Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 69
  1. #41
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    EMRI

    Dhe Feridi faqe ndėrron
    Dje shante sot lėvdon
    Asgjė nė kėto vargje s'ndryshojmė
    Veē emrit tė Feridit me emrat tonė
    Mbi ēati sėrish kėndon gjeli
    Cili Shėn Pjetėr Jezuin e vet mohon
    Ndonjė fytyrė tani skuqet
    Nėn kapuēin e ndėrgjegjes
    Miza, miza, miza...
    Mizori...
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #42
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    PRANĖ PĖRMENDORES

    Njeriu i vogėl i lodhur
    I zverdhur i harruar i ngujuar
    I heshtur i fjetur
    Qėndron pranė njė pėrmendoreje
    Pranė tij kalon fshehtas historia
    Dhe s'e pėrshėndet fare
    Ca hapa mėtej njė vashė
    Ia shfaq dėshirėn pėr njė prekje
    Pret ajo ai tė zgjohet
    Ta zhvesh petkun e zhgėnjimit
    Ti duhet ta prekėsh, ta pushtosh, o njeri...
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #43
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    BREZI IM

    Derdh klithma nė trotuar
    Mureve me sprej shkruan grafite:
    "Humbja nuk ėshtė opcion"
    "Emri im ėshtė i vlefshėm"
    "Tė mendosh a mos mendosh"
    Petkun epik e ka zhveshur
    Kafenė e pi mė kėmbė
    Jetėn e do mė shumė se historinė
    Poshtėrimin kurrė s'e pranon
    Ai ėshtė paqėsor...
    Ai ėshtė paqėsor...
    Trotuareve tė vetmisė fishkėllen njė melodi
    Me zhgėnjimin hudhur pas shpine
    Si palltė tė shkyer xhins
    Klithjet i pėrtyp si ēamēakėz
    Baballarėt e kombit s'i honeps
    Pamfleteve nuk u beson
    Heretik dekadent
    Ai ėshtė paqėsor ...
    Ai ėshtė paqėsor ...
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #44
    PimpetT (paj ) ;) Maska e __SwEeT_GirL__
    Anėtarėsuar
    18-09-2005
    Vendndodhja
    somewherE
    Postime
    576
    Qenkan me te vertete te lezecme...

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga __SwEeT_GirL__ : 08-12-2005 mė 18:08
    * I DiDnT asK 2 B AlbaNiaN...I JuSt GoT LuckY ♥ *

    CrosiN Da Dead LiNe...Y


  5. #45
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    TĖ NGREMĖ NGA NJĖ GOTĖ

    Vjen mėngjesi
    Me sy tė enjtur nga pagjumėsia
    Babadimri i ka plot thasėt
    Tė mbushur me iluzione
    E kam fryrė kėtė vit
    Si tollumbace
    Ka plasur marėzia
    Tė ngremė nga njė gotė o njerėz
    Tė festojmė pėr sukseset e dėshtimeve tona
    Tė gėnjesh apo tė jesh i gėnjyer
    Kjo ėshtė ēėshtja qė kėrkon pėrgjigje
    Tė parėn s'ma lejon natyra ime
    Prej engjulli
    Tė dytėn s'ma lejon natyra ime kryeneqe
    prej djalli...
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #46
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    KRIMET

    Nė kėtė botė edhe sonte ndodhin krime tė reja
    Krime qė fshehen nė versionet false zyrtare
    Krime me maska
    Me to mund tė takohemi nė njė ditė tė zakonshme
    Tė pijmė tė dehemi me krimin e heshtur
    Tė nesėrmen mund tė shkruajmė nė gazeta
    T'i vėmė krimit njė maskė edhe mė tė bukur
    Krime, krime, krime
    Vetėm kriminelėt mungojnė
    Janė fshehur nėn petkun e madh tė humanizmit
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #47
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    MJEKRA

    Nė njė ditė tė zakonshme si gjithė ditėt tjera
    Nė njė ditė qė pėrsėritet vazhdimisht
    Fare rastėsisht mu kujtua mjekrrėn mos ta ruaj
    Qė nė hyrje tė qytetit
    Lėndova kėrshėrinė e kalimtarėve
    Njė ndryshim i vogėl nė pamje
    Idiotėsisht i shprehur
    Nė fytyrat e kalimtarėve tė rastit dhe miqve
    Tė nesėrmen ndėrrova botėkuptimet
    Me fytyrėn brisk e frikėn nėn sqetull
    Nė kafenenė e parė porosita njė kafe
    Siē pret njė i posa ardhur nga kryeqendra
    Vėshtrime nga vajzat e druajtura tė provincės
    Prita reagimet e para tė miqve
    Diē e jashtėzakonshme veē mjekrės sė ruar
    S'u shėnua nė fletoren e pėrshtypjeve tė kalimtarėve tė rastit
    Dhe miqve...
    Piva shpejt kafenė e ika
    Dhe sėrish vendosa tė mos e ruaj mjekrėn...
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #48
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    NĖ PROVINCĖ

    Gazetat s'vijnė fare
    Posta rri hapur disa orė nė ditė
    Telefonat nuk janė instaluar
    Letrat arrijnė me vonesė
    Megjithatė
    Nė provincė ka mė shumė arsye
    Njerėzit tė jenė tė lumtur
    Aty ka njė ėndėrr me metropolė
    Ku njerėzit shėtisin me limuzina
    Fėmijėt kėnaqen nė luna parqe
    Bėhet dashuri me telefona celularė
    Bota shikohet me TV kolor
    S'pihet ujė kroni por pepsi e coca cola
    Nė provincė njerėzit nuk e dijnė
    Se nė atė ėndėrr
    Ka mjaft uri pėr dashuri provinciale...
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #49
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    TI S'DUHEJ TĖ VIJE SONTE

    Ti s'duhej tė vije sonte
    Jo ti s'duhej tė vije
    Nė kėtė botė tė egėr tė princave
    Nė kėtė botė tė egėr tė fjalimeve
    Ku gjithēka pėlcet nga pakujdesia e fjalėve
    Ti s'duhej tė vije sonte
    Jo, ti s'duhej tė vije
    Nė kėtė mes ku hyhet e dilet nga historia
    Siē mund tė hyjmė e tė dalim nga vetshėrbimi
    Ku blihet me ēmim tė lirė mashtrimi
    Kthehu nė mbretėrinė tėnde
    Jashta saj fillon kotėsia
    Vazhdo ta ėndėrrosh detin
    Dhe vashėn me sy ngjyrė ulliri
    Nė ato dy liqej
    Plot shpresa e iluzione
    Shikoje vetveten
    Ai nuk i ngjan njeriut tė sotėm
    Pjesė e botės sė madhe tė fjalimeve
    Ti je soj tjetėr
    Mallkim perėndie
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #50
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    UDHĖTIM ME NOLIN

    (Sipas njė letre tė Nolit dėrguar Th.Tashkos)
    Tundet anija me nge
    hepohet anohet lundron
    Pas nesh mbetet Napoli
    Kollitet si njė plak Vezufi
    Vashat ngrejnė shamitė lart nė qiell
    Mė pas fshijnė lotėt qė shkėlqejnė si diamante
    Psherėtimė e dhembje tė parrėfyer me penė
    Zėra tė mbytur klithje:
    - Mos na harroni!
    - Mirupafshin Napoli e bukura Itali!
    Larg ėshtė Toka e Premtuar
    E bukur
    Si njė vashė qė ēel gjitha dyert e ėndrrave
    Lakuriqe fluide e paprekur nga mėkati...
    Bėn mot i vrenjtur e lodhur ėshtė dita
    E mbėshtjellė me tis bezdie
    Ca hapa matanė Noli shfleton Niēen
    Si shkretėtirė e kaltėr shtrihet para nesh deti
    I heshtur si njė njeri i vuajtur
    I mbushur me fshehtėsi
    Pas nesh mbetet atdheu i bukur i ēiltėr
    Si njė vashė qė pret t'i falim sė paku nga njė buzėqeshje
    Kristal i ēiltėr dashurie.
    Kamarierėt sillen si tė hutuar
    Gjellė tė pakripur pa shije na servojnė
    Dhe ca pemė tė freskėta tė shijshme tė ėmbla
    Noli bisedon me tė gjithė udhėtarėt
    Me gjuhėn e ėndrrės
    Gjuhėn e harruar tė zotrave pagan
    Italianė anglezė gjermanė amerikanė
    Na tallin kur u themi se jemi shqiptar
    Re hidhėrimi mbėshtjellin fytyrėn e poetit
    Qė ngre duart nga qielli
    Thellė humbet shikimi i tij:
    " E shikon si na shajnė o perėndi?!
    Dhe nė u shurdhove gjer nė fron do tė arrijmė
    Do tė tė lėkundim, do tė tė zgjojmė
    Tė na dėgjosh!"
    Tundet anija me nge
    Hepohet anohet lundron
    Lart e shoh dhe tani gjeniu i anijes si valon...
    My silence doesn't mean I am gone!

  11. #51
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    HESHT LIQENI NUK ĖSHTĖ PASQYRĖ MAGJIKE

    Nga njė dhomė buzė liqenit
    Sodis kėtė pasqyrė tė kaltėr tė lėngshme
    I rrėfehem si njė ikone
    Ia tregoj fshehtėsitė qė i mbaj me vete me vite
    Si pengje
    Si fantazma qė kėrkojnė shpagim
    Shfaqen hijet e mė tė dashurve
    Mos i kam lėnduar me indiferencėn time
    Mos i kam kursyer buzėqeshjet
    Kur kanė pasur mė shumė nevojė pėr ato
    Hesht liqeni nuk ėshtė pasqyrė magjike
    Hesht dhe unė vetėm qenia ime zhurrmon...
    My silence doesn't mean I am gone!

  12. #52
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    PUSHTOM SONTE VERĖ E VJETĖR

    "Kjo s'ėshtė kohė pėr Kremte"
    Lou Reed
    Pushtom sonte verė e vjetėr
    Si njė grua e pėrdalė
    Kurrė jo, s'e deshta vdekjen
    Sall pėr jetėn ndjeva mall
    E nxirė festa nga pikėllimi
    Diku larg ka tretur qeshja
    Rreth e rrotull si hijenė
    Ulurin e sillet vdekja
    Nė tė ēarat e njė dere
    Hyn njė vashė me vello veshur
    Dashuria i hap krahėt
    Dhe s'beson se ėshtė e vdekur
    Natė e trishtė derdh kumte vdekjeje
    Si tė ngre sonte dolli
    Pėr shpirtin e njė fėmije
    Hija ime ndez qiri
    E nxirė festa nga pikėllimi
    Diku larg ka tretur qeshja
    Rreth e rrotull si hijenė
    Ulurin e sillet vdekja
    IM GJYSH BESON NĖ PĖRJETĖSI
    Pret secili ta mėshirojė si fėmijė
    Ankohet pėr dhembjet e qena tė paqena
    Nėpėr trup i derdhet ngathtėsia
    Vetmia i dhemb mė tepėr se ēdo sėmundje
    Im gjysh jeton nė botė tė mbushur me avuj kujtimesh
    Nuk sillet me jetėn si diktator
    Udhėtar i ngathtė qė ka humbur shumė beteja
    Im gjysh beson nė pėrjetėsi
    Ditėt i harxhohen shumė shpejt
    Edhe ca i kanė mbetur
    Si pikat e fundit tė verės
    Qė zvarriten mureve tė gotės
    "Do tė vdes pa e kuptuar
    Kėtė bukuri shituese", thotė.
    My silence doesn't mean I am gone!

  13. #53
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    FOTOGRAFITĖ

    (Kim Mehmetit)
    Fotografitė janė shumė reale
    Ata deshifrohen me ēelsin e ēasteve
    Shihen shumė qartė ngjyrat e jetės
    Kjo fotografi ka ngjyrė mallėngjimi
    Kjo tjetra kėtu ka ngjyrė dhembjeje
    Kjo e zbehura ka ngjyrė harrimi
    Kjo e grisura ngjyrė zhgėnjimi
    Fotografitė janė reale
    Aty ka krijesa lėvizėse
    Qė s'e dijnė tė ardhmen e tyre
    Ua dij orėn ditėn vitin e saktė
    Kur bota do tu mbulohet me mjegullėn e zezė
    Po ata nuk mė dėgjojnė
    Jetojmė nė dimensione tė ndryshme
    Mbase edhe ne jemi diku nė ndonjė fotografi
    Dhe mbase kaherė kemi vdekur
    Nė njė dimension tjetėr...
    Fotografitė janė reale
    Deshifrohen me ēelsin e ēasteve...
    My silence doesn't mean I am gone!

  14. #54
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    VASHAT HUDHIN LULE NĖ DETĖ

    (Viktimave tė Otrantos)
    Vashat hudhin lule nė detė
    »I shkretė dhe bosh ėshtė deti«
    Lule tė freskėta si takimi i fundit
    Si shpresa qė ēel nė ēdo stinė
    Lule tė freskėta si jeta si vdekja
    Vashat hudhin lule nė detė
    Det i mynxyrshėm, ti detė
    Copa pikėllimi
    Nxjerr nė breg
    Vashat hudhin lule nė detė
    »I shkretė dhe bosh ėshtė deti«
    Ky varr i kaltėr, ky detė
    My silence doesn't mean I am gone!

  15. #55
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    NUK DO TA SHOH MĖ RREZEN

    Nė dritare pėrplaset vjeshta
    Dita kriminele vret metafora
    Tė mbėshtjella ēastet nga pikėllimi
    Rrezen s'do t'a shoh mė
    Vogėlushen bjonde qė shėtiste
    Nėpėr fėmijėrinė e vet tė pėrgjakur
    Dhe kėrkonte ėndrrėn e bukur
    Me krah fluture shtegton drejt njė ishulli
    Ku hyhet veē me pasaportė pafajėsie
    Rrezen nuk do ta shoh mė
    Vogėlushen bjonde
    Qė mbeti pėrherė fėmijė
    Rrezen
    Qė shndėrrit netėt me dritė shprese
    Netėt e mbushura me ankthe pritjeje
    My silence doesn't mean I am gone!

  16. #56
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Prozė nga Salajdin Salihu

    KREVATI

    Ai u drejtua kah pasqyra. Pa njė qime tė bardhė nė kokė. Paska filluar
    plakja tė mė mbėshtjell kokėn, mendoi. Bėri ta shkulte, por sakaq ju
    kujtua se ata shtoheshin mė shumė. Nuk kishte mė shumė se 30 vjet. Ndjehej
    tepėr i lodhur. Kishte muaj tė tėrė qė nuk mund tė lexonte asnjė libėr.
    Kishte provuar tė shkruante disa herė, por mu atėherė fillonte dhe humbej
    nė honin ėndrrave tė bardha. Dėgjonte ca zėra tė largėt qė vinin nga njė
    tjetėr kohė.
    Tė vetmet gjėra tė shkruara qė mendonte se nuk duhej djegur ishin ca fleta
    ku rikujtonte ēaste tė kėndshme nga jeta fėmijėrore.
    Kishte njė kohė tė gjatė qė parapėlqente tė udhėtonte. Ngjante si njė
    Ahasfer qė nuk e zinte vendi. Ishte ky njė dėnim qė mė tepėr se sa nga
    Zoti i vinte nga mendimet e tij, tė cilat i shtegtonin anekėnd absurdeve
    tė kėsaj jete. Hodhi pallton dhe bėri tė dilte. Iu kujtua se s' ishte
    pėrshėndetur me gjyshin e shtrirė nė krevatin e drunjtė, i cili merrte
    frymė thellė dhe ndiqte me vėmendje gjitha lėvizjet e tij. Ndjeu dhimbje
    pėr gjyshin, i cili tani ngjante si njė fėmijė qė pret secili ta
    mėshirojė. Jeta ėshtė njė udhėtim drejt fėmijėrisė, mendoi dhe doli nga
    dhoma.
    E dinte se do tė shkonte kohė e gjatė derisa tė kthehej sėrish.
    Qė nga ai ēast kaloi shumė kohė. Kishte bėrė shumė udhėtime. Shumė herė
    kishte harruar gjithēka nga e kaluara e vet. Pėrditshmėria e zhurrmshme ia
    vriste tė kaluarėn nė tė cilėn Ai mendonte se ėshtė i kryqėzuar ēdo njeri
    dhe i gozhduar me kujtimet e bukura apo tė hidhura. Vetėm nė disa ēaste
    ndjente se duhej tė kthehej, por gjithnjė kishte edhe diēka pėr tė bėrė.
    Kish mjaftuar njė ēast, njė ėndėrr e trishtė dhe ai kishte vendosur sėrish
    tė kthehej nė shtėpinė e vjetėr, sa t'i pushonte pak eshtrat qė i
    kėrcisnin nga lodhja. Arty e priste gjyshi i shtrirė nė krevatin e
    drunjtė, ...
    ...Dhe ktheu.
    Gjėja e parė qė iu kujtua ishte gjyshi. U drejtua drejt dhomės ku rrinte
    ai. Ishte njė dhomė e vogėl, me ca dritare ku mezi depėrtonte drita. Para
    se tė pėrshėndetej u drejtua kah pasqyra. Pa vetėm njė qime tė zezė nė
    kokė. Kėsaj here e shkuli. Pastaj u drejtua nga krevati, por aty nė vend
    tė gjyshit rrinte shtrirė babai.
    - Bėre mirė qė erdhe - tha babai, qė e kishte pritur njė kohė tė gjatė
    shtrirė nė krevatin e drunjtė, i cili merrte frymė thellė dhe ashtu gati i
    pėrgjumur ndiqte lėvizjet e djalit tė tij, i cili sillej nėpėr dhomė si nė
    njė mjegullirė tė madhe kujtimesh, duke kėrkuar diēka qė ende nuk ishte
    formėsuar nė trurin e tij.
    Lėvizjet e babait nė krevat ishin tė ngathta. Ai dukej tepėr fėmijėror.
    Kėrkoi njė gotė ujė. Mė shumė se sa tė shuante etjen, babai, dėshironte tė
    bindtte veten se Ai ishte nė dhomė dhe e gjithė kjo pamje nuk ishte njė
    imazh i rrejshėm.
    Ai kishte vendosur tė rrinte mė gjatė. Kjo ishte edhe dėshirė e vet babait
    tė tij me tė cilin e lidhnin shumė kujtime, por ca punė qė e prisnin me
    ngut e detyronin qė tė largohej. Ai shpresonte se do tė kthente shumė
    shpejt, posa t'i kryente disa punė tė mbetura pėrgjysmė...
    ...Dhe iku...
    ...Qė atėherė kaloi shumė kohė dhe ai sėrish pas njė ēasti tė tmerrshėm kur
    e gjithė e kaluara ju rikthye nė kujtesė pėr njė tė qindtėn e sekondės
    vendosi tė kthehej.Dhe sėrish u kthye...
    ...Gjėja e parė qė iu kujtua ishte babai. U drejtua nga dhoma e tij. Para se
    tė pėrshėndetej u drejtua kah pasqyra. Pa ca rrudha nė fytyrė. Sytė qė i
    kishin humbur nė zgavra zhyteshin thellė nė pasqyrė. Pastaj ktheu kokėn
    kah krevati i drunjtė. Ai ishte i zbrazur. Indiferent morri njė gotė dhe e
    mbushi me verė qė e kishte sjellur nga larg. Nė pikėn ku priten tre
    boshtet e mureve pa njė insekt nė rrjetėn e njė marimange. Eh, kjo
    marimangė, tha dhe mezi po qėndronte nė kėmbė. Ndjehej tmerrėsisht i
    lodhur, i kėputur. Do tė bėj njė sy gjumė, mendoi, dhe do tė dal sėrish.
    Kishte lėnė shumė takime, shumė punė pėrgjysmė. Hodhi sytė nga fletoret ku
    kishte shkruar ca fragmente nga jeta. Do tė duhet t'i sistemoj tė gjitha,
    ose fundja do tė duhet t'i djeg, tha vetmevete. Ato ishin tė shumta. Do
    t'i duheshin mė sė paku muaj tė tėrė pėr t'i shfletuar. Lodhja ia
    shtrėngonte trupin. Kapakėt e syve i rėndonin. Iu kujtua se dikur kėtu
    flente gjyshi, kurse mė pas babai i tij. Dhe vetėm kaq. Ndjeu se si hapej
    dera. Ishte njė njeri i ngjashėm me tė. I biri i tij ishte kthyer pas njė
    udhėtimi tė largėt. Ai ndiqte me shikim gjersa i biri po kridhej para
    pasqyrės. Ishte tepėr i ngazėllyer. Qė tė bindej se e gjithė kjo pamje nuk
    ishte prodhuar nga ngazėllimi, e thirri tė birin me emėr. Ia kėrkoi edhe
    njė gotė me ujė. Njė lėmsh i madh i ishte mbledhur nė gjoks. E dinte se ai
    do tė ikte sė shpejti. Piu ujin. Nata e zezė sterrė e mbuloi botėn. Nė atė
    errėsirė tė dendur pa fytyrėn e gjyshit dhe babait. Ata ishin tė
    buzėqeshur. Tani do tė ishin bashkė. Babai dhe gjyshi si nė kor i thanė se
    prej tani do tė ēlirohej nga lodhja dhe do tė pushonte gjatė. Pastaj,
    ndoshta nė njė tė qindtėn e sekondės, u zbardh gjithēka. Ai pa ca silueta
    se si pėrbiroheshin nėpėr plasaritjet e derės. Ai ishte vet siluetė qė
    ndjente dhembje pėr tė birin qė ndjehej i lodhur...
    My silence doesn't mean I am gone!

