Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 83
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-02-2004
    Vendndodhja
    Ah, sikur ta dija!!!!!!!!
    Postime
    6
    Edhe une vuaj me dhimbje te tmerreshme koke.Jam vizituar kohet e fundit te neurologu dhe me ka diagnostikuar me migrene te shkalles se larte dhe me neuroze dhe kurohem me sibelium 2 here ne dite dhe difisal 1 ne dite dhe 1 kokerr amitriptilini(naproksen 25) dhe 1 librium ne darke dhe ma ka keshilluar per kete kure me afat 6 mujor, mirepo te themi te drejten ditet e para te kures isha me mire por tani e tutje dhimbja vazhdon po njelloj, mos ndoshta trupi im ka fituar imunitet ndaj ilaceve, sepse une kam perdorur mjaft.Nuk e di por me te vertet jam shume keq, me dhemb koka ne cdo cep te saj dhe jam shume e pafuqishme.
    Nje ēast i vetėm, gdhendur nė shpinėn e kohės
    shndrit fuqishėm,
    porsi nje yll.
    Nė qiellin e mesnatės,
    njė pėrjetėsi, njė milion vjet
    ngėrthyer nė njė.
    Kur gjithēka mbetet nė vend
    dhe jeta shpėrthen
    nė mijėra ėndrra pa fund
    e gjithēka ka ndryshuar
    njė herė e pėrgjithmonė,
    sa hap e mbyll sytė!!!!!!!!

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Postuar mė parė nga xxxl
    A E DINI SE ilaci me i mire kunder dhimbjes se kokes eshte natyrisht "SEX" , ndihmon ne levizjen e qarkullimit te gjakut dhe per rjedhoje truri i njeriut furnizohet me gjak
    Gjithashtu shkaktar i dhimbjes se kokes eshte seksi i shoqeruar nga orgazma.

    Ka dy lloj dhimbje koke: 1. coital and 2. orgasmic headache. Idea eshte qe dhimbja shkaktohet rritja e presionit te gjakut, etj etj. Per me shume drejtojuni specialisteve (te dhimbjeve te kokes, jo atyre te seksit)

  3. #23
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556

    Dhimbjet e kokės

    Migrenat jane nje semundje gjenetike, dhe vijne prej ngushtimit dhe zgjerimit te eneve te gjakut ne koke. Dhimbja e kokes eshte nje nga simptomat e saj, e shoqeruar me te vjellura, apo perzierje. Njerezit qe vuajne prej migrenes jane shume sensitiv ndaj disa ushqimeve, ererave, kemikateve, ndryshimi i klimes, mungese e gjumit, ose ndryshime te hormoneve. Senset e tyre jane akoma me sensitiv ndaj drites, zhurmes apo levizjeve. Pervec ketyre, shkaqet e tjera qe mund te sjellin simptomat e migrenes jane lodhja, stresi, perdorim i tepruar i fuqise, si edhe perplasje apo goditje ne koke (duh! lol).

    Migrena eshte nje semundje vdekjeprurese qe mund te shkaktoje "stroke" (perkthejeni, please), koma, apo humbje te shikimit. Deri tani, nuk ka asnje kure apo trajtim te sigurte ndaj migrenes. Ne me te shumten e rasteve, Ibupofren (Motrin/Advil) eshte pothuajse 2 here me i fuqishem se sa acetaminofen (Tylenol) per te ndaluar migrenen, por acetaminofen fillon efektin 2 here me shpejt.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  4. #24
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Migrenat jane te shtrenjta! Kujdesi per shendetin e familjes se dikujt qe vuan prej migrenes i kushton 70% me shume se sa familjeve pa nje pjestar qe vuan nga migrena. Nqs femija dhe prindi bashke kane migrene, shpenzimet ishin 90% me te larta. Me e shumta e familjeve (57%) ka me shume se sa 3 persona qe vuajne nga migrena. Shpenzimet shkonin $2,500 me shume nqs nje prind & femije kane migrena. Prinderit qe vuajne nga migrena perdoren 54% me shume dite semundjeje.

    Te dhenat mund t'i gjeni ketu.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  5. #25
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    (just for the record Leila)

    Ilaci me i mire OTC posacerisht per migrenen thone qe eshte Excedrin Migraine, por efekti varet dhe nga njeriu, dmth. ca njerezve mund te mos ju beje efekt aq sa disa te tjereve.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  6. #26
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Mr.Ph. Ardiana Osmani
    Migrena - sėmundje e kohės

    Migrena ėshtė njė lloj kokėdhimbje hemikraniale (hemi-gjysmė, kranion-lubanja), me karrakter pulse e pėrcjellur me nauze, vjellje, fotofobi (frikė nga drita), fonofobi (ndjeshmėri nė tinguj), osmofobi (ndjeshmėri ndaj erės). Nė tė shumtėn e rasteve ėshtė trashėguese nga e ėma, e cila shfaqet me kokėdhimbje tė shpeshta tė pėrsėritura qė dallohen pėr nga intenziteti, frekuenca, dhe kohėzgjatja dhe me senzacione motorike ose senzuale tė cilat shfaqen para kokėdhimbjes. Faktorėt tė cilet ndikojnė dhe shkaktojnė dhimbje koke janė: stresi dhe relaksimi mbas stresit, gjumi, trauma, ushqimi, vazodilatatorėt, ndryshimi atmosferik si dhe ndryshimi hormonal tek femrat.
    Fillon me simptome prodromale gjysmė deri njė orė para kokėdhimbjeve: eufori, depresion, lodhje, fotofobi, fonofobi, dhimbje nė qafė, ndjenja e ftohtesisė, diare, pulsi i shpejtuar, anoreksi, konstipacion.
    Klasifikimi i migrenės

    Sipas klasifikimit internacional kemi dy tipa kryesore tė migrenės: migrena me auren (migrena klasike), nėse para kokėdhimbjes kemi auren, dhe migrena pa auren (migrena e zakonshme), nė qoftė se para kokėdhimbjes nuk shfaqet aura.
    Aura zhvillohet prej 5-20 minuta dhe zakonisht zgjatė deri me 60 minuta. Paraqitet me halucionacione e tė pamurit nė formė tė skotomit scintilante (scotoma scintillans), ose me shkėlqim pa formė tė dritės (fotopsia) qė mund tė kufizohet nė gjysmėn e fushės sė tė pamurit, ose e pėrfshin tėrė fushėn.
    Patogjaneza e migrenės nuk ėshtė plotėsisht e sqaruar. Nė bazė tė hulumtimeve qė janė tė bazuar te sistemet trigeminovaskulare, receptorėt serotonine si dhe nė substancėn P ka ardhur deri nė pėrparimin e shėrimit tė migrenės.

    Mjekimi i migrenės

    Terapia e migrenės zakonisht bazohet nė pėrdorimin e barnave, mirėpo rezultate tė mira kanė treguar edhe reduktimi i stresit, ushtrimi, ndėrpreja kontrceptive orale si dhe mėnjanimi i ushqimit (ēokollada, yndyra, portokalli), dhe pijeve (vera e kuqe).
    Terapia farmakologjike e migrenės bazohet nė :
    - Ndalimin dhe lehtėsimin e dhimbjes (terapia akute) - pėr pacientėt me njė ose dy kokėdhimbje nė muaj,
    - Pengimin dhe reduktimin e paraqitjes sė dhimbjes (terapia profilaktike) - pėr pacientėt me katėr ose mė shumė kokėdhimbje nė muaj.
    Nė tretmanin akut sot preferohen triptanėt. Sumatriptani ėshtė bari i parė qė ėshtė pėrdorur, mirėpo sot janė nė pėrdorim edhe zolmitriptani, eletriptani, rizatriptani, naratriptani dhe frovatriptani.
    Ergotamini ka qenė njėri prej barnave kryesore nė tretmanin akut tė migrenės kur me preparate analgjetike dhe anti-inflamatore nuk ka pasur rezultate, mirėpo sot triptanet janė tė preferuara, sepse ergotamini shkakton varėsi dhe dėshirė pėr rritjen e dozės si dhe mundim dhe vjellje, pėr kėtė arsye shpesh ėshtė nė kombinim me antiemetikėt.
    Shpesh preferohet edhe dihidroergotamini, sidomos te pacientėt me migrenė tė rėndė dhe ato parenterale.
    Terapia profilaktike pėrfshine njė fushė tė gjėrė tė barnave: bllokatorėt e receptorėve betaadrenergjikė, bllokatorėt e kanaleve tė kalciumit, antagonistėt e 5-HT2 tė receptorėve, antidepresivėt triciklike, inhibitorėt MAO, inhibitorėt (reuptake) e serotoninės, josteroidet anti-inflamatore (NSAID), antiepileptikėt, hormonet, magneziumi dhe riboflavini. Nė tretmanin profilaktik preferohet monoterapia. Barna e preferuar duhet tė pėrdoret ēdo ditė, kurse doza e saj gradualisht tė rritet, nė mėnyrė qė tė menjanohen nga efektet anėsore. Hulumtimet klinike tregojnė se pėrmirėsime dhe efekte tė dėshiruara jane arritur tek pacientėt mbas pėrdorimit te kontinuar prej periudhės 2-3 muajshe.


    Burimi: AFK
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  7. #27
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Angeldust, ndodh gje po te marresh 4 Excedrina njeheresh? Ashtu e kam bere per nje vit me migrenen. Disa here duhet ta kem kaluar limitin e 6 apo 9 Excedrina brenda 24 oreve. S'kam patur addiction, se i lashe kur ma prune ne maje te hundes qe s'benin efekt e nuk iu ktheva me. Te tjereve u ben efekt ne 10 minuta; une duhet te pres 1 ore te me beje efekt, NQS (big IF) me ben efekt. Megjithese edhe kur te duhen me shume se normalisht per te te ndihmuar, edhe kjo varesi quhet, apo jo?

    Sot po eci me shume frike. Vibracionet prej ecjes, udhetojne prej majes se gishtit, perplasen si ping-pong ne gjunj, rrotullohen rrotull hip bone, me shkojne ne stomak, ne fyt, e me se fundi, perfundojne ne koke. E ke lexuar Edgar Allen Poe's "The Pit and The Pendulum?" Ashtu ndihem, sikur e kam burgun ne tru, me gjithe pendulum.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Leila : 20-09-2004 mė 12:37
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  8. #28
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Leila ai limit eshte vene per t'i parandaluar njerezit te demtojne melcine. Shume ilace metabolizohen ne melci dhe me pas jashteqiten nga trupi derisa t'ju mbaroje efekti. Disa te tjera dalin thjesht nepermjet urines. Excedrin metabolizohet shumica nga melcia, jo jashteqitje nga veshkat (kidneys).

    Excedrin nuk ka addiction shume te madhe, por nivelet e larta ne trup e demtojne shume melcine, ashtu sic mund ta demtoje per shembull edhe alkoholi. Nqs. eshte nje situate e vazhdueshme kjo mund te sjelle dhe cirroze ne melci, dhe biles ne ty ca me pak se e re je, por ne moshat me te vjetra duhet pasur akoma me shume kujdes. Melcia eshte organ qe nuk riparon dot kollaj vetveten e saj.

    Limiti qe nuk duhet kaluar eshte 800 mg acetaminophen ne dite.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e kiki_gj
    Anėtarėsuar
    17-06-2004
    Postime
    76

    Nje ndime ishte e mirseardhur nga ju

    Pershendetje

    Quhem Agimi jam nga Gjilani.
    Me problemine kokedhimbjes ballafaqohem qe nga mosha 7vjeqare, dhe nuk kam pasur ende sherim, nje kohe te gjat kam perdoru Kafetin tableta pas nje koeh te gjate perdori Tab: Avamigran i cili tani me ka humb efektin e vet.
    kam kryer shume teste gjer edhe EEG en, ne Institutin e Neuropsikiatris ne Prishtine dhe kan konstatuar per Migrene por ne baze te efekteve anesore per migren nuk lidhen me dhimbjet me te cilat ballafaqohem une.
    kam Villje te padeshirushme (me veturdher).
    qa do te me preferoni tani jam ne moshen 30vjeqar.

  10. #30
    ...........
    Anėtarėsuar
    24-12-2002
    Vendndodhja
    home
    Postime
    678
    Se cfar eshte dhe si mund te filloj pak a shum e spjegoj Leila me siper.

    Per te kuruar migrenen dhe ta ndalosh ate te te arris te shkaktoj probleme shendeti me te medha tek nje person, nuk ka te bej fare me mjekime nga doktori. Doktori te sugjeron Ibuprofen dhe asnje ilac tjeter (flas per ktu ne UK), sepse ka frik te jap gjera te tjera jo vetem se nuk ka kure specifically per migraine, por ilace te tjera jan te bejne me semundje te ndryshme dhe nuk ndihmojn aq shum me migrenen.

    * Personalisht do sugjeroja qe nje person qe vuan nga migrena te bej te tilla:

    - Kur te nevoitet qetesia, be cmosin ta arrish te kesh qetesi.

    - Shpesh raste nje person qe vuan nga migrena ka nevoj te jet vetem dhe ne nje vend ku nuk ka drit shum, i pelqen pak a shum erresira. Prap be cmosin per nje gje te till.

    - Konsultohu me doktorin gjithmon neqofse ndonje gje ngjan me keq ose edhe me mir, se ka ndihma te ndryshme (jo ilace, por mendime) qe mund te jap, gjithashtu fol me te afertit e tu, dmth prinderit ose me ata qe jeton (me te tj jo, sepse simpatia e shumte nga te tj te ben te ndihesh e dobet dhe jo gjithmon te jep kurajo) + ne shkoll ose ne pune fol me mesuesin/supervizorin tend dhe tregoi qe si ndihesh dhe je duke u miresuar, sepse duhet te din dhe ata qe te te arrijne te te kuptojne sjelljen tende ne raste te ndryshme dhe te din si te ndihmojne.

    - Kur te te filloj dhimbja pi Ibuprofen, sepse te ndihmon sado ti mendon se nuk eshte efektive, por eshte sidomos neqofse i jep vetes tende ate qe kerkon( dmth qetsin, vetmin, erresir etj)

    - Persona qe vuajn nga kjo gjithashtu kan blackouts dhe merje mendsh. Prsh kur ngrihesh nga krevati ose kur del nga dushi, mund te ndodhesh qe shef vetem nje drit te bardh dhe sikur te meren kembet. Neqofse kjo te ndodh, mundohu te studjosh funksionin e trupit tend ne ato caste dhe observo mir se cfar te ndihmon dhe te qeteson. Plus ne vende te such as, neper trena dhe autobuze mos harro te mash nje shishe uji me vete + ibuprofen(ose edhe paracetamol, aspirin), gjithashtu edhe ne dush te jesh mbaj uji me vete, arsyeja per kete eshte sepse ata qe vuajn migrenen edhe get dehydrated shum kollaj, e cila mund te kaloj ne panic, frymarje, marjemendsh dhe me e keqja blackouts qe mund te perfundoj ne coma.

    - Nga migrena mund te sherohesh dhe te jesh e/i lire, mos te behesh merak per te tilla gjera me, por ka shum shanc qe mund te behet edhe me keq, po nuk observe sesi funksinon trupi dhe truri jot dhe si mund ta ndihmosh veten ne te tilla raste. Ne shum raste disa persona kan menduar se jan liruar nga migrena, dhe vertet dhimbja e kokes mund te jet larguar e cila ben personin te mendoj dicka te till, por mbas nje kohe te shkurtet, fillon te kesh shqetsime te tjera, shum te pakuptueshme dhe do fajtosh ceshtjet personale qe mund te jesh duke perjetuar, por ben gabim, sepse vin nga migrena. Shqetesimet qe vin jan pak a shum si ato te migrenes por pa dhimbje koke te rregullt. Mund te psosh depresion, ne shum raste ka ndodhur. Fillon shqetesime me zemren, behesh i/ padurushem/e, nevrik, merzitesh shpejto, cdo gje te duket me dramatike se sa eshte, lodhesh teper, te humb kurajo dhe fuqia qe ke pasur, gjithashtu dhe vullneti. Fillon te humbesh gjumin e rregullt dhe te ndryshon oreksi i cili te shkatron shendetin. Kete duhet ta ken kujdes jashtmase njerzit qe jan te shendetshem ose dhe pak te shendosh sesa preferenca e tyre, sepse e marin me gezim qe po bin nga pesha, por problemi eshte se mbas nje kohe do kesh probleme te medhaja te kthehesh ne oreksin normal, i cili ka ndodhur te perfundoj edhe ne anexoria. Nga keto perfundon te behesh edhe enimike.

    Ka shum shkall te depresionit, prandaj duhet ruash veten se nga nje dhimbje koke te vogel te migrenes mund te perfundosh ne nje shkall depresioni jashtmase te rezikshme per jeten tende.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga AngelGirl : 11-07-2005 mė 17:41
    What we do does not define who we are. What defines who we are, is how we rise when we fall!!

  11. #31
    Shamikuqja!!! Maska e BRADYKININ
    Anėtarėsuar
    07-01-2004
    Vendndodhja
    In Constant Motion!
    Postime
    498
    Citim Postuar mė parė nga kiki_gj
    Pershendetje

    Quhem Agimi jam nga Gjilani.
    Me problemine kokedhimbjes ballafaqohem qe nga mosha 7vjeqare, dhe nuk kam pasur ende sherim, nje kohe te gjat kam perdoru Kafetin tableta pas nje koeh te gjate perdori Tab: Avamigran i cili tani me ka humb efektin e vet.
    kam kryer shume teste gjer edhe EEG en, ne Institutin e Neuropsikiatris ne Prishtine dhe kan konstatuar per Migrene por ne baze te efekteve anesore per migren nuk lidhen me dhimbjet me te cilat ballafaqohem une.
    kam Villje te padeshirushme (me veturdher).
    qa do te me preferoni tani jam ne moshen 30vjeqar.
    Hey Agim (paske emer te bukur ),
    Se kuptoj pse ta kane bere EEG-ne? Ti ke pas epilepsi apo dyshonin per epilepsi? Dua te them qe zakonisht nuk te bejne EEG vec per migrane. Leqe EEG s'jep ndonje gje sikur se cfare. Dhe sikur te kishe pasur epilepsi, EEG eshte e mire ne momentin qe po te ndodh epilepsia...jo me vone. CT scan te kokes te kane bere kur ke qene i vogel?

    Avamigran (Ergotamine) eshte ilac i dores se 3. Dmth, ne fillim jepen NSAIDs (psh, ibuprofen etj) po per migrane te lehte dhe pa te vjella. Pastaj kalohet ne Sumatriptan. Pastaj Ergotamine. Ilaci i fundit fare qe rekomandohet eshte Metoclopramide (Reglan). Eshte i mire per te vjella.
    Pra: NSAIDS-->Sumatriptan-->Ergotamine-->Metoclopramide

    Ti i ke keto simptoma me shume se 3 here/jave? Nese eshte keshtu, pyete mjekun ne mund te te jape dicka si prophylaxis (dmth, qe ta perdoresh per te parandaluar migranes) si psh...propanolol, timolol, valpro, amitryptiline. Hej mos i merr per kapital gjithcka qe degjon ne forum sepse ne s'jemi mjeke lal dhe eshte ndryshe dikush qe eshte specializuar ne kete fushe. Dhe disa informacione mund te mos jene te sakta.

    Shenim: Duhet pasur gjithashtu parasysh ne diff diagnosis of chronic headaches: Cluster headache dhe Tension headaches.

    p.s. Shiu, shkrim informativ.
    If I Only Could....

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e kiki_gj
    Anėtarėsuar
    17-06-2004
    Postime
    76

    tung

    Analizen e CT-se nuk e kam bere pasi nuk e kan kerkuar mjeket, mendoj kettu ne Kosove dhe gjithmon kerkojn trajtimin e Psikologut apo Neuropsikiatrit te cilat per menimin tim nuk kan aspak efekt pasi nuk vuaj nga nje neuroz por zgjitdja ende mungon.

  13. #33
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293

    Dhimbjet e kokės

    Dhimbja e kokės ėshtė njė nga dhimbjet mė tė zakonshme, por edhe njė nga mė tė nėnvlerėsuarat, madje edhe nga ata qė vuajnė prej saj. Rreth 57% tė rasteve mjaftohemi duke marrė njė analgjezik tė pėrgjithshėm, duke gabuar nė trajtimin e vetes. Pse ndodh kjo? Mbi tė gjitha sepse nuk njohim tipin e dhimbjes sė kokės dhe, si rrjedhojė, ėshtė e vėshtirė tė gjendet kurimi i duhur. Pėrpara se tė marrėsh njė tabletė, ėshtė e nevojshme tė kuptosh gjithmonė se me ēfarė dhimbjeje ke tė bėsh. Nė kėtė mėnyrė, do tė jesh nė gjendje tė ndėrhysh me ilaēin pėrkatės. Nė vijim, do tė gjeni njė guidė tė vogėl pėr tė dalluar dhimbjet mė kryesore tė kokės dhe njė listė ilaēesh pėr kurimin e tyre. Dhe, pėr tė kuptuar nėse pilula “juaj” ėshtė ajo e duhura, provoni tė bėni njė test tė vogėl: Migraine Act-Assessment of Current Therapy , i cili pėrmban katėr pyetje tė thjeshta por shumė themelore, tė pėrgatitura nga njė grup ekspertėsh europianė.

    Mes 150 dhimbjeve tė kodifikuara tė kokės, 12 janė format kryesore, nga tė cilat mė tė pėrhapurat janė migrena, cefalea tensive dhe cefalea e pėrqendruar.

    Ja mėnyra se si mund t'i dallojmė ato:

    Migrena- Njė dhimbje e fortė dhe pulsante qė godet vetėm njė pjesė tė kokės, keqėsohet njėherėsh me mundimet fizike (ndonjėherė mjafton njė lėvizje e thjeshtė e kokės) dhe shoqėrohet me marrje mendsh, tė vjella, bezdisje nga drita, zhurma dhe erėra tė veēanta. Kriza e provokuar nga njė zgjerim i tepėrt dhe i papritur i enėve tė gjakut nė kafkė, mund tė zgjasė nga 4-72 orė dhe ka tendencė tė rikthehet. Ata qė janė me fat i lajnė hesapet njė herė nė gjashtė muaj, tė tjerė ēdo muaj dhe madje edhe ēdo javė. Gratė vuajnė mė sė shumti nga njė dhimbje e tillė.

    Cefalea e pėrqendruar - Kjo ėshtė forma mė e dhimbshme, por edhe mė e rralla; ajo godet njė nė 1000 vetė, veēanėrisht meshkujt. Ėshtė njė dhimbje qė zgjat pak, nga njė ēerek ore deri nė tre orė, por mund tė jetė e padurueshme. Cefalea e pėrqendruar godet syrin e mollėzat dhe goditjet e saj nuk janė kurrė tė izoluara. Ato shfaqen nė periudha dhe orė fikse: pėr shembull, gjatė ēdo ndryshimi tė stinėve dhe gjithmonė nė mėngjes e nė mbrėmje.

    Cefalea tensive- Ky ėshtė “rrethi klasik nė kokė” (njė lloj kaske therėse qė e shtyp kokėn) dhe nuk ėshtė kurrė shumė e fortė. Njė dhimbje e tillė varet nga njė shtrėngim i madh i muskujve tė qafės apo tė shpatullave, qė shkaktohet nga qėndrimi jo i mirė, nga pėrtypja, por edhe nga stresi dhe lodhja. Thuhet se simptomat nuk janė gjithmonė tė qarta dhe dhimbje tė ndryshme tė kokės mund edhe tė bėhen sė bashku. Atėherė, si mund tė kuptojmė se cilit grup i pėrket dhimbja jonė? Nėse vuani shpesh, sistemi mė i mirė ėshtė tė mbani njė ditar ku mund tė shėnoni numrin e goditjeve, frekuencėn e tyre dhe tipin e dhimbjes. Mė pas, kėtė ditar mund ta ēoni tek njė specialist qė ta shohė dhe tė japė diagnozėn e duhur. Nė rast se dhimbja e kokės ėshtė rastėsore dhe jo edhe aq e fortė, ditari nuk ka ēfarė duhet, por njė kurė ėshtė e nevojshme. Sado kronike apo kalimtare tė jetė, ēdo dhimbje koke ka ilaēin e saj “lehtėsues”.



    [B]Zgjidhja sipas masės [/B]


    Ėshtė shumė e rėndėsishme tė ndėrhyhet shpejt, madje nė disa raste edhe pėr tė parandaluar. Njė ndėrhyje e tillė shėrben jo vetėm pėr tė ulur kohėn dhe frekuencėn e dhimbjeve, por edhe pėr tė evituar qė dhimbja tė bėhet kronike. Nėse nuk kurohen, dhimbjet e pėrsėritura tė kokės kanė prirje tė shfaqen sėrish dhe ēdo herė me njė intensitet mė tė madh. Mė poshtė jepen emrat e ilaēeve mė efikase pėr kėto dhimbje:

    Pėr lehtėsimin e migrenės dhe cefaleas tensive:analgjezikėt dhe anti-inflamatorėt - Janė ilaēet mė tė pėrdorura, me tė cilat abuzohet nė shumicėn e rasteve. Ato arrijnė tė bllokojnė ēlirimin e prostaglandinave, tė cilat janė molekulat pėrgjegjėse tė dhimbjes. Mė tė zakonshmit janė paracetamoli, ibuprofeni, aspirina dhe indometacina, qė ėshtė mė efikasja pėr migrenėn, sepse ėshtė edhe ngushtuese e enėve tė gjakut. Megjithatė, kėto lloj tabletash janė tė pėrshtatshme pėr dhimbjet sporadike dhe tė lehta, por jo nė rast se dhimbja e kokės ėshtė e vazhdueshme: nė kėtė rast, ka rrezik tė mbytesh kot sė koti me pilula.

    Migrena dhe cefalea e pėrqendruar: triptanėt. Ato janė arma mė e mirė sepse riekuilibrojnė nivelet e serotoninės, neurotransmetuesit qė rregullon qarkullimin e gjakut dhe aktivitetin nervor. Triptanėt veprojnė nė harkun kohor prej dy orėsh dhe mund tė merren edhe nė momentin kur dhimbja ka filluar. Ilaēe tė tilla kanė njė avantazh tė veēantė: ato nuk luftojnė vetėm dhimbjen, por edhe simptomat e tjera, si marrjen e mendve dhe tė vjellat. Nuk ka triptan mė tė mirė se tė tjerėt. Efikasiteti i tyre varion nga njė pacient tek tjetri. Pėr tė zgjedhur “tė duhurin” duhet tė kontaktojmė me mjekun. Mė i pėrhapuri ėshtė sumatriptani; pėrveē kėtij, nė farmaci mund tė gjenden edhe rizatriptani, almotriptani dhe frovatriptani. Ky i fundit vepron ngadalė, por efekti i tij zgjat mė tepėr, prandaj pėrdoret shpesh edhe pėr parandalimin e dhimbjes.

    Cefalea tensive: qetėsuesit. Ilaēe tė vjetra si valiumi, tė marra nė doza tė vogla, mund tė shėrbejnė pėr tė qetėsuar muskujt dhe pėr t'i dhėnė fund dhimbjes.


    ėshtė pilula e duhur?


    Zbuloni tė vėrtetėn me anė tė testit...

    Pėr tė kuptuar nėse kura qė ndiqni ėshtė mė e pėrshtatshmja, pėrgjigjuni me “po' ose “jo” pyetjeve tė mėposhtme:

    • A funksionon ilaēi qė pėrdorni nė mėnyrė tė vazhdueshme dhe pėr pjesėn mė tė madhe tė dhimbjeve?

    • A tė zhduket dhimbja brenda dy orėve?

    • A jeni nė gjendje tė ktheheni nė gjendje normale brenda dy orėve pas marrjes sė ilaēit?

    • A ndiheni aq “tė mbrojtur” nga trajtimi qė bėni sa tė mund arrini tė planifikoni aktivitetet tuaja tė pėrditshme?

    Nė rast se i jeni pėrgjigjur tri pyetjeve me “po”, atėherė terapia qė po bėni ėshtė e duhura. Pėrkundrazi, nė rast se keni dhėnė dy herė pėrgjigjen “jo”, pilula nuk ėshtė e pėrshtatshme pėr dhimbjen tuaj. Nė kėtė rast, ėshtė mė mirė tė drejtohesh tek njė mjek pėr tė pėrcaktuar tipin e dhimbjes sė kokės dhe kurėn pėrkatėse.


    spekter
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e bleripz
    Anėtarėsuar
    15-06-2005
    Postime
    33

    Migrena

    tung,

    a ka mundesi dikush mė tregu pėr migrenėn ēfar sėmundje ėshtė apo ku mundem me gjet literatur pėr kėtė sėmundje

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e adibela
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    larg dhe afer
    Postime
    46
    miredita blerpz!

    migrena eshte semundje qe jep shume dhimbje koke dhe shpesh te vjella.
    une nuk jam mjeke po motra dhe nena ime vuan nga kjo semndje qe shpesh eshte edhe e trashegueshme, megjithase shkaqet jane te ndryshme.
    mjeket thone se eshte nje ngushtim i eneve te gjakut ne tru dhe kjo shkakton dhimbjet.
    shiko nese mundesh tek wikipedia.com dhe kerko per migrena se ka shume informacion.
    e rendesishme eshte te mos marresh asnje mjekim pa pershkrimin e mjekut, ose me sakte pa e percaktuar njehere sakte se eshte migrene.
    shpresoj te te kem ndihmuar sapo pak.
    tung

  16. #36
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-12-2005
    Postime
    10

    Kam probleme me dhimbje koke

    Ne qofte se ka mundesi qe dikush te me pergjigjet ne kete pyetje.Pse une qdoher, pothuajse qdo dite kam problem me kokdhembje.A thua cila eshte arsyeja.Kam marr barna te ndryshme por pa asnje efekt, perseri dhimbja me perseritet, thua se asgje nuk ndikojn.Mbase nuk eshte problemi se une duhet te marr barna, mbase duhet te zotroj ndonje teknike psikologjike.Kush mundet le te me ndihmoj, sepse me kete problem rrezikoj edhe shkollimin tim.

  17. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-12-2005
    Postime
    10
    Dhembaj e kokes me paraqitet me se shpeshti pasi qe te kem lexuar(mesuar).Kjo dhimbje ne te shumten e rasteve me me paraqitet ne pjesen e perparme te kokes, por ndodh qe te paraqitet edhe ne pjesen e prapme te saj, dhe qdohere eshte e shoqeruar me temperatur te larte te kokes(te pa durueshme).Dhe kjo dhimbje zgjat pothuajse qdohere 3-4 ora pasi qe ta kem lene te lexuarit.
    Vlen te theksohet se shpesh here kam marramendje, e kryesish kur kam aktivitet fizik.

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e flaibi
    Anėtarėsuar
    02-08-2005
    Postime
    42

    dhimbjet e kokes.

    pershendetje.
    a mund dikush nga ju te me japi nje pergjigje apo nje ndihme???
    Jam 23vjec dhe para 4 vjetesh isha shume i lidhur mbas kompjuterit per te mos thene qe e kisha 'smundje'.Me pak fjale nuk rrije dite pa punuar apo argetuar ne komjuter dhe internet sa qe mund te rrija dhe 4-5ore pa levizur nga ekrani.
    Papritur u semura keq dhe nuke dinte askush se ca kisha dhe nga me erdhi.Ndjeja shume dhimbje koka,dhe nje zhurme brenda kokes,mpirje te qafes dhe shume dhimbje te syve.Dhimbja e syve ishta aq e forte sa dhe ne nje distance 5 metra po ta shikoja ekranin e kompjuterit ndjeja nje dhimbje te forte te syve.
    U vizitova ne shume doktore si per syte ashtu dhe per koken.Per syte nuk me nxorren asnje lloj problemi pervec nje miopie shume,shume te vogel e cila nuk kerkonte qe te mbaja syze.Te vetmin problem qe zbuuan doktoret ishin nervat te cilat me jepnin dhimbjet e kokes.Bera rreth nje vit e gjysem me ilace per nervat po problemi i syve mbetet pothuajse i njete.Nuk mund te punoj ne kompjuter me shume nga nje ore sepse pastaj me dhembin shume syte,me vjen per te vjelle dhe me mpihet qafa.
    Ju lutem nje mendim apo nje ndihme??
    JU faleminderit

  19. #39
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-07-2005
    Postime
    31
    Dhimbja e kokes te krijohet edhe kur rri kot pa bere asnji pune.
    Para disa javesh u ktheva nga puna ( pune agallaresh ) me nji dhimbje koke te tmerrshme, sa thashe se po me dalin syte e ballit. Do ti qe sa arrita ne shtepi pashe qe me kishin shkarkuar nji makine me dhe mu n'oborr . Ca t'bojsha ? Ta lejsha dheun aty te merrte kot? Morra nji lopate e i hyna per nja 2 sahat me i shok edhe e cuam ne vendin ku duhej. Jo dhimbje koke e qafe qe s'kisha , por me shkohej edhe me ndonji night club .

    Pra t'migjosh mu, bej sa me shume pune fizike qe te shkrythesh , se keshtu si e paske nis me ilace e me doktore se ke mire.

    Hajt te shkume !

  20. #40
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Po tregoj dhe une pervojen time.

    Une o flaib punoj ne kompjuter me shume se 5 ore ne dite, bile nganjehere me shkon nje dite e tere ne te, papushim, perveē per te mbllaēitur ndonje gje. Por do ti qe as dhimbje koke, as qafe, as trupi nuk kam ? Hiē ore hiē, nuk di ēfare organizmi kam, ēelik special, nga ata te partise

    Ne fakt, edhe pa u shpikur ky kompjuteri qe thua ti, nuk kam patur kurre dhimbje koke, as nuk e njoh fare, me grip e pa grip, koka ime ēan bllokaden. Bile me vinte turp nganjehere qe kur me thoshte daja qe po me dhemb koka shume, une nuk tregoja kurrfare dhembshurie se as qe e kisha idene sesi dhemb ajo.

    Nejse, nje ilaē qe po ta them une, mundohu te jesh i qete ne gjithēka, dmth te mos ndryshoje shume temperatura dhe tensioni i gjakut, lexo gjera jo emocionale, psh libra me lufte apo me tradhtira e divorce, por lexo libra qe te lene shakull, qe te mpijne per nja dy ore rresht qe nuk ke kuptuar kurrgje ne te

    Tjeter, blej nje ekran te mire kompjuteri, mos i jep drite shume, ngjyrat rregulloja vete, edhe ha mire. Nganjehere pi dhe nga nje birre te ftohte sa per te thene qe e pi dhe ti alkoolin.

    Te uroj te shkuara dhe sherim sa me te shpejte

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dhimbjet e qafes
    Nga Luti nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-04-2010, 14:58
  2. Dhimbjet e mia nuk kane emer ....
    Nga AuGuSt_ nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 30-04-2008, 15:40
  3. Dhimbjet e mesit
    Nga shkodrane82 nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 24-08-2006, 16:51
  4. Dhimbjet e barkut
    Nga Albo nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-05-2006, 11:09
  5. Si te evitoni dhimbjet e qafes!
    Nga ChuChu nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-09-2003, 00:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •