Ne kete teme do paraqes incidentin e Korfuzit si dhe disa aspekte nga gjyqi. Kush ka fakte te tjera mund ti postoje ketu...
Kanali i Korfuzit ka nje siperfaqe reth 30 milje dhe gjeresi nga 1,6-6 milje detare, d.m.th. Nje pjese e e zones bregdetare ndodhet ne Shqiperi dhe pjesa tjeter ne Greqi.
Ne fund te luftes se II Boterore kanali u pastrua nga minat dhe u be prape i lundrueshem. Ne Maj te 1946, kur kriza politike ne maredheniet midis lindjes dhe perendimit ishte ne hov (lufta e ftohte), Brit. e Madhe qe te konfirmoi 'parimin e kalimit te lirshem' dergoi dy anije luftarake qe te kalojne nga kanali. Keto dy anije u bombarduan nga brigjet shqiptare. Ne protesten britanike, pala shqiptare u pergjigj se qe te kaloje nga zona bregdetare shqiptare duhej te kishin leje nga Shqiperia. Brit. e Madhe duke insistuar ne 'parimin e kalimit te lirshem' pa leje, dergoi ne 22 Tetor 1946 kater anije luftarake nga Korfuzi per ne Adriatik. Ne piken e kanalit qe gjendet teresisht ne zonen shqiptare, dy destrojere britanike ndeshen ne mina, 45 oficere dhe marinare britanik humben jeten dhe 42 te tjere u plagosen. Duhet shenuar se Britaniket kishin rjeshtuar ekuipazhin ne anije dhe se anijet gjate kalimit nuk gjendeshin ne formacion luftarak. Pala shqiptare tha se nuk dinin asgje per minat e vendosura ne zone dhe se minimi i kanalit nuk ishte akt i pales shqiptare. Britania e madhe insistoi ne pastrimin e zones nga minat qe te jete i sigurte qarkullimi per ne Adriatik. Pala shqiptare kundershtoi se kanali i Korfuzit eshte kanal i kalimit nderkombetar dhe theksoi se kanali ishte vetem per kalim permes Sarandes (nga Shqiperia) dhe Korfuzit (nga Greqia) dhe se kishte rruge tjeter per marinen, ne perendim te Korfuzit. Pala britanike insistoi ne pastrimin e minave. Ne 12 Nentor derguan, edhe pse Shqiperia kundershtoi, nje numer anijesh dhe nxoren 22 mina brenda teritorit shqiptar, ne kanalin e Korfuzit.
Ceshtja kaloi ne Gjyqin Nderkombetar te hages i cili a) deklaroi parimin e kalimit te lirshem nga te gjitha kanalet qe perbejne udhe te marinave nderkombetare dhe detyrimin e c'do shteti bregdetar qe te mos pengoi kalimin b) theksoi se kanali i Korfuzit i ploteson kushtet te kanalit per levizje nderkombetare dhe c) beri te ditur se operacioni i pastrimit te minave nga nga nje shtet tjeter perben shkelje te sovranitetit te shtetit bregdetar (edhe pse operacioni ishte ne favor te lundrimeve nderkombetare).
Gjyqi Nderkombetar dalloi dy kalime. Kalimi i par qe u be pa formacion luftarak (anijet ludronin one after another) dhe ishte pa rrezik dhe kalimi i dyte (qe u quajt operation retail) was carried out under the protection of an important covering force composed of an aircraft carrier, cruisers and other war vessels. Ishte nje operacion i plote prandaj nuk u quajt kalim pa rezik.
_________________
Per me teper shihni
ICJ Reports, 1949 The Corfu Channel Case (Merits), Judgment, April 9, 1949
M. Jones, The Corfu Channel Case: Merits, BYBIL 1949, 447
Sir Gerald Fitzmaurice, BYBIL, 1950, 30-31
Krijoni Kontakt