Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    EveryWare
    Anëtarësuar
    21-04-2005
    Vendndodhja
    Zürich
    Postime
    15

    Kahet e strategjisë Serbe në negociatat për statusin e Kosovës:

    "Friendly takeover" e Kosovës apo pjesëve të saj!


    Kush janë këshilltarët e ekipit Serb Dr. Thomas Fleiner – Dr. Lidija Basta Fleiner! Propozimet serbe për Federatën Kosovare! A do të kërkojë edhe Serbia: Vetëvendosje për popujt e Kosovës! Raporti i Kai Aides, platformë shumë e gjerë dhe e legjitimuar nga Këshilli i Sigurimit dhe konjukturat vendimmarrëse ndërkombëtare, për projekte të kantonizimit por edhe aso federale, të vet Kosovës!

    Shkruan: Bardhyl Metaj

    Me emërimin e zviceranit Thomas Fleiner, si këshilltarë kryesorë të ekipit negociues të Serbisë, “është bërë” pak më e qartë se në cilin drejtim dhe me cilat koncepte kushtetuese e drafte legjislative, do të mbështeten propozimet e Serbisë, të paktën gjatë fazës së fundit të bisedimeve për statusin e ardhshëm të Kosovës!
    Si duket, e “vetëdijesuar” nga korniza e bisedimeve, e cila është kufizuar me formulën se “nuk ka kthim në gjendjen e para vitit 99-të, si dhe, nuk ka ndarje të Kosovës por as bashkim me ndonjë union të rajonit apo shtet fqinjë” kornizë të cilën plot kreativitet e zbardhi S.J.Petersen, duke deklaruar se “negociatat po zhvillohen për t’ua hequr shqiptarëve frikën e kthimit në të kaluarën dhe serbëve frikën për të ardhmen e tyre” – udhëheqja aktuale e Serbisë - po mundohet të gjej hapësirat e nevojshme manovruese, në mënyrë që megjithatë të dalin “faqebardhë” nga ky proces historik...i cili gjithsesi, do të qojë kah ndarja definitive e këtyre dy shteteve dhe popujve!
    Por, pyetja kryesore mbetet fatkeqësisht megjithatë, se cili do të jetë kualiteti i shtyllave të kësaj shtetësie...cilat janë hapësirat e shumta manovruese, “ende të pa kufizuara” për negociatorët serbë, që do të qojnë tek një zgjidhje e cila shumë herë dhe nga të gjitha instancat vendimmarrëse është thënë se do të jetë zgjidhje kompromisi? Cilat pjesë të raportit të Kai Aides dhe sugjerimeve të tij janë hapësirë e “mjaftueshme” manovrimi për palën Serbe? Sa ka ende shanse kacavjerja serbe rreth “sovranitetit të saj territorial”? A është rastësi që udhëheqja serbe emëroi pikërisht z. Thomas Fleiner për këshilltarë kryesorë dhe çfarë mund të presim respektivisht kuptojmë nga vendimi për emërimin e tij...apo në cilën fazë të bisedimeve mund të vijnë në shprehje konceptet dhe draftet e tij? A mund të ngjajë se më shumë se këshilltarë, ai, të jetë ftuar në fakt, që të sjellë koncepte dhe propozime të komplikuara e shumë teorike federale e Konfederale, me qëllim të vetëm që të arrijnë atë, të cilën e parashikonte edhe Kai Aide në Raportin e tij të fundit mbi Kosovën, në pikën 67, ku veç tjerash thuhet se: “Në komunitetin ndërkombëtar ka aktualisht një "lodhje prej Kosovës" dhe se zhagitja e “... e procesit të statusit do të rriste këtë lodhje dhe do të dobësonte aftësinë e komunitetit ndërkombëtar për të bërë këtë proces”, që përkthyer do të thotë se çdo pa vendosshemëri për imponim të zgjidhjes, nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, do të shëndronte çështjen e Kosovës në kancer të Ballkanit, të ngjashëm me çështjen e Palestinës...e cila me Kosovën ka të përbashkët, bashkëlindje defektueze, me rastin e shpartallimit të perandorisë Osmane dhe vendimeve absurdeve të Konferencës së Versajës!

    Të gjitha këto por edhe shumë pyetje të tjera, na dalin përballë, posa të operacionalizojmë e përqendrojmë optin, në detajet e dokumenteve ekzistuese – bazë e bisedime tashmë të filluara!

    Por të shkojmë radhazi, duke parë fillimisht kush janë këshilltarët e ekipit Serb!

    Në të vërtetë, fjala është për binomin me përvojë dhe nam të madh internacional, Dr. Thomas Fleiner – Dr. Lidija Basta Fleiner, të cilët gëzojnë një reputacion të lartë, në rrethet Akademike të instituteve më me renome Europiane e botërore...por edhe në Bordet më të larta këshilluese të Bashkimit Europian, ku edhe mbajnë postet më të larta! Që të dy, janë profesorë të universitetit me renome Internacionale të Friburgut të Zvicrës, ligjërues në Universitetet më me renome botërore dhe Drejtorë të Institutit shumë Prestigjioz të Federalizmit! Flajner është figura dhe personaliteti më shquar Europian për çështje të Federalizmit, dhe bashkë-botues i revistave më prestigjioze profesionale gjermane e angleze, të Drejtësisë; President Emiratus i Asociacionit Internacional të ligjësisë konstitucionale dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të të gjitha Asociacioneve të Ligjvënësve Gjerman (Gjermani, Austri, Zvicër); Ai gjithashtu është Koordinatorë i Networkut Europian për çështje të Autonomive Lokale në shtetet Europiane; Nga postet politike dhe përvoja me Jugosllavinë: ai ka qenë në vitet 1992-93 kryesues i të gjitha Misioneve të OSBE –së për republikat e ish Jugosllavisë, si dhe këshilltarë i saj për çështjen Jugosllave në periudha të ndryshme! Ai nuk mund të reduktohet si dhëndër i Serbisë vetëm në kuptimin klasik, ngase nuk është bashkëshortë i ndonjë serbeje pastruese të institucionit e Universitetit ku ai punon, por i Profesoreshës me reputacion pothuaj më të madh se ai, në çështje dhe sfera të shumta të Drejtësisë! Ajo, ka qenë anëtare e këshillit të ekspertëve të Negociatave të Gjenevës, pjesa parapërgatitore e Konferencës së Londrës (1991-92) ku shpesh ka pas përballë të ndjerin, Fehmi Agani! Ka qenë Këshilltare për çështje Kushtetuese, në bisedimet shumë të rënda të Afrikës së Jugut, në mes ANC-së dhe Frontit Popullor të Afrikanëve (1994 dhe 1997); Në vitin 1999, angazhohet nga qeveria Greke që të bëje, një ekspertizë dhe draft kushtetues për statusin e ardhshëm të Kosovës, si dokument të qeverisë greke! Ka qenë udhëheqëse e grupit të ekspertëve (iniciativa Solana) për përpilimin e Kushtetutës Federaliste të shtetit të ardhshëm të Serbisë dhe Malit të Zi! Që nga viti 2002, është anëtare eksperte e Komitetit këshillues të Këshillit të Europës kurse nga viti 2004, Vicepresidente në këtë Këshill Europian!
    Raporti i Kai Aides, platformë shumë e gjerë dhe e legjitimuar nga Këshilli i Sigurimit dhe konjukturat vendimmarrëse ndërkombëtare, për projekte të kantonizimit por edhe aso federale, të vet Kosovës!
    Një pjesë të posteve dhe titujve, i përmendëm më lartë, si rrethanë lehtësuese për të kuptuar më mirë kahet e strategjisë serbe në bisedimet e Kosovës! Elementi i parë që bie në sy tek profili i tyre profesional është se Grupi negociues serb, dëshiron që projekt-propozimeve dhe koncepteve në formë të projekteve kushtetuese, të cilat në formë serike do ti ofrojë ky binom, tu jep legjitimitet të Këshillit Europian dhe BE-së, duke pas parasysh postet e ekspertëve të sajë (kujtoni deklaratat e Drashkoviqit, se të gjitha opsionet serbe janë konform BE-së)! E dyta, është që në faza të ndryshme të bisedimeve, gjithherë dhe në të gjitha variantet të flitet për zgjidhje Federale mes Serbisë dhe Kosovë, por pa i ikë as zgjidhjeve Konfederale...! Në fazën e fundit, ndërkaq, ku mendohet se megjithatë do të arrihet, që të projektohet një zgjidhje e cila ndanë këto dy vende...do të hyjnë në punë pjesët më problematike nga Raporti i Kai Aides, e të cilat nuk janë hapësira të vogla, për zgjidhje federale në vetë Kosovën...! Me këtë dëshirohet të arrihen dy qëllime: e para, shtrimin e problemit në rrafshin teorik duke iu shmangë vendimit politik, në mënyrë që, siç e theksuam më lartë, të vij deri te stërzgjatja e bisedimeve dhe sindromi palestinez...të cilin po e sforcon presidenti serb Tadiq me konceptin e dy entitetve ...dhe projektimi i kantonizimit të Kosovës, për të cilin lenë shumë hapësirë ky raport, kujtoni pjesët nga Raporti i Aides veçanërisht pikat 23, e cila “legalizon” paralelizmin e pushteteteve në Kosovë dhe lidhshmërinë e strukturave paralele serbe me ato të Beogradit, pastaj pikat, 51, ku thuhet se, “Prandaj, me disa përjashtime. serbët e Kosovës do të kthehen vetëm në vendet ku ata mund të gjejnë siguri në numër me qasje në shërbimet e tyre vetanake...” dhe pika 53, ku thuhet se “Një politikë më fleksibile e asistencës për t'ua mundësuar të kthyerve rivendosjen në zona sipas dëshirës së tyre duhet të shqyrtohet...; dhe tutje, po aty, se ”Përkrahja, kësisoj do tu ofrohej njerëzve (serbëve) atje ku ata mund të jetojnë dhe jo vetëm në vendet ku kanë jetuar” , që ska se si të kuptohet ndryshe pos se, kërkohet koncetrimi dhe krijimi artificial i enklave; si dhe pika 56, ku për Kishat serbe thuhet se “Ka nevojë për të krijuar një "hapësirë mbrojtëse" përreth këtyre objekteve me qëllim që të mos jenë aq të ekspozuara ndaj manipulimit politik...Duhet gjetur modalitete të cilat do ti vendosnin objektet fetare serbe nën një formë të mbrojtjes ndërkombëtare...” dhe në vazhdim, përfundimisht politizimi i decentralizimit, i cili fatkeqësisht, do të paraqesë fushëbetejën kryesore, e për të cilën në raportin e Kai Aides krijohet hapësirë shumë e madhe, veçanërisht në pikën 58, ku shprehimisht thuhet se, “Për të realizuar një kthim të qëndrueshëm dhe komunitete të qëndrueshme minoritare, do të nevojitet procesi i decentralizimit”, pikë e cila ngrihet dhe paraqitet si kusht themelorë për praninë e minoritetit serbë në Kosovë, duke e kualifikuar politikisht me qëndrimin se,”Decentralizimi, do të përmirësoje mundësinë e komuniteteve joshqiptare në Kosovë që të ruajnë identitetin e tyre dhe jetën e tyre, të ndërtojnë besim në të ardhmen dhe të inkurajohen që të marrin pjesë më aktivisht në institucionet qeverisëse të Kosovës”! Kësaj pjese të raportit, mbi decentralizimin i kushtohet rëndësi e veçantë në raportin e Aides dhe s`kemi asnjë arsye të besojmë se kështu nuk do të bëj edhe ekipi negociues serb! Në vazhdim të këtij raporti, shih pikën 60-të, raport i cili për shumë aspekte të bisedimeve do të shërbej si platformë, thuhet se “Decentralizimi tani duhet të shqyrtohet seriozisht, në një kornizë më të gjerë, duke çuar në decentralizim të pushtetit dhe rritje të kompetencave në nivel lokal”, pikë e cila pasohet me një platformë mjaft galante dhe e cila në vete legalizon relacionet federale apo konfederate (pika 60-të), “Një kornizë e tillë do të mund të përfshinte një numër komunash të reja e ku ne veçanti serbët e Kosovës do të kishin shumicë ne theksuar. Kjo mund të parashikojë kompetenca të shtuara në sferat si ajo e policisë, drejtësisë,: arsimit, kulturës, mediave dhe ekonomisë, duke përfshire edhe emërimin e zyrtarëve kyçë. Do të mund të lejonte po ashtu lidhje horizontale midis komunave me shumicë serbe... Mund të shqyrtohen po ashtu edhe modalitete për lidhje të posaçme me Beogradin, pa i dhënë Beogradit autoritet mbi komunitetet e tilla”. Shkurt e shqip e thanun, kjo pjesë e këtij raporti shumë problematik, është një përplotësim dhe një Road-Map politike, e pikave 51,53,56,58, për lidhjen vertikale e horizontale të enklavave serbe mes vete, por edhe me Beogradin. Domethënë, platformë shumë e gjerë e legjitimuar nga Këshilli i Sigurimit dhe konjukturat vendimmarrëse ndërkombëtare për projekte të kantonizimit por edhe aso federale të vet Kosovës, të cilat në deklaratën e parë për media, këshilltari tashmë i emëruar serb, Prof. Dr. Thomas Fleiner i përmblodhi si zgjidhje, të cilat “do t`i nxjerrin faqebardhë të dyja palët” karshi qytetarëve të vet!
    Duke pas për bazë të gjitha publikimet e këtij eksperti si dhe stilin e tij të krijimit të postulateve lapidare në formë sloganesh, të cilat pastaj krijojnë kornizë dhe platformë për operacionalizimin e zgjedhjeve, parashoh, se z.Thomas Fleiner, në ndonjë fazë të bllokadës së negociatave do të del me moton, Vetëvendosje për popujt e Kosovës, si formulë e cila në shikim të parë, kënaq të gjitha palët dhe e cila është shumë vështirë të kundërshtohet! E përimtuar, kjo formulë do të thotë, se edhe serbët e Kosovës, ashtu si edhe shqiptarët, kanë të drejtë të vetëvendosjes, gjithsesi në kuadër të një federate Kosovare e cila pastaj atyre, gjithherë bazuar në platformën e shtruar nga Kai Aide, do tu ipte përgjegjësi të integrimit në Institucionet kosovare, por edhe të drejtë në lidhje dhe relacione të veçanta e speciale me Serbinë dhe qeverinë e saj!

    Cili është imazhi i federatave dhe sa konsiderohen ato në bashkësinë Ndërkombëtare si zgjidhje fatlume? A jenë akceptable këto koncepte federale për bashkësinë ndërkombëtare?

    Federalizmi gëzon reputacionin dhe konsiderohet si “zgjidhja më efektive dhe fatlume institucionale e realiteteve multikulturore”, kështu shkruan eksperti më i njohur dhe respektuar për çështjet federale, kanadezi, Roland Watts...( i cili do të ishte eksperti më i preferuar për ekipin kosovarë, jo që të këshillojë rreth federalizmit por që të hedh poshtë propozimet federaliste, si njohës i shkëlqyer i të metave të tyre) dhe kështu do të propagandojë e lobojë edhe Prof. Dr. Thomas Fleiner! Aktualisht në gjithë rruzullin tokësorë jetojnë rreth 40% e popullsisë së përgjithshme botërore, në shtete me struktura Federale! Shumica e tyre janë multikulturale apo edhe multinacionale!
    Janë dy arsye themelore, që po bëjnë që Federalizmi po përjeton një renesancë: e para ngase ofron një zgjidhje për integrim dhe demokratizim të shteteve multietnike dhe multikulturore dhe e dyta ngase, është strukturë moderne e cila në mënyrë eficiente përbashkon dhe mbledh e zgjidh nevojat dhe kërkesat e popullsisë së një vendi si dhe ato të identitetit të theksuar lokal e minoritarë!

    Por cilat janë të metat e tij, veçanërisht në rastin e Kosovës?

    Zgjidhjet federale nuk kenë qenë model asnjëherë në dezintegrimet e ndodhura në Federatat “postkomuniste” respektivisht të atyre që dolën nga Bashkimi Sovjetik...bile as në rastet kur, siç ngjau në disa prej tyre, të cilat në vete kanë edhe “minoritet” rus, prej 20 milionësh! Nuk është aplikuar një zgjidhje e tillë as në rastin e ish-Jugosllavisë, ta zëmë në Maqedoni, apo Kroaci, pa harruar edhe vetë Serbinë dhe çështjet ende të pazgjidhura mirë të Vojvodinës dhe Sanxhakut! Me të vetmen arsye ngase këto krijesa të “reja” kanë nevojë për strukturë të fortë qendrore, veqanerisht në fazë të parë të formësimit të struktura e shtyllave të shtetësisë!
    Pastaj Federalizmi nuk është një produkt i përfunduar njëherë e mirë, apo një “set i fiksuar” institucionesh, por më tepër është një projeksion pragmatik i teknikës së inkorporimit dhe vëmendjes ndaj Interesave partikulare! Prandaj në plan të saj të parë nuk qëndron një ideologji por gjithherë dhe gjithkund – çështja e pjesëmarrjes në vendimmarrje dhe ndarja e përgjegjësive! Vendimtare për suksesin apo mos suksesin e një federate, paraqitet gjithherë aftësia, forca dhe përvoja e Institucioneve respektivisht, softueri...d.m.th, faktori njeri! Element që vetvetiu në rastin e Kosovës nuk mund të paramendohet si i aplikueshëm ngase në Kosovë, nuk kemi të bëjmë vetëm me një proces shpërbërjeje përmbyllëse të ish Jugosllavisë por edhe me shoqëri postkonfliktuoze, të pasluftës, ku plagëve të luftës as që u është dhënë shans që të shërohen! Për më shumë, ky koncept si tillë, është rrugë e minuar për strukturën e brishtë të institucioneve të shtetit të Kosovës...që të dështojë që në hapat e parë dhe të tregohet jo-funksional! Pastaj një element tjetër qendrorë i federatave mbetet se ato janë krijesa të proceseve të gjata historike e jo vendime konferencash! Kultura politike është lokomotiva e suksesit të Federalizmit zviceran...shtet i cili shumë shpesh merret si shembulli më i suksesshëm i integrimit të popujve të të katër gjuhëve si dhe të kantonizimit...por Zvicra, me të drejtën për vetëvendosje për çdo kanton bile edhe për pjesë të tij, është krijesë qindvjeçare dhe produkt i kulturës dhe mendësisë politike të formësuar historikisht! Shpërbërja e ish federatave të bllokut të lindjes ndërkaq, është proces që ka kahe të kundërt, atë të vënies në vend të padrejtësive nacionale dhe formësimit të shteteve kombëtare!

    Pajtimi dhe e ardhmja e përbashkët, Kosovare!?

    Shqiptarët e Kosovës si shumicë në Kosovë, me serbët kosovarë si pakicë i “bashkon” aktualisht por edhe në të ardhmen e një Kosove të pavarur, elementi i fatit të ngjashëm kombëtarë e individual historik!
    Derisa shqiptarët kosovarë tash e njëqind vite, jetojnë ndaras trungut të natyrshëm territorial e kombëtarë të Shqipërisë së cungueme,...në një proces shumë të disfavorshëm politik, rrethanash e regjimesh diktatoriale të gjithfarshme serbe..., serbët e Kosovës, ndërkaq, aktualisht - pas tragjedive të shembura mbi bashkëqytetarët e tyre shqiptarë, në të cilat ishin pjesëmarrës aktivë, kush më shumë e kush më pak, por të gjithë - duhet (të detyrohen) të mësojnë të artikulojnë dhe formësojnë identitetin e tyre serbo-kosovarë, në kuadër të një Kosove të Pavarur...ku duhet të organizojnë e etablojnë qenësinë e tyre politike, kulturore dhe fetare – por gjithsesi të pavarur - nga amplitudat e politikës së Beogradit...! Rrethanat të cilët ju ofrohen atyre, në një Kosovë të super-monitoruar, nga të gjitha instancat dhe reflektorët ndërkombëtarë të shekullit XXI, janë shumë, shumë më të favorshme se plagët asnjëherë të shëruara të kalvarit të shqiptarëve të Kosovës në 100 vitet e fundit nën Serbi! Bile, e them pa ironi, se në këtë rrugëtim të domosdoshëm të tyre, ata mund të mësojnë shumë nga historia e shqiptarëve të Kosovës...para se të tentojnë të marrin mësime nga ko-patriotët e tyre në Kroaci, çfarë nuk do të ishte keq! Nga shqiptarët e Kosovës, veçanërisht nga gjashtëmbëdhjetë vitet e fundit të Lëvizjes së tyre, duhet të mësojnë të respektojnë dhe pse jo edhe ti kopjojnë... ngase ata ditën të ndërtojnë identitetin e tyre politik, të organizojnë e ndërtojnë ambiciet e tyre kombëtare, si kosovarë dhe për Kosovën, jashtë koncepteve të bashkimit kombëtarë dhe strukturave të shtetit amë...Shqipërisë!
    Serbët kosovarë, por edhe ata në Serbi, po dëshirojnë...apo thjeshtë po harrojnë, “ndoshta edhe pa fajin e tyre”...d.m.th nga arsyeja se shqiptarët kanë theksuar shumë rrallë zyrtarisht, së fundi në deklaratën e parë të grupit negociatorë, se po bëjnë një kompromis të madh, duke sakrifikuar dhe ngulfatur një vullnet dhe inercion historik...atë të bashkimit me Shqipërinë, me shtetin amë!
    Kaq, asgjë më tepër, seç po bëjnë shqiptarët e Kosovës, s`kërkohet sot, as prej serbëve kosovarë!
    Një përzierje e realitetit dhe perceptimit...të të ardhmes së përbashkët kosovare!

    Autori është Kolumnist i gazetës “Java”, Prishtinë

    www.gazetajava.com

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-05-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    37
    PETICIONI drejtuar Thomas Fleiner me moton: For Real Justice
    Nenshkruane: http://www.petitiononline.com/fleiner/

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga EveryWare
    Kush janë këshilltarët e ekipit Serb Dr. Thomas Fleiner – Dr. Lidija Basta Fleiner!

    Në të vërtetë, fjala është për binomin me përvojë dhe nam të madh internacional, Dr. Thomas Fleiner – Dr. Lidija Basta Fleiner, të cilët gëzojnë një reputacion të lartë, në rrethet Akademike të instituteve më me renome Europiane e botërore...por edhe në Bordet më të larta këshilluese të Bashkimit Europian, ku edhe mbajnë postet më të larta! Që të dy, janë profesorë të universitetit me renome Internacionale të Friburgut të Zvicrës, ligjërues në Universitetet më me renome botërore dhe Drejtorë të Institutit shumë Prestigjioz të Federalizmit! Flajner është figura dhe personaliteti më shquar Europian për çështje të Federalizmit, dhe bashkë-botues i revistave më prestigjioze profesionale gjermane e angleze, të Drejtësisë; President Emiratus i Asociacionit Internacional të ligjësisë konstitucionale dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të të gjitha Asociacioneve të Ligjvënësve Gjerman (Gjermani, Austri, Zvicër); Ai gjithashtu është Koordinatorë i Networkut Europian për çështje të Autonomive Lokale në shtetet Europiane; Nga postet politike dhe përvoja me Jugosllavinë: ai ka qenë në vitet 1992-93 kryesues i të gjitha Misioneve të OSBE –së për republikat e ish Jugosllavisë, si dhe këshilltarë i saj për çështjen Jugosllave në periudha të ndryshme! Ai nuk mund të reduktohet si dhëndër i Serbisë vetëm në kuptimin klasik, ngase nuk është bashkëshortë i ndonjë serbeje pastruese të institucionit e Universitetit ku ai punon, por i Profesoreshës me reputacion pothuaj më të madh se ai, në çështje dhe sfera të shumta të Drejtësisë! Ajo, ka qenë anëtare e këshillit të ekspertëve të Negociatave të Gjenevës, pjesa parapërgatitore e Konferencës së Londrës (1991-92) ku shpesh ka pas përballë të ndjerin, Fehmi Agani! Ka qenë Këshilltare për çështje Kushtetuese, në bisedimet shumë të rënda të Afrikës së Jugut, në mes ANC-së dhe Frontit Popullor të Afrikanëve (1994 dhe 1997); Në vitin 1999, angazhohet nga qeveria Greke që të bëje, një ekspertizë dhe draft kushtetues për statusin e ardhshëm të Kosovës, si dokument të qeverisë greke! Ka qenë udhëheqëse e grupit të ekspertëve (iniciativa Solana) për përpilimin e Kushtetutës Federaliste të shtetit të ardhshëm të Serbisë dhe Malit të Zi! Që nga viti 2002, është anëtare eksperte e Komitetit këshillues të Këshillit të Europës kurse nga viti 2004, Vicepresidente në këtë Këshill Europian!
    Po edhe ne e kemi ministrin e pushtetit Lokal Lutfi Hazirin(LDK)Kryesues i delegacionit tone qe as kufit e Kosoves si dine mire kah i kemi se le ma qe merr vesh diqka per decentralizimin
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Platforma e shqiptarëve: Kosova shtet multietnik ! - DOKUMENTI




    Zbardhet qëndrimi që do të mbahet të hënën në Vjenë


    Platforma e shqiptarëve: Kosova shtet multietnik

    Pavarësia, 6 argumentat e Prishtinës

    Gazeta Shqiptare ka arritur të sigurojë në mënyre eskluzive edhe dokumentin e plotë të platformës së delegacionit kosovar që do të parqitet nesër në Vienë në raundin e parë të bisedimeve për statusin përfundimtar të Kosovës, të cilat do të mbahen në kryeqytetin e Austrisë. Plani në fjalë është përgatitur që në datën 15 janar dhe ka kaluar të gjitha hallkat e analizës dhe më tej ka marrë edhe ok-in e të gjithë qeverisë si dhe të gjithë Grupit negociator kosovar. Mësohet gjithashtu se ky plan ka qenë edhe në qendër të bisedimeve që Ministri i Jashtëm i Shqipërisë z Besnik Mustafaj ka zhvilluar në Uashington disa ditë më parë në Departamenin e Shtetit.

    Pikat e Planit
    Plani është i bazuar në gjashtë shtylla kryesore të cilat njëra pas tjetrës plotësojnë arsyetimin llogjik të kësaj platforme, që është shtet multietnik i qytetarëve të Kosovës. Shtylla e parë përbëhet nga objektivat e kësaj marrëveshje, marëdhëniet ndëretnike si dhe përfituesit që janë qytetarët e Kosovës, të cilët janë edhe subjekti real i reforëm së decentralizimit. Në shtyllën e dytë shtjellohet Organizimi Territorial i Kosovës, i cili në thelb do të ketë përgatitjen e Ligjit mbi Kufinjtë e Komunave dhe Bashkive të Kosovës. Në këtë shtyllë platforma i përmbahet parimeve të grupit të kontaktit për shoqëri multietnike dhe ruajtjen e Integritetit Territorial të Kosovës. Shtylla e tretë e këtij plani sqaron kompetencat e subjekteve të admistrimit vendor ato vetjake dhe ato të deleguara, përfaqsimin në to, emërimin e zyrtarëve si dhe financat publike të pushtetit vendor. Shtylla e katërt ka të bëjë me garancitë për mbrojtjen e minoriteteve, mekanizmat e tyre për votim, përdorimin e gjuhës amtare, edukimin, lirinë e shtypit dhe të Medias, Përdorimin e simboleve fetare dhe kombëtare, lirinë e shprehjes si dhe të grupimit politik apo social. Në shtyllën e pestë plani përmban bashkëpunimin ndërbashkiak, atë ndërkufitar, bashkëpunimin ndërkombëtar të njësive vendore si dhe mbikqyrjen e ligjore dhe institucionale në shtetin e Kosovës. Në shtyllën e fundit platforma sqaron edhe njëherë se Perspektiva e Kosovës do të jetë Evropiane, do të respektohet parimi i Reciprocitetit, do të ruhet identiteti kombëtar i qytetarëve të vet, garantohet që do të jenë ndërkombëtarët ata që do ta monitorojnë dhe do të ndihmojnë në Implemetimin e kësaj marrëveshje. i.k.

    DOKUMENTI


    Platforma e kosovarëve për pavarësinë


    Mbështetur në qëndrimet e delegacionit të Kosovës për Kosovën shtet i pavarur dhe sovran, i cili i është dorëzuar Presidentit Martii Atihsaari më 23 nëntor 2005, delegacioni i Kosovës tani parashtron një sërë parimesh themelore për reformimin e qeverisjes lokale në Kosovë. Delegacioni i Kosovës i qaset bisedimeve për reformën e pushtetit lokal duke u mbështetur në qëndrimin e delegacionit të Kosovës se nuk mund të ketë marrëveshje për asnjë element të pakos për zgjedhjen e statusit përfundimtar përderisa nuk është arritur marrëveshja për pakon në tërësi. Detajet e parashruara në këtë propozim mund të zbatohen në tërësi vetëm pasi që të jetë arritur marrëveshja rreth një pakoje të pranueshme të zgjidhjes së statusit përfundimtar.
    Me propozimin e këtyre parimeve themelore, delegacioni i Kosovës pranon rëndësinë e dispozitave të avancuara për mbrojtjen dhe promovimin e pakicave në Kosovë nëpërmjet qeverisjes lokale dhe për marrëdhënie harmonike dhe stabile ndërmjet komuniteteve etnike për të cilin qëllim edhe janë zhvilluar këto parime. Parimet e paashtruara në këtë dokument janë propozuar në pajtim të plotë me parimet e qeverisjes së mirë, demokracisë, transparencës dhe sundimit të ligjit siç zbatohen në tërë Europën. Në të vërtetë, shumë prej parimeve në vazhdim janë pasqyrim i drejtpërdrejtë i dispozitave relevante të dokumenteve në vijim:
    Parimin e subsidiaritetit të Bashkimit Evropian; Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale (1985), Konventën Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare (1995), Skicën e Konventës Evropiane për Bashkëpunimin Kufitar ndërmjet Bashkësive Territoriale ose Autoriteteve (1980), praktikat më të mira rajonale me referencë të veçantë, Kornizën mbi Marrëveshjen e Ohrit (2001), si dhe në parimet e miratuara dhe të zbatuara deri tani të Dokumentit Kornizë për Reformën e Pushtetit Lokal (2004), dhe Programit Punues 2005-2008 (2005) që del nga Dokumenti Kornizë. Reforma e pushtetit lokal, pos tjerash, do të ndihmojë procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.
    1. Objektivat, Përfituesit, Marrëdhëniet Ndëretnike
    1.1. Kosova është angazhuar për një reformë të plotë të pushtetit lokal, të udhëhequr nga parimet e efektivitetit, funksionalitetit dhe stabilitetit të saj, nga e cila do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës.
    1.2. Reforma e pushtetit lokal do t’i sjell qytetarët më afër vendim-marrjes, do të ofrojë shërbime më të mira në nivelin lokal, do të sigurojë qeverisje të qëndrueshme, si dhe kushte jetese për të gjithë qytetarët e Kosovës, do të kontribuojë në integrimin e të gjitha komuniteteve në strukturat demokratike në Kosovë dhe do të konsolidojë institucionet lokale në Kosovë. Një pushtet lokal efektiv dhe i përgjegjshëm është thelbësor për inkurajimin e qytetarëve për të marrë pjesë në jetën demokratike.
    1.3. Reforma e pushtetit lokal do të kontribuojë pozitivisht në raportet ndër-etnike, do ta afirmojë respektin për identitetin etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetar të komuniteteve dhe do të mundësojë një zhvillim të qetë dhe harmonik të shoqërisë civile në të tërë Kosovën
    1.4. Reforma e pushtetit lokal do të respektojë karakterin shumë-etnik të shoqërisë të Kosovës. Ky karakter do të reflektohet në mënyrë të duhur në nivelin komunal nëpërmjet ekzistencës dhe formimit të njësive shumetnike të vetëqeverisjes lokale
    1.5. Reforma e pushtetit lokal do të përfshijë dhe zbatohet në tërë Kosovën dhe për tërë qytetarët e saj duke funksionuar brenda rendit të përgjithshëm kushtetues dhe ligjor të Kosovës.
    2. Organizimi Territorial Komunal
    2.1. Organizimi i tanishëm territorial do t’i nënshtrohet rishqyrtimit, duke u bazuar në këto kritere siç janë: numri i banorëvfe, tiparet gjeografike, infrastruktura ekzistuese, qëndrueshmëria ekonomike dhe financiare, dhe veçoritë kulturore e gjuhësore. Për ndryshimet e kufijve komunal, janë të nevojshme edhe konsultimet paraprake me komunitetet lokale. Organizimi i ri territorial do të përcaktohet me Ligjin mbi Kufijtë e Komunave.
    2.2. Organizimi i ardhshëm territorial i Kosovës, vëmendje të veçantë do t’i kushtojë interesave të veçanta të komuniteteve pakicë duke përfshirë komunitetin serb, duke respektuar dhe balancuar me të gjitha palët e përfshirë dhe duke marrë parasysh kriteret e lartpërmendura përfshirë kapacitetet ekonomike dhe financiare. Do të krijohet një numër shtesë edhe i komunave shumetnike me një shumicë lokale të pjesëtarëve të komuniteteve pakicë.
    2.3. Integriteti territorial i Kosovës dhe karakteri unitar i saj është i pacënueshëm. Prandaj në mënyrë eksplicite përjashtohet çdo kërkesë me karakter territorial, si janë krijimi i korridoreve etnike, enklavave, apo kërkesa territoriale që synojnë ndarje territoriale përgjatë linjave etnike de jure apo de fakto.
    2.4. Kufijtë e ri komunal do të përcaktohen duke marrë parasysh rezultatet nga regjistrimi i ekonomive familjare dhe i popullsisë. Rezultatet nga regjistrimi i popullsisë janë të rëndësishme për të përcaktuar masën e nevojave, pavarësisht etnicitetit, siç janë shëndetësia dhe arsimi. Rishikimi i kufijve komunal do të bëhet brenda një viti pas përfundimit të regjistrimit të popullsisë. Regjistrimi i popullsisë dhe i ekonomive familjare do të realizohet sipas standarteve evropiane dhe nën mbikëqyrjen ndërkombëtare.
    2.5. Komunat janë njësi bazë të vetëqeverisjes lokale. Të gjitha komunat e Kosovës janë subjekte të barabarta juridike. Komunat urbane (qytetet) duke përfshirë edhe Mitrovicën mund të organizohen edhe në njësi nën-komunale.
    2.6. Kryeqyteti Prishtina dhe organizimi i saj i brendshëm territorial rregullohet me anë të një Ligji të veçantë për Kryeqytetin Prishtinë.
    2.7. Pas përfundimit të organizimit të brendshëm territorial të Kosovës dhe pas freskimit të listave të votuesve, në pajtim me organizimin e ri territorial, zgjedhjet e reja okale do të mbahen duke u bazuar në organizimin territorial tashmë të caktuar, dhe në pajtim me rregullat e specifikuara në Ligjin mbi Zgjedhjet Lokale.
    3. Kompetencat Vetanake dhe ato të Deleguara, Emërimi i Zyrtarëve të Lartë, Përfaqësimi i Barabartë, Financat Lokale
    3.1. Kompetencat e komunave dhe njësive nën-komunale do të specifikohen në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.
    3.2. Brenda kufijve të saj dhe në bazë të ligjeve në fuqi, çdo komunë mund të ushtrojë kompetencat e saj vetanake të caktuara:
    a) Përcaktimi i prioriteteve ekonomike lokale dhe avancimin e zhvillimit ekonomik lokal;
    b) Planifikimin urban dhe rural dhe shfrytëzimin e tokës;
    c) Lëshimin e lejeve për ndërtim dhe zhvillimin e tokës;
    d) Mbrojtjen lokale të ambientit;
    e) Zbatimin e rregullave të ndërtimit dhe kontrollimi i standarteve të ndërtimit;
    f) Ofrimi i shërbimeve publike lokale dhe të infrastrukturës duke përfshirë; furnizimin me ujë, ujësjellësin dhe kanalizimin, përpunimin e ujërave të zeza; mirëmbajtjen e rrugëve lokale, transportin lokald he planet për ngrohtoret lokale;
    g) Gatishmërinë emergjente lokale dhe zjarrfikësve;
    h) Menaxhimin e pronës komunale;
    i) Shkollimin parashkollor, fillor dhe të mesëm;
    j) Kujdesin primar shëndetësor;
    k) Shërbimet sociale dhe strehimin;
    l) Mbrojtjen e konsumatorëve dhe shëndetin publik;
    m) Lëshimin e lejeve për shërbime dhe pajisje, duke përfshirë argëtimin, ushqimin, tregjet, shitjet në rrugë, transportin lokal publik dhe taksistëve, gjuetinë e peshkimin, restorantet dhe hotelet;
    n) Panairet dhe tregjet;
    o) Emërtimin dhe riemërimin e rrugicave, rrugëve dhe vendeve të tjera publike;
    p) Sigurimin dhe mirëmbajtjen e parqeve publike, hapësirave të hapura dhe varrezave;
    q) Turizmin;
    r) Aktivitetet kulturore;
    s) Sportet dhe aktivitetet e lira;
    t) Aktivitetet rinore;
    u) Kujdesin ndaj fëmijëve
    Kompetencat vetanake, po ashtu, do të përfshijnë: caktimin e zyrtarëve të lartë komunal në fushat e lartpërmendura. Komunat dhe njësitë nën-komunale do të mund të ushtrojnë edhe aktivitete të tjera të cilat janë të nevojshme për administrim adekuat të komunës dhe të cilat nuk janë përcaktuar gjetiu me ligj.
    3.3. Përveç kompetencave të përshkruara më lart, komunave dhe njësive nën-komunale mund t’u delegohen edhe kompetenca të tjera (për zbatimin e rregulloreve qëndrore) që do të përfshijnë, por nuk do të jenë me doemos të kufizuara në:
    a) Librat e kadastrave;
    b) Regjistrimi civil (regjistrimi dhe dokumentacioni)
    c) Regjistrimi i votuesve;
    d) Regjistrimi i bizneseve dhe lëshimi i lejeve;
    e) Pagesa e ndihmës sociale;
    f) Mbrojtjen e pyjeve.
    Resurset adekuate duhet t’u ofrohen komunave nga autoritetet qëndrore për këto qëllime. Kompetencat mund t’ju delegohen të gjithave komunave apo një numri të kufizuar të komunave të mëdha.
    3.4. Brenda kompetencave vetanake dhe atyre të deleguara, komunat dhe njësitë nënkomunale duhet t’i respektojnë parimet e përfaqësimit adekuat të përbërjes etnike në administratën publike komunale, duke respektuar rregullat që kanë të bëjnë me kompetencat dhe integritetin me të cilat udhëhiqet administrata publike. Deri në arritjen e një niveli të akorduar të përfaqësimit të minoriteteve, do të vazhdojë zbatimi i veprimeve afirmative dhe diskriminimi pozitiv, që synon punësimin e anëtarëve të komuniteteve të nën-përfaqësuara.
    3.5. Kjo gjithashtu do të aplikohet në stacionet lokale të policisë dhe në drejtësi. Kuvendi komunal, nga lista e tre kandidatëve të propozuar nga Ministria e Brendshme, do të zgjedh kryeshefat lokal të policisë të emëruar më pas nga Ministria e Brendshme, të cilët rregullisht do të komunikojnë me kuvendin. Ministria e Brendshme, në pajtim me ligjin, do të jetë e autorizuar për shkarkimin e kryeshefave lokal të policisë. Çdo njësi policore, apo forcë sigurimi, që vepron në territorin e Kosovës, duhet të jetë ekskluzivisht nën kontrollin e Ministrisë së Brendshme të Kosovës, dhe do t’i nënshtrohet një strukture të unifikuar komandimi.
    3.6. Kosova do të ketë gjyqësi të pavarur dhe uniforme, ku do të sundojë ligji. Të gjithë qytetarët do të jenë të barabartë para ligjit.
    3.7. Parimi i barazisë para ligjit zbatohet në të gjitha kompetencat e caktuara, apo që do të caktohen në njësitë e vetëqeverisjes lokale. Të gjithë qytetarët e Kosovës do të kenë qasje të barabartë në shërbimet publike dhe do t’i nënshtrohen ligjeve dhe trajtimit të njëjtë, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike, gjuhësore dhe fetare.
    3.8. Ligji i ri për Financa Lokale do të sigurojë financim adekuat gjatë procesit të bartjes së përgjegjësive që do të merren në bazë të Ligjit mbi Vetëqeverisjen Lokale. Njësitë e vetëqeverisjes lokale do të kenë qasje në fondet e mbledhura nga të hyrat e taksave, si dhe transferimin e një pjese të taksave të ngritura në nivelin qëndror, që korrespondojnë me bartjen e kompetencave. Komunat, brenda kompetencave të veta, do të gëzojnë autonominë buxhetore. Një skemë e barazimit financiar apo masa të ngjashme do të mbrojnë komunat më të dobëta financiarisht.
    4. Mbrojtja e Minoriteteve: Mekanizmat për Votim, Përdorim i Gjuhës, Arsimimi, Liria e Asocimit, Liria e Shprehjes/Qasja në Media, Përdorimi i Simboleve
    4.1 Të gjitha ligjet e lartpërmendura dhe këto në vijim: (Ligji për Vetëqeverisje Lokale, Ligji për Financat Lokale, Ligji për Organizimin Territorial, Ligji mbi Kryeqytetin Prishtina, Ligji mbi Zgjedhjet Lokale, Ligji mbi Përdorimin e Gjuhës), do të miratohen vetëm duke përfshirë shumicën e Anëtarëve të Kuvendit nga komunitetet pakicë. (“Shumica Badinter”). Në rast se një marrëveshje e tillë nuk arrihet, do të aplikohen procedurat e specifikuara në Kushtetutën e Kosovës.
    4.2. Aktet normative komunale, të cilat në mënyrë të drejtpërdrejt ndikojnë në kulturën, përdorimin e gjuhës, arsimin, dokumentet personale dhe përdorimin e simboleve, do të jenë subjekt i “klauzolës së interesit vital” (mekanizëm që synon parandalimin e mbivotimit të komunitetit pakicë në atë komunë të veçantë për çështje që ndikojnë direkt interesat etnike), që të specifikohet me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.
    4.3. Përdorimi i gjuhës do të rregullohet me Ligjin mbi Përdorimin e Gjuhëve. Gjuha serbe dhe alfabeti do të vazhdojë të mbetet një gjuhë zyrtare në tërë territorin e Kosovës dhe në të gjitha nivelet administrative dhe gjyqësore. Gjithashtu, gjuhët e komuniteteve pakicë, që fliten nga të paktën 5% e banorëve që jeton në njësinë e vetëqeverisjes lokale, do të jenë gjuhë zyrtare në komunikim me autoritetet lokale brenda njësive përkatëse.
    4.4. Qasja në arsim në gjuhën amtare do t’i garanohet të gjithë fëmijëve pavarësisht nëse gjuha e tyre amtare është apo jo gjuhë zytare në njësinë e qeverisjes lokale të cilën ata jetojnë. Gjithashtu, personat që i përkasin një komuniteti pakicë kanë të drejtë të krijojnë dhe menaxhojnë institucione private edukimi apo trajnimi në bazë të ligjeve të aplikueshme në Kosovë. Ushtrimi i kësaj të drejte nuk do të përbëjë ndonjë detyrim financiar për autoritetet qëndrore ose komunale.
    4.5 Të gjitha komunitetet kanë të drejtën për të krijuar institucione në lëmin e kulturës, artit, shkencës dhe fesë si dhe shkolla dhe shoqata të tjera për shprehjen, avancimin dhe zhvillimin e identitetit të tyre.
    4.6 Të gjitha komunitetet dhe të gjithë individët gëzojnë Lirinë e shprehjes dhe qase në media. Kjo përfshin lirinë për të shprehur pikëpamje dhe për të marrë informacion në gjuhët e minoriteteve pa ndërhyrjen e autoriteteve publike qëndrore apo lokale. Licensimi dhe përdorimi i shtypit apo mediave elektronike do të mbështetet bazuar në ligjet në fuqi.
    4.7 Komunat do të kenë të drejtën për përdorimin e simboleve të veta: stemat, vulat, emblemat dhe flamujt pranë stemave, vulave, emblemave dhe flamurit të Kosovës. (Ligji mbi Vetëqeverisjen Lokale). Simbolet duhet të dallojnë nga ato të komunave të tjera dhe nga simbolet shtetërore zyrtare të shteteve të tejra.
    5. Bashkëpunimi Ndër-komunal, Liria e Asocimit, Bashkëpunimi Ndërkufitar, Bashkëpunimi Ndërkombëtar, Mbikëqyrje Lekale Institucionale
    5.1. Komunat do të kenë të drejtën të bashkëpunojnë dhe të krijojnë partneritet me komunat e tjera të Kosovës, që të kryhen detyrat e interesit të përbashkët. Gjithashtu, komunat mund të themelojnë apo të jenë pjesë e shoqatave të Kosovës dhe ndërkombëtare për mbrojtje dhe promovim të interesave të tyre të përbashkëta. Shoqatat e Kosovës do të kenë të drejtën, sipas kushteve të përcaktuara me Ligjin mbi Vetëqeverisjen Lokale, të bashkëpunojnë me shoqatat e vendeve të tjera. (Neni 10 i Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale).
    5.2. Bashkëpunimi ndërkufitar ndërmjet komunave, i disenjuar për të përforcuar dhe avancuar marrëdhënie fqinjësore të mira, në fushat si ato fetare, zhvillimi rural dhe urban, mbrojtjen e ambientit dhe përmirësimin e infrastrukturës publike, Kosova do të lehtësohet me anë të lidhjes së marrëveshjeve përkatëse me qëllim që të kontribuojë për përmirësimin dhe zhvillimin e rajoneve kufitare.
    5.3. Kosova ka për qëllim të hyjë në marrëveshje dypalëshe, të dëshmuara dhe garantuara nga komuniteti ndërkombëtar, ndërmjet qeverive qëndrore të Kosovës dhe Serbisë, respektivisht në fushat me interes të përbashkët, veçanërisht në lëmitë e kulturës, arsimit dhe trashëgimisë kulturore. Në përputhje me praktikat ndërkombëtare për marrëveshjet (traktatet) bilaterale, obligime të caktuara, që janë pjesë e këtyre marrëveshjeve do të duhej të ishin plotësisht reciproke. Për këtë qëllim do të krijohen komisione të përbashkëta që përfaqësojnë përkatësisht institucione të qeverisjes qëndrore të Kosovës dhe Serbisë, si dhe komuna individuale aty ku është e dobishme dhe e nevojshme.
    5.4. Çdo ndihmë e huaj monetare ose jo-monetare për njësitë e qeverisjes lokale duhet të jetë kompatibil me integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës dhe duhet të kanalizohet nëpërmjet Ministrisë për Administrimin e Qeverisjes Lokale të Kosovës.
    5.5. Monopoli i pushtetit ligjor dhe mbikëqyrja e komunave i mbetet vetëm institucioneve të Kosovës. Të gjitha institucionet paralele ekzistuese duhet të shpërbëhen dhe asnjë formë e institucionit paralel përjashta kontrollit të Kosovës nuk mund të ekzistojë apo të ushtrojë kontroll në ndonjë pjesë të territorit të Kosovës.
    6. Identiteti, Pespektiva Evropiane, Parimet e Reciprocitetit, Garantuesit Ndërkombëtar, Kushtetuta dhe Implementime
    6.1. Gjatë Reformës së Pushtetit Lokal, Kosova do ta respektojnë konceptin mbi të drejtat civile, të bazuar në vlerat evropiane, që synojnë krijimin e identitetit të Kosovës ndërsa ruan të gjitha identitetet etnike, kulturore, gjuhësore dhe fetare të Kosovës.
    6.2. Një marrëveshje politike mbi pushtetin lokal në Kosovë e siguruar brenda kornizës së bisedimeve për status dhe do të dëshmohet dhe do të garantohet nga bashkësia ndërkombëtare. Tiparet kryesore të saj do të inkorporohen në Kushtetutën e Kosovës, si hap i parë i implementimit. Kushtetuta do të garantojë të gjitha të drejtat e minoriteteve të përmendura më lart.
    6.3. Kosova zotohet për bashkëpunim të plotë për zbatimin e një marrëveshje të tillë me të gjitha organizatat ndërkombëtare relevante.
    6.4. Reforma e pushtetit lokal është një proces kompeks, e jo një akt i përkohshëm; dhe kërkon jo vetëm vullnetin e mirë të gjithë të përfshirëve, por edhe kohë për implementim. Duke marrë parasysh rëndësinë, jo vetëm për pakicat, Kosova synon në mënyrë ambicioze implementimin e plotë të pakos së reformës deri në vitin 2008, ose gjatë dy viteve pas përfundimit të bisedimeve për status.


    Zgjedhjet në prill në Serbi, rrezik për bisedimet e statusit


    Kompromis apo Marrëveshje?


    Kosovarët nën presionin ndërkombëtar




    --------------------------------------------------------------------------------

    Nga Ilir KULLA

    Duket qartë se delegacioni kosovar në Vienë është nën presion të fortë ndërkombëtar. Presioni mesa duket synontë kompensojë Pavarësinë dhe Sovranitetin me disa kushte dhe kritere shumë të forta. Është evidente se faktori ndërkombëtar dëshiron ti krijojë parametra sa më të pranueshm serbëve në Kosovë, për këtë arsye bën presione që gjuha, arsimi, simbolet dhe besimi fetar i serbëve të jenë të sanksionuara me këtë marrëveshje. Por nëse nga njëra anë kjo gjë duket normale, nga ana tjetër duket se një linjë e tillë e faktorit ndërkombëtar më shumë sesa ti bëjë bisedimet të shkojnë drejt një marrëveshje do ti çojë ato drejt një kompromisi të detyruar politik për të dyja palët. Rreziqet e një strategjie të tillë janë të shumëfishta. Në pjesën serbe dihet tashmë se strategjia synon dy gjëra o ndarje të Kosovës ose vazhdimin qëndrimit të saj nën Serbinë. Realizmi politik na imponon të kuptojmë se kjo e dyta në të gjitha rastet është e pamundur, kurse alternativa e parë rrezikon të ndodhë nëse faktori ndërkombëtar do të lejojë një reformë të thellë të decentralizimit në Kosovë, që në të vërtetë nuk do të jetë asgjë më shumë dhe asgjë më pak sesa vetë ndarja e brendshme e Kosovës mbi baza etnike. Në muajin prill Serbia shkon në zgjedhje të përgjithshme politike dhe maxhoranca aktuale e mbështetur nga Perëndimi ka dy rrugë ose të vazhdojë bisedimet të cilat në të gjitha rastet do të çojnë në Pavarsinë e Kosovës ose të tërhiqet nga to duke kërkuar t’ja lërë fajin shqiptarëve, pse jo duke nxitur edhe trazira të brendshme qytetare. Ka shumë gjasa që projekti serb të jetë ky i dyti, për shkak se një qëndrim i tillë nacionalist do të favorizonte Koshtunicën dhe maxhorancën e tij në zgjedhje. Në të gjitha rastet alternativa e Koshtunicës janë radikalët të cilët jo vetëm që nuk kanë ndër mend të bisedojnë me shqiptarët, por me siguri do të ishin të gatshëm t’ja fillonin një lufte tjetër në Kosovë. Ndërkohë në Prishtinë grupi negociator kurrësesi nuk mund të bëjë lëshime të tepërta. Në të vërtetë sot në Kosovë egsiston një opinion i gjerë se duhet vetëvendosje dhe jo negociata për statusin, në rast të një nënshkrimi që nuk do të ishte pavarësi, jo vetëm që nuk do të pranohej imponimi ndërkombëtar, por do të shkohej drejt trazirave dhe konfliktit. Ndaj sot duhet një marrëveshje e përhershme për Kosovën dhe jo një kompromis i imponuar politik i radhës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    HYSA:"OFERTA KOSOVARE PËR DECENTRALIZIMIN ËSHTË INTEGRUESE"



    Ylber HYSA, anëtar i delegacionit të Kosovës në bisedimet e Vjenës



    EVROPA E LIRË
    Zoti Hysa, cila është esenca e pozicionit të palës kosovare në takimin e Vjenës për decentralizimin?

    YLBER HYSA
    Besoj që esenca e ofertës kosovare qëndron në faktin se për dallim nga pala serbe, ne ofrojmë një qasje integruese me platformën tonë, e cila përveç se parasheh një varg principesh mbi të cilat mund të ndërtohet një reformë funksionale e pushtetit lokal, ofron edhe shumëçka në ofrimin e pushtetit te qytetari dhe në këtë rast edhe te komunitetet etnike dhe u ofron atyre që të realizojnë shumëçka nga interesat reale dhe vitale që kanë. Në këtë aspekt qasja jonë është gjithëpërfshirëse dhe besoj përfituese për secilin që dëshiron që ta shoh decentralizimin si reformë të pushtetit lokal dhe jo diçka tjetër.

    EVROPA E LIRË
    Dhe, cila do të ishte arsyeja konkrete për të cilën pala serbe dhe serbët e Kosovës do të duhej ta pranonin ofertën e palës kosovare?

    YLBER HYSA
    Për faktin që ajo u krijon atyre mundësi reale për të realizuar interesat e komunitetit, për të mbrojtur interesat vitale që kanë të bëjnë me një varg çështjesh, qoftë të intresit konkret shoqëror, ekonomik, kulturor gjuhësor, etnik dhe në të njëjtën kohë u mundëson të gjithëve në Kosovë që të ketë një pushtet funksional, pa e penguar njëri-tjetrin në funksionalizim, diçka që ndodh për shembull në Bosnë.

    EVROPA E LIRË
    Duke pasur parasysh qëndrimet relativisht të ndrsyhme të palës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, çfarë mund të pritet realisht nga ky takim?

    YLBER HYSA
    Po, unë mendoj se nëse do të gjejmë pika të përbashkëta në adresimin e çështjeve, atëherë nuk do të shkojmë kah shtyrja e njëri-tjetrit në pozicione të cilat në fund do të bijnë në një lloj disfate. Ne jemi të gatshëm që këtë ofertë ta bëjmë reale edhe në implementimin e saj dhe ky është një rast i mirë për të gjithë ata që duan të përfitojnë prej saj.

    EVROPA E LIRË
    Zyrtarët ndërkombëtarë disa herë e kanë cilësuar çështjen e decentralizimit si çështjen më të rëndësishme të gjithë procesit të negociatave. Në çka janë të mbështetura këto vlerësime, meqenëse ju jeni edhe anëtar i grupit politik?

    YLBER HYSA
    Unë beosj që decentralizimi apo siç dëshirojmë të themi reformimi i pushtetit lokal në Kosovë është me siguri një punë shumë e rëndësishme. Për ne është po aq më e rëndësishme për faktin që ajo shtrohet në pako të statusit për Kosovësn dhe si e tillë u mundëson të gjithëve që të realizojnë shumëçka nga interesi i komuniteteve dhe në këtë aspekt eliminon një nga pengesat e bashkëjetimit dhe të funksionimit të institucioneve në Kosovën e re dhe nëse është menduar në këtë, atëherë është e vertetë se decentralizimi është shumë i rëndësishëm. Për ne është i rëndësishëm i shtruar në këtë formë, brenda një pakoje e cila bën që Kosova të ketë status dhe të funksionojë.

    EVROPA E LIRË
    Duke qenë gjithnjë te kërkesat ndërkombëtare dhe te decentralizimi. A mund të shihen të lidhura kërkesat e ndërkombëtarëve për kompromis nga pala kosovare, pikërisht në çështjen e decentralizimit?

    YLBER HYSA
    Po, besoj se pala ndërkombëtare me atë që është e njohur për qasjen tonë, ka mbetur e kënaqur. Ne e kemi ndërtuar këtë kompromis konscensual gjatë punimit të platformës sonë, duke bërë që të fusim sa më shumë elemente atraktive për palën serbe dhe për komunitetet në përgjithësi, duke mos dëmtuar funksionalizimin e Kosovë, pra duke mos e dëmtuar shumicën. Besoj se i kemi "martuar" këto interesa në platformën tonë, andaj vetë qasja jonë është e bazuar në kompromis dhe në konsensus.

    EVROPA E LIRË
    Zoti Hysa, pavarësisht faktit se jeni anëtar i grupit politik, sa e shihni unik, sa e shihni kompetent këtë delegacion të Kosovë në këtë përbërje, për të diskutuar për çështjen e decentralizimit përballë palës serbe?

    YLBER HYSA
    Unë besoj se pala jonë reflekton gjendje reale të përfaqësimit, e cila bazohet në votë dhe si e tillë është përtej meje për ta komentuar pasi nuk mund ta komentoj besimin e kosovarëve. Është me rëndësi që më në fund diçka që e respekton konsensusin dhe nevojën e Kosovës për të bërë shtet. Në këtë aspekt unë shpresoj se do të jemi funksional. Sa më përket mua dhe subjektit që përfaqësoj, ne edhe më parë dhe edhe tash do të bëjmë maksimumin që me konsensus të ecim përpara.

    EVROPA E LIRË
    Çka do t’i rrezikonte bisedimet në Vjenë, cili do të mund të ishte momenti i ndonjë thyerjeje eventuale për këto biseda?

    YLBER HYSA
    Unë mendoj se ky moment mund të vijë nga një ndjenjë negative që mund ta ketë pala serbe pas komunikimit të këtyre ditëve që u është bërë në Beograd nga përfaqësues të lartë Grupit të Kontaktit, sipas të cilave ata duhet të llogarisin edhe në një status final që është pavarësia. Druaj që Vjena, ose decentralizimi mund të jetë për ta momenti kur ky frustrim mund të vijë si "bumerang" duke u kthyer në një pozicion më rigjid dhe jo si një mundësi që realisht të punohet ëpr të përfituar të gjithë, pra edhe serbët kosovarë. Besoj që nëse Beogradi do të mendojë seriozisht për interesin e bashkëkombasve të tyre, për qytetarët e Kosovës, atëherë do të duhej ta kuptonin Vjenën si një shans sipas të cilës do të duhej ta ndihmonin një proces, i cili është i favorshëm për të gjithë.

    EVROPA E LIRË
    Por, zoti Hysa, sa i ndihmojnë bisedimet e Vjenës deklaratat e përfaqësuesve ndërkomëbatrë që e shohin pavarësinë si një prej mundësive. Në fakt, si ndikon kjo te pala kosovare, por edhe te pala serbe?

    YLBER HYSA
    Besoj se ajo do të duhej të ndikonte si një këndellje për të gjithë, për faktin se do mundësontë një fokusim më real për probleme më reale pa bërë shantazhe të tipit "të gjitha ose asgjë". Kjo, në fakt mund të shtensionojë situatën dhe të na lejojë të gjithëve që të punojmë realisht për të ndërtuar një Kosovë, në të cilën të gjithë mund të funksionojnë në realitetin e ri.

    Intervistoi: Rrahman PAÇARIZI
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Tema të Ngjashme

  1. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  2. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  3. Shpërthen dhuna ndëretnike në Kosove
    Nga mitrovicalia_81 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 334
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 00:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •