S'me pelqeu menyra se si Bojken Lako i ndau cmimet...
P28 e meritonin vendin e I-re!
S'me pelqeu menyra se si Bojken Lako i ndau cmimet...
P28 e meritonin vendin e I-re!
Nuk kan pasur kurre keshtu festivale Shqipetaret, mos u beni shume interesant sikur ka nisur TOPI do te shkoje jo ne MTV por ne HOLIVUD te lumte TOP CHANNELL
Un me thon te drejten dje e pash naten finale...lol... ene me aq sa kuptova un ( pasi kenget si njof mire ) me pelqeu menyra e ndarjes se cmimeve, ene spaktakli ishte nice...
Kenga fituese e meritonte me fitu iher, ene kush bon llafe mos tboj kot se Albani o goxha cun ene kengen e kishte qa. Gjithashtu me pelqeu kenga P28, Sonit,Shpatit, Anjeza & Niku, ene ja dy te tjera qe spo ja kujtoj emrin...lol
Nejse me mire se Topfest 1-shi ( se 2-shin se kom pa ) ishte ...
* I DiDnT asK 2 B AlbaNiaN...I JuSt GoT LuckY ♥ *CrosiN Da Dead LiNe...Y
Flet frontmeni i grupit Kthjellu, fitues i dy ēmimeve nė Top Fest
Mungonte vetėm logoja e MTV-sė
MANIK BEGOLLI
Mentor Haziri, frontmen i rok-grupit Kthjellu, shprehet i befasuar me organizimin e festivalit Top Fest nė Tiranė, ku i fitoi dy ēmime.
Spektaklit i ka munguar vetėm njė gjė - logoja e MTV-sė. Organizim tė tillė nuk di tė bėjė askush nė Ballkan. Ishte jashtėzakonisht mirė, thotė ai nė njė bisedė pėr Lajmin.
Nė duet me kėngėtarin Alban Skenderaj, Kthjellu e ka fituar ēmimin kryesor, me kėngėn Diēka, ndėrkaq me kėngėn Mundohem tė harroj e ka fituar ēmimin Best Pop/Rock.
Kėngėt tona kanė qenė mė tė votuarat nė tė gjitha radiot dhe televizionet, megjithatė nuk kemi pritur se do ta fitojmė ēmimin kryesor. E vėrteta ėshtė se e kemi pritur ēmimin Best Pop/Rock, thotė Haziri.
Bashkėpunimi me Alban Skenderajn ėshtė treguar shumė i suksesshėm.
Unė Albanin e kam shok dhe mendoj qė bashkėpunimin ta vazhdojmė edhe nė tė ardhmen. Arma e fortė jona nė skenė ka qenė gėrshetimi i vokalit, gjė qė e ka bėrė kėngėn edhe mė tė veēantė.
Deri mė tash, Kthjellu e ka edituar njė album me tetė kėngė, i titulluar Kthjellu 1. Albumi i ri pritet nė vjeshtė.
Kėngėt janė kompozuar nga grupi
Kėngėt Diēka dhe Mundohem tė harroj janė shkruar dhe kompozuar nga anėtarėt e grupit, ndėrkaq vetėm incizimi ėshtė bėrė te kompozitori Ilir Osmani. Ai ka qenė sound inxhinier, por absolutisht nuk ka marrė pjesė nė kompozim dhe tekst tė kėngės, thotė Haziri.
Njė ditė mė parė, Osmani i ka deklaruar Lajmit se ishte kompozitor i kėngėve fituese tė grupit Kthjellu. Ndoshta ka dashur tė pėrfitojė prej kėsaj pune, thotė Haziri.
Kthjellu pėrbėhet nga Mentor Haziri (vokalist), Adnan Sinani (kitarist) dhe Valon Isufi (bateri). Haziri thotė se ėshtė nė bisedė me Fatos Kryeziun, bass kitarist, pėr tu bėrė pjesė e bendit. Kryeziu ėshtė aktor dhe njihet mė sė shumti me rolin e Kryemadhit nė serialin Kafeneja jonė.
Marre nga Gazeta Lajm
Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!
Rrofte Shqiperia Etnike
Sa per Alban Skenderaj mendoje se ishte dicka e pa merituar,kishte goxha prodhime me te bukura,e pse duhet ta mirrte ai!!
Kam frik se behet ndonje manipulim se dy vite rresht te marrsh cmim te 1..Pfffff
Mua me erdhi shume keq per Nikun & Anjezen qe nuk u vlersuan fare,kengen e kishin yll.Pastaj Stine nuk doli pa gje,Shpati me ate ninen e tija kot fare.
Gjithsesi kenga fituese e keti audicioni nuk ishte aspak e merituar.
Feel the pump √
Kenga e Kthjellu&Alban Skenderaj - Dicka eshte zgjedhur nga votat e publikut e jo nga organizatoret. Une mendoj qe ishte kenga me e bukur e festivalit dhe jo me kot publiku e zgjodhi ate kenge.
Per kategorine Pop-Rock, Kthjellu ishte bindshem me i mire se gjithe kandidatet tjere, megjithe konkurrencen shume te madhe qe kishte nga Votra (fituesit e vitit te kaluar ne kete kategori) dhe Humusi (fituesit e vitit te kaluar ne alternative).
Ne kategorine e Alternatives, kenga e ASD - Leviz ishte me e bukura por ne kete rast kane dashur ta shperblejne Gentin si debutant ne kete rryme muzikore. Megjithese, edhe kenga e Qelbanikeve me pelqeu me shume se kjo e Gentit, por si duket emri i tyre ndikoj qe mos ta marrin keta cmimin por Genti.
Ne kategorine e Hip Hop dhe RnB, bindshem me te miret ishin ata qe fituan Dj Blunt & K-os etj, me gjithe konkurrencen e Anjezes dhe Nikut (qe ishte poashtu nje kenge shume e bukur). Kenga fituese jo vetem realizimin dhe muziken, por edhe interpretimin, videon, e kompletisht ishte shume me e arrire se kenga e Anjezes dhe Nikut. Keshtu qe, edhe pse Anjeza e Niku kishin kenge shume te bukur, konkurrenca ne kategorine e tyre ishte shume e forte, prandaj ngelen edhe pa cmim. Ne kete kategori, kenge te bukura ishin edhe Duda e Produkt 28, por konkurrenca e madhe dhe fituan ata qe e merituan me shume kete cmim, Dj Blunt dhe K-os.
Ne kategorine e interpretuesit me te mire, Blero e meritonte, jo vetem per kete vit por per gjithe kontributin e tij muzikor keto tre vitet e fundit. Blero, ne te njejten kohe, ne tre festivalet, eshte ai qe e ndezte me se shumti atmosferen ne publike.
Ne kategorine e femrave, Jonida me Tunen, e kane merituar plotesisht kete cmim. Kenga ishte shume e bukur, e sidomos interpretimi i Tunes (si gjithmone) ishte fenomenal. Tuna kendon me zemer. Edhe Big Mama kishte kenge te bukur.
Ne kategorine, Kenga me e mire, Soni me vertete e ka merituar plotesisht, po e qan fare Ndarjen dhe piano ishte send shume i forte ne ate kenge.
Ne kategorine e Video me e mire, Jericho me Tomlin e Nones, jo qe e merituan per video, sepse video e Dj Blunt dhe K-os ishte me e realizuar, por kualiteti i Jerichos (momentalisht hard rok-grupi me i mire shqiptar) dhe meqenese ishte kategoria e vetme ku kishin kandiduar, atehere cmimi duhej te shkonte tek ta. Me real do ishte tu jepej cmimi i Alternatives, apo krijimi i nje cmimi te ri, Hard Rok.
Kenga e Stineve, ishte e bukur poashtu, dhe e meritoj cmimin qe morri.
Kenga e debutuesit me te mire, Malda Susuri, kengen dhe vet ishte e bukur shume por interpretimi nuk ishte dhe aq, mendoj qe Hana duhej te kishte fituar kete cmim.
Kenga e mashkullit me te mire, Shpati nuk e kishte kengen (komponuar nga Blero) aq te mire, por Shpati ka krijuar shume fansa, dhe publiku e ka pelqyer kengen e tij shume, edhe pse mua nuk mu duk ndonje kenge. Mendoj qe Ardian Gaxha e ka merituar me shume cmimin.
Cmimi Digitalb, Nora Istrefi , vet Nora eshte e bukur, e edhe interpretimet i ka shume te bukura, por muzika ishte shume orientale dhe jo aq e bukur. Por kete cmim e ka dhene Digitalb dhe jane ata qe e kane zgjedhur kete kenge.
Sidoqofte, organizimi e muzika ne pergjithesi ishin shume te arrira, dhe si e thashe edhe une para disa diteve e edhe Kthjellu (kishin marre mirenjohje nga kryetari i bashkise se tyre te Ferizajit per sukseset e arritura ne TopFest 3), ne Ballkan jemi te paret me muzike e edhe me larg se Ballkani. Muzika jone eshte me e bukur se ne shumicen e vendeve tjera europiane.
Per hera tjera, mendoj qe duhet te bashkepunohet me Akademite Muzikore te Tiranes dhe Prishtines, dhe te sigurohet pjesemarrja e gjithe muzikanteve shqiptare. Poashtu, cmimet duhet te jipen ne baze te suksesit te kenges dhe zhanrit qe i takon, nese dikujt i bjen te marre me shume se nje cmim, atehere le ti marre. Poashtu, angazhimi i ndonje showmeni me te mire, do ishte me mire, sidomos dikujt qe ka edhe sens humori. Pjeset humoristike do i kisha heq fare nga spektakli, sepse nuk ka vend per pjese te tilla ne nje festival muzike. Dhe kengetaret duhet ti kushtojne me shume rendesi vallezimit me kenge te tyre, pra te angazhojne koreografe (qe nuk mungojne sidomos ne Tirane, duke pasur parasysh shkollen e Baletit ne Tirane, Ansamblet e Valleve te Tiranes, Prishtines etj.) dhe te vallezojne edhe vet ata dhe poashtu paraqitjes apo performances skenike ne pergjithesi, e jo te dalin e rrijne si hu gjate tere kohes qe kendojne kenget e tyre.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dodoni : 21-04-2006 mė 03:23
Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!
Rrofte Shqiperia Etnike
Mire e ke or ti dodon, po mu mgjau si konga qeter. ajo me peme e me male vec se kji i kishte llafet e tjera.
a mund te me tregoj dikush ju lutum ku mund ta gjej kengen e Malda Susurit- Dashuri e hidhur
por te gjithen komplet se un e kam kete kenge por jo komplete
faleminderit shume
E degjova ate kengen "Kthjellu". Asgje me shume se nje kopio e kenges se pare te ketij djalit. E njejta menyre kendimi. Per vokal s'behet fjal fare.
Kishte ndonje kengetar tjeter qe la pershtypje te mira apo vetem ky eshte?
HOLLAND...
Kthjellu - Mundohem te harroj meritonte vendin e pare per mua , kengetari shtatshkurter nga prizreni me te vertete qe me la mbresa .
Ndersa Kenga albanit ishte identike si e para , pike mori vetem se ka zerin e mire .Asgje me shume .
Se kam degju kete nga Prizreni. Po ky Albani nuk eshte ndonje kush e di ca. Normal eshte. Edhe ne shumicen e rasteve eshte flat ne vokal, kur shkon ne notat lart.
Imiton pak ate cunin e Elita 5.
HOLLAND...
Kenga e Alban Skenderajt me Kthjellun ishte identike me kengen qe kendoi Albani vitin e kaluar per nga interpretimi por jo edhe per nga muzika kur edhe komponimi i kenges Dicka ishte bere nga Kthjellu e jo nga Albani. Muzika eshte e te njejtit stil por dallon nga kenga qe Albani kendoi vitin e kaluar, kurse interpretimi ishte goxha njesoj.
Grupi Kthjellu jane nga Ferizaji e jo nga Prizreni.
Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!
Rrofte Shqiperia Etnike
me ka pelqyer shume bashkepunimi i Alban Skenderaj me grupin Kthjellu... ndoshta mund te duket si nje kopje e kenges se pare te Albanit,por kjo nuk do te thote qe ai ka bere te njejten kenge,sepse po te degjoni te tere albumin e tij do ndryshoni mendim...ajo eshte rryma qe ai ndjek,kenget e tij jane te gjitha te tilla por eshte teksti dhe zeri i tij qe jep ndryshimin.
Ndaj jam dakord me faktin qe fitoi cmimin e pare.
Kishte edhe kenge te tjera te bukura,me ka pelqyer Stine,Anjeza e Niku,Soni etj
Albani e meritoii 100000 % fitoren kishte nje kenge te shkelqyer me grupin Kthjellu nga Ferizai(Kosove).Albani eshte nje talent i jashtezakonshem,sa mire kendon shqip(Live) aq mire kendon edhe anglisht (Live).Nuk e di a e keni pa nje koncert ate dite kur ke ate dite Top Fest,ishte koncert RockLive,paradite Albani e kendoi nje kenge Anglisht dhe me la mbresa shume te mira.Urime grupit Kthjellu dhe Albanit se e merituan.Kenge fantastike!
Mandej edhe ajo kenga e Produkt 28 ishte e bukur,e morri vendin e 2-te.
Koncerti ishte i organizuar mrekullueshem.Urime te gjitheve qe kan kontribuar per ket koncert.
"TOP FEST" - THYERJA E TABUVE SHQIPTARE
"Top Fest" ndan ēmime vlerėsuese, jo thjesht honoforike, por monetare. Pėrveē ēmimit tė madh prej 10,000 euro
janė ndarė edhe 9 ēmime tė tjera profesionale nga bordi drejtues i "Top Fest". Vlera e tyre ka qenė nga 1000 euro.
Bojken Lako, regjisor dhe drejtorit artistik i "Top Fest" flet pėr "Shqip"
Keni ndonjė shifėr ekzakte se sa
shikues ka pasur edicioni i "Top
Fest 3"?
Lako:Nuk kam njė shifėr ekzakte.
Me sa kam kuptuar nga auditori,
besoj se ėshtė ndjekur nga njė
numėr shumė i madh shikuesish,
jo vetėm nga tė rinjtė. Mendoj se
ka pasur njė shikueshmėri pėr
shkak tė rivalitetit nė ēmimin e
madh, por edhe pėr nivelin qė ka
pasur evenimenti. Pjesėmarrja e
artistėve tė rinj e tė afirmuar, si dhe
niveli i mirė kanė krijuar njė
shikueshmėri tė lartė pėr tė
ndjekur vlerėsimet qė ne kemi
dhėnė, por edhe pėr tė parė spektaklin.
Sivjet kishte mė tepėr tendencė
pėr rrymėn muzikore hiphop.
Kishte ndonjė kriter pėrzgjedhės?
Lako: Qė nė fillim jemi pėrpjekur
tė krijojmė njė eveniment tė
veēantė qė nuk ndodh vetėm njė
herė nė vit, por e kemi menduar si
njė zinxhir, njė proces mė tė gjatė
qė ka tė bėjė me zhvillimin e kulturės
muzikore moderne nė
Shqipėri, por edhe nė zhvillimin e
industrisė muzikore. Hapi i parė
ishte pėr tė krijuar njė spektakėl
ndryshe nga tė tjerėt. Kemi menduar
tė ketė njė fushė mė tė gjerė,
ku artistė tė rrymave tė ndryshme
muzikore performojnė idetė e tyre.
Ne mundėm qė ta sillnim publikun
sa mė afėr rrymave muzikore
mė tė reja. Kemi lėnė tė hapur tė
vijnė krijimet nga shtėpi tė
ndryshme diskografike, si dhe nga
treva tė ndryshme shqiptare, aty
ku flitet shqip. Kriteret kryesore
janė ato profesionale, por diapazoni
qė pranohet ėshtė shumė i
gjerė. Rrymat mė tė pėlqyera kanė
qenė: rrok, rrok alternativ, hiphop,
r&b, dance, reggaton etj. Nė
edicionin e tretė, fluksi i prurjeve
tė kėngėve ka qenė shumė i madh
prej 182, nga 500 qė janė pėrzgjedhur
nga bordi drejtues i "Top Fest"
pėr 32 javė nga gjysma e dhjetorit
deri nė prill. Kėto materiale u
pėrzgjodhėn nga organizatorėt
dhe bordi drejtues i "Top Fest".
Kė veēon si moment kulmor tė
spektaklit?
Lako: Nuk mund tė them njė
moment kulmor se pėr mua tė 13
momentet e ndarjes sė ēmimeve
janė kulmore.
Pse kaq kohė e gjatė pėr tė prezantuar
kėngėt?
Lako: Ky edicion ėshtė ideuar nė
kėtė lloj formati. Kėngėt janė
prezantuar pėr 32 javė nga dhjetori
deri nė prill. Kjo pėrzgjedhje
ėshtė bėrė pėr t'i dhėnė mundėsi
publikut tė dėgjojė kėngėt konkurrente.
Kemi zgjedhur pranverėn
pėr ta finalizuar "Top Festin" , qė
mė pas kėngėt tė bėhen refren i
verės.
Si janė sinkronizuar rolet tuaja,
pasi nė kėtė edicion, ju keni bėrė
punėn e regjisorit dhe drejtorit
artistik?
Lako:Njė sinkronizim perfekt. Por,
nuk mund ta personalizoj edicionin
e"Top Fest 3" . Ky eveniment
ėshtė fryt i njė stafi tė tėrė
profesionistėsh dhe tani gjej rastin
t'i falėnderoj tė gjithė bashkėpunėtorėt.
Pėr sa i pėrket punės time si
drejtor artistik ėshtė njė kėnaqėsi
dhe hobi nė tė njėjtėn kohė. U
bėnė 8 vjet, tashmė qė unė i pėrkas
strukturave tė "Top Albania Radios"
dhe "Top Channel-it" . Si drejtor
artistik e gjej veten shumė mirė,
ky ėshtė dhe profesioni im realisht.
A keni ndėrmend t'i kontaktoni
talentet e reja tė prodhuara nga
"Top Fest"?
Lako:Normalisht qė po. Kjo ėshtė
njė pjesė e punės tonė, sidomos
me "Top Records" , qė tė stimulojmė
artistėt e rinj. Interesi i pėrbashkėt
ėshtė tė punojmė me kėta
artistė pėr t'i sjellė sė bashku edhe
nė evenimente tė tjera, tė cilat do
tė organizohen gjatė verės.
Sigurisht qė kėta artistė, ne synojmė
t'i dėrgojmė sėrish nė edicionin
e ardhshėm tė "Top Fest"
me krijime tė reja, duke i
pėrkrahur nėpėrmjet studiove
tona, duke i krijuar lehtėsi nė
incizimet dhe publikimet e
kėngėve.
Ėshtė njė tendencė e re nga shqiptarėt,
tė cilėt preferojnė mė tepėr
artistėt kosovarė. Ju si e komentoni
kėtė fakt?
Lako: Pėr sa i pėrket shifrave tė
sakta nė natėn finale kanė kėnduar
24 kėngėtarė, ndėr to, dy
duete: Tuna & Jonida Maliqi njė
bashkėpunim Shqipėri-
Maqedoni, si dhe "Kthjellu" dhe
Alban Skėnderaj, njė
bashkėpunim Shqipėri-Kosovė.
12 kėngėtarė kanė qenė nga
Shqipėria dhe 10 nga Kosova. "Top
Festi" ka pasur njė balancė perfekte.
Pėr 3 vjet kemi
thyer tabutė mes diferencimit tė
artistėve brenda Shqipėrisė dhe
jashtė saj. Jemi pėrqendruar mė
tepėr tek informacioni qė sjellin
kėta artistė dhe profesionalizmi.
Kėtu dua tė shpreh edhe njė
kėnaqėsi qė mė ka dhėnė "Top
Fest" , arritjen e thyerjeve tė
tabuve.
Ēfarė vėshtirėsish keni hasur
gjatė spektaklit?
Lako: Vėshtirėsia, qė mund ta
quash edhe kėnaqėsi, ėshtė se
kėtė vit ka pasur nivele mė tė larta
profesionale dhe kjo ka sjellė
vėshtirėsinė e vendimmarrjes,
duke rezultuar edhe nė hatėrmbetjet
e disa kėngėtarėve. Kemi
pasur edhe vėshtirėsi nė pėrballje
me vendimet qė u morėn, qė pėr
mendimin tim janė tė sakta dhe
profesionale.
Ndiheni i plotėsuar nga ky realizim?
Lako: Sigurisht qė kjo nuk ėshtė
perfekte. Pėr sa i pėrket realizimit
teknik dhe formės televizive, unė
si profesionist, kam vėrejtjet e mia
nė raport me veten, por qė do
mundohem t'i pėrmirėsoj me
kalimin e kohės.
Ėshtė hera e dytė qė fiton Alban
Skėnderaj.Mendoni se evidentimi
i kėtij talenti ka qenė merita e
"Top Fest"?
Lako: Jam shumė i kėnaqur qė
Alban Skėnderaj, njė artist me
kompleksitet vlerash, ėshtė vlerėsuar
sėrish nga publiku. Mė vjen
mirė qė publiku e evidentoi pėr
herė tė dytė mė ēmim tė parė. Kjo
ėshtė merita e "Top Festit" nga
forma qė ne kemi prezantuar,
duke e kthyer atė nga njė tė panjohur
tė talentuar nė mė tė adhuruarin
nga tė rinjtė. Pėr sa i pėrket
ēmimit ėshtė njė bashkėpunim
mes "Kthjellu" dhe Alban
Skėnderaj qė pėr mendimin tim
ishte njė duet perfekt, me vlera tė
mėdha dhe realizim perfekt. Mė
vjen mirė qė Alban Skėnderaj
ėshtė njė produkt i "Top Fest" .
Edhe sivjet, ai ka arritur tė mbajė
nivelin e tij, duke u konvertuar nė
mė tė pėlqyerin.
Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!
Rrofte Shqiperia Etnike
Dicka nga Alban Skenderaj dhe nje bukurosh me ca veth ne vesh qe kishte nje paraqitje skenike te magniteshme (LOL pupupu ca karagjiozi) kjo shume shume kenge e bukur.
Ky Albani me duket shume kengetar i kompletuar me ze fantastik.
pastaj Me Ngadal nga Niku dhe Anjeza kenge njeshe
dhe Stine e kishte shume kenge te bukur
Krijoni Kontakt