Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121

    Etimologjia e fjales Arber, Arberi

    Pasi pash neper forume tema te ndryshme per prejardhjen e shume popujve dhe fantazira te tjera, postoj kete teme qe te behen me te qarta disa teza per emrin e lashte te shqiptareve.

    Postohet nga 'Studime Etimologjike ne Fushe te Shqipes', II, A-B, Tirane, 1976. Ky eshte botim i Institutit te Gjuhesise dhe Letersise te Akademise se Shkencave te R. se Shqiperise

    Pr. Eqrem Cabej

    Faqja 61-69


    arber arben, arberesh, arbenesh, arbenor arbnuer <>, Arber, Arben m., Arberi Arbeni f. edhe emri (i vjeteruar) i vendit, <>, arberisht arbenisht <>. Emer me burim te diskutuar. G. Meyeri 14 nuk shprehet per kete; vetem se te emri lab Laberi gjen nje metateze te nje *alb *Alberi e te Αλβανοι, qe del se pari tek gjeografi aleksandrin Ptolemeu (III 13) si emri i nje populli ilir te Shqiperise se Mesme ne shek. e II. te eres sone, metateze sipas tij kryer pas ligjeve fonetike te sllavishtes. Keshtu edhe Shoku (Starohrvatska prosvjeta, N.S. 1, 1927, 71 = IJ XIII VII 170).

    Ne kundershtim me mendimin e shume dijetareve, vete G. Meyeri me pare (Nuova Antologia 50, 1885, f. 587) per me te vjeter sheh trajten arb- te shqipes. Edhe Pederseni (KZ 33, 551, sh. edhe KZ 36, 299 v.) merr per primare arb-, gjen aty nje emer arber qe duhet te jete medoemos i lashte te shqiptaret, dhe mendon per nje afrim te arben-it me greqishten ορφανος <>, duke pare aty ne thelb emrin e nje fisi te shkulur nga viset e tij. Jokli (Reallex. d. Vorg. I 86) sheh ketu nje emer paraindoevropian. Hahni I 262 e pas tij Tomascheku (Mitt. d. Geogr. Ges. Wien 23, 1880, 504 e te Pauly-Wissowa I 1307) e afronte kete emer me disa emra antike te Ballkanit Perendimor dhe me emrin e ishullit Arbe (Rab) te Adriatikut Verior; po keshtu edhe Sufflay Ungar. Rundschau V 3 vv. Furikis (Αθηνα 43, 3 vv.; 46, 8 vv,; IIIeme Congres intern. des etudes byz. Compterendu 120-123) e lidh me ate te Alpeve, te ishullit Arbe te Dalmacise, te qytetit Arbona te Ilirise, te Alba Longa-s etj., Haupti (Lg 1, 16 vv.) me te Albaneve te Kaukazit. Me kaukazin e afrojne edhe Husingu me Bleichsteinerin (sh. Joklin IJ VIII VII 24 e 6). Per paraindoevropian, nga nje alb-, e merr kete emer edhe Trombetti Arhiv III 1vv., dhe Bertoldi ZrPh 56, 179 v.; sh. edhe Tagliavinin 71 v., Hubschmidin Alpenworter 44, Popovicin Perparimi II (1956) Nr. 3-4 f. 189.

    Nderkaq krahasimin me nje teme alb- me kuptim <> dhe afrimin me toponimet Alba- te Italise i kane menduar qe nga fillimi i shkeullit te kaluar (XIX), vecanarisht Arndti dhe Leaku, sh. Xylanderin 289; te krahasimi me Arbe-n e Dalmacise kthehet edhe Treimeri Ethnogenese d. Slawen 23. Po ashtu edhe A. Mayeri II 4, i cili te dy emrat i krahason me tej me greqishten ορφνος <>, nord. e vj. iarpr << i erret, i mbyllet>>, rus. rjab <> etj. Logoreci (f. 8, Cirka III 264 vv.), mbi deshmine e shprehjes mal e arben <> te aneve te Kurbinit, te ky emer gjen -mbase me te drejte- nje fjale me kuptimin e rrafshit e te fushes, duke pasur parasysh konkretisht fushen midis Matit e Erzenit. Qe Arben quhet gjithe jallia midis grykave te Matit e t' Erzenit e gjer ne Tirane, duke perfshire nder te tjera edhe Prezen e Ishmin me Kepin e Rodonit, dhe qe malsoret e ipeshkvise se Lezhes, kur ulen ne keto fusha, thone <., kete e gjejme se pari te Hahni Reise Drin-Wardar I 13, 15, II 85v.

    vazhdon....vazhdon....vazhdon....vazhdon....

  2. #2
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Etimologjia e fjales Arber, Arberi (vazhdim)


    Fjale e mbare gjuhes, sh. edhe Joklin IJ XI VII 194. Del per here te pare te Buzuku (XVIII/2b): Gjithe populline nde Arbanit ata n mortajet largo, pra si emer i vendit, kurse per gjuhen ai perdor shqip. Per vendin e ka Arbene-n edhe Budi, DC 223 b ke nd Arbene shtiu leqte, sh. edhe DC 226a, 229a, SC 36 (Upeshkepi ce Arbenit), 408, kurse i arbeneshe e ka per <>, Prifti letine, e j Arbeneshe, te Popullit Arbeneshe, nde gjuhu te Arbeneshe, RR 17, 40, 327, 360. Ashtu edhe Bardhi Albania, Epirus Arbeni, 196 Emenate e Gjytetevet, e t keshtjelet Arbenit <>, 197 Kulshedra e botese Arbenit <> (per Gj. Kastriotin), 22 e 218 Epirota I Arbeneshe, 189 Epirotice Arbenisht, 223 gjuhene e Arbeneshe. Edhe Bogdani (Te primite, I 18, 27; 180, 181, II 46, 2, I 95, 32) dheu i Arbenit, Regjenia e Arbenit <>, ndene gjytet te Durecit nd' Arbene <>, mbe male te Arbenit <>, Jo vece t' Arbeneshete me xane Italianisht, po ende keta arbenisht; gjuha jone, e arbeneshe; ende Arbenisht me u veshune; keso fjaleje pente, qi Greqisht, e arbenisht do me thane pense <>; khs. edhe Kuvendi i Arbenit 1706 ku (f. 7,23,31,39,57,58,76,77) prane i arbeneshi del (shpeshhere) Arbeni, dhe ne dallim nga kjo t'Albanit, po (f. 105) edhe gjuhe e Shqipetarevet; per emrin sh. edhe da Lecce. Per shtrirjen e perdorimin e emrit ne boten shqiptare brenda e jashte Atdheut, ne burimet historike te mesjetes si edhe te popuj fqinj,khs. sidomos Thunamannin 240 v. e 318, Malte-Brunin Geogr. univ. IV 339. Hobhousin Journey through Albania 128, A. Bouene La Turquie d' Europe II 147, Hahnin I 230, 271, 311 (edhe kundra Thunmannit), Diefenbachun I 26 vv., Kretschmerin Einletitung 262, Tomaschekun te Pauly-Wisowa I 1 1307. Spitzerin MRIW I 334, Jirecekun Die Romanen in den Stadten Dalmatiens I 43 e III. -alb. Forsch. I 66. Sufflayn (Acta Alb. I 37, Ungar. Rundschau V 3 v., Stadte u. Burgen 7 shen. 8, 18 v., Arhiv II 210, Srbi i Arbanasi 2 vv., Serbet dhe Shqiptaret 4, 35, 36 v., 24 vv.), L. v. Szegun Ungar. Rundschau V 62, Jorgen Helmolts Weltgeschichte VIII 435., Shokun (Starohrvatska prosvjeta, N.G. 1, 1927, 71 = IJ XIII VII 170, Glasn. Skopsk. N. Dr. III 265,Leksikol. studije 1948 f. 79 v., ER I 54 vv., me literature). Joklin IJ XII VII 84, XXI VII 87, XXIV VII 26 (kundra Dabinovicit) e 137, Arch. Rom XXIV f. 17 v. e botimit te vacante, Krahen GN 12, 15 e PN 145, I 97, M. Roques Le Treidlerin te Pauly-Wissowa I 1 1307 e ZslPh V 416, Mustillin Riv. s' Albania I 287, Stadtmullerin Forsch. 160 vv., tani Olbergun Innsbrucker Beitr. z. Kulturwiss. 13, 64. Nga shqiptaret e Shqiperise khs. nder te tjere Xhuvanin. Kritike mbi fjalore te shqipes 17, verejtjet tona Per gjenezen e lit. shqipe 4vv., Leipz. Vierteljahrsschr. f. Sudosteuropa IV 90 vv., BUST SSS XVI Nr. 4 f. 123 e 139, SA I 1 75 v., Ashten 109 v. Fallmerayerin Das alb. El. in Griechenland II 31, Reinholdin Glosari 31, Kupitorin Αλβ. μελεται 19 vv., Kulluriotin Abetari 152, G. Meyerin AS 56, 62, e 64 (turqisht e arberisht), Laographian II112, Furikin ne viset e cituara. Haeblerin 19, 45, 114, pas hetimeve tona arberishte <> edhe ne anet e Tebes (Thives); per te Italise sidomos Kamarden I 10, 21, 30, Lambertzin KZ 53, 67, e 283 e Giordanon; vecanerisht per arbror e arber <> te Kole Keta prej Sicilie sh. Shiroin (te riun).

    Nga keto te dhena shikuar se bashku rezulton se kemi te bejme me emrin e lashte te vendit e te popullit, emer me i mocem se shqip shqiptar Shqiperi Shqipni, te cilat mbizoterojne sot. Ne Shqiperi Arben- Arber- eshte i gjalle nderkaq edhe sot, nga Veriu gjer ne Jug. Per treven fushore te Arben-it ne perdorim kryesisht te malsoret e aneve te Kurbinit (e te Kthelles, shtojme ne) sh. edhe me siper. Per shtrirjen e emrit gjer ne Kosove deshmon nje kenge popullore e asaj ane, me vargun Dalin zojat arbeneshe. Perhapjen nga veriperendimi e tregon katundi Arbenesh i Krajes, emri i te cilit rishfaqet ne Arbenesh (Borgo Erizzo) te Dalmacise.


    vazhdon....vazhdon....vazhdon....vazhdon....

  3. #3
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Kush jane Albanet ? Te pakten thuhet se Ptolemej i permend per here te pare Albanoit rreth Elbasanit, qe ne fakt emri i Elbasanit nuk eshte Elbasan por Albasan ne hartat e vjetra. Megjithate emri Albani permendet si nje dinasti ne Rome. Per cin Albani flet Dionisi i Halicarnasit ? Kush jane keta Albane qe permend Dionisi ?
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #4
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Etimologjia e fjales Arber, Arberi (vazhdim)


    Ne vise te ndryshme te Shqiperise se Mesme gjer ne Shpat e me ne jug arben arber si emer etnik shenon shqiptarin ne dallim nga popuj te tjere, sidomos, nga vllahu e nga jevgu, sh. pas verejtjeve tona edhe Tasen 102, e Illyrine 21. I. 1936 f. 8, ku shenohet se ne Berat me arber eshte quajtur dikur banori (shqiptar) i Myzeqese; per Berzeshte BIS II 1948 Nr. 1 f. 55. Ne anet e Tomorit arber perdoret per <>, J. Llazari ER VIII (II) 365. Si emer gjeografik Arben ne Shqiperi te Mesme shenon fushen e Elbasanit Polisin e rrethina te tjera; Arbona katund afer Tiranes.

    Ne krahinat jugore Arberia shenon sipas vendeve treve te ndryshme te Laberise fshatare c'mban prej Vlore e gjer afersisht ne Delvine; khs. per kete, para Hahnit, Pouquevillin, Voyage I 24 vv., pas Hahnit sidomos M. Urbanin Die Siedlungen Sudabaniens, hartat f. 136, 198. Krahas me Arberi-ne ne ate ane perdoret edhe e thjeshta Arber, ne nje kenge laberishte Kardhiq peseqind shtepi C'te pat Arberi zili. Eshte per te vene re se qe ne purishten, gjuhen e fshehte te mjeshterve (muratoreve) t'Oparit, arber perdoret per bari <>.