  17. #57
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    BRAKTISJA

    Shtrirė nė shtrat dhembjeje ngjante si Gjergj Elez Ali qė priste kumtin e
    ardhur nga tė tjerė rradhė pėr tu ēliruar nga kjo botė e cila i kishte
    falur vetėm lule qė kishin aromė dhembjeje dhe vetmie. Me vite tė tėra
    kishte folur vetėm me gjuhėn e heshtur e cila nuk deshifrohej nga ata qė
    nuk kishin kaluar nėpėr tunelin e gjatė tė sakrificave ku kishte shkelur
    kėmba e tij. Pėr vite tė tėra, i ngujuar brenda guacės sė vetmisė, kishte
    ndjerė mungesėn e njė vaji fėmijėror; mungesėn e njerėzve qė bėhen tė
    bezdisshėm me bisedat e gjata pėr gjėra tė rėndomta. Ai gjithmonė kishte
    qenė i braktisur dhe asnjėherė nuk kishte kėrkuar nga tė tjerėt t'ia
    shkarkonin kėtė barrė nga supet e tij edhe pse kaherė kishte pritur qė ta
    vizitonim, ne qė e kishim harruar.
    Dhoma, brenda sė cilės ai kishte kaluar vite tė tėra, ishte e errėt. Nė
    njė raft ishte njė fletore e vjetėr dhe njė laps i shkurtė i gdhendur keq,
    me tė cilin tevona ai shkruante fragmente tė shkėputura nga jeta e tij.
    Dora e tij e ngathtė, mu si ndonjė korier, ēonte kumtet e ardhura nga
    zonat e thella tė trurit tė tij nė fushėn e bardhė. Shumica e fletave tė
    fletores ishin tė grisura. Do tė ketė pasur nė netėt e gjata ēaste
    dėshprimi, tė cilat do t'i kenė grisur ato kumte.
    Ai dėshironte tė thoshte diēka, por asnjėri nga ne, qė nė ēastet e fundit
    i qėndronin pranė shtratit nuk e kuptonim se ē'dėshironte tė thoshte. Sytė
    e tij ishin tė ngujuar nė drejtim tė raftit ku ishte fletorja gjysmė e
    grisur. Muskujt e gojės, qė tani nuk i nėnshtroheshin vullnetit tė tij,
    mezi shqiptonin tingullin "f". Shkronjat tjera ishin aq shumė tė largėta
    sa ai nuk mund t'i mblidhte dhe t'i rendiste rend. Ata tani kishin dalė
    nga kontrolli i pushtetit tė tij ndaj fjalėve.
    - Fletoren? - e pyeti njėri.
    Ai nuk insistoi mė tė mblidhte shkronjat tjera qė duhej ta ndėrtonin
    fjalėn qė dėshironte ta thoshte.
    Sytė tanė u drejtuan nga fletorja. Sytė e tij, ku tashmė me siguri kishin
    filluar tė mjegulloheshin pamjet, u drejtuan kah koftori. Dėshira e tij
    tani ishte bėrė aq e qartė sa secili nga ne e kishin lexuar. Asnjėri nga
    ne s'do tė miratonte atė dėshirė edhe sikur ta dinim se do tė na ishte
    mirėnjohės dhe do tė na falte pse e kishim braktisur. Secili nga ne (kėtė
    ia thamė njėri - tjetrit mė vonė) dėshironte qė fletoren, gjysmė tė
    grisur, ta kishte pronė.
    Nė mbrėmje acari qė bėnte jashtė, kishte hyrė padiktueshėm nė dhomė dhe
    ishte derdhur nė trupin e tij. Ai, qė disa herė e kishte mposhtur vdekjen
    gjatė jetės, ishte nisur drejt njė atdheu tė ri, pėr t'u ēlodhur nė njė
    ishull tė vetsmisė dhe heshtjes, ku ēastet nuk shkaktojnė dhembje tė
    akullta...
    Ne kemi vetėm fletoren qė e ka shkruar vetmia e plagosur nga dhembjet qė
    kullojnė edhe nė shpirtrat tanė,
    ne qė i duam njerėzit atėherė kur na braktisin pėrgjithmonė...
    2. "...Janė tre gjėra nė jetė qė shkaktojnė dhembje: pleqėria, sėmundja
    dhe vetmia. Mbi tė gjitha vetmia. Vetėm nė vetminė e plotė njeriu e njeh
    thellėsinė e jetės. Kjo ėshtė e dhembshme, tmerrėsisht e dhembshme,
    fatalisht e dhembshme. Dhembjet e vetmisė janė shumė mė tė tmerrshme nga
    ata qė mund t'i shkaktojė njė sėmundje, sa do e rėndė tė jetė... Nė
    pleqėrinė e thellė njeriu i ngjan njė fėmije qė ka nevojė pėr njerėzit e
    dashur qė tė mund t'u rrėfehet, ose tė kėrkojė nga ata mėshirė. Ėshtė si
    njė fėmijė qė ėndėrron tė braktis shtėpinė vetėm qė t'i provojė prindėrit
    se sa e duan... Atėherė, mė shumė se kurrė, i duhet prezenca e njerėzve,
    zhurrma e tyre, bisedat qė shpesh mund tė na duken tė parėndėsishme...
    ...Ju qė tani ndjeni neveri pėr njerėzit dhe qė dėshironi sė paku njė ēast
    vetmitar ku do t'i ktheheshit tėrėsisht vetvetes, nė fakt ju kėrkoni t'i
    ktheheni jetės. Gjithė ato ēaste, ato gjėra tė padeshifruara, dėshironi
    t'i riktheni dhe t'i jetoni sėrish d.t.th. dėshironi t'i ktheni ato pamje
    tė mjegulluara, ngjashėm si fytyrėn e njė tė dashure qė nuk qartėsohet nė
    kujtesėn tuaj, nė atė mbretėri tė thellė tė errėsirės qė fshehet matanė
    syve tuaj, siē nuk ndodh rasti me fytyrat e tė tjerėve qė nuk ju bėjnė
    pėrshtypje. Kjo nuk ndodh me ta sepse nuk u keni kushtuar kujdesin tuaj,
    prandaj edhe fytyra e tyre ėshtė e qartė, thuajse reale. Mund t'ua dalloni
    ēdo imtėsirė. Ndėrkaq me njerėzit e dashur ndodh e kundėrta. Shfaqet pamja
    ireale, sepse atė e keni kėrkuar te ato gjatė tėrė jetės. Mu ashtu
    rishfaqen edhe imazhet qė pėrmbajnė nė vete fatkeqėsi tė shumta dhe nuk tė
    lėnė tė qetė. Asnjė ēast. Andaj kėrkon qė sė paku pėr disa orė tė kesh
    dikend pranė dhe t'i rrėfehesh. T'ia shqiptosh klithjet. Tė ēlirohesh nga
    ato. Sė paku tė krijosh idenė se duke folur pėr fatkeqėsitė i flak nga
    qenia, siē e flakim njė copė tė hidhur pėshtyme. Dhe, mbase, atėherė
    ndjehesh i lehtėsuar...
    ...Shumė njerėz kanė provuar, me vetdėshirė, tė mbyllen nė kullėn e vetmisė
    ku i janė kthyer tėrėsisht vetvetes, por, qoftė vetėm pėr njė ēast, siē
    ndodh me mua, nė kėtė natė tė vonė ku nė qelq pėrplasen krokama, kanė
    dėgjuar kumtin: Jashta kėsaj bote ka krijesa tė ngjashme si ti. Provo qė
    tu rrėfehesh. Vdekjen ta kesh mė tė lehtė. Ti ke nevojė pėr kėto krijesa.
    Sa do qė tė jenė tė mjera, janė pjesė e jetės sate. Dhe pas kėtij kumti, i
    cili ka ardhur nga zonat e errėta tė universit tė qenies, kanė zbritur nga
    majat e vetmisė dhe janė bėrė pjesė e asaj bote tokėsore, sė paku pėr njė
    kohė...
    ...Si njė njeri i barasvlerėsuar me njė qenie mitike, isha i papranueshėm
    nga njerėzit e tjerė, qė ushqejnė jetėn me gjėra tė zakonshme; qė nuk i
    janė kthyer asnjėherė vetvetes. Ata nuk dinin ta ēmonin dashurinė time.
    Unė u falja dashuri, ndėrsa ata pėrbuzje... Ata asgjė nuk kanė ndryshuar,
    as sot e kėsaj dite, por unė e ndjej mungesėn e tyre. E atyre qė mė kanė
    braktisur. Mė kanė flakur nga kujtesa... Unė jetoj diku nė hiē. Jashta
    koordinatave qė i njohin dhe i ngulfasin njerėzit tjerė, tė kėnaqurit, tė
    gėzuarit, qė ēdo natė dėgjojnė gumėzhimėn e fėmijėve tė tyre, qortimet e
    gruas qė mendon se e ka humbur edhe atė pushtet tė paktė. Kjo ėshtė shumė
    e natyrshme... Unė gjatė gjithė jetės kam dėgjuar zėrin e gjėsendeve qė mė
    rrethojnė. Si njerėzit mė tallnin me palėvizshmėrinė, me ngrirjen, me
    vdekėrimin e tyre. Disa herė i kam lėvizur qė tė mos ndjehesha i braktisur
    dhe i ngrirė si ato; vetėm tė krijoja idenė se jetoj mes qenieve tė gjalla
    qė vetėm pėr nga forma dallojnė nga njerėzit...Me atė kukullėn skaj dhomės
    kam biseduar me vite tė tėra. Vetėm ajo, qė duket e pashpirtė, mbase e ka
    ndjerė pikėllimin tim. Vetėm ajo i ruan ato fjalė nė vetvete, por asgjė
    nuk mund tė tregojė sepse i kam folur me gjuhėn e heshtur. Me gjuhėn e
    vetmisė... Fjalėt qė thuhen nė heshtje nuk shqiptohen kurrė, nuk
    interpretohen, sepse nuk pėrcillen pėrmes veshit nė mendje, por
    drejpėrdrejtė, pa ndihmėn e asnjė organi. Pyeteni kukullėn dhe pėrgjigjet
    do t'i zbuloni diku nė qenien tuaj. Pas shumė vitesh vetmie qė dhemb
    pamėshirshėm...Dhembjet e shkaktuara nga vetmia janė shumė mė tė tmerrshme
    se sa dhembjet qė mund t'i shkaktojė njė sėmundje apo ngathtėsia e
    pleqėrisė..."
    I lexova kėto rrėfime shpejt e shpejt. Ishte natė e errėt. Dhembja mė
    ishte mbledhur nė gjoks si njė topth qė pret tė shpėrthejė, si njė bing
    -bang pėr tė krijuar mė pas planete tė tėrė dhembjeje nė qenien time.
    Kalova shumė faqe. Doja tė arrija sa mė shpejt nė faqen e fundit ku mes
    tjerash shkruante: "Kjo fletore duhet tė vijė me mua edhe nė anėn tjetėr".
    Ishte njė testament i cili i jepej mė shumė vetvetes dhe i cili nuk u
    plotėsua kurrė.
    Si asnjėherė nė jetė nuk jam ndjerė mė i braktisur...
    3 tetor 1997
    My silence doesn't mean I am gone!

  18. #58
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    PIKTURA E ZEZË

    Vogëlushi G., vizatoi një diell të buzëqeshur dhe qiellin blu. Përfundi
    shënoi: "Perspektiva". Gjersa vizatonte një flutur, sakaq në dhomë, hyrën
    babai dhe disa piktorë, miq të tij. Posa panë vizatimin filluan të
    diskutojnë mes vete për shumë dobësi në vizatim.
    - Nuk bën assesi që dielli të jetë i buzëqeshur, sepse kjo botë nuk është
    aq e lumtur dhe optimiste, - tha piktori më i ri nga të gjithë dhe bëri
    disa ndërhyrje në vizatimin e vogëlushit G. Dielli tashmë dukej i
    vrenjtur.
    - Të them të drejtën, - tha piktori tjetër- mua më pengon se pse në këtë
    qiell blu nuk ka asnjë re. Mendoj, vazhdoi ai, që të vizatohen disa re.
    Dhe ashtu bëri. Mbuloi diellin me re të bardha.
    Piktori më i vjetër nga të tjerët, që posa kishte përfunduar së lexuari
    gazetën, në faqet e së cilës kishte shumë lajme për ditët e zeza që duhej
    të pasonin, u ngrit nga kolltuku i mbështjellë me lëkurë antilope dhe
    filloi të përmirësonte edhe disa gabime të tjera në vizatim. Retë e bardha
    i bëri të zeza, ndërsa ato pak rreze dielli u humbën pas ngjyrës së zezë,
    ku, tashmë, nuk kishte as diell, as qiell blu, as flutur.
    Babai, që mburej me talentin e birit të tij, dhe piktorët, pas ndërhyrjeve
    në vizatimin e vogëlushit G., ia nisën një bisede të gjatë brenda asaj
    dhome të ngushtë ku mungonte humori.
    Vizatimi qëndronte i varur në mure me të gjitha përmirësimet që kishin
    bërë piktorët, të çmuar nga kritika e artit figurativ dhe të dekoruar me
    çmim për vepër jetësore. Ishte një fletë e zezë. Përfundi ishte vetëm
    fjalia e shkruar me flomaster: "Perspektiva".
    Vogëlushi G. rrinte i heshtur. Sytë i kishte të ngulitur te shishet me
    ngjyrë të bardhë dhe blu. Dëshironte të ndërhynte në atë vizatim: të
    mbulonte atë sfond të zi me bardhësi, pastaj sërish të vizatonte diellin e
    buzëqeshur, që do të lëvizte në qiellin blu. Në atë hapësirë ku do të
    dominonin ngjyra e bardhë dhe blu, mendonte të vizatonte flutura të
    larmishme dhe zogj që mbartnin në sqep këngë me të cilën ushqenin
    hapësirën dhe fëmijët e lumtur, bashkëmoshatarë të tij. Por, vogëlushi G.
    nuk mund të bënte asnjë korrigjim, sepse aty ishin piktorët e njohur, që
    në vend të verës pinin ngjyrën e bardhë dhe blu, me të cilat ai do të
    përfundonte vizatimin e pagëzuar "Perpektiva".
    My silence doesn't mean I am gone!

