Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Ku po i shpiem fëmijët tanë?

    Ku po i shpiem fëmijët tanë?


    Kosta Barka*

    Natyrisht, çdo adresim ndaj brezit më të ri meriton vlerësim, duke qenë se përbën një ndër problemet më madhore dhe më delikate të shoqërisë shqiptare. Edhe qeveria aktuale është e vetëdijshme për problemet delikate, që qëndrojnë para saj në përballimin e problemeve të brezit të ri, të shkollimit, edukimit dhe përgatitjes së tij për jetën. Do të dëshiroja ta vazhdoja këtë ndërhyrje në detyrën e ministrit me fjalët që tradicionalisht janë thënë, thuhen e, ndoshta, do të vazhdojnë të thuhen në raste të tilla konferencash, simpoziumesh dhe workshop-esh. Por një ngjarje e rendë e ditëve të fundit, ashtu si tek të gjithë ju, ka lënë gjurmë dhe përshtypje të thella edhe në ndërgjegjen time qytetare, njerëzore dhe politike. Para pak ditësh, shtypi raportoi se një adoleshent ekzekutoi në mënyrë mizore dhe me gjakftohtësi, të afërmin e vet, me qëlim vjedhjeje. Kjo ndodhi më bëri që ta ndryshoj tërësisht linjën e kësaj përshëdetjeje zyrtare dhe ta nis atë me pohimin e pyetjen tronditëse: Çfarë po ndodh në shoqërinë shqiptare? Çfarë e motivon brezin e ri dhe e nxit atë drejt një jete të ashpër e të inkriminuar? Çfarë e transformon dorën e njomë të adoleshentit shqiptar në dorë vrastare?
    Nuk mund të flasim për mbrojtjen e fëmijëve, pa i dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë këtyre pyetjeve. Tema e mbrojtjes së fëmijëve është temë mjaft e rrahur në shoqërinëe sotme, në debatet publike e politike, në shtyp dhe gjithë mass-median, në komunitet dhe mjediset e shoqëisë civile. Ne të gjithë kërkojmë me realizëm e përgjegjësi politike, qytetare dhe kombëtare,përgjigjen e pyetjes: Si ta shpëtojmë brezin e ri nga futja në rrugën e inkriminimit?
    Në shoqërinë moderne flitet për dy rrugë të socializimit të brezit të ri: socializimi konsumistik dhe socializimi prodhues. Socializimi konsumistik, siç kanë venë në dukje ekspertët dhe studjuesit, presupozon rritjen dhe edukimin e brezit të ri, nëpërmjet përdorimit të të mirave materiale e shpirtërore që ka krijuar për ta shoqëria. Në këtë mënyrë brezi i ri është, pra, një konsumator i vlerave dhe produkteve të krijuar nga brezat paraardhës, ose i atyre që krijohen rishtaz nga shoqëria. Ky përbën një proces pasiv dhe brezi i ri e pranon atë, si rrugën më të pëlqyeshme dhe më të shpejtë të socializimit.
    Ky proces ndodh në një kohë që, siç konstatojnë studjuesit, në shoqërinë bashkëkohore po zgjatet periudha e adoleshencës. Kjo zgjatje ndodh jo vetëm në kuptimin social, por edhe në kuptimin fizik. Kufijtë e adoleshencës po shtyhen përtej kufijve tradicionalë të pranuar nga shkenca e biologjisë, sociologjisë dhe psikologjisë. Kjo ndodh paralelisht me zgjatjen e periudhës së shkollimit dhe vonesën e hyrjes në jetë, për shkak të krijimit dhe shtimit të kushteve e rrethanave jetësore që e mundësojnë këtë. Por shikoni: sa më shumë që shoqëria rrit kujdesin dhe përmirëson kushtet e jetesës, edukimit dhe socializimit të brezit të ri, aq më delikat dhe aq më i prirur bëhet ky brez drejt devijimit nga përgjegjësitë individuale, familjare dhe shoqërore!
    Ndërsa socializimi prodhues presupozon procesin e rritjes dhe edukimit të brezit të ri, përmes pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë në jetën ekonomike, veprimtarinë prodhuese dhe krijimin e produkteve dhe shërbimeve. Mendoj se brezi i ri në Shqipëri, për arsye edhe të rrethanave ekonomike e shoqërore që ka përjetuar vendi gjatë dekadave të fundit, po i nënshtrohet, për fat të keq, më shumë këtij lloji të socializimit. Ne e kemi të qartë se një pjesë e konsiderueshme e fëmijëve punojnë me ose pa dëshirën e tyre. Familjet i përfshijnë ata në procesin e prodhimit e të shërbimeve, për shkak të nevojës ekonomike. Por në mjaft raste, edhe jo për këtë shkak. Punëdhënësit e pranojnë shërbimin dhe vlerat e krijuara nga fëmijët, shpesh të punësuar në forma e mënyra informale e ilegale, pa e vrarë mendjen se çfarë i ofrojnë shoqërisë me biznesin dhe fitimet e tyre, të ngritura mbi gjakun, djersën dhe mundimet e të miturve. Për më tepër, kam përshtypjen se socializimi i fëmijëve në shoqërinë shqiptare, jo vetëm që devijon nga prirja bashkëkohore e socializimit konsumistik drejt atij prodhues, por po shënon edhe një tipar origjinal: prirjen drejt socializimit devijant dhe të inkriminuar. Fëmijët rrethohen nga një ambjent i ashpër dhe vulgar, nga një shoqëri ku vlerat dhe antivlerat vështirë të dallohen nga njëra-tjetra; ata jetojnë në një familje ku konsensusi, mirëkuptimi dhe solidariteti po kërcënohen nga kriza e marrëdhënieve, identitetit dhe dhuna shpirtërore ose fizike; fëmijët bëhen objekt i një informacioni, opinioni dhe materie mediatike, të cilat shpesh i tërheqin në botën e horrorit e të krimit.
    Ne jemi të vetëdijshëm për këto dukuri, për këto realitete, por pak kemi bërë e po bëjmë për parandalimin e tyre. Ndaj befasohemi e tronditemi kur dëgjojmë për ngjarje të dhunshme, me protagonistë fëmijët e adoleshentët, delinkuenca dhe dhuna e të cilëve ndodh, që drejtohet kundër vetë rrethit familjar e shoqëror.
    Ndoshta jam pak i ashpër në këto arsyetime dhe ndoshta shkova përtej caqeve, me të cilat jemi mësuar në një diskutim publik, por le të jenë këto meditime personale, një ftesë për diskutim për të gjithë. Le të ndalemi e të reflektojmë me realizëm mbi këto dukuri, më mirë sesa të flasim në mënyrë rutinore e me fjalë të përgjithshme, klishe mbi strategjitë, dokumentat dhe programet e pafundme politike e sociale që kemi miratuar. Ato kanë vlerën e tyre, por nuk janë gjithçka.


    *Ministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta





    17/12/2005

    nga gazeta shekulli

    KATEGORIA: Analiza

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-12-2005
    Postime
    12

    Kjo që ekzagjeruat juve më detyron

    Paraprakisht të përgëzoi për temën,mirpo tek ty detyrohem të drejtoi kritika.
    Pse vetëm e identifikon problemin,po hajde një herë të lexoi si i sheh zgjidhjet e pastai diskutojmë.Unë do jem gati të vlerësoi,jam edhe tash,por nga kureshtja po të jap përparësi.Më pëlqen ti njoh karakteret e atyre të cilëve u drejtohem.

    Të pres.

  3. #3
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    E paska nda menjen me t'njoft ky mer Brar...
    Ne bejme feste se sikur e ka ul ritmin xha Braro, kurse ky...
    Kujdes se me duket se jane pajisur me access ne internet - Shoqata!
    Keshille miqesore: Po ja tregove 'karakterin' ...jo me drita fik!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-12-2005
    Postime
    12

    Kjo që ekzagjeruat juve Brari më detyron

    Paraprakisht të përgëzoi për temën,mirpo tek ty detyrohem të drejtoi kritika.
    Pse vetëm e identifikon problemin,po hajde një herë të lexoi si i sheh zgjidhjet e pastaj diskutojmë.Unë do jem gati të vlerësoi,jam edhe tash,por nga kureshtja po të jap përparësi.Më pëlqen ti njoh karakteret e atyre të cilëve u drejtohem.

    Të pres.

Tema të Ngjashme

  1. Një epidemi e rrezikshme
    Nga Apolloni31 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-05-2009, 16:08
  2. Disa nga Ilacet me te zakonshme dhe efektet e tyre
    Nga Vinjol në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:12
  3. Atropina
    Nga Vinjol në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:11
  4. Të mësosh aktrimin njëherësh me abetaren
    Nga TiLoNcE në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-09-2005, 09:48
  5. Femijet anemik behen agresiv!
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 16-12-2004, 19:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •