Kryeministri Berisha niset sot ne Irak. Qellimi, vizite kontigjetit shqiptar
Data e Publikimit: 20/12/2005
Autori i Lajmit:
24 ore
Kryeministri shqiptar Sali Berisha pritet te niset sot drejt Irakut ku do te vizitoje kontigjentin e trupave shqiptare pjesetare te koalicionit nderkombetar ushtarak, te udhehequr nga Shtetet e Bashkuara. Ne kete vizite te pare te nje kryeministri shqiptar ne Irak, Berisha do te shoqerohet nga Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe Shefi i Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura, Pellumb Qazimi.
Fillimisht qeveria kishte vendosur qe per arsye sigurie te njoftonte per kete vizite vetem pas mberritjes se kryeministrit ne Irak, por zoti Berisha e beri te ditur vete viziten e tij gjate debateve te mbremshme ne parlament.
Pak kohe me pare dhe Presidenti Alfred Moisiu dhe nje grup perfaqesuesish te parlamentit kane vizituar trupat shqiptare ne Irak dhe Afganistan. Ushtaraket shqiptare u vendosen ne Irak menjehere pas renies se regjimit te Saddam Husseinit.
Nje kompani prej 130 komandosh, trupat elite te ushtrise shqiptare, veprojne ne Mosul nen komanden amerikane per te garantuar sigurine e aeroportit te ketij qyteti.
BERISHA KISH BA MIR ME MENUA MA MIR PER SHQIPNIN SIMAS MEJE!
Krijoni Kontakt