    Teza e Hahnit, i cili Albanopolin e Ptolemeut e lokalizon alternativisht ne Zgerdheshin e sotem ne juglindje te Krujes, paraqitet mjaft bindese. Indice jane germadhat e ketij mes vendi, dhe toponimet e tij Kroi Arbanes, Prroi Arbanes, Kodrat e Albanes, pas hetimeve tona te gjalla edhe sot e gjithe diten; Prroi Albanes edhe te Ceka BUST SSS XIII Nr. 1 f. 148. Nje katund Arba, me gjurme gjer ne dite te sotme, ka pasur dikur edhe ne Mat, M. Skura e St. Gaspari, te Zamputi Relacione II 44v., 63 (9). Gjurme te ketij emri ka edhe sot ne Dukagjin te Matit. Ne keto rrethana lokalizmi i Arbenit mesjetar ne Elbasan a ne anet e atij qyteti (Leake 256, Fallmerayer 9) nuk eshte fort afermendsh; ashtu qendron puna dhe me lokalizmin ne luginen e eper te Shkumbinit te Ducellier, Centre de recherche d'histoire et civilisation byzantines. Travaux et memoires 3, 1968, 353 vv. Ne hetimin e kesaj ceshtjeje nje nga burimet shkencore e perben perhapja e ketij emri ne krahinat e sotme sidomos te treves gege.

    Historikisht, mbi deshmine e burimeve perendimore e bizantine te mesjetes, ka te gjare qe Arben-i i perkiste ne thelb treves qe u permend me siper, afersisht prej Kurbini e Kruje e gjer ne det, me gjithe viset perrreth te Shqiperise se Mesme, sh. pas Hahnit dhe Philippsonin Zur Etnographie des Peloponnes (Petermanns Mitteil. 1890 7. 7), Carabellesen Carlo d'Angio 44v., tani rishme Babingerin SA I 140. Me kete pajton dhe pershkrimi i Anonimit te vitit 1308 te Gorka, Anonymi descriptio Europae orientalis 1916, f. 25 vv. (= IJ VI VII 9): <> (Epasa=Apsus, Semeni sipas Hahnit), pershkrim ku shihet zgjerimi i perdorimit gjeografik te emrit ne shek. e XIV.

    Ky qe ne kohen para Skenderbeut ishte shtrire mbi gjithe vendin, duke u zhvilluar nga nje emer fisi a krahine ne emrin nacional te popullit. Kjo shtrirje e emrit per nga Jugu, mbi deshmine e emrit topik Albeigne per viset te Bishti i Palles dhe Albanie per anet e Vlores ne nje version te dyte te Kenges se Rolandit, kish nisur qe ne kohen e luftimeve te Bizantit me Normanet, dhe vazhdoi ne kohen e Anjouvet ne Shqiperi, K. Luka Konfer. e dyte albanologjike II 156.

    Per perdorimin e emrit gjer ne anet e Janines e te Nartes deshmon edhe shfaqja e tij ne kroniken e deres se Tocco-ve te kohes rreth vitit 1400, khs. per kete kronike Skiro, Byzantion XXXII 207. Me keto rrethana pajton qe ate emer muaren me vete edhe ata qe u shkulen ne shek. e XIV. e te XIV. per ne Greqi e Itali, te cilet nuk e njohen me emrin shqiptar, Shqiperi, Shqipni etj., qe shihet se eshte emer me i ri dhe se lindi ose u pergjithesua ne Shqiperi pas shpernguljes se tyre.


    vazhdon....vazhdon....vazhdon....vazhdon....

  5. #5
    MBRET Maska e ILIRI I MADH
    Anėtarėsuar
    06-12-2005
    Vendndodhja
    Manastir, Ilirida
    Postime
    162
    Arbër - Ar (Flori - Gold) bër (I bërë - Made) - I bëre prej flori - Made of Gold

  6. #6
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Arbër - Ar (Flori - Gold) bër (I bërë - Made) - I bëre prej flori - Made of Gold
    avash o ilir avash, se ne rrjesht u mundove te shpjegosh ate qe Cbej ben ne 20 faqe...

    as ar e as flori jane fjale shqipe

    qe te dyja jane latine....

  7. #7
    MBRET Maska e ILIRI I MADH
    Anėtarėsuar
    06-12-2005
    Vendndodhja
    Manastir, Ilirida
    Postime
    162
    Citim Postuar mė parė nga Tannhauser
    avash o ilir avash, se ne rrjesht u mundove te shpjegosh ate qe Cbej ben ne 20 faqe...

    as ar e as flori jane fjale shqipe

    qe te dyja jane latine....
    Epo sic e di une, ne ishim nen sundimin romak edhe bizantin nje kohe shume te gjate, sigurish qe i kemi mare ato fjale nga ata, por qe i perdorim si emer nacional eshte tjeter pune, se nuk kishin emer tjeter per "ar", po si e shpejgon "bėr" ti? une thashe se Ar perdoret edhe me emer tjeter si "flori" jo per donje gje tjeter...
    A cdo te thote "Ar" ne latinisht?

  8. #8
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Epo sic e di une, ne ishim nen sundimin romak edhe bizantin nje kohe shume te gjate, sigurish qe i kemi mare ato fjale nga ata, por qe i perdorim si emer nacional eshte tjeter pune, se nuk kishin emer tjeter per "ar", po si e shpejgon "bër" ti? une thashe se Ar perdoret edhe me emer tjeter si "flori" jo per donje gje tjeter...
    Fjala 'Arber' eshte emri me i lashte per shqiptaret dhe eshte emer Ilir. Nuk ka te bej as me pushtimin romak as me ate bizantin.

    A cdo te thote "Ar" ne latinisht?
    Fjala ne latinisht eshte aurum qe do te thote ar, flori dhe ne shqip kaloi si ar, ne italisht si oro si dhe ne shume gjuhe te tjera neo-latine.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Pėr: Etimologjia e fjales Arber, Arberi

    Sa per fjalwn shqiperi e shqipetar ajo lindi si fjalenga fundi i shek XVll fillimi i XVIII . Praktikisht u degjua per here te pare ne Kuvendin e Arbrit 1703. U formua per cilesuar arberisht ose epirotisht folesit e islamizuar. Mendoj se lindi nga fjala shkep-tar. Pra njerez te shqepur e te larguar nga kristianizmi. Kurse arberit dhe epirotet qe lane etnine per fene dhe u futen nen mrojtjen sllave u quajten... shkie. Ata qe nuk u islamizuan mbeten me emrin arvanite dhe arber ose epirote . Dihet qe arber u quajten sipas Prof. Kristo Frasherit shqipfolesit katolike, kurse shqipfolesit orthodokse u quajten epirote ose ilire por keta shpesh ngaterroheshin me bizantinet sikur ish greke.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Pėr: Etimologjia e fjales Arber, Arberi

    Dihet se ne shume raste r bie dhe shnderohet ne l
    Pra arban u shnderua ne alban, por vete fjala arber une mendoj se ka shume mundesi te mos kete lidhje me arin te cilin ne ato kohe ndoshta edhe nuk e njihnin, por me aren- token bujqesore, are ben are ban ,, dmth punon aren / ben aren, dhe me as arben - arban ne dialekt .
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

Tema tė Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe dhe mediat
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 11-03-2018, 13:32
  2. Ēfarė ėshtė demokracia?
    Nga ILovePejaa nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 25-01-2015, 06:36
  3. Etimologji sipas Nezir Myrtes
    Nga ZANOR nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 24-04-2014, 19:38
  4. Pierre-Pandeli Simsia
    Nga artisti. nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 02-06-2010, 01:44
  5. Liturgjia e Fjalės sė Zotit
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 07:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •