Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 26
  1. #1
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121

    Incidenti i Korfuzit - 22 tetor 1946

    Ne kete teme do paraqes incidentin e Korfuzit si dhe disa aspekte nga gjyqi. Kush ka fakte te tjera mund ti postoje ketu...

    Kanali i Korfuzit ka nje siperfaqe reth 30 milje dhe gjeresi nga 1,6-6 milje detare, d.m.th. Nje pjese e e zones bregdetare ndodhet ne Shqiperi dhe pjesa tjeter ne Greqi.
    Ne fund te luftes se II Boterore kanali u pastrua nga minat dhe u be prape i lundrueshem. Ne Maj te 1946, kur kriza politike ne maredheniet midis lindjes dhe perendimit ishte ne hov (lufta e ftohte), Brit. e Madhe qe te konfirmoi 'parimin e kalimit te lirshem' dergoi dy anije luftarake qe te kalojne nga kanali. Keto dy anije u bombarduan nga brigjet shqiptare. Ne protesten britanike, pala shqiptare u pergjigj se qe te kaloje nga zona bregdetare shqiptare duhej te kishin leje nga Shqiperia. Brit. e Madhe duke insistuar ne 'parimin e kalimit te lirshem' pa leje, dergoi ne 22 Tetor 1946 kater anije luftarake nga Korfuzi per ne Adriatik. Ne piken e kanalit qe gjendet teresisht ne zonen shqiptare, dy destrojere britanike ndeshen ne mina, 45 oficere dhe marinare britanik humben jeten dhe 42 te tjere u plagosen. Duhet shenuar se Britaniket kishin rjeshtuar ekuipazhin ne anije dhe se anijet gjate kalimit nuk gjendeshin ne formacion luftarak. Pala shqiptare tha se nuk dinin asgje per minat e vendosura ne zone dhe se minimi i kanalit nuk ishte akt i pales shqiptare. Britania e madhe insistoi ne pastrimin e zones nga minat qe te jete i sigurte qarkullimi per ne Adriatik. Pala shqiptare kundershtoi se kanali i Korfuzit eshte kanal i kalimit nderkombetar dhe theksoi se kanali ishte vetem per kalim permes Sarandes (nga Shqiperia) dhe Korfuzit (nga Greqia) dhe se kishte rruge tjeter per marinen, ne perendim te Korfuzit. Pala britanike insistoi ne pastrimin e minave. Ne 12 Nentor derguan, edhe pse Shqiperia kundershtoi, nje numer anijesh dhe nxoren 22 mina brenda teritorit shqiptar, ne kanalin e Korfuzit.
    Ceshtja kaloi ne Gjyqin Nderkombetar te hages i cili a) deklaroi parimin e kalimit te lirshem nga te gjitha kanalet qe perbejne udhe te marinave nderkombetare dhe detyrimin e c'do shteti bregdetar qe te mos pengoi kalimin b) theksoi se kanali i Korfuzit i ploteson kushtet te kanalit per levizje nderkombetare dhe c) beri te ditur se operacioni i pastrimit te minave nga nga nje shtet tjeter perben shkelje te sovranitetit te shtetit bregdetar (edhe pse operacioni ishte ne favor te lundrimeve nderkombetare).
    Gjyqi Nderkombetar dalloi dy kalime. Kalimi i par qe u be pa formacion luftarak (anijet ludronin one after another) dhe ishte pa rrezik dhe kalimi i dyte (qe u quajt operation retail) was carried out under the protection of an important covering force composed of an aircraft carrier, cruisers and other war vessels. Ishte nje operacion i plote prandaj nuk u quajt kalim pa rezik.

    _________________
    Per me teper shihni
    ICJ Reports, 1949 The Corfu Channel Case (Merits), Judgment, April 9, 1949
    M. Jones, The Corfu Channel Case: Merits, BYBIL 1949, 447
    Sir Gerald Fitzmaurice, BYBIL, 1950, 30-31

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Zbulohen dokumentet e Hagės: E vėrteta e incidentit nė Kanalin e Korfuzit

    Artur Meēollari

    Ka qenė data 22 tetor 1946, ku dy destrojerė britanikė ranė nė mina nė ujėrat territoriale tė Shqipėrisė. Ngjarje e arkivuar si incidenti i Kanalit tė Korfuzit, e cila pėrfshiu pėr njė kohė tė gjatė angazhimet diplomatike tė tė dy vendeve dhe tė disa organizmave ndėrkombėtar, pėrfundoi me njė proces gjyqėsor dhe me tre vendime tė njėpasnjėshme tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė. Ishte njė proces maratonė qė u mbyll nė 15 dhjetor 1949, duke shpallur Shqipėrinė pėrgjegjėse pėr incidentin detar nė Korfuz. Pėr 60 vjet me radhė ngjarja ėshtė trajtuar gjerėsisht nga dėshmitarė, historianė dhe politikanė tė shumtė, kryesisht nė aspektin politik dhe rrallė nė optikėn juridike dhe tė drejtės ndėrkombėtare publike tė kohės. Zbulimi i dokumenteve tė paraqitura nga dy qeveritė respektive nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė dhe ato tė prodhuara gjatė procesit gjyqėsor, krijon njė panoramė tė plotė rreth incidentit pėr tė cilėn ėshtė konsumuar njė konflikt disavjeēar midis dy vendeve tona. Po cila ėshtė logjika e kėtyre dokumenteve dhe si e pėrshkruajnė ato pėrplasjen e 22 tetorit 1946 nė ujėrat territoriale nė jug tė Shqipėrisė...

    MJEDISI NĖ PRAG TĖ INCIDENTIT TĖ KORFUZIT

    Me pėrfundimin e Luftės sė Dytė Botėrore, nė Shqipėri u krijua qeveria komuniste e kryesuar nga Enver Hoxha. Orientimi i saj drejt lindjes nuk ishte i papritur, por natyrisht nuk mund tė kėnaqte interesat britanike pėr shmangien nga influenca e Perėndimit. Nga mesi i vitit 1945 marrėdhėniet midis Tiranės dhe Londrės nisėn tė krijojnė tė ēara, pėr shkak tė rritjes sė ndikimit tė Titos mbi qeverinė shqiptare si dhe pėr mbėshtetjen dhe inkurajimin qė Britania e Madhe vazhdonte t’u jepte rrymave nacionaliste properėndimore. Gjatė periudhės 1944-1945, anijet britanike, me dijeninė e Qeverisė shqiptare lundronin pranė bregdetit jugor tė vendit, madje dhe nė ujėrat territoriale, pa nevojėn e miratimit nga autoritetet e Tiranės. Gjatė kėsaj periudhe, ku ende midis dy vendeve tona kishte marrėdhėnie relativisht tė mira, ndodhėn disa incidente ushtarake, tė cilat ndikuan nė acarimin e tyre. Nė kėtė klimė Qeveria e Tiranės mori nė mesin e vitit 1946 vendimin pėr moslejimin e kalimit tė anijeve britanike nė ujėrat territoriale shqiptare. Ėshtė kjo periudha kur Shqipėria kishte vendosur marrėdhėnie shumė tė mira me Jugosllavinė e Titos. Mbas ēlirimit, tė dy vendet jetuan njė “love story”, e cila u celebrua me shumė marrėveshje dypalėshe. Diku nga fundi i vitit 1948 “krushqia” me Titon dhe Beogradin shkoi drejt njė “divorc”-i tė bujshėm, ndarje e cila po ashtu do tė ndikonte nė procesin gjyqėsor tė incidentit tė Kanalit tė Korfuzit tė zhvilluar gjatė vitit 1948-1949.
    Nė pragun e incidenteve nė Kanalin e Korfuzit, dy shtetet fqinje Shqipėria dhe Greqia pėrjetonin krizėn mė tė thellė tė marrėdhėnieve midis tyre. Ato ishin acaruar qysh para pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore dhe u pėrkeqėsuan ndjeshėm nė Luftėn Italo-Greke, gjatė sė cilės Italia pėrdori territorin e vendit tonė pėr pushtimin e Greqisė. Pikėrisht me kėtė argument, Greqia i shpalli luftė Shqipėrisė me anė tė njė ligji tė miratuar nė datėn 10 nėntor 1940. Nė vitin 1944 ndodhi masakra ndaj popullsisė ēame nė Greqi. Nė periudhėn 1944-1946 u shtuan sė tepėrmi provokacionet ushtarake tė Greqisė nė kufirin jugor tė vendit tonė. Juridikisht dy vendet ishin nė gjendje lufte dhe praktikisht shumė pranė saj.

    OPERACIONET E PARA ANTIMINĖ NĖ KORFUZ


    Me pėrfundimin e Luftės sė Dytė Botėrore, nė maj 1945, u pastruan vetėm njė numėr shumė i vogėl minash detare, nga dhjetėra mijėra tė vendosura nė detin Mesdhe. Siguria e lundrimit nė Kanalin e Korfuzit me pėrfundimin e Luftės sė Dytė Botėrore u deklarua nga Komanda Aleate mbas pėrfundimit tė pastrimit tė kryer nė Kanalin e Korfuzit nga Marina Mbretėrore Britanike nė janar-shkurt 1945.
    Nė pėrputhje me Marrėveshjen e nėntorit 1945 midis BRSS, SHBA, Mbretėrisė sė Bashkuar dhe Francės, pėr kryerjen e operacionit tė pastrimit tė minave nė mėnyrė tė koordinuar u ngarkua Bordi Qendror i Pastrimit tė Minave. Bordi i Zonės sė Mesdheut kishte nė pėrbėrje pėrfaqėsues nga rajoni si dhe pėrfaqėsues nga katėr fuqitė fituese. Shqipėria nuk u thirr tė merrte pjesė nė Bordin e Zonės sė Mesdheut, pasi nuk kishte forca detare dhe kapacitete pėr pastrimin e minave detare. Gjatė pėrmbushjes sė objektivit tė tij, Bordi i Mesdheut shpėrndante informacionet e nevojshme mbi minat dhe pastrimin e tyre tek tė gjitha vendet e Detit Mesdhe, sipas rajoneve pėrkatėse, informacione tė cilat i ishin dhėnė edhe Shqipėrisė. Pastrimi i minave nė detin territorial tė Shqipėrisė u krye nga minaheqėset e marinės britanike.
    Deri nė 15 maj 1946, trafiku detar nė Kanalin e Korfuzit, duke pėrfshirė edhe anijet e luftės, funksiononte relativisht pa probleme dhe pa ndonjė kundėrshti nga vendet bregdetare. Shqipėria dhe Greqia nuk kishin njė marrėveshje tė veēantė pėr regjimin e lundrimit dhe sigurisė nė kanal. Nė atė periudhė regjimi i lundrimit nė kanal mbėshtetej nė tė drejtėn zakonore ndėrkombėtare tė detit, pasi marrėdhėniet midis dy vendeve nuk mundėsonin arritjen e njė marrėveshje tė pėrbashkėt. Edhe gjatė operacioneve tė pastrimit tė minave tė kryer nga marina britanike nė Kanalin e Korfuzit dhe nė rrugėt e afrimit pėr nė Portin e Vlorės dhe tė Durrėsit nė fund tė vitit 1944 dhe fillim tė vitit 1945, Shqipėria nuk ka pasur kundėrshti lidhur me hyrjen e marinės britanike nė ujėrat territoriale shqiptare.
    Marina britanike, e cila u angazhua nė pastrimin e Kanalit tė Korfuzit nė fund tė vitit 1944 dhe fillim tė vitit 1945, besonte nė rregullat e sė drejtės zakonore ndėrkombėtare tė detit, edhe pse tė pakodifikuara, por historikisht tė pranuara, duke interpretuar se e drejta e kalimit paqėsor pėrfshinte edhe operacione tė pastrimit tė minave nė detin territorial tė njė vendi tjetėr, qoftė edhe pa marrėveshje me kėtė tė fundit.

    INCIDENTI I PARĖ: 15 MAJ 1946


    Nė 15 maj 1946, ndėrsa dy kryqėzor britanikė, H.M.S. Orion dhe H.M.S. Superb, po kalonin nėpėr Kanalin e Korfuzit nė pėrputhje me regjimin e kalimit paqėsor, sipas versionit britanik, njė bateri e artilerisė bregdetare shqiptare hapi zjarr kundėr tyre. Anijet britanike nuk iu kundėrpėrgjigjėn zjarrit tė baterive bregdetare shqiptare. Britania e Madhe protestoi pėr incidentin duke theksuar se, “kalimi paqėsor nėpėr ngushtica ėshtė i njohur nga e drejta zakonore ndėrkombėtare e detit”, protestė tė cilės Qeveria e Shqipėrisė iu pėrgjigj se “anijet luftarake dhe tregtare tė huaja nuk mund tė kalojnė nėpėr detin territorial shqiptar pa autorizim paraprak”. Pėrgjigjes sė Qeverisė sė Shqipėrisė, Britania e Madhe iu kundėrpėrgjigj se, “nė tė ardhmen nėse do tė hapet pėrsėri zjarr ndaj ndonjė anije luftarake britanike, ato do tė kundėrpėrgjigjen me zjarr”.
    Incidenti i datės 15 maj 1946 ngeli nė axhendėn diplomatike tė dy vendeve, pasi gjatė kėtij incidenti nuk pati tė dėmtuar dhe disa muaj mė pas do tė ndodhte incidenti “i vėrtetė” i Kanalit tė Korfuzit. Megjithatė, ngjarja e datės 15 maj 1946 zuri njė vend tė rėndėsishėm nė procesin gjyqėsor tė incidentit tė Kanalit tė Korfuzit, i pėrdorur si argument nga tė dyja palėt. Kronologjia e incidentit tė datės 15 maj 1946 pėr tė dyja palėt ishte i ndryshėm. Pėr palėn shqiptare “nė orėn 08:30 dy luftanije lundronin nė drejtimin nga Kepi i Qefalit drejt Gjiut tė Sarandės nė njė distancė njė kilometėr nga bregu dhe kur anijet u gjendėn pranė Kodrės sė Limionit nė distancė rreth 800 metra, kudėr tyre u hap zjarr me artileri, por zjarri u ndėrpre mbasi u identifikua kombėsia e tyre (britanike). Mė pas lundrimi i anijeve britanike vijoi duke lundruar nė njė distancė rreth 200 metra nga bregu pranė Manastirit tė San Xhiorxhios”. Sipas palės britanike, “nė orėn 08:25 tė datės 15 maj 1946, ndėrsa po i afrohesha Korfuzit nėpėr Rrugėkalimin Medri 18/34 me H.M.S. Orion dhe H.M.S. Superb, u goditėm me artileri pa paralajmėrime nga Port Edda. Zjarri zgjati deri nė orėn 08:37, dhe goditjet ishin mosmbritėse dhe tejkaluese tė kalibrit 4 inē”.

    INCIDENTI I DYTE, 22 tetor 1946


    Nė 22 tetor 1946, nė mesditė, dy kryqėzorė dhe dy destrojerė britanikė (H.M.S. Mauritius, H.M.S. Saumarez, H.M.S. Volage dhe H.M.S. Leander), tė cilėt lundronin nė formacion kolonė sipas drejtimit jug-veri, dolėn nga Kanali i Korfuzit. Anijet britanike po lundronin nė pjesėn lindore tė hyrjes veriore tė Kanalit, nėpėr detin territorial tė Shqipėrisė, duke e konsideruar tė sigurt, pasi Kanali ishte pastruar nė vitin 1944 dhe 1945. Kur ndodhej pėrballė Sarandės, nė orėn 14 e 53,5 minuta, destrojeri H.M.S. Saumarez ra nė mine dhe u dėmtua rėndė. Kryqėzori H.M.S. Mauritius (Vendkomande e Skuadriljes) vazhdoi lundrimin nė drejtim tė Kepit tė Qefalit, ndėrsa Kryqėzori H.M.S. Leander u urdhėrua tė kthehej nė drejtim tė jugut, sipas rrugės sė kundėrt me atė qė kishte ndjekur. Gjatė kėsaj periudhe njė mjet i vogėl detar doli nga Porti i Sarandės pėr t’i dhėnė ndihmė H.M.S. Saumarez, ndihmė e cila u refuzua. Destrojeri H.M.S. Volage u dėrgua pėr tė ndihmuar destrojerin H.M.S. Saumarez dhe tė dyja anijet morėn rrugėn e kthimit tė kundėrt me atė qė kishin ndjekur. Gjatė lundrimit (ndėrsa H.M.S. Volage rimorkionte H.M.S. Saumarez), nė orėn 16:25 ra nė minė edhe H.M.S. Volage. Megjithatė, H.M.S. Volage mund tė lundronte me shpejtėsi tė kufizuar, dhe nė mbrėmje tė dyja anijet mbėrritėn nė Portin e Korfuzit. Pėr shkak tė rėnies nė minė tė dy destrojerėve, marina britanike humbi 45 oficerė dhe detarė, si dhe 42 tė tjerė u plagosėn.

    vijon nesėr...




    Ngjarja qė penalizoi Shqipėrinė 60 vjet mė parė


    Njė ushtarak madhor i Flotės Luftarake Detare, sjell tė plotė retrospektivėn e incidentit tė bujshėm tė ndodhur nė ujėrat territoriale shqiptare nė mesin e viteve ‘40. Kapiten i Rangut tė Parė, Artur Meēollari, ka shfrytėzuar studimet disavjeēare nė Perėndim e nė SHBA pėr t’iu rikthyer dilemave tė ngjarjes sė shumėpėrfolur tė pas viteve tė luftės. Pasioni i studiuesit dhe profili i profesionit, i kanė dhėnė dorė pėr ta shtjelluar historinė pėrtej dritėhijeve tė kohės. Ėshtė mjaft domethėnės fakti qė njė detar merr pėrsipėr tė zbardhė misteret e njė pėrplasje nė ujėrat territoriale shqiptare. E veēanta e sprovės tė Meēollarit, lidhet me zbulimin e dokumenteve zyrtare nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė dhe pėrshkrimin e incidentit sipas tyre dhe dėshmive tė panjohura tė protagonistėve tė saj. Ai pėr herė tė parė bėn tė ditur, ndėr tė tjera, rrėfimet e dyshimta tė dy marinarėve tė flotės jugosllave, tė cilėt kanė hedhur sė pari variantin e minosjes sė Korfuzit nga xhenierėt e Beogradit. Ka qenė kjo “provė” e tyre njė nga argumentet kryesorė qė e ka shtyrė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Hagės tė penalizojė 60 vjet mė parė Shqipėrinė.


    Protesta e parė e Britanisė sė Madhe, 26 tetor ‘46

    Nė datėn 26 tetor 1946, Britania e Madhe i dėrgoi Qeverisė sė Shqipėrisė njė notė proteste nė tė cilėn theksonte se, “nė kuadrin e dy incidenteve serioze tė ndodhura nė pjesėn veriore tė Kanalit tė Korfuzit, ai do tė pastrohet sė shpejti nga minaheqėset britanike”. Pėrgjigjja e Qeverisė sė Shqipėrisė u kthye nė datėn 31 tetor 1946, nė tė cilėn deklaronte se, “nuk kishte pretendime nėse pastrimi nga minat do tė bėhej jashtė detit tė saj territorial”, duke nėnkuptuar se ēdo veprim i kryer nė kėto ujėra (detin territorial) do tė konsiderohej dhunim i sovranitetit tė Shqipėrisė. Tri ditė mė vonė, nė 3 tetor 1946, Qeveria e Shqipėrisė protestoi tek Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė, Trygve Lie, ndaj asaj qė ajo e quante “dhunim tė detit tė saj territorial dhe inkursion provokativ tė anijeve ushtarake britanike”. Sjellja e Qeverisė sė Shqipėrisė ishte plotėsisht e papranueshme pėr Qeverinė britanike, pėr faktin qė njė pjesė e Kanalit gjendej nė ujėrat territoriale shqiptare. Nė kėto rrethana Qeveria britanike interpretoi qėndrimin e Shqipėrisė si refuzim ndaj njė marrėveshje pėr tė kthyer sigurinė e lundrimit nė Kanalin e Korfuzit. Kėshtu, nė 10 nėntor 1946, Qeveria britanike informoi Qeverinė e Shqipėrisė se Kanali i Korfuzit do tė pastrohej dy ditė mė vonė, dhe se propozimi pėr pastrimin e tij ishte aprovuar nė mėnyrė tė njėanshme edhe nga Bordi Qendror i Pastrimit tė Minave nė 1 nėntor 1946. Nota britanike pėrcaktonte saktėsisht hapėsirat ku do tė kryhej operacioni i pastrimit tė minave, duke theksuar se asnjė nga anijet e saj nuk do tė ndalonte nė detin territorial tė Shqipėrisė, dhe se operacioni do tė kryej nė tė njėjtėn mėnyrė si ato tė kryera nė vitin 1944 dhe 1945, pėr tė cilat Shqipėria nuk pati kundėrshti. Nė prag tė fillimit tė operacionit tė pastrimit Qeveria e Shqipėrisė i dėrgoi njė notė tjetėr Qeverisė britanike, nė tė cilėn theksonte se, “nė parim Qeveria e Shqipėrisė nuk kundėrshton pastrimin e Kanalit tė Korfuzit nga marina britanike”, por se propozonte krijimin e njė “komisioni tė pėrbashkėt nga ana OKB-sė pėr tė pėrcaktuar zonėn e pastrimit”.
    Ndėrkaq, Qeveria shqiptare i dėrgoi njė letėr tė dytė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, nė tė cilėn ankohej me terma tė fortė ndaj veprimeve tė Marinės Mbretėrore dhe paraqitjen e tyre si njė “fakt i kryer” Tirana zyrtare bėnte tė qartė se “ēdo operacion pėr pastrimin e minave nė Kanal, i ndėrmarrė nga anijet luftarake dhe pa miratimin e saj, do tė konsiderohej dhunim i tėrėsisė territoriale dhe sovranitetit tė saj”. Nė datėn 12 dhe 13 nėntor 1946, Mbretėria e Bashkuar kreu operacione tė pastrimit tė minave nė Kanalin e Korfuzit, pa pėlqimin e Qeverisė shqiptare dhe nėn drejtimin e Komandantit tė Pėrgjithshėm tė Komandės Aleate tė Mesdheut. Pastrimi nga minat u krye edhe nė detin territorial tė Shqipėrisė nė kufijtė e mėparshėm, nėn mbulimin nga ajri tė njė aeroplanmbajtėse britanike. Gjatė operacionit u nxorėn 22 mina kontakte me spirancė tė tipit GY.
    Minat u gjendėn nė pozicione qė nuk linin dyshim se ishin hedhur “me qėllim”. Fusha me mina shtrihej 3 milje pėrgjatė Kanalit. Dy nga minat u dėrguan nė Maltė pėr ekspertizė. Nga ekzaminimi doli se minat ishin tė prodhimit gjerman, kontakte me spirancė, tė njohura nga britanikėt si Tipi GY, dhe nuk kishin zėnė as ndryshk, as myshqe. Minat ishin lyer pak kohė mė parė dhe grasua gjendej ende nė gadinėn (zinxhirin) e spirancės.

    Panorama
    23 mars 2009

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Padia e Londrės nė Hagė: Minat nė Korfuz i vendosėn shqiptarėt

    Artur Meēollari

    “Minat nė Kanalin e Korfuzit u vendosėn nga shqiptarėt. Sė paku, me dijeninė e tyre”. Pėrkundėr argumentit tė britanikėve, pėrfaqėsuesit e Shqipėrisė nė Gjykatėn e Hagės, ndėrsa hidhnin poshtė akuzėn, denonconin Britaninė pėr shkeljen e sovranitetit kombėtar. Nė proces, tė dyja palėt paraqitėn dy pozicione katėrēipėrisht tė kundėrta. Po si vazhdoi dialogu dhe cili ishte verdikti i Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė...TRE MUAJ PROCES GJYQĖSOR
    Procesi gjyqėsor pėr shqyrtimin e incidentit tė Kanalit tė Korfuzit nisi nė seancė publike, nė fillim tė nėntorit 1948 dhe u mbyll nė 22 janar 1949. Paraprakisht, Shqipėria dhe Britania e Madhe kishin nėnshkruar njė marrėveshje tė veēantė midis tyre. Trupi gjykues drejtohej nga president José Gustavo Guerrero. Nė proces pala Britanike pėrfaqėsohej nga W.E.Beckett, kėshilltar ligjor i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, Hartley Shawcross, prokuror i Pėrgjithshėm, Frank Soskice, ekspert i tė drejtės ndėrkombėtare dhe dy asistent tė tjerė. Ndėrkaq, Shqipėria pėrfaqėsohej nga Kahraman Ylli, Behar Shtylla, ambasador i Shqipėrisė nė Paris, Pierre Cot, profesor i sė Drejtės nė Francė, Maitre Marc Nordmann dhe Maitre Paul Villard, anėtar i Klubit tė Parisit. I pėrballur me kundėrshtitė e palėve qysh nė fillim, trupi gjykues vendosi tė ngrejė njė grup ekspertėsh pėr dhėnien e opinioneve tė pavarura nė tė cilin u caktuan kundėradmiral J. B. Bull i Marinės Mbretėrore Norvegjeze; Kundėradmiral S. A. Forshel i Marinės Mbretėrore Suedeze dhe kapiten i Rangut tė Dytė S. J. W. Elfferich.


    MEMORANDUMI I VEĒANTĖ


    Procesi gjyqėsor nisi me vlerėsimin e pyetjeve tė parashtruara nga palėt nė Memorandumin e Veēantė tė datės 25 mars 1948.
    Pėr pyetjen e parė: A ėshtė Shqipėria pėrgjegjėse nė pėrputhje me tė drejtėn ndėrkombėtare pėr shpėrthimet e ndodhura nė datėn 22 tetor 1946 nė ujėrat shqiptare dhe a ka detyrimin tė paguajė kompensimin pėr dėmet e shkaktuara?
    A) Sipas fakteve tė paraqitura nga pala britanike, Kanali i Korfuzit ishte kontrolluar pėr prezencėn e minave nga Marina e Britanisė sė Madhe nė Tetor 1944 dhe rikontrolluar nė janar-shkurt 1945 dhe kishte rezultuar se ishte i pastėr nga minat dhe i lirė pėr lundrim. Kjo vėrtetohej edhe nga faktet e paraqitura nga pala britanike dhe tė pranuara nga trupi gjykues, se lundrimi e luftanijeve britanike nė datat 15 maj dhe 22 tetor 1946, ishin bėrė pa masa pėr mbrojtje nga minat.
    Kanali i Korfuzit u kontrollua pėrsėri nga marina britanike nė datat 12-13 nėntor 1946, mbas shpėrthimeve tė datės 22 tetor 1946, dhe nga kontrolli u zbuluan dhe u nxorėn 22 mina gjermane tė tipit GY (kontakte me spirancė). Kėto fakte bėnė qė Britania e Madhe tė pretendonte se minat, qė shpėrthyen dy anijet britanike nė 22 tetor 1946 ishin mina gjermane tė tipit GY (me spirancė), tė njėjta me ato tė nxjerra nė datėn 12 dhe 13 nėntor 1946 dhe se ishin vendosur midis datave 15 maj-22 tetor 1946.
    Pala shqiptare pretendoi se minat e zbuluara nė datėn 13 nėntor 1946, ishin vendosur mbas datės 22 tetor 1946 (dita e incidentit), pasi sipas saj, minat qė goditėn dhe shpėrthyen dy luftaanijet britanike nė datėn 22 tetor 1946 mund tė kenė qenė mina lundruese (pa spirancė), mina magnetike fundore, mina magnetike me spirancė ose mina tė Tipit GR. Nga ekspertiza e formės sė shpėrthimit nė bordin e anijeve, grupi i ekspertėve doli nė konkluzionin se nė datėn 22 tetor 1946 shpėrthimi nė bordin e dy anijeve britanike ishte shkaktuar nga mina kontakte me spirancė. Mbėshtetur mbi argumentet dhe kundėrargumentet e mėsipėrme, trupi gjykues doli nė konkluzionin se minat qė shpėrthyen nė bordin e dy anijeve britanike nė datėn 22 tetor 1946 ishin tė njėjta me ato tė zbuluara nė datėn 13 nėntor 1946.
    B)Mbėshtetur mbi kėtė analizė pala britanike akuzoi Shqipėrinė pėr vendosjen e minave gjermane tė tipit GY, midis datave 15 maj dhe 22 tetor 1946. Nė fakt, ashtu siē e pranoi edhe trupi gjykues, britanikėt nuk paraqitėn prova tė mjaftueshme pėr tė vėrtetuar akuzėn e tyre.
    Gjykata hodhi poshtė deklarimet e palės britanike nė gjyq se minat ishin vendosur nga jugosllavėt dhe pėr kėtė Shqipėria kishte dijeni, duke u deklaruar se mbetet e panjohur kush hodhi minat, tė cilat shpėrthyen dy luftanijet britanike nė 22 tetor 1946.
    Ndėrkaq, pala britanike formulonte akuzėn tjetėr, sipas tė cilės, Shqipėria kishte dijeni pėr vendosjen e minave pėrpara datės 22 tetor 1946. Sipas saj: “Minimi nuk mund tė ishte bėrė pa dijeninė e Qeverisė sė Shqipėrisė”.

    ARGUMENTET E BRITANIKĖVE


    Argumenti kryesor i britanikėve qė bėnte pėrgjegjės vendin tonė merrte pėr bazė sjelljen e dyshimtė tė Qeverisė sė Shqipėrisė pėrpara dhe pas incidentit tė datės 22 tetor 1946, dhe veēanėrisht deklaratat kontradiktore nė korrespondencat diplomatike. Ndėrkaq, Qeveria e Shqipėrisė, pėr nga mėnyra se si e trajtoi ēėshtjen e incidentit, duke i dhėnė ngjyrime tė ekzagjeruara politike, madje edhe kur ēėshtja ishte pėr gjykim nė Hagė, lejoi mundėsinė e interpretimit dhe paragjykimit tė veprimeve tė saj jo kompetente nė ēėshtjet ndėrkombėtare, si mbrojtje ndaj njė dijenie tė mundshme tė operacionit tė minimit.
    Por, nuk pati asnjė fakt qė tė vėrtetonte se Shqipėria ishte nė dijeni tė vendosjes se minave
    (2) Britanikėt debatuan edhe pėr faktin se mendonin qė autoritetet lokale shqiptare mund tė kenė parė ose dėgjuar pėr operacionin e minimit. Britanikėt e hodhėn kėtė hipotezė mbėshtetur nė vigjilencėn e lartė tė treguar nga forcat bregdetare shqiptare nė datėn 15 maj 1948, deklarim i bėrė nga pėrfaqėsuesi i Shqipėrisė nė Kėshillin e Sigurimit mė 19 Shkurt 1947, si dhe deklarimet e Qeverisė sė Shqipėrisė lidhur me tė drejtėn e kalimit paqėsor nėpėr kanal dhe monitorimin qė ajo i bėnte atij. Gjatė procesit gjyqėsor dolėn fakte tė tjera qė krijonin dyshime mbi dijeninė e Shqipėrisė pėr prezencėn e minave. Qeveria e Shqipėrisė mbas veprimit pėr pastrimin e minave nga anijet e Britanisė sė Madhe nė detin e saj territorial nė datat 12-13 nėntor 1946, i dėrgoi njė telegram sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, ku protestonte pėr dhunimin e sovranitetit tė Shqipėrisė, por deri nė atė kohė, si dhe mė pas, nuk e vuri nė dijeni kėtė tė fundit pėr prezencėn e minave detare nė Kanalin e Korfuzit. Gjithashtu, mbas datės 22 tetor 1946 Shqipėria nuk mori asnjė masė pėr identifikimin e fushės me mina, ndėrsa Greqia ngriti njė komision tė veēantė pėr tė hetuar ngjarjen e datės 22 tetor 1946.
    Mbėshtetur nė argumentet e mėsipėrme, tė cilat nė fakt nuk janė prova direkte, por rrethanore, Trupi Gjykues gjykoi se: “Sjellja e Qeverisė sė Shqipėrisė nuk ėshtė nė pėrputhje me pretendimin e saj pėr mosnjohjen e prezencės sė minave nė detin e saj territorial. Kjo shpjegohet me atė se Qeveria e Shqipėrisė ndėrsa ishte nė dijeni pėr prezencėn e minave, dėshironte qė operacioni i vendosjes sė tyre tė mbetej sekret”.
    Fakti qė rojet bregdetare shqiptare mund tė kishin identifikuar vendosjen e minave nuk u provua. Gjykimi i trupit gjykues mė tepėr mbėshtetej nė njė arsyetim logjik, sesa nė prova direkte tė cilat vėrtetonin njohjen e prezencės sė minave nga qeveria e Shqipėrisė. Dėshmitarėt shqiptarė nė gjyq, treguan se roja bregdetare shqiptare nė rajonin e Sarandės ishte organizuar nė tre posta: Kepi i Qefalit, nė qytetin e Sarandės dhe nė Manastirin e San Xhiorxhios.
    Nė raportin e ekspertėve tė datės 8 janar 1949 deklarohej se operacioni i minimit, duke pėrfshirė edhe mundėsinė e kryerjes sė tij gjatė natės, mund tė jetė vėzhguar me ndihmėn e dylbive nga Pika Denta dhe Manastiri i San Xhiorxhios. Pėr sa i pėrket mundėsisė sė vėzhgimit tė operacionit tė vendosjes sė minave, ekspertėt deklaruan se nė kushte moti tė favorshme minimi mund tė dėgjohej nga Kepi i Limionit (kodra e Limionit) Raporti i dytė i ekspertėve, i mbajtur nė 8 shkurt 1949, pas vizitės qė ata bėnė nė Sarandė, nuk ndryshoi asgjė nga konkluzionet e raportit tė parė. Konkluzioni i ekspertėve pėr testin e pamshmėrisė ishte si vijojnė: “Vendosja e minave duhet tė jetė parė nga bregu, nėse kushtet meteorologjike kanė qenė normale (retė 3-4/10, jo mjegull ose shi i dendur, erė e lehtė toke, pamshmėria 20 milje), dhe nėse pikat e vrojtimit gjendeshin nė Kepin e Qefalit dhe Manastirin e san Xhiorxhios.
    Pėr pyetjen e parė Trupi Gjykues bėri vlerėsimin e mėposhtėm: Ashtu siē edhe ėshtė deklaruar, palėt bien dakord qė minat janė hedhur kohėt e fundit (pak pėrpara datės 22 tetor 1946). Por, mund tė dilet nė pėrfundimin se, pavarėsisht kur ka qenė dita e saktė, minimi ėshtė kryer gjatė periudhės, qė Shqipėria kishte vigjilencė dhe vrojtim tė lartė nė kanal. Nėse do tė supozohet se minimi ėshtė bėrė nė momentet e fundit, p.sh., njė natė pėrpara datės 21 dhe 22 tetor 1946, mund tė dilet nė konkluzionin se njoftimi i pėrgjithshėm pėr marinarėt pėr trafikun nė kanal, pėrpara kohės sė shpėrthimit, do tė ishte i vėshtirė, pėr tė mos thėnė e pamundur. Por kjo nuk mund tė frenonte Qeverinė e Shqipėrisė, siē edhe duhet tė kishte bėrė, tė paralajmėronte tė gjitha anijet qė gjendeshin nė zonėn e rrezikshme. Kur anijet britanike, nė datėn 22 tetor 1946 nė orėn 13:00, u raportuan nga posta bregdetare shqiptare e Manastirit tė San Xhiorxhios, tek komandanti i Forcave Bregdetare, ndėrsa ato i afroheshin Kepit tė Gjate, Autoritetet Shqiptare kishin kohėn e mjaftueshme, rreth dy orė, pėrpara shpėrthimit tė parė tė H.M.S. Saumerz nė orėn 14:53, pėr tė njoftuar anijet qė po shkonin drejt rrezikut”.
    Mbėshtetur nė kėtė gjykim, Trupi Gjykues pėr pyetjen e parė vendosi: “Shqipėria ėshtė pėrgjegjėse, nė pėrputhje me tė drejtėn ndėrkombėtare, pėr shpėrthimet e ndodhura nė datėn 22 tetor 1946 nė detin e saj territorial, si dhe pėr dėmet dhe humbjet e jetėve njerėzore tė shkaktuara. Pėr kėtė Shqipėria ka detyrimin t’i paguajė kompensim Mbretėrisė sė Bashkuar”.
    Pėr pyetjen e dytė: Sipas sė drejtės ndėrkombėtare, a ka dhunuar Mbretėria e Bashkuar sovranitetin e Shqipėrisė nėpėrmjet veprimeve tė marinės se saj nė ujėrat e Shqipėrisė, sė pari nė ditėn e shpėrthimit mė 22 tetor 1946 dhe sė dyti nė datat 12 dhe 13 nėntor 1946 dhe a ka ndonjė detyrim pėr tė pėrmbushur?
    Pėr datėn 22 Tetor 1946. Britania e Madhe nuk pranoi se kishte dhunuar sovranitetin e shtetit shqiptar nė datėn 22 tetor 1946, kur katėr luftanijet britanike ishin duke kryer “kalim paqėsor” nėpėr Kanalin e Korfuzit. Pėr tė argumentuar pozicionin e saj, pėrfaqėsuesi i Britanisė sė Madhe fillimisht bėri njė retrospektivė, duke nisur nga incidenti i datės 15 maj 1946.
    Nė mbėshtetje tė argumentit tė saj, Britania e Madhe solli nė seancė fakte mbi intensitetin e trafikut nė Korfuz pėr periudhėn 1 prill 1936 deri 31 dhjetor 1937, trafik i cili i kalonte 2884 anije kryesisht me flamujt e shteteve: Greqi, Itali, Rumani, Jugosllavi, Francė, Shqipėri dhe Britania e Madhe. Sipas Trupit Gjykues, e drejta ndėrkombėtare zakonore e detit njeh tė drejtėn e kalimit paqėsor tė anijeve tė luftės, nė kohe paqe, nėpėr ngushticat ndėrkombėtare qė lidhin dy dete ndėrkombėtare, pa autorizimin e vendit bregdetar. Pėrveē rasteve tė parashikuara nga e drejta zakonore ndėrkombėtare, shteti bregdetar nuk gėzon tė drejtėn tė pezullojė kalimin paqėsor nėpėr ngushticat ndėrkombėtare. Nė kėto rrethana trupi gjykues ishte i mendimit se Britania e Madhe nuk kishte dhunuar sovranitetin e Shqipėrisė, duke urdhėruar kalimin nėpėr kanal tė anijeve tė tyre, pa autorizimin paraprak tė Shqipėrisė.
    Pėrfaqėsuesi i Shqipėrisė argumentoi se kalimi i anijeve britanike nėpėr detin territorial tė Shqipėrisė nė Kanalin e Korfuzit nė datėn 22 tetor 1946 nuk ishte njė lundrim i zakonshėm, por njė mision politik, pasi: anijet kryenin manovra dhe lundronin nė formacion luftimi nė formė rombi; pozicioni i topave nuk ishte nė pėrputhje me tė drejtėn e kalimit paqėsor; ekuipazhet qėndronin nė postet e luftimit, numri i anijeve gjatė kalimit ishte i panevojshėm dhe tregonin synimin pėr tė krijuar frikė dhe jo thjesht njė kalim; anijet kishin urdhėr tė vrojtonin dhe identifikonin bateritė bregdetare, detyrė tė cilėn po e kryenin.
    Po ashtu Pėrfaqėsuesi i Shqipėrisė solli nė seancė si argument edhe telegramin e admiralit Britanik tė datės 21 tetor 1946 drejtuar komandės Detare tė Mesdheut, nė tė cilin ai i kėrkonte kėsaj komande tė realizonte lundrimin me luftanije dhe njėkohėsisht tė testonte edhe sjelljen e Qeverisė sė Shqipėrisė. Por trupi gjykues kishte tjetėr vlerėsim. Mė datėn 15 maj 1946 Qeveria e Shqipėrisė tentoi tė imponojė vullnetin e saj me pėrdorimin e artilerisė ndaj anijeve britanike. Pėr shkak se korrespondenca diplomatike midis dy vendeve nuk dha rezultat pėr sheshimin e kundėrshtive mbi tė drejtėn e kalimit paqėsor tė luftanijeve britanike nėpėr kanal, trupi gjykues ishte i mendimit se “veprimi i kalimit tė anijeve britanike nuk mund tė kundėrshtohet dhe ėshtė bėrė plotėsisht nė pėrputhje me tė drejtėn ndėrkombėtare. Misioni ishte planizuar pėr tė afirmuar tė drejtėn e kalimit paqėsor, tė mohuar nė mėnyrė tė jashtėligjshme”. Po ashtu edhe pėrfaqėsuesi i Britanisė sė Madhe tentoi tė sjellė argumente kundėr pozicionit tė pėrfaqėsuesit tė Shqipėrisė, duke deklaruar se anijet nuk ishin nė formacion luftimi, nė formė rombi, por nė kolonė pėr njė dhe vėrtet ekuipazhet ishte nė poste luftarake. Duke pasur nė konsideratė situatėn e datės 15 maj 1946, ekuipazhet ishin gati tė vepronin nėse mbi anijet do tė hapej zjarr. Anijet kaluan nė kolonė pėr njė, sipas pėrfaqėsuesit britanik nė njė periudhė tensioni midis dy vendeve “jo vetėm pėr tė testuar sjelljen e Qeverisė sė Shqipėrisė, por edhe pėr tė demonstruar forcė, me qėllim qė Qeveria e Shqipėrisė tė mėsojė tė pėrmbahet dhe mos hapi zjarr ndaj anijeve qė kryejnė kalim paqėsor”.
    Duke marrė nė konsideratė provat e paraqitura nga pala shqiptare, trupi gjykues deklaroj se: “Nuk mund tė pranojė se topat ishin nė pozicion luftimi, por kanė qenė nė pėrputhje me tė drejtėn e kalimit paqėsor” dhe duke marrė nė konsideratė rrethanat e paraqitura nga pala britanike, trupi gjykues deklaroi se: “Nuk ishte i aftė tė karakterizonte masat e marra nga Britania e Madhe si dhunim tė sovranitetit tė Shqipėrisė”.
    Gjatė kalimit tė anijeve britanike nė datėn 22 tetor 1946, njė nga detyrat e tyre ishte identifikimi i baterive bregdetare nė rajonin e Sarandės. Kjo vėrtetohet nga harta e Admiraliatit Britanik (Aneksi 21), tė prezantuar nė gjykatė. Po ashtu nė raportin e Komandantit tė HSM Volage tė bėrė nė datėn 23 Tetor 1946 mbi kalimin e datės 22 Tetor 1946 theksohet se: “U bė e pamundura tė studiohet mbrojtja bregdetare Shqiptare nė distancė sa mė tė afėrt”. Ky shėnim ishte bėrė me iniciale XCU.
    Nė pėrputhje me Nenin 49 tė Statutit tė Gjykatės, trupi gjykues i kėrkoi Britanisė sė Madhe dokumentet, qė i referoheshin inicialeve XCU, pėr t’u pėrdorur nga Gjykata. Kėto dokumente nuk u dorėzuan dhe pėrfaqėsuesi i Britanisė sė Madhe u justifikua duke deklaruar se dokumentet “pėrbėnin sekret tė Marinės Mbretėrore” dhe gjatė procesit gjyqėsor dėshmitarėt britanikė nuk pranonin t’u pėrgjigjeshin pyetjeve, qė lidheshin me inicialet XCU. Pėr Gjykatėn ishte e pamundur tė njihej me kėto dokumente. Por sipas mendimit tė saj, ajo nuk mund tė shkėpuste vėmendjen nga objekti i gjykimit dhe nga provat e demonstruara deri tani. Pėrfaqėsuesi britanik deklaroi se dokumentet XCU ishte njė plan paraprak nė rast zjarri nga bateritė bregdetare shqiptare, ashtu siē edhe deklaroi Komandanti i HSM Volage. Gjykata nuk tentoi mė tė kėrkonte kėto dokumente, duke gjykuar: “Se pavarėsisht nga kjo nuk mund tė rrinte indiferente qė dy anije britanike ranė nė minė dhe nuk reaguan paskėtaj”. Lidhur me identifikimin e baterive bregdetare shqiptare mbas shpėrthimeve, sipas opinionit tė Trupit Gjykues, ky veprim ishte plotėsisht i justifikueshėm nga ana e anijeve britanike, pasi komandantėt e tyre ende dyshonin se mund tė goditeshin me artileri si nė datėn 15 maj 1946. Lidhur me pretendimin e Shqipėrisė pėr dhunimin e sovranitetit tė saj, sipas opinionit tė Trupit Gjykues, Britania e Madhe “mbėshtetur nė veprimet e anijeve britanike nė datėn 22 tetor 1946, ato nuk kishin dhunuar sovranitetin e Shqipėrisė.”
    Pėr datat 12-13 nėntor 1946. Gjatė procesit gjyqėsor pėrfaqėsuesi i Britanisė sė Madhe e pranoi qė ishte dhunuar sovraniteti i Shqipėrisė, por sipas tij: “Nuk mund tė konsiderohet si njė dhunim i paramenduar i sovranitetit dhe territorit tė Shqipėrisė”. Sipas pėrfaqėsuesit britanik, ky operacion ishte njė emergjencė ekstreme, dhe qė u konsiderua tė kryhej pa pėlqimin e ndokujt. Pėr kėtė arsye pala britanike paraqiti njė justifikim ligjor duke argumentuar si mė poshtė: “Nė pėrputhje me Marrėveshjen e 22 nėntorit 1945 midis qeverive tė Britanisė sė Madhe, Francės, SHBA dhe Bashkimit Sovjetik, autorizohet njė organizėm rajonal pėr pastrimin e minave, siē ėshtė Zona e Mesdheut, dhe qė kjo zonė ndahet midis shteteve nė zona mė to vogla pėr t’u pastruar. Pėr sa i pėrket Kanalit tė Korfuzit, kjo zonė i ėshtė dhėnė nėn pėrgjegjėsi Greqisė pėr tu pastruar nga Bordi i Zonės sė Mesdheut nė datėn 5 nėntor 1945, pėrpara nėnshkrimit tė marrėveshjes sė pėrmendur mė lartė. Nė procesin gjyqėsor tė incidentit tė Kanalit tė Korfuzit, Britania e Madhe paraqiti njė leje tė lėshuar nga Qeveria Greke pėr tė rikontrolluar dhe ripastruar nga minat Kanalin e Korfuzit”.
    Argumentet e palės britanike nuk ishte bindėse pėr Trupin Gjykues, por ai vėrejti se veprimet e Qeverisė sė Shqipėrisė dėshtuan pėr marrjen e pėrgjegjėsive mbas shpėrthimeve tė datės 22 tetor 1946, dhe konstatoi natyrėn e ngadaltė tė diplomacisė shqiptare. Nė respekt tė sė drejtės ndėrkombėtare, trupi gjykues deklaroi se “veprimet e Marinės Mbretėrore Britanike nė datėn 12-13 nėntor 1946 pėrbėnin dhunim tė sovranitetit tė Shqipėrisė”. Po ashtu, sipas Vendimit tė Trupit Gjykues, ky deklarim “ėshtė nė pėrputhje me kėrkesėn e palės shqiptare, e shprehur edhe nga pėrfaqėsuesit e saj, dhe ėshtė nė vetvete njė pėrmbushje e pranueshme e detyrimeve”.

    vijon nesėr...



    “Shqipėria pėrgjegjėse pėr shpėrthimin e 22 tetorit ‘46"


    Nė pėrfundim tė shqyrtimit tė ēėshtjeve tė Memorandumit tė Veēantė midis Shqipėrisė dhe Britanisė sė Madhe, trupi gjykues nė pasditen e 9 prillit 1949 mori vendimin e parė.

    1. Me 11 vota pro dhe 4 kundėr vendosi: Republika e Shqipėrisė nė pėrputhje me tė drejtėn ndėrkombėtare ėshtė pėrgjegjėse pėr shpėrthimet e ndodhura nė datėn 22 tetor 1946 nė detin territorial tė Shqipėrisė, si dhe pėr dėmet dhe humbjet njerėzore tė shkaktuara;

    2. Me 10 vota pro dhe 6 kundėr paraqiti rezerva pėr shqyrtimin e vlerėsimit tė masės sė kompensimit dhe rregulloi procedurat pėr kėtė ēėshtje me njė urdhėr tė nxjerrė po sot;

    Nė lidhje me pyetjen e dytė tė Marrėveshjes sė Veēantė tė datės 25 mars 1948:

    1. Me 14 vota pro dhe 2 kundėr vendosi: Mbretėria e Bashkuar nuk e dhunoi sovranitetin e Republikės Popullore tė Shqipėrisė me veprimet e Marinės Britanike nė detin territorial tė Shqipėrisė nė datėn 22 tetor 1946;

    2. Me unanimitet (16 vota pro) vendosi: Me veprimet e Marinės Britanike gjatė operacionit tė datės 12-13 nėntor 1946 nė detin territorial tė Shqipėrisė, Britania e Madhe ka dhunuar sovranitetin e Republikės sė Shqipėrisė dhe se ky deklarim i Trupit Gjykues pėrbėn pėrmbushjen e pranueshme tė detyrimeve.

    Panorama
    25 mars 2009

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Ē’thanė dy dėshmitarėt jugosllavė nė Gjyqin e Hagės

    Artur Meēollari

    “Minat nė Kanalin e Korfuzit janė vendosur nga ushtarakėt jugosllavė me porosinė e autoriteteve tė Tiranės!” Kur grupi i ekspertėve tė pavarur provoi nė proces se Shqipėria nuk kishte mundėsi e mjete pėr tė bėrė minimin e kanalit detar, qė solli incidentin e 22 tetorit 1946, pala britanike operoi me argumentin tjetėr, sipas tė cilit, minimi i Korfuzit ishte bėrė me porosinė e Tiranės. Opsioni i hedhur rishtas pėrpara trupit gjykues fund e krye mbėshtetej nė rrėfimet e dy ish-ushtarakėve tė marinės jugosllave. prania e tė cilėve nė proces ishte sa befasuese aq dhe e dyshimtė. Gjithsesi, deklaratat dhe dėshmitė e tyre i dhanė ballafaqimit gjyqėsor njė tjetėr profil, ku shquhej sidomos misteri i deponimeve, qė herė-herė nuk kishin as rrjedhė logjike. Britania e Madhe qė kishte futur nė lojė dy ish-ushtarakė tė Titos i qėndronte fort hipotezės, qė penalizonte Shqipėrinė pėr shpėrthimet ndaj dy luftanijeve tė saj dhe shprehej e bindur se minat ishin vendosur nga dy luftanije jugosllave me dijeninė dhe porosinė e autoriteteve tė Tiranės. Pikėrisht pėr kėtė pala britanike paraqiti para Gjykatės njė sėrė deklaratash e dėshmish, ku ndėr mė kryesoret ishin ato tė dy jugosllavėve Zhivan Pavllov dhe Karel Kovaēiē. E gjitha kjo situatė vinte pas konfirmimit qė ishte bėrė nė proces se mbas Luftės sė Dytė Botėrore Shqipėria nuk kishte rezerva tė mbetura tė minave detare gjermane tė tipit GY, pasi ata lanė mina tė kėtij tipi nė Greqi dhe Jugosllavi. Ndėrkaq, Gjykata kishte provuar se vendi ynė jo vetėm nuk zotėronte mina tė kėtij tipi por nuk kishte kapacitete pėr vendosjen e tyre. Nė vitin 1946 Shqipėria kishte vetėm disa lanxha dhe njė motovedetė…


    DĖSHMIA E KAREL KOVAĒIĒIT

    Nė dėshminė e tij tė lėshuar pėr britanikėt nė 4 tetor 1948 dhe e paraqitur nga kėta tė fundit nė gjykatė dėshmonte se: “Rreth datės 18 tetor 1946 janė nisur nga Porti i Sibenikut, dy anije (Mljet dhe Meljine) tė ngarkuara me mina gjermane tė tipit GY”. Karel Kovaēiē u thirr pėr tė dėshmuar nė procesin publik nė datėn 25 nėntor 1947, ku dėshmoi se: “Ndėrsa qėndroja nė tarracėn e shtėpisė nė Sibenik nė datėn 17 tetor 1946, nė orėn 16:20 pashė nė bankinėn pranė Panikovaē Cove (e cila gjendej nė njė distance rreth njė kilometėr) dy minaheqėset duke ngarkuar mina. Ky operacion zgjati rreth 1-1,5 orė dhe secila prej tyre u largua mbasi kishte marrė rreth 20 mina detare”. Po ashtu ai deklaroi se “njė oficer (emrin e tė cilit nuk mund ta deklaroj, por qė mė vonė e deklaroi si Nėnlejtnant Drago Blazeviē) i kishte thėnė se ato mina u vendosen nė ujėrat e Shqipėrisė”. Ky oficer, sipas Kovaēiē, nuk kishte marrė pjesė nė operacion, por i kishte thėnė njė oficer tjetėr”.
    Nė 8 nėntor 1948 Qeveria e Republikės Federative tė Jugosllavisė nė njė Notė Verbale tė dėrguar nėpėrmjet Ambasadės sė saj nė Holandė protestonte ndaj faktit se pėr tė vėrtetuar fajėsinė e Qeverisė sė Shqipėrisė pėr incidentin e Kanalit tė Korfuzit, pėrdoreshin fakte tė pavėrteta, tė cilat implikonin pa tė drejtė edhe autoritetet e Beogradit. Nė vijim tė Notės Verbale, Qeveria Jugosllave theksonte se ėshtė e pakuptimtė se si Qeveria e Britanisė sė Madhe pėrdor deklaratėn e njė dezertori ushtarak pėr tė fajėsuar qeverinė e njė vendi tjetėr, pasi “Karel Kovaēiē ka qenė njė i dėnuar gjatė pushtimit tė Jugosllavisė nė njė kamp pėrqendrimi Italian nė Chiesa Nuova nė Padova nė rrethana tė dyshimta, ndėrsa gruaja e tij e ligjshme Toncka Kovaēiē nė Kozul u dėnua me vdekje si agjente e Gestapos. Sapo mbėrriti nė Jugosllavi Kovaēiē hyri nė lidhje me shėrbime zbulimi tė huaja, tė cilat e ndihmuan pėr tė dezertuar nga ushtria jugosllave, fakte, tė cilat dolėn nė procesin gjyqėsor tė agjentes Erika Milutin”.
    Po ashtu nė Notėn Verbale theksohet se: “Ndėr tė tjera nė dėshminė e Karel Kovaēiēit pėrmendet Nėnlejtnant Drago Blazeviē, me te cilin ka komunikuar dhe ky i fundit i ka thėnė se “minaheqėset me mina u nisėn nga Sibeniku pėr nė Gjirin e Kotorrit nė datėn 17 ose 18 tetor 1946 pėr tė pėrmbushur njė mision tė rėndėsishėm”. Nė Marinėn Jugosllave nuk ekziston ndonjė person i quajtur Drago Blazeviē”.
    Dėshmia e Kovaēiēit ishte kategorike dhe pėrpiqej tė shfaqej si e pakontestueshme. Ajo ngjalli shumė debate nė proces. Gjyqtari ad hoc Dr. B. Ecer, pėrfaqėsuesi i Shqipėrisė nė gjyq Pierre Cot dhe Kundėradmirali Raymond Moullec, ishin tė parėt qė e kundėrshtuan. Nė kėtė dėshmi tė dyshimtė ata argumentuan me fakte sidomos pasaktėsitė qė lidheshin me mundėsitė logjistike tė operacionit tė marrjes sė minave nė Panikovaē Cove si dhe pamundėsisė sė vrojtimit tė Panikovaē Cove midis orės 16:20 dhe 17:35, pasi Panikovaē Cove gjendet nė drejtimin perėndimor tė shtėpisė sė Kovaēiēit dhe se nė datėn 17 tetor 1946 dielli perėndoi nė orėn 17:15. Sipas dy avokatėve, periudha kohore nė tė cilėn Kovaēiē pretendon se kishte parė minaheqėset tė ngarkoheshin me mina nuk e lejonte kėtė tė fundit tė identifikonte minat edhe pse moti ishte pa re dhe relativisht i kthjellėt. Pėr tė vėrtetuar thėniet e Kovaēiēit, trupi gjykues me urdhrin e datės 17 dhjetor 1946 dėrgoi pėr tė bėrė hetime nė Portin Detar tė Sibenikut grupin e ekspertėve detar tė pėrbėrė nga Kundėradmiral S. A. Forshel, Marina Mbretėrore Suedeze dhe Kapiten i Rangut tė Dytė S. J. W. Elfferich, Marina Mbretėrore Norvegjeze. Qėllimi i Grupit te eksperteve ishte verifikimi i thėnieve tė Karel Kovaēiē mbi ngjarjen e datės 17 tetor 1946.
    Grupi eksperteve mbėrriti nė Sibenik nė datėn 17 janar 1946. Gjatė hetimit ai u pėrqendrua nė mundėsitė logjistike, qė kishte Panikovaē Cove dhe bankinat nė afėrsi tė saj pėr furnizim me mina tė dy minaheqėseve si dhe pėr tė vėrtetuar nėse kishte qenė e mundur nė datėn 17 tetor 1946 tė vėzhgohej nga tarraca e shtėpisė sė Kovaēiēit operacioni i furnizimit me mina i minaheqėseve Mljet dhe Meljine.
    Nė pėrfundim, grupi i ekspertėve i mbėshtetur edhe nė testin e dukshmėrisė tė bėrė nė Portin e Sibenikut, nė datėn 8 Shkurt 1948 depozitoi pranė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė raportin mbi hetimet e bėra. Lidhur me mundėsinė e vėzhgimit tė operacionit tė furnizimit me mina Grupi i Ekspertėve raportoi se: ”Duke supozuar se anijet e Klasit ”M” ishin nė Panikovaē Cove dhe u larguan prej saj mbas perėndimit tė diellit, vėzhgimet e bėra nė Sibenik na mundėsuan konkluzionet qė vijojnė:
    A. Anijet e Klasit ”M” mund tė pėrdoren pėr operacione minimi. Tunelet mund tė magazinojnė mina tė tipit GY.
    B. Nuk ka rėndėsi se ku dhe si ishin bregėzuar anijet e Klasit ”M” nė Panikovaē Cove, por: nė orėn 16:15 tė datės 19 tetor 1946 ka qenė e mundur nga ēdo drejtim tė vėzhgoheshin anijet dhe furnizimi i tyre me mina. Nė orėn 17:35 tė se njėjtės ditė ka qenė e pamundur pėr dėshmitarin Kovaēiē pėr tė vėzhguar ndonjė gjė, pavarėsisht ku ishin bregėzuar anijet nė Panikovaē Cove”.


    DEKLARATA E ZHIVAN PAVLOVIT


    Pėr tė qenė sa mė bindėse nė padinė e saj ndaj Shqipėrisė pala britanike nuk ishte mjaftuar vetėm me dėshminė e Kovaēiēit, i cili pretendonte se kishte parė nga shtėpia e tij fillesat e operacionit pėr minimin e Kanalit tė Korfuzit. Zyrtarėt e Londrės qė merreshin me ēėshtjen e incidentit mė datėn 10 dhjetor 1948, i kishin marrė nė kushte tė dyshimta njė deklaratė ish-ushtarakut tjetėr nga Jugosllavia tė quajtur Zhivan Pavlov, i cili dėshmonte se nė 27 Tetor 1946 kishte parė njė luftanije jugosllave tė Klasit ”M” nė Boka Kotorska (Gjiri i Kotorrit). Nė deklaratėn e tij Pavlov shkruante se “Pamshmėria ishte e mirė dhe ne e dalluam anijen, ishte njė minavėnėse e Klasit “Meljine”. Une e njoh kėtė tip anije, pasi kisha shėrbyer nė Marinėn Mbretėrore pėrpara luftes. Si njė nxėnės nė njė nga shkollat mė tė mira tė oficerėve, unė kisha shėrbyer nė kėtė tip anije dhe kisha vizituar anije tė sė njėjtit klas. Unė jam shumė i sigurt se anija qė pashė atė ditė nė Gjirin e Kotorit ishte anije e Klasit “Meljine””.
    Nė fakt, edhe pse disa pjesė tė dėshmisė tė Kovaēiēit tingėllonin tė vėrteta, provat e tij se anijet jugosllave ishin furnizuar me mina ne Sibenik rreth datės 18 tetor 1946 dhe ishin kthyer disa ditė mė pas pėr trupin gjykues “nuk ishin tė mjaftueshme ligjėrisht pėr tė vėrtetuar se kėto dy anije kishin vendosur minat nė ujėrat shqiptare”.
    Gjatė shqyrtimit tė dėshmisė sė Zhivan Pavlov, Trupi Gjykues konfirmoi se ishte e panevojshme dėgjimi i saj nė seancė publike dhe nuk e mori atė asnjėherė nė konsideratė, duke e shpėrfillur si njė thashethemnajė tė sajuar pėr motive tė dyshimta.


    Kush ishin dy dėshmitarėt jugosllavė:


    Karel Kovaēiē. Lindi nė Lubjanė mė 30 korrik 1914. Hyri nė Akademinė e Detarisė tė Jugosllavisė nė 1 tetor 1933. Gjatė Luftės, u internua nė disa kampe pėrqendrimi nė Itali. Pas ēlirimit tė vendit iu bashkua pėrsėri Marinės Mbretėrore Jugosllave, e cila e dėrgoi me mision nė Taranto (Itali) dhe mė pas nė Maltė. Nė 14 mars 1944 u gradua Kapiten i Rangut tė Tretė. Nė vijim shėrbeu nė Marinėn Federale Jugosllave, si navigator dhe minjor nė anijet minakėrkuese. Nė 6 tetor 1947 Kovaēiē u arratis nga Jugosllavia dhe u vendos nė Angli.
    Zhivan Pavlov. Lindur mė 16 mars 1916. Ish-marinar i Marinės Tregtare Mbretėrore Jugosllave. Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore u burgos nga gjermanėt nė Kampin e Pėrqendrimit pranė Greisffald, nė Poloni. Nė vitin 1945 u fut pėrsėri nė Marinėn Tregtare tė Federatės Jugosllave, por u arratis nga anija nė Trieste nė 25 tetor 1948, pasi siē shprehet nė dėshminė e tij “nuk kisha simpati pėr regjimin nė Jugosllavi”. Autoritetet jugosllave e kanė akuzuar vazhdimisht si dezertor dhe si njeri tė dyshimtė nė marrėdhėnie me shėrbimet e huaja.


    “T’i paguhen 843.947 stėrlina Anglisė”

    Shqipėria ėshtė pėrgjegjėse, nė pėrputhje me tė drejtėn ndėrkombėtare, pėr shpėrthimet e ndodhura nė datėn 22 tetor 1946 nė detin e saj territorial, si dhe pėr dėmet dhe humbjet e jetėve njerėzore tė shkaktuara. Pėr kėtė Shqipėria ka detyrimin t’i paguajė kompensim Mbretėrisė sė Bashkuar”. “E ndėrsa Gjykata e Hagės pėrmbyllte kėshtu pjesėn mė tė rėndėsishme tė ēėshtjes, mė tej do tė dialogohej gjatė lidhur me ēėshtjen e kompensimit nga ana e Shqipėrisė pėr dėmet e shkaktuara nė Kanalin e Korfuzit marinės sė Britanisė sė Madhe.

    KOMPENSIMI

    Nė padinė e paraqitur nga pala britanike, i kėrkohej Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė, qė pėr shkak tė shkeljes sė tė Drejtės Ndėrkombėtare, Shqipėria duhet tė jetė pėrgjegjėse pėr pagesėn nė formė kompensimi nė masėn 875.000 sterlina, pėr dėmet dhe humbjet e jetėve njerėzore tė shkaktuara nė incidentin e 22 tetorit 1946 nė Kanalin e Korfuzit.
    Pala shqiptare kundėrshtoi me pretendimin se nuk ishte nėn juridiksionin e kėtij trupi gjykues pėrcaktimi i masės sė kompensimit, nė referencė tė Marrėveshjes sė Veēantė. Ndėrkaq, Trupi Gjykues vlerėsoi se kishte kompetencė jo vetėm pėrcaktimin e detyrimit pėr kompensim, por edhe masėn e kompensimit. Ai e mbėshteste kėtė nė Vendimin e Gjykatės sė Pėrhershme tė Drejtėsisė tė datės 19 gusht 1929 mbi “Rastin e Zonės se Lirė”, gjatė sė cilės Trupi Gjykues vlerėsoi se “nė rast paqartėsie, klauzolat e Marrėveshjes sė Veēantė mbi tė cilin mbėshtetet procesi gjyqėsor, nėse nuk pėrfshijnė kundėrshti nė argumentet e tyre, duhet tė merret nė konsideratė nė mėnyrė tė tillė qė efekti i klauzolave tė jetė i pėrshtatshėm”.
    Rezoluta e Kėshillit tė Sigurimit e 9 prillit 1947 rekomandonte qė palėt duhet tė ēojnė “kundėrshtitė” e tyre menjėherė nė Gjykatė dhe sipas opinionit tė Trupit Gjykues, kjo rezolutė do tė bėnte zgjidhjen e plotė tė kundėrshtive.
    Pas pozicioneve katėrēipėrisht tė kundėrta tė palėve, Shqipėria paraqiti kundėrpadinė paraprake nė proces. Mbi kėtė bazė u komunikua vendimi i gjykatės i datės 25 mars 1948. Po atė ditė pėrfaqėsuesi i palės shqiptare njoftoi Trupin Gjykues pėr arritjen e Marrėveshjes sė Veēantė midis palėve, duke komentuar se “nė rrethanat e krijuara ėshtė thelbėsore arritja e Marrėveshjes sė Veēantė mbi tė cilin tė gjithė procedurat do tė mbėshteten”, duke vijuar se “ashtu siē e kam thėnė nė shumė raste, synimi i Qeverisė sė Shqipėrisė ėshtė tė respektojė Rezolutėn e OKB-sė tė datės 9 prill 1947, nė kuadrin e sė cilės edhe kjo Marrėveshje e Veēantė i ėshtė drejtuar Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė”.
    Kur Qeveria e Shqipėrisė dorėzoi kundėrpadinė, mbi tė cilin u hap procesi gjyqėsor mbi ligjshmėrinė e akuzės sė Britanisė sė Madhe, ajo nuk synonte kufizimin e padisė, apo juridiksionin e Trupit Gjykues mbi kundėrshtitė, por vetėm barazinė e palėve nėpėrmjet zėvendėsimit tė padisė sė njėanshme me Marrėveshje tė Veēantė dypalėshe. Gjatė shqyrtimit tė akuzės sė pėrfaqėsuesit shqiptar pėr dhunimin e sovranitetit tė Shqipėrisė nga anijet britanike nė datėn 22 tetor 1946 dhe 12-13 nėntor 1946, trupi gjykues shtroi pyetjen: “A ka ndonjė detyrim Britania e Madhe pėr tė pėrmbushur?”. Pėrgjigjja nga pala shqiptare ishte e natyrshme dhe pa ekuivok “pėrderisa nuk ka pasur dėme, Shqipėria nuk pretendon pėr ndonjė shumė tė hollash”, duke pėrfunduar se “ēfarė ne presim nga Trupi Gjykues ėshtė vlerėsimi i tij nga pikėpamja juridike”.
    Mbėshtetur mbi kėto argumente Trupi Gjykues arriti nė pėrfundimin se “ai ka kompetenca pėr pėrcaktimin e masės sė kompensimit qė Qeveria e Shqipėrisė i detyrohet Britanisė sė Madhe, por, kjo masė nuk mund tė pėrcaktohet nga ky proces gjyqėsor, pasi Qeveria e Shqipėrisė ende nuk ka pėrcaktuar termat mbi tė cilat kundėrshton shumėn e pretenduar nga Britania e Madhe dhe Britania e Madhe ka paraqitur shumėn qė pretendon, por jo provat pėr tė vėrtetuar atė”.

    VENDIMI

    Nė 17 nėntor 1949, Gjykata e Hagės, mbėshtetur nė vendimin e saj tė datės 9 Prill 1949, mori nė shqyrtim vlerėsimin e masės sė kompensimit qė Republika e Shqipėrisė i detyrohej Britanisė sė Madhe pėr dėmet dhe humbjet njerėzore tė shkaktuara nga shpėrthimet e datės 22 tetor 1946. Procesi nuk pati debat, pasi pala shqiptare nuk dėrgoi pėrfaqėsues gjatė shqyrtimit tė ēėshtjes. Fillimisht Trupi Gjykues shqyrtoi njė letėr tė dėrguar nga autoritetet shqiptare, e cila paraqiste opinionin e Qeverisė sė Shqipėrisė se pėrcaktimi i masės sė kompensimit nuk ishte kompetencė e kėsaj gjykate. Pėrkundėr kėtij pretendimi, trupi gjykues vendosi se “pėrcaktimi i masės sė kompensimit ėshtė kompetencė e tij dhe se vendimi ėshtė i detyrueshėm pėr Republikėn e Shqipėrisė”. Nė vazhdim u operua me shqyrtimin e kėrkesės sė palės britanike, e cila e kishte detajuar pretendimin e saj nė disa zėra, ku binte nė sy kėrkesa e Londrės pėr ta penalizuar vendin tonė me shumėn 50.048 sterlina, vetėm nė respekt tė sė vdekurve dhe tė plagosurve gjatė incidentit tė 22 tetorit 1946 nė Kanalin e Korfuzit. Nė pėrfundim tė seancės trupi gjykues vendosi qė Republika e Shqipėrisė i detyrohej tė kompensonte Mbretėrinė e Bashkuar nė masėn 843.947 sterlina. Ishte kjo njė shumė tė cilėn shteti shqiptar nuk e pranoi asnjėherė, ndėrkohė qė nė asnjė rrethanė nuk pranoi dhe pėrgjegjėsinė e incidentit tė 22 tetorit 1946.

    vijon nesėr


    Ēfarė shprehte vendimi i trupit gjykues i 9 prillit 1949


    “Minat nė Kanalin e Korfuzit u vendosėn nga shqiptarėt. Sė paku, me dijeninė e tyre”. Pėrkundėr argumentit tė britanikėve, pėrfaqėsuesit e Shqipėrisė nė Gjykatėn e Hagės, kundėrshtuan akuzėn dhe denoncuan Britaninė pėr shkeljen e sovranitetit kombėtar. Nė proces, tė dyja palėt paraqitėn pozicione katėrēipėrisht tė kundėrta. Nė pėrfundim tė shqyrtimit tė ēėshtjeve tė debatueshme midis palėve, trupi gjykues nė pasditen e 9 prillit 1949 mori vendimin e parė.

    1. Me 11 vota pro dhe 4 kundėr vendosi: Republika e Shqipėrisė nė pėrputhje me tė drejtėn ndėrkombėtare ėshtė pėrgjegjėse pėr shpėrthimet e ndodhura nė datėn 22 tetor 1946 nė detin territorial tė Shqipėrisė, si dhe pėr dėmet dhe humbjet njerėzore tė shkaktuara;

    2. Me 10 vota pro dhe 6 kundėr paraqiti rezerva pėr shqyrtimin e vlerėsimit tė masės sė kompensimit dhe rregulloi procedurat pėr kėtė ēėshtje me njė urdhėr tė nxjerrė po sot;

    Nė lidhje me pyetjen e dytė tė Marrėveshjes sė Veēantė tė datės 25 mars 1948:

    1. Me 14 vota pro dhe 2 kundėr vendosi: Mbretėria e Bashkuar nuk e dhunoi sovranitetin e Republikės Popullore tė Shqipėrisė me veprimet e Marinės Britanike nė detin territorial tė Shqipėrisė nė datėn 22 tetor 1946;

    2. Me unanimitet (16 vota pro) vendosi: Me veprimet e Marinės Britanike gjatė operacionit tė datės 12-13 nėntor 1946 nė detin territorial tė Shqipėrisė, Britania e Madhe ka dhunuar sovranitetin e Republikės sė Shqipėrisė dhe se ky deklarim i Trupit Gjykues pėrbėn pėrmbushjen e pranueshme tė detyrimeve.

    Panorama
    26 mars 2009

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Si i shpėrfilli Shqipėria vendimet e Hagės pėr incidentin e Korfuzit

    Artur Meēollari

    Nė asnjė rrethanė Shqipėria nuk mund tė penalizohet pėr ngjarjen e 22 tetorit ‘46 nė Kanalin e Korfuzit! Kategorik nė qėndrimin e vet gjatė procesit nė Gjykatėn e Hagės, pėrfaqėsuesi shqiptar kėmbėnguli tė argumentojė tė kundėrtėn e akuzave nė adresė tė vendit tonė lidhur me pėrgjegjėsitė pėr incidentin e rėndė me ujėrat detare nė afėrsi tė Sarandės. Pavarėsisht kėtij qėndrimi, trupi gjykues nė pėrmbyllje tė ballafaqimit maratonė komunikoi vendimet pėrkatėse nė tė cilat fajėsohej Shqipėria, e cila ndėrkaq detyrohej tė dėmshpėrblente Britaninė e Madhe pėr viktimat dhe pasojat e shpėrthimit nė Kanalin e Korfuzit. Por edhe kur do tė binte sipari i procesit tė bujshėm, vendi ynė do vazhdonte ta shpėrfillte zyrtarisht verdiktin e Hagės. Kjo situatė do tė vazhdonte gati 40 vjet, pėr tė reflektuar pas viteve ‘90 me njohjen dhe zbatimin e vendimeve tė Gjykatės sė Hagės. Nė mesin e viteve ‘90 qeveria shqiptare mė nė fund do tė bėnte dhe lėvrimin e shumės tė pėrcaktuar pėr kompensimin e pasojave nga ky incident. Ndėrkaq, prej vitesh do tė debatohej gjatė pėr argumentet dhe dilemat qė shoqėruan procesin gjyqėsor pėr pėrcaktimin e pėrgjegjėsive dhe fajėsisė pėr ngjarjen e 22 tetorit ‘46...


    E DREJTA E PA SANKSIONUAR

    Analiza e vendimeve tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė pėr Incidentin e Kanalit tė Korfuzit ėshtė shfaqur gjithnjė si njė proces i vėshtirė dhe i ndėrlikuar. Sot, mbas rreth 60 vitesh, njė nga vėshtirėsitė mė tė mėdha qėndron nė faktin se nė vitin 1946 e drejta ndėrkombėtare publike, veēanėrisht ajo qė lidhet me tė drejtėn e detit mbėshtetej kryesisht mbi tė drejtėn zakonore ndėrkombėtare. Tentativa e parė pėr kodifikimin e sė drejtės ndėrkombėtare tė detit u bė nė vitin 1958, e cila rezultoi tė ishte e pasuksesshme. Tentativa e dytė, e cila pėrfshiu rreth 13 vjet negociata, u konkludua me fillimin e firmosjes sė Konventės sė OKB-sė pėr tė drejtėn e Detit, nė Montego Bay tė Xhamajkės nė vitin 1982 dhe qė hyri nė fuqi nė nėntor tė vitit 1994.
    Po ashtu, e drejta ndėrkombėtare mbi konfliktet e armatosura, nė vitin 1946 mbėshtetej kryesisht mbi tė drejtėn zakonore. Megjithatė, pėrpara Luftės sė Parė Botėrore kishte nisur kodifikimi i pjesshėm i saj, siē ishin Konventat e Hagės tė vitit 1907 etj. Kodifikimi mė i plotė i sė drejtės ndėrkombėtare pėr konfliktet e armatosura u bė gjatė vitit 1949 me Konventat e Gjenevės dhe mė pas me protokollet shtesė.
    Pra, nė vitin 1946 e drejta ndėrkombėtare e detit mbėshtetej kryesisht mbi tė drejtėn zakonore, dhe kjo ėshtė edhe arsyeja pėrse Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė gjatė procesit gjyqėsor pėr incidentin e Kanalit tė Korfuzit nė pėrgjithėsi nuk i referohet ndonjė konvente apo protokolli, por thjesht traditės mbi regjimin ndėrkombėtar detar.


    DILEMAT E VENDIMIT


    Qysh nga mbyllja e procesit tė gjykimit tė incidentit tė Korfuzit, debatet e analizat pėr mėnyrėn si u operua pėr tė nxjerrė pėrgjegjėsit e fajtorėt e ngjarjes sė rėndė janė shoqėruar me argumente e dilema, tė cilat kanė qenė thelbėsore pėr kontrollin e tėrthortė tė provave tė prezantuara nė proces. Njė interpretim i kujdesshėm i tyre mund tė tė ēojė nė disa nė pėrfundime tė besueshme.

    1. A ėshtė Kanali i Korfuzit ngushticė ndėrkombėtare nė kuptimin juridik?
    2. A u respektua nga luftanijet britanike e drejta e kalimit paqėsor gjatė lundrimit tė tyre nė detin territorial tė Shqipėrisė nė datėn 22 tetor 1946?
    3. A kishte tė drejtė Shqipėria tė pezullonte tė drejtėn e kalimit paqėsor pėr anijet e huaja nė detin e saj territorial, duke pėrfshirė edhe Kanalin e Korfuzit?
    4. Cili ishte statusi i forcave ushtarake britanike nė raport me Shqipėrinė nė vitin 1946?
    5. A u provua fajėsia e Shqipėrisė pėr shpėrthimet mbi luftanijet britanike tė ndodhura nė detin e saj territorial nė datėn 22 tetor 1946?
    6.Cila do tė ishte pėrgjegjėsia e atij shteti qė vendosi minat qė shkaktuan shpėrthimet mbi luftanijet britanike nė datėn 22 tetor 1946?
    Si pėrfundim, nga analiza e rrethanave qė mbizotėronin statusin ligjor tė Kanalit tė Korfuzit, situatėn midis shteteve kufitare nė konflikt, rrethanat e pėrfshirjes sė Britanisė sė Madhe nė rajonin e Kanalit tė Korfuzit dhe raportet e saj me Shqipėrinė, si dhe vlerėsimit tė lundrimit tė kryer nga luftanijet e forcave detare britanike nė datėn 22 tetor 1946 mund tė themi se:
    Statusi i Kanalit tė Korfuzit: Kanali i Korfuzit, mbėshtetur nė tė drejtėn zakonore ndėrkombėtare tė detit nuk plotėson kriteret gjeografike pėr t’u klasifikuar jurdikisht si ngushticė ndėrkombėtare. Ai nuk lidh dy dete ndėrkombėtare dhe nuk pėrbėn rrugėn mė tė shkurtėr pėr lundrim.
    Statusi i kalimit paqėsor nė Kanalin e Korfuzit: Pėr shkak tė mosklasifikimit juridik si ngushticė ndėrkombėtare, anijet e huaja nuk gėzojnė tė drejtėn e kalimit paqėsor nėpėr Kanalin e Korfuzit. Kjo e drejtė ekziston vetėm pėr anijet, tė cilat pėrdorin (hyjnė ose dalin) nga njė nga portet qė gjendet nė Kanalin e Korfuzit.
    E drejta e pezullimit tė kalimit paqėsor nė detin territorial: Pėr shkak tė situatės sė luftės midis Shqipėrisė dhe Greqisė tė dyja vendet nė pėrputhje me tė drejtėn ndėrkombėtare mbi konfliktet e armatosura gėzonin tė drejtėn e pezullimit tė kalimit paqėsor nėpėr detin e tyre territorial nė Kanalin e Korfuzit.
    Statusi i kalimit paqėsor tė anijeve britanike: Edhe nėse nė datėn 22 tetor 1946 luftanijet britanike do tė gėzonin tė drejtėn e kalimit paqėsor nėpėr Kanalin e Korfuzit, pėrsėri ato dhunuan sovranitetin e Republikės sė Shqipėrisė. Lundrimi i luftanijeve britanike nuk u bė nė kushtet e kalimit paqėsor, pasi lundrimi nuk ishte i vijueshėm, i pandėrprerė dhe kalim nė rrugėn mė tė shkurtėr pa hyrė nė detin e brendshėm tė Shqipėrisė, artileria e luftanijeve ishte e drejtuar ndaj tokės shqiptare dhe pėrpara shpėrthimeve ata ishin tė angazhuar nė operacione zbulimi kundėr mbrojtjes bregdetare tė Shqipėrisė.
    Statusi i sigurisė nė rajonin e Kanalit tė Korfuzit: Rajoni i Kanalit tė Korfuzit nė datėn 22 tetor 1946 ishte njė zonė luftimesh, pasi Shqipėria dhe Greqia ishin nė gjendje lufte qysh nga viti 1940 dhe nė terren zhvilloheshin luftime tė vazhdueshme nė formėn e provokacioneve kufitare, si dhe forcat e armatosura tė tė dy vendeve ishin nė gjendje gatishmėrie.
    Statusi ligjor nė rajon. Rajoni i Kanalit tė Korfuzit nė datėn 22 tetor 1946, pėr shkak tė gjendjes sė luftės midis Shqipėrisė dhe Greqisė, nuk qeverisej mė nga e drejta zakonore ndėrkombėtare e detit, e cila aplikohet nė kohė paqe, por nga e drejta ndėrkombėtare pėr konfliktet e armatosura, e cila aplikohet nė njė rajon tė caktuar luftimesh tė njė konflikti ndėrkombėtar, juridikisht tė pranuar nga kjo e drejtė.
    Statusi i anijeve britanike. Anijet britanike nė datėn 22 tetor 1946 pėrbėnin objektiva ushtarake tė ligjshėm pėr forcat ushtarake tė Shqipėrisė, pasi Britania e Madhe kishte humbur statusin e neutralitetit, duke u bėrė palė nė konflikt nė aleancė me Greqinė. Rėnia nė minė e anijeve britanike nuk pėrbėn dhunim tė sė drejtės ndėrkombėtare mbi konfliktet e armatosura, pasi ato nuk zotėronin statusin e objektivit tė mbrojtur ose tė veēantė tė parashikuar nga kjo e drejtė.
    Kush i vendosi minat? Pėr aq kohė sa nuk ka prova direkte qė implikojnė njė shtet nė vendosjen ose nė njohjen e vendosjes sė minave, nuk mund tė ketė fajtor dhe pėrgjegjės. Vendosja e minave detare nė kohė lufte ėshtė operacion ushtarak i justifikuar, si i tillė ato mund tė jenė vendosur nga njėra nga palėt nė konflikt, dhe ėshtė i justifikuar nga e drejta ndėrkombėtare pėr konfliktet e armatosura. Shqipėria, Greqia dhe Britania e Madhe nuk mund tė jenė pėrgjegjėse, edhe nėse njėra nga ato i kishte vendosur minat. Anijet ushtarake tė vendeve jo neutrale janė objektiva ushtarake tė ligjshme.
    Statusi i njoftimit: Pavarėsisht se vendosja e minave ishte e justifikuar nė pėrputhje me tė drejtėn ndėrkombėtare pėr konfliktet e armatosura, kush i ka vendosur minat duhet tė kishte njoftuar nė rrugė diplomatike prezencėn e rrezikut nga minat tė gjitha anijet dhe shtetet.
    Mundėsia e pėrdorimit tė hilesė. Nėse njė nga palėt nė konflikt, apo njė palė tjetėr jo nė konflikt, ka vendosur minat duke shfrytėzuar pėrdorimin e objektivave me status tė mbrojtur (anije tregtare), kjo pėrbėn pėrdorimin e hilesė si metodė jo e ligjshme nė luftė dhe dhunim tė sė drejtės ndėrkombėtare pėr konfliktet e armatosura.
    Nevoja pėr kompensim: Anijet britanike ishin objektiva plotėsisht ushtarake dhe nuk mund tė ketė kompensim, pasi goditja e tyre ėshtė e justifikueshme. Nė kushtet e mungesės sė njoftimit tė rrezikut nga minat, si dhe pėrdorimit tė supozuar tė hilesė, nė rast se nė minė do tė kishin rėnė objektiva civile ose me status tė mbrojtur, vendi qė i kishte vendosur mbante pėrgjegjėsi dhe duhet t’i kompensonte.


    MJEGULLA POLITIKE


    Autoritetet shqiptare, duke nisur qysh nga data 22 tetor 1946 demonstruan inkompetencė nė trajtimin e ēėshtjes mbi incidentin e Kanalit tė Korfuzit, sė pari nė aspektin diplomatik, pasi pėrfaqėsuesit e saj treguan mungesė tė theksuar kapacitetesh juridike lidhur me njohjen e sė drejtės zakonore ndėrkombėtare tė detit dhe atė tė konflikteve tė armatosura. Kjo solli qė Britania e Madhe, ekspertiza juridike e pėrfaqėsuesve tė sė cilės nė gjyq ishte shumė herė mė e lartė, tė zhvendosi vėmendjen e palės shqiptare dhe trupit gjykues, duke izoluar incidentin nga mjedisi nė tė cilin ai ndodhi dhe tė trajtojė atė nė kontekstin e sė drejtės zakonore ndėrkombėtare nė kohė paqe.
    Nga analiza e provave dhe interpretimeve tė bėra nė proces, spikat dukshėm mungesa e vullnetit tė trupit gjykues pėr verifikimin e tėrthortė tė fakteve e provave tė paraqitura, gjė qė pasoi me marrjen e vendimeve tė diskutueshme e tė pabalancuara, por tė pėrshtatshme me konjukturėn ndėrkombėtare dhe raportet e fuqive tė kohės nė prag tė Luftės sė Ftohtė.
    Ndėrkaq, reflektimi rreth pėrcaktimit tė vendndodhjes sė anijeve H.M.S. Saumarez dhe H.M.S. Volage, tė cilat ranė nė zonė tė minuar, vėrteton saktėsisht se shpėrthimi nuk ndodhi nė rrugėkalimin ndėrkombėtar tė Kanalit tė Korfuzit, por nė afėrsi tė Qytetit tė Sarandės (Port Edda), gjė qė e bėn tė diskutueshėm penalitetin pėr palėn shqiptare. Nė kėtė linjė ėshtė edhe pėrcaktimi i studiuesit ushtarak qė pas kaq vitesh e vlerėson incidentin “Provokacioni i Port Edda”. Sidoqoftė, gjykimin subjektiv tė Hagės e ndihmoi nė njė farė mėnyre edhe pjesėmarrja e Shqipėrisė nė proces, prania e sė cilės ka qenė njė vendim jo racional. Nė atė periudhė vendi ynė nuk kishte kapacitete juridike, pėr shkak tė mungesės sė ekspertizės mbi tė drejtėn ndėrkombėtare tė detit, ca mė tepėr qė nuk kishte detyrimin ligjor tė pėrfaqėsohej, pasi ende nuk ishte pranuar anėtare e OKB-sė.
    Sot, 60 vjet nga vendimi i Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė mbi incidentin e Kanalit tė Korfuzit, janė hedhur shumė opsione pėr ta rishikuar me gjakftohtėsi procedurėn e gjykimit i penalizoi pa prova tė mjaftueshme financiarisht dhe mbi tė gjitha moralisht njė popull tė tėrė. Nė institucionet e shtetit ka dokumente ende tė panjohura, tė cilat kanė nevojė pėr t’u riinterpretuar nga specialistėt e historianėt. Pasiviteti dhe indiferenca nė trajtimin e kėsaj ēėshtje, do tė vazhdojė tė na mbajė tė mbėrthyer nė bunkerin e fajėsisė sė paprovuar. Tashmė qė mjegulla politike ėshtė davaritur, ka vend qė edhe Britania e Madhe tė angazhohet nė ripozicionimin ndaj kėsaj ngjarje. Ky reflektim i Londrės, patjetėr qė nuk mund tė ndryshojė asgjė nė vendimin e Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė, por do tė jetė njė akt kalorėsie me vlera morale. Ndėrgjegjja e njė kombi nuk mund tė vihet nė dyshim, dhe aq mė tepėr tė gjykohet pa prova tė mjaftueshme, pavarėsisht se kush e pėrfaqėson atė dhe cili ėshtė legjitimiteti i pėrfaqėsimit tė lidershipit tė tij.


    Incidenti: Dėmshpėrblim Anglisė 843.947 sterlina

    Nė 17 nėntor 1949, Gjykata e Hagės, mbėshtetur nė vendimin e saj tė datės 9 prill 1949, mori nė shqyrtim vlerėsimin e masės sė kompensimit qė Republika e Shqipėrisė i detyrohej Britanisė sė Madhe pėr dėmet dhe humbjet njerėzore tė shkaktuara nga shpėrthimet e datės 22 tetor 1946. Procesi nuk pati debat, pasi pala shqiptare nuk dėrgoi pėrfaqėsues gjatė shqyrtimit tė ēėshtjes. Fillimisht trupi gjykues shqyrtoi njė letėr tė dėrguar nga autoritetet shqiptare, e cila paraqiste opinionin e Qeverisė sė Shqipėrisė se pėrcaktimi i masės sė kompensimit nuk ishte kompetencė e kėsaj gjykate. Pėrkundėr kėtij pretendimi, trupi gjykues vendosi se, “pėrcaktimi i masės sė kompensimit ėshtė kompetencė e tij dhe se vendimi ėshtė i detyrueshėm pėr Republikėn e Shqipėrisė”. Nė vazhdim u operua me shqyrtimin e kėrkesės sė palės britanike, e cila e kishte detajuar pretendimin e saj nė disa zėra, ku binte nė sy kėrkesa e Londrės pėr ta penalizuar vendin tonė me shumėn 50.048 sterlina, vetėm nė respekt tė tė vdekurve dhe tė plagosurve gjatė incidentit tė 22 tetorit 1946 nė Kanalin e Korfuzit. Nė pėrfundim tė seancės trupi gjykues vendosi qė Republika e Shqipėrisė i detyrohej tė kompensonte Mbretėrinė e Bashkuar nė masėn 843.947 sterlina. Ishte kjo njė shumė tė cilėn shteti shqiptar nuk e pranoi asnjėherė, ndėrkohė qė nė asnjė rrethanė nuk pranoi dhe pėrgjegjėsinė e incidentit tė 22 tetorit 1946.


    Zyrtaret ne proces


    Pėrfaqėsuesit britanikė
    a. W.E.Beckett, Kėshilltar Ligjor nė Ministrinė e Jashtme.
    b. Hartley Shawcross, Prokuror i Pėrgjithshėm.
    c. Frank Soskice, Ekspert i tė drejtės ndėrkombėtare.
    d. C.H.M. Waldock, Profesor nė Universitetin e Oxford-it.
    e. R.O. Wilberfpre
    f. J. Mervyn Jones
    g. M. E. Reed, Zyra e Prokurorit tė Pėrgjithshėm.

    Pėrfaqėsuesit shqiptarė
    a. Kahraman Ylli, Pėrfaqėsues Zyrtar nė Gjyq
    b. Behar Shtylla, Ambasador i Shqipėrisė nė Paris
    c. Pierre Cot, Profesor i sė Drejtės nė Francė
    d. Maitre Marc Nordmann, Anėtar i Klubit tė Parisit
    e. Maitre Paul Villard, Anetar i Klubit tė Parisit.

    Dėshmitarėt
    Britanikė:
    a. Kapiteni i Rangut tė II E.R.D. Sworder, Marina Mbretėrore,
    b. Karel Kovacic, ish-Kapiteni i Rangut tė III, Marina Jugosllave;
    c. Kapiteni i Rangut tė I W.H. Selby, Marina Mbretėrore
    d. Kapiteni i Rangut tė II R.T. Paul, Marina Mbretėrore,
    e. Kapiteni i Rangut tė III P.K. Lankester, Marina Mbretėrore,
    f. Kapiteni i Rangut tė II R. Mastre, Marina Franceze,
    g. Kapiteni i Rangut tė II Q.P. Whitford Marina Mbretėrore

    Shqiptarė:
    h. Kapiten Ali Shtino, Forcat Tokėsore
    i. Kapiten Arqile Polena, Forcat Tokėsore,
    j. Xhavit Muēa, ish-Nėnkryetar i Komitetit Ekzekutiv tė Sarandės,
    k. Kapiten i Rangut tė I, B.I. Ormanov, Marina Bullgare,
    l. Kundėradmiral Raymond Moullec, Marina Franceze,

    Panorama
    27 mars 2009

  6. #6
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Dokumenti XCU e verteton katerciperisht inkursionin ushtarak anglez kundrejt shqiptareve, dhe per kete duhet lavderuar sot pas 63 vjetesh sinqeriteti i arkivit anglez.

    Te gjithe tashme e dine qe shqiperia nuk ka me nje njolle te tille ne historine e saj. te pakten moralisht sepse fizikisht u demtuam financiarisht.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411

    Incidenti i Korfuzit, publikohen dokumentet sekrete

    Shteti britanik ka fshehur dokumentat sekrete ne lidhje me incidentin e Korfuzit ne 22 tetor te vitit 1946 ku humben jeten 44 marinare angleze, duke bere qe Shqiperia te shpallej fajtore ne ate kohe nga Gjykata e Hages.

    Revista e perjavshme MAPO ka publikuar per here te pare disa dokumenta origjinale te Marines Britanike, te cilat jane mbajtur te mbyllura ne arkivat britanike per rreth 50 vjet. Ne keto dokumenta shihet qarte se Marina Britanike kishte marre urdher jo thjesht te kalonte neper ujerat shqiptare, por per nje demostrim force dhe kunderpergjigje nese pala shqiptare do te reagonte.

    Keto dokumenta qe permbajne planin operacional te ndermarre nga Flota Britanike jane bere publike kohet e fundit edhe ne Angli, duke tejkaluar afatin ligjor te nxjerrjes se tyre nga periudha e konsideruar si “sekret shteteror”. Ne ate kohe, Qeveria Shqiptare u mbrojt me faktin se e kishte te pamundur minimin e Kanalit te Korfuzit.


    Megjithese gjykata e pranoi faktin se futja e anijeve luftarake angleze ne ujrat shqiptare ku ndodhi incidenti, ishte shkelje e sovranitetit te Shqiperise, vendimi perfundimtar e fajesoi vendin tone per incidentin. Kjo gje solli acarimin e marrdhenieve te dy shteteve, nderkohe qe Qeveria Angleze bllokoi arin e gjetur ne Gjermani pas Luftes se Dyte Boterore, nje pjese e te ciles ishte grabitur ne thesaret e bankave kombetare.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    50 vjet me radhe propaganda enveriste perdorte shpesh pallavren.. se.. e mo.. cben aleatet.. nje m.ut bėne se ne vete e cliruam.. anglezet dhe kur na hodhen ca kepuce me parashuta.. na i hodhen kepuce te nje kembe.. etjetj..

    nuku lan gje pa thene kunder aleatve.. e nuku lan njeri pa futur ne burg me dyshimin me te vogel se mos kish folur ndonje llaf me aleatat.. apo se mo degjonte fshehurazi.. radio aleatesh.. e edhe te ngratin mustafa gjinish.. organizatorin e vertete te talentuar te luftes nacional clirimtare.. organizatorin e vertete te pezes qofte si baze e ksaj lufte qofte si konferencen e pezes.. e ekzekutuan pikerisht se enver dushan milladini dyshuan mos ai coc fliste me aleatet..

    nejse.. vjen nje dite e regjimi enveristo ramizoist po.rdhi me te tera..dhe.. kopilat enveriste menjihere nxorren nga syndyku parullen.. ne mo.. po ne jemi antifashiste o zoterinj aleate..pra o shoke anglo amerikane.. ju kujtonet mo kur jeshem ne mal bashke.. jeshem ne nje llogore anti fashistore.. neve u rreshtuam krah jush o zoterinj anglo amerikane..si mo kini harruar ja cthot enveri inė se si ka bashkpunuar me juve e bente pllane bashk me ju kunder boshtit fashist.. etjetjetj.. dhe hallin ne kte ndrrim trake apo kasete te propagandes nuk e kishin se u hante palla per antifashizem..por qe ta benin grure me perendimin.. e qe duke u a kujtuar anglo amerikanve se ishim dikur aleate.. ju.. mo u beni me kte partine demokratike se eshte e perbere me bij fashistesh.. qe ne dje me ju i luftuam ata.. pra bashke ne lufte dikur e bashke te jemi dhe sote..

    dhe u piu uje ne fakt kjo pallaver e mencur..

    jan te zote ske c'u thua..

    dhe kur filluan te cojne karte ne perendim mbas 92 shit..keshtu i thoshin perendemit.. o perendim i dashur.. o ish bashk aleate ne luft kunderf fashizmit.. na ndihmoni se ki sali berisha fashisti ..po i fut ne burg veteranet anti fashiste..
    e keshen llafin per arrestimin qesharak qe ju be me salltanet e avokat.. ca biroistave.. pra ben karta deri ne shpi te bardhe e london.. per te mbrojtur.. "anti fashistet".. pra..ne fakt.. vrasesit me te tmerrshem te anti fashisteve.. nexho ramizet e birose se enverit..

    dhe u piu uje dhe kjo..

    bira ku.. rvash kishin qene ..
    e vazhdojne te jene..
    ja e kan gjetur tani ..
    me edvinin ne krye.. enveri sotem.. me hysni keno kapo gjinushin.. me sofo milo lazro paskalin.. me te shiturin ngjele.. qe do zevendesoje ndonje rita mark e spiro kolek nevzat hasnedar e me zabita e manush myfiter e pellumb xhufa te nexhmijes.. do bejne neser shtetin e tyre kanibal.. e me perendimin do ta ujdisin si enveri qe dinte ta ujdiste me sovietik e kinez e pastaj me ciaj ejat.. e asfalirat..

    mjeshtra..

    ..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 30-01-2010 mė 16:04

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-01-2010
    Postime
    8
    Ceshtja e Kanalit te Korfuzit eshte nga te paktat ceshtje qe studiohen ne shkollat e Drejtesise ne kuadrin e te Drejtes Nderkombetare!!!
    Mendoj se nje ceshtje tjeter shume interesante eshte edhe ceshtja e Arit Shqiptar qe u vodh nga italianet e me pas gjermanet gjate Luftes se Dyte Boterore e qe ju rikthye Shqiperise pas vendosjes se demokracise ne vendin tone!!!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    unkas..

    kush te tha ty se ari u vodh nga italianet..?
    ku e gjete kte pallaver..

    kur nuk dini cka po hini.. neper tema qe sjan per ju..

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-01-2010
    Postime
    8

    Brari

    Jam njohes i mire i historise dhe se drejtes, keshtu qe pak me me kujdes kur i drejtohesh dikujt...
    se pari, nuk e kam fjalen per arin qe mori Mbreti Zog kur u largua nga Shqiperia ne fillim te luftes se Dyte Boterore , sepse shpeshhere me kete e ngaterrojne njerezit!
    se dyti, eshte shume e vertete kjo qe sapo thashe por thjesht nuk eshte folur pothuaj fare ne keto vite. Ari ishte derguar ne Rome, ku ruhej ne Banken e Romes meqe ne ne ate kohe kishim marredhenie me Italine( dihet periudha e Zogut); qe nga Banka e Romes u vodh ari nga Gjermanet.
    pra, po flas per nje ceshtje te vertete dhe mjafton te kerkosh pak ( me mundim, se nuk ka shume burime apo komente per kete te publikuara) dhe atehere do e kuptosh qe nuk po genjej!

    tung!!!

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    dergimi ne banken e romes eshte bere zyrtarisht me inventar te rregullt.. pra nuk eshte vjedhur .. por ruajtur..

    pra veri emrin gjerave tamam si historian e jo si zp e dikurshme..

    sa per zogun.. zogu mori ne banke nje sasi floriri te cilen e kishte pron te veten.. dhe mos harrojm se ai iku ne ato rrethana qe dihen dhe ato cka mori i perdori per ceshtjen shteterore.. meqe ishte dhe kryetar legjitim i shtetit shqiptar..

  13. #13
    gone
    Anėtarėsuar
    15-10-2009
    Postime
    132
    Edhe Shen Naumin e kishte prone te veten qe e fali

  14. #14
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Citim Postuar mė parė nga Violanda Lexo Postimin
    Edhe Shen Naumin e kishte prone te veten qe e fali
    E vėrteta e Shėn Naumit

    Kufitė e Shqipnisė me shtetet fqinje ishin caktue nė Konferencėn e Londrės nė 1913 si mbas hartės tė Shtat-Madhorisė Austriake. Kjo hartė nuk ishte njė hartė topografike, por e hartueme me ekploracion. Vendimi i Konferencės sė Londrės pėrsa i pėrkiste Shėn-Naumit, thoshte: "Fillon nė breg tė liqenit Ohrit, midis katundit bullgar Rodohozhdė dhe katundit shqyptaro-myslyman qė quhet Lin, dhe vazhdon gjer nė Shėn-Naum, pikėrisht nė gjuhėn frėngjisht: "jusu'a Shėn-Naum", nuk thotė "y compris Shėn Naaum". Komisjoni i Kufinit kur vajti nė Korēė, korēarėt bėnė njė bujė tė madhe pranė komisjonit qė t'i caktohej Shqipėrisė Shėn-Naumi. Qeveria e Beligradit qe sa Konferenca e Londrės caktoi kufinin midis Shqipėrisė dhe Serbisė, ju drejtue "ball Platz" it, dhe me njė notė e pyeste qeverinė austriake se pėr shprehjen "jusqu' a Shėn-Naum" ē'kuptonte. Ball-Platzi ishte gjegjė se me kėtė shprehje nuk donte tė thoshte qė Shėn-Naumi i pėrkiste Shqipėrisė, do me thanė i pėrkiste Serbisė. Qeveria e Beligradit pyeste qeverinė austriake, pse kjo qeveri prekupohej mė shumė se tė tjerat pėr kufitė e Shqipėrisė. Kur plasi lufta e pėrgjithshme Serbija u invadue dhe ushtria e saj me kralin nė krye dhe qeverinė, me ndihmėn e Esat Pashės, qė atėhere ndodhej nė Durrės, duelėn nė Adriatikun Meridional, ku e mor flota aleate dhe e zhkarkoj nė Korfuz. Nė kėtė rrėmujė qeveria serbe e humbi dokumentin austriak qė caktonte me fjalė tė tjera Shėn-Naumin Serbisė.
    Kur mbaroj lufta, Komisjoni i Kufive filloj veprimet e veta dhe ky komisjon vendosi qė Shėn-Naumi t'i mbetej Shqipėrisė. Shėn-Naumi ishte njė i Shenjtė sllav, apostull i Kristianizmit midis popullit bullgar e serb, konsiderohej si shoku i Cirrillit, Metodit, qė kishin kriju abetaren e bullgarėve, Nė kėtė kategori ishte dhe Shėn-Klime, nė emėn tė cilit ka njė kishė bullgare. Nė konsideratė tė kėtyre mbėshtetjeve kulturale dhe fetare, qė Shėn-Naumi ishte njė Shenjtė sllav, kur i evakuoj viset e tjera tė Shqipėrisė si i kishte libri, ju drejtua Gjykatores Internationale tė Hagės. Kjo Gjykatore vendosi: "Qė me qenė se Komisjoni i Kufive ishte kopetent pėr demarkacjonin, Shėn-Naumi duhej t'i jepet Shqipėrisė. Mirpo Serbia si popull fanatik orthodoks sllav, as me njė mėnyrė nuk donte t'ja linte. Komisjoni i Kufive, Shqipėrisė i kėshilloj qė Shėn-Naumin, Shqipėria ta shkėmbente me njė vend tjetėr, pse serbėt me kėtė pretekst do tė krijonin vėshtirsina tė mėdha. Nė bazė tė kėtyre konsideratave Qeveria Shqiptare mė ngarkoi mua Mehdi Frashėrin me caktue mėnyrėn e shkėmbimit. Unė nuk pashė posibilitete qė Shėn-Naumi tė shkėmbehej me vende shqiptare, pse nga katundi Lin i Shqipėrisė vazhdojshin katunde sllavo-bullgare. Me tė tilla katunde me popullsi eterogjene, Shqipnia jo vetėm nuk forcohej, por pėrkundrazi dobsohej. Atėhere unė Mehdi Frashėri vendosa qė Shėn-Naumi t'i mbesė, me njė periferi shumė tė ngushtė Serbisė, por kufini nė vend qė tė vazhdonte qė nga kodra e Zagoriēanit gjer te Qafa e Plloēit, ku ndodheshin dy versante: versanti i Maliqit dhe Liqeni i Ohrit, vija e kufinit tė hidhej ke Mali i Thatė, e tė pėrfshinte katundin shqiptaro-orthodoks Pėshkupat. Ky katund po t'i mbetej Serbisė, me kohė do tė sllavizohe, m'anė tjetėr gjithė Lugina e Cerovės, ku katundet shqiptare kishin tokat e tyre i mbeteshin Shqipėrisė, pėrveē kėtyre i mbeteshin, dhe njė pjesė e madhe e kullotave verore Shqipėrisė. Po tė peshohet Shėn-Naumi me kėto avantaxhe qė thamė mė sipėr, ky solucjon ishte mė i favorshėm pėr Shqipninė. T'arratisunit politik nga injoranca e ēėshtjes o qėllimisht, Shėn-Naumin e pėrshkruajshin si njė pikė strategjike me rėndėsi, kurse invazioni sllav nuk shhkonte nga Shėn-Naumi, gjithmonė kishte vazhduar Qafėn e Thanės. Tash tė vimė tek ēėshtja e Vermoshit Konferenca e Londrės duke e pėrshkrue kufirin nordik shqiptar, thoshte : "Territori de Klemendi", mirė-po me kėtė shprehje shumė i pa-caktue nuk kuptohej Vermoshi, pse Klemendi pėrbahet nga 6 Bajrakėt, tė cilėt kufizohen me vallatėn e Lumit Cen, Vermoshi mbetej jashtė, si kullotė. Nė kohėn e Turqisė malazezėt sulmojshin Vermoshin dhe malsorėt shqiptarė e kundėrshtojshin me armė. Qeveria otomane nė njė faqe tė Luginės sė Vermoshit, pėr tė ndalue grindjet qė thamė, kishte ba njė karakoll tue vendos ushtri. Ujnat e Vermoshit vejnė nė Danub e jo n' Adriatik. Unė Mehdi Frashėri kur shkova nė Vermosh, njė mbrėmje mblodha bajraktarėt shqiptarė tė asaj xone dhe i pyeta se si mbas mendimit tė tyne, qysh mund tė provohej se Vermoshi asht shqiptar. Midis kėtyre malsorėve ishte njė far Uc Turku, i cili nga pėrpjekjet qė kishte ba me kohė me malazezėt ishte plagosė dhe kishte mbetė sakat, gjith-ashtu, nė kėto grindje tė ma parėshme, tė vramit shqiptarė kishin varre katolike nė vend. Kur erdhi Komisjoni i Kufinit me pyet palėt, malsorėt t'onė me Uc Turkun dhanė arsyetimet qė i kisha porositė unė, (Mehdi Frashėri) kurse, serbėt, ndėr tė cilėt njė ishte avokat, njani oficer, dhe tjetri gazetar, dhanė argumentet qesharake, pa logjikė. Komisjoni vendosi nė bazė tė anketit, qė Vermoshi t'i mbetej Shqipėrisė. Mbi kėtė vendim, malsorėt okupuan Luginėn e Vermoshit dhe filluan tė ngrehin shpija. Mbas disa kohėsh atje u ngrehėn 600 shpija shqiptare, duke prfitue nga qetėsija qė mbretėnonte nė Shqipninė e Lirė. Me gjithė kėtė t'arratisunit politikė shqiptarė botonin tė kundėrtėn duke thėnė se Mbreti Zog Vermoshin ja la Serbisė, njė rrenė kolosale".
    Prektora

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    violandushe..

    merre kte qe ka shkruar darwini per naum e e tregoja gjyshit qe te mos vej ne tufine injorant e raja e ppsh-se e ps-se.

    20 vjet demokraci e koken akoma me skorje e kini moj vajze..

    gjynaf..


    ..

    thx daewin.. per sqarimet.. megjithse jan thene keto te verteta koh perpara ne forum..

  16. #16
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    26-09-2005
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    120
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    violandushe..

    merre kte qe ka shkruar darwini per naum e e tregoja gjyshit qe te mos vej ne tufine injorant e raja e ppsh-se e ps-se.

    20 vjet demokraci e koken akoma me skorje e kini moj vajze..

    gjynaf..


    ..

    thx daewin.. per sqarimet.. megjithse jan thene keto te verteta koh perpara ne forum..
    Turp te kesh per ato qe ke shkruar ne tema tjera, gjynaf per ty qe mban ne mendje ndytesira te tilla

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e kleos
    Anėtarėsuar
    28-04-2006
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    426
    Nga Kastriot Myftaraj

    Prej disa muajsh Auron Tare, nё bashkёpunim me revistёn “MAPO” dhe “Gazeta Shqiptare” ёshtё duke bёrё “Sherlock Holmes” tё atij qё quhet incidenti i Kanalit tё Korfuzit, pёrkatёsisht ndeshja nё mina e anijeve britanike nё vitin 1946, gjё pёr tё cilёn Shqipёria u dёnua nga Gjykata e Hagёs. Sipas dokumenteve britanike tё zbuluara, del se se britanikёt kanё organizuar njё demonstrim force nё bregdetin shqiptar, qё ishte parashikuar tё shkallёzohej deri nё luftime tё kufizuar, nё rast se do tё ndeshnin nё kundёrpёrgjigje nga pala shqiptare. Nё njё komunikim me Auron Taren nё facebook, per kete ēeshtje i tёrhoqa vёmendjen miqёsisht pёr metodologjinё e perceptimit tё dokumenteve, ose ēka njihet si kritika e burimeve. Nё rastin e dhёnё kjo do tё thotё se, dokumentet qё paraqet Auron Tare duhen parё nё kontekst, ose nё atё qё nё gjuhёn ushtarake quhet teatri operacional. Anijet britanike qё bёnё demonstrimin e forcёs nё bregdetin shqiptar, qenё pjesё e njё teatri operacional, ku synimi ishte tё ndalohej lufta civile nё Greqi, e cila kishte filluar nga komunistёt pikёrisht nё vitin 1946.
    Dihet se Shqipёria u bё atёherё bazё pёr tё mbёshtetur guerriljen komuniste nё Greqi. Nga Shqipёria hynin nё Greqi rebelёt komunistё grekё tё armatosur e tё stёrvitur, si dhe merrnin furnizime me ushqime dhe municione. Britanikёt nё atё kohё qenё mbёshtetёsit kryesorё tё forcave tё qeverisё antikomuniste nё Greqi me armё dhe tё gjitha furnizimet e tjera. Vetёm nё mars 1947, me Doktrinёn “Truman” SHBA e morёn pёrsipёr rolin e Britanisё sё Madhe nё Greqi. Nё 1946, njё nga shqetёsimet kryesore pёr britanikёt qe se mos guerrilas komunistё grekё tё ardhur nga Shqipёria do tё merrnin nёn kontroll Korfuzin qё ishte bazё e flotёs britanike dhe pikё me rёndёsi tё madhe strategjike. Nga Korfuzi guerrilasit komunistё grekё mund tё merrnin nёn kontroll ishujt e tjerё jonianё, gjithashtu me rёndёsi tё madhe strategjike. Pikёrisht tek ky shqetёsim duhet kёrkuar dhe arsyeja e demonstrimit britanik tё forcёs nё bregdetin shqiptar. E sigurt ёshtё se pas incidentit me anije britanike, regjimi komunist shqiptar dhe jugosllavёt qё qёndronin pas tij, e morёn kumtin dhe nuk tentuan qё tё ēojnё guerrilas komunistё grekё nё Korfuz dhe ishujt e tjerё mё tё vegjёl jonianё.
    Natyrisht qё kёto gjёra nuk mund tё thuhen nё dokumentet e flotёs britanike, sё pari se anijet qё u nisёn me mision nuk kishte pse ta dinin tablonё e pёrgjithshme operacionale. Sё dyti, nё atё kohё nё Britani qenё nё pushtet laburistёt tё cilёt nuk parapёlqenin qё tё linin nё dokumente shumё gjurmё tё angazhimit ushtarak britanik nё njё luftё nё europё, njё vit pas pёrfundimit tё Luftёs sё Dytё Botёrore. Ndryshe do tё kishte ndodhur po tё kishin qenё nё pushtet konservatorёt, tё cilёt kishin mё pak skrupuj tё tillё.
    Ajo qё ka rёndёsi ёshtё se nuk ka kuptim qё ta gjesh Britaninё e Madhe fajtore pёr atё qё ndodhi nё Kanalin e Korfuzit, pёr faktin se ka pasur njё plan operacional britanik pёr demonstrim force tё shkallёzuar deri nё kundёrpёrgjigje me zjarr. Kjo nuk do tё thotё se Britania e Madhe por provokonte, por se ajo po u jepte njё pёrgjigje tё vendosur veprimeve tё regjimit komunist shqiptar, tё cilat dukej se do tё shkallёzoheshin deri nё sulme ndaj Korfuzit prej guerrilasve komunistё grekё tё nisur nga territory shqiptar. Auron Tare nuk mund ta mohojё kёtё gjё. Nuk ёshtё se Shqipёria komuniste ishte njё vend paqёsor, qengji i pёrrallёs, tё cilit iu hodh nё fyt ujku i keq, Britania e Madhe!
    Ēёshtja tjetёr ёshtё se kush i vuri minat detare. Se ai qё Auron Tare e quan me njё eufemizёm “incident”, sipas terminologjisёe zyrtare tё Enver Hoxhёs, nё fakt ishte njё atentat kundёr flotёs britanike, njё akt terrorist, mё seriozi kndaj njё fuqie tё madhe qё prej pёrfundimit tё Luftёs sё Dytё Botёrore. Minat nuk kishin mbetur nё det, qё nga koha e luftёs, kur qenё vёnё nga gjermanёt, siē pretendoi Enver Hoxha, dhe siē duket se mendon dhe Auron Tare. Kush i vuri pra minat. Sigurisht jo Shqipёria, e vёrtetё ёshtё ajo qё thoshte Enver Hoxha (kёtё ngjarje e analizoj gjerёsisht nё volumin e dytё tё librit tim pёr Enver Hoxhёn, “Enigmat e sundimit tё Enver Hoxhёs”). Minat nuk kishte interes t’ i vinte as Jugosllavia e Titos, se ajo nuk donte luftё me Britaninё e Madhe nё njё kohё qё kishin filluar fёrkimet me Bashkimin Sovjetik, dhe kur jugosllavёt tashmё kishin nёnshkruar njё traktat me Shqipёrinё qё pёrmbante dhe termat e njё aleance ushtarake. Traktati jugosllavo-shqiptar qe konceptuar si hap i aneksimit tё Shqipёrisё nga Jugosllavia kёshtu qё atёherё jugosllavёve nuk u interesonte zbarkimi britanik nё Shqipёri. Jugosllavёt e dinin mirё se nёse ndodhte diēka, do tё fajёsoheshin ata, siē u fajёsuan nga britanikёt, se Shqipёria vёrtet qё nuk mund tё vendoste mina detare.
    Kishte vetёm njё vend qё ishte i interesuar pёr atё qё ndodhi dhe kjo ishte Greqia, kёtu e kam fjalёn pёr autoritetet antikomuniste nё Athinё. Greqisё do t’ i interesonte qё Britania e Madhe tё hynte nё luftё me Jugosllavinё. Kёshtu Greqia kishte njё pёrfitim tё trefishtё. E para pёr tё merrte fund rreziku qё vinte nga guerrilja komuniste e sponsoruar nga Jugosllavia. E dyta nё situatёn kur Shqipёria do tё dilte si vend terrorist, i implikuar nё njё atentat ndaj Britanisё sё Madhe, dhe kur britanikёt do tё invadonin Shqipёrinё, Greqia shpresonte tё merrte Vorio-Epirin. E treta, njё luftё britaniko-jugosllave largonte pёr Greqinё rrezikun qё vinte nga pretendimet territoriale qё Jugosllavia kishte shpallur ndaj Greqisё sё Veriut (Maqedonia e Egjeut), ēka pёrbёnte dhe interesimin kryesor tё Jugosllavisё pёr guerriljen komuniste nё Greqi-kundёr vullnetit tё Stalinit sipas dokumenteve tё bёra tashmё publike. Pёr Greqinё nuk ishte ndonjё gjё e madhe qё tё vriteshin disa marinarё britanikё, mjaft qё tё kishte kёto pёrfitime. Britanikёt e kuptonin kёtё, por nuk kishin ēfarё tё bёnin.
    Pse u kujtua Auron Tare sot pas gjysmё shekulli tё dalё dhe tё na nxjerrё disa dokumente tё dyshimta (se nuk japin tablonё e plotё tё ngjarjeve) pёr tё fajёsuar Britaninё e Madhe pёr atё qё ka ndodhur, dhe pёr tё thёnё se ēёshtja duhet tё rigjykohet nё Hagё dhe Britania tё shpallet fajtore.Pse ngatёrrohet Auron Tare nё kёtё histori. Auron Tare ёshtё njё njeri shumё interesant. Ai ёshtё njeriu i Rothschild-ve nё Shqipёri. Rothschild-ёt qё prej rёnies sё regjimit komunsit kanё treguar njё interesim tё madh pёr Butrintin, i cili gjendet pranё Kanalit tё Korfuzit. Rothschild-ёt krijuan dhe njё fondacion pёr Butrintin ku zot ishte Auron Tare, i cili pёr kёtё qёllim u bё Drejtor i Parkut arkeologjik tё Butrintit nga Edi rama (kur ky u bё ministёr i Kulturёs nё 1998), edhe pse Auroni ka mbaruar shkollё ushtarake dhe nuk ёshtё arkeolog nga profesioni. Kёtu duhet pasur parasysh se mecenati politik i Edi Ramёs, Sorosi, ёshtё vetёm njё puppet on a string (kukull e komanduar me fije) e familjes Rothschild, e cila pas Luftёs sё Dytё Botёrore pёrpiqet tё mbajё profil tё ulёt, pёr tё mos ushqyer teoritё pёr konspiracionin botёror ēifut ku familja Rothschild ka vendin kryesor.
    Interesimi i Rothschild-ve pёr Butrintin nuk ka tё bёjё me faktin qё ai ёshtё njё vend me vlera arkeologjike, por se atje, ēifutёt sefarditё tё ardhur nga Spanja nё fund tё shekullit XV, kanё groposur thesaret qё sollёn me vete. Madje pёr t’ i mbrojtur ato ēifutёt lёshuan nё Butrint edhe njё racё gjarpёrinjsh qё u shtua shumё, aq sa kur erdhi Hrushovi nё 1959, para vizitёs sё tij nё Butrint u hodh helm kundёr gjarpёrnjive, njё ngjarje kjo qё pёrshkruhet nё fillim tё romanit tё Ismail Kadaresё “Dimri i madh”. Pёr tё marrё kёto thesare u krijua fondacioni Rothschild.
    Kur Auron tare fajёson Britaninё e Madhe dhe kёrkon ta nxjerrё nё Gjyqin e Hagёs, kёtu nё tё vёrtetё janё Rothschild-ёt tё cilёt e bёjnё kёtё! Rothschild-ёt e bёjnё kёtё se ata vazhdojnё tё zbatojnё projektin e tyre tё vjetёr tё shpёrbёrjes sё Imperisё Britanike, qё do tё kulmonte procesin e shpёrbёrjes sё imperive europiane. Prandaj duan ta turpёrojnё Britaninё e Madhe duke rihapur gjyqin e Hagёs pёr ēёshtjen e Kanalit tё Korfuzit. Por ēdo jurist e di se nёse hapet njё ēёshtje e tillё, atёherё mund tё ndodhё qё tё happen edhe ēёshtje nga ish-kolonitё britanike pёr genocide apo gjёra tё ngjashme. Kёsaj i thonё qё tё hapet edhe ēёshtja e luftrave tё opiumit britaniko-kineze nё mes tё shekullit XIX, tё cilat lufta filluan me incidente tё ngjashme me ato tё Kanalit tё Korfuzit.

  18. #18
    Gjaku therret!!!!! Maska e KAPARJEL
    Anėtarėsuar
    13-04-2009
    Vendndodhja
    Aty ku fluturojne shqiponjat!!
    Postime
    105
    Citim Postuar mė parė nga Violanda Lexo Postimin
    Edhe Shen Naumin e kishte prone te veten qe e fali

    po normal mi violanda,e kishte trashegimi nga gjushja nga babai!!hahahaha
    me habit se si akoma mbrohen disa figura si ZOGU ejt... Nje njeri opurtunist dhe tradhetar i kombit shqiptar!!Skenderbeu u be prijesi i shqiptarve nga besa dhe e drejta qe i dhan te gjith princat ,kurse zogu me referendum ku njerezit nuk lexonin e nuk shkruanin fare se dhe ata pak deputet qe i dolen kundra i zhduku.Ju po diskutoni per te shkuaren por un mendoj per te tashmen,po sikur ti thot koka sales me u bo mbret sic u be zogu ca behet??
    Aty ku fluturojn shqiponjat!!

  19. #19
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Shkurtimisht.

    Ēėshtja u shtrua nė Kėshillin e Sigurimit, por B.S vuri veton kundėr dėnimit tė Shqipėrisė. Nėn presionin e Britanisė sė Madhe, Kėshilli i Sigurimit hartoi njė Rezolutė ku rekomandonte qė ēeshtja t’i kalonte Gjykatės Ndėrkombėtare tė Hagės. Qeveria shqiptare nė Hagė deklaroi se nuk dinte gjė pėr minat. Gjykata e Hagės hodhi poshtė mundėsinė e vendosjes sė minave nga qeveria shqiptare, se nuk i zotėronte ato lloj armatimesh dhe nuk kishte pajisje pėr t’i vėnė ato. Por arsyetoi se qeveria shqiptare ''nuk mund tė mos ishte nė dijeni pėr vendosjen e tyre.''

    Me 10 dhjetor 1949 Gjykata e Hagės caktoi shumėn e dėmshpėrblimeve pėr ngjarjen, pėr dėmet e shkaktuara anijeve ushtarake britanike dhe pėr humbjen e jetės se njerėzve, duke i kėrkuar asaj qė t’i paguante kompensime qeverisė britanike. Gjykata caktoi si dėmshpėrblim shumėn prej 844 mijė stėrlinash. Qeveria shqiptare as nuk e pranoi fajin dhe as dėmshpėrblimin.

    Ngjarja e 22 tetorit 1946 ishte njė ēėshtje komplekse e me fajėsi tė dyanėshme. Qeveria shqiptare ishte nė dijeni dhe kishte lejuar qė jugosllavėt tė minonin ujrat territoriale shqiptare nė Kanalin e Korfuzit. Nė atė kohė, vendosjen e minave, qeveria shqiptare e shihte si njė masė mbrojtėse nga ndonjė sulm i mundshėm, qė mund tė vinte nga Jugu, nė rrethanat e ashpėrsimit tė marrėdhėnieve shqiptaro-greke. Dokumentet dėshmojnė se minat i vunė jugosllavėt me dijeninė e palės shqiptare. Ky vendim ishte marrė nė Beograd ndėrmjet Mehmet Shehut, Rankoviēit dhe Titos.

    Qeveria britanike, nga ana e saj, e provokoi incidentin duke dėrguar anijet e saj ushtarake nė pjesėn veriore tė Kanalit tė Korfuzit. Ky incident mbeti njė hipotekė e rėndė nė marrėdhėniet midis tė dy vendeve pėr gjysmė shekulli. Mė pas, Qeveria britanike u pėrpoq qė tė pengonte qeverinė shqiptare jo vetėm me mosnjohjen e saj por edhe nė aspekte tė tjera tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare, si nė pranimin nė OKB apo nė organizata tė tjera ndėrkombėtare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Uriel : 23-02-2010 mė 09:57

  20. #20
    Gjaku therret!!!!! Maska e KAPARJEL
    Anėtarėsuar
    13-04-2009
    Vendndodhja
    Aty ku fluturojne shqiponjat!!
    Postime
    105
    Citim Postuar mė parė nga unkas Lexo Postimin
    Jam njohes i mire i historise dhe se drejtes, keshtu qe pak me me kujdes kur i drejtohesh dikujt...
    se pari, nuk e kam fjalen per arin qe mori Mbreti Zog kur u largua nga Shqiperia ne fillim te luftes se Dyte Boterore , sepse shpeshhere me kete e ngaterrojne njerezit!
    se dyti, eshte shume e vertete kjo qe sapo thashe por thjesht nuk eshte folur pothuaj fare ne keto vite. Ari ishte derguar ne Rome, ku ruhej ne Banken e Romes meqe ne ne ate kohe kishim marredhenie me Italine( dihet periudha e Zogut); qe nga Banka e Romes u vodh ari nga Gjermanet.
    pra, po flas per nje ceshtje te vertete dhe mjafton te kerkosh pak ( me mundim, se nuk ka shume burime apo komente per kete te publikuara) dhe atehere do e kuptosh qe nuk po genjej!

    tung!!!

    Dhe per te shtuar,kur ne 96 u be referendumi i famshem dhe mbreti na dilte si COYBOYS me revole neper tirane,nga shteti italian dolen dokumentat e floririt qe mbreti kishte depozituar ne banken e NAPOLIT dhe te ROMES.Dokumentet ishin autentike dhe shteti italian ne kanale jo zyrtare i nxorri ne dukje per te treguar ne te vertet kush ishte ZOGU,sepse ata nuk donin kthimin e monarkis ne shqiperi!


    Do ju lutesha pak me shume respekt per zonjat dhe zonjushet qe jan ne forum.
    Aty ku fluturojn shqiponjat!!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 05:10
  2. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Provokimi dhe incidenti me i rende me anijen greke
    Nga Borix nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-08-2006, 11:46
  4. Incidenti nė rrugė, pėrjashtohen nga policia dy nipat e kryeministrit Berisha
    Nga vagabondo_nyc nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 24-06-2006, 16:28
  5. Incidenti i Korfuzit (edmondfieri)
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-04-2002, 09:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •