Pasi pash neper forume tema te ndryshme per prejardhjen e shume popujve dhe fantazira te tjera, postoj kete teme qe te behen me te qarta disa teza per emrin e lashte te shqiptareve.
Postohet nga 'Studime Etimologjike ne Fushe te Shqipes', II, A-B, Tirane, 1976. Ky eshte botim i Institutit te Gjuhesise dhe Letersise te Akademise se Shkencave te R. se Shqiperise
Pr. Eqrem Cabej
Faqja 61-69
arber arben, arberesh, arbenesh, arbenor arbnuer <>, Arber, Arben m., Arberi Arbeni f. edhe emri (i vjeteruar) i vendit, < >, arberisht arbenisht < >. Emer me burim te diskutuar. G. Meyeri 14 nuk shprehet per kete; vetem se te emri lab Laberi gjen nje metateze te nje *alb *Alberi e te Αλβανοι, qe del se pari tek gjeografi aleksandrin Ptolemeu (III 13) si emri i nje populli ilir te Shqiperise se Mesme ne shek. e II. te eres sone, metateze sipas tij kryer pas ligjeve fonetike te sllavishtes. Keshtu edhe Shoku (Starohrvatska prosvjeta, N.S. 1, 1927, 71 = IJ XIII VII 170).
Ne kundershtim me mendimin e shume dijetareve, vete G. Meyeri me pare (Nuova Antologia 50, 1885, f. 587) per me te vjeter sheh trajten arb- te shqipes. Edhe Pederseni (KZ 33, 551, sh. edhe KZ 36, 299 v.) merr per primare arb-, gjen aty nje emer arber qe duhet te jete medoemos i lashte te shqiptaret, dhe mendon per nje afrim te arben-it me greqishten ορφανος <>, duke pare aty ne thelb emrin e nje fisi te shkulur nga viset e tij. Jokli (Reallex. d. Vorg. I 86) sheh ketu nje emer paraindoevropian. Hahni I 262 e pas tij Tomascheku (Mitt. d. Geogr. Ges. Wien 23, 1880, 504 e te Pauly-Wissowa I 1307) e afronte kete emer me disa emra antike te Ballkanit Perendimor dhe me emrin e ishullit Arbe (Rab) te Adriatikut Verior; po keshtu edhe Sufflay Ungar. Rundschau V 3 vv. Furikis (Αθηνα 43, 3 vv.; 46, 8 vv,; IIIeme Congres intern. des etudes byz. Compterendu 120-123) e lidh me ate te Alpeve, te ishullit Arbe te Dalmacise, te qytetit Arbona te Ilirise, te Alba Longa-s etj., Haupti (Lg 1, 16 vv.) me te Albaneve te Kaukazit. Me kaukazin e afrojne edhe Husingu me Bleichsteinerin (sh. Joklin IJ VIII VII 24 e 6). Per paraindoevropian, nga nje alb-, e merr kete emer edhe Trombetti Arhiv III 1vv., dhe Bertoldi ZrPh 56, 179 v.; sh. edhe Tagliavinin 71 v., Hubschmidin Alpenworter 44, Popovicin Perparimi II (1956) Nr. 3-4 f. 189.
Nderkaq krahasimin me nje teme alb- me kuptim <> dhe afrimin me toponimet Alba- te Italise i kane menduar qe nga fillimi i shkeullit te kaluar (XIX), vecanarisht Arndti dhe Leaku, sh. Xylanderin 289; te krahasimi me Arbe-n e Dalmacise kthehet edhe Treimeri Ethnogenese d. Slawen 23. Po ashtu edhe A. Mayeri II 4, i cili te dy emrat i krahason me tej me greqishten ορφνος <>, nord. e vj. iarpr << i erret, i mbyllet>>, rus. rjab < > etj. Logoreci (f. 8, Cirka III 264 vv.), mbi deshmine e shprehjes mal e arben < > te aneve te Kurbinit, te ky emer gjen -mbase me te drejte- nje fjale me kuptimin e rrafshit e te fushes, duke pasur parasysh konkretisht fushen midis Matit e Erzenit. Qe Arben quhet gjithe jallia midis grykave te Matit e t' Erzenit e gjer ne Tirane, duke perfshire nder te tjera edhe Prezen e Ishmin me Kepin e Rodonit, dhe qe malsoret e ipeshkvise se Lezhes, kur ulen ne keto fusha, thone < ., kete e gjejme se pari te Hahni Reise Drin-Wardar I 13, 15, II 85v.
vazhdon....vazhdon....vazhdon....vazhdon....
Krijoni Kontakt