Dy emrat e mëdhenj në teknologjinë e internetit, Google dhe AOL njoftohet se janë duke diskutuar një partneritet të ri mes tyre.

Media në SHBA njofton se marrëveshja, e cila do të mund të arrihet javën e ardhshme do të thotë se Google do të paguajë 1 miliardë dollarë për 5 për qind të shërbimit të internetit AOL.

Deri vonë rivali i kompanisë Google, Microsoft ishte parë is kandidati kryesor për partneritet me AOL.

Edhe Yahoo ka qënë në bisedime me kompaninë AOL të Time Warner, por u tërhoq në muajin nëntor pasi Time kërkonte të kontrollonte pjesën më të madhe të kompanisë.

Aksionet e Google në bursë u rritën më shumë se 7% pas njoftimeve për arritjen e një marrëveshjeje.

----

Konkurenca e ben te veten