Studimi pėr sjelljet seksuale nė Shqipėri
Shqiptarėt, seksualisht jokorrekt
Belina Budini
Sipas njė studimi tė fundit pėr sjelljet seksuale tė njerėzve, tė cilėve u ėshtė marrė edhe kampioni i gjakut, tė rrezikuar ndaj virusit vdekjeprurės HIV-AIDS dhe sėmundjeve tė tjera tė transmetueshme, nuk janė vetėm homoseksualėt, romėt dhe pėrdoruesit e drogave. Specialistėt e shėndetit publik vėnė alarmin se, rastet e tė infektuarve mund tė rriten me shpejtėsi
TIRANĖ
Nuk ėshtė e thėnė tė jesh pėrdorues droge, homoseksual apo rom, qė sjellja jote seksuale tė jetė e rrezikshme pėr shėndetin dhe pėr jetėn tėnde. Pėrkundėr idesė sė krijuar nė Shqipėri se kategoritė e rrezikuara ndaj AIDS janė pikėrisht romėt, homoseksualėt dhe pėrdoruesit intravenozė tė drogave, njė studim i fundit i Programit Kombėtar HIV-AIDS nė lidhje me sjelljet seksuale tė shqiptarėve, konstaton rrezik maksimal tė infektimit pėr shumicėn e njerėzve.
Megjithėse shifrat precize tė studimit qė do tė publikohet nė janar, nuk janė ende gati, koordinatori i programit, Klodian Rjepaj, konfirmon pėr Shekullin se nėse shumė prej tė infektuarve tė deritanishėm u pėrkasin mė tepėr kategorive tė homoseksualėve, pėrdoruesve tė drogave dhe romėve, kjo nuk do tė thotė se sjelljet seksuale tė pjesės tjetėr tė njerėzve kanė qenė tė rregullta. I ka ruajtur Zoti, si tė thuash, - nis tė tregojė koordinatori i programit pranė Institutit tė Shėndetit Publik, duke shtuar se pėrdorimi i mjetit mbrojtės mbetet jashtėzakonisht i ulėt.
Shqipėria ende konsiderohet vend me raste tė pakta tė infektimit me virusin vdekjeprurės HIV, por marrėdhėniet seksuale tė pambrojtura, sipas sondazhit, tregojnė njė probabilitet tė madh infektimi ndaj tė gjitha sėmundjeve seksualisht tė transmetueshme. Specialistėt vėnė alarmin se vendi ynė mund tė pėrballet me njė rritje tė shpejtė tė numrit tė rasteve, nėse nuk merren masat e duhura pėr parandalimin e epidemisė.
Fshehtėsia me tė cilėn njerėzit mbrojnė sjelljet e tyre seksuale, e shtrin madje mjegullėn deri aty sa numri i rasteve me virusin vdekjeprurės, sipas specialistėve, shkon deri nė 1000, ndėrkohė qė si tė tillė nė Shqipėri, deri nė nėntor tė vitit 2005, janė regjistruar vetėm 174 raste. Sipas koordinatorit tė programit pėr AIDS, kjo tregon qė mbikėqyrja duhet pėrmirėsuar mė tej.
Disa nga rezultatet e sondazhit, duke u fokusuar nė kategoritė e konsideruara si mė tė prekurat, tregojnė se nė kėto grupe rastet me sėmundje seksualisht tė transmetueshme janė tė shpeshta.
Duke nisur nga kategoria e pėrdoruesve intravenozė tė drogave, statistikat tregojnė qė 12,4% e tyre janė mbartės tė Hepatit B, rreth 27% janė mbartės tė Hepatitit C dhe 1,3% vuajnė nga sifilizi.
Sondazhi qė ka studiuar jo vetėm nga pikėpamja e sjelljeve, por edhe biologjikisht nėpėrmjet analizave, grupet e caktuara tė individėve, konstaton se pėr sa u takon meshkujve gay (meshkujve qė bėjnė seks me meshkujt), pėrqindja e tė infektuarve seksualisht, ėshtė mė e ulėt se tek marrėsit e drogės me anė tė shiringave, por ėshtė konstatuar njė pėrqindje qė mbartin virusin e sidės. Ndėr meshkujt homoseksualė 15% janė megjithatė mbartės tė Hepatitit B, 3% mbartės tė virusit vdekjeprurės HIV dhe njė pėrqindje e lartė me sifiliz, 4,5% tė tillė.
Pėr sa i pėrket kategorisė sė romėve, 13,8% e tyre janė mbartės tė hepatitit B, ndėrkohė qė rreth 1% e tyre, sipas kampionėve tė marrė pėr studim, janė konstatuar mbartės tė sidės, ndėrsa 2 % pėrbėjnė tė sėmurėt me sifiliz. Sipas koordinatorit Rjepaj, kėto tė dhėna janė grumbulluar pas testimit tė 1680 tė anketuarve, tė ndarė sipas grupeve tė riskut, pėr arsye studimi. Ndėrsa, sipas anketimit tė njė kampioni individėsh tė popullsisė nė pėrgjithėsi, tė zgjedhur rastėsisht, 5,4 pėrqind e tyre janė konstatuar mbartės tė Hepatit B dhe njė pėrqindje e ulėt, prej 0,2% tregon tė prekurit nga sifilizi brenda grupit tė zgjedhur nga individė tė rastėsishėm.
Koordinatori sqaron se nė sondazhin, tė dhėnat e tė cilit do tė publikohen tė plota pas njė muaji, janė marrė pėr herė tė parė parasysh dy faktorėt biologjikė dhe ato tė sjelljes, tė kombinuar brenda tė njėjtit testim. Janė pėrfshirė jo vetėm individė nė zonat urbane, por sidomos nė periferitė dhe getot e kryeqytetit. Sipas tė gjitha gjasave, rruga seksuale e transmetimit tė sidės vazhdon tė mbetet mbizotėruese, me 92 % rasteve (heteroseksuale 79% dhe homo-biseksuale 13 %), 2 % vertikale (nga nėna tek fėmija) dhe mė pak tek pėrdoruesit intravenozė tė drogave. Shifra tė tjera tregojnė se 64 % e personave e kanė marrė infeksionin jashtė vendit dhe 36 % brenda vendit. Sipas vendbanimit 77 % jetojnė nė zonat urbane dhe 23 % nė ato rurale.
Disa shifra tė sondazhit, sipas kategorive
Pėr pėrdoruesit intravenozė tė drogave
Hepatiti B -12,4 %
Hepatiti C- 26,75 %
Sifiliz-1,3%
Pėr meshkujt qė bėjnė seks me meshkujt
Hepatiti B-15 %
HIV- 3 %
Sifiliz- 4.5%
Pėr popullsinė rome
Hepatit B- 13,8 %
HIV- 0.95 %
Sifiliz- 1,9 %
Popullsia e pėrgjithshme
Hepatit B- 5,4 %
Sifiliz- 0,2 %
Fakte
+Deri nė nėntor 2005, janė regjistruar 174 raste me HIV/SIDA nė Shqipėri.
+Specialistė tė vendit dhe tė huaj sugjerojnė deri nė 1000 raste tė padiagnostifikuara
+Gjatė periudhės nga viti 1993 deri nė 2000, numri i rasteve me HIV ishte 6-7 persona nė vit.
+Pas vitit 2000 konstatohen mesatarisht 20 raste tė reja tė diagnostikuara nė vit
+Numri mė i madh i rasteve i pėrkasin grupmoshave 25-34 vjeē dhe 35-44 vjeē
+ Femrat pėrbėjnė 28.7 % tė rasteve me HIV/SIDA nė Shqipėri
Gazeta Shekulli
Krijoni Kontakt