Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    “500 nazistët që luftuan me partizanët”

    Historia / Të njohur si “Llumi i Gjermanisë” nga kampet e internimit, Hitleri i dërgoi në front


    “500 nazistët që luftuan me partizanët”

    Një faqe e historisë e fshehur nga regjimi komunist

    Dashnor Kaloçi


    Në verën e vitit 1944 ata dezertuan nga rradhët e forcave të ushtrisë gjermane të Adolf Hitlerit dhe kaluan në anën e partizanëve shqiptarë duke u bërë efektiva të brigadave të përqëndruara në Zonën e Parë Operative Vlorë-Gjirokastër. Pjesa më e madhe e atij kontigjenti të inkuadruar në Divizionin 999, mori pjesë aktive në disa beteja duke luftuar me armë në dorë kundër bashkëatdhetarëve të tyre nazistë. Madje duke dhënë një kontribut shumë të çmuar në rradhët e brigadave partizane të Enver Hoxhës, siç ishin betejat për çlirimin e Delvinës, Sarandës apo dhe Shqipërisë së Veriut. Po cila ishte e kaluara e atyre efektivave të ushtrisë naziste të cilët në gjysmën e dytë të vitit 1944 pranuan të luftonin përkrah partizanëve shqiptarë kundër ish-shokëve të tyre dhe nga erdhën ata në Shqipëri? Cili ishte kontributi që ata dhanë për partizanët dhe përse historiografia e regjimit komunist nuk e njohu kurrë rolin e tyre ashtu siç bëri me ushtarët italianë që u rreshtuan në rradhët e Ushtrisë Nac-Çlirimtare të Enver Hoxhës? Lidhur me këto bën fjalë shkrimi i mëposhtëm i cili është mbështetur në dokumenta arkivore, foto dhe kujtime të ish-oficerëve nazistë të cilat janë botuar në Gjermani në vitin 1988

    Si u krijua Divizioni 999

    Që me ardhjen e tij në fuqi në 1932, Hitleri krijoi një kamp përqëndrimi në Heiberg të Gjermanisë, i cili ishte një vënd i largët në Alpet e Shvabesë si shkretëtirë e vërtetë ku nuk kishte as dhe një fshat rreth e rrotull. Në atë kamp bënin pjesë kontigjente shtresash shoqërore nga më të ndryshmet, si: pacifistë, antifashistë, humanistë, social-demokratë, komunistë etj, të cilët aty i nënshtroheshin një dhune fizike e psiqike. Nga fundi i 1941 numri i të izoluarëve në atë kamp si kundërshtarë të regjimit nazist, arriti në rreth 300 mijë vetë, gjë e cila e shtyu Hitlerin që një pjesë të tyre t’i dërgonte nëpër burgje. Më 3 shtator 1939, dy ditë para se Gjermania të sulmonte Poloninë, Hitleri dhe Himleri thërritën shefin e shërbimeve sekrete të policisë së shtetit, Heydrich, të cilit i thanë të gjente një zgjidhje për atë kontigjent të madh njerzish të atij kampi. Heydrich, me miratimin e Vermahtit i ndau në dy grupe, ku më të rrezikshmit i mbylli nëpër kampe përqëndrimi, dhe pjesën tjetër i mobilizoi në një divizion të koduar me numrin 999, apo siç u njoh ndryshe: “Njerzit me shenjën blu”. Duke i mbajtur nën një mbikqyrje të rreptë, më pas atë njësi Hitleri e dërgoi në front si në Afrikën e Veriut, Francë, Itali, Poloni, Bashkimin Sovjetik, Rumani, Bullgari, Greqi dhe Shqipëri. Edhe pse në rradhët e Divizionit 999 vepronte policia e fshehtë e Hitlerit, të cilët kishin si detyrë të asgjesonin fizikisht çdo person që nuk u bindej urdhërave të eprorëve, pjesa me e madhe e atij kontigjenti dezertuan nga rradhët e ushtrisë naziste dhe u bashkuan me partizanët vendas kudo që ata shkuan. Për herë të parë efektivat e Divizionit 999 u vunë nën urdhërat e gjeneralit të famshëm Romel që vepronte në Afrikë dhe pas thyerjes së tij, ato njësi erdhën në Itali, Francë, Belgjikë e Ballkan, duke vepruar fillimisht në Greqi. Në shtetin Helen ata u lidhën me forcat e ELAS-it dhe gjatë luftimeve dhanë jetën 170 prej tyre. Në 20 korrik ’44, në Peleponez u krijua “Lidhja e antifashistëve gjermanë” të cilët u inkuadruan në Divizionin e III të Ushtrisë Greke të ELAS-it.

    Gjermanët që çliruan Delvinën

    Për herë të parë forcat e Divizionit 999 hynë në Shqipëri në grupe të vogla në verën e vjeshtën e 1944, pas pushtimit të Greqisë nga trupat britanike. Pas futjes në territorin shqiptar, antifashistët gjermanë u vendosën në zonën e Delvinës e Gjirokastrës, duke bashkëpunuar ngushtë me forcat partizane që operonin në atë zonë. Pjesa më e madhe e tyre, (rreth 500 vetë) luftuan me armë në dorë kundra bashkëatdhetarëve të tyre nazistë duke marrë pjesë jo vetëm në çlirimin e Delvinës e Sarandës, por edhe në Shqipërinë e Veriut ku u vendosën më pas brigadat partizane ku ata u inkuadruan. Në rradhët e partizanëve shqiptarë nuk luftuan vetëm ata gjermanë që kishin bashkëpunuar me ELAS-in në Greqi, por edhe efektivat e ushtrisë naziste që ndodheshin në Delvinë e Sarandë, pasi të gjithë ata ishin nga Divizioni 999. Ata kaluan menjeherë në anën e partizanëve dhe popullsia vëndase i trajtoi shumë mirë ato efektiva, pasi e dinte se ishin forca kundërshtare të nazistëve. Pas kësaj dezertimi i efektivave të Divizionit 999 u bë në masë dhe megjithë përpjekjet e kujdesin e Komandës së Përgjithshme Gjermane në Berlin, dezertoi edhe bateria e 8-të e njësisë së tretë të Regjimentit të Artilerisë të Divizionit 999. Kështu mjaft efektiva të këtij divizioni që drejtonin makina me ushqime dhe municione, devijuan nga destinacioni i tyre dhe i dërguan ato tek forcat partizane që vepronin nga Janina në Delvinë. Ndër oficerët kryesorë që kaluan me partizanët, ishte komandanti i baterisë artiliere, Sepp Moritz nga Graci i Austrisë, Herman Heurich, komandant i baterisë së 8-të, Walter BrehdoW e Paul Ludvik, (komandant e zv / komandant të baterisë së 9-të) Otto Koch dhe Cuke Will. Shembullin e tyre e ndoqën më pas edhe Ernest Oschmann, Ëilli Perletberg, Hans Ressmann, Mikael Schifer etj, të cilët braktisën njesitë naziste ku ishin inkuadruar dhe u bashkuan me partizanët shqiptarë, duke luftuar përkrah tyre në çlirimin e Sarandës e Delvinës.

    G.SH.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    “Në 1944 nënkolonel Hulusi Spahiu i paisi gjermanët me dokumente”

    “Në 1944 nënkolonel Hulusi Spahiu i paisi gjermanët me dokumente”

    Ndonëse gjatë gjithë periudhës së regjimit komunist të Enver Hoxhës historiografia zyrtare nuk e njohu kurrë kontributin e 500 gjermanëve që luftuan përkrah forcave partizane kundër bashkëatdhetarëve të tyre, ajo gjë konfirmohet më së miri nga dokumentet arkivore të cilat i përkasin vitit 1944, si dhe kujtimeve të vetë atyre gjermanëve të Divizionit 999. Pak ditë pa mbaruar lufta, nënkolonel Hulusi Spahiu (pas lufte, Drejtor i Artilerisë në Ministrinë e Mbrojtjes me gradën gjeneral-major) si dhe komandantë e komisarë të tjerë të formacioneve partizane që vepronin në zonën e Sarandës e Delvinës, i paisën me letër njoftime dhe dokumente të tjera identifikimi, pjesën më të madhe të gjermanëve të Divizinit 999. Ajo gjë u bë për arsye që ata të mos arrestoheshin si robër nazistë dhe mos të pengoheshin për t’u kthyer në atdheun e tyre. Një pjesë e këtyre dokumenteve me firmë e vulë të lëshuara në ’44 nga nënkolonel Hulusi Spahiu, nënkolonel Irfan Peshtani, kapiten Abdurrahman Guri, nëntoger Aleks Spiro etj, gjenden në arkivat e shtetit shqiptar. Përveç dokumenteve arkivore që dëshmojnë prezencën dhe kontributin e gjermanëve në rradhët e ushtrisë partizane, (gjë e cila çuditërisht nuk pranohet edhe sot nga asnjë ish-partizan apo kuadër i njësive të mëdha të Ushtrisë Nac-Çlirimtare) mbi atë fakt hedhin dritë dhe disa libra me kujtime të botuara në Gjermani para viteve ’90, nga ish-efektiva të Divizionit 999. Një prej tyre është dhe Artur Musil, i cili në një libër të botuar në Gjermani në 1988, i ka trajtuar me hollësi të gjithë veprimtarinë e gjermanëve që luftuan në Shqipëri përkrah partizanëve të Enver Hoxhës.

    G.SH
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    Atdhetar Maska e Dasius
    Anëtarësuar
    21-07-2010
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    288
    Mos kanë qenë austriakë këta more? Ose armenë e të tjerë të kapur rob nga Gjermanët e pastaj të inkuadruar në ushtrinë Gjermane?
    Atdheu mbi të gjitha
    Tradhtarët në të s'ëmës

  4. #4
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Në titull "500 nazista...." , në artikull "500 antinazista...". Gazetar ziu thuaj.
    -

  5. #5
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Ne fatkeqesisht nuk dime as 1% te se vertetes.Regjimi i Enver Hoxhes e manipiloi historine deri ne ate pike sa Haxhi Qamili del hero,ndersa disa nga firmetaret e pavarsise (baballaret e kombit) u zhduken,u harruan,u shane e u mallkuan.

  6. #6
    Atdhetar Maska e Dasius
    Anëtarësuar
    21-07-2010
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    288
    Nuk është e vërtetë që nuk dihet historia. Është e gjitha nëpër libra e dokumenta. Edhe e vërteta e Haxhi Qamilit dihet edhe e "baballarëve të kombit" dihet.

    Gjithë atë tym e kanë hedhur mediat dhe palët e shumta që nuk bien dakord se si duhen intepretuar faktet.

    Kush lexon e nxjerr vetë konkluzionin e drejtë.
    Atdheu mbi të gjitha
    Tradhtarët në të s'ëmës

Tema të Ngjashme

  1. Nazizmi
    Nga Seminarist në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-06-2007, 08:35
  2. “500 nazistët që luftuan me partizanët”
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-12-2005, 19:27
  3. FERRI - Shtepia e ardhshme për të gjithë !
    Nga DeuS në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 08-09-2004, 19:28
  4. Dëshmorët e Kombit
    Nga Redi në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 13-12-2003, 11:09
  5. Per cilet luftuan studentet e Dhjetorit??
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-12-2003, 19:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •