Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #1
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506

    Përshkrim sartrian i hilesë :D

    Pa hidhini nje sy ketij pershkrimi sartrian te hilesë. Çupat e forumit mund te shohin veten e tyre ne kete pershkrim ose mund ta kundershtojne, fundja eshte shkruar bukur nga ai zoteriu i vogel Sartre.


    Sjelljet e hilesë

    Ky përshkrim do të na lejojë ndoshta për të kapur më qartë kushtet e mundësisë së hilesë, dmth për t’iu përgjigjur pyetjes sonë të fillimit : « Ç’duhet të jetë njeriu në qenien e tij, nëse ai duhet të mundet për të qenë në hile ? »

    Ja, për shembull, një vajzë që ka shkuar në një takim të parë. Ajo i di fort mirë synimet e djalit që është përballë dhe që i flet asaj. Ajo di gjithashtu që herët apo vonë do t’i duhet të marrë një vendim. Por ajo nuk do ta ndjejë ngutjen ; ajo jepet vetëm pas asaj çka qëndrimi i partnerit të saj ofron të respektueshme dhe të ndrojtur. Ajo nuk e mbërthen këtë sjellje si një orvatje për të realizuar atë çka quhen « qasjet e para », dmth që ajo nuk dëshiron të shohë mundësitë e zhvillimit kohor që paraqet kjo sjellje : ajo e mbyll këtë sjellje në atë çka është në të tashmen, ajo nuk dëshiron të lexojë në frazat që i adresohen asaj tjetër gjë sesa kuptimin e tyre të hapur, nëse asaj i thuhet : « Ju admiroj aq shumë », ajo e zhvesh këtë frazë nga sfondi seksual, ajo ngjit pas diskutimeve dhe sjelljes së bashkëbiseduesit të vet domethënie të drejtpërdrejta që ajo i mendon si cilësi objektive. Djali që i flet, ai i duket asaj i sinqertë dhe i respektueshëm siç tavolina është e rrumbullakët apo katrore, siç ngjyra e murit është blu apo gri. Dhe cilësitë kështu të ngjitura pas personit që ajo dëgjon janë kështu të ngurtësuara në një vazhdimësi sendore e cila nuk është gjë tjetër përveçse projektimi në rrjedhën kohore të së tashmes së tyre të mirëfilltë. Kjo është që ajo nuk është në dijeni të asaj çka ajo dëshiron : ajo është thellësisht e ndjeshme ndaj dëshirës që ajo ngjall, por dëshira e gjallë dhe lakuriqe do ta poshtëronte atë dhe do t’i kallte datën. Megjithatë, ajo nuk do të gjente asnjë sharm në një respekt i cili do të ishte veçse një respekt. Për ta kënaqur atë, duhet një ndjenjë e cila t’i adresohet tërësisht personit të saj, dmth lirisë së saj të plotë, dhe që të jetë një mirënjohje e lirisë së vet. Por në të njëjtën kohë duhet që kjo ndjenjë të jetë krejt e tërë një dëshirë, dmth që ajo t’i adresohet trupit të saj si objekt. Këtë herë pra, ajo refuzon për ta mbërthyer dëshirën për atë çka është, ajo nuk i jep asaj madje as emër, ajo e pranon atë veçse në masën ku kjo dëshirë kapërcen drejt admirimit, vlerësimit, respektit dhe ku ajo tretet krejt e tërë në format më të larta që ajo përfton, në pikën që ajo nuk figuron më tjetër përveçse si një lloj vale të nxehtë dhe densiteti. Por ja që asaj ia marrin dorën. Ky akt i bashkëbiseduesit të saj rrezikon të ndryshojë situatën duke thirrur një vendim të menjëhershëm : ta lerë dorën aty, kjo është të pëlqejë nga vetvetja flirtin, kjo është të angazhohesh. Ta heqësh dorën që andej, kjo është të prishësh këtë harmoni të turbullt dhe të paqëndrueshme e cila përbën sharmin e orës. Bëhet fjalë për të zbrapsur sa më larg e mundur çastin e vendimit. Dihet çka ndodh pastaj : vajza e lë aty dorën e saj, por nuk e vë re këtë. Ajo nuk e vë re këtë sepse ndodh rastësisht që vajza është, në atë çast, krejt mendje. Ajo e tërheq bashkëbiseduesin e vet deri në rajonet më të larta të spekulimit sentimental, ajo flet mbi jetën, mbi jetën e vet, ajo tregohet nën aspektin e saj thelbësor : një person, një ndërgjegje. Dhe gjatë kësaj kohe, ndarja e trupit dhe e shpirtit është kryer ; dora prehet e palëvizshme ndërmjet duarve të ngrohta të partnerit të saj ; as pranuese as rezistuese – një send.

    Ne do të themi që kjo vajzë është në hile.


    Sartre, Qenia dhe Hiçi, f. 89-90
    Ndryshuar për herë të fundit nga oiseau en vol : 05-12-2005 më 22:02

  2. #2
    . Maska e nausika
    Anëtarësuar
    26-03-2005
    Vendndodhja
    .
    Postime
    774
    More, Sartri bukur e ka shkruar por une nuk jam dakort per ate punen e hilese

    ...dora nuk lihet aty sepse eshte "...ndarja e trupit dhe e shpirtit ",,,jo more jo, dora lihet aty si karem!
    dmth. shiko ti djal i mbare me degjo me vemendje se cfare po te them, biles trego edhe enthusiasm per cdo gje qe degjon dhe mos me bej ta leviz doren se po u hoq, e humbe davane.

    Dora eshte termometer me nje zhive qe nuk duhet te levize. (I gjori djale, po ti kete kuptuar te gjitha keto do jete ne siklet te madh..lol)

    me pak fjale, vajza nuk eshte aspak ne hile, vajza eshte "in control", sic i thone...dhe djalit po i matet pulsi
    Ndryshuar për herë të fundit nga nausika : 05-12-2005 më 23:20
    When in Doubt, Act Stupid!

  3. #3
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    nc, nc, nc...

    sartri po si sartri - i humbur i gjori. Ah te kish qene aty ndonje tjeter! pa ma shtrinte doren dhe ma mbante aty ajo. Kur ta kish zene per fyti aq keq sa ti merrej fryma valle si do te pergjigjej sartri? Jam e sigurt se do kish thene "cun me hile"

    s'jam hic dakort me sartrin, pike!
    Summertime, and the livin' is easy...

  4. #4
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Sipas Sartre, vajza eshte ne djeni te "qellimeve" (jo aq te ndershme) te djalit gjat takimit, por ajo nuk deshiron te "ballafaqohet" me ate qe implikon situata. Duke i ngritur mendimet e saja ne nje skaj te lart shpirteror, atehere ajo nuk eshte ne djeni qe po "flirton" me ate. Ajo, atehere, nuk eshte me pergjegjese per vemendjen qe i jep ai asaj, pavaresisht se ajo vertete i di qellimet e tij.

    nuk po jap mendimin tim akoma...

    Por kam nje kerkes: oiseau en vol, me trego me teper ne lidhje me mauvaise foi ... s'il te plait.

    naten e mire per sonte

  5. #5
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Citim Postuar më parë nga Veshtrusja
    Sipas Sartre, vajza eshte ne djeni te "qellimeve" (jo aq te ndershme) te djalit gjat takimit, por ajo nuk deshiron te "ballafaqohet" me ate qe implikon situata. Duke i ngritur mendimet e saja ne nje skaj te lart shpirteror, atehere ajo nuk eshte ne djeni qe po "flirton" me ate. Ajo, atehere, nuk eshte me pergjegjese per vemendjen qe i jep ai asaj, pavaresisht se ajo vertete i di qellimet e tij.

    nuk po jap mendimin tim akoma...

    Por kam nje kerkes: oiseau en vol, me trego me teper ne lidhje me mauvaise foi ... s'il te plait.

    naten e mire per sonte
    Cilat jane ato qellimet jo aq te ndershme? Qe te kuptohemi e kam llafin... Se mbase nuk kemi te njejtin perceptim (spikatje) te qellimeve "jo aq te ndershme". Qe te kuptojme pra dhe ate per te cilen flet Sartri.

    Sartri dihet qe ka qene pak mizogjin... Nejse nuk po i futem kesaj teme, megjithate se pari ZOGU sill dhe ndonje shkrim ne frengjisht, pra origjinalin, sepse une e di qe ti i ben qejfin vetes kur perkthen, por nuk jam dhe kaq i sigurt ne aftesite e tua per te perkthyer mirefilltasi nje tekst frengjisht. Pra sille njehere ta perktheje lali, hein tu befsha une te zogut ty, se kush rri kerkon "L'etre et le néant", kush e di ku eshte, pertoj ta kerkoj...

    Nje pyetje per keto te ofenduarat... Si mendoni çfare tip, lloj, femre ka zgjedhur Sartri si shembull, neqofte se do mund ti sintetizonim llojet e femrave ne disa lloje... Ose, ose per tjua lehtesuar detyren po shtroj nje pyetje me te thjeshte : a mendoni se Sartri ka zgjedhur si shembull nje femer tiparet e te ciles ngjajne me shume me ato te Shen Merise (Shen Maria), apo tiparet e te ciles ngjajne me shume me ato te Maria Madalenes? (Te jemi te qarte kur flas per tipare nuk flas vetem per aspektin fizik, por me shume per aspektet morale e psikologjike apo ku di une çfare tjeter...)
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  6. #6
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Mhm... siç e shoh une, jemi nisur per rruge te gjate. Fundja ne dimer jemi, s'kemi ç'humbim, ja derisa te dale pranvera do cicerojme nga pak brenda e pastaaaaaj... kush do na mbaje moj aman

    Ok, ja te bejme njefare permbledhje :
    Se pari, mendoj se diskutimet tona duhet te largohen katerciperisht nga shtjellime te tipit moral apo me aluzione te tilla qe Sartre ishte mizogjin. Ky pershkrim eshte shkeputur nga vepra e tij me e madhe "Qenia dhe Hiçi" dhe aty nuk ka asnje larje hesapesh me gjinine femerore. Gjithashtu mendoj qe pershkrimi ne fjale nuk ka karakter moral te tipit kritikues kundrejt qendrimit te asaj vajzes. Ai thjesht po pershkruan sjelljen e dy vetave nga kendveshtrimi i ndergjegjes se tyre. Si luan ndergjegja e vajzes me veten e saj ? Çfare dallgesh, luhatjesh peson kjo ndergjegje. Dhe nqs ai ka zgjedhur termin "mauvaise foi" per ta pershkruar kete, ai nuk e perdor kete per te thene qe femrat jane genjeshtare, por thjesht per te vene ne pah levizjet e ndergjegjes, levizje te befta dhe qe e befasojne dhe vete veten e saj.

    - Sartre, ne po te njejtin kapitull, pershkruan dhe sjelljen e nje djaloshi kamarier i cili orvatet dhe mundohet me gjithe shpirt qe t'i perngjaje vertete kamarierit. Edhe kete pershkrim do ta sjelle ketu qe te plotesohet me mire tabloja.

    - Nausika, te pakten nga ana psikologjike, a qendron ky pershkrim sjelljeje ? Mua me duket me vend. Qe ajo vajza po taton pulsin e atij çunit, kjo nuk me duket dhe aq, sepse Sartre e thote qe ajo vajza edhe do qe veprimet e djalit t'i marre si te respektueshme por edhe do gjithashtu qe ajo te shikohet me deshirim (flas si trup), dhe kjo eshte medyshja e saj. Ajo nuk do dike aty perballe qe t'i thote vetem se ka respekt per te, e blah blah blah... por edhe t'i thote qe ai e deshiron ate. Por si e thote kete ai djali ? Ja, duke folur per gjera koti e ne te njejten kohe duke i marre doren. E vajza ? Po ja, medyshja e saj (ç'te beje) ben qe ajo ka deshire te dale nga kjo medyshje, ta harroje ate, dhe fillon dhe "shtiret" (ben me hile pra) qe ajo nuk e di qe eshte dora e saj atje ne duart e atij bandillit, nen pretekstin qe ajo fillon e i flet atij per gjera krejt shpirterore, qiellore, jeta keshtu e jeta ashtu... Ajo nuk po i ecen me hile atij çunit por vetes se vet, sepse e thote Sartre qe ajo deshiron ta zhvendose sa me larg çastin e zgjedhjes.

    - Çupke, ai rasti qe thua tine, qe sikur te kishte qene dikush qe kalonte aty prane, ajo çupa nuk do kishte vepruar njelloj, edhe kete Sartre e analizon pak a shume ne nje pershkrim te dikujt qe po pergjon nga vrima e deres. edhe kete do te mundohem ta sjell.

    - Veshtruse, bere shume mire qe permende vete e para termin e perdorur nga Sartre : "mauvaise foi". Eshte e qarte qe une nuk jam specialist i Sartre dhe ate po e zbuloj ne te njejten kohe me ju. Dhe aq me mire keshtu sepse qe te gjithe shllapa-shllup mundohemi te themi ndonje gje. Por ne fakt, ca terma frengjisht duhen sqaruar mire sepse lene vend per keqkuptime, dhe kjo dashur padashur...

    Sipas fjalorit Robert te gjuhes franceze "mauvaise foi" eshte sinonim me "déloyauté, duplicité, perfidie" dhe do te thote : Pandershmeri e dikujt qe pohon gjera qe ai i di si te rreme ose qe shtiret si i paditur.
    Tani me sa shohim ketu, eshte e qarte qe une nuk mund te zgjidhja termin "pandershmeri" sepse pastaj debati mbyllet vete per nga vete ngjyresa morale qe ka ky term. Madje, po te shtoja vete me fjalet e mia, gjestet e vajzes kundrejt djalit ne kete pershkrim jane gjeste tipike te nje vajze plot karakter dhe jo te nje vajze qe do te shkonte me te parin qe takon ne rruge. Besoj se kjo eshte e qarte.
    Atehere kam zgjedhur termin "hile", ne kuptimin e dredhise, shmangies, pervjedhjes, dhe jo si hile me qellim perfitimi, material ose jo (tromperie, tricherie - mashtrim, hile ne lojen me karta). Prandaj kur Sartre thote ne fund : "Ne do te themi qe kjo vajze eshte ne hile", ai nuk e gjykon aspak ne nje kendveshtrim nderi por thjesht ne hile si e tille qe ndergjegja e vajzes ben sikur nuk e di ç'po ndodh, ose mundohet ta shohe sa me vone ate qe ka ngjare me te vertete.
    Dhe sigurisht qe per kenaqesine tende dhe te çupave te tjera qe jeni mbledhur aty do te sjell dhe me teper mbi kete nocion te "hilese".

    - Korçar, jeni krejt anash çeshtjes. E para e punes, dua t'ju siguroj qysh tani qe une nuk kam mundesi te vij atje tek ju e t'ju mbaj shkallet kur ju te kerkoni librin ne fjale ne biblioteken tuaj. Une kam dhene me poshte tekstit, referencat e tij : marre nga "L'Être et le néant", Gallimard, koleksioni "Tel", edic. 2000, f. 89-90.
    Tani, ju mund te beni aq sa te vendosni syzet dhe ta lexoni e ta zbertheni e ta shoshitni e ta shkoqitni dhe ne fund te dilni me nje deklarate per shtyp qe Zogu ia ka keputur kot. E keshtu, l'affaire est close.
    Tjeter, ne lidhje me leximin tuaj, ju jeni "complètement à coté de la plaque" kur ju thoni qe keto çupat ketu na qenkan "te ofenduarat". Askush nuk eshte i ofenduar nga ky shkrim. Kjo eshte me se e qarte. Gjithashtu, jeni futur ne mal pa sopate me perpjekjet tuaja per te gjetur llojin e femres qe pershkruhet aty : aluzione krejt boshe dhe qe nuk te nxjerrin askund. E thashe nje here qe ajo femer aty eshte nje femer si gjithe te tjerat, pa emer e pa mbiemer, pa moshe e pa vendndodhje, pa profesion e pa situate familjare, keshtu qe debati qe ju doni te hapni eshte i kote.

    kalofshi nje dite te kendshme, and see you again... zogu nuk ju harron
    Ndryshuar për herë të fundit nga oiseau en vol : 06-12-2005 më 09:11

  7. #7
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Citim Postuar më parë nga korçar
    Cilat jane ato qellimet jo aq te ndershme? Qe te kuptohemi e kam llafin... Se mbase nuk kemi te njejtin perceptim (spikatje) te qellimeve "jo aq te ndershme". Qe te kuptojme pra dhe ate per te cilen flet Sartri...
    Pershendetje korçar

    Mendoj qe Sartre eshte duke then se vajza eshte, sic e quan oiseau, "ne hile" (ose "mauvaise foi") ne lidhje me qellimet, apo interesat, seksuale te djalit ndaj saj. Pra, keto interesa seksuale une i quajta qellime jo aq te "ndershme". Shpresoj ta keni te qarte ate qe po thoja tani.

    Po ju cfare mendimi keni mbi ate qe ka then Sartre?



    ps: oiseau, flm per perkshkrimin e termit mauvaise foi.

  8. #8
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Ketu me poshte eshte njefare sqarimi mbi hilene (la mauvaise foi). Pas kesaj copeze vazhdon me dallimin ndermjet hilese dhe genjeshtres. Ndoshta do e sjell dhe kete, kushedi keshtu mbaroj librin por ka shume dreqi, rreth 700 faqe dhe gjuha e Sartre eshte nje gjuhe e veshtire, gjuhe teknike dhe qe do shume e shume perkushtim. Mua me duket pak a shume si nje tip kalaje ku duhet goditur me top nja 20 here ne nje vend, dhe kjo ne pjese te ndryshme sepse rri akoma ne kembe, edhe me gure te hequr... Nejse, kush di te beje me shume, eshte i mireseardhur se fundja nuk jemi per gara ketu.

    Per shembull, une akoma nuk jam i bindur sesi duhet gjetur termi tamam per "la mauvaise foi" te Sartre. Fjale per fjale jep "keqbesim" (per ngjashmeri, "la bonne foi" mirebesim). Mirepo kur hap fjalorin shqip dhe sheh ç'kuptime ka aty per keto dy fjale, atehere ke frike se lexuesi shqiptar nuk e merr vesh kurre ç'ka ndermend te thote Sartre. Kush di ndonje kleçke more amani... se vduqem me kete Sartrushin... palo burre shkurtabiq e qorr dhe na beri namin na beri

    Ok, te shikojme mos marrim gje vesh ketu poshte :

    Qenia njerëzore nuk është vetëm qenia nga e cila zbulohen mohimsi (négatités) në botë, ajo është gjithashtu ajo që mund të marrë qëndrime mohuese kundrejt vetes. Ne e kishim përkufizuar, në hyrjen tonë, ndërgjegjen si « një qenie për të cilën, në qenien e saj bëhet fjalë për qenien e vet si e tillë që kjo qenie mpleks një qenie tjetër sesa veten ». Por, pas sqarimit të sjelljes pyetësuese, ne dimë tani që kjo formulë mund të shkruhet gjithashtu : « Ndërgjegja është një qenie për të cilën në qenien e saj bëhet fjalë për hiçin e qenies së vet. » Në mbrojtjen apo në veton, për shembull, qenia njerëzore mohon një transhendancë të ardhshme. Por ky mohim nuk është konstatues. Ndërgjegja ime nuk mjaftohet për të paramenduar një mohimsi. Ajo konstituohet vetë, në mishin e saj, si hiçëzimi i një mundësie të cilën një realitet-njerëzor tjetër e projekton si mundësinë e tij. Për këtë, ndërgjegja duhet t’ia behë në botë si një Jo dhe pikërisht si një Jo është kjo që skllavi e sheh fillimisht pronarin e tij, ose që i burgosuri i cili kërkon për tu arratisur e sheh rojen që e mbikqyr. Ka madje njerëz (roje, mbikqyrës, pengmbajtës, etj) që realiteti shoqëror i të cilëve është veçse ai i Jo-së, njerëz të cilët do të jetojnë dhe vdesin duke mos patur qenë gjë tjetër mbi tokë përveçse një Jo. Të tjerë, për ta mbartur Jo-në në vetë subjektivitetin e tyre, konstituohen edhe ato, të tillë si persona njerëzorë, si një mohim i përhershëm : kuptimi dhe funksioni i asaj çka Scheler quan « njeriu i mërisë » është Jo-ja. Por ekzistojnë sjellje më të holla dhe që përshkrimi i së cilave do të na shpinte më larg në intimitetin e ndërgjegjes : ironia futet këtu. Në ironinë, njeriu asgjëson, në unitetin e të njëjtit akt, atë çka ai shtron, ai jep për të besuar për të mos qenë besuar, ai pohon për të mohuar dhe mohon për të pohuar, ai krijon një objekt pozitiv por që nuk ka qenie tjetër përveçse hiçin e vet. Kështu qëndrimet mohuese kundrejt vetes lejojnë për të shtruar një çështje të re : ç’duhet të jetë njeriu në qenien e tij për që atij t’i jetë e mundur për të mohuar veten ? Por nuk do të mund të bëhej fjalë për ta marrë në universalitetin e tij qëndrimin e « mohimit të vetes ». Sjelljet që mund të rreshtohen nën këtë rubrikë janë tejet të larmishme, ne do të rrezikonim për të mos mbajtur gjë tjetër këtu përveçse formën abstrakte. Është mirë që të zgjidhet dhe të shqyrtohet një qëndrim i caktuar i cili, njëkohësisht, të jetë thelbësor ndaj realitetit-njerëzor dhe, siç ndërgjegja, në vend që të drejtojë mohimin e tij drejt përjashtës, të kthehet drejt vetvetes. Ky qëndrim na është dukur të jetë la mauvaise foi (hileja).

    Sartre, Qenia dhe Hiçi, f. 81-82
    Ndryshuar për herë të fundit nga nausika : 07-12-2005 më 17:02

  9. #9
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    "La mauvaise foi" eshte vertet pak e veshtire per tu perkthyer por kurresesi nuk perkthehet "HILEJA". La mauvaise foi e perkthyer ne shqip eshte diku midis keqbesimit (por nuk i pershtatet nga vete perdorimi qe i behet fjales keqbesim ne sintaksen, apo kontekstin, e gjuhes shqipe), vetemohimit (ne lidhje me ate çka beson), ose ose, e thjeshte fare, "la mauvaise foi" nuk eshte gje tjeter veçse hipokrizi. Mos kerko me larg, se nuk gjen me mire! Sidoqofte une jam i bindur se perkthimi me i mire i fjales "mauvaise foi" ne shqip eshte VETEMOHIMI (edhe pse ne frengjisht egziston "l'autonégation").

    Veshtrusja, he per he, s'jam aq i sigurt qe interesat e djalit jane vetem seksuale, por gjithesesi ajo qe me intereson eshte te di pse interesat e ashtuquajtura seksuale te djalit ndaj vajzes jane "jo dhe aq te ndershme"?
    Sepse kam pershtypjen se nga kjo, pra nga vleresimi i interesave te djalit si seksuale, vjen dhe pasoja e VETEMOHIMIT te vajzes...
    As me intereson fare ajo qe thote Sartri per VETEMOHIMIN, ajo qe me intereson eshte interpretimi, nga lexuesi/lexuesja, i interesave te djalit si "jo dhe aq te ndershme"... Amon shpjegoma!
    Ndryshuar për herë të fundit nga nausika : 07-12-2005 më 17:04
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  10. #10
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Qe thoni ju persa i perket termit "mauvaise foi", ju propozoni "vetemohim" (l'autonégation). Ka dy gjera ketu : e para, kjo fjale (autonégation) nuk ekziston ne frengjisht dhe perkthimi frengjisht i fjales sone shqipe "vetemohim" eshte ABNEGATION, e cila ka kuptimin e sakrifices, heroizmit e blah blah blah te tjera. Keshtu qe ketu del krejt jashte loje. Ndoshta keni dashur te thoni "mohim i vetes" çka eshte krejt tjeter nga vetemohim. Por "mohim i vetes" ne frengjisht thuhet "la négation de soi".
    Kurse ne lidhje me hipokrizine, eshte qesharake te mendosh ne kete menyre. Hipokrizia futet teresisht tek morali. Sipas Robert, hipokrizi do te thote :

    "Qendrim i cili konsiston per te maskuar karakterin tone te vertete, per te shfaqur opinione, ndjenja, dhe veçanerisht virtyte qe nuk i kemi."

    Tani, me thoni, ku thote Sartre qe vajza po mashtron ate djalin ne lidhje me karakterin e vet, ç'opinione ka shprehur ajo per kete qellim, çfare ndjenjash te paqena shprehu ajo, dhe cilat virtyte qe ajo nuk i paska duken aty ? RIEN DE TOUT ÇA !

    E vetmja qe perafrohet me kete eshte "perfidie" qe eshte shfaqur ne gjuhen franceze ne vitin 1510 dhe vjen nga latinishtja "perfidia" = mauvaise foi.

    Dhe hidhu nje sy shembujve te Robert :

    - La perfidie d'un seducteur. "La perfidie, si je l'ose dire, est un mensonge de toute la persone ; c'est dans une femme l'art de placer un mot ou une action qui donne le change" (La Bruyère)

    - Perfidie d'une promesse, d'un compliment.

    Me sa shohim me lart, la mauvaise foi eshte nje lloj hileje, mashtrimi, dredhie, bishtnimi.

    Megjithate, fjala keqbesim duhej normalisht te sillte kete kuptim, ashtu siç mirebesim sjell me se miri termin "bonne foi". Por fjalori shqip i Akademise se Shkencave, viti 2002, na jep vetem nje shpjegim per kete fjale : Keqbesim eshte mungese besimi ndaj dikujt, mosbesim. Na i marrçin te ligat qe te gjithe qe kane punuar aty ! Duke ia nisur nga Androkli Kostallari si kryeredaktor, qe me siguri do jete nga ata partizanet korriere qe kane lexuar vetem perrallat e Ali babes me 40 hajdute dhe te Enverit (e thashe dy here te njejten gje, por nejse)

    Si ka mundesi qe nje veprim qe kryejme te sillet nga nje emer dhe jo nga folja e te vepruarit ? E pra, ne fjalor nuk ekziston folja "keqbesoj" !!

    Sidoqofte, gjate perkthimit te metejshem te pjeseve mbi "la mauvaise foi", ma merr mendja qe edhe po ta lesh ashtu te paperkthyer, do te merret vesh per çka eshte fjala.
    Ndryshuar për herë të fundit nga nausika : 07-12-2005 më 17:05

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Anisela
    Anëtarësuar
    20-01-2004
    Postime
    764
    Mendimi im eshte ky-Vajza eshte e matur,e sigurte..Hileja i perket vetem djalit!!!Pse kaq nxitueshem?Lerini kohe gjerave!!!
    Dhe keshtu ne rruge te madhe eshitme zemren tone, njerzve qe vetem nje te perqeshun dhane per te e shkuen te kenaqun e tu u gezue- pse pane mfshetsinat intime te kesaj jetes tone.

  12. #12
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506

    Please, në keni gjë për të thënë, thuajeni si ka hije...

    Nuk e di, por duke pare dhe kete tekst te shkurter te Sartre, me behet qe Sartre kupton me "mauvaise foi" bishtnimin ose berjen bisht ndaj vetvetes. Te pakten ne kete tekst behet fjale per kete. Me duket se edhe tek pershkrimi i atij takimit me lart, kjo gje del ne pah.

    Por do te kisha patur deshire qe ndokush, pa pretendime e pa kercime pupthi, te sillte te njejtat fjale (pasazhe) ne anglisht, ose te perkthyera nga anglishtja, dhe te shihnim sesi eshte rregulluar kjo gje.

    Kush une jam une e kush je ti, as qe me interesojne. Ajo qe me duhet eshte te kuptoj me mire vepren e Sartre. Nqs ndonje e sheh veten qe mund te thote diçka ne lidhje me çeshtjen, le ta thote pa zene emra e pa filluar ne hasmerira kot me kot. Puna eshte te merremi me tekstin, dhe kaq.

    Ju faleminderit


    Mund ta gjykojmë një njeri duke thënë që ai i bën bisht vetes. Nëse ne e kemi përkufizuar situatën e njeriut si një zgjedhje të lirë, pa shfajësime dhe pa shpëtim, çdo njeri që struket prapa shfajësimit të pasioneve të tij, çdo njeri që sajon një determinizëm është një njeri që i bishtnon vetes. Mund të na bëhet vërejtja : e përse nuk do të zgjidhte ai për t’i bërë bisht vetes ? Unë përgjigjem që unë nuk kam për ta gjykuar atë moralisht, por bishtnimin e tij unë e përcaktoj si një gabim. Këtu, nuk mund t’i shpëtojmë një gjykimi të vërtete. Bërja bisht ndaj vetes është sigurisht një gënjeshtër, sepse ajo fsheh lirinë e plotë të angazhimit. Në të njëjtin rrafsh, do të them që ka bishtnim ndaj vetes nëse unë zgjedh për të deklaruar që disa vlera ekzistojnë përpara meje ; unë jam në kundërshtim me veten time nëse, në të njëjtën kohë, unë i dua ato dhe deklaroj që ato imponohen ndaj meje. Nëse më thonë : e sikur të dua të bëj bisht vetes ? Unë do të përgjigjem : nuk ka asnjë arsye për që ju të mos bëni kështu, por unë deklaroj që ju i keni bërë bisht vetes suaj, dhe se qëndrimi më i lidhur është qëndrimi i ndershëm. Dhe veç kësaj unë mund të sjell një gjykim moral. Kur unë deklaroj që liria, përmes çdo rrethane konkrete, nuk mund të ketë qëllim tjetër përveçse vetvetes së saj, nëse njeriu ka pranuar një herë që ai shtron vlera në ndenjen vetëm, ai nuk mund të dëshirojë më tjetër përveçse një gjë, lirinë si themel të të gjitha vlerave. Kjo nuk nënkupton që ai e do këtë liri në abstrakt. Kjo do të thotë thjesht që veprimet e njerëzve të ndershëm kanë si domethënie të fundit kërkimin e lirisë si të tillë. Një njeri i cili aderon në një sindikatë, komunist apo revolucionar, dëshiron qëllimi konkrete ; këto qëllime mpleksin një vullnet abstrakt lirie ; por kjo liri e dëshiron veten në konkreten. Ne e duam lirinë për lirinë dhe përmes çdo rrethane të veçantë. Dhe duke dashur lirinë, ne zbulojmë që ajo varet tërësisht nga liria e të tjerëve, dhe se liria e të tjerëve varet nga e jona. Sigurisht, liria si përkufizim i njeriut nuk varet nga tjetri, por sapo ka një angazhim, unë jam i detyruar për të dashur në të njëjtën kohë lirinë time si dhe atë të të tjerëve, unë nuk mund ta marr lirinë time për qëllim përveç nëse unë marr për të tillë dhe atë të të tjerëve. Për rrjedhojë, kur, mbi rrafshin e autenticitetit total, unë kam pranuar që njeriu është një qenie tek e cila thelbi paraprihet nga ekzistenca, kur kam pranuar që ai është një qenie e lirë e cila nuk mund të dojë tjetër, në rrethana të ndryshme, përveçse lirinë e vet, unë kam pranuar në të njëjtën kohë që unë nuk mund të dua tjetër përveçse lirinë e të tjerëve. Kështu, në emër të këtij vullneti lirie, të mpleksur nga vetë liria, unë mund të formoj gjykime mbi ata të cilët synojnë për t’i fshehur vetes falësinë e ekzistencës së tyre, dhe lirinë e saj të plotë. Ata të cilët do t’i fshehin vetes, nga fryma serioze apo nga shfajësime deterministe, lirinë e tyre të plotë, unë do t’i quaja frikacakë ; të tjerët që do të përpiqen për të treguar që ekzistenca e tyre ishte e nevojshme, ndërkohë që kjo ekzistencë është vetë rastësia e shfaqjes së njeriut mbi tokë, unë do t’i quaja të poshtër. Por frikacakët dhe të poshtrit nuk mund të gjykohen ndryshe përveçse mbi rrafshin e autenticitetit të rreptë. »

    Sartre, Ekzistencializmi është një humanizëm, LP. F. 68-71

  13. #13

    komplienta per temen!

    Pershendetje !

    Ne fillim ca sqarime ; sartre e jep kete shembull per te pershkruar konceptin e « vete-mashtrimit », dhe jo si nje shembull pergjithesues sesi sillet femra ne takimin e pare dhe qellimet e mashkullit ndaj kesaj femre. Thelbi eshte ilustrimi I procesit te “vete-mashtrimit”.

    Sartre mendonte se njeriu eshte I LIRE dhe se ndergjegjesimi mbi kete fakt mund te jete I dhimbshem, ankthsjelles dhe se zakonisht ne mundohemi ta shmangim ndergjegjesimin mbi lirine tone.

    " vete-mashtrimi", eshte perpjekje per tu larguar nga ky ndergjegjesim, per te pretenduar se ne nuk jemi te lire por se sjelljet tona, qendrimet, jane te determinuara nga karakteri qe kemi (ide kjo qe kundershton idene e freud-in se disa aktivitete mendore kane natyre te pandergjegjshme dmth te pakontrollueshme nga vetedija).

    Keshtu edhe vajza e shembullit, mashtron veten e saj per te shmangur pergjegjesine e zgjedhjes per ta refuzuar apo pranuar joshesin; ajo pretendon se eshte nje send pasiv sepse ne kete menyre nuk do I duhet te kaloje procesin e dhimbshem te zgjedhjes dhe rrjedhimisht te ndergjegjesimt se ajo eshte nje qenie e lire.
    Lie down on the couch, what does that mean?
    You're a nut! You're crazy in the coconut!

  14. #14
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Krejt me vend, citizen_insane, krejt i sakte koncepti qe ju keni kapur. Kete ide kam patur qysh ne fillim kur solla pershkrimin e takimit, e kisha te qarte per ç'behej fjale, por nuk dija si ta sillja, dhe perdora termin hile, ama ishte plotesisht i sqaruar qe nuk kishte te bente fare me hipokrizine, genjeshtren, e me gjera te tjera te kesaj natyre.

    Ja ketu me poshte disa mendime te nje profesori filozofie Marc Wetzel, ku une kam lene pa perkthyer termin "la mauvaise foi" per qe çdokush te nxjerre kuptimin e vet, dhe nqs ju do beni nje perpjekje qe ne vend te ketij termi te vini fjalen shqip 'bishtnim" ne kuptimin e berjes bisht vetvetes, ne kuptimin e nje ndarje, e nje ikje nga vetvetja, pikerisht per arsyet qe ju citizen keni permendur, atehere them qe kuptimi do jete me se i qarte.

    Ne lidhje me termin "vete-mashtrim", nuk jam shume i sigurt sepse mashtrim ne shqip ka nje konotacion te genjeshtres qe e hame, dmth qe e besojme. Mirepo ketu me poshte do shihet qe nuk eshte aspak keshtu. Ndergjegja jone nuk mund te jete e genjyer nga vetvetja, ajo mund t'i beje bisht vetvetes per t'i shkuar per shtati diçkaje qe i intereson.

    Sidoqofte, e le te hapur per diskutim.

    Në këtë kapitull të Qenia dhe Hiçi, Sartre orvatet të ndriçojë, nëpërmjet fenomenit universal të la mauvaise foi (në të cilën një ndërgjegje gënjen vetveten duke nxjerrë si pretekste arsye që i shkojnë përshtat asaj), natyrën origjinale të ndërgjegjes njerëzore. Njëlloj siç për Freud ëndrra është ushë mbretërore e cila e shpie psikanalistin tek e pavetëdijshmja, la mauvaise foi e përcjell filozofin tek ndërgjegja. Në fakt, la mauvaise foi është një fenomen i ndërlikuar : njeriu abuzon aty me lirinë e vet në raport me të vërtetën, ai është i kapur në kurth nga vetë liria e tij (pasiqë ai vihet të besojë atë çka ai i thotë vetes të besoj&#235 dhe zbulon atëherë diçka mbi të vërtetën e lirisë së tij (sepse la mauvaise foi është liria duke i ikur së vërtetës së saj)

    Sartre vepron atëherë në tre kohë (që u korespondojnë nënkapitujve të shpjeguar nga ai).

    1) Sartre analizon paradoksin e mëposhtëm : asimilimi i la mauvaise foi në një gënjeshtër ndaj vetes është njëkohësisht i pashmangshëm dhe i pamundshëm. I pashmangshëm sepse la mauvaise foi ka të tria karakteret thelbësore të gënjeshtrës : aty maskojmë diçka (ajo çka bëjmë për të besuar ndryshon nga ajo çka besojm&#235, përshtatemi me të (përmbajtja e pretenduar na është më e favorshme sesa do të na ishte e tillë efektivja), dhe së fundi aty brishtëzohemi dhe zihemi ngushtë (shmangia e dëshiruar e shprehjes sonë nga e vërteta rrezikon në çdo çast të qenurit të denoncuar apo tradhtuar nga ajo). Por përqasja me gënjeshtrën është megjithatë i pamundshëm, sepse gënjeshtra e dalë mbanë supozon njëkohësisht që i genjyeri të jetë mashtruar plotësisht dhe gënjyesi aspak. Mirëpo unë nuk mundem nga principi të jem i mashtruar nga gënjeshtrat e mia të veta (qysh mund të kapërdij gjëra që unë i di që janë të paqena ?) dhe as të jem i siguruar për të qëndruar i padepërtueshëm ndaj arsyeve që nxjerr përpara (qysh të qëndroj i pandjeshëm ndaj asaj që më shfajëson ?)
    Nga ku del çështja : a duhet ta shpjegojmë këtë dublim gënjyes/i gënjyer nëpërmjet dyshes së të vetedijshmes dhe pavetëdijshmes ? A do të ishte ngaqë e ‘’pavetëdijshmja’’ mashtron ‘’unin’’ kjo që unë mund të abuzoj kështu me veten time ? Sartre e mohon këtë : la mauvaise foi është një çështje rreptësisht e brendshme ndaj ndërgjegjes : nuk ka shfajësime të pavetëdijshme, dhe më keq akoma : mbështetja tek e pavetëdijshmja është kjo vetë një sjellje shfaqjësimi (psikanaliza është si një metafizikë e la mauvaise foi)

    2) Sartre ilustron atëherë zgjidhjen e tij nëpërmjet shqyrtimit të rasteve tipike të mauvaise foi : ‘’joshësja e re’’ e cila synon avantazhin e të qenurit e dëshirueshme dhe i ikën telashit të të qenurit e dëshiruar ; kështu ‘’kamarieri’’ i cili njëkohësisht është dhe nuk është ai që ai duhet të luajë për të qenë (një akrobat virtuoz i mbushjes së pijeve) ; kështu homoseksuali-që-nuk-ndihet-mirë-me-këtë i cili luhatet nga njëra qesharake në tjetrën : të shfajësojë natyrën e tij apo të shpjegojë lirinë e tij ! Këto situata të ndryshme lejojnë megjithatë një diagnostikë të vetme : prani e një ndërgjegje ambige dhe mungesë pa ambiguitet të së pavetëdijshmes !

    3) La mauvaise foi konsiston pra për ta besuar veten përgjysmë. Por çfarë mundet në përgjithësi të besojë një ndërgjegje çka është ajo ? Ajo nuk mund të mos e dijë që ajo është (sepse ajo është raport me veten e saj), dhe as të dijë çka ajo është (sepse nuk ka raport të mundshëm dijeje përveçse me një të dhënë objektive). Ngelet, thotë Sartre, që ajo ka besim në vetvete. Nëse pra njeriu mund të jetë de mauvaise foi (‘’e di mirë që jam frikacak dhe dembel, por jo aq ama dhe as ekskluzivisht njëherë e përgjithmonë’’, kjo është që, filozofikisht, vetë raporti i një ndërgjegje me cilësitë e saj, gjendjet e saj karakteristike (frikë apo guxim etj.), nuk është kurrë një raport i thjeshtë të qenuri apo të mos qenuri : unë nuk jam frikacak pasiqë unë nuk jam aspak siç tavolina është e thyer në një këmbë apo sytë e mi janë jeshilë ; por unë jam megjithatë frikacak pasiqë më ndodh të jem i tillë dhe tekefundit nuk mund të jem më tepër guximtar ! Unë mund të jem pra gjithmonë de mauvaise foi duke besuar përgjysëm që nuk jam frikacak ! Nga ku del përfundimi i Sartre : la mauvaise foi i një qenie të vetëdijshme është pasoja e besimit të pashmangshëm (dhe pashmangshmërisht të rrëzueshëm !) të ndërgjegjes në qenien e vet.

    La mauvaise foi konsiston, për Sartre, në një lloj kundërshtie zemërbutë, e formës ‘’sigurisht që po, por megjithatë jo’’ (shembull : ‘’e kam gabim, por do ta kishit gabim të më quanit gabim’’, ose ‘’po, ka diçka nga kjo që thoni, por kjo nuk llogaritet’’).
    Ndryshuar për herë të fundit nga oiseau en vol : 07-12-2005 më 22:11

  15. #15
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506

    Shembulli i homoseksualit

    Sartre, per te shpjeguar kuptimin e tij te "la mauvaise foi" (qe mua po me behet gjithnje e me shume qe kjo korespondon me bishtnimin ndaj vetes) ka perdorur tre shembuj, siç dhe e permend me lart profesori i filozofise.

    Shembullin e vajzes e kemi permendur, tani le te shohim pak dhe ate te homoseksualit (me duket shume interesant kendveshtrimi sartrian), si dhe ne nje post tjeter do te sjell shembullin e kamarierit.

    Por do shtoj diçka qe mendoj se duhet, sepse vepra e Sartre "Qenia dhe Hiçi" eshte botuar me 1943, dhe atehere kishte ide te tjera mbi homoseksualitetin. Ai e permend shpesh si nje gabim dhe nje faj. Sot, mund te kete kendveshtrime te tjera, keshtu qe ndonjeri te mos fokusohet mbi kete gje sepse nuk eshte qellimi aty.



    Një homoseksual ka shpesh një ndjenjë të rënduar fajësie dhe e tërë ekzistenca e tij përcaktohet në lidhje me këtë ndjenjë. Do të parathemi me dëshirë që ai i bishtnon vetes. Dhe, në fakt, ndodh shpesh që ky njeri, në të njëjtën kohë që ai e pranon prirjen e tij homoseksuale, në të njëjtën kohë që pohon një nga një të gjitha gabimet e veçanta që ai ka kryer, refuzon me të gjitha forcat e veta për tu konsideuar si « një pederast ». Rasti i tij është gjithmonë « mënjanë », i veçantë ; ky rast hyn thjesht për lojë, rastësisht, nga fati i keq ; këto janë gabime të shkuara, ato shpjegohen nga njëfarë konceptimi i së bukurës që femrat nuk do të mund ta kënaqnin, aty duhet parë më tepër efektet e një kërkimi të shqetësuar sesa shfaqjet e një prirje të ngulitur thellë, etj. Ja sigurisht një njeri që i bishtnon vetes dhe që kthehet gati komik pasiqë, duke pranuar të gjitha faktet që i janë ngjitur përsipër, ai refuzon për të nxjerrë përfundimin që shtrohet përpara. Kështu miku i tij, që është censori i tij më i rreptë, nxehet nga kjo luhatje : censori nuk kërkon tjetër veçse një gjë – dhe ndoshta atëherë ai do të tregohet zemërbutë : që fajtori ta njohë veten fajtor, që homoseksuali të shpallë troç – kokëulur apo kokëlart, pak rëndësi ka kjo – « Unë jam një pederast ». Ne kërkojmë këtu : kush i bishtnon vetes ? Homoseksuali apo kampioni i sinqeritetit ? Homoseksuali i njeh gabimet e tija, por ai lufton me të gjitha forcat kundër perspektivës rrënuese që gabimet e tij i ndërtojnë atij një fat. Ai nuk do që ta lerë veten të konsiderohet si një gjë : ai ka një nxënie të fortë dhe të errët që një homoseksual nuk është homoseksual siç kjo tavolinë është tavolinë apo ky kuqalosh është kuqalosh. Atij i duket që ai i përvidhet çdo gabimi sapo që ai e shtron dhe e njeh këtë gabim, madje më mirë akoma, që vazhdimësia psikike, nga vetvetja, e lan atë nga çdo gabim, i ndërton atij një të ardhme të papërcaktuar, e bën atë për të rilindur dhe një herë. A e ka ai gabim ? A nuk e pranon ai, nga vetvetja, karakterin e veçantë dhe të pathjeshtueshëm të realitetit-njerëzor ? Qëndrimi i tij mbështjell pra një nxënie të pamohueshme të së vërtetës. Por, në të njëjtën kohë, ai ka nevojë për këtë rilindje të përhershme, për këtë arratisje të vazhdueshme për të jetuar ; duhet që ai të vihet vazhdimisht jashtë cënimit për të shmangur gjykimin e tmerrshëm të kolektivitetit. Kështu ai luan me fjalën të jesh. Ai do të kishte të drejtë në fakt nëse ai do ta dëgjonte këtë frazë : « Unë nuk jam pederast » në kuptimin e « Unë nuk jam ajo çka jam ». Dmth, nëse ai do të shpallte : « Në masën ku një seri sjelljesh janë përkufizuar si sjellje pederasti, dhe që unë i kam patur këto sjellje, unë jam një pederast. Në masën ku realiteti-njerëzor i përvidhet çdo përkufizimi nëpërmjet sjelljeve, unë nuk jam një i tillë. » Por ai rrëshqet dinakërisht drejt një pranimi tjetër të fjalës « të jesh ». Ai e merr « të mos jesh » në kuptimin e « të mos jesh në vete ». Ai shpall « të mos jetë pederast » në kuptimin ku kjo tavolinë nuk është një kallamare. Ai i bishtnon vetes.
    Por kampioni i sinqeritetit nuk e shpërfill transhendancën e realitetit-njerëzor dhe di, në rast nevoje, ta rivendikojë atë në dobi të vet. Ai madje e përdor atë dhe e shtron në kërkesën e tij : a nuk do ai, në emër të sinqeritetit – pra të lirisë -, që homoseksuali të rikthehet tek vetvetja dhe ta pranojë veten homoseksual ; a nuk lë ai për të kuptuar që një dëshmim i tillë do t’i sigurojë homoseksualit zemërbutësinë ? Ç’nënkupton kjo, në mos që njeriu i cili e pranon veten homoseksual nuk do të jetë më i njëjti me homoseksualin që ai e njeh të jetë dhe do të arratiset në rajonin e lirisë dhe të vullnetit të mirë ? Ai i kërkon pra atij të jetë çka ai është për të mos qenë më i tillë. Ky është kuptimi i thellë i frazës : « Mëkat i pohuar është gjysmë i falur. » Ai kërkon nga fajtori që ky të konstituohet si një gjë, pikërisht për të mos e trajtuar më si gjë. Dhe kjo kundërshti është ajo që ngre në këmbë kërkesën e sinqeritetit. Kush nuk e sheh, në fakt, çka ka fyese për tjetrin dhe siguruese për mua, në një frazë si : « Bah ! ai është një pederast », e cila fshin përnjëherë një liri shqetësuese dhe synon tani e tutje për t’i ndërtuar të gjitha aktet e tjetrit si pasoja që rrjedhin rreptësisht nga thelbi i tij. Megjithatë, kjo është ajo çka censori kërkon nga viktima e tij : që ajo të konstituohet vetë si një gjë, që ajo t’i dorëzojë atij lirinë e vet si diçka që i përket, për që ai t’ia kthejë asaj pastaj siç sovrani vartësit të vet. Kampioni i sinqeritetit, në masën ku ai do që të sigurojë veten, ndërkohë që ai pretendon të gjykojë, në masën ku ai i kërkon një lirie për tu konstituar, e tillë si liri, si një gjë, i bishtnon vetes. Këtu bëhet fjalë vetëm për një episod të asaj lufte për vdekje ndërgjegjesh që Hegeli e emërton « raporti i të zotit dhe skllavit ». I drejtohemi një ndërgjegjeje për t’i kërkuar asaj, në emër të natyrës së saj prej ndërgjegje, për tu shkatërruar rrënjësisht si ndërgjegje, duke e bërë atë për të shpresuar, përtej këtij shkatërrimi, një rilindje.


    Sartre, L'Être et le Néant (Qenia dhe Hiçi), f. 98-100

    ps : se mos me thote ndonjeri qe e kam vjedhur gjekundi se hall te jete i joti e hall te mos jete (ose gdhe ose hajdut )

  16. #16
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506

    ja dhe shembulli i kamarierit...

    Me kete shembull plotesohet treshja e shembujve te Sartre ne lidhje me bishtnimin ndaj vetes.

    - vajza qe josh djalin
    - homoseksuali dhe shoku i tij
    - kamarieri duke sherbyer

    Por ka dhe gjera te tjera qe Sartre thote mbi sinqeritetin duke e pare nga kendveshtrimi i bishtnimit ndaj vetes. Kjo eshte prekur paksa ne shembullin e homoseksualit.

    Kush di te flase me mire apo te perktheje me mire, referencat i ka aty, eshte i mireseardhur. Vetem keshtu shoshiten gjerat dhe hyjme pak me thelle ne mendimin e Sartre.


    Nëse njeriu është çka ai është, bishtnimi ndaj vetes është gjithmonë krejtësisht i pamundshëm dhe çiltërsia pushon së qenuri ideali i tij për tu kthyer qenia e vet : por njeriu është – ai është çka ai është dhe, në mënyrë të përgjithshme, qysh mund të jemi ajo çka jemi, kur jemi si ndërgjegje të qenuri ? Nëse çiltërsia, apo sinqeriteti, është një vlerë universale, vetëkuptohet që maksima e saj : duhet qenë ajo çka jemi nuk shërben vetëm si princip rregullator për gjykimet dhe konceptet nëpërmjet të cilave unë shpreh atë çka jam. Ajo shtron jo vetëm një ideal të njohjes por një ideal të qenies, ajo na parashtron një përshtatje absolute të qenies me vetveten si prototip të qenuri. Në këtë kuptim duhet të bëjmë për të qenë siç ne jemi. Por çfarë jemi ne pra nëse ne kemi detyrimin e vazhdueshëm për të bërë të jemi çka ne jemi, nëse ne jemi në mënyrën e të duhurit për të qenë ajo çka ne jemi ?

    Le të konsiderojmë këtë kamarier të ri. Është i shkathët, i lehtë, paksa tepër i saktë, paksa tepër i shpejtë, ai shkon drejt klientëve me një hap paksa tepër të gjallë, përkulet paksa tepër zellshëm, zëri i tij, sytë e tij shprehin një interes paksa tepër të vëmendshëm për porosinë e klientit, ja ku po vjen, duke u përpjekur të imitojë në ecjen e tij rigorozitetin e pamëshirshëm të nuk e di çfarë automati e në të njëjtën kohë duke mbajtur tabakanë me një lloj guximi prej akrobati mbi tel, duke e vënë atë në një ekuilibër përherë të paqëndrueshëm dhe përherë të ndërprerë, që ai e rivendos në vend përherë me një lëvizje të lehtë të krahut dhe dorës. E tërë sjellja e tij na duket një lojë. Ai kujdeset për t’i lidhur lëvizjet e veta njëlloj sikur ato të ishin mekanizma që komandojnë njëra-tjetrën, mimika dhe zëri i tij duken mekanizma ; ai i jep vetes zhdërvjelltësinë dhe shpejtësinë e pamëshirshme të gjërave. Ai luan, zbavitet. Por çfarë luan ai pra ? Nuk duhet vëzhguar gjatë për ta kuptuar : ai luan për të qenë kamarier. Këtu nuk ka asgjë që të na befasojë : loja është një lloj vrojtimi dhe hulumtimi. Djaloshi luan me trupin e tij për ta hulumtuar, për t’ia bërë inventarin atij ; kamarieri luan me kushtin e tij për ta realizuar atë.
    Ky detyrim nuk ndryshon nga ai që u imponohet të gjithë tregtarëve : kushti i tyre është tërë ceremoni, publiku kërkon nga ata që ato ta realizojnë këtë kusht si një ceremoni, kemi hopthin e shitësit, rrobaqepësit, drejtuesit të ankandit, hopth nëpërmjet të cilit ato përpiqen të bindin klientelën e tyre që ato nuk janë asgjë tjetër përveçse një shitës, një rrobaqepës, një drejtues ankandi. Një shitës që ëndërron, kjo është fyese për blerësin, sepse ai nuk është më krejtësisht një shitës. Mirësjellja kërkon që ai të vetëpërmbahet në funksionin e tij prej shitësi, ashtu siç ushtari roje bëhet gjë-ushtar me një vështrim të drejtpërdrejtë por që nuk sheh aspak, që nuk është bërë më për të parë, pasiqë është rregullorja dhe jo interesi i çastit ajo që përcakton pikën që ai duhet të mbërthejë (vështrimi ‘’i ngulur në dhjetë hapa’’).
    Ja pra disa vërejtje për ta burgosur njeriun në atë çka ai është. Njëlloj sikur ne të jetonim në frikën e përhershme që ai të mos ikë nga aty, që ai të mos shpërthejë dhe të mos shmangë befas kushtin e vet. Por kjo është që, paralelisht, kamarieri nuk mund të jetë së brendshmi drejtpërdrejt kamarier, në kuptimin ku kjo kallamare është kallamare, dhe ku kjo gotë është gotë. Kjo nuk është aspak që ai të mos mundet për të formuar gjykime refleksive apo koncepte mbi kushtin e tij. Ai e di mirë çka ‘’nënkupton’’ ky kusht : detyrimin për tu ngritur në pesë të mëngjesit, për të fshirë dyshemenë e lokalit përpara hapjes së tij, për të ngrohur ekspresin e kafesë, etj.
    Ai i njeh të drejtat që kushti përmban : të drejtën për bakshish, të drejtat sindikale, etj. Por të gjitha këto koncepte, të gjitha këto gjykime dërgojnë tek transhendantja. Bëhet fjalë për mundësi abstrakte, të drejta dhe detyra të dhëna ndaj një ‘’subjekti të së drejtës’’. Dhe është pikërisht ky subjekt ajo që unë kam për të qenë dhe që nuk jam aspak. Kjo nuk është që unë të mos dua të jem i tillë dhe as që ai të jetë një tjetër. Më tepër është kjo që nuk ka masë të përbashkët ndërmjet qenies së tij dhe simes. Ai është një ‘’përfytyrim’’ për të tjerët dhe për veten time, kjo nënkupton që unë mund të jem i tillë veçse në përfytyrim.
    Por pikërisht nëse unë e perfytyroj atë, unë nuk jam aspak i tillë, unë jam i ndarë nga ai, si objekti nga subjekti, i ndarë nga asgjë, por kjo asgjë më veçon nga ai, unë nuk mund të jem i tillë, unë vetëm mund të luaj për të qenë ashtu, dmth ta imagjinoj veten që jam i tillë. Dhe, nga vetë këtej, unë e kthej atë në hiç. Unë e kam të kotë të përmbush funksionet e kamarierit, unë nuk mund të jem i tillë përveçse në një mënyrë asnjanëse, siç aktori është Hamlet, duke bërë mekanikisht lëvizjet tipike të gjendjes sime dhe duke e synuar veten si kamarier imagjinar përmes këtyre lëvizjeve… Ajo çka unë orvatem të realizoj është një qenie-në-vete e kamarierit, njëlloj sikur të mos ishte pikërisht në pushtetin tim për tu dhënë vlerën dhe ngutshmërinë e tyre detyrave të mia të gjendjes, njëlloj sikur të mos ishte në zgjedhjen time të lirë për tu ngritur çdo mëngjes në orën pesë apo për të qëndruar në shtrat edhe pse do të më hiqnin nga puna.


    SARTRE, L'Etre et le Néant (Qenia dhe Hiçi), Gallimard, koleksioni Tel, f. 93-95

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •