Nje dukuri e vlefshme edhe per jeten politike shqiptare.

Per kete nga libri Mes Kosoves dhe Epirit me autor Mitro Cela kam shkeputur kapitullin Yes Man ne permbajtje te se cilit do te gjeni zhvillime nga politika shqiptare qe prej vitit 1991.





Yes Man

“U flas Shteteve, a njėrit nga ata, a ēdo qytetari nė Shtete: “Kundėrshtoni shumė, binduni pak”: se bindja e verbėr tė shpie nė skllavėri tė plotė: prej skllavėrisė sė plotė asnjė popull i botės, nuk e fiton dot pėrsėri lirinė.”Kėto vargje, tė shkruara njė shekull mė parė, janė tė Uitman, njė ndėr poetėt mė tė mėdhenj tė Amerikės. Pėr ironi tė fatit, shumė politikanė shqiptarė bėjnė tė kundėrtėn e asaj qė thotė poeti. Nė njė “kor kukuvajkash” i kėndohet nėnshtrimit, vasalitetit dhe servilizmit ndaj tė huajve. Si shok natyral pseudopolitikani gjen edhe ndonjė gazetar.
Ndryshimi midis meritokratit dhe shkruesit ėshtė se i dyti as e njeh dhe as bėn pėrpjekje pėr tė njohur konjunkturat diplomatike botėrore. Nė kėtė injoranti ėshtė shumė mė i menēur se politikani, qė edhe pse merr pjesė nė tryezat rotondo dhe investohet pėr kualifikimin e tij, nė mėnyrė servile pranon vasalitetin duke i kthyer shpinėn partneritetit tė Shqipėrisė, sidomos me Greqinė, Italinė dhe SHBA-nė.
Ndėrsa shkruesi mediokėr i shkon prapa ustait, pėr tė pėrfituar ndonjė kockė, domethėnė, njė vizė, njė viaxho xhaba nėpėr botė a ndonjė studim pasuniversitar! Nė kuptimin figurativ kemi Don Kishotin dhe Sanēo Panēon e kohėve moderne!


Greku Kanellas nė garė me italianin Kardili

Me kėto komplekse inferioriteti, politikani dhe shkruesi anadollak i bėjnė hosana ambasadorėve qė venė e vinė nė Tiranė. Nė kohėn e Qeverisė sė Stabilitetit (1991, Kardili (Ambasador i Italisė) dhe Kanellas (Konsull i Greqisė)) ishin personazhet mė tė spikatur tė skenės politike shqiptare. Po si u bėnė tė tillė? Me viza nėn dorė, me peshqeshe, me bursa pėr fėmijėt e “Familjeve tė mėdha”, me darka e me dreka, me joshje pėr shėrbimet sekrete, me organizim tė turneve nėpėr hotele me pesė yje dhe plazhet ekzotike.
Zyra dhe shtėpia e Kanellasit priste e pėrcillte miq tė rangut tė lartė. Aty thureshin skena e prapaskena.(Gjatė Kryengritjes Mbarėpopullore tė vitit 1997, njė nga frymėzuesit e revoltave, pėr njė javė rresht gjeti strehė nė selinė e Ambasadės Greke nė Tiranė.)
Prapa nuk mbetej as Kardili, ambasadori i Italisė. Me buzėqeshjen e tij meskine, me ofertat pėr biznese, me takimet tetatet, me dashurinė pėr artin, me intervistat plot bereqet nė TVSH-ė, mblodhi rreth vetes njė elitė politikanėsh qė i lėpiheshin para e prapa!
Po pse more evlat? Sepse mendonin, pa kokėn mbi supet, qė fati i Shqipėrisė (Lexo fati personal) varej nga mustaqet spic tė Kardilit! I rrethuar nga servilė tė tillė, duke futur hundėt kudo, ai jo vetėm “shiti” etikėn e tij si ambasador, por edhe nuhatjen politike. Dy ditė para zgjedhjeve elektorale tė 22 marsit ’92, Kardili njoftoi zyrtarisht Romėn: fitorja do t’i buzėqeshte Partisė sė Punės! Paradoks pėr njė diplomat karriere, pas asaj fitoreje tė bujshme tė PD-sė!


Njė kėshillė e Andreotit

Nė shtator tė vitit 1992, sė bashku me disa politikanė takuam kryeministrin e Italisė, Andreoti. Ai na tregoi faksin e zotit Kardili.Pastaj tha:
“Diktatura ėshtė jashtė njeriut dhe brenda tij. E para rrėzohet siē u shemb muri i Berlinit. Diktatura e brendshme jeton ende te disa politikanė, tė cilėt kane komplekse ndaj tė huajve. Paaftėsinė e mbulojnė me servilizėm. Thone “Si” kur duhet tė thonė “No”. Nė politikė kėta quhen “Yes Man” dhe janė virusi mė i rrezikshėm pėr fatet e njė kombi. Ata me dėshirė dhe pėr pėrfitime personale, bėhen shėrbėtorė besnikė tė diplomatėve tė huaj, shesin shpirtin dhe kompetencat tek tė huajt , duke e kthyer partneritetin midis vendeve nė vasalitet! Te kėta politikanė vendas, qėndron sekreti i suksesit por edhe i dėshtimit t ambasadorit italian nė Tiranė!
(Disa ditė mė vonė, karriera diplomatike e Kardilit pėrfundoi nė njė nga vendet e Afrikės! Kjo ishte kostoja e skenave dhe prapaskenave qė gatoi nė Shqipėri.)


Delegacion qeveritar nė Romė

Korrik 1991. Qeveria Nano 2 ia kishte lėnė stafetėn Qeverisė sė Stabilitetit. Ende pa bėrė mirė “pagėzimin” nė Parlamentin e sunduar nga komunistėt dhe pa u tharė boja e firmės sė Presidentit tashmė tė pavarur Ramiz Alia, njė ftesė mbėrriti nga Roma. Prapa ftesės fshihej eminenca gri, sinjor Kardili!
Pasi qeveria tha “Yes”, njė aeroplan ēarter qėndroi nė “Rinas”. Njėri pas tjetrit hipėn Kryeministri me njė tufė ministrash. Tė gjithė nėn shoqėrinė e grave. Isha edhe unė. Kuptohet solo, sepse unė me njė rrugė do tė bėja dy punė: Pjestar delegacioni de juro dhe njė vizitė mjekėsore de fakto. (Nė atė mot mjekėt shqiptarė ma kishin prerė biletėn pėr botėn tjetėr! Nuk u doli fjala falė aftėsive profesionale! Qelepir pėr mua, sepse firmosa nė bordero badjava: 6 vjet si deputet dhe 3 vjet me status deputeti!)
Nga rėndėsia dhe pesha e delegacionit, nuk qėndruam nė aeroportin civil. Do tė zbresim nė aeroportin ushtarak tė Romės, pėr efekt sigurie, na tha njė nga shoqėruesit. Sepse larg qoftė, ruana Zot, mund tė bėnte vaki ndonjė atentat...dhe pastaj si do tė shkonte fati i Shqipėrisė! Njė eskortė e dubluar na shoqėroi drejt hotelit “Ambasador”. Veē pesė yjeve, kishte dhe dy policė te pragu i derės se ēiftit kryeministror. Njėri mashkull. Tjetra femėr.
Pas njė ore na priti Andreoti me njė takėm ministrash. Shkėlqente Xhani de Mikelis, ministėr i jashtėm i Italisė nė atė vit. Nė njė sallon, brenda mureve tė godinės sė qeverisė hėngrėm edhe drekė. Biro o Mina! Salltanet si nė pėrrallat e Arabisė! Piktura qė mbushnin muret dhe tavanet. Njė “tabor” me lugė, pirunė e thika tė argjendta pėr kokė! Unė qė e kisha udhėtimin e parė jashtė Atdheut, mė shumė pashė se hėngra!
Lamė Andreotin dhe takuam presidentin Kosiga. Mė tej na prisnin afaristėt qė pėrfaqėsonin FIAT-in, AGIP-in, ENI-n, Kremoninin, Parmalatin, Feruēion. Njė ditė mė vonė takuam Papėn. Nė fund njė koncert simfonik me muzikantė nga Shqipėria. Pasi u firmosėn njė takėm marrėveshjesh, delegacioni u kthye nė Tiranė. Unė qėndrova nė Romė. Kuptohet, u transferova nga hotel “Ambasador” nė njė pension.


Ideja e priftit dhe marrėveshja e partive

Nė pritje tė doktorėve pėr t’u shtruar nė spitale, mė mori nė telefon Kardili. Mė tha: “Njė person i rėndėsishėm i elitės politike italiane, mik i Shqipėrisė, ndėrmjetės i Papės pranė Andreotit, kėrkon tė bisedoni sė bashku! Ai mė tha se ju ka takuar nė Tiranė, katėr muaj mė parė. Quhet Vicenzo Palia.”
Futemi nė njė ndėrtesė. Njė burrė i veshur me kostum, pasi mė pėrqafoi dhe buzėqeshi ėmbėl, mė ftoi tė ulesha nė njė kolltuk. Vetėm nga njė shirit i bardhė, si kollaro, dallohej se qe prift. Njė ditė nė Tiranė, ky prift-diplomat kishte vėnė kollaro tė kuqe pėr tė takuar njė nga sekretarėt e komitetit Qėndror tė Partisė sė Punės. Bisedėn e nisi duke u futur drejt e nė “temė”:
Prifti: -Ju jeni deputet, Kryeredaktor i gazetės “RD” dhe anėtar i Komisionit Nismėtar tė Partisė Demokratike. Ju e patė pritjen madhėshtore qė iu bė Zotit Bufi! Me njė protokoll tė tillė nuk u prit as Kryeministri i Kinės, qė vizitoi Romėn disa ditė mė parė! Tani le tė dalim tek pyetja: Nė qoftė se qeveria italiane hap “thesin” e kredive dhe ndihmave pėr Shqipėrinė, a mund tė qėndrojė Zoti Bufi pėr njė kohė tė gjatė si kryeministėr?
Unė: -Edhe sikur tė gjithė shqiptarėt tė hanė me lugė tė florinjtė, Qeveria e Stabilitetit nuk mund tė qėndrojė mbi fik mė shumė se njė vit. “Ditėt ja ka prerė” marrėveshja e pesė partive.
Ai: -Ka shumė ministra nė qeveri, bile edhe nga ata qė pėrfaqėsojnė Partinė Demokratike qė i kanė thėnė “Si” kėsaj ideje. Problem mbetet vetėm Berisha!
Unė: -Unė nuk shoh ndonjė problem te Berisha. Problemi nis e mbaron te kumbarėt qė pagėzuan Qeverinė e Stabilitetit.
Tre muaj mė vonė, nė vjeshtėn e parė tė 1991-it, u prish marrėveshja midis pesė partive (PD, PS, PR, PSD dhe Partisė Agrare.) Lindi njė marrėveshje treshe: PR, PSD, PA. Kjo datė shėnoi edhe vdekjen klinike tė qeverisė Bufi. Nė dhjetor ’91 Kėshilli Kombėtar i PD-sė vendosi qė ministrat demokratė tė largohen nga qeveria. Pikėrisht nė kėtė kohė mblidhet Kėshilli i Ministrave. Veē kamerave tė televizorit, ishte ftuar edhe Sali Berisha.
Dhe nisi realizimi i skenarit tė bekuar nga vetė shoku Ramiz. Tė parėt folėn ministrat demokratė: Nuku e lėshojmė karriken! Njėri prej tyre tha: Pas rrėzimit tė qeverisė shoh katastrofė, gjak, vdekje. Tė tjerėt i mbajnė ison. Mua m’u kujtua biseda me priftin nė Romė: Pėr qeverinė kanė thėnė “Si” ministrat demokratė...


Athina imiton Romėn!

Pas Romės kryeministri Bufi, nė korrik 1991 u nis pėr nė Janinė. De more de! Njė muaj mbi kolltuk dhe pas Andreotit tė Italisė do tė takonte Micotaqisin, kryeministrin e Greqisė. Nuk pata rast tė kėqyrja vizitėn. Unė nuk isha ministėr qė tė ndiqja kryeministrin nga pas.
Por pėr njė gjė isha i bindur: Nga ana protokollare Greqia e imitonte deri nė detaj Italinė. Bile nė vitet qė do tė vinin, Greqia u bė parajsė e shkuar parajsės pėr politikanėt “Yes man-ė”.


Kryeministri premton tre konsullata greke!

Vazhdojmė kronikėn e vitit 1991. Kur Kryeministri u kthye nė Tiranė nga Janina, nisėn sirenat e alarmit. Gjatė bisedės zoti Bufi i kishte premtuar Micotaqisit tė hapeshin nė Shqipėri tre konsullata: Nė Korēė, Gjirokastėr dhe Sarandė.
Nė Partinė Demokratike ra bomba. U mblodh kryesia e Partisė. Isha edhe unė. Tė gjithė diskutuan ashpėr. Lajtmotivi: Qeveria e Stabilitetit ka mandat tė pėrkohshėm. Kryeministri nuk ka tė drejtė tė thotė “Ne’ (Po) pėr probleme delikate nė marrėdhėniet diplomatike midis Shqipėrisė dhe Greqisė.
“Kjo e drejtė i takon Parlamentit. Por jo njė Parlamenti ku 70 pėr qind e deputetėve janė komunistė 24 karat, - tha Azem Hajdari.”
Po ministrat demokratė ēfarė thanė? Nė protokoll mungon fjala e tyre, sepse nuk vinin nė ēdo mbledhje tė Kryesisė sė Partisė. Nė atė mot kishte dalė teoria: Jemi tė “ngurtėsuar” nė parti, sa kohė qė jemi me kolltuqe nė qeveri! Pėr marrėveshjen e Janinės, publikisht ata nuk bėnė asnjė deklaratė nė shtypin e kohės.


Njė ftesė nė shtėpinė e Kanellos

Fund korriku ’91. Nė zyrė hyri Filip Ēakuli. Atė mot unė isha kryeredaktor i “RD”-sė. Ai zėvendės.
-Mė mori nė telefon Niko Kanellasi, -tha Filipi. Na ka ftuar pėr darkė nė shtėpinė e tij. Unė do tė luaj rolin e pėrkthyesit. Ti tė politikanit. Do tė jenė edhe njė tufė ministrash.
-Di gjė pse harxhohet Kanellasi? Pyeta unė.
-Kaq shumė tė shqetėson hollimi i qeses sė konsullit, qeshi Filipi. Nė fund tė fundit ne me lugė nė brez shkojmė! Sa pėr dijeni: Nikua (Kanellasi) nuk i njeh paratė. Ai vetėm vė firmėn nė faturė. Pagesėn e bėn qeveria greke!


Dosjet e Shqipėrisė nė fund tė pusit tė BE-sė...

Nikua banonte nė njė apartament diku afėr stadiumit “Selman Stėrmasi”. Tek dera na priti Kanellasi me njė burrė tė gjatė, i veshur shik dhe me mustaqe. Prezantimin na e bėri i zoti i shtėpisė:
-Qiria Koqinos ėshtė kėshilltar i kryeministrit dhe pėrfaqėsues i Greqisė nė Bashkimin Evropian. Njeri me peshė!
-Harruat kryesoren,- ndėrhyri Koqinos. –Unė jam Arvanitas dhe i dua shumė shqiptarėt. (Me kėtė mbiemėr, nė Shqipėri vėshtirė tė bėsh katandi. Ndryshon puna nė Greqi, mendova unė!) Kam marrė nė shtėpi njė djalė tė bukur nga Elbasani. Kaloj orė tė kėndshme me tė, sepse ėshtė shumė inteligjent! (Mos ėshtė homo ky kėshilltari, qė lė punėrat e shtetit pėr t’u englendisur me elbasanlliun, i thashė Filipit!)
Ndėrsa zumė vend dhe prisnim tė ftuarit e tjerė, Koqinos vazhdoi bisedėn. Tha se Bashkimi Evropian, nė kuptimin figurativ tė kujton njė pus tė thellė. “Pusi” ėshtė mbushur me dosje pėr kredi dhe ndihma ekonomike pėr vende tė ndryshme. Dosja e Shqipėrisė ėshtė nė fund tė pusit. Dy janė shtetet qė mund ta nxjerrin nė sipėrfaqe: Greqia nė radhė tė parė dhe Italia nė radhė tė dytė.
Pse Greqia? Sepse sė bashku me Portugalinė janė vendet mė tė varfėra tė Bashkimit Evropian. Duke qenė mė tė varfėr, sipas njė mekanizmi tė njohur, marrin mė shumė subvencione. Edhe ndihma pėr Shqipėrinė do tė kalojė nėpėrmjet Greqisė dhe Italisė (Raporti i Puljas). Ja mekanizmi. Bashkimi Evropian jep kredi pėr Tiranėn nėpėrmjet Athinės. Kur nisen kreditė nga Athina, sidomos pėr zonat e Jugut tė Shqipėrisė, i bėhen dy shtesa: 30 pėr qind nga Brukseli dhe 15 pėr qind nga Greqia. Tė flas me gjuhėn e aritmetikės? Nisen 100 dollarė nga Brukseli. “Pushojnė” nė Athinė dhe pasi bėhen 14 dollarė shkojnė nė Tiranė. Pse? Sepse Bashkimi Evropian me njė gur vret dy zogj: Ndihmon Shqipėrinė dhe zhvillon Greqinė.


Pasi “lėnė peng” shpirtin dhurojnė ēdo pasuri kombėtare

Nė shtėpinė e Kanellasit filluan tė vijnė tė ftuarit e parė. Eshtė njė natė behari ’91 me vapė shumė. Para se tė zėmė vende nė tryezė, i zoti i shtėpisė na tregon njė koleksion pikturash. Njė pjesė tė blera. Shumica dhurata nga piktorė, qė i kam miq, tha Nikua. (Gėnjeni, por mos kaloni masėn! Nuk e di pse mė erdhi ndėr mend kjo shprehje e Leninit, ndėrsa kujtoja fjalėt e njė piktori nga Pogradeci: Kisha hall pėr djalin. Mė duhej njė vizė. Mė ndihmoi Nikua. Nė shenjė respekti pėr artin, me shumė mirėsjellje, vizėn e shkėmbeva me njė nga pikturat e mia mė tė mira!)
Kėtė dashuri pėr artin, e diplomatit nga Greqia, e ēoi mė tej ambasadori italian Foresti. Koleksionet e pikturave tė tij nga Shqipėria, tė kujtonin njė galeri tė vėrtetė arti. Nė njė bisedė konfidenciale, zonja Foresti, edhe kjo njė njohėse e mirė e artit, tha:
-Tė gjitha pikturat i kemi blerė, si i thonė fjalės nė Shqipėri, pėr njė copė bukė! Disa i kemi blerė nė qytete tė ndryshme tė Shqipėrisė, nga piktorė tė varfėr, por shumė tė talentuar! Tė tjerat na i kanė bėrė peshqesh politikanėt, miq tė Forestit!
Yes-man-ėt pasi “lėnė peng” shpirtin nė ambasada, u dhurojnė tė huajve edhe objektet qė pėrbėjnė kulturėn e njė vendi! Vjedhja dhe nxjerrja jashtė shtetit e veprave tė artit ėshtė bėrė “pjesa e luanit” nė kontrabandėn e kėtyre 10 vjetėve tė fundit. Kjo kontrabandė lulėzon nėn kujdesin e meritokratėve. Ajo arriti kulmin me vjedhjen unikale nė botė tė thesarit tė shtetit, tė veprave tė artit nga Butrinti, Ardenica, Muzeu i Artit Mesjetar nė Korēė, etj.


Dy probleme madhore: Kosova dhe Ēamėria

Ndėrkohė filluan tė vijnė tė ftuarit. VIP-i i parė ishte zėvendėsi i parė i Bufit. Nė krah i rrinte e zonja. (Nga krahu socialist nuk kishte tė ftuar. Nė fillim nuk e kuptova shkakun!) Pastaj erdhėn me radhė njė takėm ministrash demokratė me zonjat. I fundit nė apartament u fut Azem Hajdari me gruan. Nuk u ul nė tryezė. U pėrshėndet me tė gjithė dhe tha:
-Erdha pėr mirėsjellje, sepse mė ftuat. Do tė mė falni! Nuk mund tė qėndroj, jo vetėm pėr ato qė do tė diskutohen, por jam i ftuar nė njė koktej qė organizon Berisha pėr Rugovėn. Pėr mua Kosova ėshtė problem jetik i politikės shqiptare, ashtu siē ėshtė dhe ēėshtja ēame.
Edhe pse u mundua tė ishte diplomat, nga toni dhe pėrmendja e ēėshtjes ēame, ndjeva se Azemi kishte njė mllef. Fjalėt e Azemit, bėnė qė Koqinos ta shikojė me njė sy tė vėngėr Kanellasin, sikur donte t’i thoshte: Po kėtė pse e ftove? Diplomati ngriti supet instiktivisht.
Largimi i Azemit mė ngjalli njė hije dyshimi pėr arsyet e darkės. Azemi, aq sa e kam njohur unė, kishte njė informacion tė gjerė pėr ēdo lėvizje politike, pėr skenat dhe prapaskenat qė luheshin pėr Shqipėrinė. Kur tė tjerėt shihnin te diplomatėt e huaj dashurinė pėr vendin tonė, ai dallonte thikėn pas shpine.


Hall mbi hall pėr kryeministrin grek.

Pasi u largua Azemi dhe pėrfundoi kėrcitja e lugėve, thikave e pirunėve, e mori fjalėn Koqinos:
-Tė nderuar miq! Kam ardhur nė Tiranė me porosi tė kryeministrit tim. Ju e dini qė zoti Bufi u takua nė Janinė me Micotaqisin. Gjatė bisedės u ra dakort qė tė hapen tre konsullata nė Shqipėri. Pas Janinės kryeministri shkoi nė parlamentin grek. Kur foli pėr konsullatat dhe nėnvizoi se e para do tė hapet nė Korēė, pėr nder tė poetit Seferis, qė nė vitet ’30 ka punuar nė kėtė qytet, brohoritėn tė gjithė deputetėt! Tė nesėrmen gazetat shkruan: Triumf i Micotaqisit! Pa u shuar jehona e haberit tė mirė nga Janina, mbėrriti nė Athinė njoftimi zyrtar nga Tirana: Qeveria e Stabilitetit mendon se nuk janė pjekur kushtet pėr tė hapur tre konsullatat!
-Ky lajm ra si bombė, - vazhdoi oratori! Nė fillim kryeministrin e vunė nė shėnjestėr gazetat. Disa shkuan aq larg sa e quajtėn trillim hapjen e ambasadave pėr pėrfitime elektorale. Nė parlament shkėlqeu oratoria e shefit tė PASOK-ut, Papandreu: “Pse zoti Kryetar e bėtė qimen tra! Me kėtė lojė ju kėrkoni tė talleni nė radhė tė parė me kombin grek dhe sė dyti me minoritetin qė jeton nė Shqipėri! Eshtė e pahijshme pėr njė politikan karriere!” Ndėrsa Kisha greke ėshtė gati pėr tė lėshuar mallkimin mbi Liderin tonė!
-Ju lutemi zotėrinj: Na ndihmoni tė nxjerrim Micotaqisin nga skandali ku ka rėnė! Unė nuk e kuptoj pse ky kundėrshtim? Ēfarė janė konsullatat? Disa zyra tė thjeshta pėr tė ndihmuar qytetarėt shqiptarė tė marrin viza pėr tė shkuar nė Greqi! Pse tė vijė korēari, gjirokastriti a sarandioti deri nė Tiranė pėr njė vizė? A nuk ėshtė kjo humbje kohe, shpenzim mbi shpenzim pėr shqiptarėt e varfėr?
Nė fillim ra heshtja. Pastaj foli zėvendėsi demokrat i Bufit:
-Jemi kėtu pėr darkė apo pėr politikė! Por me qė ra llafi, problemi duhet studjuar mė parė nga ekspertėt.
E drejtė tha njė tjetėr: konsullatat nuk janė muhabet pazari! Tė tjerėt folėn si miza nė qyp. M’u krijua pėrshtypja se ndrojtja nuk vinte nga bindjet, por nga pjesėmarrja e gjerė. Tė gjithė thoshnin “YES” me mend dhe “OQI” (Jo) me gojė.



Metamorfoza e ēensurės nė autoēensurė

Pse lindin “Yes man-ėt”? Politikanėt tanė vinin nga diktatura. Nė diktaturė njerėzit jetonin nė fund tė gropės dhe nuk mund tė shihnin qiellin e lirisė. Kush guxonte tė ngrinte kokėn, domethėnė tė takonte njė tė huaj, tė thoshte njė ide nga shtypi perėndimor, ta “rrethonte” kaptinėn me flokė tė gjata, tė vishte minifund a pantallona bluxhins, tė thoshte njė ide pėr pluralizmin a kundėr realizmit socialist, tė mbėshteste Shtrausin pėr tė marrė kredi nga Gjermania, tė thoshte njė mendim pėr tė shtuar dy qingja nė familje, nga njė qė “recitonin” direktivat e Ramiz Alisė pėr tufėzat dhe arėzat, kishte dy alternativa: Burgun ose internimin!
Pėr disa vargje ndryshe qė nuk panė as dritėn e botimit, Visar Zhiti pėrfundoi nė Spaē. Duke ėndėrruar pėr socialdemokracinė, Pjetėr Arbnori ka nderin e madh tė quhet Mandela i Shqipėrisė, por me njė kosto mbinjerėzore: 28 vjet burg! Pėr njė studim “ndryshe” pėr blegtorinė Viktor Puka u damkos revizionist!
Ra Muri i Berlinit. U vendos pluralizmi edhe nė Shqipėri. Njerėzit dolėn nga gropa dhe u verbuan nga liria. Diktatura mori me vete edhe ēensurėn. Mirėpo nga disa politikanė u shkėput pjesa e jashtme, maska e diktaturės. Nė shpirt nisi tė lulėzojė ajo qė deri dje kishte mbetur e vyshkur, e pa zhvilluar, nė embrion. Nisi kėshtu metamorfoza e ēensurės nė autoēensurė.
Duke qenė njė klasė politike pa tradita, pa kulturė demokratike, disa eksponentė u bėnė kozmopolitė. Ēdo i huaj, qoftė ky edhe njė nėpunės ambasade, personifikonte simbolin e demokratit, e personit qė mendonte dhe ėndėrronte pėr prosperitetin e Shqipėrisė. Kishte deputetė qė qėndronin orė tė tėra para zyrave tė Kanellos a Kardilit pėr tė marrė njė vizė. Ka politikanė qė i janė lėpirė Ēuderusė, Doris Pak, Mariza Linos, Krist Hillit, Dan Everts, Ahrens, Limreht a Vranickit. Bile ėshtė shkuar mė larg: vizita e Ministrit tė jashtėm Rus nė Tiranė, u vlerėsua si historike dy muaj mė parė se tė niste lufta nė Kosovė!


Informatorėt e ambasadave

Kėshtu u “gatuan Yes man-ėt”. Ata shkonin ambasadė mė ambasadė dhe informonin pėr ēdo gjė dhe dilnin prej andej me dosjet tė mbushura me pasaporta. Njė ditė Kanellasi na tregoi, sė bashku me Filip Ēakulin dy letra nga ministra demokratė. E para e shkruar me finesė:
Zoti Kanellas! Sipas bisedės qė bėmė, po tė dėrgoj 60 pasaporta pėr viza. Ju lutem pėrgatitini sa mė shpejt, se tė gjithė janė tė sėmurė dhe duan tė shkojnė nė Greqi pėr vizitė mjekėsore.
E dyta e shkruar me arrogancė: Ja lista me 80 pasaporta. Vizat mė duhen nesėr! I pari, tha Kanellosi ende nuk ėshtė nė listėn e personave VIP tė ambasadės. I dyti na bėn shėrbime me vlerė, sidomos pėr lėvrimin e kredisė greke.
Duke e kthyer politikėn nė biznes, disa politikanė e humbėn identitetin. Ia ****ėn shpirtin tė huajve. Bile disa u bėnė agjentė tė shėrbimeve tė huaj sekrete. Ē”ėshtė mė keq “rolin e spiunit” e pranuan me dėshirė, badjava, pa pagesė, sepse me naivitet mendonin se kėshtu i shėrbenin vendit tė tyre. Marsi ’97 tregoi: Agjentėt albanezė nė shėrbimin e tė huajve, nuk kishin asnjė ndryshim nga bashkėpunėtoret e sigurimit tė shtetit. Ata u ****ėn tė huajve ēdo sekret ushtarak, politik, ekonomik.
Ka njerėz qė me naivitet mendojnė se populli shqiptar pjell “Yes man-ė”. Kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Njė qytetar i thjeshtė nuk ka pse t’i servilet njė diplomati, sepse problemet e tij i zgjidh vetė. Dhe po tė ketė nevojė pėr tė shkuar nė Itali, Greqi, Gjermani a Amerikė, portat e ambasadave janė kthyer nė njė Mur Berlini. Mė lehtė mund tė ikėsh me skaf nė Itali, sesa tė futesh nė ambasadėn italiane nė Tiranė! Sipas konceptit tim, “Yes man-ėt” nuk dalin nga radha e popullit tė thjeshtė, por nga “mitra” e politikanit vasal. Ja njė shembull:
Javėn e parė tė qershorit 2000, u bė njė seminar me gratė pėr ēarmatimin nė Peshkopi. Seminari nisi nė mbrėmje vonė. Nė presidium Ahrens i OSBE-sė, ambasadori i Norvegjisė, njė pėrfaqėsues nga PNUD-i etj. Pasi folėn dy-tre oratorė, ikėn dritat. Nė sallė ra errėsira dhe nisi kėnga:
“Dy dele 300 pare, ēou Ahrens na hidh njė valle!’ Erdhėn dritat. Kėnga vazhdoi!


Gjeografia e konsullatave

Pas kėsaj paranteze, le tė rikthehemi te darka politike. Koqinosi dirigjonte tryezėn. Kur kishte ndonjė tension nė bisedė, ndėrhynte me takt e diplomaci dhe fliste kodra pas bregut. Tregonte pėr trimėritė e Bubulinės dhe Marko Boēarit qė u bėnė heronj tė Revolucionit Grek. Pastaj pėrsėri e kthente bisedėn tek i “dhimbte dhėmballa”.
Ai: -Ju zoti Mitro, duke qenė gazetar, duhet tė jeni mė i pavarur nė gjykimin e problemeve. Cili ėshtė mendimi juaj?
Unė: -Ju thatė, se konsullatat i hapni pėr tė shpėtuar shqiptarėt e varfėr nga telashet! Kjo mė duket gjė e mirė. Prandaj unė them qė tre konsullatat e para tė hapen nė Veri tė Shqipėrisė. Kėto krahina janė mė tė varfėra. Andej rrugėt kanė me shumė gropa. E para tė inaugurohet nė Tropojė. Dhe pastaj me radhė nė Kukės dhe Malėsi tė Madhe...
Ai: -...E dini qė njė miku im ka shkruar njė libėr pėr Marko Boēarin...
Darkės i kishte ardhur fundi...duhet tė kalonin vite qė ėndrra e Micotaqisit tė bėhej realitet...


Konsullatat “biberon” pėr korrupsionin

Mė 29 qershor 1997, nė pushtet erdhėn socialistėt. Njėra pas tjetrės i pėruruan konsullatat nė Gjirokastėr e Korēė. Por ēfarė ngjau? Pas njė kontrolli qė bėri nė dimrin e vitit 2000, njė Gjykatė e Pavarur greke nė Ambasadėn dhe konsullatat, doli se ato ishin kthyer nė qendra korrupsioni!
Pėr kėtė skandal nuk mbeti gazetė greke pa shkruar. Mbi tė gjithė shkėlqenin pėr vizat e marra njė takėm ministrash socialistė. (Nuk i hyri njeriut gjemb nė kėmbė, sepse problemin e mbylli vjedhja e floririt tė Thesarit tė Shtetit nė tunelet e Krrabės!) Fitimi nga vizat, llogaritet me miliona dollarė. Kuptohet tė gjitha kėto para janė vėnė nė shėrbim tė mirėqėnies dhe begatisė sė popullit. (Edhe ministrat me soj e sorollop janė pjesė e sovranit! Nuku?)


Njė paradoks qė mund tė ndodhė nė protektorat

Njė javė para vizitės sė Berishės nė Vlorė (Maj 2000) tė gjithė pushtetarėt paralajmėruan “gjėmėn”: I thanė “JO” mitingut nė Vlorė. Njė ditė para mitingut, ministri i Rendit kėrkoi zyrtarisht shtyrjen e mitingut pėr njė datė tjetėr. Nė tė njėjtėn ditė, nė orėn 20 bėri njė deklaratė publike Limpreht, ambasadori i Amerikės: “Opozitės nė njė vend demokratik, nuk mund t’i mohohet e drejta e lėvizjes...’
Dhe ndodhi mrekullia: njė orė mė vonė, kryeministri dha viston pėr mitingun e Vlorės! Njė paradoks tė tillė, ku njė diplomat i huaj, i kujton kryeministrit tė drejtat mė elemetare tė qytetarėve qė qeveris, mund tė ndodhė vetėm kur vendi ėshtė protektorat!
(Kur Kushner, i plotėfuqishmi i OKB-sė nė Kosovė, vendosi tė mbylli pėr njė javė gazetėn “Bota’ nuk i “mori dorėn” as Thaēit e as Rugovės. Nuk kėrkoi as mendimin e shefit tė OSBE-sė Dan Everts. Ai vendosi, me tė drejtėn qė i jep pushteti njė tė huaji, nė njė vend si Kosova qė ėshtė shpallur protektorat i OKB-sė!)


Njė debat nėpėrmjet internetit

Nė fillim tė vitit 2000, nėpėrmjet internetit u regjistrova nė gazetėn “The New York Times”. Njė ditė, nė rubrikėn “Opinione” lexova disa mendime pėr protektoratin. (Nė kėtė rubrikė autorėt shėnojnė adresat dhe debati mund tė vazhdojė edhe nėpėrmjet internetit.)
Njė analist i njohur nga Bostoni shkruante pėr Kosovėn. I befasuar pėr njohuritė e tij, i nisa njė e-mail. Pas disa ditėve mora pėrgjigje. Duke e gjykuar me vlerė pėr lexuesin, mendoj ta botoj korrespondencėn me shkurtime.
E-mail nga Tirana: I nderuari zoti Xhekson!
...Vitet e fundit politika zyrtare e Tiranės, nė disa raste ėshtė bėrė rob i disa diplomatėve tė huaj. Shqipėria ka njė Kryeministėr de juro dhe dy-tre guvernatorė de fakto. Nga dita nė ditė balanca e pushtetit anon nga guvernatorėt. Cili ėshtė komenti juaj?
E-mail nga Bostoni: I nderuari zoti Ēela!
...pas rebelimit tė popullit nė pranverė ’97, Shqipėria ėshtė bėrė objekt debatesh jo vetėm nė shtyp, por edhe nė rrethe tė ngushta analistėsh. Ka opinione nga mė tė ndryshmet. Unė po veēoj pėr ju vetėm dy.
Opinioni i parė: Shqiptarėt nuk dinė tė qeverisin! Shqipėria duhet tė kthehet nė protektorat. Argumentet: vrasja e Deputetit Hajdari dhe Ministrit tė Mbrojtjes tė Kosovės. Precedenti “skaf”: Qindra tė mbytur nė Otranto dhe mijėra kurdė, kinezė, kosovarė, shqiptarė qė ilegalisht mbėrrijnė nė Itali. Mafia shqiptare, e lidhur me disa emra qeveritarėsh, (Emrat janė botuar nė shtypin botėror), duke komanduar drogėn, prostitucionin dhe makinat e vjedhura, ėshtė bėrė rrezik real pėr Evropėn. Metastazat e saj janė shtrirė edhe nė Amerikė. Pikėn mbi “i” e vuri njė material i FMN-sė dhe Bankės Botėrore mbi korrupsionin, qė u botua nė vitin 1999 dhe u bė objekt i njė seminari ndėrkombėtar nė Tiranė. Sot statistikat e radhitin Shqipėrinė ndėr vendet mė tė korruptuara nė botė, sė bashku me Ugandėn dhe Afganistanin.
Opinioni i dytė: Qeveria socialiste mund ta qeverisė vendin. Argumentet vijnė nga informacionet qė dėrgojnė diplomatė qė punojnė nė Tiranė dhe nga njė grup ekspertėsh tė pavarur. (shkėlqejnė informacionet gojore dhe me shkrim tė njė tresheje ekspertėsh tė pavarur nga fusha e ekonomisė, medias dhe biznesit. Nuk mė kujtohen emrat, por nuk ėshtė e vėshtirė tė gjenden.) Sipas pikėpamjes sime kėtu nuk kemi tė bėjmė me analiza, studime ose anketime, por me interesa meskine personale. Sipas disa informacioneve tė shėrbimeve sekrete, ēdo ditė nėpėrmjet Shqipėrisė qarkullojnė 100 milionė dollarė. Pjesėn e luanit nė kėtė fitim pėrrallor e kanė tė huajt! (Shėnim: Vite mė parė kontrabanda ishte monopol i Jugosllavisė. Vendin e saj sot e ka zėnė Shqipėria dhe Mali i Zi, qė janė kthyer nė njė Kolumbi tė Ballkanit.)
E-mail nga Tirana: I nderuari zoti Xhekson!
Duke ju falėnderuar pėr analizėn tuaj, mė lejoni t’ju bėj edhe njė pyetje: Mė e drejtė ėshtė qė njė vend tė jetė protektorat me Guvernator General, apo i pavarur me njė kryeministėr dhe njė tufė guvernatorėsh?
E-mail nga Bostoni: I nderuari zoti Ēela!
Kur njė vend ėshtė protektorat, klasa politike organizohet dhe ngre popullin nė kėmbė, deri ditėn sa tė pėrzėrė Guvernatorin dhe tė fitojė pavarėsinė e vėrtetė. Ndėrsa qeveritarėt vasalė, qė pėr tė fituar miliona, i dorėzojnė njė pjesė tė pushtetit diplomatėve tė huaj, janė turpi i kombit. Ata duan tė kthejnė rrotėn e historisė prapa, gjoja nė emėr tė pėrparimit, duke tė kujtuar Don Kishotin e Manēes!


“Moda” e vitit 2000: Takim me Krist Hillin!?

Gjatė vitit 2000 doli njė modė e re nė politikėn tonė jallane! Politikanėt pėr tė bėrė karrierė dhe pėr tė marrė sa mė shumė vota nga populli shqiptar, nė fillim kėrkonin sponsorizim pėr tė kapėrcyer Atlantikun. Pastaj i vinin vėrdallė Shtėpisė sė Bardhė. Mos vallė kėrkonin takim me Bill Klintonin? Meazallah. Nuk preferonin (Lexo nuk i qaste tek dera) as Al Gorin e as Olbrajtin! Tė gjithė nė radhė para zyrės sė Krist Hillit! Nė qoftė se nuk mė besoni mua, tė nderuar kėndonjės, kujtoni lajmet qė jep shtypi. Aty do tė gjeni: “Kryetari Nano u prit dhe zhvilloi njė bisedė tė ėmbėl me Krist Hillin...Reformatorėt nė takim me Hillin...”
Kur isha nė Amerikė, mė thoshte njė ekspert i pavarur, takova Kristin. Pasi i zbėrtheva situatėn, ai mė tha: Opozita duhet tė jetė ndryshe!...po me Mariza Linon u takove? I thashė unė, jo pa ironi...Si pse? Deri mė dje, sa ishte ambasadore nė Tiranė, nuk lije rast pa shkėmbyer ide nga ato tė mėdha?
Njė miku im deputet nė radhėt e socialistėve, kur u kthye nga Amerika mė pėrralliste serbes-serbes:
-U habita! Mė priti vetė Krist Hilli! Jo vetėm mė priti, por mbante edhe shėnime pėr idetė e mia!...I kėrkova qė Amerika t’i japė mė shumė kredi Shqipėrisė!...
-Me sa di unė, kreditė e marrin viston nė Kongres! Ndėrsa Kristi punon nė Shtėpinė e Bardhė!...
-E ke gabim, tha babai ynė i Kombit! Pėr problemet shqiptare, fjala e Kristit nė Kongres, peshon mė shume sesa vetė ligjėrata e Presidentit!...
Nė vend tė debatit i tregova njė histori nga e kaluara: Nė vitin 1991 erdhi nė Tiranė Sekretari i shtetit Bejker. Nė podiumin e ngritur para Skėnderbeut deklaroi: Qeveria amerikane do t’i japė popullit shqiptar 7 milionė dollarė...Kur u kthye nė Amerikė, gjeti belanė. Kongresmenėt e bėnė Bejkerin tė hajė fjalėn!


Qeveria e Stabilitetit: Mė i rėndė bishti se sqepari!

Gusht 1991. Qeveria e Stabilitetit ishte bėrė pa ngjyrė. Demokratė e socialistė “hanin” nė njė ēanak. Pasi ndenja njė muaj nė spital, pėrfundova nė njė hotel afėr selisė sė ambasadės nė Romė. Njė ditė, nė oborrin e ambasadės takova dy ministra nga Shqipėria. Diskutonin pėr ndihmat financiare tė Italisė.
I pari: -Italianėt ngulin kėmbė pėr tė ngritur nė Tiranė njė fabrikė. Parashikohen 10 miliardė lireta. Aty do tė prodhohen ushqime pėr fėmijė. Duhet edhe firma ime, prandaj na kėrkon deputeti socialist De Karli. Mos janė shumė para?
I dyti: -Me kėto qė thua, mė kujton njė nga meseletė e Nastradinit. I fali njėri njė gomar. Ky nė vend qė ta tėrhiqte nga kapistalli, e shihte nga dhėmbėt pėr moshėn!...Dėgjo mua: Vure firmėn pa bėrė naze! Fundja paratė tė italianėve janė...


Ustai nėn hijen e ēirakut

U nisėm drejt zyrės sė De Karlit. Nė paradhomė na priti njė mesoburrė...
Ky ėshtė zoti Morandi, tha njė nga ministrat. Eshtė aq i pasur, sa me paratė e tij, mban pėr deputet De Karlin, duke punuar si sekretar i tij. Paradoks? Jo realitet i politikės italiane. Morandi e pėrdor deputetin si karem pėr tė kapur miliona nga paratė qė buxheti italian derdh pėr vendet e botės sė tretė, ku futet edhe Shqipėria.
Hapet dera. Pėrpara kemi portretin e deputetit, qė njė ditė do tė flasė edhe nė Kongresin e Partisė Socialiste nė Tiranė, duke i sjellė Nanos pėrshėndetje nga Kraksi!
Nisi biseda. Larg e larg pėr politikė. Bitisi pėr fabrikėn. De Karli, duke parė nga sekretari, e quajti fabrikėn si dallėndyshe qė do tė sjellė ekonominė e tregut nė Shqipėri...Pas disa kohėsh, atje ku mbaron muri i kombinatit ushqimor nė Tiranė, u hapėn themelet. Erdhėn makineritė. U ngrit karabinaja. Por kurrė nuk u pre shiriti i inaugurimit.
Sot kemi njė ndėrtesė tė rrethuar me mure tė lartė, si dėshmi pėr 10 miliardė lireta qė u tretėn nė ekonominė “pazar” midis ustallarėve dhe ēirakėve nė tė dyja anėt e Adriatikut. Pėrgjegjėsia si zakonisht ka mbetur jetime. Kraksi shkoi nė egzil nė Tunizi, ku edhe dha shpirt. De Karli “lustron” kėpucėt e Morandit, sepse sot nuk luajnė mė teatėr. Ish ministrat tanė, janė bėrė tė pavarur: kanė hapur OJQ!


Njė telefonatė nga Italia

E premte 7 korrik 2000. Mbrėmje. Vapė. Pėrballė meje televizori. Pėr njė ēast ekranin e mbushi ambasadori amerikan. Konferencė shtypi. Si zakonisht nė tė tilla raste, dhomėn e pėrpiu qetėsia.”...Situata e rendit dhe sigurisė ėshtė pėrmirėsuar mjaft...” Mbaroi konferenca e shtypit. Vendin e ambasadorit e zuri kronika e zezė: Njė polic i vrarė. Katėr maska sulmojnė njė autobus. 50 shqiptarė tė kthyer nga Italia, pasi kishin udhėtuar me skaf. Njė foshnjė e mbytur nė brigjet e Puljas...
Pikėrisht nė kėtė moment nisa gėrmėret me vetveten, sepse pėr fat tė keq jam gazetar profesionist dhe politikan amator.
Gazetari: -Kemi rend dhe siguri nė vendin tonė?
Politikani: -Kemi, pėrderisa e tha vetė Ambasadori i Amerikės! Do tė dyshoja po ta thoshte kėtė deklaratė Ministri i Rendit!
Gazetari: - Nė qoftė se ka rend, pse je mbyllur brenda nė shtėpi pa vajtur ora 10 e mbrėmjes?
Politikani: -Nė raste tė tilla duhet ndjekur kėshilla e priftit: Bėni si bėj unė dhe mos bėni siē them unė! Tė njėjtin parim ndjek edhe ambasadori. Flet pėr rend e siguri, por Ambasada Amerikane nė Tiranė, tė kujton mė shumė njė kėshtjellė tė blinduar, sesa njė institucion diplomacie...t’i them kėto pėr konsum personal, Sakėn se i boton nė gazetė!
Gazetari: -Do t’i botoj...
Politikani: -Allah! Luajti burri nga fiqiri! Diplomatėt amerikanė nė veēanti dhe ata tė OSBE-sė nė pėrgjithėsi, janė “mollė e ndaluar” pėr kritikė tė hapur!
Gazetari: -Nė shtyp gjėrat thuhen nė shesh tė Mejdanit. Nė politikė kemi “Diplomacinė e koridorėve”. Pse? Sepse “Yes man-ėt” duke shitur shpirtin ambasadė mė ambasadė pėr interesa tė vogla, u bėnė “evazion” e drejta e fjalės. Pėr argument po tė tregoj dy fakte nga Amerika.


Kenedi, gazetarėt dhe sulmi nė “Gjirin e dosave”

Kur ishte President Kenedi, nė vitet ’60-tė nisi kriza kubaneze. Pas debateve pa bereqet midis Moskės, Uashingtonit dhe Havanės diplomacia u tėrhoq mėnjanė. Nė plan tė parė dolėn gjeneralėt. Nė sekret tė madh, ushtarakėt hartonin planet e sulmit ndaj ishullit rebel. Pikėrisht nė kėtė kohė, Kenedi bėri njė takim me gazetarėt. Pasi foli nė pėrgjithėsi dha kėtė mesazh:
-Kėto ditė Amerika do tė sulmojė Kubėn. Eshtė nė interes tė kombit, qė shtypi tė qėndrojė mėnjanė. Ēdo dalje e sekretit ushtarak nė shtyp, pėrpara sulmit ushtarak, shkon nė interes tė Bashkimit Sovjetik...
Dhe nisi zbarkimi nė “Gjirin e Dosave”. U pasua me njė sulm masiv nė “Plazhin Zhiron”. Paradoks! Amerikanėt u mundėn. Sulmi dėshtoi. Pėrsėri Kenedi midis gazetarėve. Deklarata. Pyetje. Pėrgjigje. Nė fund Kenedi tha:
-Eshtė paradoks qė media amerikane, pushteti i katėrt, mbeti memece pėr ngjarjet qė do tė ndodhnin nė “Gjirin e Dosave”!...
-Zoti President! Ju na porositėt tė mos shkruajmė,-tha njė gazetar! Sot thoni tė kundėrtėn. Eshtė lapsus apo harresė?


Unė bėra detyrėn si President! Ju humbėt pavarėsinė si gazetarė!

-Kur thashė tė ruani sekretin, - u pėrgjigj Kenedi, -unė bėra detyrėn time si president. Detyra juaj si gazetarė ėshtė tė shkruani. Dhe ju duhet tė shkruanit. Duke pranuar mesazhin tim, humbėt pavarėsinė e pushtetit qė pėrfaqėsoni. Kush humbet pavarėsinė, kthehet nė vasal. Amerika nuk mund tė ecė pėrpara me pushtete vasale tė njėri-tjetrit.


Sekrete bėrthamore tė shitura nė skajet e 50 vjetėve nė Amerikė

Njė muaj mė parė lexova nė internet, njė nga rubrikat e gazetės “The New York Times”. Pasi e rilexova, nisa ta ripėrtyp sipas koncepteve tė gazetarisė shqiptare. (Disa ditė mė parė Berisha deklaroi se fati i zgjedhjeve lokale tė tetorit 2000 varet nga vigjilenca e shqiptarėve. Njė ditė mė vonė njė e pėrditshme shkroi me gėrma kapitale: Berisha u ēmend: Kritikoi Amerikėn!?)
Pėrfundimi: Kryeredaktori i gazetės kryesore amerikane ėshtė ēmendur! Pse? Lexoni dhe gjykoni ato qė kanė shkruar e zeza mbi tė bardhė nė “The New York Times”.
Nė vitin 1950-tė u ekzekutuan nė karriken elektrike dy shkencėtarė, burrė e grua, Rozenbergėt. Ēfarė kishte ngjarė? Ēifti punonte nė njė nga institutet shkencore amerikane qė merrej me studimet bėrthamore. Duke qenė komunistė, ishin vėnė nė shėrbim tė KGB-sė. (Shqip: Sigurimi rus i kohės.) Ata i ****ėn Bashkimit Sovjetik disa sekrete bėrthamore.
Akuzat i ngriti CIA. Gjyqi vazhdoi pėr muaj tė tėrė. Ndėrkohė nė mbarė Amerikėn dhe nė shumė vende tė botės nisėn protestat nė mbrojtje tė Rozenbergėve. Por drejtėsia amerikane i dėnoi me vdekje. Protestat vazhduan pėr shumė kohė edhe pas ekzekutimit, sepse njė pjesė e opinionit publik, mendonte se gjyqi ishte i manipuluar...(Vitet e fundit, kur u hapėn dosjet e KGB-sė e verteta anoi nga drejtėsia amerikane: Rozenbergėt kishin qenė agjentė tė zbulimit rus. Shėnimi im.)
Kthehemi nė ditėt tona. Jemi nė vitet kur President ėshtė Klintoni. Administrata zyrtarisht, nė mes tė ditės i shet Kinės materiale strategjike. A nuk ėshtė ky njė paradoks, shtron pyetjen gazetari amerikan? Gjysmė shekulli mė parė dy shkencėtarė u ekzekutuan nė karriken elektrike sepse i ****ėn disa sekrete bėrthamore njė vendi komunist siē ishte Bashkimi Sovjetik?
Sot pėrsėritet e njėjta skenė: Amerika i shet njė vendi komunist si Kina materiale strategjike! Ka vetėm njė ndryshim: Dje shitja u bė nėpėrmjet kanaleve tė shėrbimeve sekrete! Sot bėhet me bekimin e administratės sė Klintonit, pėrfundon artikullin gazetari amerikan.
No coment, i nderuari lexues!


Dy kunguj nėn njė sqetull

Mė 22 mars 1992 fitoi Partia Demokratike. Nisėn reformat nė ekonominė e tregut. U hodhėn hapat e para nė fushėn e demokracisė. Por disa politikanė e quanin veten tė barabartė midis tė barabartėve, duke menduar se meritat nė politikė, kishin si barometėr ditėn e startit nė Sheshin Demokracia. Tė parėt nė start, duhet tė ishin tė parėt edhe nė drejtim! Duke kėrkuar mė shumė tė drejta nė pushtet, vetė e drejta nė shumė raste u ē’bė, emigroi! Kjo sentencė e Eskilit, nė politikėn shqiptare solli metamorfozėn e demokratit nė karrierist. Karrierizma u kthye mė vonė nė “mitėr” pėr tė pjellė “Yes Man-ėt”!
Kur gatuhej qeveria Meksi nė Pranverėn ’92, njė anėtar i kryesisė sė PD-sė mori dy portofole: Ministėr i Rendit dhe zv.kryeministėr. Dy kolltuqe “pėrlau” njė tjetėr anėtar i kryesisė: Ministėr i bujqėsisė dhe Zėvendės i Meksit! Pas gjashtė muajsh, duke mos qenė tė aftė pėr tė mbajtur dy kunguj nėn njė sqetull, e lėshuan njė pėr tokė! Dylber Vrioni, njė natė dimri u bė Guvernator i Bankės, duke pasur diplomėn e inxhinierit! Njė natė vere shkoi mė tej: Pranoi fronin e Ministrit tė Financave dhe tė zėvendėskryeministrit! Tritan Shehu theu ēdo rekord. Nėn sqetull mbajti tre kunguj: Kryetar i PD-sė, ministėr i Jashtėm dhe zėvendės i Meksit!
Kur hidheshin themelet e diplomacisė sė re, kishte 12 vende vakant dhe 500 kėrkesa pėr ambasadorė! “Orekset” u plotėsuan nė mėnyrė tė tillė, sa qė kur partia Demokratike ishte nė vitin e saj mė tė vėshtirė, diplomatėt shtegtuan nė Amerikė, Gjermani a Angli, duke kėrkuar strehim politik! Koston e strehimit politik e paguan duke shkėmbyer lėkurėn, duke u bėrė jo vetėm vasalė politikė por edhe armiqtė mė tė egėr tė PD-sė! Dėshmitė e tyre qė sot janė pronė e shėrbimeve sekrete tė huaja, nesėr kur tė publikohen dosjet, ata do tė jenė turpi i kombit!


Autocensura qė zėvendėsoi censurėn

Nė Mars ’97 shteti qė krijoi Partia Demokratike u zhbė. Nga “maja e Olimpit” tė opozitės ėshtė mė lehtė pėr tė gjykuar se ndėr “bėmat” qė i hapėn shtegun kryengritjes sė Armatosur, karrierizmi brenda PD-sė ka pjesėn e luanit.
Ēfarė tregojnė faktet? Pėr tė qenė sa mė afėr tė vėrtetės, analizėn po e filloj nga vetja. Duke kthyer kokėn prapa, nuk gjej asnjė diskutim publik dhe asnjė artikull ku tė kem folur ose shkruar pėr karrierizmin dhe “Yes man-ėt” demokratė. Duke bėrė zanatin e Sokratit, fėrkimin e hundės pėr tė njohur vetveten, parafytyroj ato qindra biseda nėn avujt e kafesė pėr marrėzitė e pushtetit demokrat pėr ato dhjetra yje gjeneralėsh qė shpėrndau: nė emėrimin e atyre “djemėve” tė njomė nė postet e ministrave qė sot nuk dinė ku e ka adresėn PD-ja: nė caktimin e njė piktori a dhaskali nė postin e diplomatit! Pėr mua nuk ka pasur censurė nė tė shkruar. Kurajon time e ka stepur autocensura, qėndrimi meskin pėr tė mos u prishur me miqtė e sė njėjtės llogore. Kur nė vitin 1999 shkrova ciklin “Kronikė e njė politikani tė dėshtuar”, e kishte marrė ferra uratėn!
Duke “fshirė pluhurin” qė ka hedhur koha, nė riplay ndjek me sytė e mendjes ato dhjetėra mbledhje tė Kryesisė sė Partisė Demokratike, tė Kėshillit Kombėtar, tė grupit Parlamentar. Aty dhe vetėm aty, vendosej “vula” e fundit pėr pushtetardhėsit. Nuk “shoh” asnjė zė kundėr edhe nga “demokratėt” qė sot tundin e shkundin flamurin e reformatorit, intelektualit, tė moderuarit. Kush e gjykon Partinė Demokratike nga jashtė, mendon se tė gjitha kėto kanė ndodhur, sepse ka munguar elementi bazė i demokracisė: institucioni i votės sė fshehtė! Edhe po tė shkruaj unė se kjo nuk ėshtė e vėrtetė, shumėkush nuk do tė mė besojė: propaganda nga brenda dhe jashtė PD-sė, ka skalitur nė kujtesėn e shumė njerėzve disa tabu, qė vėshtirė tė “fshihen” me fjalė. Nė kėto rrethana mė mbetet tė pėrdor disa fakte tė ‘forta”.


Unė dhe Teodor Keko votė-kundėr Presidentit Berisha

Pranverė 1992. Cili ishte skenari i jetės politike? PD-ja kishte larguar nga skena e pushtetit Partinė e Punės. Ende nuk ishte zgjedhur presidenti. Pa Presidentin nuk kishte as qeveri. Kjo do tė thotė se tė gjithė “ėndėrronin” pėr njė tė shkretė karrige. Ndėrkohė nė PD ishte kristalizuar njė grup fraksionist. Nga ky grupim lindėn mocionistėt. (Sa pėr kureshtje, nuk ėshtė mė sekret, sepse e kam botuar nė njė nga kronikat e mia: unė kam qenė njė ēikė mocionist – si puna e asaj virgjėreshės qė kishte qenė njė ēikė me barrė!) Pastaj ndodhi metamorfoza: Mocionistėt krijuan partinė Aleanca Demokratike e tė tjera, e tė tjera!
Mbrėmjen qė do tė zgjidhej Presidenti i Republikės, unė pėrfundova nė klub me Teodor Kekon. Tė dy kishim bindjen se ishim tė paaftė pėr pushtet, prandaj e hodhi Dori:
-Sikur tė pimė nga njė tė vockėl! Paguaj unė, me honoraret qė do tė mė japėsh ti si kryeredaktor i RD-sė!
Unė: -Dakort! Por kam njė mendim: Berisha e ka tė sigurtė fronin e Presidentit. Po nuk fitoi me dy tė tretat e votave, kurorėzohet me 50 pėr qind! Po votuam ne tė dy kundėr, Berisha fiton me variantin e dytė. Ky “dėshtim” i vogėl, ndoshta do tė jetė njė mėsim i madh pėr tė ardhmen politike tė Berishės!
Teodori: -Mė pėlqen ideja, por mė parė le tė bėjmė llogaritė...Kemi pro partitė e Gjinushit me Godon. Fraksionistėt kundėr. Por kemi pro Dritėronė dhe...Po tė fusim edhe dy votat tona, Saliu nuk fiton me raundin e parė! Do tė jetė kryevepėr!
Pasi pėrsėritėm ca mbledhje e ca zbritje, hodhėm me eks edhe nga njė dopjo konjak dhe u futėm nė sallė...
Filloi votimi i fshehtė dhe nominal. Teodori hiqte viza...Nisi numėrimi i votave...u dėgjua njė zė nga podiumi: Sali Berisha shpallet president me dy tė tretat e votave!...Mbi kokat tona, njė femėr qė qėndronte nė lozhė “tundte” njė shishe shampanje!
Unė: -Dori! Na vajtėn llogaritė pėr dhjamė qeni!
Teodori: -Vizat e mija tregojnė se votė-pro kanė futur nė kuti tė gjithė fraksionistėt, qė nga Pashko, Imami, Ruli...mendojnė se mund tė rrėmbejnė ndonjė “kockė” nga Berisha.


Anėtarėt e Promemorjes votė-pro pėr Presidentin!

Ecim nė vite. Pranverė 1997. Skena politike: Socialistėt kishin muaj qė nuk bėnin jetė parlamentare. Kishte nisur kriza e fajdeve. Ishin shembur me radhė Xhaferri, Driza, Vefa, Gjallica and Co. Nė Vlorė studentėt ishin futur nė grevė urie pėr tė rrėzuar Berishėn. Njė grup politikanėsh tė PD-sė kishin krijuar njė lėvizje me emrin Promemorje. Nė gjenezė Promemorja ishte anti Berishė. Duke respektuar mendimet publike “Anti Berishė” tė ēdo politikani, sidomos brenda radhėve tė PD-sė, le tė ndjekim se ēfarė do tė ndodhė me institucionin mė tė shenjtė tė demokracisė: Votimin e fshehtė!
3 mars 1997. Futemi nė sallė. Nisi votimi i fshehtė dhe nominal...Filloi numėrimi i votave...Sali Berisha shpallet president. Asnjė deputet qė kishte firmosur Promemorjen nuk votoi kundra!
Pas kėtij paradoksi: No Coment!