Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Microsoft heq dorë nga Internet Explorer për Macintosh

    Lideri në softverin kompjuterik për sisteme operative "Majkrosoft", do të heqë dorë nga mbështetja e mëtutjeshme e internet kërkuesit të saj – Internet eksplorer.

    Lajmi është shpallur në sajtin e kompanisë "Mekintosh", e cila i këshillon shfrytëzuaesit e saj që sa më shpejtë të kërkojnë brauzer të ri të internetit, meqë Majkrosoft do ta ndërpresë mbështetjen ndaj Internet eksplorerit më 31.12.2005.

    Programi do të qëndrojë në sajtin e kompanisë edhe një muaj pas ndërprerjes së mbështetjes, por rekomandohet që shfrytëzuesit të tejkalojnë nëpër teknologji të reja softvere, me ç’rast theksohet softveri "Safari" i kompanisë "Ejpël".

    Kompania "Majkrosfot" nuk bënë të ditur arsyen pse ndërprenë mbështetjen për IE-në e tij, por brenda disa viteve të fundit në treg u paraqitën shumë internet brauzerë më të sigurtë, siç janë "Faerfoks-mozilla" apo "Opera" dhe të cilat, mes tjerash, janë falas.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    mos e luaj; I DEBUAR! Maska e qoska
    Anëtarësuar
    17-05-2004
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    837
    Davius,
    merre si te duash por kur nuk di termat mos u mundo ti perdoresh se e shemton me shume gjuhen. Emrat e kompanive nuk perkthehen ne asnje vend te botes sepse eshte njesoj si te te therrasin ty me kuptimin e emrit ne nje gjuhe tjeter.

    Per sa i perket lajmit, te lutem percille sic thuhet ne te dhe jep nje URI. Nese i gjithe faji i percjelljes se gabuar eshte per shkak te mos kuptimit te gjuhes, nuk e kuptoj pse e merr mundimin!

    Lajmi paraqet deklaraten e Microsoft per nje terheqje te Internet Explorer, shfletuesit per internetin te Microsoft, per sistemin e Apple. Kjo terheqje eshte prezantuar qe ne 2003 per versionin 5 te Internet Explorer(nuk kam gabuar numer por me te vertete eshte "5").

    Justifikimi eshte i thjeshte, sic ka deklaruar vete Micorosoft qe ne 2003, konsumatoret kane treguar me shume interes per Safari shfletuesin e Apple. Sic thuhet ne lajm, normalisht kjo nuk perben nje problem per perdoruesit e Mac pasi kane mundesine te zgjedhin mjaft shfletues te tjere dhe jo aq te lene pas dore si IE version 5.

    Por me tej ne lajm diskutohet edhe problemi qe vjen me kete terheqje pasi kompania SciVisum, ne Angli, me sondazhin e saj ka treguar qe 10% e faqjeve ne angli mund te shfletohen vetem me IE!

    Tani jam une :O antimicrosoft :O me fantazine time .
    Kjo tregon se Microsoft druhet disi nga produktet qe do nxjerre Apple ne platformen x86 dhe x64 dhe si normalisht po tenton te paraprije.

    Me te mira!
    Ndryshuar për herë të fundit nga qoska : 20-12-2005 më 18:40

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Eshte perkthim lale, keshtu qe merre me te lehte, une e kam inat te prek ne tekstin origjinal qe ka perkthyer dikush tjeter, keshtu qe postova lajmin si e mora...

    Hajt me te mira
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Davius nuk ka faj. Rregullat drejtshkrimore te gjuhes shqipe jane qe fjalet shkruhen ashtu sic shqiptohen --> Epëll, Majkro$oft, San Majkrosistems, etj..

    lajmi

    Pune e madhe per shfletuesin. Jam vetem kurioz te di a do ta riperterijne programin Virtual PC kur te nderrohet arkitektura e Mac-ve.
    Prektora

  5. #5
    mos e luaj; I DEBUAR! Maska e qoska
    Anëtarësuar
    17-05-2004
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    837
    E drejte eshte nuk i ngelet hatri ne kete rast Apple(qe ne anglisht lexohet epell) qe ti si shqiptar i lumtur ta lexosh Apple

Tema të Ngjashme

  1. Google Talk, programi i Google për chat
    Nga qoska në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 28-08-2005, 12:42
  2. Microsoft, thotë se do të mbyllë dhomat bisedore në internet
    Nga Hek në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-10-2003, 19:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •