Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Alfred Uēi tregon

    protesta e ministrave te 90
    intervista

    Alfred Uēi tregon historinė e ministrave tė ‘90 qė kėrkuan dorėheqjen


    “Alia dėrgoi njerėz natėn nė shtėpitė e ministrave qė donin tė largoheshin”




    Fatos Veliu
    Sa befasues aq edhe i ēuditshėm fakti, i cili dėshmohet pėr herė tė parė sot, nėpėrmjet rrėfimit tė akademikut tė njohur dhe ish- ministrit tė Kulturės sė Shqipėrisė sė viteve ‘90, prof. Alfred Uēit.

    Para se studentėt tė ngriheshin nė protesta nė dhjetorin e atij viti, nė qeverinė e drejtuar nga Adil Ēarēani kishin filluar problemet e brendshme dhe tepėr serioze. Rrėnimi katastrofik i ekonomisė sė familjes shqiptare dhe tė shtetit tė atėhershėm bėnė qė njė grup prej nėntė ministrash, ndėrmjet tė cilėve ishte edhe vetė prof. Uēi, tė kėrkonin ndryshim tė metodave dhe parimeve tė punės pėr tė ndryshuar gjendjen e paprecedentė ekonomike. Gjithsesi, situatat brenda asaj qeverie, e cila prezantohej nė popull me njė unitet kompakt dhe duke propaganduar me ovacione fitore pas fitoresh, tė cilat “arriheshin” nė ēdo javė e ditė madje edhe ēdo orė, kishin degjeneruar deri nė atė fazė, saqė ministrat e rinj tė cilėt kishin hyrė vitet e fundit nė qeveri tė kėrkonin rrėzimin e saj. Kanė qenė plot nėntė ministra qė kanė kėrkuar dorėheqjen e menjėhershme nga kabineti, teksa kishin marrė parasysh edhe pasojat se njė veprim i tillė do tė sillte rrėzim tė menjėhershėm tė qeverisė. E vėrteta ėshtė se, pas njė dorėheqjeje tė mundshme tė tyre sistemi vetė do tė pėsonte njė katastrofė, pasi njė veprim i tillė do tė sillte pasoja jo tė kėndshme nė popull, sepse shprehja, “rrėzim qeverie” ishte i panjohur pėr 50 vjet me radhė. Dhe njė ngjarje e tillė ka ndodhur jo nė fillim tė dhjetorit apo mė pas, kur lėvizja studentore kishte marrė “zjarr”, por pikėrisht nė fund tė tetorit dhe nė fillim tė nėntorit, kur pėr njė muaj do tė fillonin shkėndijat e para tė lėvizjes sė madhe, qė do tė merrte emrin historik, lėvizja e dhjetorit. E vėrteta ėshtė se nėntė ministra tentuan disa herė tė detyronin Adil Ēarēanin dhe Ramiz Alinė pėr tė miratuar dorėheqjen e tyre, derisa erdhi momenti kur qeveria nuk pėrballej mė vetėm me protestėn e ministrave tė saj, por edhe me atė tė mijėra njerėzve tė shpėrndarė. Gjithsesi, pas kėtij pėrshkallėzimi, pesė prej kėtyre ministrave, kur panė insistimin e lidershipit pėr tė mbajtur nė kėmbė mė sforcim tė pajustifikuar qeverinė e tyre, protestuan dhe u larguan nga qeveria duke lėnė nė sekretarinė e saj aktin e dorėheqjes. Nė momentet e rrėzimit tė qeverisė “Ēarēani”, pikėrisht nė shkurt tė vitit 1991, kohė kur u rrėzua edhe monumenti i Enver Hoxhės, kishte vetėm njė muaj qė kishin marrė postet pesė ministrat e rinj. Gjithēka rreth asaj ngjarjeje, nė dukje disi paradoksale, qė nuk ėshtė bėrė e ditur asnjėherė kėto 15 vite demokraci, e tregon me detaje vetė prof. Uēi, i cili ka qenė protagonisti kryesor i asaj revolte dhe qė mori ndėshkimin mė tė rėndė nga kolegėt e tjerė qė kėrkuan dorėheqjen. Si lindi protesta e ministrave? Pse ata kėrkuan me ngulm nga Ramiz Alia dorėheqjen? Debatet e bėra mes tyre dhe Alisė, pėrsa i pėrkiste problemit tė ekzistencės sė qeverisė. Ēfarė ndodhi gjatė natės, kur ministrat “plangprishės” shkuan nė shtėpitė e tyre. Fillimi i protestave popullore dhe situata e krijuar nė kombinatin Poligrafik, i cili varej nga Ministria e Kulturės. Ēfarė bėri ministri Uēi, kur gjashtėqind punėtorė kėrkuan prej tij zgjidhje tė situatave. Pėrplasja e tij me kryeministrin, Adil Ēarēani, pėr veprimet qė po ndėrmerrnin dhe akuzat e kėtij tė fundit ndaj ministrit tė Kulturės, duke i thėnė se nuk kishte besim te partia, gjė qė do tė thoshte se me kėtė akuzė e priste njė ndėshkim serioz etj.
    Profesor Uēi, deklaruat se nė vitin 1990, pak kohė para se tė fillonin protestat e studentėve, ju me disa ministra tė asaj kohe keni kėrkuar rrėzimin e qeverisė ku bėnit pjesė. Si mund ta vėrtetoni njė deklarim tė tillė?
    Para se t’ju shpjegoj se si kanė rrjedhur ato ngjarje dhe ēfarė ndodhte brenda radhėve tona tė kabinetit qeveritar, mund t’jua vėrtetoj atė qė deklarova, me faktin qė nuk mund tė mohohet se dorėheqjet ne i kemi kėrkuar me shkrim, dhe pas kėsaj jemi larguar nga qeveria. Kėrkesėn tonė tė parė e bėmė nė fillim tė nėntorit 1990 dhe kur nuk na u miratua, atė e pėrsėritėm disa herė. Pas kėsaj, kur shikonim hezitim nga lidershipi pėr tė ruajtur tė paprekur qeverinė, ne u detyruam tė largoheshim demonstrativisht nga mbledhja e saj, duke lėnė nė sekretari vetėm deklaratat e dorėheqjes. Ky veprim ekstrem dhe demonstrativ ndodhi pikėrisht nė muajin janar tė vitit nė vazhdim, pra nė 1991, kur u bė mbledhja e parė e qeverisė. Ku ėshtė njė fakt i njohur, pasi ne jemi larguar nga qeveria “Ēarēani” shumė mė para se ajo, e detyruar nga protestat, tė rrėzohej pėrfundimisht.
    Pas kėtij veprimi, nė shenjė hakmarrjeje, mua nuk mė lanė tė punoja nė Akademinė e Shkencave, siē ishte ligji pėr punonjėsit shkencorė, por mė nxorėn nė pension me 40 mijė lek tė vjetra. Faktikisht, unė kisha kėrkuar tė largohesha nga qeveria, por nuk kisha kėrkuar tė dilja nė pension, pasi, sipas ligjit, akademikėt nuk dilnin nė pension. Njė ndėshkim i tillė i menjėhershėm mua m’u bė pėr kundėrvėnie pėr atė akt qė kryem. Madje, unė kam bėrė edhe debat me Adil Ēarēanin, kur mė thirri dhe mė tha me inat dhe ironi se, ma kishin plotėsuar dėshirėn dhe mė kishin nxjerrė nė pension. Por, kjo histori vjen mė pas rrėfimit tonė.
    Mund tė ma shpjegoni?
    Pėr arsyet qė ju tregova mė lart, tė cilat i pėrsėrita disa herė, ku nė thelb tė shkakut tė protestės sonė ishte fakti se, ne arritėm tė kuptonim se qeveria qė pėrbėnim ishte njė qeveri e cila nuk kishte asnjė mundėsi tė pėrmirėsonte kushtet ekonomike nė tė cilat ishte zhytur vendi, kėrkuam tė largohemi vetė prej saj. Kjo ndodhi edhe pėr njė arsye madhore, e cila na revoltonte mė shumė se ēdo gjė tjetėr. Ajo ishte mėnyra se si vazhdonte tė drejtonte udhėheqja mė e lartė. Pavarėsisht se ku po shkonte vendi, ata vazhdonin tė synonin drejtimin me tė njėjtat forma dhe metoda pa menduar asnjėherė pėr dorėheqje apo pėr zėvendėsime. Vetėm nė fund, kur u detyrua nga protestat e studentėve, Ramiz Alia arriti tė pranojė para Byrosė sė tij Politike se, midis tyre nuk ishte askush me gjuhė tė huaj dhe se nuk kishin se kė tė dėrgonin nė krye tė njė delegacioni parlamentar, pasi mungonin intelektualėt. Por, kemi parasysh edhe tjetrėn, kur kohė mė parė ne kėrkonim rrėzim tė qeverisė, ai deklaronte se, dhe bar do tė hamė dhe gjak do tė derdhim dhe nuk do tė lėshojmė pushtet. Tė gjitha kėto bėnė qė ne tė shkojmė te Ramiz Alia dhe t’i thoshim se kėrkonim largim nga qeveria.
    I mbani mend emrat e atyre ministrave?
    Pak a shumė po. Kam qenė unė, qė isha ministėr i Kulturės, Ylli Bufi, i cili ishte ministėr i Industrisė sė Lehtė, ministri i Ndėrtimit, Ismail Ahmeti, ministri i Shėndetėsisė, Ahmet Kamberi, ministri i Arsimit, Skėnder Gjinushi, ministri pa Portofol, Farudin Hoxha, drejtori i Pėrgjithshėm i Industrisė Mekanike, Pandi Carapuli, i cili ishte anėtar kabineti etj.
    Si ndodhi saktėsisht?
    Ka qenė fillimi i nėntorit 1990. Datėn nuk e mbaj mend. Kėrkuam Ramiz Alinė dhe e takuam. I kemi thėnė se kėrkonim tė largoheshim nga qeveria.
    Menjėherė pas kėsaj kėrkese, ai ėshtė vrenjtur dhe na ėshtė drejtuar me fjalėt alarmante pėr tė na detyruar tė reflektonim, se njė veprim i tillė ēonte nė rrėzim tė qeverisė, gjė qė deri nė atė kohė fjala “rrėzim” as qė mund tė pėrdorej si shprehje. Ne, pėr t’i treguar atij se puna kishte ardhur nė atė pikė qė duhej tė mendohej edhe rrėzimi i qeverisė i thamė: Le tė rrėzohet, ka tė tjerė qė e bėjnė, ndoshta edhe mė mirė!
    Si veproi Ramiz Alia pas kėsaj?
    Siē tė thashė, ai nuk e priste qė nėntė ministra tė kėrkonin nė njė kohė dorėheqjen. Njė veprim i tillė nga ana e jonė ishte i pakonceptueshėm prej tij pėr atė kohė. Gjithsesi, me sa kuptuam nuk kishte aspak dėshirė qė nė atė moment tė na i plotėsonte kėrkesat pėr arsyen qė tha, se njė veprim i tillė, sipas tij ishte kapitullim. Duke pasur qėllim ruajtjen me ēdo kusht tė qeverisė, ai na kėrkoi me insistim qė tė mos ndodhte njė fenomen i tillė.
    Kush ėshtė biseda qė bėtė me tė nė atė takim?
    Nė emėr tė tė gjithė kolegėve tė mi ministra, si mė i madh nė moshė, kur ishim para Ramizit, ēėshtjen e dorėheqjes ia shtrova unė. Ai, pasi dėgjoi me vėmendje deklaratėn time, fillimisht ruajti disi atė qetėsinė karakteristike, pastaj u irritua menjėherė dhe tha se, njė veprim i tillė do tė thoshte tė rrėzohej qeveria. Kėtė fakt ai e ngriti nė mėnyrė tė tillė qė ne tė bllokoheshim pėr atė iniciativė qė kishim marrė. Pas kėtij konkluzioni tė kreut tė shtetit, me tė njėjtėn qetėsi dhe vendosmėri unė ia ktheva se, e kishim menduar vetė edhe kėtė pėrfundim tė qeverisė pas largimit tonė, por gjithsesi ne ishim tė vendosur pėr tė pėrfunduar largimin tonė nga kabineti. Kur dėgjoi kėtė pėrgjigje Ramizi mė tha: “Po kush do ta bėjė detyrėn e kryeministrit po ra qeveria?” Atėherė unė ia ktheva: “Ti mund ta bėsh shumė mirė edhe atė detyrė. Ashtu siē kishin ardhur punėt nuk kishte rrugėzgjidhje tjetėr”. “Pse ēfarė do tė bėhem unė, Bush?!”, vijoi ai nė tė tijėn, ndėrkohė qė pėr tė mė treguar se nuk shkonte njė pushtet i tillė nė duar tė njė njeriu tundi karrigen nė shenjė treguese. Unė nuk e zgjata mė pėr tė treguar se edhe nė atė mėnyrė si ishin strukturat, nuk kishin mė pak pushtet, por qė fjala ime ishte te funksionet e pėrkohshme qė duhej tė mbanin ata njerėz.
    Dhe ēfarė ndodhi mė tej?
    Ne u larguam, por nė rrugė shumė sekrete dhe tepėr konfidenciale kam mėsuar se, gjatė asaj nate nė dyert e shtėpive tė disa prej atyre kolegėve qė kishin qenė nė zyrėn e tij pėr tė kėrkuar dorėheqje, shkuan tė dėrguarit e Alisė pėr t’i bindur qė tė mos bėnin veprimin e nisur, pasi njė veprim i tillė ishte i dėmshėm pėr vendin.
    U pranua nga ata kjo kėrkesė e Alisė?
    Deri diku edhe ka bėrė efekt por unė nuk kam dėshirė dhe qėllim tė pėrmend emra. Gjithsesi, pas disa ditėsh ne insistuam sėrish duke e pėrsėritur tė njėjtėn kėrkesė edhe nė prezencė tė Adil Ēarēanit. Edhe nė atė rast kemi folur nė tė njėjtėn mėnyrė. Me tė njėjtėt tone dhe tė njėjtėn vendosmėri. Nė atė debat ka hyrė fuqishėm jo vetėm Ramizi, por edhe Adili. Ai tepėr i revoltuar pėr atė qė i dėgjonin veshėt m’u kthye mua se, me mendime tė tilla nuk kisha besim te Partia. Kjo mėnyrė ndėrhyrjeje ishte pėr tė mė bėrė presion se po bėja gabime politike, duke lėnė tė kuptoja se, njė veprim i tillė do tė mė kushtonte. Megjithatė nė ato momente ne kemi qenė shumė tė vendosur dhe nuk pyesnim shumė. Kėshtu qė, vijuan debatet pėr njė kohė tė gjatė. Me atė lloj deklarate duke e mbyllur se ishim nė pritje tė lirimit nga detyra, u larguam nga zyra.
    Ky ėshtė momenti qė ju nxorėn nė pension?
    Pas asaj qė ndodhi nė zyrėn e Ramizit, nuk vonoi shumė dhe protestat popullore morėn pėrpjestime tė paparashikuara. Ato arritėn nė njė pikė qė nuk diskutohej mė kthimi mbrapa. Vetėm lidershipi i qeverisė nuk kishte sy pėr ta parė, apo nuk donte ta kuptonte atė realitet tė cilin neve ministrat qė kishim kėrkuar dorėheqje kohė mė parė, nė njė farė mėnyre kishim dhėnė sinjalin se situata nė popull kishte arritur kufijtė e katastrofės. Gjithsesi, nė kėtė lloj tensioni po kalonin ditėt e muajit dhjetor(1990) deri sa u lejua pluralizmi politik. Megjithatė, nga qeveria e jonė kishte tendenca pėr tė mos lėshuar fill pavarėsisht si erdhėn situatat nė fund kur nuk kishte mė rrugėzgjidhje, pasi rrėzimi i monumentit tė Enverit nuk la mė vend pėr okazione tė tjera veē rrėzimit tė qeverisė. Por gjithsesi, shumė kohė mė parė se ajo tė rrėzohej, neve njė grup ministrash qė kėrkuam largim prej sajė me qėllim qė ajo tė rrėzohej sa mė shpejt nė mėnyrėn mė tendencioze na larguan pėrfundimisht jo vetėm nga qeveria por edhe nga puna nė administratė. Ky ishte momenti qė pėr hakmarrjeje pėr atė qė bėmė na detyruan pėr tė dalė nė pension. Megjithatė pėr kohėn qė jam duke tė folur, pra pėr momentet kur protestat po shpėrthenin gjithandej dhe neve pavarėsisht se kishim kėrkuar largimin insistonin tė na mbanin nė qeveri, na ndodhėn edhe vetė probleme nė ndėrmarrjet qė mbulonin dikasteret tona...\



    Gjyshin e profesor Uēit e solli nė Shqipėri Ismail Qemali

    Gjyshi i Alfred Uēit quhej Kristo Shqiptari (Uēi) dhe ishte me origjinė nga fshati Oēisht i Devollit. Njė pjesė tė madhe tė jetės ai e kaloi nė Stamboll, ku kishte shkuar me tė atin. I ati kishte njė kafene tė tijėn nė Stamboll, nė tė cilėn mblidheshin pėr tė pirė kafenė ēdo ditė rilindasit e shquar tė kombit, si: Naim Frashėri, Sami Frashėri, Jani Vreto etj. Pas Lidhjes sė Prizrenit, ndaj kėtyre patriotėve filloi pėrndjekja otomane, kėshtu qė ata u detyruan tė ndėrronin vendbanim. Nė atė kohė babai i Kristos (pra gjyshi i prof. Uēit) sė bashku me Jani Vreton u zhvendosėn nė Rumani. Aty, ai ndėrtoi sėrish njė lokal tė madh, ku e ndihmonte edhe i biri (Kristo). Nė shtėpinė e tyre nė Rumani, bėri konak Ismail Qemali, pikėrisht nė kohėn kur ishte nisur pėr tė ardhur nė Shqipėri pėr tė shpallur pavarėsinė. Prej andej, Qemali u nis pėr nė Austri, nga ku do tė vazhdonte rrugėn pėr nė Shqipėri.
    Gjyshi i prof. Alfred Uēit, Kristo, mė pas ka ardhur nga Rumania pėr tė jetuar pėrfundimisht nė Shqipėri. Kjo ndodhi pas njė letre qė i shkroi Ismail Qemali nė vitin 1912, kur ishte kryeministėr i vendit.
    Pėr kėtė fakt mėsojmė se, kur u krijua qeveria e parė shqiptare mė 1912, kryeministri Ismail Qemali, ashtu siē veproi me disa patriotė shqiptarė qė jetonin nėpėr botė, tė cilėt kishin profesione tė ndryshme, i bėri edhe njė letėr gjyshit tė Kristo Shqiptarit (Oēishtit). Nėpėrmjet asaj letre ai i shkruante Kristos qė tė kthehej nė Shqipėri, pasi tashmė qė ajo ishte vend i pavarur. Nė qeverinė e ti ai kishte nevojė pėr profesionin e tyre. Nė atė letėr ai i kishte propozuar vendin e fotografit tė qeverisė, qė pėr atė kohė, ai ishte njė pozicion tejet i veēantė. Pas kėsaj oferte, Kristo filloi tė “eliminojė” pasurinė e patundshme qė kishte nė Rumani. Ai arriti tė shesė lokalin dhe tė pėrfundojė tė gjitha procedurat pėr t’u nisur mė pas nė Shqipėri. Por, sapo Kristo Shqiptari (Uēi) mbėrriti nė atdhe, qeveria e Qemalit u rrėzua. Pas kėsaj ai filloi tė punonte nė bujqėsi.

    panorama

    ------


    neser do te lexoni

    Ēfarė ndodhi kur punėtorėt e ndėrmarrjes poligrafike tė ngritur nė protesta, kėrkuan pėr ballafaqim ministrin e Kulturės, Alfred Uēin, prej tė cilit vareshin. Biseda dhe pėrplasjet qė bėnė me tė nė lidhje me kėrkesat qė kishin ngritur
    Veprimet e ministrit tė Kulturės, Alferd Uēi, pasi mori nė dorė kėrkesat e punėtorėve pėr tė cilat u ishte betuar pėr t’i dorėzuar tek Alia. Takimi qė bėri me Alinė, tė cilin e nxori nga mbledhja e Komitetit Qendror, pėr t’i dorėzuar ultimatumin e punėtorėve
    Situata e krijuar nė mbledhjen e qeverisė, kur Alfred Uēi, i shoqėruar nga 4 ministra e braktisėn atė nė shenjė largimi nga posti. Debati qė bėri nė zyrėn e kryeministrit kur mori shkarkimin zyrtar nga posti i ministrit dhe urdhrin e prerė pėr tė dalė nė pension

    protesta e ministrave
    intervista

    Ish-kreu i Kulturės tregon largimin nga qeveria komuniste


    Ministri Uēi para Adil Ēarēanit: Mė je bėrė si Jakomoni




    Fatos Veliu

    Ishte fillimi i vitit 1991, kur protestuesit nė mbarė vendin kėrkonin me forcė ndryshime rrėnjėsore nė strukturat e shtetit tė trashėguar nga periudha 50-vjeēare.

    Nė atė kohė kur qeveria komuniste, e drejtuar nga Adil Ēarēani, do tė bėnte mbledhjen e parė pėr vitin 1991, njė grup ministrash ndėrmjet tė cilėve ishin profesor Alfred Uēi, Skėnder Gjinushi, Ylli Bufi etj, me qėllim qė tė pėrshpejtonin rrėzimin e saj pėr vetė faktin se ajo mundohej tė mbahej nė kėmbė me propagandė false, u larguan nė mėnyrėn mė protestante, duke depozituar nė sekretari deklaratat pėr dorėheqje tė parevokueshme. Qeveria, nė momentet qė po kalonte, duke qenė pėrballė protestave tė mėdha tė studentėve tė mbėshtetura nga masat popullore, i numėronte orėt e fundit me sforcim tė paparė. Ngjarja e ēuditshme, qė nė dukje i ngjan njė paradoksi, ka ndodhur 15 vjet dhe sot e dėshmon pėr herė tė parė ish-ministri i Kulturės sė asaj kohe, akademiku Alfred Uēi. Profesor Uēi, gjatė kėsaj dėshmie tė dhėnė ekskluzivisht pėr gazetėn “Panorama” me rastin e 75-vjetorit tė tij, tregon detajet mė tė pabesueshme tė asaj kohe, tė cilat kanė ndodhur brenda radhėve tė kabinetit qeveritar tė drejtuar nga Adil Ēarēani, i cili ndėrkohė pėrballonte revoltėn tė mijėra e mijėra demonstrues. Cilat ishin shkaqet qė ministrat e kabinetit, mes tė cilėve ndodhej edhe profesor Uēi, kėrkonin vazhdimisht nga Ramiz Alia dorėheqje nga kabineti qeveritar. Debatet qė bėnė me Ramizin nė zyrėn e tij. Pse nuk u miratohej dorėheqja dhe si ndodhi qė ministrat bėnė deklaratat e dorėheqjes sė parevokueshme, duke u larguar me protestė nga mbledhja e qeverisė. Si operoi nomenklatura e lartė e shtetit, e cila filloi tė miratonte dorėheqjet ndėrkohė qė mendonte pėr jetėgjatėsinė e qeverisė. Situata e krijuar nė zyrėn e Adil Ēarēanit, kur ai thėrriti ministrin Uēi pėr t’i komunikuar daljen nė pension. Momentet kur Uēi akuzoi Ēarēanin se ishte bėrė si Jakomoni.

    Zoti Uēi, ėshtė e vėrtetė se edhe punėtorėt e ndėrmarrjeve qė vareshin nga Ministria e Kulturės tė cilėn ju drejtonit u ēuan nė protesta?
    U solidarizua e gjithė Shqipėria dhe jo vetėm ndėrmarrjet qė vareshin nga ministria qė drejtoja unė. Ishte e natyrshme se njė veprim i tillė do tė ndodhte, por mua mė vinte inat se reagimi i brendshėm ishte i vonuar. Konkretisht, nė pėrgjigje tė pyetjes suaj unė po ju them se, nė ndėrmarrjen e Poligrafikut u ēuan nė kėmbė mė shumė se 600 punėtorė. Ata ishin mbledhur nė atė ndėrmarrje edhe nga njėsitė e tjera simotra. Punėtorėt, nė radhė tė parė shprehnin solidarizimin me studentėt protestues tė Qytetit Studenti, por ndėrkohė ata kishin edhe kėrkesa tė ndryshme, tė cilat gjithashtu ishin me karakter politik. Njėra prej tyre, me sa mbaj mend, ka qenė kėrkesa se pėrse njerėzit qė kishin vende komode dhe ishin pjesė e hierarkisė sė lartė nuk dilnin nė pension?

    Ēfarė bėtė ju si pėrfaqėsues i qeverisė dhe si ministėr pėr tė plotėsuar kėrkesat e tyre?
    Kur ndodhi protesta e punėtorėve tė Poligrafikut duhet tė ketė qenė data 4 apo 5 dhjetor 1990. Unė menjėherė dhe nė mėnyrėn mė urgjente shkova para tyre dhe kur i dėgjova me vėmendje kėrkesat qė kishin ngritur si pretendim, u dhashė tė drejtė pėr gjithēka. Shumė kėrkesa vareshin nga dikasteri qė unė drejtoja, pra nga Ministria e Kulturės, dhe unė u premtova sinqerisht se do tė ulesha menjėherė dhe brenda njė kohe rekord se do tė bėja plotėsimet e tyre. Ndėrsa nė lidhje me kėrkesėn e tyre qė bėnte fjalė pėr tė dalė nė pension personalitetet e larta tė shtetit, indirekt ishte edhe pėr mua personalisht. Unė i garantova se, pasi tė kalonin dhjetė ditė, pra mė datė 15 dhjetor, dhe unė tė mbushja 60 vjeē, do tė kėrkoja largimin menjėherė nga detyra e lartė e administratės sė shtetit, pėr t’u marrė me punėt e mia krijuese dhe hulumtuese. Ndėrkohė u dhashė garanci se, meqė tė gjitha kėrkesat nuk ishin nė kompetencėn time, do t’i ēoja menjėherė nė zyrėn e Ramiz Alisė dhe nė strukturat e tjera tė larta tė shtetit.

    Ia dorėzuat Alisė?
    Ashtu siē u premtova punėtorėve protestues, sa u largova prej tyre, shkova menjėherė nė selinė e Komitetit Qendror tė Partisė. Aty kėrkova njė takim tė posaēėm me Ramiz Alinė, qė po drejtonte njė mbledhje tė komitetit.

    Ju nuk merrnit pjesė nė atė mbledhje?
    Unė nuk isha anėtar i Komitetit Qendror. Isha vetėm anėtar i kabinetit qeveritar. Kėrkesa ime iu transmetua menjėherė dhe Ramizi doli nga mbledhja. Unė i shpjegova me hollėsi atė qė po ndodhte me 600 punėtorėt nė kombinatin Poligrafik, ndėrkohė qė i dorėzova nė dorė kėrkesat e tyre, duke i dhėnė edhe shpjegimet e nevojshme.

    Dolėt nė pension nė datėn 15 dhjetor siē u kishit premtuar punėtorėve tė Poligrafikut?
    Nuk ishte fjala thjesht pėr pension, pasi unė isha punonjės shkencor dhe pėr ne kishte njė ligj tė posaēėm. Sipas kėtij ligji nuk dilnim nė pension, por vazhdonim punėn krijuese nė Akademinė e Shkencave. Nė kėtė prizėm dhe nė bazė tė kėrkesės sė punėtorėve tė kombinatit Poligrafik, fjala ishte pėr largimin nė moshėn e pensionit nga postet e larta prej tė cilave rridhnin privilegje. Kėshtu qė unė i kisha vėnė vetes detyrė tė largohesha nga posti i ministrit dhe tė vazhdoja punėt e mia nė akademi. Atė qė kisha vendosur do ta bėja pavarėsisht se qeveria do tė ishte jetėgjatė apo jetėshkurtėr, kjo pak mė interesonte. Mė dhimbsej gjithė ajo lėvizje e nisur dhe e pėrkrahur nga ata mijėra e mijėra njerėz, ndėrkohė qė nga qeveria kėrkoheshin forma dhe mėnyra pėr tė kapėrcyer momentet e vėshtira, me qėllimin si e si tė mbanin pushtetin e tyre. Kur 15 dhjetori kaloi dhe unė tashmė isha plot 60 vjeē, pikėrisht mosha kur sipas ligjit tė atėhershėm dilje nė pension, prita dhe kėrkova sėrish largim nga detyra. Isha i motivuar nga ana morale se ne, ashtu siē ju thashė pak mė lartė, nuk ishim njė e dy kolegė, por njė grup i tėrė qė nuk ishim dakord me atė rezistencė tė qeverisė. Prandaj, me luftėn tonė nga brenda mendonim se do tė ndihmonim lėvizjen demokratike. Kjo ndihmė qė ne po bėnim nga brenda, pavarėsisht se nuk ėshtė propaganduar ndonjėherė, ishte njė ogur i mirė pėr tė ardhmen e demokracisė dhe tė ekonomisė sė popullit.

    Megjithatė nuk arritėt ta plotėsoni premtimin qė kishit bėrė para punėtorėve, pasi siē po kuptojmė ju keni vazhduar tė qėndroni nė postin e ministrit edhe pas datės 15 dhjetor. Si mund t’i konsiderojmė veprimet tuaja se ishin ndihmė pėr lėvizjen demokratike kur nga sa shihet, rezultati i iniciativės suaj nuk ishte pozitiv?

    Sė pari, dua t’ju bėj tė ditur se qė nė momentin e parė, kur ne kėrkuam para Ramiz Alisė largimin tonė nga detyrat ministrore, veprim ky qė ka ndodhur tė paktėn mė shumė se njė muaj para se tė nisnin protestat studentore, ka qenė njė sinjal i fuqishėm pėr autoritetet mė tė larta tė shtetit tė atėhershėm, duke pėrfshirė qė nga ato politike deri te tė ekzekutivit. Ndėrsa, pėr sa i pėrket asaj qė ne kishim vendosur pėr t’u larguar nga qeveria, duke marrė parasysh koston qė ky veprim kishte pėr pushtetin e atėhershėm tė cilin e ndienim mirė qė po jepte shpirt pavarėsisht jehonės qė mundohej tė bėnte, ne arritėm ta bėnim njė veprim tė tillė tė paimagjinueshėm pėr atė kohė; u larguam nė mėnyrė demonstrative nga salla e mbledhjes sė qeverisė dhe dorėzuam nė sekretarinė e saj deklaratat e dorėheqjes me shkrim. Me atė kėrkesė donim tė tregonim se qė nga ai moment nuk e konsideronim veten mė ministra. Pra, nuk do tė ishim mė nė mbledhjen e qeverisė.

    Kur dhe si ka ndodhur saktėsisht kjo ngjarje sa e ēuditshme, edhe paradoksale?
    Ka qenė fillimi i janarit tė vitit 1991. Deri nė atė kohė, me gjithė kėrkesat tona tė pėrsėritura, nuk na ishte pranuar dorėheqja. Atėherė, unė personalisht vendosa tė mos rrija mė as edhe njė ditė nė qeveri. Do tė merresha me punėt e mia krijuese nė Akademinė e Shkencave. Pėr kėtė kisha zgjedhur braktisjen e postit. E vėrteta ėshtė se me mua u solidarizuan menjėherė tė gjithė kolegėt e mi. Me kėtė mendje shkuam nė mbledhjen e qeverisė. Si datė nuk e mbaj mend, por di qė ka qenė saktėsisht mbledhja e parė e qeverisė qė u bė pėr atė vit, e cila pak a shumė duhet tė ketė qenė ditėt e para tė janarit. Nė atė mbledhje, nga kolegėt qė kishim kėrkuar dorėheqjen ishim vetėm pesė ministra, pasi tė tjerėt rastėsia e solli tė mungonin pėr arsye detyrash. Ne, ashtu siē kishim vendosur, sa u ulėm nė vendet e posaēme pėr tė filluar mbledhjen, nuk e lamė kryeministrin Adil Ēarēani pėr ta hapur atė, por u ēuam nė kėmbė. Unė, nė emėr edhe tė katėr kolegėve tė tjerė, i deklarova se po largoheshim nga qeveria nė atė formė pėr shkak se nuk ishte realizuar procedura normale ligjore e shkarkimit tonė. Pas kėsaj nuk e bėmė tė gjatė, por u larguam menjėherė, ndėrkohė qė nė sekretarinė e qeverisė lamė deklaratat e dorėheqjes sė parevokueshme.

    Kush ishin saktėsisht ministrat qė u larguan nė atė mėnyrė nga qeveria “Ēarēani”?
    Kam qenė unė si ministėr i Kulturės, ministri i Arsimit, Skėnder Gjinushi, ministri i Industrisė sė Lehtė, Ylli Bufi, ministri i Ndėrtimit, Ismail Ahmeti, dhe drejtori i Pėrgjithshėm i Industrisė Mekanike, qė ishte ndėrkohė anėtar i kabinetit qeveritar, Pandi Carapuli.

    Ēfarė bėri kryeministri Ēarēani pas kėtij veprimi tė panjohur pėr 45 vite me radhė?
    Adil Ēarēani, pėr tė mos lėshuar autoritetin e qeverisė me qėllim qė t’i qėndronin fort asaj motos qė qeveria ėshtė e madhe, ndėrsa “erėrat” nuk kanė ndikim te ajo, vijoi procedurat pėr tė filluar mbledhjen sikur tė mos kishte ndodhur asgjė. Nė kėtė moment, siē mėsuam mė mbrapa, ministri i Shėndetėsisė, Ahmet Kamberi, i ka kėrkuar kryeministrit qė tė mos fillonte mbledhjen e planifikuar, por tė ndaleshin nė veprimin e kolegėve qė u larguan nė atė mėnyrė. Kamberi deklaroi para qeverisė se ai e konsideronte tė drejtė largimin e kolegėve, prandaj edhe qeveria duhej tė reflektonte dhe tė mos vepronte sikur nuk kishte ndodhur gjė. “Pėr mendimin tim-i deklaroi ai kryeministrit-qeveria jonė qė nga ky moment duhet tė japė dorėheqjen, sepse s’ka asnjė bazė morale pėr tė vazhduar ekzistencėn”.

    Ēfarė bėri Adil Ēarēani pas kėrkesės sė ministrit tė Shėndetėsisė, qė mund tė ketė qenė disi mė e ashpėr se juaja pėr faktin se ai i kėrkoi rrėzimin urgjent tė qeverisė?
    Atė ditė, ai mundi tė rezistonte dhe tė bėnte nė mėnyrė tė shkurtuar njė si tip mbledhjeje ku mė sė shumti paraqiti plane dhe programe emergjente. Gjithsesi, Ahmet Kamberin nuk e harroi. Do tė kalonte veē njė ditė nga ajo mbledhje qeverie dhe pikėrisht tė pasnesėrmen qė nė mėngjes, ai do ta thėrriste nė zyrėn e tij, ku do t’i komunikonte shkarkimin e menjėhershėm nga posti i ministrit. “Qė nga ky moment je i larguar nga qeveria”- ishin fjalėt e Ēarēanit. Ahmet Kamberi, nuk e bėri gjakun qeder dhe ia ktheu se, nė atė moment do tė ishte mė e mira qė tė largoheshin tė dy. Me kėtė, ai i tregonte kryeministrit se do tė ishte mė mirė tė kishte ikur gjithė qeveria.

    Juridikisht, vazhdonit tė ishit ministra?
    Pas atij veprimi demonstrativ nuk mund tė ishim mė, pasi ne nuk do tė shkonim mė nė zyrat tona dhe as nė mbledhjet e qeverisė, por ata ndėrsa na miratuan aktin e dorėheqjes, u hakmorėn nė njė drejtim tjetėr. Konkretisht mua, ndėrsa mė liruan nga posti, ashtu siē ta pėrmenda edhe mė parė, nuk mė lejuan tė ushtroja veprimtarinė nė Akademinė e Shkencave ku mė takonte sipas ligjit, por mė nxorėn nė pension me njė pagė qesharake prej 40 mijė lekėsh tė vjetra. Kjo mund tė ketė ndodhur njė ditė mė pasi kryeministri thėrriti Ahmet Kamberin. Atėherė, ai thėrriti mua. Kur i shkova nė zyrė, ai mė tha: “Ke kėrkuar tė japėsh dorėheqjen. Po ta plotėsojmė dėshirėn dhe po tė nxjerrim nė pension”.
    Unė nuk e di si u mbusha me njė mllef qė nuk dija si ta shprehja pėr vetė mėnyrėn si mė komunikonte shkarkimin, prandaj aty pėr aty iu ktheva: Nė familjen time jemi mėsuar me dėbime nga puna e shtetit, sepse kėshtu i ėshtė bėrė edhe babait kur erdhi Jakomoni nė Shqipėri.

    Ē’ju tha Adili pas kėtij krahasimi qė i bėtė?
    E humbi fare dhe m’u kthye sikur tė ishte nė vitet ’80, duke mė thėnė: “Ti ke humbur besimin te Partia”.

    Ju reaguat?
    Unė, aty pėr aty, nė atė tension dhe dėshirė qė kisha pėr t’iu kundėrvėnė, i thashė: Pėr njė gjė ma plotėsoni dėshirėn shoku kryeministėr, sepse nga kjo qeveri qė kryesoni ju unė dal 2-3 javė para se tė rrėzoheni. Kur dola nga zyra e kryeministrit, u ndesha me drejtorin e kuadrit tė Kryeministrisė, i cili rrinte nė korridor pėrballė derės sė Ēarēanit. Ai, kur mė pa ashtu tė skuqur dhe tė nxehur, me atė dashamirėsin e tij pa e ditur qė unė e kisha kėrkuar vetė njė largim tė tillė, mė tha tė mos ngutesha, por t’i shkruaja njė letėr direkt Ramiz Alisė, ku ta sqaroja pėr gjithēka kishte ndodhur.

    Ēfarė i thatė pas kėtij sugjerimi? Tė paktėn nga sa ju thoshte ai, duke i shkruar Alisė mund tė pėrfitonit tė drejtėn qė tė punonit nė Akademinė e Shkencave ku kishit qenė para se tė shkonit ministėr?
    E ēfarė t’i thosha drejtorit tė kuadrit, kur ai jo vetėm nuk dinte gjė, por edhe tregohej pak naiv. Prandaj, unė ia ktheva shkurt: Pse, mė di budalla ti mua? Kėto veprime nuk janė bėrė personalisht nga Adil Ēarēani, por nė bashkėpunim me Ramiz Alinė. Nuk mund tė miratohet shkarkimi i njė ministri pa dijeninė e njeriut kryesor tė shtetit. Kėshtu qė nė atė moment qė shėnonte fillimin e janarit tė vitit 1991 unė u pėrjashtova fare nga administrata e shtetit. Pas largimit tim nga posti, Adil Ēarēani nė intervale kohe thėrriti tė gjithė ministrat qė kishin dorėzuar deklaratat e dorėheqjes pėr t’u komunikuar shkarkimin. Pra, kėto shkarkime dhe zėvendėsime Ēarēani me Alinė i bėnė njė nga njė, pėr tė mos rrėzuar qeverinė. Por, pavarėsisht nga pėrpjekjet e tyre maksimale pėr ta mbajtur nė kėmbė si “kufomė”, duke e “arnuar” pambarimisht, madje edhe nė ditėt e saj tė fundit, ajo do tė binte pėrfundimisht.
    Pra, sipas kėsaj qė dėshmoni, vėrtetohet se ju i keni ndihmuar proceset demo-kratike tė asaj kohe nė njė mėnyrė tė njėvleftshme me rininė studentore?
    Kėtė gjė e dinė mirė politikanėt e majtė dhe ata tė djathtė, por nuk kanė qejf asnjėherė ta pėrmendin se nė Shqipėri akoma vazhdohet tė mbulohen shumė tė vėrteta historike. Kjo gjė bėhet pėr t’u marrė meritat njėrit-tjetrit. Megjithatė, ne nuk e bėmė pėr t’u dukur, apo pėr tė na ditur kush meritat, por e bėmė pasi e ndjemė thellė nė ndėrgjegjen tonė.

    Me kėto qė deklaroni sigurisht ju nuk keni ndėrmend tė minimizoni atė kontribut tė rinisė studentore tė dhjetorit tė vitit 1990, e cila arriti tė pėrmbysė dhunshėm sistemin qė ishte krijuar si tabu nė mendjet e shqiptarėve?
    Sigurisht, ashtu si ndodh kudo nė ngjarjet e pėrmbysjeve tė mėdha sociale, nė vijė tė parė gjithnjė del rinia. Por unė do t’ju thosha meqenėse ėshtė edhe 15-vjetori i atyre ngjarjeve historike qė, tė mos harrojmė se mbrapa asaj rinie qėndronin familjet e tyre, qėndronte njė popull i tėrė, i cili paralelisht vazhdonte tė protestonte nė qendra pune, duke u solidarizuar me atė rini. Por mos tė harrojmė se mes asaj rinie studentore ishin edhe fėmijėt tanė, ishin fėmijėt njerėzve tė afėrt tė ish-nomenklaturės. Pra, pėr tė ardhur tek ajo qė quhet fitore demokratike, duheshin forca tė shumta dhe tė gjithanshme se ndryshe njė demonstratė apo protestė spontane nuk sjell asnjėherė fitore.
    Profesor, duke ju uruar edhe njėherė pėr 75-vjetorin tuaj, tė rroni sa mė shumė pėr tė pasur sa mė shumė botime tė vlefshme pėr lexuesit dhe studiuesit tanė, me shpresėn se do tė kemi sėrish rast pėr intervista nė tė ardhmen po ju them faleminderit.




    Prof. Uēi, nė universitet ka qenė shok i ngushtė me gruan e Gorbaēovit

    Gjatė viteve 1949-1954, kur profesor Alfred Uēi vazhdonte studimet nė fakultetin e Filozofisė, nė Universitetin Llomonosov tė Moskės ka qenė shok i ngushtė me filozofėt mė tė shquar tė shekullit XX tė Rusisė, (ishte nė njė grup mėsimor) tė cilėt ishin Merrab Mamarrdashvili dhe Vollvodja Smirnov (Logicjen).
    Por, profesori ka qenė edhe mik i afėrt me tė shoqen e Gorbaēovit, Raisėn.
    Pas interesimit tonė, profesori shpjegon se me Raisėn u njoh qė nė vitin 1949, kur shkoi nė Universitetin e Moskės. Kjo ndodhi se ajo ishte nė njė grup mėsimor me tė. Gorbaēovi ishte gjithashtu student i atij universiteti, por ai nuk ishte nė fakultetin e Filozofisė, ku ishte Rasia (edhe Uēi), por ishte nė fakultetin e Juridikut. “Nė konviktet e universitetit-tregon profesori-jetonim shumė keq pėr faktin se nė atė kohė ishin duke u ndėrtuar godinat e reja, pikėrisht pėr tė rregulluar fjetjen e studentėve. Kėshtu qė nuk bėnin asnjė investim nė godinat ekzistuese, tė cilat ishin veē disa kazerma tė mėdha qė vinin nė formė katrori. Nė njėrin kėnd tė godinės flinin studentėt e fakultetit tonė tė Filozofisė. Tė gjithė studentėt ishim nė njė korridor. Nė njėrin krah tė korridorit ishin djemtė dhe nė krahun tjetėr vajzat. Rastėsisht, pėrballė dhomės time ishte ajo e Raisės, e cila qėndronte nė dhomė sė bashku me 14 vajza tė tjera. Ishin shumė keq si kushte edhe pėr faktin se ishin ngjeshur shumė nė njė dhomė.
    Diagonal me kėndin tonė tė godinės sė konviktit ishin vendosur studentėt e fakultetit tė Juridikut, me tė cilėt ishte edhe Gorbaēovi. Edhe ai ishte me katėrmbėdhjetė shokė nė dhomė. Ai ishte njė vit mbrapa nesh sepse kishte ardhur njė vit mė vonė nė universitet. Me Raisėn ai ra nė dashuri kur ishte nė vit tė tretė, ndėrsa ajo nė tė katėrtin. Po atė vit qė u dashuruan, pra kur ishin studentė, ata u martuan. Rastėsisht martesa e tyre, pra kur Gorbaēovi ishte nė vit tė tretė, nė vitin 1951, dhe Raisa nė vitin e katėrt, ndodhi pikėrisht pak kohė pas vdekjes sė Stalinit. Pas martesės ata jetonin bashkė. Nuk mund ta besoni, por ajo ėshtė njė histori shumė e ēuditshme pasi ai e mori tė shoqen studente nė dhomėn e tij, ku jetonte sė bashku me shokėt. Nė njė kėnd, ai kishte vendosur dy gardėroba, me tė cilat kishte rrethuar krevatin e tij dhe njė komedinė tė vogėl, duke sajuar njė tip dhome tė vogėl ku jetonte me Raisėn”. Mėsohet se Raisa, edhe nė intervistat qė ka dhėnė pas shumė e shumė vitesh mė vonė, ka bėrė tė ditur edhe faktin qė ajo ka pasur miq nga Shqipėria, tė cilėt i vlerėsonte pėr pamjen fizike dhe inteligjencėn e tyre.
    Tashmė, fatkeqėsisht ajo nuk jeton mė.

  2. #2
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Festohet 80-vjetori i lindjes sė Akademikut Alfred Uēi
    Prof.as.Dr.Murat Gecaj
    ALFRED UĒI: PERSONALITET I SHQUAR I ARSIMIT, KULTURĖS DHE SHKENCĖS SHQIPTARE
    Prof. Alfred Uēi mbushi 80 vjet. Njė jetė e mbushur me mėsime e studime: tė mesmet nė Korēė, Tiranė e Shkodėr dhe tė lartat pėr estetikė e filozofi, nė Universitetin “Lomonosov” tė Moskės , mė 1949-1954. Detyrėn e pedagogut e nisi nė Institutin e Lartė Ekonomik tė Tiranės. Pastaj, me krijimin e Univesitetit tė parė shqiptar, dha lėndėt e estetikės e tė filozofisė nė disa fakultete tė tij. Ne vitin 1970 iu dha titulli “Profesor” e mė pas “Akademik”, kur u krijua Akademia e Shkencave tė Republikės sė Shqipėrisė. Gjithashtu, ka kryer detyra tė rėndėsishme drejtuese: drejtor i Institutit tė Kulturės Popullor (1979-1987) dhe kryetar i Komitetit tė Kulturės e Arteve (1987-1990). Pėr meritat e tij, nė vitin 2005, u nderua nga Presidenti i Republikės, me titullin e lartė“Mjeshtėr i Madh”.Gjatė jetės sė tij, pėrveē veprimtarive kombėtare e ndėrkombėtare nė Tiranė, ka marrė pjesė e ka referuar nė kongrese, konferenca e simpoziume shkencore jashtė vendit, si nė Sofje, Athinė, Ankara, Beograd, Prishtinė, Vjenė, Itali, Suedi, Francė etj. Ka shkruar njė numėr tė madh artikujsh, referatesh e kumtesash me tematikė nga fusha e filozofisė, sociologjisė, estetikės, etnografisė, folkloristikės, kritikės letrare etj. Duke pėrgjithėsuar pėrvojėn e punės dhe tė kerkimeve tė tij, ai ka shkruar e botuar mjaft libra. Ndėr ta, pėrmendim “Estetika, jeta, arti” (1970), “Probleme tė estetikės” (1976 e 1980), “Labirintet e modernizmit (1978), “Mitologjia, folklori, letėrsia” (1982), “Ēėshtje teorike tė estetikės dhe tė cultures” (1986),”Estetika” – Vėllimi I, II, III (vitet 1987-1988), “Shekspiri nė botėn shqipare” (1996), “Dostojevski nė kohėn tone” (1997), “Ferrparajsa Danteske” (1998), “Prometeu dhe Hamleti” (greqisht, nė Athinė, 1998), “Grotesku kadarean”(1999), “Estetika e groteskut – Teoria dhe historia” (2001), “Estetika nė folklor dhe nė letėrsinė shqipe” (2001), “Paradigma tė ndėrgjegjes shoqėrore - estetikė filozofike e politike” (2001), “Estetika e groteskut”-nė tre vėllime dhe libri i ri i tij ėshtė “Filozofia edonkishotizmit.
    2.Pra, Prof.Alfred Uēi kishte se ēfarė tė tregonte e tė dėshmonte para familjarėve, kolegėve, ish-studentėve tė panumėrt, miqėve e dashamirėve tė jetės, nė festimin e 80-vjetorit tė ditėlindjes. Kishin ardhur dhe akademikė e profesorė, personalitete tė jetės politike e shoqėrore, nga media e shkruar dhe ajo elektronike e tjerė. Gjithashtu, ishin tė pranishėm ish-Presidentėt e Shqipėrisė, Prof.Rexhep Meidani e Alfred Moisiu, kryetari i Akademisė sė Shkencave Gudar Beqiraj e zv.i tij Muzafer Korkuti, kėshilltari i Kryeministrit Nerina Ceka e tė tjerė. Ata kishin ardhur sot sė bashku, nė mjediset e Muzeut Historik Kombėtar tė kryeqytetit Tiranė, pėr ta uruar e pėrgėzuar pėr jetėn e tij tė begatė e tė pėrkushtuar, nė fushat e arsimit, kulturės dhe shkencės sonė kombėtare. Me fjalėn e tij me peshė, studimet e botimet e shumta, ai ėshtė bėrė njė personalitet i njohur, si brenda dhe jashtė vendit tonė.
    Veprimtarinė e mėsipėrme e hapi dhe e drejtoi Erion Kristo. Ndėrsa vete Prof.Uēi i pėrshėndeti dhe i falėnderoi nga zemra pjesėmarrėsit pėr nderin qė i bėnė dhe u ndal shkurt rreth disa pikėpamjeve tė tij nė studimet dhe botimet e ndryshme, sidomos nė fushėn e estetikės dhe filizofisė sė jetės. Duke u shprehur me modesti, ai nėnvizoi se ēdo gjė e ka bėrė nė shėrbim tė popullit e Atdheut, brezit tė ri tė vendit tonė.Me plot emocione, e pėrshėndeti Prof.Uēin shkrimtari i njohur Dritėro Agolli, si koleg e bashkėkrahinas. Nė vazhdimėsi, pėr aspekte tė jetės, veprimtarisė dhe botimeve, folėn me radhė kolegė e ish-nxėnės tė tij: Moikom Zeqo, Gjergj Simoni, Josif Papagjoni e Zyhdi Dervishi. Kryetari i Shoqatės “Devolli” i dorėzoi atij dėshminė “Krenaria e Shoqatės Devolli” dhe propozoi qė Prof.Alfred Uēit, personalitet i shquar shumėplanėsh, t’i jepet edhe titulli mė i lartė, “Nderi i Kombit”.Gjatė kėsaj veprimtarie u shfaq njė dokumentar televiziv, i cili fliste, me gojėn e vetė Prof. Uēit, pėr jetėn dhe veprimtarinė e tij tė pasur nė mjaft fusha tė jetės. Gjithashtu, u recituan pjesė tė ndryshme, qė lidheshin me aspekte tė veēanta tė krijimtarisė sė tij tė pasur. Mjedisin festiv e bėnė mė tė gėzueshėm recitimet e buqetat me lule tė freskėta, qė i dhuruan atij nipėr e mbesa dhe i uruan nga zemrat e tyre jetėgjatėsi e lumturi.Gjithashtu, nė kėtė festė tė gėzuar u njoftua se miq e dashamirė tė A.Uēit, nga brenda e jashtė vendit, e kanė uruar atė me mesazhe tė ngrohta, me rastin e kėsaj ngjarjeje tė shėnuar, si nga Shqipėria, Kosova, Kalabria, Amerika e tjerė. Gjithashtu, u tha se i kishte dėrguar njė mesazh urimi kryesia e Shoqatės sė Arsimtarėve tė Shqipėrisė. Nė mbyllje, pjesėmarrėsit i kaluan disa ēaste sė bashku, nė koktejin e organizuar me kėtė rast, nga familja.
    Tiranė, 15 dhjetor 2010

  3. #3
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Alfred Uēi - akademiku erudit pėrherė nė ballė tė kėrkimit

    Pėrvoja tregon se kthesat rrėnjėsore nė zhvillimin e shoqėrisė ndikojnė nė rikompozimin e tablosė kulturore tė saj. Rikompozime tė tilla realizohen edhe si pėrpjekje pėr tė rivlerėsuar nė ndriēim tė ri sidomos koncepsionet e doktrinat pararendėse pėr ēėshtjet shoqėrore e politike, filozofike e artistike, estetike dhe kulturore. Pėrgjithėsisht procesi i rivlerėsimit pėrfshin nė shtjellėn e tij edhe krijuesit e kulturės e tė shkencave shoqėrore, si ata qė e kanė mbyllur ciklin e krijimtarisė, ashtu dhe ata qė ende vazhdojnė tė krijojnė. Disa idhuj, tė fryrė si tullumbace nga rrjedha jashtėshkencore e qė shėrbenin si dekor pėr presidiumet zyrtare para kthesės, shfryhen e flaken si plastika pa vlerė, disa tė tjerė rrudhen dramatikisht nė pėrmasa. Ndėrkohė janė tė paktė ata qė i rezistojnė kthesės dhe rriten bashkė me zhvillimet e reja.
    I. Sfidues i sfidave
    Nė fillim tė viteve 90 tė shekullit XX, kur shoqėria shqiptare pėrjetoi kthesėn e kalimit nga sistemi socialist totalitar nė rrjedhėn e zhvillimeve demokratike, profesor Alfred Uēi ishte nė prag tė maskės zyrtare tė pensionimit. Ndėrkohė ishte filozofi dhe esteti mė i afirmuar nė Republikėn e Shqipėrisė. Kishte botuar 9 tekste e punime monografike, nė tė cilat trajtoheshin me pėrparėsi probleme tė estetikės, ēėshtje teorike tė artit, tė krijimtarisė folklorike etj., pa llogaritur shkrime studimore tė botuara nė organet e shtypit nė hapėsirėn shqiptare dhe nė disa vende tė tjera si dhe bashkautorėsitė nė hartimin e disa teksteve tė filozofisė pėr studentėt e nxėnėsit e shkollės sė mesme.

    Sociologėt amerikanė qė kanė trajtuar me pėrparėsi problematikėn sociale tė kėrkimit shkencor, si Allison, Steart etj., kanė argumentuar se nė pėrvjetorin e tyre tė gjashtėdhjetė shumica e shkencėtarėve janė tė ngurtėsuar, sidomos lidhur me pranimin e tė vėrtetave tė reja, duke i bėrė kėsisoj ata frenues pėr progresin. Sipas kėtyre sociologėve, vetėm njė numėr fare i vogėl shkencėtarėsh mė tė aftė, mė produktivė bėhen edhe mė produktive me kalimin e moshės (“Productivity diferences among scientists”, 1989, f. 488). Profesor Alfred Uēi i pėrket kėsaj elite mė elitare tė studiuesve.

    Ndėrkohė qė mjaft kolegė tė tij, studiues nė fushėn e filozofisė, tė arteve e tė estetikės, madje edhe mė tė rinj nė moshė, nuk i pėrballuan sfidat e kthesės, si tė thuash, u tėrhoqėn nga fronti i vėshtirė i kėrkimit, profesor Alfred Uēi gjatė 15 vjetve tė fundit tė zhvillimeve demokratike ka shkruar dhe ka botuar literaturė shkencorė tė standardeve akademike mė shumė se mė parė, mė shumė se ēdo akademik tjetėr nė hapėsirėn shqiptare: 12 punime monografike dhe tekste pėr studentė, pėr specialistėt qė kryejnė kualifikime mbiuniversitare, krahas dhjetėra artikujsh tė botuar nė periodikė shkencorė nė gjuhėn shqipe dhe nė gjuhė tė tjera.

    Krijimtaria shkencore e profesor Alfred Uēit ėshtė polivalente. Ajo ndriēon teorikisht, nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė e tė tėrthortė, vartėsisht nga rrethanat socialkulturore, edhe ēėshtjet mė tė ndėrlikuara tė zhvillimeve filozofike, estetike dhe pėrgjithėsisht kulturologjike nė rrafsh universal dhe kombėtar.

    II. Kundėrkonformizėm me nėntekst kundėrbunkerizues

    Duke pasur formatin e plotė tė shkencėtarit profesionist tė klasit tė parė, profesor Alfred Uēi ėshtė karakterizuar nga shpirti kundėrkonformist, ēka e ka mbrojtur nė njė masė tė madhe krijimtarinė e tij nga dogmatizimi ideopolitik qė impononin strukturat pėrkatėse tė regjimit socialist totalitar. Me vizionin e profesionistit me kualifikimin mė tė lartė shkencor, profesor Alfred Uēi edhe nė kushtet e diktaturės sė proletariatit (deri nė vitin 1990) i ka shfrytėzuar tė gjithė hapėsirat e mundshme pėr tė pėrēuar nė mjedisin e dogmatizuar tė shoqėrisė shqiptare teoritė e doktrinat filozofike, estetike e kulturologjike, tė cilat nuk kishin “pasaportė” hyrjeje nė shoqėrinė shqiptare tė vetizoluar skajshėm. Kritika e doktrinave tė tilla ishte e vetmja frėngji nėpėrmjet sė cilės ata mund tė depėrtonin nė bunkerin e diktaturės komuniste nė Shqipėri. Dhe profesor Alfred Uēi, me shumė mundime dhe duke riskuar jo pak, ka qenė gjithnjė nė ballė tė pėrpjekjeve pėr tė ēelur dhe zgjeruar njė frėngji tė tillė drejt njė bote tė hapur, pėr ta mbajtur atė gjithnjė nė gjendje funksionimi. Veēanėrisht teksti nė tri vėllime “Estetika” (1987-1988) dhe punimi monografik “Labirintet e modernizmit” u kanė ofruar studentėve, kritikėve, specialistėve tė shkencave shoqėrore e teatrove dhe publikut tė gjerė njė tablo tė gjerė tė doktrinave filozofiko-estetike, tė cilat nga strukturat ideologjike zyrtare tė regjimit socialist totalitar konsideroheshin “idealiste reaksionare”, “borgjeze dekadente”, “revizioniste” etj. Kėta libra janė shkruar me njė logjikė e stil tė tillė qė funksionojnė natyrshėm si kritika, por nė radhė tė parė dhe me pėrparėsi si parashtrim i argumentuar qartė i doktrinave kryesore estetike e tė ndėrthurjeve tė tyre me doktrinat filozofike, sociale, kulturologjike etj. Sidomos gjatė viteve 70 e 80 tė shekullit XX studentėt e degės sė filozofisė, tė letėrsisė, tė arteve, artistė tė tė gjithė profileve komunikonin me rrymat kryesore bashkėkohore tė mendimit estetik, artistik, kritik etj. kryesisht nėpėrmjet librave dhe artikujve tė shumtė tė profesor Alfred Uēit. Pėr studentėt ai ka qenė gjithnjė pedagogu model, i niveleve superiore nė aftėsitė pedagogjike e shkencore, nė dinjitetin shkencor e shoqėror, pėrherė i pėrkushtuar ndaj mėsimdhėnies dhe kėrkimit, gjithnjė kundėrshtar i paepur i perversiteteve tė kohės nė rrafsh politik e social, profesional e moral etj.

    III. Tre libra nė tre vjet: disa profile teorike tė spikatura

    Gjatė tre vjetve tė fundit profesor Alfred Uēi ka botuar tre libra: “Universi estetik i antikitetit” (2003, 412 faqe), “Filozofia e Teodor Anastas Kavaliotit (2004, 400 faqe) dhe vėllimi i dytė i librit “Universi estetik - mesjeta, Rilindja, klasicizmi” (2005, 408 faqe). Kėta libra, sikurse gjithė krijimtaria e profesor Uēit, janė fryt i njė veprimtarie komplekse shumėvjeēare studimore, medituese e pėrgjithėsuese nė nivele tė larta e sipas kritereve shkencore bashkėkohore, janė fryt i pėrpjekjeve tė suksesshme pėr tė pėrsosur nė mėnyrė tė pandėrprerė mjeshtėrinė e paraqitjes sė materialit shkencor e filozofik, janė mishėrim i pėrshkallėzimit altimetrik tė erudicionit tė autorit.

    Ėshtė e vėshtirė, ose mė saktėsisht e pamundur qė nė formatin e njė shkrimi tė ravijėzohen tiparet e arritjet mė tė spikatura tė veprimtarisė shkencore tė profesor Alfred Uēit. Nė kėtė artikull do tė pėrpiqemi tė rilevojmė vetėm disa prej tyre, tė trupėzuara nė tri vepra tė botuara vitet e fundit.

    Sė pari, duke qenė njohės i thellė i kulturave, i qytetėrimeve kryesore, i ligjėsive tė zhvillimit tė tyre, profesor Uēi i shqyrton doktrinat filozofike, estetike e artistike tė kontekstualizuara nė rrjedhėn e zhvillimeve shoqėrore, kulturore, artistike etj. Nė veprat e tij gėrshetohen natyrshėm argumentimet e pėrgjithėsimeve tė nivelit mė tė lartė me analizat ilustruese tė dukurive konkrete estetike e artistike nė shoqėri e kohė tė ndryshme.

    Sė dyti, tė gjitha doktrinat filozofike, estetike artistike analizohen nė rrjedhėn e evolucionit tė tyre, nė dinamikėn e ndryshimit tė funksioneve tė tyre socialkulturore, nė procesin e periditėsimit dhe tė ndikimit tė tyre nė zhvillimet e ardhshme. Pėr kėtė nė veprėn “Filozofia e Teodor Anastas Kavaliotit” autori ndėr tė tjera thekson: “Gjatė zhvillimit historik tė filozofisė formulohen ide e probleme filozofike, rėndėsia e tė cilėve kuptohet mė thellė nė sfond tė bashkohėsisė dhe zhvillimit tė ardhshėm tė dijeve. Dhe kjo do tė thotė se historia e filozofisė rrėmih nė tė kaluarėn pėr ti shėrbyer zhvillimit bashkėkohor dhe sė ardhmes; ajo ėshtė njė disiplinė qė pėrtėrihet e pasurohet, duke i shėmbėllyer asaj qenies mitike, Janusit me dy fytyra: njėra e drejtuar prapa dhe tjetra drejt kohės sonė. Edhe nė trashėgiminė filozofike tė Kavaliotit jemi pėrpjekur tė dallojmė jo ēdo gjė, por para sė gjithash probleme e ide tė trashėguara qė vazhdojnė tė kenė rėndėsi pėr zhvillimin e mėtejshėm tė shkencave bashkėkohore. Nuk janė tė pakta probleme tė tilla nė veprat e Akademikut voskopojar” (f. 11).

    Sė treti, ndonėse kultura shqiptare ka shtrirje gjeografike tė kufizuara, autori nė gjithė krijimtarinė e tij ka evidentuar komunikimet e kulturave tė pėrhapura nė hapėsira mė tė gjera me kulturėn shqiptare nė rrafshin filozofik, estetik, artistik etj.

    Kultura shqiptare dhe kulturat e tjera, veēanėrisht ato perėndimore, evropiane etj., kanė funksionuar e funksionojnė si tė thuash, sipas parimit tė enėve komunikuese. Arritjet e mendimit filozofik, estetike, artistik etj. qarkullojnė nga njėra kulturė nė tjetrėn dhe anasjelltas, duke synuar vazhdimisht lartėsimin e mendimit shkencor, saktėsimin e tij pėrmes diskutimeve gjithnjė mė intensive etj. Nė veprėn “Filozofia e Teodor Anastas Kavaliotit” profesor Alfred Uēi veē tė tjerash nėnvizon: “Duam tė konkretizojmė mendimin tonė me njė problem tė mirėfilltė filozofik, qė ka qenė ngritur e formuluar qysh nė antikitet dhe qė edhe sot e kėsaj dite, do tė thoshim, vazhdon ta torturojė mendimin filozofik. E kemi fjalėn pėr supozimin e Platonit nė ekzistencėn e ideve instinktive. Dihet se ish-nxėnėsi i tij, mė i miri, Aristoteli, kundėrshtoi me tė drejtė disa argumente e arsyetime tė mėsuesit tė tij, e megjithėkėtė Stagiritasi nuk arriti ti japė njė zgjidhje tė plotė e pėrfundimtare problemit qė ngriti Platoni mbi idetė instinktive. Iu rikthye kėtij problemi Dekarti, duke dhėnė disa argumente tė reja pėr ekzistencėn e ideve tė vetėlindura, pranimi i tė cilave e pasuronte kuptimin e funksionimit tė mendjes sė njeriut dhe tė teorisė sė njohjes me pranimin e njohjes intuitive racionale. Ishte kjo njė pėrplasje me atė tė Platonit. Ėshtė interesante se Kavalioti i kushton njė vėmendje tė madhe kėtij problemi; dhe duke ruajtur adhurimin e tij pėr Kartezin, mendonte se ka vend pėr diskutime tė mėtejshme rreth kėtij problemi, madje e quante tė natyrshme tė mos mbetej nė kufirin e arsyetimeve tė filozofit francez, kur theksonte rėndėsinė e tezės se mendja e njeriut funksionon e dyzuar: edhe drejt njohjes sė botės sė jashtme, edhe drejt vetes sė saj, domethėnė brenda ndėrgjegjes pėr tė gjetur mundėsi tė pranimit tė njohjes intuitive, si njė prirje e racionalizmit nė shkencė” (f. 11-12).

    Sė katėrti, edhe nė fushėn e kėrkimeve shkencore, sidomos pėr problematikėn sociale, kulturore, artistike, filozofike etj., jo pak personalitete tė shquara nuk u kanė shpėtuar kurtheve tė paragjykimeve tė shumėllojshme, trajtimeve tė njėanshme etj. Profesor Uēi i ka kapėrcyer gjithnjė me sukses kurthe tė tilla. Nė veprat e tij spikat njė pėrmasė universalizuese, citohen e analizohen pikėpamjet mė me vlerė tė autorėve tė vendeve perėndimorė dhe tė atyre lindorė, si grekė e gjermanė, amerikanė e rusė, italianė e polakė etj. Ai e qėmton nektarin e formulimeve teorike kudo ku gjendet, jashtė mjegullnajės sė paragjykimeve, e cila pas Luftės sė Dytė Botėrore, veēanėrisht nė vendin tonė, ka mbuluar herė hemisferėn perėndimore e herė atė lindore. Pėr tė ilustruar kėtė ide mjafton tė pėrmendim se vetėm nė 5 faqe (faqja 10 deri te faqja 14) tė vėllimit tė dytė tė librit “Universi estetik” citohen 12 nga filozofėt, estetet dhe teoricienėt mė tė shquar tė arteve tė vendeve dhe tė epokave tė ndryshme nga antikiteti deri nė ditėt tona si Aristoteli e Plotini, Agostini e Akuini, Isidori e Prokopi, Bedai e Kroēe, Shastleri e Bayeri, Xhilberti dhe Kuni. Edhe pėrzgjedhja e citateve dėshmon se autori i kėtij libri njeh deri nė imtėsi jo vetėm tėrė sistemin e pikėpamjeve tė mendimtarėve qė i referohet, por edhe veēoritė e dinamikės sė evolucionit tė indit tė mendimit filozofik dhe estetik nga njėri tek tjetri edhe nėn ndikimin e rrethanave socialkulturore nė proces ndryshimi.

    IV. Zhbėrės paragjykimesh shkencore edhe pėrtej kulturės shqiptare

    Po tė shpreheshim me terminologjinė e sociologut amerikan bashkėkohės Robert K. Merton, profesor Alfred Uēi nė gjithė veprimtarinė e tij kėrkimore-shkencore udhėhiqet nga “ideali shkencor i skepticizmit tė organizuar” (Culture and Society, Contemporary Debates, 2004, f. 74). Duke parė tėrė historinė e mendimit filozofik, estetik e kritiko-artistik me thjerrėzat e njė skepticizmi tė tillė, profesor Alfred Uēi vė nė dyshim, madje i hedh poshtė me argumentime tė plota edhe paragjykime pothuajse tė fosilizuara, tė cilat kanė penguar pėrparimin e mendimit filozofiko-estetik edhe nė vendet mė tė urbanizuara tė Perėndimit. Edhe estetė e studiues mjaft tė shquar, si Kroēe, Xhilbert, Kun, Shastleri etj., nė forma tė ndryshme e kanė nėnvleftėsuar mendimin estetik mesjetar ose e kanė mohuar fare atė. Pėr shembull, Shastleri mbron idenė se “njė mijė vjetėt e mesjetės janė thjesht njė zbrazėsi pėr sa i pėrket mendimet estetik”. Profesor Alfred Uēi jo vetėm argumenton pathemeltėsinė e pikėpamjeve tė tilla, por parashtron njė tablo tė plotė analitike tė vlerave tė doktrinave estetike tė pėrpunuara gjatė mesjetės, tė cilat pėrbėjnė njė fazė tė rėndėsishme pėrparimi, njė hallkė tė domosdoshme ndėrlidhėse ndėrmjet universit estetik tė antikitetit dhe begatisė sė mendimit estetik tė periudhės moderne. Lidhur me kėtė ēėshtje nė vėllimin e dytė tė librit “Universit estetik” profesor Uēi thekson: “... njė nga problemet kyēe tė analizės sonė do tė jetė raporti midis universeve estetike tė antikitetit dhe tė mesjetės, dallimet cilėsore dhe lidhjet ndėrmjet tyre, kontinuiteti e diskontinuiteti, vazhdimėsia e bijėzimet dhe ndarjet midis tyre. Ky konceptim nuk pėrkon mė me pikėpamjen e shumicės sė studiuesve tė historisė sė doktrinave estetike; e kemi fjalėn jo thjesht pėr disa syresh, tė cilėt nėn ndikimin e filozofisė ateiste tė iluminizmit tė shek. XVIII e kanė pėrdorur, madje ndonjė syresh vazhdon ta pėrdorė konceptin “mesjetė” me kuptim krejt pexhiorativ, duke e barazuar e identifikuar gjithė mesjetėn me “kohėn e errėsirės” e “obskurantizmit”, “inkuizicionit” dhe “regresit”, duke ia kundėrvėnė atė qytetėrimit antik tė idealizuar. Qė kėtej ata kanė mohuar mendimin estetik autentik tė mesjetės ose nuk kanė parė asnjė vlerė origjinale tė tij dhe, nga ana tjetėr, kėtė koncpetim e mbėshtesin edhe nė mohimin absolut tė ndonjė lidhjeje ose vazhdimėsie midis qytetėrimit antik, sidomos greko-romak dhe botės mesjetare evropiane. Nė kėtė interpretim ka ndikuar e ndikon ideja qė e konsideron mesjetėn njė fazė aksidentale, madje krejt regresive tė historisė sė njerėzimit... Kalimi nga antikiteti nė mesjetė, e cila ka pasur njė zhvillim tejet kontradiktor, ka pasur edhe shkatėrrim vlerash tė trashėguara, por edhe arritje, edhe pėrparime, me njė fjalė, pėr ne mesjeta ka qenė e pashmangshme dhe e vetėmjaftueshme. Prandaj, duke filluar historinė e universit estetik tė mesjetės, ne i pėrmbahemi, sė pari, tezės mbi karakterin kontradiktor tė procesit tė kalimit nga antikiteti drejt mesjetės, mbi dallimet e rėndėsishme cilėsore midis tyre, por edhe e lidhjeve qė nuk patėn munguar. Sė dyti, ne do tė pėrpiqemi tė paraqesim drejtimet kryesore tė ideve dhe vlerave estetike, qė gjalluan qė nė periudhėn e hershme tė mesjetės dhe deri nė fundin e saj historik” (f. 13-14).

    Leximi i kujdesshėm i kėtij libri tė bind se autori e ka realizuar mė sė miri njė objektiv tė tillė shkencor. I ndriēuar nga njė metodologji e saktė shkencore, prof. Alfred Uēi depėrton nė tė gjithė labirintet e mendimit estetik, tė cilat pėrshkojnė epokat historike nga antikiteti, mesjeta, Rilindja dhe klasicizmi. Nėpėrmjet analizash komplekse shumėpėrmasore ai arsyeton jo vetėm arritjet e mangėsitė e ēdo doktrine estetike nė sfondin kohor tė zhvillimeve shoqėrore, filozofike e shkencore, por edhe parashtron sipas kritereve antologjike fragmentet mė pėrfaqėsuese tė ēdo doktrine. Kėsisoj, librat e profesor Alfred Uēit shpėrfaqen si mozaikė shumė tė larmishėm, me njė pasuri tė pallogaritshme mendimesh tė nuancuara, pohimesh e kundėrshtimesh, argumentesh e kundėrargumentesh, faktesh artistike e historike etj. Por autori asnjėherė nuk humbet nė kėto labirinte falė aftėsisė sė tij pėrgjithėsuese tė jashtėzakonshme: “Nė vazhdėn e veprimit tė faktorėve socialkulturorė – nėnvizon ai nė vėllimin e dytė tė “Universit estetik”, – por edhe tė faktorėve estetiko-artistikė imanentė pėr 15 shekuj, qė na interesonin nė librin tonė, mund ta pėrcaktonim si substancė kryesore tė kristalizuar dhe tė zhvilluar klasicizmin (klasiken), i cili kuptohet prej nesh si njė koncentrat i ideve mė konsistente, mė qenėsore estetike e artistike, qė ka ardhur edhe pėrmes pėrvetėsimit tė trashėgimisė pozitive tė antikitetit e tė mesjetės dhe ka evoluar drejt klasicizmit tė shek. XVII, qė shėnon njė ekspansion tė pėrgjithshėm edhe tė kulturės estetiko-artistike nė pėrgjithėsi. Por kjo sdo tė thotė se pėrmbajtja e ēdo epoke ka qenė krejt monolite, se nė secilėn prej tyre spikat njė bėrthamė e tipit klasik, por krahas saj kanė ekzistuar edhe risi e anėsime tė tjera, herė tė nxitura nga hapėsirat e lira tė klasicizmit, herė nga kundėrshtimi i kufijve disi tė ngurtė tė absolutizmit tė kėsaj bėrthame. Nė mėnyrėn mė tė qartė e mė konkrete kjo vihet re sidomos nė shek. XVII, i cili ka qenė shumė mė kompleks se Renesanca italiane, madje ka qenė mė pak monolit, pėrkundrazi, u shqua pėr njė diversitet mė tė madh brenda ndikimeve tė Renesancės...” (f. 402). Ky ėshtė njė karakterizim pėrgjithėsues i nivelit tė lartė i klasikes si njė koncept qendror i historisė sė zhvillimit tė shoqėrisė e tė filozofisė, tė estetikės e tė arteve.

    V. Pėrkthimi – njė obligim ndaj kulturės kombėtare

    Qė kur ka pėrfunduar studimet universitare deri nė ditėt tona, pėr mė se 50 vjet, profesor Alfred Uēi ka qenė dhe ėshtė nė ballė tė veprimtarisė kėrkimore. Mjaft nga tekstet, artikujt dhe sidomos punimet monografike tė shumta kanė vlera jo vetėm nė hapėsirat e kulturės shqiptare, por dhe mė gjerė. Ndaj mendojmė se ėshtė obligimi i strukturave pėrkatėse tė Akademisė sė Shkencave, tė Ministrisė sė Arsimit dhe tė Shkencės tė Republikės sė Shqipėrisė tė financojė pėrkthimin e botimin nė gjuhė tė huaja, sė paku nė anglisht, tė studimeve mė tė arrira tė akademikut Alfred Uēi, veēanėrisht ato qė kanė profil kombėtar mė tė spikatur ose qė pėrfaqėsojnė arritje pėr mendimin filozofiko-estetik nė shkallė botėrore. Mė shumė se respekt pėr akademikun Alfred Uēi pėrkthime tė tilla do tė ishin nderim pėr kulturėn shqiptare filozofiko-estetike, pėr afrimin e saj me kulturėn evropiane e mė gjerė, pėr integrimin e kulturės shqiptare nė rrjedhat e zhvillimeve botėrore bashkėkohore.

    Nga Dr.. Zyhdi Dervishi

  4. #4
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Prof. Alfred Uēi nė 80-vjetorin e lindjes.
    Personaliteti emblematik i arsimit, kulturės dhe shkencės shqiptare ishte edukuar qe femije me idealet atdhetare te gjyshit te tij Petro Nini Luarasi dhe korifenjve te tjere te Rilindjes Kombetare. Ai ishte djali i atdhetarit antifashist Mina Uēi i burgosur dhe persekutuar nga fashistet dhe diktatura. U perfshi ne Levizjen antifashiste ne moshen 14-vjeēare, kontribuoi me mish e shpirt per ndertimin e nje Shqiperie te emancipuar. Ai u shigjetuar nė Konferencėn famekeqe te Tiranės si njė nga intelektualet e pare qe kerkoi rishikimin e vijes se PPSH dhe demaskimin e kultit te individit. Ai ka frymėzuar ardhjen e demokracise ne Shqipėri si intelektual(me botimet mbi teorine dhe artin modern) apo si politikan (duke dhene doreheqjen demonstrativisht si ministėr i kulturės ne qeverine Ēarēani mė 1990) dhe eshte distancuar qarte dhe pati demaskuar e vazhdon tė demaskojė ashper diktaturen e lakejte fanatikė te saj duke e gdhendur emrin e tij ne panteonin e inteligjencies shqiptare. Me vepren e tij madhore qe po e pasuron vazhdimisht me kryevepra te reja ai nderon kulturen e vendit tone te vogel ne vatren e kultures boterore. (Por disa kundershtare mjerane rreken t’ia minimizojne vlerat dhe kacavirren tek ish-citimet redaktoriale te detyrueshme ne botimet e kohes se diktatures duke kryqezuar e mbajtur peng keshtu gjithe ajken e inteligjencies shqiptare me mediokritetin e tyre.) Prof.Alfred Uēi eshte nje nga intelektualet e pare qe krahas I.Kadaresė i parapriu demokracise p.sh. me librat e tij mbi historine dhe aktualitetin e artin modern, me teorite e praktikat e konceptimit te botes moderne. Ai dikur dhe tani e demaskon diktaturen ne palcen e saj kurrizore. Njė nga tiparet esenciale tė Prof. Alfred Uēit ėshte modestia por e cila nė mendėsinė e spekulantėve tė tregut tė lire nėnkupton ''paaftėsi pėr t'u reklamuar". Ndaj si admirues realist i Profesor Uēit shpall se ai ka merita te medha jo vetem si estet, por edhe si atdhetar demokrat, pedagog, filozof, publicist, biograf, drejtues dinjitoz e largpames i Institutin te Folklorit etj. dhe qė krahas Kadaresė e Agollit duhej tė ēmohej ''Nder i Kombit''. Unė, krahas qindra e qindra studenteve e kolegeve te tij, te edukuar e frymezuar me idealin e tij te paster atdhetar e demokratik i urojne Profesorit te dashur jete te gjate e prodhimtari te begatshme per te miren e Shqiperise.

  5. #5
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Intervista/ Flet pėr “Telegraf” prof. Alfred Uēi me rastin e botimit tė veprės “Filozofia e donkishotizmit”
    Xhevdet Shehu

    Pse u mora me Kalorėsin e Fytyrės sė Vrerosur
    Profesor Alfred Uēi, esteti mė i njohur shqiptar, kėto ditė nxjerr nė dritė njė libėr tė ri, botim i Akademisė sė Shkencave, tė titulluar “Filozofia e donkishotizmit”, qė ėshtė padyshim njė nga veprat mė tė rėndėsishme dhe mė serioze tė tij. Ai merret me donkishotėt qė nuk i kanė munguar dhe nuk kanė pėr t’i munguar asnjėherė kėsaj bote. Po tė nisesh nga vitaliteti dhe botimtaria e jashtėzakonshme e tij e viteve tė fundit, tė duket e pabesueshme kur merr vesh se pasnesėr esteti ynė mbush 80 vjeē. Rrallėkush tjetėr mund tė krahasohet me tė pėr nga prodhimtaria dhe thellėsia e mendimit kritik dhe estetik mbi letėrsinė dhe artet. Herė-herė i anatemuar vitet e fundit nga fakti se gjatė viteve tė diktaturės, Alfred Uēi ishte autori qė ka shkruar edhe libra ku duket fryma e kohės dhe qė nuk i kanė shpėtuar politizimit, ka dhėnė estetikėn pėr studentėt e Universitetit dhe ka drejtuar institucione tė rėndėsishme tė kulturės, shumėkush me rėnien e diktaturės mendoi edhe fundin e krijimtarisė sė tij. Nuk ishin tė paktė ata qė menduan se Prof. Uēi nuk ka ē’tė shkruajė mė tej, ėshtė ezauruar dhe nuk mund tė pėrshtatet me sistemin e ri. Mirėpo pėr fat tė mirė tė tij dhe tė kulturės sonė, Alfred Uēi e sfidoi edhe kėtė kohė dhe skeptikėt qė gėluan me shumicė gjithandej. Gjatė viteve tė demokracisė, ka botuar rreth 20 vepra shkencore, domethėnė mesatarisht njė vepėr nė vit dhe pretendon tė mos i dorėzojė “armėt” dhe tė hedhė sėrish dritė nė ēėshtje tė tjera, pėrmes botimeve tė radhės. Duke biseduar kėto ditė nė prag tė kėtij pėrvjetori me Profesor Uēin, kujtuam Petro Ninin, Skėnder Luarasin, Migjenin etj., qė kanė hyrė prej kohėsh nė panteonin e historisė dhe kulturės sonė kombėtare, pasardhės i denjė i tė cilėve ėshtė Profesori. Ndėr tė tjera, Profesori na tregoi njė fotografi tė tijėn kur ishte 14 vjeē. Partizan, ditėn e ēlirimit tė Korēės. E ka fotografuar njė fotoreporter amerikan dhe e ka botuar nė disa gazeta pėrtej Atlantikut. Ajo fotografi Profesorit i ngjall shumė kujtime dhe trazime dhe ne po e botojmė kėtu me lejen e tij. Sidoqoftė, le tė kthehemi te librat e shumtė tė tij. Vetėm ai mund t’i shkruante! Dhe tė mendosh se lėnda e kėtyre librave nuk ėshtė dosido. Ai merret me mė tė mėdhenjtė e kohėrave, tė botės dhe tė vendit, kur shumėkush e di fare mirė se nuk ėshtė e lehtė tė merresh me ta. Ėshtė marrė me Homerin dhe Danten, me Shekspirin, me Servantesin, Gogolin, me Nolin, Konicėn, Fishtėn, Kutelin, Kadarenė, Agollin etj., etj., duke zbėrthyer kodet estetike dhe filozofike tė tyre pėr lexuesin e hapėsirave mbarėshqiptare. Nė kthesat e mėdha politike dhe shoqėrore, si kėto qė kanė ndodhur nė Shqipėri disa herė gjatė shekullit tė kaluar, esteti Uēi, jo vetėm ka mbijetuar me estetikėn e tij, por ka vazhduar tė botojė dhe ka arritur t’i gjejė vendin e duhur dhe me dinjitet tė patronditur nė fushėn e tij tė studimeve tė pambarimta. Krijimtaria e Prof. Uēit ėshtė shumė e gjerė dhe megjithėse ka tė bėjė me aspektin mė epror teorik tė artit. Si e tillė, kėtu mund tė bėhet njė vlerėsim i pėrgjithshėm dhe jo shterrues pėr tė. Ajo ka ndihmuar breza tė tėrė shkrimtarėsh, artistėsh dhe intelektualėsh shqiptarė pėr tė hedhur dritė mbi ēėshtjet mė tė ndėrlikuara tė zhvillimeve filozofike, estetike dhe pėrgjithėsisht kulturologjike nė rrafsh universal dhe kombėtar...



    – Profesor,10 vjet mė parė, kemi bėrė njė intervistė sė bashku me rastin e 70 vjetorit tė lindjes, kur mė thatė se “ju duheshin edhe nja dy-tre vite tė tjerė”, e tani jeni 80 vjeē. Si i kini kaluar kėto vite?

    – Atėhere u tregova modest, por, me sa duket, njeriut kurrė s’i mjaftojnė pėr t’i plotėsuar gjithė dėshirat qė ka nė jetė. Veē pas tė tetėdhjetave vitet vinė e rėndohen, por kurrė s’janė tė tepėrt, sidomos kur ke mėsuar t’i administrosh mirė.

    – E Ju si e kini kaluar me dhjetvjeēarin e fundit?

    – Jo keq, veē mė ėshtė dukur sikur koha vraponte mė shpejt! Vlera e saj varet se me se njeriu arrin ta mbushė, ta begatojė. Gjithsesi pėr mua ka qenė pėrgjithėsisht e mbarė, e ngarkuar me punė, lexime e botime.

    – Cilat kanė qenė botimet tuaja kryesore kėtė dhjetėvjeēar?

    – Janė nja gjashtė a shtatė botime akademike: “Estetika e groteskut” (2000), “Pesė tė mėdhenjtė e Letėrsisė shqipe” (2003 –( Shkup); “Parimet e estetikės tė J. De Radės” (2003); “Filozofia e T. A. Kavaliotit.Akademia e Voskopojės” (2004– Ēmimi “Exelence”); “Universi Estetik”,vėll.III (2007). Dy vitet e fundit kam botuar edhe dy vepra: “Estetika metateorike mbi artin” dhe “Klasika apo Nonklasika?”.

    - Ditėn e 80 vjetorit tė lindjes me cilin libėr do ta kremtoni?

    - Qysh kur fillova tė zhvilloja Filozofinė dhe Estetikėn nė Universitet kam patur peng tė shkruaja njė libėr pėr veprėn letrare mė tė lexueshme nė botė, pėr romanin “Don Kishoti” tė Servantesit, qė del sė shpejti nė qarkullim me titullin “Filozofia e donkishotizmit”. Romani “Don Kishoti” ėshtė njė vepėr letrare qė qėndron nė njė radhė me kryvepra si “Iliada” e Homerit, “Komedia Hyjnore” e Dante Aligierit dhe tragjeditė e Shekspirit. “Don Kishoti” ėshtė libėr pėr gjithė kohėt, pėr gjithė moshat dhe pėr gjithė racat. Qysh nė leximin e parė, “Don Kishoti” mė ndihmoi tė kuptoj se ē’forcė magjepse kanė ca libra, qė tė pushtojnė, tė robėrojnė dhe tė pėcjellin pastaj gjithė jetėn. Ai bėn pjesė, siē thotė Noli, “njė nga nja njėzet kryeveprat e letėrsisė botėrore, tė cilat njeriu s’duhet tė vdesė para se t’i lexojė”. Fakti qė u mora veēanėrisht me Servantesin dhe kryeveprėn e tij tė njohur botėrisht ka tė bėjė me ndikimin e kėsaj vepre nė mendimin estetik dhe nė jetėn shpirtėrore, intelektuale e artistike tė vendit tonė.

    – Po nė ditėt e adhshme ē‘do t’i dhuroni lexuesit?

    – Dy libra: “Estetika e Migjenit”, me rastin e 100-vjetorit tė lindjes sė tij, si dhe “Mendimi dhe vepra atdhetare e P.N.Luarasit”, me rastin e 100 vjetorit tė vdekjes.







    Shtegtimi i dytė i Don Kishotit nė Shqipėri

    Prof. Alfred Uēi

    Ribotimi i “Don Kishotit” me tė dy pjesėt e shqipėruara, nė vitet ’70, pati qenė njė ngjarje e shėnuar, nė mos aq pėr kritikėt e studiuesit, por pėr lexuesit e krijuesit po se po, tė cilėt, tė mėsuar me gjykimet e Nolit, por jo vetėm pėr kėtė shkak, iu pėrmbajtėn kriterit tė projektimit tė veprės nė bashkėkohėsi, por tė pasuruar me pėrvoja e mesazhe tė veprės dhe me kuptime tė reja, tė padėgjuara mė parė. Kundera ka theksuar se vdekja e romanit ėshtė rezultat i totalitarizmit e diktaturės.”Unė vetė tashmė e kam parė dhe e kam pėrjetuar vdekjen e romanit-vdekjen e tij nga dhuna (nėpėrmjet ndalimeve, censurės dhe trysnisė ideologjike),-shkruan Kundera,- nė atė botė, ku kam kaluar njė pjesė tė madhe tė jetės, e qė zakonisht e quajnė botė totalitare. Atėherė shihej fare sheshit, se romani ėshtė i kalbur, aq i kalbur sa edhe nė Perėndim nė epokėn moderne. Po aq sa ėshtė model i kėsaj bote, qė ėshtė bazuar nė relativitetin dhe dykuptimėsinė e gjithshkaje njerėzore, romani ėshtė i papajtueshėm me botėn totalitarte. Papajtueshmėria e tij ėshtė mė e thellė se ajo ēka e ndan disidentin nga aparatēiku, ose luftėtarin pėr tė drejtat e njeriut nga xhelati, sepse ajo nuk ėshtė vetėm politike ose morale, por edhe ontologjike. Kjo do tė thotė se bota e bazuar mbi njė tė vėrtetė tė vetme, edhe bota e dykuptimėshme e relative e romanit, janė gatuar prej materialesh krejt tė ndryshme. E vėrteta totalitare pėrjashton relativitetin, dyshimin, pyetjet dhe, pėr rrjedhojė, nuk mund tė pajtohet kurrė me atė qė unė e quaj shpirt tė romanit”.

    Edhe tek ne ishte njė kohė, kur regjimi totalitar e ndiente veten subjektivisht tė fortė, kurse objektivisht ishte i rėnduar, plakur e kalbur, kurse lexuesit e krijuesit shqiptarė, pa vetėdije tė plotė e mė fort intuitivisht, tė ndodhur pa vullnet tė lirė brenda kėtij regjimi, kishin mall pėr frymė letrare kritike e antitotalitare nė qeverisjen e vendit, nė kulturė e nė art. Kėto dukuri tė jetės shoqėrore pėrbėnin njė tė fshehtė, qė ruhej me vigjilencė si “sekret shtetror”. Dhe pikėrisht nė kėtė kohė, nė zbulim tė kėtij “sekreti” u vunė tre romane, dy shqiptarė –“Shkėlqimi dhe rėnia e Shokut Zylo” dhe “Nėpunėsi i Pallatit tė ėndėrrave” dhe i treti – romani spanjoll, “Don Kishoti”. Brenda kulturės sonė tė viteve 70 tė tre kėta romane plotėsonin njėri-tjetrin.

    Qysh atėhere kam menduar se kėta romane lidheshin ngushtė jo vetėm me pėrmbajtjen satirike dhe vlerat estetike, por edhe me ndikimin e tyre tė fortė nė njė drejtim tė vetėm mbi publikun artdashės tė atėhershėm: “Shkėlqimi dhe rėnia e Shokut Zylo” dhe “Pallati i ėndėrrave” ēelnin shtigje qė tė kuptoheshin ca tė vėrteta tė hidhura pėr jetėn tonė, njohjen e tė cilave e ndihmonte jo mė pak edhe “Don Kishoti”. Duke u nisur nga njė pėrvojė e hidhur tė njė nate tė zgjatur tė errėt tė Spanjės nėn diktaturėn frankiste, me tė drejtė Manuel Montobio thekson se ēdo regjim tiranik “synon tė vendosė nėn kontroll jo vetėm veprimet e qytetarėve tė vet, por edhe tėrė mendimet, vetėdijėn, pėrfshirė deri edhe vetė ėndrrat e tyre, pėr t’i shtyrė kėta tė ndihen njė hiēgjė pėrballė shtetit dhe pushtetit tė tij mbi gjithēka, pėrbėn nė vetvete, nėn thundrėn e ēdo lloj diktarure, njė tėrheqje nė vetvete, apo njė lloj stepjeje, ndonjėherė e vetmja e mundėshme, pėrballė totalitarizmit tė saj”.

    Por le t’i lemė pėr pak mė poshtė romanet e “Zylos” e tė “Nėpunėsit tė ėndrrave” – shqiptarė kokė e kėmbė - dhe le tė ngushtohemi me “Don Kishotin” spanjoll, pėr tė sqaruar se si e sa “shqiptar” u paraqit ky nė ato vite tė rėnda. Nė shtegtimin e tij tė dytė, kur ishte harruar fushata e tij e parė nė mendimin shqiptar, “Don Kishoti” ndikoi nė njė spektėr mė tė gjėrė mbi lexuesit e krijuesit e artit; i ndihmoi ata tė distancoheshin disi nga dukuritė thjesht komike, qesharake tė romanit dhe tė njiheshin me aspekte serioze tė pėrmbajtjes sė tij; ndėrkohė, u zbeh roli i paralelizmit qė pati bėrė F. Noli, sepse projektimi i veprės nė bashkėkohėsi ndriēonte probleme tė tjera tė jetės shqiptare. Nė ndėrgjegjen e lexuesve tanė gogozhelėt groteskė tė romanit servantian u tranvestuan me rroba tė tjera dhe ngacmonin plagė e hallet e atėhershme tė shqiptarėve. Se sa i thellė e i gjerė ishte ky ngacmim, dua ta ilustroj, duke iu drejtuar njė fushe, qė objektivisht nuk ka qenė nė qėndėr tė interesimit tė romanit tė Servantesit, por pjesė anėsore e tij.

    Fusha e kulturės artistike ishte bėrė njė nyjė ku plekseshin dhe pėrplaseshin, para e pas Plenumit tė IV tė KQ, debate e diskutime, qė kishin mė tepėr se sa karakter thjesht estetizant. Edhe pėr kėtė fushė, mė margjinale nė krahasim me hallet mbarėpopullore, “Don Kishoti” solli njė barrė me mesazhe tė freskta dhe ndriēoi ca “njolla tė zeza e tė murme”, tė maskuara mjaft mirė deri atėhere. Nė atė kohė, gjatė leximit tė romanit, pata nxjerrė disa shėnime e pasazhe prej tij, asish qė hynin nė rezonacė me shqetėsimet pėr artin dhe pėr jetėn shqiptare. Duke i paraqitur kėto shėnime tani, nuk mund tė mos ēuditesh se sa aktual e i thellė pat qenė pėr ne Servantesi.

    * * *

    Nė “Don Kishotin” autori vinte nė shėnjestėr tė goditjeve tė tij pėrqeshėse letėrsinė kalorsiake, anakronike e bajate, qė e parodizoi me mjeshtėri tė lartė. Por nėqoftėse parodizimi i stilit tė letėrsisė kalorsiake pat qenė pėrjetuar gjithnjė nga lexuesi shqiptar si njė dukuri komike, nė vitet 70 ai kapte e ēmonte mė fort anėn serioze, madje dramatike, qė qėndronte prapa kėtij parodizimi, funksioni i tė cilit ishte tė pėrqeshte kėtė letėrsi, falsitetin e pompozitetin e saj, qė pengonin tė kqyrej jeta ashtu siē ishte e siē e paraqiste Servantesi nė romanin e tij. Pėr kėtė arsye, pėr lexuesin tonė nuk ishte e vėshtirė tė bėnte paralelizėm me gjynahet e rekomandimeve zyrtare tė sė ashtuquajturės “Metodė e Realizmit Socialist”, qė, gjithashtu, vuante nga pompoziteti dhe falsiteti. Te lexuesit e krijuesit gjetėn njė mėrėkuptim tė plotė shqetėsimet e Kalorėsit tė Arratisur, tė cilin e bezdisnin dhe e sėkėlldisnin “duart zyrtare”, qė ndėrhynin tė vinin “rregull” nė shkallėn e vlerave artistike. Mund tė ēuditesh se sa pak kishin ndryshuar rregullat e “lojės” qė nga koha e Servantesit, ose mė mirė tė themi, se me ē‘fuqi pėrsėriten rregullat e rrepta e censura tė pamėshirshme nė periudha tė largėta e nė vende tė ndryshėm! “Don Kishoti” i zbulonte lakuriq ca dukuri tė shėmtuara tė jetės artistike tė vendit, pasoja tė drejtimit burokratik e tė administrimit me intolerancė tė plotė tė kėsaj sfere nga Parti-Shteti.

    E neveritshme e poshtėruese ishte propaganda, qė e shpallte letėrsinė dhe artet “vidha”,”burma”,”ingranazhe” nė mekanėzmin e veprimtarisė ideologjike partiake; skandaloze ishte qė fatet e letėrsisė dhe tė arteve liheshėn nė dorė tė shijeve vulgare tė adminstratorėve shkrimtarė e tė nėpunėsve tė papėrgjegjshėm, shpesh tė paditur e inkopetentė, qė futnin hundėt nė Parnas, duke shpallur e mbrojtur vetėm njė tė vėrtetė, tė vėrtetėn e Partisė, e direktivave tė saj, pėr tė gjurmuar “gabime” dhe “djallėzi artistike” tė shumėsisė sė vėrtetave njerėzore, tė lirisė sė mendimit e tė krijimit. E vėrteta totalitare e diktaturės nuk e pranonte karakterin relativ tė njohjes, dyshimin, pluralizmin pyetjet, nuk pajtohet me atė qė ėshtė shpirti i romanit. Kundėr tė tilla prirjesh mesjetare, qė e shmangnin pėr artin vetėm njė tė vėrtetė, “tė vėrtetėn e Partisė“, ngrinte zėrin e tij Kalorėsi i Fytyrės sė Vrerosur, qė kishte shpirt tė vėrtetė poeti, qė ishte ndėrtuar mbi pluralizmin gnoseologjik. Interpetimin e jetės nė romanet e tij Servantesi e vendosi mbi themelet kryesisht komike; shkrimtari parapėlqente gjinitė e humorit dhe satirės, sepse nė to gjente njė potencial tė pashtershėm fryme kritike, prandaj thoshte se poeti duhej tė kishte si shėmbull satirat e Horacit, “duhej tė shkruante kundėr zilisė dhe tė fshikullonte nė vargjet e tij ziliqarėt si dhe ēdo ves tjetėr”. Ai e dinte fort mirė se forcave tė rendit tė vjetėr nuk u pėlqenin “ndėrhyrjet pėrqeshėse” tė letėrsėsė “nė punėt e tyre tė shenjta”, pėr kėtė arsye ai pėrmendte se ithtarėt e gjinive komike rrezikoheshin tė pėrfundonin, ashtu si Ovidi, tė cilin “e syrgjynosėn nė ishujt e Pontit”.

    Krijuesit e lexuesit shqiptar nė atė kohė nuk mund tė mos kuptonin shpejt Servantesin dhe nuk mund tė mos pajtoheshin me frikėn qė ai kishte pėr autorėt e satirave nga Pushteti. Nė kėtė drejtim edhe parti-shteti vigjėlonte dhe godiste jo vetėm me dhunė, por edhe me “ushtrime teorike” rreth tė ashtuquajturit “humor pozitiv”, qė shterpėzonte gjinitė komike tė artit. Frika e partisė-shtet ishte aq e madhe, saqė ajo aktivizonte nė “lojėn” e “argumentimeve teorike” edhe ata krerė tė shtetit e partisė, qė kishin hyrė nė grindje me “Shokun Zylo” dhe me “Nėpunėsin e ėndrrave”. Sikur tė kish kaluar nėpėr atmosferėn disidente e represive tė Plenumeve tė XV dhe tė IV famėkeq, Servantesi nė “Don Kioshotin” paralajmėronte pėr rreziqet qė kėrcėnonin secilin qė merrej me letėrsi, qė shkruante libra, madje tė bukura e tė talentuara; “Veprat e shtypura,- shkruante ai,- kontrolloheshin tejpėrtej, ndaj pra, edhe tė metat, ca tė meta tė tilla, diktohen lehtė dhe sa mė e madhe tė jetė fama e shkrimtarit, aq edhe mė me kujdes veprat e tij studiohen. Njerėzit e mbuluar me lavd pėr nga prirjet e tyre, poetėt e mėdhenj, historianėt e shquar, zilepsen, nė mė tė shumtėn e rasteve, nga ata tė cilėt kritikojnė me kėnaqėsi tė madhe veprat e tė tjerėve, ndonse vetė nuk kanė nxjerrė nė dritė as edhe njė. Shkurt llafi, ai qė e dėrgon veprėn nė shtyp, i vė vetes njė rrezik shumė tė madh, sepse ėshtė krejt e pamundur tė thurėsh njė libėr qė t’i kėnaqė njėheresh tė gjithė.”.

    Ndoshta gaboj, por kam pėrshtypjen, se mjaft shkrimtarė e artistė nuk rreshtnin nė sulme reciproke njėri-ndaj tjetrit, por pėr ēudi, disa prej tyre krijuan e iu drejtuan gjuhės sė groteskut e tė simbolit dhe mundėn tė krijojnė vepra me vlera tė shquara estetike. Ky ėshtė njė fakt paradoksal, nga ata qė tregojnė se sa “dinake” dhe “e djallėzuar” ėshtė historia. Nė kėtė kohė I. Kadareja pėrpunoi stilin e tij tė mėvetshėm grotesk, duke arritur pėrsosmėri tė vėrtetė nė romanin “Nėpunėsi i Pallatit tė ėndrrave”(1981). Edhe Nonda Bulka, Dritėro Agolli, M. Kallamata, Q. Buxheli, Niko Nikolla, Dionis Bubani etj., e kultivuan mė tej stilin grotesk nė letėrsinė tonė, qė tregoi se sa tė padėshirueshėm dhe “tė rrezikshėm” ishin pėr regjimin totalitar ca personazhe tuhafėsh groteskė, tė ngjashėm me Don Kishotin.

    Sigurisht, fusha e artit ishte vetėm njė pjesė e vogėl e asaj bote groteske, qė pėrfshihej nė hapėsirat e “Don Kishotit”. Nė vėllimin e dytė Don Kishoti e Servantesi bėhen mė seriozė; ata ndėrhyjnė nė ēėshtjet politike dhe filozofike, nė ekonomi e financa, nė ēėshtje shtetėrore e fetare, morale e teologjike, shkencore e mitologjike. Por duhej njė kohė tjetėr, qė edhe kėto anė tė thesarit enciklopedik tė “Don Kishotit” tė fitonin aktualitet mė tė madh pėr kulturėn shqiptare. Sidoqoftė, gjatė shtegtimit tė dytė lexuesi e kapėrceu mendimin qė e lidhte “Don Kishotin” me projektin mė drejtpėrdrejt me historinė e sė kaluarės sė Shqipėrisė; ai u afrua mė shumė me kohėn tonė, e cila i jepte dorė Servantesit tė flasė me gjithė polifoninė e zėrave tė romanit tė tij, larg politizimeve e vulgarizimeve e aktualizimeve tė sforcuara e vulgare. Kjo polifoni zėrash e mesazhezh pėrmblidhet parasėgjithash nė konceptimin e gjėrė tė “domkishotizmės”, qė u afirmua si njė lloj filozofie letrare.





    Biografi e shkurtėr

    Alfred Uēi ka kryer studimet e larta nė fakultetin e Filozofisė tė Universitetit “Lomonosov” tė Moskės, nė vitet 1949-1954. Mė pas ka punuar si pedagog nė Institutin e Lartė Ekonomik tė Tiranės. Qė me krijimin e Universitetit tė Tiranės ai ka qenė pedagog i estetikės dhe i filozofisė nė fakultete tė ndryshme tė tij. Nė vitin 1970 iu dha titulli “profesor”. Ka qenė, gjithashtu, drejtor i Institutit tė Kulturės Popullore pranė Akademisė sė Shkencave (vitet 1979-1987) dhe kryetar i Komitetit tė Kulturės dhe Arteve (1987-1990). Ka marrė pjesė nė kongrese, konferenca e simpoziume shkencore ndėrkombėtare nė Sofje, Athinė, Ankara, Beograd, Prishtinė, Vjenė, Itali, Suedi, Francė etj. Ka shkruar njė numėr tė madh artikujsh, referatesh e kumtesash me tematikė nga fusha e filozofisė, sociologjisė, estetikės, etnografisė, folkloristikės, kritikės letrare etj. Ai ka shkruar e botuar librat: Estetika, jeta, arti (1970), Probleme tė estetikės (1976), Labirintet e modernizmit (1978), Probleme tė estetikės (1980), Mitologjia, folklori, letėrsia (1982), Ēėshtje teorike tė estetikės dhe tė kulturės (1986), Estetika – Vėllimi I, II, III (vitet 1987-1988), Shekspiri nė botėn shqipare (1996), Dostojevski nė kohėn tonė (1997), Ferrparajsa Danteske (1998), Prometeu dhe Hamleti (Botuar nė greqisht, nė Athinė, 1998), Grotesku kadarean (1999), Estetika e groteskut – Teoria dhe historia (2001), Estetika nė folklor dhe nė letėrsinė shqipe (2001), Paradigma tė ndėrgjegjes shoqėrore - estetikė filozofike e politike (2001) etj. Prof. Alfred Uēi ėshtė anėtar i Akademisė sė Shkencave. Asambleja e Institutit tė Sociologjisė, mė 21 nėntor 2006 e ka zgjedhur Anėtar tė Bordit Akademik.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    PetroL

    Flmn per shkrimet qe solle tek kjo teme.
    Ne mos gaboj profesr UCI ehte nip i Prof Luarasit?
    Lexova para ca vjetesh dicka per nje vella te Prof Alfredit.
    Me duket ka qen inxh Ndertimi e humbi jeten ne nji Aksident pak te dyshimte sipas atij qe e kujtonte ngjarjen.

    Na trego dicka z Petrol.

    .

  7. #7
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Prof. Alfred Uēi, Nder i Kombit shqiptar.

    Prof. Alfred Uēi, Nder i Kombit shqiptar.
    Alfred Mina Uēi u lind nė qytetin e Korēės mė 15.12.1930 nė familjen e Mina Kristo Uēit nga Hoēishti i Devollit dhe Shega Petro Nini Luarasit nga Luarasi i Kolonjės. Ai pati edhe njė vėlla mė tė vpgėl Maksimin.
    Gjyshi i tij, Kristo Uēi, ka qenė njė nga patriotėt e vjetėr tė kolonisė shqiptare nė Rumani, mik i Ismail Qemalit i cili u kthye nė Shqipėri me shpalljen e Pavarėsisė. Nė qarqet patriotike njihej me emrin Kristo Shqiptari.
    Babai i tij Mina Uēi ėshtė i njohur pėr veprimtarinė e tij atdhetare, antimonarkiste e antifashiste. Ai pėrmendet si njė ndėr anėtarėt aktivė tė shoqėrisė ‘’Puna’’, Komitetit te mbrojtjes Publike tė qytetit tė Korēės krahas me Sotir Gurrėn, Skėnder Vilėn, Muharrem Butkėn, Todi Maliqin. Nė kujtimet e tij ai shkruan : ‘’ kur u largua Italia fashiste dhe hynė grekėt nė 22 Nėntor 1940... "Mbas redaktimit tė deklaratės nga autoritete greke pėr ta quajtur Korēėn greke si dhe ēlirimin pėrsėri, tė cilat u hodhėn poshtė nga ne, pas festės sė 28 nėntorit qė u kremtua me madhėshti nga populli i Korēės, pa marrė flamurin grek (dhe qė nuk u pėlqeu autoriteteve greke) mė 29 nėntor u thirrėm nė Asfalinė greke tė denoncuar nga spiuni grek Kristo Abaxhadeli....".
    Sipas kujtimeve tė Pandi Kristos Mina Uēi dha kontribut tė cmuar krahas mjaft individeve qe gezonin besim dhe autoritet ne fshatrat e tyre por dhe ne gjithė krahinen. ‘’Ata moren pjese aktive vetė ne frontin antifashist dhe terhoqen pas vetes edhe shume devollinj. Midis tyre mund te radhitim: ne qytetin e Bilishtit Mazllem Karaiskaj (Mazllem Beu) deshmor i Atdheut, Ambeli Gora, Hodo Cani, Gaqo Sahatēiu Bitincke, Zija Pipo Kambon, ne Baban Fuat Shaban Meron (Babani) deshmor, Fuat Kasem Agastra ne Hoēisht Josif Dino Plaku, Mina Uēi, nė Bradvice Miti Bradvica, Ziēisht Ili Buxhaku, ne Sul Abdyl Paja, DardhĖ Kristo Isak, Vangjo Balli, Jani Batelli, Menkulaz Bari Flaga, Braēanj Nesim Ēeliku, Kuē Dervish Ali Porodina e Muharrem Kuēi, Poloske Servet Fifo, Kasem Hibo, Mihal Palloi deshmor etj.’’
    Pandi Kristo shkruan se Mina Uēi qe nder aktivistet e pare krahas intelektualėve tė shquar, si Kristo Kono, muzikant i shquar, Kristaq Cepa, arsimtar i respektuar, Manol Konomi, jurist me kulturė tė madhe, e tė tjerė. Mė pas, u antarėsuan nė GKK, shumė njerėz tė shquar si: Kiēo Kasapi, Kostika Kulla, Demir Pojani, Stavri Themeli, Esat Molla, Kiēo Nedelli, Llambi Dishnica, Stefo Grabocka, Miēo Simo, Kleopatra Maliqi, Ollga Mitrushi, Maku (Mandi Koci), Nasi e Llazi Mitrushi, Petro, Misto e Dhimitėr Treska, vėllezrit Shamblli, Teni Konomi, Vaskė Treska, Mihallaq Gjinikasi, Pirro Tėrpo, Nesti Kerenxhi, Teni, Dhori dhe Ilektra Samsuri, Raqi Kerenxhi, Lefteri Gjoka, Vaskė Gjino, Peēo Nedelli, Bardhyl Pojani, Stavri e Nasi Kostallari dhe shumė e shumė tė tjerė. Sigurisht, tė gjithė kėta tė rinj, drejtoheshin nga bėrthama fillestare dhe e pėrhershme e GKK-sė: Sotir Vullkani, Koēi Xoxe, Miha Lako, Koēo Tashko, Pilo e Gaqo Peristeri. Mė kujtohet, se nė kėto vite, sasia numerike e GKK-sė, arriti mbi 120-150 vetė’’
    Shtėpia e tij u kthye nė bazė tė luftės antifashiste. Pandi Kristo shkrun: “Mė kujtohet se fillimisht mė strehuan nė familjen e Dhora Lekės, Marika Leshnjės, Efti Ifticės, Nasi Gjokės, familjen e Mina dhe Shega Uēit. Minai ishte njė burrė fisnik dhe komunist i vjetėr, i cili ēuditėrisht ishte pėrjashtuar mė pas nga PKSh-ja, kurse Shega njė grua e veēantė, energjike dhe e mrekullueshme, ishte e bija e patriotit tė madh Petro Nini Luarasi. Shtėpia e Minait ishte nė pozicion shumė tė ekspozuar, ndaj unė shkoja shpesh atje, por qėndroja pak. Baza tė rėndėsishme pėr mua ishin shtėpitė e familjeve Shamblli, Llambi Jorgji (George), njė familje tjetėr, diku nė lagjen e vllehėve, Samsuri, Stasa dhe shumė tė tjera.’’
    Pėr veprimtarinė e tij tė shquar antifashiste, Mina Uēi u internua nė Porto Romano,’’ sė bashku me Pėllumb Dishnicėn, Todi Maliqin, Mit’hat Frashėrin, Zai Fundon, Manol Konomin, Stefo Grabockėn, Safet Butkėn, , Reshit Collakun, Sadik Bekteshin, Qazim Kapisyzin, Spiro Shalėsin, e tė tjerė.” (Kujtime :Pandi Kristo deshmon per historine
    botuar nga Gjergj Titani)
    Ndėrsa Shega Uēi-Luarasi, kishte mbaruar shkollėn e Vashave nė Korēė, qe ndėr tė parat arsimtare tė shkollės ‘’Kennedy’’ krahas me Praksithe Plumbin, Persefoni Trenin, Nila Gjokorecin, Ollga Plumbin dhe antifashiste e orėve tė para, delegate nė Kongresin e Pėrmetit, etj.
    Nė kėtė familje u edukua Alfredi dhe vėllai i tij Maksi me ndjenja atdhetare e antifashiste.
    Maksi, vėllai mė i vogėl, kreu studimet nė Poloni pėr gjeologji dhe u dallua si njė specialist, kryeinxhinier i perkushtuar. Ai ishte martuar me znj. Ana, qė e kishte babain tė dėnuar politik dhe vetė njihej pėr pikėpamjet e tij demokrate nė oponencė me diktaturėn. Vdekja e tij tragjike ndodhi nė rrethana tepėr tė ēuditshme ndaj do tė ishte me interes tė botohej nė forum artikulli i dėshmitarit.
    Alfred Uēi, ndryshe nga sa e detyronte profesioni i tij si gazetar, filozof e estet, ka kryer njė mision tė vėshtirė por tė lavdėrueshėm pėr tė pėrhapur dijen dhe vlerat atdhetare e universale, paēka se nuk ėshtė kuptuar apo anashkaluar nga njerėz me nivel tė pamjaftueshėm intelektual apo cmirėzinj. Ata nė vend qė tė analizojnė brendinė e veprave tė tij , edhe pas njėzet vjetėsh, me dashakeqėsi, kacavirren pas disa citimeve tė detyrueshme pėr tu botuar dikur nga censura e diktaturės duke tjetėrsuar punėn dhe pikėpamjet reale tė prof. A.Uēit. Por studentė e kolegė tė tij kanė vlerėsuar se librat e tij nė fushėn e estetikės e filozofisė kanė patur rol nė emancipimin dhe edukimin bashkėkohor sikurse veprat e Ismail Kadaresė nė fushėn e letėrsisė. Ai e demaskoi diktaturėn dhe mendėsinė e saj nė ēėshtjet mė nevralgjike duke marre parasysh edhe rrezikun e madh qe e kercenonte. Nga ana politike ai ka qenė ndėr intelektualėt qė
    kritikoi kultin e individit. Nė konferencėn famėkeqe tė Tiranės, Alfred Uēi qe nė anėn e demokratėve qe demaskuan kultin w individit, si Pėllumb Dishnica, Hulusi Spahiu, Pajo Islami, Vandush Vinēani. Pėr dėnimin e Taho Sejkos, vėllait tė Teme Sejkos ai shkruan: ‘’Nė atė vit Taho goditet si njė ndėr frymėzuesit dhe hartuesit e raportit tė organizatės sė partisė sė "Zėrit tė Popullit" i cili u mbajt nė Konferencėn e Tiranės, raport qė godiste privilegjet e "Bllokut", nepotizmin nė Parti e kultin e individit. Nė atė kohė nė redaksinė e "Zėrit" shkoi si e deleguar vetė Nexhmije Hoxha, e cila e thėrriti Tahon nė zyrė duke i bėrė pėrreth dy orė presion qė ai dhe shokėt e organizatės tėbėnin autokritikė pėr raportin. Lidhur me kėtė, Prof. Alfred Uēi, gazetar i "Zėrit" nė atė kohė, ka dėshmuar: "Ne prisnim gjithė ankthse ēdo tė ndodhte. Pasi Nexhmija doli nga zyra, ne i vajtėm Tahos dhe ai na tha: "Mos u shqetėsoni, ajo asgjė nuk ndryshoi tek unė". Ishsekretari i Enver Hoxhės, Haxhi Kroi, nė njė raport dėrguar ByrosėPolitike mė 24 prill 1956 shkruan: "Me porosit tė shokut Rita Marko po u dėrgojmė listėn e elementėve antiparti…" Nė kėtė listė prej 21 personash ku ndėr mė kryesorėt janė Pėllumb Dishnica, Hulusi Spahiu,Pajo Islami, Vandush Vinēani , figuron edhe emri i Taho Sejkos i 16-ti.’’ I 18-ti ishte Prof.Alfred Uēi....
    Ai ndikoi edhe nė rrėzimin e qeverisė Ēarēani dhe diktaturės, por qė pėr shkak tė modestisė dhe mungesės sė klaneve ky rol i ėshtė minimizuar apo lėnė nė heshtje.
    I pėrmenda kėto fakte pėr tė krijuar njė ide tė pėrgjithshme mbi familjen e Prof. Alfred Uēit dhe shtysat e tij tė brendshme, ndryshe nga ‘’modeli’’ qė pėrpiqet tė propagandojė thashethemnaja e klaneve qė gjithsesi kurrė nuk mundi t’ia groposė veprėn madhore.
    Prof. Alfred Uēi ka qenė dhe mbetet modeli emblematik i intelektualit shqiptar, ‘’Nder i Kombit’’ shqiptar, kėtė e dėshmon vetė jeta dhe vepra e tij shembullore.

Tema tė Ngjashme

  1. Gabimet biblike ne analizen teologjike dhe shkencore
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-10-2009, 21:07
  2. Tregon oficeri, “Si mbeta i paralizuar nga orteku”
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 17:37
  3. Feja Islame pervec Kuranit!(Sahihu Buhari)
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 03-09-2005, 13:19
  4. Libri rijadus salihin
    Nga useid nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 24-01-2005, 12:51
  5. Mekatet e vdekshme
    Nga Seminarist nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 03-02-2003, 02:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •