Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    1.2.3...I
    Anėtarėsuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Doktrina ekonomike dhe ushtarake autarkiste e Enver Hoxhes...

    Dr.Lisen Bashkurti
    Nderprerja e marrdhenieve ekonomike dhe ushtarake midis Shqiperis dhe Kines ne veren e viti 1978 krijoj nje situate jashtezakonisht te veshtire dhe komplekse per Shqiperin.Ndonese,Shqiperia kishte perjetuar edhe here te tjera situata te tilla te peraferta sic kishin pase qene krizat e marredhenieve me Jugosllavine(1947-46),me Mashkimin Sovjetik(1960-61)si dhe me Traktatin e Varshaves(1967-68),serish kriza e fundit e shkaktuar nga prishja me Kinen kishte karakteristika mjaft specifike,permasa te dallueshme dhe pasoja me komplekse dhe me afatgjate.Goditjen kryesore kriza me Kinen do ta jepte ne ekonomine e Shqiperis.
    Ne dukje te jashtme te krijohej pershtypja sikur Shqiperia do ta kapercente krizen e marrdhenieve me Kinen pa ndonje problem serioz,pa tensione,pa konfrotime dhe mbi te gjitha pa ndonje rrezikshmeri te atyre permasave qe e kishte pase perjetuar ne rastin e krizave me Jugosllavin,Bashkimin Sovjetik dhe Traktatin e Varshaves.Kete iluzion e stimulonte fakti qe prishja e marrdhenieve midis Shqiperis dhe Kines kaloj si nje "krize e bute" ,tipike ala kineze,me disa kembime notash e letrash,me disa artikuj propogandistike e pompoze si dhe me disa takime,konferenca e manifestime populiste,me ane te te cilave synohej t'i mbushej mendja vetes dhe te tjereve se Shqiperia kishte pase te drejte,se Kina kishte gabuar ndaj saj dhe se gjithesesi forca e Partis dhe uniteti i saj i celikt me popullin ishin garancite absolute te perparimit te pandalshem te vendit ne rrugen e socializmit.Por,kjo ishte vetem dukja e jashtme e situates.Pjeset me te rendesishme dhe me serioze te krizes,ashtu sikur pjeset nenujore te ajzbergut,qendrronin te fshehura.Ato do te fillonin te shfaqeshin pak nga pak ne kohe,hapsire dhe ne shumeanshmerine e tyre qyshe me fillimet e viteve '80.

    Fillimi i viteve '80 nise me Kongresin e 8-te te Partise se Punes te Shqiperise,i cili i u mbajt ne Tirane,ne nentore 1981.Ky ishte kongresi i fundite me Enver Hoxhen ne krye.I vene berball efekteve te krizes se krijuar nga nderprerja e marrdhenieve ekonomike me ligje dhe prioritete,me anen e se ciles synonin te sfidonin nevojen e bashkpunimit ekonomik me jasht dhe arkitekturen e vetizolimit te Shqiperise.Deshtimet duheshin fshehur ose arsyetuar,sukseset duheshin ngritur me ditiramb te permbajtshme.Nje gjendje te tille shpesh ne boshtin e tije Raporti i Enver Hoxhes ne Kongresin e 8-te te Partise.
    Ne raportin e mbajtur,udheheqesi i plakur tej mase,beri nje panoram te gjere per te gjithe treguesit e zhvillimit te industrise,bujqesise,mireqenjes se masave,arsimit,kultures dhe shkences.Treguesit e paraqitur benin me dije progres te gjitheanshem.Prodhimi i pergjithshem shoqeror raportohej te ishte rritur 25%;prodhimi industrial te ishte rritur 34%;prodhimi bujqesor te ishte rritur 21%.
    U raportua se ishin ndertuar dhe vene ne shfrytezim 300 vepra te rendesishme prodhuese.Sikunder u vleresua rritja e eksportit te mallrave mbi 51%.Tregues ne rritje kishte edhe arsimimi i popullsise.Per pese vjet kishin mbaruar studimet e larta rreth 20 mije vete,ndersa kishin mbaruar arsimin e mesem mbi 113 mije nxenes.Mbi bazen e ketyre tregueseve,Enver Hoxha percaktoj detyren themelore te pesvjecarit te ri,1981-86,e cila do te ishte......
    "Zvillimi i pergjithshem i ekonomise,duke u mbeshtetur teresisht ne forcat tona,mbi bazen e thellimit te industrializimit socialist te vendit,te fuqizimit dhe te intensifikimit te bujqesise,te rritjes se efektivitetit te ekonomise,te zhvillimit te revolucionit tekinko-shkencor dhe te persosjes se marrdhenieve socialiste ne prodhim,me qellim qe te garantohet dhe te ngrihet gradualisht mireqenia materiale dhe niveli kulturor i masave punonjese,te forcohej me tej rendi socialist dhe fuqia mbraojtese e atheut.
    Ne vijim,Enver Hoxha projektonte parametrat e planit te ardheshem me ngjyra shume optimiste,me tregues ne rritje dhe me zhvillim te gjithanshem te vendit.Ai parashikonte qe vellimi i prodhimit te pergjitheshem shoqeror dhe i investimeve per pesevjecarin e fundite te jetes se tij,te ishte sa kater pesvjecare te marre se bashku.Tregues akoma me te larte rritej parashikoheshin per eksporte.Parashikohej qe prodhimi i pergjitheshem shoqeror te ishte nga 34-36%,pra me nje rritje mesatare vjetore GDP me 6.4%.Do te rriteshin fonde per investime,te cilat do te perdoreshin per ngritjen e rreth 750 veprave ne ekonomi dhe kulture.Rritje prej 21% do te kishte fondi i konsumit te popullit,ndersa parashikohej rritja e qarkullimit te mallrave me pakic nga 22-24%.Gjithe ky plan ambicioz do te realizohet me kushte krejtesisht autarkiste.
    "Ky eshte plani i pare theksonte Enver Hoxha qe do te realizohet duke u mbeshtetur plotesisht ne forcat dhe mundesit tona..
    Shqiperia eshte i vetmi vende ne bote qe zvillohet dhe ecen perpara rruges se socializmit pa asn je lloj ndihme e kredie nga jashte.
    Platforma e politikes ekonomike te Enver Hoxhes ne Kongresin e 8-te te PPSH nuk kishte pesuar asnje lloj evolucioni substancial,por vijonte te ecete ne te njejtat linja,bazuar ne te njejtat ligje te ekonomise politike socialiste origjinale shqipetare dhe mbi te njejtat prioritete zhvillimi.Nder ligjet baze ngeleshin dhe thelloheshin karakteri shteteror dhe kolektiv i prones dhe i punes ne qytet dhe fshat,centralizimi e ekonomise dhe planifikimi shteteror,qe konsideroheshin ligjet themelore te sistemit ekonomik shqiptar.E reja qe hidhej ne kete Kongres ishin edhe dy ligje te tjera,krejtesisht origjinale shqiptare,ligji i mbeshtetjes se planeve te zhvillimit ekonomik plotesisht ne forcat e veta,pa ndihme dhe kredi te huaja,si dhe ligji i kursimit kudo,kurdoher e mbi gjdo gje.Keto dy ligje ishin komplementare me njeri-tjetrin;mbeshtetja plotesisht ne forcat e veta do te thoshte konsumimi i plote i burimeve dhe i kapaciteteve prodhuese,nje konsumim i tille lindte nevojen e ngritjes se nje regjimi te rrepte kursimi per te mbijetuar..............................

  2. #2
    1.2.3...I
    Anėtarėsuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967
    ..............Sikunder edhe ne kongreset parardhese,edhe ne kongresin e 8-tert,Enver Hoxha mbante te pandryshuar prioritetet e zhvillimit ekonomik te vendit.Prioritetin kryesor per zhvillimin e ekonomise,Enver Hoxha ripercaktonte industrine e rend nxjerrese dhe perpunuese te mineraleve.Keshtu,ai do te thellohej me tej ne investime te medha per gjeologjine,minierat si dhe per industrine e perpunimite te plote te tyre.Kete dege,absulitisht jo rentabel dhe pa kurrefar prespektive,Hoxha e konsideronte si strategjike jo vetem per ekonomin,por edhe per eksportet dhe pavarsin e vendit.Bashkangjitur me industrin e rende nxjerrese dhe perpunuese do te zhvilloheshin edhe industrite e tjera te vendit,si industria mekanike,qe parashikohej te rritej me 43-45%si dhe industria kimike qe parashikohej te rritej 63-65%.
    Sikunder edhe ne pesevjecaret paradhes,industria e prodhimit te mallrave te konsumit te gjere per njerezit ngelej e rendesis se fundit.Ritmet e rritjes se saj ishin me te ulta,struktura e prodhimeve nuk parashikonte ndonje novitet,cilesia nuk konsiderohej dhe ne pergjithesi nuk jepeshin tregues konkret per investime,vepra prodhuase apo ngritje te normave te konsumit per fryme.Keshtu qe ndersa parashikoheshin investime te medha ne inustrin e rend,ne gjigandet mekanik e kimik,per industrin e lehte dhe ate ushqimore,raporit i Enver Hoxhes kalonte fare i zbeht dhe i parendesishem.Me kete pplitik ekonomike,Enver Hoxha e mbyllte gjithe doktrinen e tij ekonomike me varferimin e standardeve te jeteses se popullit te vete.
    Ne raport zinte nje kapitull te veqant zhvillimi i bujqesis.Sikunder per strukturen industriale te vendit,edhe per strukturen e zhvillimit te bujqesise vendin prioritar e zinte prodhimi i madh.Ne prospektet qe hapte Kongresi per bujqesine synimet thuhej qe ishin;rritja e prodhimit per te siguruar gjithe ushqimin e popullit dhe permiresuar strukturen e tij;shtimi i lendeve te para per industrin e lehte dhe ushqimore;ulja e lendeve te para e ndihmese nga importet'rritja e vellimit te eksporteve;dhe shtimi i rezervave.Afersisht 29% e vellimit te pergjithshem te investimeve te pesvjecarit parashikoheshin te hidheshin ne bujqesi.Por,mbrenda ketij vellimi investimesh vemendja kryesore do te mbetej prodhimi i dritherave,pra i bukes ne vend.Nonese flitej per rrugen intensive,per kritere shkencore e teknollogji,faktikisht mungesa e investimeve per moderrnizimin e prodhimit bujqesor e blegtoral ishte krejtesisht evident.Gjithesesi bujqesia kishte hedhur hapa te rendesishem sidomos me permirsimin e struktures pedologjike te tokave,me sistemin e irrigacionit si dhe me rritjen e mekanizmit.Problemi buronte nga orjentimi i gabuar per strukturen e prodhimeve bujqesore,qe shkonte ne varferimin e ushqimit te popullit dhe reduktimin e tije ne nje game jashtzakonisht te ulet ushqimore.
    Nje nga pikat me te dobeta edhe ne Kongresin e 8-te te PPSH ngelej nenvlersimi i dukshem i zhvillimit te infrastruktures se pergjitheshme te vendit.Ne raport parashikohej vetem shrirja e metejshme e rrjetit hekurudhor me pune vullnetare te rinise.Nuk parashikoheshin fare ndertime e zgjerime te rrjetit rrugore kombetar,urban dhe rural.As qe behej fjale pastaj per te siguruar pike-lidhjet me rrjetin rrugor e hekurudhor rajonal e me gjere.Ne te gjithe elementet e tjere te infrastrukturessi,aeroplantet,portet,pikat doganore-kufitare,rrjeti i telekomunikimit,etj,ndjehej nje injorim i plote ne gjithe raportin.Nese nuk i njihje realitetet dhe bazoheshe vetem ne ato qfare lexoje ne raport,te krijohej iluzjoni se vendi tanime i kishte krejtesishte te kapercyera problemet e zhvillimit infrastrukturor.Ne fakte ishte krejtesisht e kundertaendit i mungonin pothuajse te gjitha elementet baze te infrastruktures,cka do te perbente nje penges shume afatgjate per integrimin e vendit ne ekonomin rajonale e evropiane ne vitet qe do te pasonin Luften e Ftohte.
    Nje tjeter dege strategjike per natyren,mundesit dhe kushtet qe ofronte Shqiperia,turizmi,as qe permendej gjekundi ne faqet e raportit voluminoz te Enver Hoxhes.Turizmi nuk ekzistonte fare si dege ekonomike ne politiken ekonomike te Hoxhes.Kjo mangesi shume e rende nuk lidhej vetem me konceptin e tije te rrethimit armiqesor te Shqiprise e as vetem me vetizolimin e saj.Kjo do te mund te pranohej nese Enver Hoxha do te kishte pas zhvilluar se paku turizmin vendas.Por,politika e tij ekonomike nuk e konsideronte aspak turizmin,as vendas e jo me pastaj turizmin e huaj.Keshtu Shqiperia injoronte industrin turistike ne nje kohe kure te gjithe vendet e rajonit mesdhetare,duke perfshire edhe Ballkanin Perendimor,ne zemer te cilave shtrihej,Shqiperia,thithnin mbi 35% te turisteve boteror dhe perfitonte me shume se 150 miliarde dollar amerikan ne vit vetem nga industria turistike....................

  3. #3
    1.2.3...I
    Anėtarėsuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967
    ...............E pare ne tersi,doktrina ekonomike qe riafirmonte Enver Hoxha ne Kongresin e 8-te te PPSH do te projektonte kolapsin total te sistemit ekonomik socialist ne vend.Industria e rende nxjerrese e perpunuese,qe ishte thithsja kryesore e investimeve,do te rezultonte jo rentabel,e prapambetur teknikisht e teknologjikisht,pa aftesi per te ecur ne tregune e jashtem.Industria e lehte ushqimore,e bazuar kryesisht ne metoda te vjetra artizanale dhe ne shpikje novatoresh vendas do te prodhonte game te varfer mallrash konsumi te pastandarizuara dhe te pa patentuara,por me cilesi,ambalazh dhe reklama shume te dobeta.Bujqesia,e mbeshtetur te prodhimi i madh do te perqendrohej kryesisht ne prodhimin e dritherave te bukes,cka do te reduktonte ne minimumin asortimentet bujqesore e blegtorale ne treg si dhe do te ndikonte edhe ne vete varferimin e struktures se tokes.Infastruktura pa asnje lloj elementi baze do te behej shpejt nje nga palet me te thella ekonomike te vendit dhe nje nga barrierat me serioze per bashkimin ekonomik me jasht dhe per integrimin e Shqiperis ne ekonomin rajonaledhe evropiane.
    Industria turistike,e harruar plotesisht do te linte te fjetura rezerva te medha turistike qe ofronte vendi nga ultesirat e Detit Jon dhe Adriatik e deri ne bjeshket unike qe kishte veriu i vendit.
    Nje nga faktoret themelor qe do te sjellnin kolapsin e sisitemit ekonomik te Enver Hoxhes ishte parimi i tije dogmatik dhe jo racional i zhvillimit te ekonomis pa asnje ndihme dhe kredi te huaj.
    I sanksionuar edhe ne kushtetuten e vitit 1976 dhe i zhvilluar deri ne ekstrem ne te gjithe kongreset e metejshme te Partis se Punes te Shqiperise,parimi i mbeshtetjes plotesisht ne forcat e veta pa ndihma dhe kredi te huaja do te perbente nje penges te pakapercyeshme edhe shume vite pas vdekjes se Enver Hoxhes.
    Ishte krejtesisht e kuptueshme se pa ndihme ekonomike prej vendeve te zhvilluara,pa kreditime te huaja nuk mund te perparonre asnjeri prej vendeve ne zhvillim dhe aq me pak Shqiperia qe kishte pasur nje trashegimi ekonomike shume te dobet.
    Parimi i mbeshtetjes plotesishte ne forcat e veta,pa ndihma dhe kredi nga jasht ishte ne thelb autarkist,ai mbyllte gjdo shteg per bashkpunime ekonomike nderkombetare,e shkepuste ekonomin shqiptare gjithnje e me shume nga sistemi dhe infrastruktura ekonomike rajonale dhe evropiane.............

Tema tė Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 22-05-2013, 16:04
  3. Ramiz Alia pritet nė Kosovė si kryetar shteti
    Nga vagabondo_nyc nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 124
    Postimi i Fundit: 23-01-2010, 14:21
  4. Permbledhje e Doktrines Shoqerore te Kishes
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 13-12-2006, 08:38
  5. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •