Bytyçi kërkon në Beograd dënimin e vrasësve të tre vëllezërve të tij

Fatos Bytyçi, shtetas amerikan nga Nju Jorku, ka qëndruar këto ditë në Beograd për ta kërkuar drejtësinë dhe dënimin për vrasjen e tre vëllezërve të tij, në Serbi. Ai ka deklaruar për gazetën "Danas" të Beogradit se Dragan Joçiq, ministër i policisë së Serbisë, po i mbron përgjegjësit për vrasjen e vëllezërve të tij midis të cilëve, siç ka thënë, është edhe Sreten Petroviq punëtor aktual në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë.


Mirëpo përgjigjet që po japin autoritetet janë se për çdo gjë fajtor është ai i cili nuk gjendet në vend – i kërkuari i Hagës, gjenerali Vllastimir Gjorgjeviq. Bytyçi ka thënë se ka qenë në Ambasadën amerikane në Beograd dhe ka biseduar me prokurorin e Beogradit me ç'rast ka mësuar se vrasësit e vëllezërve të tij së shpejti do të nxirren para gjykatës.
Ai ka theksuar se SHBA po ushtrojnë trysni mbi autoritetet e Serbisë nëpërmjet Ambasadës dhe Minsitrisë së Drejtësisë së Serbisë, e kanë biseduar edhe me kryeministrin Vojisllav Koshtunica. Mirëpo përgjigjet që po japin autoritetet janë se për çdo gjë fajtor është ai i cili nuk gjendet në vend – Vllastimir Gjorgjeviq. Fatos Bytyçi ka thënë të ketë dëgjuar se njëri nga ish komandantët e policisë serbe, Goran Radosavljeviq – Guri e ka mohuar deklaratën e tij kur ai e akuzon për vrasjen e vëllezërve të vet. "Mbetem në pohimet e mia dhe i bej thirrje Radosavljeviqit që të ballafaqohet me mua përpara gazetarëve dhe avokatëve", ka deklaruar Fatos Bytyçi. Vëllezërit Ilir, Agron e Mehmet Bytyçi, shtetas amerikan nga Prizreni, më 8 korrik të vitit 1999, janë nxjerr nga burgu në Prokupje ku e kanë vuajtur dënimin për kundërvajtje prej 11 ditësh, për shkak të qëndrimit ilegal në Republikën e atëhershme Federale të Jugosllavisë. Po atë ditë ata janë transferuar bë bazën e Njësive Speciale Antiterroriste të policisë serbe ku pas dy dite janë pushkatuar me plumba në qafë, e pastaj janë varrosur në varrezën masive, në Petrovo Selo, ku kanë qenë edhe kufomat e shumë shqiptarëve tjerë të vrarë të Kosovës.


By RTK 26/12/2005 12:29:11


Gjith te mirat.