjendjen, por vetëm retorike pompoze, pra, nuk do të ketë shumë gjëra themelore të cilat duhet të formësojnë jetën e tij.

S’ka dilemë se edhe dy ministritë e reja do kenë analogji me shumë të tjera që dominohen nga injoranca, nepotizmi dhe korrupsioni. Sot është një ditë e rëndësishme për rendin dhe ligjin, për të drejtat njerëzore dhe për ngritjen e sigurisë për të gjitha komunitetet në Kosovë- u tha nga përfaqësues ndërkombëtar dhe vendor në ceremoninë e rastit. Fjalë të mëdha, pas së cilave fshehën veprime të dyshimta.

Teksa perëndimi feston, ambientin shqiptar është i zhytur edhe më tutje në prapambetur, në anarki të brendshme, në dhunë të brendshme, në konflikte të cilat shkojnë për tej natyrës së absurdit, me njëri tjetrin: shkurt, në një gjendje që s’ka pandehem në civilizim perëndimor, në të cilin synojmë të integrohemi. Dhe, sot e gjithë ditën, mungojnë interpretimit reale të shkakut të kësaj gjendje, edhe nga politikanët, edhe nga mediat, edhe nga pozita, edhe nga opozita, edhe nga intelektualët.

Nga e gjithë kjo anarki, paraqiten mendime naive, të cilat vetëm hedhin fajin tek tjetri. C’të thuhet tjetër, pos të urohet që edhe në të ardhmen të kihet kujt t’iu adresohen dështimet tona, pra të kemi kjt t’ia hedhim fajin për vetën tonë?

Është ky mjerimi ynë, që për pandehmë s’ka asnjë komponentë të rëndësishme që ka formësuar civilizimin perëndimor dhe shoqëritë e hapura të këtij civilizimi. Është ky mjerimi i injorancës sonë, që vazhdon të përdhosë dinjitetin e personit dhe liritë elementare të tij, kudo në hapësirat shqiptare, në të cilat më tepër zhvillohet luftë kundër njëri tjetrit, se sa luftë për përparim, për emancipim dhe mirëqenie.


Muaji dhjetor për shoqëritë e lira perëndimore është muaji i festave: është muaj i gëzimit të rilindjes së jetës. Në çdo metropol perëndimor fytyrat e njerëzve ngazëllejnë, bashkë me ndriçimet e shumta, zbukurimet dhe dhuratat e shumta që janë një praktikë për festime. Lindja e Jezu Krishtit, për tej një feste të rëndomtë të krishtere, popujve të perëndimit ju rikujton fitoren e dinjitet të njeriut.

Dhe ky dinjitet e përparim në perëndimit, në esencë ndërlidhet me kulturën kristiane, kulturë kjo që së bashku me dijet antike transformoj njeriun perëndimor, emancipoj atë për të kundruar jetën, shoqërinë, familjen, punën, shtetin, përparimin: në dritën e kulturës së dashurisë, mirëqenies dhe zhvillimit.

Për ta ndërtuar kulturën e jetës, që është kulturë e dashurisë, siç thotë biografi më i madh i Nënës Tereze, Dr. Don Lush Gjergji Janë këto strumbullarët që formësuan një shoqëri të lirë, një shoqëri funksionale, një shoqëri me vlera përparimtare, një shoqëri ku funksionon ligji, një shoqëri ku secili qytetar i saj kontribuon dhe trashëgon nga shteti, një shoqëri ku secili qytetar angazhohet për ruajtjen, kultivimin dhe avancimin e këtyre virtyteve fisnike. Është kjo kulturë e jetës dhe qytetërim i dashurisë, principe të perëndimit përparimtar.

Të shpresojmë se vitin e ardhshëm, do të diskutohet më pak për politikë, e më shumë për festime e hare. Për këtë kanë nevojë qytetarët e shumtë. E, për politikanët lutemi për një vetëdijesim, për përgjegjësitë që kanë ndaj së tashmes e së ardhmes. Le të jetë ky fund vit, moment për një trokitje në ndërgjegjen e klasës politikë, të akullta: për angazhim tok, në përparimin e shoqërisë dhe rikthimin në Familjen Perëndimore.

http://www.trepca.net/2005/12/051224..._fundvitit.htm