  19. #59
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    ILUZIONET

    Gjithnjė e mė shumė largohem nga njė ishull ku ende jeton njė fėmijė, i
    cili ka shumė iluzione pėr jetėn. Sa mė shumė rritem aq mė shumė treten
    iluzionet.
    Si fėmijė ėndėrroja tė bėhesha futbollist. Kurrė s'u bėra. Mė pas luftėtar
    qė do tė ēliroja nga tė gjithė armiqtė tė dashurėn e zemrės sime. Do t'i
    thenim tė gjitha rregullat e tė mėdhenjve e do tė martoheshim si tė
    vegjėl, ashtu si fqinjėt tanė.Asnjė armik nuk e vrava, as i theva
    rregullat e mė tė mėdhenjve. E dashura ime e vogėl iku dhe kurrė mė nuk u
    kthye. Kur vdiqėn kėto iluzione, fillova tė merresha me libra. Lexoja e
    lexoja. Me orė e ditė tė tėra. Shėtisja nėpėr vise tė ndryshme, nė
    civilizime tjera. Ishte kjo njė shetitje fiktive. Te secili shkrimtar
    shihja njė mesi. Secilės fjalė i besoja. Mė kishin thėnė se shkrimtarėt
    janė engjuj dhe ēdo libėr ishte i mirė. Nė jeta vėrejta tė kundėrtėn. Pra
    humba edhe kėto iluzione.
    Dikur fillova tė shkruaj. Do tė bėhem shkrimtar, u thoja shokėve. Do tė mė
    njihnin tė gjithė, do tė mė lexonin nė libra leximi a historie. Unė do tė
    isha i lumtur sepse do ta kisha fituar pavdekėsinė. Dikur e pashė se kjo
    nuk ėshtė fare e rėndėsishme. Se duke shkruar s'e fitova dot pėrjetėsinė,
    por vetėm mposhta bezdinė qė mė rrethonte vazhdimisht. Pavdekėsia filloi
    tė mė duket gjėja mė idiote qė e pretendojnė njerėzit.
    Mė pas gjeta ngushėllimin te njė vajzė. Te e dashura ime, tė cilės,
    shpresoja se do t'i plotėsoja ēdo dėshirė, se prindėrve tė mij do t'u
    mundėsoja njė pleqėri tė mbarė e tė begatė dhe se do t'i gėzoja me
    diplomėn e fakultetit. Gjithashtu kisha iluzionin se do tė kisha shtėpinė
    time, njė veturė luksoze, njė jetė komode. Dhe kėto iluzione u tretėn, si
    shumė iluzione tė tjera. Jo nuk mė dhimbsen kėto iluzione qė treten
    pėrgjithnjė, por tmerrohem se s'mė ka mbetur asnjė iluzion. Ky ėshtė
    shkaku qė mė shtyn tė kthehem sėrish te ai fėmija i atij ishulli tė vogėl
    tė cilit dua t'ia vjedh disa iluzione, sa pėr tė freskuar ditėt e
    zhveshura pa asnjė gjeth iluzioni. Fėmija nuk do tė shqetėsohet nėse e
    heton se ia kam vjedhur disa iluzione, sepse ai ka shumė tė tjerė.
    Fėmijėt nuk e dijnė se tė rriturit janė vjedhės tė mėdhenj iluzionesh.
    Kėtė do ta kuptojnė kur do tė rriten, atėherė kur do ta ndjejnė se sa
    shumė i kanė paguar jetės, e cila nuk blen asgjė me para po me iluzione,
    tė cilėt fatkeqėsisht nuk shumėzohen si paratė...
    My silence doesn't mean I am gone!

  20. #60
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    NĖNA

    Nėna sit mendime mbi magjen e vjetėr. E vėshtroj dhe ndjej dhembje. Asgjė
    nuk i fala nė jetė. S'pata kohė ta merrja vetėm njė ditė nė shetitje. Sa
    keq. Gjithmonė i harrojmė njerėzit qė na duan dhe gjithmonė na falin
    kujdesin e tyre pa kėrkuar asgjė si kundėrvlerė. Kjo ėshtė nėna mė e
    dashur se gjithė nėnat tjera nė botė. Kur marr udhė nė njė lot tė saj
    dendėsohet gjithė dhembja e kėsaj bote. Pėr tė gjithmonė jam fėmijė. Aq i
    pazoti jam sa ajo ende nuk ka besim nė mua? Jo. S'e besoj. Ajo vetėm ndjen
    se ka ende shumė gjėra pėr tė mė falur, prandaj, si ēdo nėnė, s'mund tė
    rrijė e qetė, po nuk mė fali gjitha gjėrat, gjithė mirėsinė, kujdesin e
    vet amnor, edhe atėherė kur ne fėmijėt e nėnave mendojmė se nuk kemi fare
    nevojė pėr atė kujdes.
    Nėna sit mendime mbi magjen e vjetėr. Ajo botė e mirėsive, qė te ēdo
    fėmijė i lėnduar sheh fytyrat tona...
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kėshtu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Devja e Salihut a.s
    Nga Bani gjk nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-01-2005, 01:43
  4. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •