Komuniteti shqiptar i Helsinkit reagon ndaj raportit te "Freedom House": Nuk eshte e vertete qe Shqiperia ka mbetur ne vend


Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar sot ndaj raportit me te fundit te organizates amerikane "Freedom House", ku Shqiperia eshte cilesuar si nje vend cili nga viti 2002- 2004, nuk ka ndonje rritje te nivelit te te drejtave te njeriut. Ne raportin e prezantuar ne date 20 dhjetor te quajtur "Liri ne bote 2006", kjo organizate per periudhen nga 31 dhjetor te vitit 2004 deri me 30 nentor te vitit 2005 e ka cilesuar Shqiperine si vend me liri te pjesshme dhe ku funksionon nje demokraci elektorale, por te drejtat qe gezojne qytetaret e saj jane me poshte se ato ne Rumani apo Bullgari dhe ne te njejtin nivel me vendet fqinje: Maqedoni, Mali i Zi dhe Serbi.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka mbajtur sot nje qendrim te kundert me ate te organizates amerikane. Keshtu, pasi kane permendur disa probleme te njohura ne Shqiperi, lidhur me te drejtat e individit, ata kane cilesuar gjithashtu se sidoqofte, ne shume fusha ka permiresime, ashtu si edhe ne kushtet e paraburgimit, problem ky shume i lakuar ne cdo periudhe. Megjithate pavaresisht probleme te ndryshme qe ka Shqiperia aktualisht, Komuniteti shqiptar i Helsinkit, ka theksuar se ne kundershtim me ate cka thote raporti i "Freedom House", ne Shqiperi ndryshimet dhe evolimi i demokracise dhe i respektimit te te drejtave te njeriut eshte gjithnje ne ngritje.