Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 23
  1. #1
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Emigrantët, rrezik kombëtar për Greqinë?...

    Emigrantët, rrezik kombëtar për Greqinë?...

    Një problem për Greqinë nuk janë vetëm emigrantët e brezit të parë, por konkretisht një rrezik paraqiten emigrantët e brezit të dytë dhe të tretë, ku nga politikat vendase shikohen si një rrezik kombëtar. Në këtë vend dy rrugë mbeten për këtë brez: ose integrimi në shoqërinë vendase ose veçimi i tyre nga kjo shoqëri, nga ku 128.000 fëmijë emigrantësh mësojnë sot në shkollat fillore, duke i mohuar mësimin e gjuhës amëtare. Politika i sheh emigrantët edhe si rrezik për Greqinë në përsëritjen e ngjarjeve të Francës, por sipas ish-ministrit të Punës, Papajoani, Greqia nuk ka një politikë emigracioni.

    Problematika

    Greqia u ndalon me Kushtetutë emigrantëve të punojnë në punë të sistemit shtetëror

    Emigrantëve iu është ndaluar me Kushtetutë në Greqi të punojnë në vendet e punës shtetërore dhe fëmijëve të tyre iu ndalohet që të studiojnë në disa shkolla si ushtarakë etj. Janë këto ligje të shtetit demokratik që u ndalojnë emigrantëve të votojnë për bashkinë ku jetojnë, në një kohë kur dihet roli i tyre në shoqërinë vendase. Nuk është e rastit që në qeverinë e Karamanlisit janë vendosur ministra dhe zëvendësministra, të cilët para se të merrnin këtë detyrë kanë treguar fytyrën e tyre të vërtetë kundër emigrantëve, si ministri i Punës Panajotopulos, zv/ministrat Andreoulakos, Jakumatos etj. Është zv/ministri i Brendshëm, Apostolos Andreulakos, i cili kishte kërkuar që në ishullin më të largët të Greqisë të grumbulloheshin të gjithë emigrantët e paligjshëm në një kohë kur dihej që përqindja më e madhe ishin ilegalë. Mbrapa nuk mbeti edhe zv/ministri i Punës, Jakumato, i cili është shprehur se “do të përdorja edhe armët e zjarrit për të mbrojtur familjen time nga shqiptarët”. Zv/ministri i Tregtisë, Salagudhi, është shprehur se me ligj duhet që t’u ndalohet të huajve që të mbajnë flamurin grek. Të njëjtin qëndrim kanë mbajtur dhe deputetët Kiltidhis, Kamenos, Mikaloliakos, Psomiadhis etj. Lidhur me emigracionin, qeveria e sotme Demokracia e Re, mban sot një qëndrim pothuajse të kundërt duke i parë emigrantët si një rrezikshmëri kombëtare. Kjo qeveri ka vendosur tarifat më të larta në Europë për bashkimin familjar dhe për çdo fëmijë.

    Gazeta Ballkan

  2. #2
    I come back
    Anëtarësuar
    01-10-2005
    Postime
    345
    Pse ne cilin vend te botes punojne refugjatet si nenpunes shteterore?
    Duhet nacionaliteti.

  3. #3
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Citim Postuar më parë nga qafezezi
    Pse ne cilin vend te botes punojne refugjatet si nenpunes shteterore?
    Duhet nacionaliteti.
    Ne amerike p.sh. duhet nenshtetesi per disa pune, per te tjerat vetem dokumenta emigrimi (si green card) por jo nacionalitet.

    dhe shkrimi me lart thote emigrantet, jo refugjatet...

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Postime
    459
    per mendimin tim problemi nuk qendron te e drejta e shqipetareve per te punuar ne pune shteterore. Ky eshte vetem nje pasqyrim i qendrimit armiqssor te greqise ndaj minorancave ne pergjithesi duke u shfaqur ne menyren me barbare ndaj shqipetareve per shkak se jane minoranca me e madhe. Kete qendrim te Greqise shteti shqiptar duhet ta denoncoje ne organet perkatese te BE. Si dhe ndaj gjykates internacionale. Nuk ka mundesi qe Greqia, fale kultures se lashte dhe respektit qe i dhurohet nga shtetet e tjera europiane, te vazhdoje te shkeli me kembe gjithe arritjet e demokracise dhe te BE ne dekadat e fundit. Ky qendrim te kujton me shume " da dritte Reich" dmth. Shtetin Nazist gjerman.

    Qeveria shqiptare por edhe shqiptaret vete kane krijuar nje varesi "idiote" ndaj Greqise. Ata jo vetem qe shkelin kunder gjithe te drejtave te njeriut dhe te drejtave te minorancave te njohura Nga UNO por nxisin dhe levizje separatiste brenda kufijve te shqiperise. ME politiken e tyre ndaj te huajve dhe varesise financiare te ketyre te tjereve kane arritur Grekerit te nxjerrin gjysmen e shqiperise jugore si Toke te populuar nga minorance Greke. Kjo per shkak se shume kane ndrruar Emrin si edhe kombesine ( duke paguar leke ) gjate viteve te Emigracionit.
    Ky zhvillim duhet pare me shume kujdes pasi varesia ekonomike si edhe pafytyresia e politikes Greke po zhduk dalengadale popullin shqiptar ne Jug te shqiperise.
    Ne shqiperi degjojne neper lokale diten qe ata na grisen flamurin ne stadium te athines akoma muzike greke. Pijne uje Grek ( pavaresisht se ka dhe uje Tepelene ose Glina) dhe shesin mende qe e kane nderruarr emrin ne Jorgo.

    Une i lutem gjithe shqipetareve te heqin dore nga keto BASTARDIME se kultures dhe kombesise se tyre.
    Ka ardhur koha ti veme Greqise dhe politikes se tyre freret.

  5. #5
    Freedom Maska e Bianconero
    Anëtarësuar
    07-11-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    263
    Ne vendin e tyre jane dhe nuk duan qe te perfundojne ''Kombe te Bashkuara'' dhe kjo politike edhe pse ne emigranteve na djeg, eshte ne te miren e shtetit grek. Ai individ, psh shqiptar, qe kerkon poste te larta, le te kthehet ne vendin e tij, perndyshe dicka e rendomte do jete sepse te zotet e shpise jane vete ata. Greket kane te meta plote ne anet tjera, por nacionalizmi e dallon nje komb nga nje tjeter. Ata duan qe te jene greke, ne duam qe te jemi shqiptare.
    Mekat qe talenti nuk eshte semundje ngjitese, sepse kesisoj nuk do te kishim kaq shume budallenj neper kembe.

    Frederik Rreshpja

  6. #6
    Southern Prince Maska e Pyrrhus_Mollos
    Anëtarësuar
    12-01-2006
    Vendndodhja
    Çamëri
    Postime
    315
    Citim Postuar më parë nga qafezezi
    Pse ne cilin vend te botes punojne refugjatet si nenpunes shteterore?
    Duhet nacionaliteti.
    refugjatet i kane te drejtat e tyre te garantuara....pra nuk eshte thene se nje refugjat ose nje emigrant te mos kene privilegjin e punes ose te arsimit larg atdheut te tyre...
    per sa i perket Greqise....nqs nuk kane nje axhende per emigrantet,i duhet qe te krijojne nje te tille
    Greqia gjen cdo arsye qe ti perjashtoj te huajt dhe ti beje kushtet me pak lehtesuese dhe me se fundi ti quaj emigrantet rrezik kombetar....
    Ndryshuar për herë të fundit nga Pyrrhus_Mollos : 29-07-2006 më 11:16

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    greku eshte shtet frikacak dhe i trajton shume keq emigrantet .

  8. #8
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    E pse femijet e emigranteve shqiptare ne Greqi duhet te shkojne ne shkolle ne gjuhen amtare? Nese duan mesim shqip, Shqiperine ja ku e kane , te kthehen ne vendin e tyre....Nese duan te jetojne ne Greqi, te asimilohen ne shoqerine greke....

    Hapen diskutime kot , sikur ketu ne Amerike qe nuk te ndalon njeri te hapesh shkolle ne gjuhen qe do, vuuuuu me shkolla shqipe....

    Sa per punet shtetetore , asnje shtet (pervec Amerikes ne Sherbimin Postar , Ushtri e disa sektore te vecante) nuk lejon emigrantet pa marre nenshtetesine e vendit ku jetojne te punojne ne pune shteterore....
    Juve qe jetoni ne Shqiperi si do tju vinte nese ju vinin 300 mije kineze te punonin atje dhe fillonin e ju kerkonin shkolla ne kinezce e pune administrate shteterore? A nuk do tu thonit kinezeve:"Shkoni e pirdhuni mbrapsht ne Kine e kerkoni atje qiqra ne hell"!

  9. #9
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Citim Postuar më parë nga Pyrrhus_Mollos
    refugjatet i kane te drejtat e tyre te garantuara....pra nuk eshte thene se nje refugjat ose nje emigrant te mos kene privilegjin e punes ose te arsimit larg atdheut te tyre...
    per sa i perket Greqise....nqs nuk kane nje axhende per emigrantet,i duhet qe te krijojne nje te tille
    Greqia gjen cdo arsye qe ti perjashtoj te huajt dhe ti beje kushtet me pak lehtesuese dhe me se fundi ti quaj emigrantet rrezik kombetar....
    Greqia nuk i ka mohuar ndonji refugjati te ligjshem te drejten e punes.....Privilegjin te punosh per shtetin grek po, nuk ta garanton....As te drejten e arsimit nuk ta mohon.....Biles me fakte une i di se kam jetuar veten ne Greqi qe femijet qofte dhe te emigranteve te paligjshem i kane pranuar ne shkolla.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Data: 04/08/2006, ora

    Medalje shqiptare për Theoklitos Rousakis, grekun që u bë njësh me vendasit



    Dje, Ministria e Mbrojtjes dekoroi atasheun grek të mbrojtjes, gjeneral brigade Theoklitos Rousakis, me medaljen “Për Shërbime të Shquara”, pasi mbaron mandatin e tij në vendin tonë. Z.Rousakis ka kontribuar në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë



    Në Ministrinë e Mbrojtjes në Tiranë u zhvillua ceremonia e dekorimit të atasheut grek të mbrojtjes, gjeneral brigade Theoklitos Rousakis. Kjo ceremoni u organizua me rastin e përfundimit të mandatit të gjeneral brigade Rousakis, si atashe ushtarak i ambasadës së Republikës së Greqisë në Tiranë. Në të morën pjesë zv/ministre e Mbrojtjes, znj.Zana Xhuka, zv/shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral major Luan Hoxha, si dhe autoritete të tjera të larta të MM dhe SHPFA. Zv/ministre Xhuka, në fjalën e mbajtur me këtë rast, falenderoi gjeneralin për punën e suksesshme të bërë gjatë tre viteve të qëndrimit të tij në Shqipëri, lidhur me forcimin e bashkëpunimit ushtarak midis dy vendeve. Në këtë kontekst, u evidentua dhe tradita e lashtë e bashkëpunimit që ekziston midis Shqipërisë dhe Greqisë. “Atasheu ushtarak grek, gjeneral brigade Rousakis, ka dhënë një ndihmesë të rëndësishme për përmirësimin e kushteve dhe të cilësisë së shërbimit në Spitalin Ushtarak të Gjirokastrës, rritjen e numrit të pranimeve të pacientëve shqiptarë për kurim në spitalet greke, forcimin e bashkëpunimit midis vendeve ballkanike, në kuadër të Kartës së Adriatikut [A3]. Në këtë kuadër, Greqia ka mbështetur dislokimin e ekipit të përbashkët mjekësor të vendeve të A3 në Kabul. Rotacioni i radhës i ekipit mjekësor nga Shqipëria do të jetë nën kryesinë e palës greke”. Në përfundim, zv/ministre e Mbrojtjes, Zana Xhuka, i uroi gjeneral brigade Rousakis suksese të mëtejshme në punën e tij dhe i dorëzoi medaljen “Për Shërbime të Shquara”, akorduar nga ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, me motivacionin: “Për kontributin e dhënë në forcimin e bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë”. Gjeneral brigade Theoklitos Rousakis falenderoi në mënyrë të veçantë ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për gatishmërinë e treguar qysh në fillim, lidhur me forcimin e bashkëpunimit ushtarak midis dy vendeve. Në këtë kontekst, u vlerësua dhe puna e bërë nga MM dhe SHPFA. Në fund, ai i uroi pasardhësit të tij, kolonel Kostantinos Xystras, suksese në detyrë.

    Re. Po.




    g55

  11. #11
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Sigurisht qe Europa dhe Greqia po e humbin homogjenitetin dita dites por nese rrezikohet Greqia sigurisht qe nuk rrezikohet nga emigrantet shqiptare!

    As 20 vjet nuk duhen qe te mos mbetet gjurme shqiptare me kete vend, por edhe ne gjithe Europen dhe SHBA!

    Ky komb eshte i vetndeshkuar me zhdukje!

    zhdukje te mbare Shqiptare kudo qe qofshit!

  12. #12
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anëtarësuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    Citim Postuar më parë nga Kryeplaku
    Sigurisht qe Europa dhe Greqia po e humbin homogjenitetin dita dites por nese rrezikohet Greqia sigurisht qe nuk rrezikohet nga emigrantet shqiptare!

    As 20 vjet nuk duhen qe te mos mbetet gjurme shqiptare me kete vend, por edhe ne gjithe Europen dhe SHBA!

    Ky komb eshte i vetndeshkuar me zhdukje!

    zhdukje te mbare Shqiptare kudo qe qofshit!
    Shqiptaret nuk jane aspak rrezik per Greqine por jane shpetimi i saj.Pas njezet vitesh te gjithe do behen greker,biles me kriminele se vet grekerit kunder nesh ...dhe ja Greqia qe ka nevoje te madhe per te gjitha llojet e sherbetoreve dhe skllaveve qe te zhvillohet dhe poashtu te rritet si popull, shpetoi nga zhdukja fale shqiptareve te sotem-grekerve te neserm!
    Zhdukjen e nje populli e ben Feja e huaj,gjuha e huaj jo arma dhe dhuna!
    E njejta gje po ndodhe edhe ne evrope dhe Amerike,siq e tha edhe Kryeplaku por ketu do shkoje ndoshta gjer ne 50 vite...dhe bye bye ...Albanian Nationality!
    Ndryshuar për herë të fundit nga kurkushi : 22-10-2006 më 18:02

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anëtarësuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    Greqia ,pervec qe eshte shtet racist (70 per % e popullit eshte ) ca me te drejte dhe ca pa te drejte, nuk ka dhe takat si shtet te perkrahe emigrantet.
    Femijet e grekeve lusin dhe japin parate e dynjase te futen ne shtet dhe nuk ja arrijne atehere ata , qe te ndalojne konfliktet dhe ecjen e te huajve perpara ndekohe qe te rinjte greke jane te papune ,e kane ndaluar me ligj punesimin e te huajve ne shtet.
    Gabim eshte po Greqia aq takat ka ,eshte nje vend qe rron nga turizmi dhe nga bujqesia.Besoj ky fenomen ndodhe dhe ne Itali ,Gjermani apo gjetke.Usa eshte rast i vecante ,pevec qe eshte vend joracist ,jane te gjithe me prejardhje apo diku tjeter ....
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

  14. #14
    Biznesmen i ardhshem Maska e Tepelenas_nr_1
    Anëtarësuar
    30-11-2005
    Vendndodhja
    Athina fck city
    Postime
    202
    Citim Postuar më parë nga kurkushi
    Shqiptaret nuk jane aspak rrezik per Greqine por jane shpetimi i saj.Pas njezet vitesh te gjithe do behen greker,biles me kriminele se vet grekerit kunder nesh ...dhe ja Greqia qe ka nevoje te madhe per te gjitha llojet e sherbetoreve dhe skllaveve qe te zhvillohet dhe poashtu te rritet si popull, shpetoi nga zhdukja fale shqiptareve te sotem-grekerve te neserm!
    Zhdukjen e nje populli e ben Feja e huaj,gjuha e huaj jo arma dhe dhuna!
    E njejta gje po ndodhe edhe ne evrope dhe Amerike,siq e tha edhe Kryeplaku por ketu do shkoje ndoshta gjer ne 50 vite...dhe bye bye ...Albanian Nationality!
    Mos kini merak sjemi te vetmit qe do "zhdukemi" .Eshte gjeja me normale qe mund te ndodh nje gjuhe nje kultur nje e ardhme per te gjith...
    Filloni tu mesoni gjuhen kinezce femijeve tuaj...sdo jet gje e keqe.
    Ps : Te gjith posht te te njejtit qiell jemi Nje.
    Mind is like a parachute it works best when it is open
    Dalai Lama

  15. #15
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Mos kini merak sjemi te vetmit qe do "zhdukemi" .Eshte gjeja me normale qe mund te ndodh nje gjuhe nje kultur nje e ardhme per te gjith...
    Filloni tu mesoni gjuhen kinezce femijeve tuaj...sdo jet gje e keqe.
    Ps : Te gjith posht te te njejtit qiell jemi Nje.
    Ti që thua jemi një, nuk do të dojë askush, grekët të urrejnë sepse i bëre shqiptarë, shqiptarët të urrejnë sepse i bëre grekër.
    Përse mësohet gjuha shqipe në shkollë, historia kombëtare etj etj.Për të mos u asimiluar.

  16. #16
    Biznesmen i ardhshem Maska e Tepelenas_nr_1
    Anëtarësuar
    30-11-2005
    Vendndodhja
    Athina fck city
    Postime
    202
    Citim Postuar më parë nga unikkatil
    Ti që thua jemi një, nuk do të dojë askush, grekët të urrejnë sepse i bëre shqiptarë, shqiptarët të urrejnë sepse i bëre grekër.
    Përse mësohet gjuha shqipe në shkollë, historia kombëtare etj etj.Për të mos u asimiluar.
    Nuk me kuptove vella une nuk thash te gjith jemi nje thash : Te gjith posht te te njejtit qiell jemi Nje. Ajo qe them une dhe ajo qe thua ti sjan te njejta .Ben gabim sepse ajo qe thash une ka kuptim me te thell..disa e kuptojen disa jo....
    Ps : Kemi dal nga tema.
    Mind is like a parachute it works best when it is open
    Dalai Lama

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Ky si ligj nuk eshte tani me sa mbaj mend kjo eshte vendosur qe para 4 vjetesh e pakta.Asnje i huaj nuk do punoji ne pune shteti ne Greqi.Por me duket se diku kam lexuar qe Greqia eshte nje nga shtet qe paguan Komitetin Europian 5 Euro per cdo emigrant qe mos te punojne ne pune shteti.Keshtu qe popullsia e Greqise perbehet nga 70% Grek por 30% te tyre jane te huaj.Kjo gje eshte e ditur qe pervec racizmit por te huajt nuk do kene kurre te drejta si ne cdo vende te botes.

  18. #18
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    70% e emigranteve te huaj ne greqi jane shqiptare te cilet i kane nderruar te gjithe emrat (ne pjesen me te madhe) dhe jane pagezuar per tu integruar kollaj. E ca rreziku do kete gerqia nga keta? Pjesa tjeter jane bullgare rumune ruse ukrainas e armene. As nga keta nuk ka rrezik Gerqia.

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Pitisoms kane frike se Greqia do behet si Usa do kene kombe te ndryshme ne pjese.Sepse Greqia sipas te dhenave ka nje kulture te vjeter edhe nje histori edhe nga kaq shume te huaj kjo do humbet.Nuk dua te mbroj Greqine ne asnje menyre thjesht po ve vendin e tyre se si ndihen kur futen kaq shume te huaj edhe ne nje kohe shume te shkurter.

  20. #20
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    LoooooL me nuk do te themi USA por do te themi USG- United States Of Grece

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Origjina e Himnit te Flamurit
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 22-12-2021, 11:51
  2. Emigrantët, rrezik kombëtar për Greqinë?...
    Nga DYDRINAS në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 22:42
  3. Historia ndryshe
    Nga karaburuni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  4. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •