Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 24
  1. #1
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Mrekullitė e Jezusit

    Mrekullitė e Jezusit!



    Kėtu do pėrshkruajmė tė gjitha mrėkullitė ė Jezuesit gjate veprimtarise te tij publike (sipas Beslidhjes sė Re). Jėzusi bėri shume mrekulli. Ēdo gje qė bėri Jezusi ishte e pasuruar me hir dhe me dije nė sherbim tė popullit, kėshtu qė njerėzit thoshin tė mrekulluar "gjithcka e bėri mire" (Mt 7, 37).

    Mrekullitė janė ngjarje tė jashtezakonshme, tė cilat besimtarėt i kuptojnė porsi shenjė veprimtarie tė persosur hyjnore. Kur ėshtė fjala pėr mrekulli "qellimi" primar nuk ėshtė te tregohet fuqia e Hyjit, por qe Hyji deshiron t'i shpetojė tė gjithe njerėzit. Mrekullitė janė shenja te kesaj natyre.

    Mrekullia nuk ėshtė ngjarje pėr vete, me qellim nė vete dhe pėr vete, por ėshtė pjesė e planit shperblyes tė Hyjit. Prandaj mrekullite hyjnė nė planin shperblyes tė Hyjit dhe i sherbejnė zbulimit dhe zbatimit te ketij plani.

    Me mrekulli bėhet e ditur se me Jezusin dhe veprat e tij, arriti Mbretėria e Hyjit, por edhe shihet se ēfare natyre ka Mbreteria Hyjnore. Aty ku arriti dhe vuri themelet Mbreteria Hyjnore, njeriu u shėndosh ne terėsi (nė trup dhe nė shpirt).

    Autori i ēdo mrekulli ėshtė Hyji. Hyji bėn mrekulli nepėr te derguarin e tij, Birin e tij Jezu Krishtin. Mrekullia ėshtė fjale zbulese e Hyjit, vetėm se ėshtė shfaqur nė vepėr.

    Predikimi i Lajmit tė Mirė ose te Gezuar (i Mbreterisė sė Hyjit), shkon sė bashku me mrekullitė: "Dhe i ra kryq e terthor Galilese duke predikuar nepėr sinagogat e tyre dhe duke debuar djajte" (Mk 1, 39).

    Mrekullitė janė tė pandara me personin e Jezusit Mesi, Shelbues, Dergues i Hyjit. Mrekullitė qė bėri Jezusi janė fakte se Ati e dergoi (Gjn 10, 36). Mrekullitė janė udhė deri te feja nė Jezusin, porsi Bir i Hyjit (Gjn 10, 31), si psh. sherimi i te paralizuarit tregon se Jezusi ka pushtet te falė mekatet (Mt 9, 6); kur ecen mbi ujė, tregohet se ėshtė Biri i Hyjit (Mt 14, 33). Nė pyetje tė kundėrshtareve qė t'iu tregoi haptaz a ėshtė ai Mesia, Jezusi ju thotė: "Veprat qė unė i bėj neė ėmėr tė Atit tim, bėjnė dėshmi pėr mua!" (Gjn 10, 24-29).

    Jezusi fuqinė hyjnore tė tij, nė asnjė vend nuk e shfaq pa nevojė. Kėshtu qė as nuk bėn mrekulli aty ku nuk ėshtė e nevojshme ose nuk kerkohet. Mrekullitė tregojnė dhe thirrin. Pėr tė ndodhur mrekullia, ėshtė e nevojshme feja e atijė qė kerkon ndihmen - mrekullinė e Tij.





    Mrekullitė pėr Sinoptiket!

    Misteri i veprimit te Jezusit ėshtė i drejtuar drejt zbatimit te Mbretėrisė sė Hyjit nė njerėz.

    Qė nga mekati i parė, djalli kishte pushtet mbi natyrėn e njeriut dhe njeriun nė terėsi. Per sinoptiket, Jezusi a priori me mrekulli lufton kunder djallit (Mt 3, 22-27). Per Sinoptiket, ardhja e Mbreterisė sė Hyjit ėshtė fitim mbi djallin (Mt 12, 28 ).

    Jezusi del fitimtar mbi djallin, kur i sheron tė semurėt (Lk 13, 32). Semundja trupore dhe shpirterore ėshtė kuptuar si pjesė e pushtetit tė djallit mbi njerez.
    Me ngjallje tė tė vdekurve dhe mė ndalje tė katastrofave natyrore, Jezusi tregon fuqinė e Hyjit mbi djallin.

    Per sinoptiket, mrekullitė janė mjete pėr rivendosje te Mbreterisė sė Hyjit. Me mrekulli sinoptiket deshirojnė tė thonė se Jezusi e shpetoi njeriun, boten nga duart e djallit. Per ta nuk kishin vetem kete domethenie, por tregonin edhe mrekulli zbaton profetizimet (Mt 11, 4-6; Iz 61, 1-3, Mk 6, 31-44; Ez 34, 11).





    Mrekullitė pėr Gjonin!

    Per autorin e Ungjilit te katert, mrekullitė jane dicka tjeter. Jezusi nė ketė ungjill thirret nė vepra te tij (Gjn 5, 36). Me ketė do tė thotė se mrekullitė jane pjese e pushtetit qe Hyji i dha Jezusit (Gjn 5, 17; 14, 10) dhe vazhdimi i veprės Hyjnore.

    Perderisa Sinoptiket, simbolika e mrekullive ėshtė sekondare, per shkrimtarin e Ungjillit te katerte ishte primare. Per nė mrekullitė paraqesin te verteten shpirterore. Mrekullia ku Jezusi te vdekurve iu kthen jetėn (Gjn 4, 50) ėshtė simbol i jetės nė shpirt (Gjn 5, 21-24).

    Falja e mėkateve ėshtė simbol i persosmėrisė sė Jezusit nė dashuri dhe falje. Derisa ndalja e katastrofave natyrore, jane simbole te Hyjnisė sė Jezusit.



    Nė Beselidhjen e Re kemi shumė mrekulli qė bėri Jezusi. Ne Ungjij takojme tre lloj mrekullish:

    1) Mrekullitė e sherimeve dhe tė dėbimeve te djajeve
    2) Mrekullitė mbi natyren
    3) Mrekullitė e kthimit tė jetės sė tė vdekurėve



    Jezusi bėri mė shumė mrekulli sesa gjejmė tė shkruara nė Ungjij, por autorėt e librave te shenjtė pėrshkruan ato mrekulli tė cilat menduan se i perkasin temės dhe lexuesve.

    Jezusi ishte Hyj ne fjale dhe vepra.



    toni77
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 16-02-2006 mė 17:15

  2. #2
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Shėrbimi i shėrbėtorit tė centurionit
    (Mt 8, 5-13)


    Kur Jezusi hyri nė Kafarnaum, iu paraqit njė centurion dhe iu lut: “ Zotėri, shėrbėtori im ėshtė i shtrirė nė shtėpi i paralizuar dhe po vuan shumė.” Jezusi i tha: “Do tė vij dhe do ta shėroj.” Por centurioni iu pėrgjigj: “O Zot, unė nuk jam i denjė tė hysh nėn pullazin tim, por vetėm jep urdhėr e shėrbėtori im do tė shėrohet. Sepse, edhe unė qė nuk jam tjetėr, veēse njė njeri i nėnshtruar, kam nėn urdhrin tim ushtarė dhe unė i them njėrit: ‘Shko!’ dhe ai shkon e njė tjetri: ‘Eja!’ dhe ai vjen, e shėrbėtorit tim: ‘Bėje kėtė!’ dhe ai e bėn” Jezusi, kur e dėgjoi, u mrekullua dhe u tha atyre qė po i shkonin pas: “Pėr tė vėrtetė po ju them: ende nuk e gjeta te asnjė njeri tjetėr nė Izrael njė fe kaq tė madhe! Prandaj po ju them: shumė do tė vijnė nga Lindja e nga Perėndimi e do tė ulen nė tryezė me Abrahamin, Izakun e Jakobin nė Mbretėrinė e qiellit, ndėrsa bijtė e Mbretėrisė do tė hidhen jashtė nė errėsirė, ku do tė jetė vaj e kėrcėllim dhėmbėsh.” Atėherė i tha centurionit: “Shko e le tė bėhet ashtu siē besove!” Dhe shėrbėtori i tij u shėrua po nė atė orė.


    toni77

  3. #3
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Shėrimi i tė gėrbulurit
    (Mt 8, 1-4)


    Kur Jezusi zbriti nga mali, iu vu pas njė turmė e madhe populli. Dhe ja, njė i gėrbulur iu afrua, ra pėrmbys para tij e i tha: “O Zot, nėse ti do, mund tė mė shėrosh.”
    Atėherė Jezusi e shtriu dorėn, e preku dhe i tha: “Dua, shėrohu!” Dhe pėrnjėherė u shėrua gėrbula e tij. Jezusi i tha: “Ruaju se i tregon kujt! Por shko, paraqitu te prifti e kushtoje flinė qė ka urdhėruar Moisiu, t’u vlejė atyre pėr dėshmi.”





    Debimi i djallit ne nje njeri nga Gadara
    (Mt 8, 28-34)


    Sapo kaloi nė bregun tjetėr nė krahinėn e gadarenėve, dy tė djallosur qė dolėn nga varret, i erdhėn para. Ishin aq tė rrezikshėm, sa qė askush s’guxonte tė kalonte asaj rruge. Dhe ja, bėrtitėn:
    “Ēka do prej nesh, o Biri i Hyjit? A erdhe kėtu tė na mundosh para kohės?”
    Jo larg tyre kulloste njė tufė e madhe derrash. Shpirtrat e kėqij iu lutėn Jezusit:
    “Meqė po na dėbon, na ēo nė tufėn e derrave!”
    Ai u tha: “Shkoni!”
    Ata dolėn e hynė nė derra. Dhe ja, mbarė tufa u lėshua me turr e prej greminės ra nė det dhe u mbyt nė ujė. Barinjtė ikėn, e si mbėrritėn nė qytet, treguan gjithēka, veēanėrisht pėr tė djallosurit. Dhe ja, mbarė qyteti i doli para Jezusit. Kur e panė, iu lutėn tė largohej prej krahinės sė tyre.


    vazhdon-->



    toni77

  4. #4
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Shërimi i të paralizuarit
    (Mt 9, 1-7)

    Jezusi hipi në barkë, kaloi në anën tjetër dhe shkoi në qytetin e vet. Dhe ja, ia sollën para një të paralizuar, të shtrirë në vig. Jezusi, kur e pa fenë e tyre, i tha të paralizuarit: “Guxim, biro! Të janë falur mëkatet!”

    Dhe ja, disa prej skribëve menduan me vete:

    “Ky po blasfemon!”

    Jezusi, duke i ditur mendimet e tyre, tha:

    “Pse mendoni keq në zemrat tuaja? Çka është më lehtë të thuhet: ‘Të janë falur mëkatet’ apo të thuhet: ‘Ngrihu e ec!?’ ‘Por që ta dini se Biri i njeriut ka pushtet të falë mëkatet mbi tokë i tha atëherë të paralizuarit Çohu në këmbë, merre vigun tënd dhe shko në shtëpinë tënde!”

    I paralizuari u ngrit e shkoi në shtëpi të vet.

    Kur pa turma, e kapi frika e i dha lavd Hyjit që u dha njerëzve pushtet kaq të madh.



    toni77

    vazhdon-->

  5. #5
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Sherimi i vjehrres se Pjetrit!
    (Mt 8, 14-15)


    Kur Jezusi shkoi nė shtėpinė e Pjetrit, pa vjehrrėn e Pjetrit tė shtrirė me ethe. Jezusi ia preku dorėn, atė e lėshuan ethet, dhe ajo u ngrit dhe nisi t`u shėrbejė.


    Stuhia e fashitur!
    (Mt 8, 23-27)


    Si hyri nė barkė, pas tij u nisėn edhe nxėnėsit e tij. Dhe ja, nė det u ēua njė stuhi e madhe aq sa valėt po e mbulonin barkėn; e ai flinte.

    Atėherė nxėnėsit iu afruan, e zgjuan dhe i thanė:

    “Ndore tėnde, o Zot, se u mbytėm!”

    “Pse po frikėsoheni, o fepakėt?” ‑ u tha dhe atėherė u ngrit, u urdhėroi erėrave dhe detit e u bė qetėsi e madhe. Njerėzit tė habitur thoshin: “Kush ėshtė ky qė po i nėnshtrohen erėrat dhe deti?”


    toni77



    vazhdon-->

  6. #6
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Mrekullitė e Jezusit

    Jezusi shėron tė shtunėn njė grua tė kėrrusur!
    (Lk 13, 11-13)


    Dhe, ja, njė grua qė kishte tash tetėmbėdhjetė vjet nė trup djallin ‑ shkaktarin e sėmundjes: ishte e kėrrusur dhe s’mund tė drejtohej drejt assesi. Kur Jezusi e pa, e thirri afėr vetes dhe i tha:

    "Fisnike, ja, u shėrove prej sėmundjes sate!"
    I vuri duart mbi tė, ajo pėrnjėherė u drejtua dhe zuri tė lavdėrojė Hyjin.


    toni77



    vazhdon-->

  7. #7
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Jezusi ushqen pesė mijė vetė!
    (Mt 14, 15-21)


    Nė mbrėmje iu afruan nxėnėsit e thanė:

    "Vendi ėshtė i shkretė dhe u bė vonė; lėri njerėzit tė shkojnė nė fshatra e tė blejnė ushqim."

    Jezusi u pėrgjigj: "Nuk ėshtė nevoja tė shkojnė: jepuni ju tė hanė!"

    Ata iu pėrgjigjėn: "S’kemi kėtu veēse pesė bukė e dy peshq."

    Jezusi vijoi: "M’i sillni kėtu!"

    Pastaj i dha urdhėr popullit tė ulet nė bar.

    I mori pesė bukėt e dy peshqit, i ēoi sytė kah qielli, i bekoi, i ndau dhe ua dha nxėnėsve, kurse nxėnėsit turmės.

    Tė gjithė hėngrėn e u nginė. I mblodhėn tepricat: dymbėdhjetė shporta plot me copa. E ata qė hėngrėn, pa i numėruar gratė e fėmijėt, ishin rreth pesė mijė meshkuj.


    toni77



    vazhdon-->

  8. #8
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    mrekullitė e Jezusit

    vazhdim
    Jezusi shėron tė verbėrin e lindur i verbėr
    (Gjn 9, 6-7)

    Si tha kėshtu, pėshtyu nė dhe, bėri baltė me pėshtymė, ia leu sytė me baltė dhe i tha: "Shko e lahu nė banjėn Siloam (qė do tė thotė; I dėrguari)". Ai shkoi, u la dhe, kur po kthehej, shihte.


    toni77


    vazhdon-->

  9. #9
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    mrekullitė e Jezusit

    vazhdim
    Shėrimi i tė paralizuarit!
    (Gjn 5, 1-9)

    Pas disa kohėsh ishte festa e judenjve dhe Jezusi u ngjit nė Jerusalem. Nė Jerusalem, te Dera e deleve, ėshtė njė ndėrtesė banje, qė hebraisht quhet Betsata. Ajo ka pesė treme. Nėn to rrinin tė shtrirė shumė tė sėmurė tė verbėr, tė ēalė dhe tė marrė gjymtyrėsh. Aty ishte njė njeri qė ishte i sėmurė prej tridhjetė e tetė vjet. Jezusi, kur e pa ashtu tė shtrirė e kur e mori vesh se ėshtė pėr njė kohė tė gjatė nė atė gjendje, i tha:


    "A dėshiron tė shėrohesh?"

    "Zotėri iu pėrgjigj i sėmuri nuk kam njeri qė, kur tė tundet uji, tė mė shtjerė nė banjė e, derisa unė ulem, njė tjetėr zbret para meje."

    "Ēohu i tha Jezusi merre shtrojėn tėnde dhe ec!"

    Ai njeri u shėndosh pėrnjėherė, mori shtrojėn e vet dhe ecte.

    Ajo ditė ishte e shtunė..."!


    toni77

  10. #10
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    mrekullitė e Jezusit

    vazhdim
    Shėrimi i dy tė verbėrve tė Jerihonit!
    (Mt 20, 29-34)

    Kur po dilnin nga Jerihoni, iu vunė pas shumė njerėz. Dhe ja, dy tė verbėr, qė rrinin nė skaj tė rrugės, si morėn vesh se po kalonte Jezusi, ia filluan tė bėrtasin: "Zotėri, Biri i Davidit, ki mėshirė pėr ne!"

    Populli u bėrtiti tė heshtnin, por ata klithėn edhe mė tepėr: "Zotėri, Biri i Davidit, ki mėshirė pėr ne!" Jezusi u ndal, i thirri dhe u tha:

    "Ēka kėrkoni tė bėj pėr ju?"

    Ata iu pėrgjigjėn:
    "Zotėri, qė tė na ēelen sytė!"

    Jezusi pati dhembshuri pėr ta e ua preku sytė.

    Ata menjėherė panė dhe u nisėn pas tij.



    toni77



    vazhdon-->

  11. #11
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Mrekullitė e Jezusit

    Sherimi i njeriut qė kishte djallin nė trup!
    (Mk 1, 23‑26)


    Pikėrisht atėherė ishte nė sinagogėn e tyre njė njeri i pushtuar prej shpirtit tė ndytė dhe bėrtiti:

    "Ēka ke me ne, o Jezu Nazareni? A erdhe tė na shfarosėsh? Unė e di kush je: Shenjti i Hyjit!"

    Jezusi iu kėrcėnua:

    "Hesht dhe dil prej tij!"


    Shpirti i ndytė, si e pėrplasi pa mėshirė dhe si lėshoi njė britmė tė madhe, doli prej tij.


    toni77



    vazhdon-->

  12. #12
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Mrekullitė e Jezusit

    Jezusi ngjall vajzen e Jairit!
    Llk, 8, 41-56


    Dhe ja, erdhi njė njeri me emėr Jair, qė ishte kryetari i sinagogės; ai i ra ndėr kėmbė Jezusit dhe iu lut tė shkonte nė shtėpinė e tij, sepse ai kishte njė vajzė tė vetme rreth dymbėdhjetė vjeēe, qė ishte pėr vdekje. Ndėrsa Jezusi po shkonte atje, turma po shtyhej pėrreth tij.....!

    ..Ndėrsa Jezusi vazhdonte tė fliste, erdhi njė nga shtėpia e kryetarit tė sinagogės dhe i tha:

    ``Jahir, Vajza jote vdiq, mos e shqetėso Mėsuesin``. Por Jezusi, mbasi i dėgjoi kėto, i tha:

    ``Mos druaj; ti vetėm beso dhe ajo do tė shpėtojė``.

    Si arriti nė shtėpi, nuk la asnjeri tė hyjė, pėrveē Pjetrit, Gjonit dhe Jakobit, dhe atin e nėnėn e vajzės. Tė gjithė qanin dhe mbajtėn zi. Por ai tha:

    ``Mos qani; ajo nuk ka vdekur, por po fle``.

    Dhe ata e pėrqeshnin; duke e ditur se kishte vdekur.

    Por ai, mbasi i nxori jashtė tė gjithė, e kapi pėr dore dhe thirri duke thėnė:

    ``Vajzė, ēohu!``.

    Asaj iu kthye fryma e saj dhe menjėherė u ēua; pastaj Jezusi urdhėroi qė t`i jepnin tė hante. Dhe prindėrit e saj mbetėn tė habitur. Por Jezusi i porositi tė mos i thonin kurrkujt ē`kishte ndodhur.


    toni77



    vazhdon-->

  13. #13
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Mrekullitė e Jezusit

    Shėrimi i dy tė verbėrve
    (Mt 9, 27-31)

    Kur Jezusi u nis prej andej, shkonin pas tij dy tė verbėr duke bėrtitur e thoshin:

    "Ki mėshirė pėr ne, Biri i Davidit!"

    Kur arriti nė shtėpi, tė verbėrit iu afruan e Jezusi u tha:

    "A besoni se mund ta bėj kėtė gjė?"

    Ata iu pėrgjigjėn:

    "Po, Zotėri!

    " Atėherė ua preku sytė e tha:

    "U bėftė sipas besimit tuaj!"

    Dhe atyre iu ēelėn sytė. Atėherė Jezusi i urdhėroi:

    "Kini kujdes! Askush tė mos e dijė!" Por ata, posa dolėn, e pėrhapėn zėrin pėr tė nėpėr mbarė krahinėn.



    vazhdon-->

  14. #14
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Mrekullitė e Jezusit

    vazhdim
    Shėrimi i njė shurdhamani belbacuk!
    (Mk 7, 31-37)

    Pastaj doli prapė nga krahina e Tirit, e nėpėr Sidon, erdhi drejt detit tė Galilesė nė krahinat e Dekapolit.

    I sollėn njė shurdhaman qė mezi fliste dhe iu lutėn ta vėrė dorėn mbi tė. Ai e ndau prej popullit veēmas, ia futi gishtėrinjtė e vet nė veshė, me pėshtymė tė vet ia preku gjuhėn, i drejtoi sytė kah qielli, psherėtiu dhe i tha: "Effatha qė do tė thotė: "Ēelu!" E menjėherė iu ēelėn veshėt e iu zgjidh pengesa e gjuhės dhe foli rrjedhshėm.

    Jezusi u urdhėroi tė mos i tregojnė askujt. Por, sa mė tepėr qė ai ua ndalonte, ata aq mė tepėr e shpallnin. Tė mrekulluar mbi ēdo masė thoshin:
    "Gjithēka bėri mirė!"

    "Ky po bėn tė dėgjojnė tė shurdhėrit e tė flasin memecėt!"



    vazhdon-->

  15. #15
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Mrekullitė e Jezusit

    vazhdim
    Shndërrimi i ujit në verë!
    (Gjn 2, 1-11)

    Të tretën ditë po bëhej një dasmë në Kanë të Galilesë. Aty ishte edhe nëna e Jezusit. Në dasmë ftuan edhe Jezusin e nxënësit e tij. Kur u mbaroi vera, nëna e Jezusit i tha:

    "Nuk kanë më verë!"

    Jezusi i tha:

    "Moj burrneshë, a është punë për ne? Ende nuk erdhi koha ime!"

    Nëna e tij u tha shërbyesve:

    "Bëni gjithçka t’ju thotë!"

    Ishin aty të vëna gjashtë enë guri që shërbenin për larje të rëndomta të judenjve. Secila zinte dy apo tri masë. Jezusi u tha shërbyesve:

    "Mbushni enët me ujë!"

    Ata i mbushën deri në grykë.

    "Merrini tani u tha atëherë e çojani kryetarit të tryezës."

    Ata ia çuan. Kur kryetari i tryezës e kërkoi ujin e kthyer në verë e nuk e dinte nga vinte shërbyesit, që e kishin mbushur ujin, e dinin kryetari i tryezës e thirri dhëndrin dhe i tha:

    "Çdo njeri më parë vë në tryezë verën e mirë e, kur t’i nxehë pija, sjell verë më të keqe. Ti e paske ruajtur verën e mirë deri tani!"

    Kjo qe mrekullia e parë e Jezusit, të cilën e bëri në Kanë të Galilesë; e dëftoi lavdinë e vet dhe nxënësit e tij besuan në të.


    vazhdon-->

  16. #16
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Mrekullitė e Jezusit

    Shėrimi i tė djallosurit tė verbėr dhe memec!
    (Mt 12, 22-25)


    Atėherė i sollėn njė tė djallosur qė ishte i verbėr e memec.

    Jezusi e shėroi, kėshtu qė memeci mundi tė flasė e tė shohė!

    Mbarė populli mbeti i habitur e thoshte:

    "A mos ėshtė ky Biri i Davidit?"

    Por farisenjtė, kur dėgjuan, thanė:

    "Ky nuk i dėbon djajtė vetė, por i ndihmon Beelzebuli, kryetari i djajve."

    Jezusi, duke i ditur mendimet e tyre, u tha:

    "Ēdo mbretėri, e ndarė nė vetvete, do tė mbarojė dhe, s’ka qytet as shtėpi, tė ndarė nė vetvete, qė mund tė qėndrojė.



    vazhdon-->

  17. #17
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Mrekullitė e Jezusit

    Jezusi ecėn mbi ujė!
    (Mt 14, 22-23)

    Pastaj aty pėr aty Jezusi i urdhėroi nxėnėsit tė hyjnė nė barkė e tė kalojnė para tij nė anėn tjetėr derisa ai ta shpėrndante popullin. Jezusi, si e nisi popullin, u ngjit vetėm nė mal pėr t’u lutur.

    Ishte bėrė natė e ai ende gjendej aty vetėm.

    Barka, qė tash ishte shumė stadje lagė tokės, pėrplasej prej valėsh, sepse frynte era kundėrt.

    Nė rojen e katėrt tė natės erdhi Jezusi tek ata duke ecur pėrmbi det. Kur nxėnėsit e hetuan duke ecur permbi det, u frikėsuan e than:

    "Diēka po na shtiret!" e prej frikės bertiten.

    Por menjėher Jezusi u tha: "Zemėr ja unė, mos keni frikė!"

    Pjetri u pergjigj: " Zotėri nėse je ti; mė urdhėro tė vij te ti pėrmbi ujė!"

    "Eja!" i tha, Jezusi.

    Atėher Pjetri zbriti nga barka e po ecte nepėr ujė pėr tė shkuar te Jezusi. Porse, kur e pa eren e fortė u frikėsua, filloj tė humbaste nė ujė edhe bėrtiti:

    "Mė shpeto o Zot!"

    Jezusi pėrnjėher shtrini doren, e kapi dhe i tha:

    "Fe pakėt! Pėrse dyshove!"

    Kur hynė nė barkė, pushoj era. Ata qė ishin nė barkė u pėrkulen me nderim para tij dhe than:

    "Me tė vėrtetė je Biri i Hyjit!".



    vazhdon-->

  18. #18
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Mrekullitė e Jezusit

    Kthimi ne jete i djaloshit nga Naini!
    (Lk 7, 11-15)

    Pastaj Jezusi u nis pėr nė qytetin qė quhet Nain. Me tė shkonin nxėnsit e tij dhe turmė e madhe e popullit. Kur iu afrua dyerve tė qytetit, po sillnin pėrjashta qytetit njė tė vdekur djalin e vetėm tė nėnės e kjo ishte e vejė. E pėrcillnin shumė banorė tė qytetit.

    Kur e pa Jezusi, pati dhembshuri pėr tė dhe i tha:

    "Mos qaj"

    U afrua, preku vigun ata qė e mbartnin, u ndalėn. Ai tha:

    "Djalosh, ty po tė them: ēohu!"

    I vdekuri u ēua dhe nisi tė flasė.

    Jezusi ia dha s’ėmės.



    vazhdon-->

  19. #19
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Fiku i mallkuar!
    (Mt 21, 18-22)

    E nė mėngjes, kur po kthehej nė qytet, pati uri. Afėr rrugės pa njė fik dhe iu afrua, porse, pasi nė tė nuk gjeti tjetėr pėrveē gjetheve, i tha: "Kokėrr mė prej teje kurrė e pėr kėtė jetė mos u lidhtė!" Dhe menjėherė fiku u tha.

    Nxėnėsit, kur e panė kėtė gjė, u habitėn e thanė:

    "Si mundi tė thahej menjėherė fiku?!"

    Jezusi u pėrgjigj:

    "Pėr tė vėrtetė po ju them: nė paēit fe dhe nė mos dyshofshit, do tė bėni jo vetėm sa iu bė fikut, por edhe nėse i thoni kėtij mali: ēohu e hidhu nė det, do tė bėhet ashtu. Dhe nėse besoni, do tė fitoni gjithēka tė kėrkoni me lutje."



    vazhdon-->

  20. #20
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Jezusi shėron tė verbėrin e lindur i verbėr!
    (Gjn 9, 6-7)

    Si tha kėshtu, pėshtyu nė dhe, bėri baltė me pėshtymė, ia leu sytė me baltė dhe i tha: "Shko e lahu nė banjėn Siloam (qė do tė thotė; I dėrguari)".

    Ai shkoi, u la dhe, kur po kthehej, shihte.



    vazhdon-->

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A u Kryqezua dhe a u ringjall Jezusi?
    Nga fisniku-student nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 02-08-2014, 03:59
  2. Pėrgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 31-05-2009, 11:58
  3. Fjalet eukaristike te Jezusit
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-03-2006, 02:34
  4. Kush eshte JEZUSI per ju myslymanet?
    Nga i krishteri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 16-03-2006, 09:41
  5. Analize e nje muslimani
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-12-2004, 18:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •