----------------------------------------------------------------------------

--------------------------------------------------------------------------------

Astronautet shqiptarė

Me astronautin shqiptaro - amerikan, kolonel lejtnant William G. Gregoryn
(17 ditė nė kozmos)
Ishte viti 1995 kur Greg Steffon, nga Worcester-i, faksoi nė “Illyria” njė artikull tė botuar nė njė gazetė amerikane.Nė fund i shtronte kolegut Isuf Hajrizi pyetjen: “A ėshtė shqiptar astronauti, pėr tė cilin bėn fjalė shkrimi?” “Tė shohim ē’thotė At Arthuri (Liolini)”, - iu pėrgjigjėm nė redaksi.
Njė telefonatė nė Kishėn “Shėn Gjergji” nė Boston e zgjidhi enigmėn. At Liolini ishte i informuar pėr astronautin William G. Gregory dhe pėr paraardhėsit e tij, qė kishin emigruar nė Amerikė nga Shqipėria nė fillimet e kėtij shekulli. Pas kėsaj, gazeta “Illyria” shkroi disa artikuj pėr Gregoryn, para se ai tė nisej drejt hapėsirave kozmike, nė mars tė vitit 1995. Kėshtu u bė i njohur pėr shqiptarėt astronauti William G. Gregory. Nga njė person krejt i panjohur pėr ne, ai u bė shumė shpejt i famshėm e i admiruar pėr tė gjithė kombin.Para se tė nisej nė kozmos, ai dėrgoi njė letėr nė redaksi. “Besoj se shqiptarėt do tė ndihen krenarė me sukseset qė do tė arrij nė hapėsirat e largėta”, shkruante Gregory i gėzuar, qė ndėr shumė kandidatė tė tjerė ishte zgjedhur piloti i anijes kozmike, ekuipazhi i tė cilės do tė kalonte ditė tė tėra studimi nė hapėsirė.
“ Jam i lumtur, por njėkohėsisht edhe pak i shqetėsuar, se unė do tė jem drejtues i anijes, e cila gjatė gjithė kohės do tė jetė nėn kontrollin tim tė plotė”, i tha gazetės “Illyria” piloti ynė, disa muaj para se tė nisej drejt rrugės qiellore. Duke folur pėr programet e ardhshme tė fluturimeve kozmike e tė gjithėsisė, ai shtoi se njė ditė prej ditėsh mund tė kthehemi sėrish nė hėnė, ndėrsa pėr tė shkuar nė mars, nevojiteshin rreth 150 ditė.(marrė nga libri i Vehbi Bajramit;"Shqiptaret e Amerikės".)

Flamuri shqiptar ėshtė mbajtur gjatė fluturimit drejt Hėnės, nė vitin 1971
Tiranė - Flamuri shqiptar nė miniaturė me shqiponjėn dykrenare ėshtė mbajtur si simbol nga astronauti me origjinė shqiptare Alan B. Shepard, gjatė fluturimit drejt Hėnės tė anijes kozmike "Apollo 14", nė vitin 1971. Faktin e dėshmon njė fletė katėrkėndeshe prej kartoni ku flamuri shqiptar ndodhet i ngjitur pranė njė fotografie me ngjyra tė anijes kozmike "Apollo 14", bėrė nė sipėrfaqen e Hėnės, e cila ndodhet nė arkivin e Muzeut Historik Kombėtar nė Tiranė. Relikja ėshtė e autografuar nga Shepard dhe kozmonautėt e tjerė dhe gjithashtu nė tė ndodhet mbishkrimi nė anglisht ku thuhet se ; "ky flamur u mbajt si simbol deri nė Hėnė, nė anijen "Apollo 14" gjatė ditėve nga 31 Janari- 9 Shkurt i vitit 1971 dhe ėshtė prezantuar nga admiral Alan B.Shepard, njė kozmonaut me origjinė shqiptare". Shepard gjatė udhėtimit kozmik e mori me vete kėtė flamur tė kombit shqiptar, duke dėshmuar origjinėn e tij shqiptare.