Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 116 prej 116
  1. #101
    I RrEgjIsTrUaR ™ Maska e Henr1
    Anëtarësuar
    12-01-2006
    Vendndodhja
    Ne TiRoN
    Postime
    61
    S'me pelqeu menyra se si Bojken Lako i ndau cmimet...

    P28 e meritonin vendin e I-re!

  2. #102
    i shkathet Maska e dibrani2006
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,692
    Nuk kan pasur kurre keshtu festivale Shqipetaret, mos u beni shume interesant sikur ka nisur TOPI do te shkoje jo ne MTV por ne HOLIVUD te lumte TOP CHANNELL

  3. #103
    PimpetT (paj ) ;) Maska e __SwEeT_GirL__
    Anëtarësuar
    18-09-2005
    Vendndodhja
    somewherE
    Postime
    577
    Un me thon te drejten dje e pash naten finale...lol... ene me aq sa kuptova un ( pasi kenget si njof mire ) me pelqeu menyra e ndarjes se cmimeve, ene spaktakli ishte nice...

    Kenga fituese e meritonte me fitu iher, ene kush bon llafe mos tboj kot se Albani o goxha cun ene kengen e kishte qa. Gjithashtu me pelqeu kenga P28, Sonit,Shpatit, Anjeza & Niku, ene ja dy te tjera qe spo ja kujtoj emrin...lol

    Nejse me mire se Topfest 1-shi ( se 2-shin se kom pa ) ishte ...
    * I DiDnT asK 2 B AlbaNiaN...I JuSt GoT LuckY ♥ *

    CrosiN Da Dead LiNe...Y


  4. #104
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Mosha
    37
    Postime
    3,502
    Flet frontmeni i grupit “Kthjellu”, fitues i dy çmimeve në “Top Fest”

    Mungonte vetëm logoja e MTV-së

    MANIK BEGOLLI

    Mentor Haziri, frontmen i rok-grupit “Kthjellu”, shprehet i befasuar me organizimin e festivalit “Top Fest” në Tiranë, ku i fitoi dy çmime.
    “Spektaklit i ka munguar vetëm një gjë - logoja e MTV-së. Organizim të tillë nuk di të bëjë askush në Ballkan. Ishte jashtëzakonisht mirë”, thotë ai në një bisedë për “Lajmin”.
    Në duet me këngëtarin Alban Skenderaj, “Kthjellu” e ka fituar çmimin kryesor, me këngën “Diçka”, ndërkaq me këngën “Mundohem të harroj” e ka fituar çmimin “Best Pop/Rock”.
    “Këngët tona kanë qenë më të votuarat në të gjitha radiot dhe televizionet, megjithatë nuk kemi pritur se do ta fitojmë çmimin kryesor. E vërteta është se e kemi pritur çmimin ‘Best Pop/Rock”, thotë Haziri.
    Bashkëpunimi me Alban Skenderajn është treguar shumë i suksesshëm.
    “Unë Albanin e kam shok dhe mendoj që bashkëpunimin ta vazhdojmë edhe në të ardhmen. Arma e fortë jona në skenë ka qenë gërshetimi i vokalit, gjë që e ka bërë këngën edhe më të veçantë”.
    Deri më tash, “Kthjellu” e ka edituar një album me tetë këngë, i titulluar “Kthjellu 1”. Albumi i ri pritet në vjeshtë.



    Këngët janë kompozuar nga grupi

    Këngët “Diçka” dhe “Mundohem të harroj” janë shkruar dhe kompozuar nga anëtarët e grupit, ndërkaq vetëm incizimi është bërë te kompozitori Ilir Osmani. “Ai ka qenë ‘sound inxhinier’, por absolutisht nuk ka marrë pjesë në kompozim dhe tekst të këngës”, thotë Haziri.
    Një ditë më parë, Osmani i ka deklaruar “Lajmit” se ishte kompozitor i këngëve fituese të grupit “Kthjellu”. “Ndoshta ka dashur të përfitojë prej kësaj pune”, thotë Haziri.



    “Kthjellu” përbëhet nga Mentor Haziri (vokalist), Adnan Sinani (kitarist) dhe Valon Isufi (bateri). Haziri thotë se është në bisedë me Fatos Kryeziun, bass kitarist, për t’u bërë pjesë e bendit. Kryeziu është aktor dhe njihet më së shumti me rolin e Kryemadhit në serialin “Kafeneja jonë”.

    Marre nga Gazeta Lajm
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #105
    ..ılılı T.T ılılı.. Maska e Dj-GabrieL
    Anëtarësuar
    20-01-2003
    Vendndodhja
    Jabanxhi
    Postime
    1,902
    Sa per Alban Skenderaj mendoje se ishte dicka e pa merituar,kishte goxha prodhime me te bukura,e pse duhet ta mirrte ai!!
    Kam frik se behet ndonje manipulim se dy vite rresht te marrsh cmim te 1..Pfffff

    Mua me erdhi shume keq per Nikun & Anjezen qe nuk u vlersuan fare,kengen e kishin yll.Pastaj Stine nuk doli pa gje,Shpati me ate ninen e tija kot fare.
    Gjithsesi kenga fituese e keti audicioni nuk ishte aspak e merituar.
    Feel the pump √

  6. #106
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Mosha
    37
    Postime
    3,502
    Kenga e Kthjellu&Alban Skenderaj - Dicka eshte zgjedhur nga votat e publikut e jo nga organizatoret. Une mendoj qe ishte kenga me e bukur e festivalit dhe jo me kot publiku e zgjodhi ate kenge.

    Per kategorine Pop-Rock, Kthjellu ishte bindshem me i mire se gjithe kandidatet tjere, megjithe konkurrencen shume te madhe qe kishte nga Votra (fituesit e vitit te kaluar ne kete kategori) dhe Humusi (fituesit e vitit te kaluar ne alternative).

    Ne kategorine e Alternatives, kenga e ASD - Leviz ishte me e bukura por ne kete rast kane dashur ta shperblejne Gentin si debutant ne kete rryme muzikore. Megjithese, edhe kenga e Qelbanikeve me pelqeu me shume se kjo e Gentit, por si duket emri i tyre ndikoj qe mos ta marrin keta cmimin por Genti.

    Ne kategorine e Hip Hop dhe RnB, bindshem me te miret ishin ata qe fituan Dj Blunt & K-os etj, me gjithe konkurrencen e Anjezes dhe Nikut (qe ishte poashtu nje kenge shume e bukur). Kenga fituese jo vetem realizimin dhe muziken, por edhe interpretimin, videon, e kompletisht ishte shume me e arrire se kenga e Anjezes dhe Nikut. Keshtu qe, edhe pse Anjeza e Niku kishin kenge shume te bukur, konkurrenca ne kategorine e tyre ishte shume e forte, prandaj ngelen edhe pa cmim. Ne kete kategori, kenge te bukura ishin edhe Duda e Produkt 28, por konkurrenca e madhe dhe fituan ata qe e merituan me shume kete cmim, Dj Blunt dhe K-os.

    Ne kategorine e interpretuesit me te mire, Blero e meritonte, jo vetem per kete vit por per gjithe kontributin e tij muzikor keto tre vitet e fundit. Blero, ne te njejten kohe, ne tre festivalet, eshte ai qe e ndezte me se shumti atmosferen ne publike.

    Ne kategorine e femrave, Jonida me Tunen, e kane merituar plotesisht kete cmim. Kenga ishte shume e bukur, e sidomos interpretimi i Tunes (si gjithmone) ishte fenomenal. Tuna kendon me zemer. Edhe Big Mama kishte kenge te bukur.

    Ne kategorine, Kenga me e mire, Soni me vertete e ka merituar plotesisht, po e qan fare Ndarjen dhe piano ishte send shume i forte ne ate kenge.

    Ne kategorine e Video me e mire, Jericho me Tomlin e Nones, jo qe e merituan per video, sepse video e Dj Blunt dhe K-os ishte me e realizuar, por kualiteti i Jerichos (momentalisht hard rok-grupi me i mire shqiptar) dhe meqenese ishte kategoria e vetme ku kishin kandiduar, atehere cmimi duhej te shkonte tek ta. Me real do ishte tu jepej cmimi i Alternatives, apo krijimi i nje cmimi te ri, Hard Rok.

    Kenga e Stineve, ishte e bukur poashtu, dhe e meritoj cmimin qe morri.

    Kenga e debutuesit me te mire, Malda Susuri, kengen dhe vet ishte e bukur shume por interpretimi nuk ishte dhe aq, mendoj qe Hana duhej te kishte fituar kete cmim.

    Kenga e mashkullit me te mire, Shpati nuk e kishte kengen (komponuar nga Blero) aq te mire, por Shpati ka krijuar shume fansa, dhe publiku e ka pelqyer kengen e tij shume, edhe pse mua nuk mu duk ndonje kenge. Mendoj qe Ardian Gaxha e ka merituar me shume cmimin.

    Cmimi Digitalb, Nora Istrefi , vet Nora eshte e bukur, e edhe interpretimet i ka shume te bukura, por muzika ishte shume orientale dhe jo aq e bukur. Por kete cmim e ka dhene Digitalb dhe jane ata qe e kane zgjedhur kete kenge.

    Sidoqofte, organizimi e muzika ne pergjithesi ishin shume te arrira, dhe si e thashe edhe une para disa diteve e edhe Kthjellu (kishin marre mirenjohje nga kryetari i bashkise se tyre te Ferizajit per sukseset e arritura ne TopFest 3), ne Ballkan jemi te paret me muzike e edhe me larg se Ballkani. Muzika jone eshte me e bukur se ne shumicen e vendeve tjera europiane.

    Per hera tjera, mendoj qe duhet te bashkepunohet me Akademite Muzikore te Tiranes dhe Prishtines, dhe te sigurohet pjesemarrja e gjithe muzikanteve shqiptare. Poashtu, cmimet duhet te jipen ne baze te suksesit te kenges dhe zhanrit qe i takon, nese dikujt i bjen te marre me shume se nje cmim, atehere le ti marre. Poashtu, angazhimi i ndonje showmeni me te mire, do ishte me mire, sidomos dikujt qe ka edhe sens humori. Pjeset humoristike do i kisha heq fare nga spektakli, sepse nuk ka vend per pjese te tilla ne nje festival muzike. Dhe kengetaret duhet ti kushtojne me shume rendesi vallezimit me kenge te tyre, pra te angazhojne koreografe (qe nuk mungojne sidomos ne Tirane, duke pasur parasysh shkollen e Baletit ne Tirane, Ansamblet e Valleve te Tiranes, Prishtines etj.) dhe te vallezojne edhe vet ata dhe poashtu paraqitjes apo performances skenike ne pergjithesi, e jo te dalin e rrijne si hu gjate tere kohes qe kendojne kenget e tyre.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 21-04-2006 më 03:23
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #107
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anëtarësuar
    27-08-2005
    Postime
    1,543
    Mire e ke or ti dodon, po mu mgjau si konga qeter. ajo me peme e me male vec se kji i kishte llafet e tjera.

  8. #108
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-07-2005
    Postime
    15
    a mund te me tregoj dikush ju lutum ku mund ta gjej kengen e Malda Susurit- Dashuri e hidhur
    por te gjithen komplet se un e kam kete kenge por jo komplete
    faleminderit shume

  9. #109
    ...
    Anëtarësuar
    26-11-2003
    Vendndodhja
    PARIS me Xhej-n jo Lopezin jo :P o mo e mir se Lopezi
    Postime
    1,432
    E degjova ate kengen "Kthjellu". Asgje me shume se nje kopio e kenges se pare te ketij djalit. E njejta menyre kendimi. Per vokal s'behet fjal fare.

    Kishte ndonje kengetar tjeter qe la pershtypje te mira apo vetem ky eshte?
    HOLLAND...

  10. #110
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anëtarësuar
    22-11-2002
    Postime
    1,440
    Kthjellu - Mundohem te harroj meritonte vendin e pare per mua , kengetari shtatshkurter nga prizreni me te vertete qe me la mbresa .
    Ndersa Kenga albanit ishte identike si e para , pike mori vetem se ka zerin e mire .Asgje me shume .

  11. #111
    ...
    Anëtarësuar
    26-11-2003
    Vendndodhja
    PARIS me Xhej-n jo Lopezin jo :P o mo e mir se Lopezi
    Postime
    1,432
    Se kam degju kete nga Prizreni. Po ky Albani nuk eshte ndonje kush e di ca. Normal eshte. Edhe ne shumicen e rasteve eshte flat ne vokal, kur shkon ne notat lart.

    Imiton pak ate cunin e Elita 5.
    HOLLAND...

  12. #112
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Mosha
    37
    Postime
    3,502
    Kenga e Alban Skenderajt me Kthjellun ishte identike me kengen qe kendoi Albani vitin e kaluar per nga interpretimi por jo edhe per nga muzika kur edhe komponimi i kenges Dicka ishte bere nga Kthjellu e jo nga Albani. Muzika eshte e te njejtit stil por dallon nga kenga qe Albani kendoi vitin e kaluar, kurse interpretimi ishte goxha njesoj.

    Grupi Kthjellu jane nga Ferizaji e jo nga Prizreni.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  13. #113
    Klea Maska e kleadoni
    Anëtarësuar
    15-03-2006
    Postime
    3,535
    me ka pelqyer shume bashkepunimi i Alban Skenderaj me grupin Kthjellu... ndoshta mund te duket si nje kopje e kenges se pare te Albanit,por kjo nuk do te thote qe ai ka bere te njejten kenge,sepse po te degjoni te tere albumin e tij do ndryshoni mendim...ajo eshte rryma qe ai ndjek,kenget e tij jane te gjitha te tilla por eshte teksti dhe zeri i tij qe jep ndryshimin.
    Ndaj jam dakord me faktin qe fitoi cmimin e pare.

    Kishte edhe kenge te tjera te bukura,me ka pelqyer Stine,Anjeza e Niku,Soni etj

  14. #114
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,773
    Albani e meritoii 100000 % fitoren kishte nje kenge te shkelqyer me grupin Kthjellu nga Ferizai(Kosove).Albani eshte nje talent i jashtezakonshem,sa mire kendon shqip(Live) aq mire kendon edhe anglisht (Live).Nuk e di a e keni pa nje koncert ate dite kur ke ate dite Top Fest,ishte koncert RockLive,paradite Albani e kendoi nje kenge Anglisht dhe me la mbresa shume te mira.Urime grupit Kthjellu dhe Albanit se e merituan.Kenge fantastike!
    Mandej edhe ajo kenga e Produkt 28 ishte e bukur,e morri vendin e 2-te.
    Koncerti ishte i organizuar mrekullueshem.Urime te gjitheve qe kan kontribuar per ket koncert.

  15. #115
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Mosha
    37
    Postime
    3,502
    "TOP FEST" - THYERJA E TABUVE SHQIPTARE
    "Top Fest" ndan çmime vlerësuese, jo thjesht honoforike, por monetare. Përveç çmimit të madh prej 10,000 euro
    janë ndarë edhe 9 çmime të tjera profesionale nga bordi drejtues i "Top Fest". Vlera e tyre ka qenë nga 1000 euro.
    Bojken Lako, regjisor dhe drejtorit artistik i "Top Fest" flet për "Shqip"

    Keni ndonjë shifër ekzakte se sa
    shikues ka pasur edicioni i "Top
    Fest 3"?
    Lako:Nuk kam një shifër ekzakte.
    Me sa kam kuptuar nga auditori,
    besoj se është ndjekur nga një
    numër shumë i madh shikuesish,
    jo vetëm nga të rinjtë. Mendoj se
    ka pasur një shikueshmëri për
    shkak të rivalitetit në çmimin e
    madh, por edhe për nivelin që ka
    pasur evenimenti. Pjesëmarrja e
    artistëve të rinj e të afirmuar, si dhe
    niveli i mirë kanë krijuar një
    shikueshmëri të lartë për të
    ndjekur vlerësimet që ne kemi
    dhënë, por edhe për të parë spektaklin.
    Sivjet kishte më tepër tendencë
    për rrymën muzikore hiphop.
    Kishte ndonjë kriter përzgjedhës?
    Lako: Që në fillim jemi përpjekur
    të krijojmë një eveniment të
    veçantë që nuk ndodh vetëm një
    herë në vit, por e kemi menduar si
    një zinxhir, një proces më të gjatë
    që ka të bëjë me zhvillimin e kulturës
    muzikore moderne në
    Shqipëri, por edhe në zhvillimin e
    industrisë muzikore. Hapi i parë
    ishte për të krijuar një spektakël
    ndryshe nga të tjerët. Kemi menduar
    të ketë një fushë më të gjerë,
    ku artistë të rrymave të ndryshme
    muzikore performojnë idetë e tyre.
    Ne mundëm që ta sillnim publikun
    sa më afër rrymave muzikore
    më të reja. Kemi lënë të hapur të
    vijnë krijimet nga shtëpi të
    ndryshme diskografike, si dhe nga
    treva të ndryshme shqiptare, aty
    ku flitet shqip. Kriteret kryesore
    janë ato profesionale, por diapazoni
    që pranohet është shumë i
    gjerë. Rrymat më të pëlqyera kanë
    qenë: rrok, rrok alternativ, hiphop,
    r&b, dance, reggaton etj. Në
    edicionin e tretë, fluksi i prurjeve
    të këngëve ka qenë shumë i madh
    prej 182, nga 500 që janë përzgjedhur
    nga bordi drejtues i "Top Fest"
    për 32 javë nga gjysma e dhjetorit
    deri në prill. Këto materiale u
    përzgjodhën nga organizatorët
    dhe bordi drejtues i "Top Fest".
    Kë veçon si moment kulmor të
    spektaklit?
    Lako: Nuk mund të them një
    moment kulmor se për mua të 13
    momentet e ndarjes së çmimeve
    janë kulmore.
    Pse kaq kohë e gjatë për të prezantuar
    këngët?
    Lako: Ky edicion është ideuar në
    këtë lloj formati. Këngët janë
    prezantuar për 32 javë nga dhjetori
    deri në prill. Kjo përzgjedhje
    është bërë për t'i dhënë mundësi
    publikut të dëgjojë këngët konkurrente.
    Kemi zgjedhur pranverën
    për ta finalizuar "Top Festin" , që
    më pas këngët të bëhen refren i
    verës.
    Si janë sinkronizuar rolet tuaja,
    pasi në këtë edicion, ju keni bërë
    punën e regjisorit dhe drejtorit
    artistik?
    Lako:Një sinkronizim perfekt. Por,
    nuk mund ta personalizoj edicionin
    e"Top Fest 3" . Ky eveniment
    është fryt i një stafi të tërë
    profesionistësh dhe tani gjej rastin
    t'i falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët.
    Për sa i përket punës time si
    drejtor artistik është një kënaqësi
    dhe hobi në të njëjtën kohë. U
    bënë 8 vjet, tashmë që unë i përkas
    strukturave të "Top Albania Radios"
    dhe "Top Channel-it" . Si drejtor
    artistik e gjej veten shumë mirë,
    ky është dhe profesioni im realisht.
    A keni ndërmend t'i kontaktoni
    talentet e reja të prodhuara nga
    "Top Fest"?
    Lako:Normalisht që po. Kjo është
    një pjesë e punës tonë, sidomos
    me "Top Records" , që të stimulojmë
    artistët e rinj. Interesi i përbashkët
    është të punojmë me këta
    artistë për t'i sjellë së bashku edhe
    në evenimente të tjera, të cilat do
    të organizohen gjatë verës.
    Sigurisht që këta artistë, ne synojmë
    t'i dërgojmë sërish në edicionin
    e ardhshëm të "Top Fest"
    me krijime të reja, duke i
    përkrahur nëpërmjet studiove
    tona, duke i krijuar lehtësi në
    incizimet dhe publikimet e
    këngëve.
    Është një tendencë e re nga shqiptarët,
    të cilët preferojnë më tepër
    artistët kosovarë. Ju si e komentoni
    këtë fakt?
    Lako: Për sa i përket shifrave të
    sakta në natën finale kanë kënduar
    24 këngëtarë, ndër to, dy
    duete: Tuna & Jonida Maliqi një
    bashkëpunim Shqipëri-
    Maqedoni, si dhe "Kthjellu" dhe
    Alban Skënderaj, një
    bashkëpunim Shqipëri-Kosovë.
    12 këngëtarë kanë qenë nga
    Shqipëria dhe 10 nga Kosova. "Top
    Festi" ka pasur një balancë perfekte.
    Për 3 vjet kemi
    thyer tabutë mes diferencimit të
    artistëve brenda Shqipërisë dhe
    jashtë saj. Jemi përqendruar më
    tepër tek informacioni që sjellin
    këta artistë dhe profesionalizmi.
    Këtu dua të shpreh edhe një
    kënaqësi që më ka dhënë "Top
    Fest" , arritjen e thyerjeve të
    tabuve.
    Çfarë vështirësish keni hasur
    gjatë spektaklit?
    Lako: Vështirësia, që mund ta
    quash edhe kënaqësi, është se
    këtë vit ka pasur nivele më të larta
    profesionale dhe kjo ka sjellë
    vështirësinë e vendimmarrjes,
    duke rezultuar edhe në hatërmbetjet
    e disa këngëtarëve. Kemi
    pasur edhe vështirësi në përballje
    me vendimet që u morën, që për
    mendimin tim janë të sakta dhe
    profesionale.
    Ndiheni i plotësuar nga ky realizim?
    Lako: Sigurisht që kjo nuk është
    perfekte. Për sa i përket realizimit
    teknik dhe formës televizive, unë
    si profesionist, kam vërejtjet e mia
    në raport me veten, por që do
    mundohem t'i përmirësoj me
    kalimin e kohës.
    Është hera e dytë që fiton Alban
    Skënderaj.Mendoni se evidentimi
    i këtij talenti ka qenë merita e
    "Top Fest"?
    Lako: Jam shumë i kënaqur që
    Alban Skënderaj, një artist me
    kompleksitet vlerash, është vlerësuar
    sërish nga publiku. Më vjen
    mirë që publiku e evidentoi për
    herë të dytë më çmim të parë. Kjo
    është merita e "Top Festit" nga
    forma që ne kemi prezantuar,
    duke e kthyer atë nga një të panjohur
    të talentuar në më të adhuruarin
    nga të rinjtë. Për sa i përket
    çmimit është një bashkëpunim
    mes "Kthjellu" dhe Alban
    Skënderaj që për mendimin tim
    ishte një duet perfekt, me vlera të
    mëdha dhe realizim perfekt. Më
    vjen mirë që Alban Skënderaj
    është një produkt i "Top Fest" .
    Edhe sivjet, ai ka arritur të mbajë
    nivelin e tij, duke u konvertuar në
    më të pëlqyerin.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  16. #116
    i/e regjistruar Maska e FierAkja143
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Postime
    2,768
    Dicka nga Alban Skenderaj dhe nje bukurosh me ca veth ne vesh qe kishte nje paraqitje skenike te magniteshme (LOL pupupu ca karagjiozi) kjo shume shume kenge e bukur.
    Ky Albani me duket shume kengetar i kompletuar me ze fantastik.

    pastaj Me Ngadal nga Niku dhe Anjeza kenge njeshe

    dhe Stine e kishte shume kenge te bukur

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Tema të Ngjashme

  1. Partite Dhe Sektet
    By abdurrahman_tir in forum Komuniteti musliman
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 13:25
  2. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-11-2008, 22:03
  3. Ndodhitë në Maqedoni
    By babadimri in forum Shqipe nga Maqedonia
    Përgjigje: 1075
    Postimi i Fundit: 16-10-2007, 12:25
  4. Edicioni i Lajmeve
    By diikush in forum Humor shqiptar
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-07-2006, 13:36
  5. Encyclopedia Britannica Edicioni 1911 shkruan per Shqiptaret
    By King_Gentius in forum Historia shqiptare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 02-07-2005, 15:24

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •