Close
Faqja 13 prej 13 FillimFillim ... 3111213
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 248 prej 248
  1. #241
    ..She is so cute... Maska e jessi89
    Anëtarësuar
    25-08-2003
    Postime
    955
    Me thene te drejten une nuk kaloi per dite ne ate kryqezim...vetem dy jave ne dy vjet...qe nuk jane asnjigje.Por kur isha ne Nendor ne shqiperi shikoja qe punetort po e rgullonin dhe dukej shume bukur.Me ka zene malli te shof ate vend ashtu si e mbaj mend....se kam idene se cd behej sikur te behej ai mbikalim.
    Wild and crazy can't be lazy

  2. #242
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Citim Postuar më parë nga jessi89
    Me thene te drejten une nuk kaloi per dite ne ate kryqezim...vetem dy jave ne dy vjet...qe nuk jane asnjigje.Por kur isha ne Nendor ne shqiperi shikoja qe punetort po e rgullonin dhe dukej shume bukur.Me ka zene malli te shof ate vend ashtu si e mbaj mend....se kam idene se cd behej sikur te behej ai mbikalim.
    ja ta them une cfare do behej , po te ndertohej mbikalimi do dilte i larte nja tre kate pallati dhe po te dilte noi makine keshtu pa dashje nga rruga te vinte ne guzhine per vizite ,tek pallatet qe kishte afer . kete donte edi rama .

  3. #243
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    do isha kurioz te di se kur jan dhene lejet per ndertimin e gratacielave perreth zogut zi..
    edhe ai ose ata qe kan firmosur ato ndertime anormale te panevojshme aty jan kodosha e mafioza..

    nuk ka dallim te madh per nga filozofija e punes ne tirane.. PS me PD-ne..

    te dyja kan ne biografine e tyre histori te turpshme me mafien e ndertimit..

    kush ka firmosur ndertimin e gjigandeve buz bulevardit ne ish lulishten pran KQ-se perball piramides?
    po grumbullin me grataciela buz lanes qe kan futur nen sqetull ish ekspoziten kineze e cila kur u be .. u rrethua me goxha lulishte e jeshillek ne kater anet..kush e firmosi..?

    Sot aty ka vetem beton..

    si kelmendi si brojka si edvini si sander meksi jan kelysh te mafies..

    tirana nuk ndreqet dot me..

    ka shku aty ku nuk ka me prapaktheu..

    u be nje uzin kanceri..

  4. #244
    Balkanweb, 06/01/2007 - 11:21

    Në Durrës certifikatat e bllokuara
    • Artemida Collaku

    Hologramat për prodhimin e certifikatave në vendin tonë janë futur kontrabandë, dhe kjo sjell edhe dyshimin lidhur me numrin e saktë të hologramave të futura dhe për pasojë edhe numrin e certifikatave të prodhuara. Ish-zyrtari i Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjeve Civile, Sajmir Laçej, gjatë një interviste dhënë për Gazeta Shqiptare shpjegon edhe pasojat që mund të ketë procesi zgjedhor, në rast se në këtë proces do të përfshihen edhe certifikatat që nuk janë të regjistruara në regjistrin e njësive të qeverisjes vendore.

    Zoti Laçej, çfarë problemesh kanë certifikatat e shpërndara para 1 nëntorit?
    Problemi më i madh është pulla e hologramës, e cila në vendin tonë është futur kontrabandë. Kjo do të thotë se nuk dihet as numri i saktë i hologramave që janë futur dhe se nga cili vend janë prodhuar. Por ajo që ende nuk dihet, është edhe një tjetër fakt; nuk dihet se sa herë janë futur në vendin tonë holograma pa doganë. Kjo do të thotë se në treg janë me mijëra certifikata, të cilave mund t’u jenë vënë këto holograma. Gjatë kohës që unë kam qenë në detyre, komisioni që unë drejtoja kërkoi dokumentacionin e zhdoganimit të hologramave dhe ky dokumentacion nuk na është vënë në dispozicion, dhe për këtë gjë ne kemi vënë në dijeni edhe Ministrinë e Brendshme. Por duke iu rikthyer edhe njëherë pyetjes suaj, lidhur me problemin e certifikatave të shpërndara para 1 nëntorit; procesi i shpërndarjes së certifikatave para 1 nëntorit nuk është shoqëruar me regjistrim në një regjistër të veçantë. Kjo do të thotë se kontingjenti i certifikatave të prodhuara me hologramën e futur pa doganë në vendin tonë, mund të shpërndahet pikërisht tani para zgjedhjeve dhe në të të vendoset data e lëshimit para 1 nëntorit, dhe askush nuk mund të bëjë verifikimin e tyre, pasi për shpërndarjen e tyre nuk ka asnjë regjistër. Por unë dua t’ju bëj me dije edhe për një tjetër fakt. Regjistrimi i certifikatave të shpërndara nga njësitë e gjendjeve civile nuk ka filluar më 1 nëntor, ashtu sikurse shprehet Kryeministri apo zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni. Nëse ju do të shkoni në njësitë bashkiake për të pyetur për këtë gjë, do të merrni si përgjigje se urdhri i ministrit Olldashi për krijimin e regjistrave të certifikatave të shpërndara, ka filluar më pas 18 nëntorit.

    Zoti Laçej, zv/ministri i Brendshëm Ferdinand Poni u shpreh se të gjithë elementët e certifikatës janë të rregullt dhe se janë të verifikuar edhe nga ndërkombëtarët. Cili është komenti juaj?
    Nuk është aspak e vërtetë që në certifikatat e hedhura në njësitë e qeverisjes vendore, nuk ka asnjë problem. Komisioni i kontrollit të certifikatave prej 13 anëtarësh, të cilin unë e kryesoja, vetëm gjatë një dite ka konstatuar 57 mijë copë certifikata të parregullta. Ky kontingjent certifikatash i përkiste qytetit të Durrësit dhe komisioni atë ditë vendosi që ky kontingjent të asgjësohej, kështu që nuk lejoi as futjen e tyre në magazina; për këtë është mbajtur edhe një procesverbal. Në kundërshtim me vendimin e marrë nga komisioni i ekspertëve një ditë pasi unë jam larguar nga detyra, Ministria e Brendshme jo vetëm që nuk ka bërë zëvendësimin apo asgjësimin e tyre, por ka dhënë urdhrin për shpërndarjen e këtyre certifikatave në Durrës.

    Një tjetër problem është dhe shumëllojshmëria e certifikatave të hedhura në treg. Janë rreth 13 lloje certifikatash që qarkullojnë me ngjyra dhe pozicione hologramash të ndryshme, dhe askush nuk ka mundësinë për të gjetur certifikatën me të cilën të mund të krahasojë të tjerat që do t’i vijnë në qendrën e votimit.

    Në certifikatat e parregullta që janë shpërndarë dhe që kapin numrin 1400, nuk ka pullë sigurie. Mungesa e këtij elementi i bën certifikatat më lehtësisht të manipulueshme.

    Në certifikatat e marra u konstatua dublim numri serial i certifikatave, të cilat kanë të njëjtin numër kodi dhe numër serie, e konstatohen brenda një pakoje.

  5. #245
    Balkanweb 06/01/2007 - 08:09

    Zeneli: S’kemi përfunduar misionin për demokracinë
    • Artemida Çollaku

    Ajo që unë do të kërkoja si qytetar, është që OSBE-së metri t’i dalë gjithnjë 100 centimetra dhe jo njëherë 100 e një herë 70 centimetra, pra të mos ketë dy standarde”. Kështu u shpreh dje, ish-diplomati shqiptar në Gjermani dhe më pas edhe në Greqi, Bashkim Zeneli, gjatë një interviste të dhënë në emisionin “Vila 24”.

    Zoti Zeneli, si e vlerësoni tërheqjen e faktorit ndërkombëtar në përfshirjen në çështjen e zgjedhjeve?

    Fillimisht dua të them se faktori ndërkombëtar gjatë gjithë këtyre viteve të tranzicionit në Shqipëri ka qenë prezent me mendime, me ndihmë, këshilla, asistencë politike, teknike, profesionale dhe shumë herë më pak është marrë me zgjidhjen e problemeve që ne kemi pasur dhe kjo është e natyrshme. Ne jemi një vend që po integrohemi në Evropë dhe i përkasim asaj dhe siç thonë gjermanët, rruga jonë për BE dhe në strukturat euroatlantike, nuk është rrugë njëkalimshme apo dykalimshme. Pra, ne do të bëjmë detyrat tona si politikë, parlament, por edhe do të kemi asistencën ndërkombëtare dhe kjo është e natyrshme. Kohët e fundit, disa deklarata të organizmave të huaj këtu krijuan një mendim të tillë, qe ne u sollëm deri këtu dhe tani bëni si të doni vetë. Mua më duket e gabuar nëse ky është një koncept i tyre. Sepse nuk mund të thuhet që unë mbarova misionin tim dhe ju duhet të bëni detyrën.

    Dje Rama nuk harroi të deklaronte se problemet do t’i zgjidhim vetë, mos është kjo një lloj koherence mes faktorit politik opozitar dhe faktorit ndërkombëtar?

    Faktori ndërkombëtar është në koherencë me veten e vet dhe me disa parime demokratike. Ai kërkon një demokraci të zhvilluar, do një pushtet gjyqësor të pavarur, një shtyp të lirë, do luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit. Ka disa parime që nëse ne i zbatojmë, faktori ndërkombëtar na ndihmon, nëse ne nuk i bëjmë mirë, atëherë vijnë edhe deklaratat e tyre të cilat sërish ndahen nga forcat politike shqiptare, përshëndeten nga njëra palë dhe kritikohen nga pala tjetër.

    Në fakt, zoti Ceka i ka kritikuar organizmat se po qëndrojnë më afër qeverisë, ju si mendoni?

    Problemi i parë është se sa e ka kryer detyrën e tij çdo organizëm i huaj në vendin tonë, le të marrim OSBE-në. Ajo ka një mandat të caktuar në Shqipëri dhe ka disa pika të saj që duhet t’i zbatojë. Nëse këto pika nesër, nga 6 bëhen 3 dhe nuk është nevoja e prezencës së OSBE-së me ato atribute që ka pasur para 9 vjetësh me ato që ka sot, kjo është një temë e diskutueshme.

    Disa ditë më parë, një deklaratë e bërë nga eurodeputetja Doris Pack u kritikua nga eksponentë të PS-së. Ju si do ta cilësonit këtë deklaratë dhe reagimin e ardhur nga PS-ja?

    Zonja Pack e njeh mirë Shqipërinë, ajo ka kontribute për Shqipërinë. Zonja Pack foli pak si “shqip”, ndërkohë që ne duhet të flasim anglisht, pasi ne jemi ata që kërkojnë t’i afrohemi BE-së, zonja Pack foli si në ato muhabete e kafeneve tona, më tha kështu, më tha ai dhe më bëri përshtypje jo qëndrimi i saj, por një lloj distancimi që ajo bëri nga deklarata e Olli Rehn. Ai është komisioner për zgjerimin dhe është më pranë problemeve, por puna është këtu, që shtypi i majtë apo i djathtë bëri vlerësimet e ndryshme, njëri Pack dhe një Di Carlo, por unë mendoj se nuk duhet të luajmë me deklaratat e tyre. Ne jemi nën vëzhgimin e tyre dhe duhet të zbatojmë parimet që na kërkohen. Është absurde që të kërkojmë që certifikatat e reja që u kërkuan iu kërkua ODIHR-it, por kjo nuk ishte e rregullt, pse kjo nuk është detyrë e tyre dhe nuk është hata e madhe për t’i bërë ato. Reforma zgjedhore është detyrë e OSBE-së dhe e ka të caktuar në pikën tre të detyrave të saj. Pra, duhet të shoh zbatimin e rekomandimeve të bëra një vit më parë dhe ajo duhet të kërkojë zbatimin e tyre.

    Ajo që unë do të kërkoja si qytetar, është që OSBE-së metri t’i dalë gjithnjë 100 centimetra dhe jo njëherë 100 e një herë 70 centimetra, pra të mos ketë dy standarde. Unë nuk mendoj se ka mbaruar misioni i saj, pasi ne nuk e kemi përfunduar misionin tonë për të qenë një shtet demokratik me standarde dhe prania e OSBE-së është e domosdoshme.

  6. #246

    2007 - Viti i lamtumirës së Berishës

    Balkanweb, 07/01/2007 - 11:28

    Lamtumira e Berishës
    • Nga BASHKIM MUÇA

    Zgjedhjet vendore vazhdojnë të mbeten të varura në çengelin e certifikatave. Nga të gjitha zhvillimet e fundit, pas caktimit të datës së zgjedhjeve nga presidenti, tri janë gjërat më të rëndësishme që mund të veçohen e që kanë lidhje direkt me lëvizjet e kryeministrit Berisha: së pari, dakordimi për të shtyrë zgjedhjet brenda afatit kushtetues 20 shkurt; propozim ky i bërë nga LSI; së dyti, dakordimi për listat; dhe së treti, pranimi publik që bëri kryeministri se as teknikisht nuk mund të zhvillohen zgjedhjet pa bashkëpunimin e opozitës (dmth. nuk mund të zhvillohen në gjysmën e zonave). Të tria këto lëvizje kanë ndodhur pas disa deklaratave ekstreme të kryeministrit sipas të cilit përkatësisht: data e zgjedhjeve ishte e panegociueshme (“datat e zgjedhjeve i shtyjnë vetëm diktaturat”-tha ai pak ditë më parë); listat e zgjedhësve nuk do të ndryshonin; dhe se PD-ja do të shkojë në zgjedhje edhe pa opozitën. Kur mendon një kryeministër, që sot deklaron pamundësinë e një lëvizjeje dhe nesër justifikon pikërisht këtë lëvizje, nuk e ke të vështirë të kuptosh se edhe për çështjen e certifikatave ai do të jetë i detyruar të lëvizë në të kundërt të asaj çka po thotë.

    Pyetja normale që shqetëson çdo njeri që i përcjell zhvillimet politike në Shqipëri do të ishte se çfarë fshihet në të vërtetë pas këtyre çertifikatave? Opozita po kërkon që të njihen për votim vetëm certifikatat e lëshuara pas datës 1 nëntor 2006, ndërsa shumica këmbëngul në mos kufizimin e afateve të përdorimit të certifikatave. Pra një cengel tjetër i vogël brenda cengelit certifikatë është afati kohor. Sipas opozitës janë në qarkullim mijëra çertifikata fallco të cilat janë planifikuar për tu përdorur për manipulimin e zgjedhjeve, ndërsa sipas shumicës opozita kërkon të shkaktojë kaos dhe të përjashtojë nga votimi praktikisht një numër të madh votuesish, që nuk do të merrnin mundimin për të shkuar në zyrën e gjendjes civile për të marrë një certifikatë. Në vijim, një pyetje tjetër mund të bëhej: çfarë të keqe do ti vinte shumicës nëse do të pranonte kërkesën e opozitës për afatin kohor të certifikatave, duke hequr çdo dyshim për manipulimin e zgjedhjeve?

    Ashtu si për datën kryeministri Berisha duhet ta ketë menduar lëshimin, por ai po kërkon ta bëjë në momentin e duhur për të, moment i cili, si edhe herë të tjera, ka të bëjë me protagonizmin politik. Kryeministri po luan në planin ndërkombëtar për të garantuar aleatë të sigurtë të cilët do tja njihnin këto lëvizje si lëshime ndaj opozitës. Berisha e ka kuptuar se opozita nuk ka ndërmend të lëshojë në drejtim të certifikatave fallco të hedhura me shumicë, apo të komanduara për të manipuluar zgjedhjet, siç thotë ajo. Në këto kushte pra, është tjetër gjë, shumë më e rëdësishme se kjo, ajo që luhet në prapaskenën e certifikatave. Është e ardhmja e afërt e vetë Kryeministrit. Kapitali politik që po kërkon të sigurojë Kryeministri Berisha në përpjekje për të shmangur krizën e Presidentit dhe zgjedhjet e parakohshme, është në fakt e vërteta e çertifikatave. Një gjë kjo e pa-amplifikuar nga opozita, ndërkohë që shumica e ka përqëndruar luftën tek kreu u partisë, akoma, më të madhe opozitare Edi Rama. Një luftë thjeshtë verbale kjo, e pabazuar në asnjë sondazh, siç e ka bërë rëndom PD-ja, edhe kur ka qenë para humbjeve të sigurta. Kryeministri Berisha po kërkon ta paraqesë zgjidhjen e krizës së vendoreve si një kompromis, deri edhe zemërgjerësi të tij, në këmbim të së cilës ai do të kërkojë pas 4-5 muajsh mbështetjen e ndërkombëatrëve për të detyruar opozitën e sotme të pranojë një kompromis për Presidentin e Republikës. Kjo është e gjithë çështja. Rrjedhimisht zgjedhjet vendore kanë të bëjnë më shumë me fatin e Sali Berishës se sa të Edi Ramës.

    Një humbje e zgjedhjeve vendore, sidomos e Tiranës (ku protagonist është vetë Rama), do të ishte fillimi i një rënieje të pashmangshme për Berishën dhe vetë shumicën e Megadushkut. Nga ana tjetër, të majtët mund ta kapërcenin më lehtë një humbje të Ramës, në kushtet kur në skenë luan edhe një aktor tjetër i fuqishëm politik si Ilir Meta, i cili mund të garantojë fitoren e saj në planin kombëtar. Vetë PS-ja të shumtën mund ta detyronte Ramën ti nënshtrohej një votimi të brendshëm sipas parimit “një anëtar një votë”, ose të priste ballafaqiminn e tij me një palë zgjedhje parlamentare.

    Me pak fjalë, pas certifikatave “fshihet” Presidenti i Republikës, i ardhshmi. Një shumicë politike, e diskutueshme, e konfiguruar pas një korrupsioni galopant elektoral, që nuk është në gjendje të grumbullojë 84 deputetë për të bërë reformën zgjedhore do ta ketë të pamundur ti sigurojë ato në mënyrë normale për të kapërcyer krizën e presidentit. Zgjidhja e shumëpërfolur për të përmirësuar më tej biografinë politike të Fatos Nanos, në këmbim të një mandati të plotë për Berishën duket një Pazar i Vjetër që vetëm në fotografi mund ta shikosh.

    Siç po rrjedhin ngjarjet, më shumë se viti i rikthimit të Nanos, 2007-ta do të jetë viti i lamtumirës së Berishës.

  7. #247
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584

    Apeli e Kushtetuesja: Rama mund të rindërtojë Zogun e Zi

    Në bazë të këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese, Gjykata e Apelit të Tiranës më pas ka vendosur të shpallë të paligjshëm vendimin e KRRTRSH-së për anulimin e vendimit të Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e nënkalimit të Zogut të Zi, duke lënë në fuqi këtë të fundit

    Bashkia e Tiranës ka të drejtë të rindërtojë nënkalimin në nyjën e Zogut të Zi. Pas një odiseje të luftës politike, tubimesh, akuzash e kundërakuzash dhe seancash gjyqësore, në fund gjykatat kompetente kanë lënë në fuqi vendimin e Këshillit të Rregullimit të Territorit në Bashkinë e Tiranës për ndërtimin e nënkalimit të Zogut të Zi. Por siç ndodh rëndom në vendin tonë, askush nuk pret vendimin e gjykatave, vendimet e të cilave dalin pasi punët janë mbaruar. Edhe në rastin konkret, aktualisht në nyjën e Zogut të Zi është një rreth-rrotullim me shatërvan, paçka që gjyqësori ka lënë në fuqi vendimin e Bashkisë për ndërtimin e nënkalimit. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka zgjidhur konfliktin mes Bashkisë së Tiranës dhe KRRTRSH-së, duke përcaktuar që kjo e fundit nuk mund të anulojë vendimet e institucioneve të pushtetit lokal që janë përgjegjëse për urbanistikën dhe shërbimet publike. I vetmi pushtet që mund të rrëzojë vendimet e institucioneve lokale që kanë të bëjnë me urbanistikën dhe shërbimet publike, është gjyqësori. Në këto kushte, ligjërisht, Bashkia e kryeqytetit mund të rinisë ndërtimin e nënkalimit, natyrisht duke plotësuar mangësitë që u vërejtën në projektin, i cili nisi të zbatohej për t’u prishur më pas nga Policia Ndërtimore.
    Vendimet
    Maratonat e gjyqeve mes Bashkisë së Tiranës, firmës ndërtuese të nënkalimit dhe KRRTRSH-së për prishjen e nënkalimit të Zogut të Zi, e ndalën frymën në Gjykatën Kushtetuese, të cilës iu kërkua që të zgjidhte konfliktin e lindur mes Bashkisë dhe KRRTRSH-së. Siç dihet, kjo e fundit kishte anuluar vendimit e KRT-së së Bashkisë për ndërtimin e nënkalimit. Por togat e zeza të Gjykatës Kushtetuese u shprehën qartë në vendimin e tyre, se KRRTRSH-ja nuk ka kompetence të prishë vendimet e institucioneve lokalë që janë përgjegjëse për urbanistikën dhe shërbimet publike. Vetëm gjykata mund të anulojnë vendimet e KRT-ve në bashkitë përkatëse, në rast se konstatohen shkelje të ligjit. Në bazë të këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese, Gjykata e Apelit të Tiranës më pas ka vendosur të shpallë të paligjshëm vendimin e KRRTRSH-së për anulimin e vendimit të Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e nënkalimit të Zogut të Zi, duke lënë në fuqi këtë të fundit. Por ndërkohë që dilnin këto vendime, nënkalimi i Zogut të Zi nuk ishte më, pasi policia ndërtimore realizoi prishjen e tij dhe brenda pak ditësh aty u ndërtua një rreth-rrotull me shatërvan, i cili tashmë dihet që është një ndërtim pa leje.
    Pasojat
    Në gjithë këtë odise të shkeljes flagrante të ligjit dhe Kushtetutës, çuditërisht nuk ka fajtorë. Interpretimi i ligjit në mënyra të ndryshme nga institucione të ndryshme, klasifikohet si shkelje administrative. Edhe pse tashmë miliona euro investim janë kthyer në mbetje inerte që kanë mbushur ndonjë gropë, apo kanë niveluar ndonjë lulishte. Policia ndërtimore nuk mund të mbajë përgjegjësi për prishjen e objekti, për sa kohë KRRTRSH-ja kishte anuluar vendimin e Bashkisë për ndërtimin e nënkalimit dhe për sa kohë gjykatat nuk bënin sigurimin e padisë (objektit) së bërë si nga Bashkia ashtu edhe nga firma ndërtuese e nënkalimit. Ndërkohë që ndërtimi i rreth-rrotullimit me shatërvan duhet të vlerësohet nga Bashkia nëse është një ndërtim i ligjshëm apo i paligjshëm. Të vetmit që janë të humbur në gjithë këtë skandal, janë taksapaguesit e kryeqytetit, të cilët shpenzuan për mbetje inerte miliona euro.
    (Gamend Janku-GazetaShqiptare)
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ujku'80 : 18-01-2008 më 08:27
    Liberté, égalité, fraternité

  8. #248
    tani eshte e kote. u mbaruan punet me force.

    me mire ta lene e mos e ngasin me se nuk ja vlen te filloje prap gjith ai ndertim se i mbyten robt me pluhur

Faqja 13 prej 13 FillimFillim ... 3111213

Tema të Ngjashme

  1. Alfred Uçi tregon
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-12-2010, 08:55
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Berisha të ikë, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  4. Berisha bën publike ndryshimet në kabinetin e tij qeverisës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 16:53
  5. Gjykata Kushtetuese shpall të paligjshëm prishjen e mbikalimit tek Zogu i Zi
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 21-12-2006, 21:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •