Ish-Presidenti Meidani: Moskomunikimi mes institucioneve sjell probleme serioze

Ish-Presidenti Rexhep Mejdani konsideron se marredheniet mes institucioneve te ndryshme ne Shqiperi jane duke prodhuar ngerce institucionale per shkak te moskomunikimit mes tyre. “Sulmet mes institucioneve te ndryshme nuk bejne gje tjeter vecse prodhojne ngerce”. Ky eshte qendrimi i ish-presidentit Rexhep Mejdani ne lidhje me perplasjet mes disa institucioneve per ceshtje te ndryshme dhene per emisionin “Miks” ne News24. Mejdani tha se kjo ftohje mes institucioneve nuk do te ndodhte nese do kishte nje koordimin me te mire te punes mes tyre dhe me shume komunikim. “Une personalisht nuk mund ta koncpetoj qe kuvendi te sulmoje institucionin e presidentit. Eshte nje veprim qe sjell ngerce, nderhyrja e qeverise ndaj institucioneve te pavaruara, sic jane prokuroria”.
Ish-kreu i shtetit ka shprehur rezerva per rolin e opozites dhe e ka konsideruar jokonstruktiv. Sipas tij ne reagimet e opozites ka shume retorike dhe pak argumenta. Kurse ne lidhje me qeverisjen demokratike ish-presidenti Mejdani thote se fryma qeverisese ne 100 dite e saj eshte karakterizuar nga fryma demagogjike. “Opozita nuk ka reaguar mjaft fuqishem. Ajo eshte ende ne nje nivel kritik e retorik, por me kalimin e kohes shpresoj se do te gjeje nivelin e duhur te saj”.