Close
Faqja 11 prej 13 FillimFillim ... 910111213 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 220 prej 248
  1. #201
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ndërtim-shkatërrimi apo “ideologjia” e sakrificës”?


    Rexhep Meidani

    Në Evropë (p.sh., në Gjermani, Zvicër, Britaninë e Madhe etj.) apo në Amerikë ( p.sh., në Guatemala, Kosta Rika etj.) mund të gjesh disa ura të vjetra të njohura me emrin “ura e shejtanit” apo e djallit . Po ashtu, janë të shumta urat që kanë emra të tjerë, por prapa të cilave, në pikëpamje historike, qarkullojnë të njëjtat legjenda. Për to veçohen apo qarkullojnë ngjarje të ngjashme, sipas të cilave, për realizimin apo përfundimin e këtyre veprave, sidomos kur nuk ecte më puna, ndërtuesit e tyre ishin të detyruar, në njëfarë mënyre, të futeshin në “marrëdhënie” me shejtanin, djallin apo demonin. Ky i fundit për të mundësuar apo përshpejtuar ndërtimin e një ure rezistente e afatgjatë kërkonte pagesë-sakrificën, viktimën e tij (që sipas shumë legjendave ishte ajo qenie e gjallë, që do të kalonte e para urën). Por njerëzit, edhe pse e dinin çfarë kërkonte djalli, nuk mund t’i bindeshin kësaj sakrifice mizore, prandaj e zëvendësonin mjaft shpesh qenien njerëzore të kërkuar me një kafshë shtëpiake (lopë, kalë, buall, dash, qen, gjel apo pulë, etj.). Kur e mësonte këtë djalli tërbohej nga inati por tashmë mallkimi i tij nuk arrinte më mbi urën e përfunduar. Kështu, p.sh., në legjendën për urën Saksenhojzer (Sachsenhäuser) pranë Frankfurtit, ndërtuesi duke kaluar për të parën herë urën e sapo përfunduar, vuri përpara tij një kaposh të shtëpisë, që, sipas marrëveshjes, e nënkuptonte atë kafshë si sakrificë për djallin. Por ky i fundit që ishte në pritje të një qenieje njerëzore, për të rrëmbyer shpirtin dhe trupin e saj, në kulmin e zhgënjimit dhe të inatit e rrëmbeu kaposhin e shqeu në dysh dhe e hodhi tutje në urë (Sipas legjendës, ende sot në urë ka dy bira që nuk ngjasojnë fare me atë të dy predhave mortaje…).
    Pra, në legjenda, që një urë, kullë, kala apo ndërtim tjetër, të mbetej një vepër e fortë dhe solide, kërkohej një sakrificë, një jetë e gjallë. Por me thellimin e procesit të kristianizimit në Evropë, sidomos me vlerësimin e sakrificës së Krishtit si aktin më sublim, kjo lloj sakrificë e trashëguar nga periudha më të hershme, filloi të zbehej deri të konsiderohej si një veprim jo i drejtë, madje djallëzor...
    Kështu, gradualisht, në përvojën evropiane filloi të zhdukej tradita dhe “ideologjia” e sakrificës (më shumë me origjinë pagane), apo dhe vetë jehona e saj humane e zëvendësimit të viktimës apo sakrificës njerëzore me atë të një kafshe shtëpiake. Traditë kjo që ndeshet ende në vende të tjera të botës, por që mund të qëndrojë gjysmë e përgjumur e gjysmë aktive dhe në disa koka tonat...

    ***
    Duke biseduar me një mikun tim inxhinier konstruktor, kur mora vesh “hedhjen në erë” të mbi një milion eurove të taksapaguesve të kryeqytetit ai në mënyrë disi të çuditshme, filloi të analizonte ngjarjen e fundit të Zogut të Zi, në një plan pothuajse paralel me traditën e “ideologjinë” e mësipërme. Pra, sipas tij, këmbëngulja për shembje të këtij mbikalimi lidhej me mos sakrifikimin, që në nisje të veprës, të ndonjë kafshe shtëpiake në themelet e saj! Apo akoma se, ndoshta, ndërtuesi apo porositësi kishin refuzuar apo neglizhuar një marrëveshje me “djallin”, që të lejohej vazhdimi e mbarimi i saj! Apo dhe ndonjë marifet tjetër të ngjashëm me atë të legjendës së kalasë, por jo me “tre vëllezërit e gratë e tyre”, por me “qypa zairesh, lokalesh të vdekura apo parash nën dorë”! Kur unë e pyeta se me mos me këtë punën e “mosmarrëveshjes me djallin” nënkuptonte mos respektim të ligjit dhe të rregullave të nevojshme proceduriale e teknike, ai, pa e zgjatur, m’u përgjigj se “motoja ligjore” apo teknike nuk hynte fare në këtë mesele! Dhe me të vërtetë, kur është fjala për një vepër publike në shërbim të qytetarëve, me para të po këtyre qytetarëve, bëhet mjaft e vështirë të mos gjesh arsye e mundësi për kërkim të rrugëve të zgjidhjes nga ana ligjore, procedurale e teknike, qoftë dhe me gjobitjet përkatëse!...
    Edhe pse këto gjykime, si gjysmë ironi e gjysmë shaka, të lëshuara nga një mendje tepër serioze dhe gojë mjaft e kursyer, përsëri m’u duk fare i çuditshëm e befasues ky interpretim i mikut tim. Kjo, megjithëse ai më përmendi dhe një ngjarje tragjike që unë nuk e kisha dëgjuar më parë (ndoshta, do të kem qenë në atë kohë jashtë shtetit), por që kishte ndodhur në periudhën e ndërprerjes së punimeve tek mbikalimi i Zogut të Zi, pikërisht në “zjarrin” e përplasjeve pushtet vendor-pushtet qendror.
    Sidoqoftë, dhe duke mos e besuar bashkëbiseduesin e specializuar, me këtë lloj “interpretimi”, në mënyrë normale të lindin dhe shumë pikëpyetje që lidhen qoftë me ndonjë konceptim “ekzotik” mbi qeverisjen dhe “filozofinë e sajimit” të viktimës, qoftë dhe me sjelljen arrogante qeverisëse si pronare arbitrare e parave të taksapaguesve shqiptarë. Ndërkohë, që në fakt duhet të ishte fare e kundërta. Sepse, përdorimi i këtyre parave të taksapaguesve nuk është dëshirë e thjeshtë apo çështje vetëm e ndonjë shtetari, as lojë politike e kujtdo qoftë në qeverisje (sado i pushtetshëm dhe i gjithëfuqishëm mund të shitet sot ai), por një detyrim politik-institucional për administrim e shfrytëzim të tyre me nikoqirllëk, me racionalitet e efektivitet, dhe mbi të gjitha vetëm në shërbim të qytetarëve, të jetesës, punës, edukimit, shëndetit dhe sigurisë së tyre. Në fund të fundit, ajo është paraja e tyre, puna dhe djersa e tyre dhe në një mënyrë apo tjetrën duhet të rikthehet tek ata. Prandaj, pavarësisht se veprimet e komentet e shkatërrimit të Zogut të Zi janë sot thjesht partizane apo marrin vetëm ngjyra të pastra politike, do të vijë një ditë që do të duhet të jepet dhe llogari ekonomike-ligjore. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë humbje ose lloj abuzimi, i cili po të amplifikohet politikisht në mënyrë të skajshme (sidomos në kushte presioni, kërcënimi e frike) mund të hedh në erë apo të bëj zero (deri negativ) çfarëdolloj kontributi taksapaguesish





    09/07/2006

    shekulli

  2. #202
    i/e regjistruar Maska e brrrrrrr
    Anëtarësuar
    01-07-2006
    Postime
    54

    Gazeta Panorama:


    Projekti, për dy javë përfundon rrethrrotullimi dhe lulishtja në mes


    Në fund të korrikut “Zogu i Zi” kthehet në identitet


    Në fund të korrikut pritet që të marrë fund faza e dytë e rehabilitimit të nyjës së “Zogut të Zi”.

    Do të thotë që zona ku vetëm para pesë ditësh ngriheshin gërmadhat e mbikalimit, të jetë e shtruar me asfalt. Përveç kësaj, rrethrrotullimi mendohet të zbukurohet edhe me një lulishte, për ta kthyer zonën ku sot ka vetëm pluhur dhe smog, në gjendjen e mëparshme. Projektin për rregullimin e nyjës do ta realizojë vetë Ministria e Punëve Publike Transporteve dhe Telekomunikacionit, nëpërmjet Policisë Ndërtimore dhe bashkëpunimit me disa firma ndërtimi. Në këtë zonë, pamja e ditëve të sotme, nuk ka asnjë gjë të përbashkët me pesë ditë më parë, kur ngrihej gjysmëmbikalimi i “Zogut të Zi”. I gjithë betoni është rrafshuar, është larguar dhe mbeturinat inerte shumë shpejt as nuk do të ekzistojnë mbi sipërfaqe.

    FAZA E DYTE
    Në sipërfaqen e hapur të nyjës, pas çmontimit të objektit pranë “Zogut të Zi”, ka nisur faza e dytë e rehabilitimit. Specialistë të Ministrisë së Punëve Publike, sqarojnë se rehabilitimi konsiston në sheshimin e terrenit, hedhjen e rërës dhe më pas asfaltimin e sipërfaqes së nyjës. Faza e dytë e rehabilitimit, sipas specialistëve, do të zgjasë dy javë, pra deri në fund të muajit korrik. Punimet e fazës së dytë, ashtu si edhe ato të fazës së parë, janë marrë përsipër nga Policia Ndërtimore, e cila ka bashkëpunuar edhe me disa firma ndërtimi. Sipas specialistëve të Ministrisë së Punëve Publike, hap pas hapi do të shkohet drejt përfundimit të nyjës së “Zogut të Zi”, për të sistemuar edhe trafikun e rënduar për të cilën karakterizohet zona. Aksioni për pastrimin e kësaj nyje është një masë që merret në kuadër të përmirësimit të trafikut të Tiranës për ministrin Basha. “Bashkia është ajo që duhet t’i japë formën përfundimtare zonës. Dëmshpërblimin qytetarëve të Tiranës ia ka borxh Kryetari i Bashkisë, i cili nuk duhet të fshihet më pas imunitetit politik”, është shprehur disa ditë më parë ai.

    PASTRIMI
    Menjëherë pas mbarimit të çmontimit dhe pastrimit të zonës do të fillojë puna për rehabilitimin e kryqëzimit dhe kthimin e tij në gjendjen normale të mëparshme, në një rrethrrotullim dhe do të ketë edhe një lulishte. “Kjo ndërhyrje normalizuese parashikon kthimin në një rreth-rrotullim së bashku me punimet për asfaltimin dhe gjelbërimin e kësaj nyje deri në dhënien e një zgjidhje përfundimtare në përputhje me studimet”, thanë specialistët e Ministrisë së Punëve Publike. Ky ndryshim mendohet se do të sjellë jo vetëm pakësim të ndotjes mjedisore, por edhe të asaj akustike në këtë zonë. Shumë shpejt qytetarët e Tiranës dhe vizitorët e saj do të kenë një situate normale mjedisore dhe trafiku në këtë kryqëzim.



    * 1 milion
    dollarë është shifra që është derdhur për ndërtimin e këtij objekti deri në nëntor të vitit 2005, kur edhe u bllokuan punimet nga Policia e Ndërtimit
    * 2 javë
    për të sjellë nyjën e “Zogut të Zi” në gjendjen e mëparshme, sipas specialistëve të Ministrisë së Transporteve do të duhen të paktën dy javë
    * 5 ditë
    shembja e objektit dhe pastrimi i të gjithë zonës përreth nënkalimit të “Zogut të Zi”, sipas specialistëve të Policisë së Ndërtimit, zgjati vetëm 5 ditë



    Bashkia refuzon të ribëjë projektin për rrethrrotullimin


    Rrethrrotullimin te nyja e “Zogut të Zi” nuk do ta projektojë Bashkia e Tiranës. Kjo ka qenë përgjigja e drejtorit të kabinetit në bashki, Eduard Shalsi, pas deklaratave të zyrtarëve të Ministrisë së Punëve Publike. Këta të fundit kërkuan publikisht që Bashkia e Tiranës duhet të zgjidhë problemin e lehtësimit të trafikut në këtë zonë. Nga ana tjetër, Bashkia e Tiranës ka kërkuar fillimin e procedimit penal për drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Ndërtimit, Elez Ahmetaj si dhe për drejtorin e degës së Tiranës Hysni Gjoci, lidhur me prishjen e nënkalimit të “Zogut të Zi” në kundërshtim me ligjin. Eduard Shalsi ka nënvizuar faktin se institucioni i Policisë së Ndërtimit nuk ka njoftuar në kohë për shkatërrimin e objektit, si dhe ka ridhënë arsyet pse ai nuk duhet të prishej. “Më datë 05.07.2006, rreth orës 22:00, u njoftuam nëpërmjet medias se Policia e Ndërtimit filloi të shkatërrojë objektin publik, nënkalimin në hyrje të Tiranës, i njohur si nënkalimi i “Zogut të Zi”. Bashkia e Tiranës, në cilësinë e investitorit dhe pronarit të këtij objekti, nuk kishte asnjë njoftim zyrtar nga Policia e Ndërtimit për këtë çështje, ashtu siç e kërkojnë procedurat e parashikuara në legjislacionin në fuqi. Siç e dini, kjo çështje është bërë objekt i shqyrtimit gjyqësor, i cili ende nuk ka përfunduar”, tha Shalsi duke përmendur se afati i njoftimit është të paktën 5 ditë. Drejtori i kabinetit të bashkisë theksoi gjithashtu se vendimi i Policisë së Ndërtimit është i nxituar edhe ligjërisht.

  3. #203
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Zgjidhje e artë për nyjen tek "Zogu i Zi"


    Gjigandi i betonit i ngritur në hyrje të Tiranës, aty ku sheshi njihej me emrin "Karl Topia", por që shumë më i njohur publikisht u bë me toponimin "Zogu i Zi", sot nuk është më, madje ai do të kthehet në një rreth-rrotullim që do të zgjidhë edhe problemin e trafikut të rënduar që vërshon çdo ditë nga kjo hyrje në kryeqytet. Një shesh i madh që ende i ruan në asfalt gjurmët e bunkereve pa mbulesë, që e kishin zaptuar deri pak kohë më parë, ka hyrë në fazat e para të projektit ambicioz të qeverisë "Berisha", e cila do t'i ndryshojë faqen shtegut të rëndësishëm, nyjës së qarkullimit në Tiranë që jo më shumë se para dy javësh ishte një nyje e ngatërruar. Fama e "Zogut te Zi" sot është më e madhe, edhe falë konflikteve tashmë të sheshuara me realizimin e objektivit të qeverisë së kryeministrit Sali Berisha për vënien e shtetit ligjor, edhe në ndërtimin që u vlerësua si jashtë standardeve në vëzhgimin e ekspertëve. Kryeministri Sali Berisha, pikërisht një ditë pas nisjes së punimeve për prishjen e ndërtimit që mbolli kaos dhe krijoi vërtet një nyje të ngatërruar për qarkullimin, ka vlerësuar ndërhyrjen e Policisë Ndërtimore për prishjen e objektit, si një veprim i nevojshëm për t'i dhënë fund kaosit në kryqëzimin e "Zogut të Zi". "Qytetarëve të Tiranës, dëmshpërblimin ua ka borxh kryetari i Bashkisë, jo vetëm për këtë vepër, por edhe për vepra të tjera. Presim ditën kur ai nuk do të fshihet më pas imunitetit politik, për të dhënë llogari për të gjitha dëmet që ka shkaktuar", tha kryeministri Berisha. Rikthimi në normalitet i kryqëzimit të "Zogut të Zi" sipas kryeministrit Berisha, është edhe një përpjekje për të zbatuar ligjin. Kreu i ekzekutivit, Berisha, tha se qeveria e numëron në hapat e saj të rëndësishëm, të vendosmërisë që ajo ka për të vendosur shtetin ligjor në Shqipëri. "Ligji dhe vetëm ligji po zbatohet. Vendosja e shtetit ligjor- është motoja jonë", tha kryeministri.

    Vendimi i KRRTRSH-së, i marrë në datën 29 dhjetor 2005, për prishjen e mbikalimit të "Zogut të Zi", u ekzekutua nga Policia e Përgjithshme Ndërtimore, në bazë të 3 vendimeve të Gjykatës së Faktit dhe Gjykatës së Apelit. Sipas Policisë Ndërtimore, padia e ngritur nga kryetari i Bashkisë, Rama, u rrëzua më 21 mars 2006 nga Gjykata e Apelit dhe po një ditë më parë, kjo gjykatë rrëzoi padinë e ngritur nga firma ndërtuese "Euroteorema", duke i hapur rrugët ligjore këtij institucioni për të vepruar.

    Aksioni i Policisë Ndërtimore, që nisi më 5 korrik, u krye me sukses. Puna intensive e Policisë Ndërtimore dhe forcave të tjera të angazhuara në këtë aksion solli përfundimin me sukses të punimeve, duke mos krijuar më pengesa në qarkullimin e automjeteve. Përfundimi i aksionit para afatit të përcaktuar nga Drejtoria e Përgjithshme Ndërtimore, por edhe nga Ministria e Transporteve, do të thotë rehabilitim më të shpejtë të kryqëzimit, duke mos krijuar më vonesa dhe kaos në 4 hyrje-daljet e kryeqytetit.


    Por çfarë do të ndodhë tani?


    Një projekt i ri i Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit do ta pasurojë sheshin me një rreth-rrotullim, i cili do të ndërtohet brenda pak ditwsh. Kështu, "Zogu i Zi", që ka muaj që prodhon pluhur dhe kaos në trafik, do të kthehet në shërbim të atyre që kanë shumë nevojë për të. "Të gjitha fazat e ndërhyrjes do të mbështeten në zgjidhjen që kanë parashikuar projektet e Bankës Botërore për hyrjen e kryeqytetit". Kjo ka qenë garancia me të cilën Ministria e Transportit ka paraqitur projektin e saj për rehabilitimin e kryqëzimit të "Zogut të Zi". I ndarë në 3 faza vepruese, që parashikohet të zgjasin 4 javë, projekti përfshin: përfundimin e aksionit të Policisë Ndërtimore për prishjen e mbikalimit të "Zogut të Zi", i ndjekur nga një fazë e dytë, e cila do të konsistojë në rehabilitimin e kryqëzimit dhe kthimit të tij në gjendje normale, dhe më pas, faza përmbyllëse në kthimin në një rreth-rrotullim të dobishëm. "Veprimet e Policisë Ndërtimore janë të përkohshme, pasi është Bashkia e Tiranës ajo që duhet t'i japë formën përfundimtare kësaj zone", tha ministri i Transporteve, Basha. Projekti për kthimin në gjendje normale të kryqëzimit, që duhet të zbatohet nga Bashkia e Tiranës, ku është bërë i njohur nga drejtori i Rregullimit të Territorit dhe Planifikimit Urban, Marin Biçoku, përveç ndërtimit të rreth- rrotullimit është përfshirë asfaltimi, gjelbërimi dhe ndriçimi i zonës. Në një fazë të fundit do të zbatohet projekti i BB-së, i cili ka parashikuar zgjidhjen për rregullimin e trafikut në hyrje të kryeqytetit. Sipas drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Rregullimit të Territorit dhe Planifikimit Urban, Marin Biçoku, është theksuar se aksioni i Policisë Ndërtimore mbyll epokën e rrugëve antiligjore dhe fillon epoka e re e ligjit, i cili ka për qëllim të kthejë në normalitet mjedisin, por edhe trafikun në hyrje të Tiranës. Të gjitha gjykatat i rrëzuan pretendimet e Bashkisë së Tiranës për mbikalimin. "Ka përfunduar çmontimi i elementëve dhe largimit të inerteve nga kryqëzimi i "Zogut të Zi" dhe do të fillojë menjëherë puna për rehabilitimin e nyjes dhe rikthimin e trafikut në gjendje normale. Punimet janë kryer në një kohë rekord, duke filluar që nga data 5 korrik, deri në 10 korrik, ku të gjitha forcat e Policisë Ndërtimore kanë punuar në orët e natës, mesatarisht nga 19.00 deri në orën 6.00". Kryqëzimi i "Zogut të Zi", siç jemi mësuar ta quajmë tashmë, u kthye në identitetin e tij dhe shumë shpejt do ta harrojë renë e pluhurit që mbuloi për kaq e kaq muaj me radhë gjithë zonën. Drejtori i Policisë së Përgjithshme Ndërtimore, njëkohësisht dhe drejtuesi i aksionit për shembjen e mbikalimit të "Zogut të Zi", Elez Ahmetaj, deklaroi dje për mediat dhe opinionin publik përfundimin e suksesshëm të aksionit, dhe kjo brenda një kohe rekord prej 5 ditësh. "Përfundon me sukses çmontimi i nyjes së "Zogut të Zi". Ka përfunduar çmontimi i elementëve dhe largimi i inerteve nga kryqëzimi i "Zogut të Zi" dhe do të fillojë menjëherë puna për rehabilitimin e nyjes, si dhe rikthimin e trafikut në gjendje normale. Punimet janë kryer në një kohë rekord, ku të gjitha forcat e Policisë Ndërtimore kanë punuar në orët e natës, mesatarisht nga 19.30 deri në orën 6.00", tha Ahmetaj.

    Në prezantimin e projektit disa ditë më parë, Ministria e Transportit ka deklaruar se për t'i dhënë një zgjidhje përfundimtare trafikut në nyjen e "Zogut të Zi", do të zbatohet projekti i ekspertëve të BB-së. Ministri i Transporteve, Lulzim Basha, ka deklaruar vetëm një ditë pas fillimit të aksionit, se është Bashkia e Tiranës ajo që duhet të zbatojë projektin për kthimin në normalitet të zonës, duke i kujtuar kryetarit të Partisë Socialiste, Rama, dëmshpërblimin që ai duhet t'u bëjë qytetarëve, jo vetëm për këtë projekt, por edhe për projekte të tjera të zbatuara në kryeqytet.


    Si erdhëm deri këtu


    Ministri i Transporteve, Lulzim Basha, qartësoi opinionin rreth rregullimeve që do të bëhen në kryqëzimin e "Zogut të Zi". Puna për të arritur deri në marrjen e vendimit për prishjen e mbikalimit, i cili u ndërtua dhe mbrohet edhe sot nga kryebashkiaku i Tiranës, nuk ka qenë e lehtë. Për një përgjigje ndaj kryebashkiakut Rama, i cili sipas ministrit Basha spekullon, ai sqaroi: "Për qartësinë e mediave dhe opinionit publik sipas fakteve, Gjykata e Apelit ka vendosur dy herë të rrëzojë kërkesën për mosveprim në "Zogun e Zi". Pra, rruga për të vepruar, ka qenë e hapur prej dy muajsh. Çdo interpretim tjetër këtu vjen nga mosnjohja e ligjit ose nga keqdashja", tha Basha. Ministri Basha ka deklaruar se pas veprimeve të Policisë Ndërtimore, është Bashkia e Tiranës ajo që duhet t'i japë formën përfundimtare kësaj zone, ku sipas tij, veprimet e Policisë Ndërtimore kanë filluar për përmirësimin e trafikut në hyrje të kryeqytetit. "Kjo është një masë që merret në kuadër të përmirësimit të trafikut në hyrje të Tiranës, një masë me karakter të përkohshëm që ndërmerr organi i Policisë Ndërtimore, pas vendimeve të marra dhe të konfirmuara nga gjykata. Nuk është një vendim final, pasi ky vendim i takon pushtetit vendor. "Në rast se pushteti vendor vazhdon të tregojë indiferencë ndaj kësaj situate, jam i sigurt që dhe qytetarët do të marrin vendimet e duhura në momentin e duhur", tha ministri Basha.

    "Zogu i Zi" nuk do të ketë më famën e zezë. Ai pritet të jetë një vepër ambicioze në dobi të qytetarëve, që i nxjerrin nga kursimet e tyre paratë për të realizuar investime kaq të mëdha. Si përfundim, do të jenë ata fytyra që do ta identifikojnë Tiranën si një kryeqytet europian.

    Punët me vlera koha i fikson vetë në kujtesën e të gjithëve, një nga këto do të jetë edhe ky ndërtim i rëndësishëm.


    Xhumelina Dervishi


    RD

  4. #204
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Berisha, ky shkatërrues i Shqipërisë

    Sindromi i shkatërrimit të kundërshtarit dhe veprave të tij në esencë është sindrom barbar, ndërsa në Ballkan njihet si sindrom sllav. Me rastin e depërtimit të sllavëve të jugut në Ballkan, ata shkatërruan dogjën dhe katandisen çdo gjë që gjeten. U dogj tërë kultura fizike ilire, dardane, trakase e kultura të tjera autentike të Ballkanit. U rrënuan qytete e fortifikata dhe kudo ku depërtuan sllavët, ata ngritën veprat e tyre, ndërruan toponimet dhe sllavizuan më shumë se dy të tretat e Ballkanit.
    Kjo murtajë e zezë që erdhi me barbarët nga veriu, u përsërit edhe nga pushtuesit e tjerë, deri në kohën tonë, dhe mjerisht, një segment i tillë i shkatërrimit ngrit kokë sërish në Shqipëri.
    Ardhja për herë të parë në pushtet e Salih Berishës në vitin 1992 rezultoi me shkatërrimin e tërë infrastrukturës shtetërore, ekonomike e shoqërore të Shqipërisë. U shkatërruan deri edhe spitalet e shkollat, arkivat shtetërore e kooperativat. U prenë pyjet, u dogjën serat, u shkatërrua bonifikimi dhe u sakatos tërë vendi nën turrin e demokratëve me mauzer në krah të bajraktarëve të Salih Berishës.
    Qeverisja e Berishës me bajraktarë, prej vitit 1992-1997 rezultoi me shkatërrimin barbar të të gjitha ndërtimeve kapitale, e cila u vu në shënjestër si infrastrukturë komuniste. Lufta e klasave kundër kundërshtarit u udhëhoq nga pozita të njëjta, por duke shqiptuar fuqishëm fjalën demokraci. Më pas Berisha dhe kohortat e tij hyxhymtare dolën në sipërfaqe me “klithmat e pakënaqura të instinktit”, “me ujen e zgjueme” për pushtet dhe shkatërrim total të “komunizmit”. Më vonë Berisha dhe sejmenët e tij mësuan ezber format kapitaliste të qeverisjes, ndanë pronat sipas parimit anarkik, “merr kush sa mund të marrë”, shkatërruan ushtrinë dhe policinë shqiptare nga frika e ndonjë puçi ushtarak apo policor, ngritën firmat piramidale dhe marshuan në theqafjen e vitit 1997.
    Duke qenë se ishte joshur me përfitimet që jep pushteti, Berisha asnjëherë nuk u pajtua me humbjen, që e pësoi pas bankrotimit të sistemit të tij të “shkelqyrë” demokratik, që e kishte katandisur Shqipërinë në një gjendje kaosi dhe anarkie totale. Me përkrahjen e klasës së bajraktarëve të Shqipërisë, të cilët sado që jetojnë në një kohë moderne, duket sikur ende në shpirtrat e tyre mbartin gjenet e bajraktarisë feudale, Salih Berisha sërish u kthye në pushtet dhe sërish filloi nga e para. Në shënjestër të tij u gjend plani urbanistik i Tiranës. Ai nuk e duron dot Tiranën nën shkëlqimin e kundërshtarit dhe armikut të tij, Edi Rama. Berisha nuk e duron dot rregullin, rendin dhe planëzimin urban bashkëkohor të Tiranës. Berisha do një Tiranë të mbushur cep më cep me kioske, një Tiranë si ajo e kohës së Baba Qemos, një Tiranë ku sundon kaosi, ku nuk vlejnë unazat e mbikalimet, një Tiranë të qelbur nga era e rakisë greke, nga duhma e qepëve serbe dhe nga hudhrat e serta italiane, një Tiranë autentike për shijen e tij.
    Berisha nuk duron dot Tiranën e rregulluar për mrekulli nga Edi Rama, në mos për asgjë tjetër, atëherë për faktin se nuk e honeps dot shkëlqimin e kryeqytetit, që e ka vulën e Edvinit. Ai tashmë ka dhënë urdhër për fillimin e shkatërrimeve. Dhe shkatërrimi do të nis pikërisht në nyjën me të rëndësishme të kryeqytetit, në mbikalimin te vendi i quajtur “Zogu i Zi”. Si për dreq edhe ky toponim mbart me vete një munxë sfiduese për mentalitetin bajraktar.
    Berisha, në shumë segmente përngjan me shkatërruesin e Romës, Neronin djallëzor. Tërë koha e sundimit të Salih Berishës ishte kohë e shfaqjeve të gladiatorëve, por shfaqje gladiatorësh të adaptuara për kohët moderne. Shkatërrimet që iu bënë Shqipërisë në të gjitha segmentet, në kohën e sundimit pesëvjeçar të Berishës, janë edhe më monstruoze se sa shkatërrimet që Neroni i bëri Romës në kohën e tij. Sepse atëbotë u dogj vetëm Roma, por jo tërë Italia.
    Ishte gabim i pafalshëm i pushtetarëve socialistë, të cilët kur morën pushtetin nuk kërkuan llogari për djegien, shkatërrimin dhe katandisjen plëngprishëse të Shqipërisë. Kjo ndodhi sepse disa prej tyre në fillim e kishin përkrahur revolucionin shkatërrimtar të Berishës. Ishte gabim i pafalshëm, që askush nuk u mor në përgjegjësi penale për të gjitha ato shkatërrime, që nuk numërohen dot, por të cilat i kanë paguar mbi kurriz të gjithë shqiptarët tok, kush më shumë e kush më pak, dhe jo vetëm shqiptarët në Shqipëri. Po të ndiqeshin me ligj, dhe po të dënoheshin plëngprishësit konform ligjeve të botës demokratike, me siguri se Berisha dhe zjarrvënësit e atdheut sot do të duhej të gjendeshin prapa grilave, duke pritur ndonjë amnisti, e jo duke marshuar në rishkatërrimin e Shqipërisë.
    Janë tepër të moderuar Majko e Rama për të përballuar grushtet e bajraktarit të Vuçidollit, janë tepër të butë shqiptarët paqësorë për të përballuar dufin uragan shkatërrimtar të Berishës dhe hyxhymtarëve të tij. Yryshi (jurishi) i tij tashmë ka startuar. Ai nuk do të ndalet. Turri i tij mund ta përkeqësojë deri në pakufi procesin e përkufizimit të statusit politik të Kosovës. Mbase pikërisht për këtë, qarqe të caktuara në botë kanë lejuar që të rikthehet edhe njëherë Berisha, për t’i “argëtuar” shqiptarët me skena bizare të shkatërrimit.
    Nëse jo për kobin tonë, nuk është keq ta përkujtojmë edhe njëherë historinë e Romës, para se ajo, në një trajtë të paraqitjes së saj, të rindodh në Tiranë. Neronit atëbotë nuk i dhembej Roma që po digjej flakë, nuk i dhembej madje as koka që po i pritej, por i kishin shpëtuar lotët nga mallëngjimi, kur po mendonte se nuk do të gjendej dot njeri tjetër që do t’ i “argëtonte” romakët, ashtu sikurse i kishte “argëtuar” ai gjatë viteve të sundimit të tij. Ka mbetur në analet e antologjisë së marrëzisë fjalia e Neronit e thanë para se t’i pritej koka: “Ajme! Po kush do t i argëtojë romakët pas vdekjes sime”.
    Berisha tashmë ka filluar të na argëtojë nëpër ekranet televizive me mrrolat e tij, me gjestikulimet e pakontrolluara, fjalitë pompoze, me zërin e tij jehonë të tellallit të “demokracisë”, me të qeshurën herë-herë të marrëzishme dhe të frikshme dhe me gishtat e tij të ngritur thikë përpjetë. Berisha po marshon drejt Zogut të Zi, dhe, po ia dha munxët Zogut, ai do t’i vërsulet edhe shqiponjës! Ahmet Qeriqi
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #205
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar më parë nga Llapi
    Me përkrahjen e klasës së bajraktarëve të Shqipërisë, të cilët sado që jetojnë në një kohë moderne, duket sikur ende në shpirtrat e tyre mbartin gjenet e bajraktarisë feudale, Salih Berisha sërish u kthye në pushtet dhe sërish filloi nga e para.
    Ahmet Qeriqi
    Permbahet njeriu per mos me thane nji fjale te keqe, por mos me e quejt gomar shkarravitesin e masiperm asht e pamujtun.

    Keto njerez vazhdojne me mbjelle urrejtje mes shqiptareve.
    Berisha erdhi ne pushtet me vote te shqiptareve e s'guxon kush me i quejt shqiptaret qe s'i bane keq kuj, vec ushtruen te drejten e votes me ato fjale. Kush voton nji force politike qi s'asht mafja ishkomuniste nuk meriton fyemjet e ketyne skllevenve te se keqes. Kush ka te drejte me sha votuesit e PD si "ende në shpirtrat e tyre mbartin gjenet e bajraktarisë feudale"? Kush ka te drejte me e sha votuesin shqiptar?

    Turp, por deri kur duhet me i durue?!
    Ndryshuar për herë të fundit nga shkodra13 : 15-07-2006 më 06:55

  6. #206
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,822
    Ne Shqiperi qeverisin komunistet e pariparueshem Sali Beriasha me shoke. Ai esht i infektuar nga sistemi komunist dhe nuk mund te ndryshoje. Por ai eshte ne pushtet sepse ka fituar zgjedhjet edhe pse me pakicen e Shqiptareve. Socialistet bënë nje grope te madhe me ligjin e zgjedhjeve (per te rënë brenda S Berisha) por ranë vet në të. Le ta mbyllin gojen tani dhe te rin urte se vet e gatuan kte çorbë.

  7. #207
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    E Enjte, 17 Gusht 2006


    PER DY DITE PERFUNDOJNE PUNIMET E ZOGUT TE ZI

    Drejtori i Policise se Ndertimit, Elez Ahmetaj, konfirmoi gjate dites se djeshme se deri tani eshte kryer rreth 80 perqind e punimeve te pergjithshme per rehabilitimin e plote dhe konform standardeve te kryqezimi i Zogut te Zi si dhe per dy dite pritet te perfundoje asfaltimi i plote i tij. “Punimet tona kane shkuar sipas programit perjashtuar nje problem te vogel per shkak te rreshjeve te diteve te fundit qe na detyruan te pezullojme punen per nje ose dy dite.

    Kete pune do ta kapim ne keto dy dite ne vijim dhe pritet qe te enjten ne darke punimet te kene perfunduar” eshte shprehur Ahmetaj. Sipas tij, Policia Ndertimore po monitoron punen e firmave te ndertimit qe kane marre persiper rehabilitimin dhe kthimin ne normalitet te transportit te udhetareve dhe mjeteve te kryqezimi i Zogut te Zi.

    Punimet per rehabilitim, kane perfshire germimin e shtreses se vjeter dhe te demtuar deri ne 1.5 metra, rivendosjen e rrjetit inxhinierik tokesor, nderhyrjet dhe zevendesimin e rrjetit elektrik, ujesjellesit dhe telekomunikacionit, evadimin e dherave per mbushjen e shtresave dhe nivelimin e sheshit.

    Drejtori Ahmetaj tha se, "Per dy dite perfundon asfaltimi i segmenteve rrugore per te gjithe zonen e demtuar, konform parametrave bashkohore. Punimet per asfaltimin e zones se ndertuar ishin parashikuar te perfundonin diten e merkure, por per shkak te shiut te rene pak dite me pare, punimet do te perfundojne pas dy ditesh. Nderkohe brenda dy javeve do te perfundojne edhe punimet per ndriçimin dhe gjelberimin e kesaj zone", u shpreh Ahmetaj.

    Basha, premtoi 12 dite per sistemimin e plote
    Ne nje deklarate te 12 diteve me pare ministri Basha premtoi se perfundimi i plote per shtrimin dhe rregullimin e Zogut te Zi duhet te perfundonte diten e merkure, pra dje. Ndersa deri ne kete afat eshte kryer vetem 80% e punimeve si dhe pritet qe te behet gjelberimi dhe ndriçimi i plote i gjithe zones.

    Nderkohe qe gjate ketyre diteve policia ndertimore bllokon te gjitha rruget qe kane lidhje me kete rreth rrotullim duke krijuar nje kaos te vertete per levizjen e mjeteve dhe njerezve. Pavaresisht premtimeve te njepasnjeshme te bera nga drejtuesit e institucioneve te cilet po merren me rehabilitimin e Zogut te Zi, ata qe vuajne jane drejtuesit e automjeteve dhe kalimtaret te cileve ne disa raste u takon per nje kohe te gjate te presin zhbllokimin e rruges.

    Nderkohe qe çdo darke mjete te ndryshme presin per fillimin e punes. Rehabilitimi i Zogut te Zi ka filluar ne 5 korrik dhe pritet qe te mbaroje perfundimisht pas dy javesh kohe kjo qe perfshin gjelberimin dhe ndriçimin e plote.

    KJ

  8. #208
    Prokuroria: Mbikalimi i Zogut të Zi kishte pasaktësi teknike

    MARIGLEN MULLAI

    21 Nentor

    Mbaron ekspertiza e plotë e organit të akuzës

    Ekspertiza e plotë për objektin e papërfunduar Zogun e Zi, që ngjalli aq debate ka përcaktuar përfundimisht, se ka pasur pasaktësi teknike. Lajmi bëhet i ditur për gazetën “Metropol” nga burime pranë Prokurorisë së Tiranës, të cilat theksuan se, për aktin përfundimtar kanë mbaruar të gjitha procedurat. Kështu, janë pyetur ekspertët përkatës dhe prokuroria ka dalë në përfundimin se projekti 1 milionë dollarësh nuk garantonte disa kushte thelbësore, për të ndërtuar një mbikalim të tillë. Me mbylljen e kësaj dosjeje, mbaron edhe epoka e sherreve pafund.

    Përfundimet

    Pas mbledhjes së provave dhe dëgjimit të shpjegimeve nga të dyja palët, prokuroria e Tiranës ka dalë në përfundimin se së pari nuk garantohej siguria e qytetarëve, pasi, sipas burimeve, nuk ishte menduar për ta. Së dyti, nuk ishin respektuar distancat mes mbikalimit dhe zonave të banuara. Një tjetër arsye e fortë, për ta cilësuar si të papërshtatshëm këtë mbikalim, për prokurorinë ishte trafiku. Problemet sekondare, që paraqiste ky projekt i përkisnin dorës së dytë.

    Relacioni i ekspertëve në 2005-ën

    Në 5 dhjetor të vitit të kaluar, ekspertët Engjëll Dhrami, Leonora Zaloshnja, Ernest Noka, etj shqyrtuan dokumentacionin e siguruar nga Drejtoria e Policisë Ndërtimore, e Planifikimit të Territorit dhe nga Bashkia. Në këtë relacion thuhej se “Janë shkelur standardet dhe kushtet teknike të projektimit. Nuk vërtetohet që në Zogun e Zi të ketë bllokim trafiku, që të diktojë kalimin në zgjidhje me shume nivele. Nuk përligjet ndërtimi i nyjës me shume nivele për efekte sigurie, paraqet rrezikshmëri shumë më të lartë me pasoja tepër negative, duke garantuar potencialisht vdekje të sigurta. Projekti është i shtrenjtë ekonomikisht. Ndërtimet më të afërta janë rreptësisht të ndaluara në distancë me pak se 40m”. Ndërkaq, në raport vijohet se “kryqëzimi i Zogut të Zi është shumë larg nevojës për një kryqëzim me disnivele. Nuk ka analizë të lëvizjes. Nuk ka studim për volumin e trafikut, që do të thithet nga rrugët sekondare dhe terciare. Nuk janë parashikuar kalime për këmbësorë, çiklistë dhe persona me aftësi të kufizuar, duke i neglizhuar totalisht këto grupe të trafikut. Rrezet e kthesave të llogaritura të rrethit xhirues nuk plotësojne standardet, gjerësitë e korsive xhiruese janë më të vogla se standardi. Së fundmi, përveç të tjerave thuhet se “nuk ka barriera kundra zhurmës. Nga ana estetike, kemi edhe një ndërhyrje në peizazh, që çon në shtrembërime të atij ekzistues. Në përfundim grupi i punës është i mendimit se, projekti i propozuar është i gabuar”


    Gazeta Metropol

  9. #209
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    --

    Qazim cbehet keshtu..

    Cikago 1900 duan kta ta bejn Tiranen..


    ja c'thot gazeta..


    KRRTRSH, vendosi tjetërsimin e destinacionit të disa zonave dhe ka diskutuar dhe për ndryshime në Parkun Kombëtar

    Tiranë, miratohen sheshe të reja ndërtimi


    Florian Papadhimitri

    TIRANË-Zona të reja ndërtimi janë krijuar në Tiranë. KRRTRSH, ka marrë në shqyrtim Planin Rregullues te Tiranës, si dhe planin e Parkut dhe ka vendosur ndryshimin e destinacionit të disa zonave. Kështu, është vendosur që disa zona industriale të kthehen në zona banimi. Janë pesë zona në Tiranë, të cilat do të ndryshojnë destinacionet në zona banimi. Zona e ish-Uzinës “Partizani” dhe ish-Fabrikës së Këpucëve, ndryshohet nga zonë industriale në zonë banimi. Po kështu, zona në rrugën “Don Bosko”, zona në rrugën “Margarita Tutulani” dhe “Sami Frashëri”, ndryshohet nga zonë sportive në zonë banimi. Zona në veri të “Kopshtit Zoologjik”, ndryshohet nga zonë sportive në zonë banimi, me propozimin që nyja e kryqëzimit të unazës së madhe, të realizohet sipas variantit të paraqitur nga Instituti i Urbanistikës dhe Institutit të Transportit. Dhe së fundmi, është dhe zona në rrugën “Frosina Plaku”, që ndryshohet nga zonë sportive në zonë banimi. Përveç këtyre zonave, është diskutuar dhe mbi ndryshimin e destinacionit të rreth 18 zonave që gjenden brenda Parkut Kombëtar të Tiranës. Më problematikja në këtë diskutim, është paraqitur zona në jug të parkut, ku janë bërë shumë ndërtime gjatë viteve të fundit. Kjo zonë, ose Zona Numër 1, ka një sipërfaqe 55 hektarë dhe ndodhet në krah të Rrugës së Elbasanit, ose zona e njohu si “Vilat Gjermane”. Kjo zonë parashikohet që të cilësohet si zonë banimi. Po kështu, janë dhe 17 zona të tjera më sipërfaqe që variojnë nga 0.1 hektarë deri në 4 hektarë. Zonat ndodhen pothuajse në të gjithë perimetrin e Parkut Kombëtar. Zona banimi parashikohet të jenë dhe në “Kopshtin Zoologjik”, në zonën e Sakut dhe zona të tjera. Si zonë ndërtimi është parashikuar të jetë dhe zona ndërmjet Korpusit Universitar dhe Fakultetit të Gjeologji-Minierave. Për këtë, është bërë kërkesë nga Universiteti i Tiranës. Do të jenë dhe disa zona sportive të cilat shndërrohen në zona banimi. Këto zona ndodhen buzë Liqenit Artificial. Për ndryshimin e destinacionit të zonave në Parkun Kombëtar, do të vendoset në një mbledhje të ardhshme të KRRTRSH-së, pasi për disa zona, si ajo në Sauk, do të shqyrtohet vendimi, nëse ka përplasje me interesat e ndryshme.

    Zonat

    Zona e ish-Uzinës “Partizani” dhe ish-Fabrikës së Këpucëve, ndryshohet nga zonë industriale në zonë banimi.
    Zona në rrugën “Don Bosko”, ndryshohet nga zonë industriale në zonë banimi.
    Zona në rrugën “Margarita Tutulani” dhe “Sami Frashëri”, ndryshohet nga zonë sportive në zonë banimi.
    Zona në veri të “Kopshtit Zoologjik”, ndryshohet nga zonë sportive në zonë banimi, me propozimin që nyja e kryqëzimit të unazës së madhe, të realizohet sipas variantit të paraqitur nga Instituti i Urbanistikës dhe Institutit të Transportit.
    Zona në rrugën “Frosina Plaku”, ndryshohet nga zonë sportive në zonë banimi





    22/11/2006
    KATEGORIA: Ekonomi
    shekulli

  10. #210
    Nishtu hin e keqja e sherri mes vedi:

    diku me zona e diku me rajona; diku çil, e diku myll, nep tre miliona per me hi shamata n'treqindmije pronara; diku aleata strategjik, diku historik; e deri fantastiko-shkencor; diku me flet-autorizima e diku me certifikata, diku me legalizima e diku me informala, e ka shum, sa te duesh ...

    A nuk bante edhe enveri ashtu; a nuk qitte edhe ai turli lloj bidadesh, e hinte sherri e shamata - por me nji kusht: qe kto kontradikta mos me u ba antagone. E antigonist don me thane me vue ne pikpyetje karrigen.

    Por e keqja ma e madhe asht se shumica e Shqiptarve jan kthye n'ping-pongista, deshta me thane, oportunista.

  11. #211
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    tirana u be nje kovachane e madhe..

    bloze tym hekur.. pluhur.. squfur dioksid e plumb..

    ka akoma gomere qe rrojne me deshire ne tirane?

  12. #212
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403

    Kryeministri - Antikushtetues

    Ky besoj se duhet te jete vendimi i dhjete i gjykates kushtetuese i cili i nxjerr si te jashteligjshme vendimet e kryeministrit Berisha

    Por ai perseri do vazhdoj te marre vendime me koken e tij te jashteligjhshme

    Na ruac Berish



    Kushtetuesja rrezon vendimin per prishjen e "Zogut te Zi"


    08:47 22/12/06
    www.a1tv.al



    Gjykata kushtetues ka rrezuar vendimin e KRTSH per prishjen e mbikalimit te Zogut te Zi.

    Ne vendimin e shprehur dje nga gjykata kushtuese shembja e mbikalimit, cilesohet cenim i kompetencave te bashkise se Tiranes.

    Por nderkohe qe ndërtimi i madh ne hyrje te Tiranes tek Nyja e Zogut e Zogut te zi ka 6 muaj qe eshte prishur, vendimi me i fundit i Gjykatës Kushtetuese, nuk mund te ktheje pas objektin, por lejon mundesine dëmshpërblimit, para qe do te rendojne ne buxhetin e shtetit.

    Vendimi i djeshëm i gjykatës kushtetuese i ka dhene keshtu fund, ne favor te bashkise se Tiranes nje konflikti te nisur nje vit me pare mes qeverise qendrore dhe bashkise se kryeqytetit per mbikalimin tek Zogu i Zi.

    http://www.a1tv.al/index2.php?faqe=lajmi&lajmID=8400

  13. #213
    Por ai perseri do vazhdoj te marre vendime me koken e tij te jashteligjshme
    Koken nuk e ka te jashteligjshme, do te thoshnjem une, edhe mendimet nuk i ka te jashteligjshme - veprimet i ka te atilla, ngatrrestare, sherr-formuese, Shqiperi denigruese e destabilizuese.

    Di gje ti mo se ku e ka koken ai? Une e dinj - ne se ka kerkesa ketu ne forum, me kenaqesi do tu pergjigjesha.

  14. #214
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-08-2006
    Postime
    143
    koken sala e ka ne shtalle ku ka me pas,po e hant ju shqiptaret e Shqiperis niher e pat rastin ne 1997 dhe e pat perkrahjen e gjithe botes(pos botes komuniste dhe orientale) me hjek qafes niher e per niqind vite po e leshut,ne vertet e leshun nano dhe korupsioni i tij i cili e rehabilitoisalen qe na rikujtoj mesjeten

  15. #215
    Çka me ba, bre adolf, kur pazarin (deshta me thane zgjedhjet) ti ban kojshija - salihin e kan pranu me ardh edhe ni her ne fuqi, se prej tij marrin ma kollaj e ma shum konçensiona, dyshtetsina, karburanta, esperanta, vorre e eshtna ...

  16. #216
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-08-2006
    Postime
    143
    e pse po lun ko... q ..e me mu pra,une do mendime pi ndaj me ty e ti qysh po me thu hafije shkau,mos se sben ashtu se perpak ta qove ni mesazh privat

  17. #217
    Nuk po du me lujt bre me kerkand - e shikjo se jan do tipa ktu qe dojn me ba seri - mos tua bajm qefin atyne bre, se dun me ngatrru forum e me e kthy ne horum.

  18. #218
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Sa bukur flisni ju fshatar - artistet; asnje llaf s'ju marrim vesh.

  19. #219
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705
    Citim Postuar më parë nga Xhuxh Xhumaku
    Nuk po du me lujt bre me kerkand - e shikjo se jan do tipa ktu qe dojn me ba seri - mos tua bajm qefin atyne bre, se dun me ngatrru forum e me e kthy ne horum.

    1-XHUXH - I SHKURTER

    2-XHUM - I FJETUR

    3-AKU -I POSHTER,I PA MORALSHEM,INTRIGAT ETJ.

  20. #220
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anëtarësuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    Lol ceshte kjo teme me rrebel te kuq mre?

Faqja 11 prej 13 FillimFillim ... 910111213 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Alfred Uçi tregon
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-12-2010, 08:55
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Berisha të ikë, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  4. Berisha bën publike ndryshimet në kabinetin e tij qeverisës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 16:53
  5. Gjykata Kushtetuese shpall të paligjshëm prishjen e mbikalimit tek Zogu i Zi
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 21-12-2006, 21:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •