cfar ndodhte...

gjeme ne dhjetra familje e qindra te perdhunuar..

Ja nje shembull nga vitet e lavdishme te PEp Shėsė..


...
Observerja e tiranes shkruan:

--------


Arrestimet pas eliminimit tė ish-kryeministrit nisėn me gruan e djalin e tij
Vdekja e Mehmetit, 21 tė arrestuar



-----------------------------------------


Sonila YZEIRI


Plot 17 ėshtė numri i tė arrestuarve, kuadro tė lartė tė Ministrisė sė Brendshme, nga Enver Hoxha pas vdekjes sė Mehmet Shehut. Drejtuesi i PPSH-sė mendonte se kishte njė grup armiqėsor, e qė sipas tij, kishte lidhje me ata qė kishte ekzekutuar mė parė si “armiq tė popullit”. Seria e arrestimeve nis me Fiqret dhe Skėnder Shehun, gruan e djalin e ish-kryeministrit dhe vijoi me tė tjera deri nė arrestimin mė tė bujshėm tė kohės, atė tė Kadri Hazbiut.
Nisja e ndėshkimeve
Tri ditė para Vitit tė Ri 1982, nė Belsh hetuesit interesoheshim pėr pėrfundimin e ndėrtesės ku do tė vendosej familja e Mehmetit. Nė atė kohė shkoi nga dega e 8-tė nė Ministrinė e Brendshme, Nazmi Domi, qė merrej me internim, dėbimet nė kėtė degė. Ai komunikoi se familja e Mehmetit me vendim nga lart do tė internohej nė Belsh. Deri atėherė nuk ishte marrė ndonjė masė e tillė. Ai i thirri Fiqretin dhe fėmijėt e saj dhe nė prezencė tė kryetarit tė Kėshillit tė Belshit e u komunikoi vendimin pėr internimin e tyre nė Belsh. U caktoi zonėn se ku mund tė lėviznin, zonė mjaft e kufizuar. Internimi i tyre ishte njė parathėnie pėr arrestimin e tyre. Nga tė afėrmit nuk erdhi asnjeri nė Belsh pėr t’i parė, me pėrjashtim tė babait tė Marjetės, qė erdhi dy-tri herė me motoēikletė e qėndronte shumė pak.
Spastrime nė Ministrinė e Brendshme
Nė muajin janar tė vitit 1982 ndodhėn ndryshime nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme. Feēor Shehu ishte shkarkuar si ministėr dhe u caktua nė detyrėn e zėvendėsministrit, me pretekstin se nuk kishte njoftuar partinė pėr fejesėn e djalit tė Mehmetit me Silva Turdiun. Ai tashmė nė kėtė detyrė kishte nė varėsi kufirin dhe prapavijėn e ministrisė. Ministėr i Punėve tė Brendshme u emėrua Hekuran Isaj, anėtar i Byrosė Politike, njė ish-fugist nė Uzinėn e Naftės nė Cėrrik, qė u ngrit me katapultė nė pėrgjegjėsi. Zėvendėsministėr pėr punėt e sigurimit u caktua Rexhep Kolli. Filloi goditja e kuadrove tė aftė. Isaj dhe Kolli filluan punėn pėr tė vėnė nė jetė planin ogurzi tė E. Hoxhės, pėr likuidimin e kuadrove mė tė devotshėm dhe pėr tė realizuar skenarin e tij, pėr gjoja ekzistencėn e njė organizate “kundėrrevolucionare me nė krye “poliagjentin” Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiun. Pėr tė arritur kėtė, u krijuan dy grupe tė mėdha, grupi hetimor dhe grupi operativ. Grupi hetimor, tė cilin e drejtonte vetė Hekuran Isaj, kishte si qėllim tė vėrtetonte duke pėrdorur ēdo mjet alibinė e Hoxhės pėr ekzistencėn e gjoja grupit armiqėsor tė Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut. Grupi i dytė, pra, ai operativ qė drejtohej nga Rexhep Kolli kishte pėr detyrė tė grumbullonte tė dhėna materiale dhe dėshmi me ēdo mėnyrė pėr personat qė ishin planifikuar tė arrestoheshin, e pėr t’i kaluar kėto hetuesisė. Ky grup ishte ngarkuar tė bėnte propozime pėr arrestimin e tė tjerėve, me qėllim qė tė vinte nė jetė direktivat e dhėna nga lart pėr pastrimin e plotė tė njerėzve qė mendoheshin armiq. Kėtu filloi fshesa e hekurt, gjuetia e shtrigave nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme e tė kuadrove tė tjerė dhe tė aftė. U shkarkua nga detyra drejtori i Drejtorisė sė Hetuesisė, Elham Gjika, me akuzėn qė ishin bėrė gabime tė rėnda. Po ashtu, u shkarkua nga detyra, drejtori i Drejtorisė sė Sigurimit, Kadri Gojashi, dhe u dėrgua fillimisht kryetar dege nė Gramsh dhe mė vonė u ēmobilizua. U nxor nė lirim kryetari i degės V, Dhimitėr Bonati, u nxorėn nė lirim edhe njerėz tė tjerė. Nė kėtė situatė tė favorshme pėr ta, filluan tė lėviznin njerėzit mė negativė, tė paaftė dhe karrieristė, tė cilėt shpifėn dhe intriguan gjithēka ndaj kuadrove tė ndershėm e tė aftė.
Arrestimet
Mė 5 janar tė vitit 1982 u arrestuan Fiqret Shehu dhe i biri, Skėnderi. Nė muajin shkurt 1982 arrestohet ish-ministri i Brendshėm, Feēor Shehu, nė zyrėn e tij. Mbi bazėn e intrigave, shpifjeve, shtrembėrimit tė fakteve, falsifikimin e materialeve, nxjerrjen e dėshmive nga tė arrestuarit apo dhe nga persona tė tjerė, duke pėrdorur dhunė fizike e psikike, qė nė atė kohė u ligjėrua nga drejtuesit e Ministrisė sė Brendshme, filloi arrestimi i kuadrove.
Nė muajin prill 1982 u arrestua Kristofor Martiro, ish-kryetari i degės sė veēantė tė Sigurimit tė Shtetit, Elham Gjika, ish-drejtori i hetuesisė po nė ministri dhe ish-kryetari i degės sė Punėve tė Brendshme nė Durrės, Lirim Pėllumbi.
Nė muajt prill, maj dhe qershor 1982, sipas radhės u arrestuan Llambi Ziēishti, ish-ministėr i Shėndetėsisė, Xhavit Ismailaga, berber nė hotel “Dajti”, i cili pėr vite me radhė kishte qenė berber i Mehmet Shehut. Mė pas arrestohet Llambi Peēini, i cili kishte kryer detyrėn e drejtorit tė Drejtorisė sė Dytė nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme, qė kishte pėr detyrė sigurimin fizik tė udhėheqjes sė partisė dhe qė nė vitin 1976 emėrohet kryetar i degės sė Punėve tė Brendshme nė Vlorė.
Nė qershor arrestohet Gani Kodra, efektiv i Drejtorisė sė Dytė tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, me detyrėn e kryetarit tė degės pėr sigurimin e anėtarėve tė Byrosė Politike dhe anėtarėt e KQ tė PPSH-sė. Arrestohet Mihallaq Ziēishti, ish-zėvendėsministėr i Punėve tė Brendshme e mė vonė sekretar i partisė nė Korēė e nė Durrės. Nė tetor 1982, arrestohet Ali Ēeno, ish-shoqėruesi i Mehmet Shehut. Gjatė kėtyre muajve arrestohen edhe mjaft kuadro tė tjera tė rėndėsishme tė ushtrisė, siē ishin gjeneralėt: Abaz Fejzo, Arif Hasko, Sadik Bekteshi, Muhamet Prodani, Halim Rahomito, si dhe vėllai i Kadri Hazbiut, Hasan Hazbiu, i vėllai i Mehmet Shehut, Duro Shehu, nė detyrėn e sekretarit tė Komitetit tė Partisė sė Aviacionit, kushėririn e Mehmetit, Idris Seitin, ish-kryetar dege nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme etj. Arrestimi mė i bujshėm ishte ai i Kadri Hazbiut, i cili ishte dhe qėllimi kryesor i Enver Hoxhės. Pėr tė vėrtetuar skenarin e tij tė pėrgatitur me kohė gjoja pėr ekzistencėn e “organizatės kundėrrevolucionare” me nė krye “poliagjentėt” Mehmet Shehu e Kadri Hazbiun.

Te arrestuar pas vdekjes se Mehmet Shehut

1- Kadri Hazbiu, ish-ministėr i Mbrojtjes
2- Fiqret Shehu, gruaja e Mehmet Shehut
3- Skėnder Shehu, djali i Mehmet Shehut
4- Feēor Shehu, ish-ministri i Brendshėm
5- Kristofor Martiro, ish-kryetari i degės sė veēantė tė Sigurimit tė Shtetit
6- Elham Gjika, ish-drejtori i hetuesisė po nė ministri
7- Lirim Pėllumbi, ish-kryetari i degės sė Punėve tė Brendshme nė Durrės
8- Llambi Ziēishti, ish-ministėr i Shėndetėsisė
9- Xhavit Ismailaga, ish-berber i Mehmet Shehut
10- Llambi Peēini, ish-drejtor i Drejtorisė sė Dytė nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme
11- Gani Kodra, ish-efektiv i Drejtorisė sė Dytė nė Ministrinė e Brendshme
12- Ali Ēeno, ish-badigard i Mehmet Shehut
13- Abaz Fejzo, gjeneral, ish-drejtor i tankeve nė Ministrinė e Mbrojtjes
15- Arif Hasko, gjeneral
16- Sadik Bekteshi, gjeneral, Hero i Popullit
17- Muhamet Prodani, ish-komandant i Brigadės sė Parė pas Mehmet Shehut
18- Halim Rahomito, gjeneral, ish-zėvendėsdrejtor i Drejtorisė Politike tė Ushtrisė
19- Hasan Hazbiu, vėllai i Kadri Hazbiut
20- Duro Shehu, vėllai i Mehmet Shehut
21- Idris Seiti, kushėri i Mehmet Shehut ish-kryetar dege nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme



Tirana observer