Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 50
  1. #1
    burnt... Maska e ash
    Anėtarėsuar
    05-12-2005
    Postime
    103

    Ditari im pa flete

    Ditari im nuk ka flete,
    fletet nuk kane rreshta,
    rreshtat nuk kane fjale,
    fjalet nuk kane germa,
    as emri im...
    Ne pemen pa gjethe
    vjeshta eshte e tepert...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ash : 05-12-2005 mė 13:48
    gone with the wind...

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar ash pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  3. #2
    burnt... Maska e ash
    Anėtarėsuar
    05-12-2005
    Postime
    103

    Perseri ne rruge

    Vagabond i kesaj nate dimri
    perseri ne rruge...
    Do me njohin valle semaforet ?
    Drit' e dhomes tende fikur...
    gone with the wind...

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar ash pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  5. #3
    burnt... Maska e ash
    Anėtarėsuar
    05-12-2005
    Postime
    103

    Udhetari

    Perseri ne udhe te madhe, perseri,
    me ato qe kisha e ato qe s'thashe...
    te thenat e thinjura e te vertetat e mija
    nje muzgu shkujdesur ne kujdes ia lashe...

    Perseri ne udhe te madhe, perseri,
    hapave kjo balte a do iu kujtohet?
    Do me dridhen gjunjet e s'do me ndih' njeri
    e ne u rrezofsha...le te rrezohem...

    Perseri ne udhe te madhe ,perseri,
    ne zemer me nje gur me shume,
    me fal ti udhe e perbaltur... dikur livadh...
    qe tashme kalldrem te bera une...
    gone with the wind...

  6. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    bukur ash ..


    kjo e treta ishte me e bukura..

    Perseri ne udhe te madhe ,perseri,
    ne zemer me nje gur me shume,
    me fal ti udhe e perbaltur... dikur livadh...
    qe tashme kalldrem te bera une...


    por..

    ti po mbart "gure".. e po i con diku larg..
    pra ne se ish livadh ku i gjete guret.. ne se ish kalldrem.. vertet ti e bere livadh nga se ne cdo udhe qe nis merr nga nje gur..
    e po simbolike jan do thuac ti guri livadhi dhe kalldremi.. po ashtu eshte por duan ca llogjike.. se dhe me e bukur benet poezia..

    Por megjithate ti dukesh qe ke talent e mediton bukur.. e te shpresojme se do i bec me te gjata.. se shkurtesia nga njehere eshte e shkurter pra e pa mbaruar..pra dicka e pa thene..

    dhe kur mbetet dicka e pathene ..ose ske c'thua ose sja ke gjetur.. udhen mendimeve..pra te kan ngecur..

    i bie qe lexuesi te hedh fall per cka ke ti ne shpirt a mendje..

    falli do kafe..

    Kush e paguan kafene?

    kjo vLen per gjithe ata "shkurtabiqet" ne Poezi..

    suksese..

  7. #5
    burnt... Maska e ash
    Anėtarėsuar
    05-12-2005
    Postime
    103

    Qytet i gabuar

    Po ky qytet a ka veshe...
    sy a ka kjo rruge pafund...?
    Shpirtin shkelur kalimtaret
    edhe zemer asgjekund...

    Po njerez ka dhe ku jane ?
    Valle ato hije jane ata ?
    Cudi...nate eshte pa hene...
    edhe dita diell s'ka...

    Po zhurma s'paska ky qytet ?
    Askush s'kendon apo vajton ?
    I porsalinduri ketu nuk th'rret...
    dhe pragvdekja ketu s'renkon...

    Po zogjte, qente, macet shtateshpirteshe
    valle banuan ndonjehere ketu
    apo qiejt, kockat, minjte
    i perpiu nata blu...?

    Po ti ku je ne s'jane keta...
    ti a banoje ketu dikur...
    apo je tretur pa rikthim
    atje ku lulet behen gur...?
    gone with the wind...

  8. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar ash pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  9. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    shume bukur, ash...

  10. #7
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Kthjellet dhe bukur!
    Vargu te buron lirshem,urime ash.

  11. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Ard pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  12. #8
    burnt... Maska e ash
    Anėtarėsuar
    05-12-2005
    Postime
    103

    Muret...(ala Kavafis )

    Muret...ah...muret...
    ngrihen...rrezohen..
    ribehen e shkaterrohen...
    germadhash ndertohen....
    ................................
    Muret...ah muret e mija
    me dritaren gjithnje
    ne vendin e gabuar...
    ..............................
    Ndoshta me mire....
    pa dritare fare....
    .......................
    A murosen edhe dritaret ?
    Po drita?...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ash : 08-12-2005 mė 02:42
    gone with the wind...

  13. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar ash pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  14. #9
    burnt... Maska e ash
    Anėtarėsuar
    05-12-2005
    Postime
    103

    Krishtlindjet

    Keto Krishtlindje ti mund te ishe
    ne krahun tim...
    keto Krishtlindje ti mund te ishe
    dhurate per mua...
    keto Krishtlindje ti mund t"i beje
    me te bukurin kujtim...
    keto Krishtlindje mund te me thoje
    "te dua"...

    Keto Krishtlindje mund te isha edhe Jezu
    Santa Klauseve te shkuar kryqezuar...
    sonte kete nate i rilindur...
    nje dhurate mes debores se parkut... harruar.

    ( Me mire te mos jem Jezu
    keto nete Krishtlindjesh... kete nate...
    me mire te jem naivi femije se sa
    Jezui qe sonte nuk merr dhurate...)
    gone with the wind...

  15. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar ash pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  16. #10
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Vetem Jezui nuk merr dhurata per Krishtlindjet !!! C'paradoks i mrekullueshem!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga whisper : 13-12-2005 mė 22:02
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  17. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar whisper pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  18. #11
    burnt... Maska e ash
    Anėtarėsuar
    05-12-2005
    Postime
    103

    Shpirt ne profilaktik

    Epshesh tunduar
    tundimesh perveluar
    mes shaleve te ngrohta
    shpirti i saj i bukur
    ne fund te nje profilaktiku
    humbur...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ash : 14-12-2005 mė 15:48
    gone with the wind...

  19. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar ash pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  20. #12
    Perjashtuar Maska e ||xXx||
    Anėtarėsuar
    22-07-2005
    Vendndodhja
    Mes Ferrit Dhe Parajses
    Postime
    359
    Citim Postuar mė parė nga ash
    Po ky qytet a ka veshe...
    sy a ka kjo rruge pafund...?
    Shpirtin shkelur kalimtaret
    edhe zemer asgjekund...

    Po njerez ka dhe ku jane ?
    Valle ato hije jane ata ?
    Cudi...nate eshte pa hene...
    edhe dita diell s'ka...

    Po zhurma s'paska ky qytet ?
    Askush s'kendon apo vajton ?
    I porsalinduri ketu nuk th'rret...
    dhe pragvdekja ketu s'renkon...

    Po zogjte, qente, macet shtateshpirteshe
    valle banuan ndonjehere ketu
    apo qiejt, kockat, minjte
    i perpiu nata blu...?

    Po ti ku je ne s'jane keta...
    ti a banoje ketu dikur...
    apo je tretur pa rikthim
    atje ku lulet behen gur...?
    ash ne pergjithsi te gjitha me pelqyen as vet se di pse po kte dallova me pelqeu pak me shume se te tjerat

  21. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar ||xXx|| pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  22. #13
    burnt... Maska e ash
    Anėtarėsuar
    05-12-2005
    Postime
    103

    Rradha

    "Hajde..rradha..rradha"
    dhe rradha nuk vjen kurre...
    shtyhesh
    duron
    shkelesh
    perbaltesh
    "Hajde... rradha... rradha"
    dhe rradha nuk vjen kurre...
    shtypesh
    lodhesh
    rrezohesh
    luhatesh
    "Hajde... rradha... rradha"
    dhe rradha nuk vjen kurre...
    ngrihesh
    ringrihesh
    mbeshtetesh
    shpreson
    "Hajde..rradha....rradha"
    ne rradhe te gjen dhe vdekja
    "Hajde...te erdhi rradha!"
    dhe rradha ketu mbaron...
    gone with the wind...

  23. #14
    burnt... Maska e ash
    Anėtarėsuar
    05-12-2005
    Postime
    103

    Cigarja

    Po..cigarja ne buze me mbeti...
    dhe nje fjolle tymi qe nuk te arriti kurre...
    Kaloi mbi ty
    u be re
    e ti s'e pe...
    Digjet...
    shuhet...
    fiket...
    ngadale...qete...
    heshtja tavell e saj.
    ...................................
    Cigare...sa shume...
    tymosen aq ndryshem dhe...
    fiken njesoj.
    Si une.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ash : 17-12-2005 mė 02:29
    gone with the wind...

  24. #15
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    Ash,

    Edhe pse per vehten time preferoj vargun e rimuar (sikur edhe mund ta vesh re ne postimet e mia), poezit e tua edhe pse te thurrura ne varg te lire me ben pershtypje, sepse sipas meje bartin sejcila ne vehte nga nje porosi (nuk dallova ndonje, sepse nuk dua te u hyje ne hak te tjerave), pune parimi ky...
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  25. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Poeti pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  26. #16
    burnt... Maska e ash
    Anėtarėsuar
    05-12-2005
    Postime
    103

    Gjumi pa enderra

    Rrugetimi mbaroi. Nje tjeter rrugetim ka filluar tashme. Drejt vetes sime. Si ai qe rikthehet ne dhomen e tij pas nje viti mungese dhe perballet me crregullimin total te gjerave te tij. Ul dorezen e portes dhe degjoj me mall zhurmen e saj te njohur. Gjithshka ka mbetur sic e lashe. Tashme duhen shpluhurosur dhe duhen hapur pak dritaret sa te hyje rrezja e diellit ne to. E paskam harruar aromen e kesaj dhome. Paskam harruar edhe komfortin qe e mbush. Ja..pianoja e vjeter, pikturat neper mure, rrobat e paveshura prej shume kohesh,nje pale kepuce te vjetra ne qosh dhe si gjithmone ne kendin perkarshi krevati im...i crregullt sic e lashe ate mengjez...
    Duhet te bej shume gjera tashme. Por fillimisht kam nevoje per gjume.Duhet te fle dhe te harroj shume gjera qe nuk munda t'i mbart brenda mureve te vjeter te kesaj dhome. Nje gjume te qete dhe pa enderra. Deri ne enderren e rradhes. Se edhe enderrat jane si njerezit. Mbajne rradhe.
    Cudi! Perse valle enderrat qe shoh brenda mureve te kesaj dhome ua tregoj atyre qe presin jashte saj? Apo ndoshta kjo eshte aresyeja qe here pas here me ben ta braktis kete dhome ? A quhet enderr enderra qe nuk tregohet ?
    gone with the wind...

  27. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar ash pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  28. #17
    burnt... Maska e ash
    Anėtarėsuar
    05-12-2005
    Postime
    103

    Gjumi...me enderra

    Te pashe ne enderr. Sikur po ecnim me shpejtesi me makine mbi nje rruge qe mbaronte me nje tunel.(Ne kemi kaluar dikur ne ate rruge...E mban mend ?) Para se te hynim ne tunel ti m'u lute te zbrisnim nga makina dhe te ecnim ne kembe...Ashtu beme. Ecnim dhe balta sa vinte e behej me e thelle nen kembet tona. Nje balte e zeze, me e zeza qe kam pare deri tani.Ne nje moment kerkove te te mbaja ne krahe. U perpoqa , por rrezikuam te rrezoheshim te dy mbi llucen e zeze. Te leshova perseri dhe ashtu perdore vazhduam te ecnim permes baltes...Ne nje cast nuk e ndjeva me doren tende shternguar pas times...Thirra me sa force kisha emrin tend, por m'u pergjigj vec kumbimi i zerit tim ne hyrjen e tunelit Kishe ikur...Ku...?

    (Cudi, mendoja qe mund te flija pa enderra. Gjithsesi...)


    Ne c'enderra valle dergjesh tashme
    dhe floket e bukura cila dore t'i kreh,
    prekjen qe neteve te turbullonte aq shume
    ta japin valle dritehijet sic ta jepja une...?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ash : 29-12-2005 mė 15:29
    gone with the wind...

  29. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar ash pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  30. #18
    burnt... Maska e ash
    Anėtarėsuar
    05-12-2005
    Postime
    103

    Gone with the wind

    Per ATE

    Nuk me tradhetoi ajo qe desha,
    por femra qe ajo fshihte nen bark,
    kur gjakftohte nje dite me tha:
    "Te dua, por ti je shume larg!"

    Nuk me tradhetoi ajo qe desha
    dhe qe netet ia fala ne varg,
    por ajo tjetra...e fjetura
    qe ne zgjim iu duka aq larg.

    Nuk me tradhetoi ajo qe desha
    nga pasioni im dikur turbulluar,
    por ajo tjetra...gjithmone e pastreha
    epsheve te rastit strehuar...harruar.

    dhe PER TY

    Ty qe te desha nuk ta prish me qetesine
    dhe faj kurre nuk do te te ve
    se vetem dashuria e ka magjine
    qe brigjet e larget ti bashkoje ne NJE.

    Ty qe te desha nuk ta prish me qetesine
    te gjitha te pathenat tani u thane
    se vetem dashuria e kishte magjine
    qe fjalen LARG ta lexonte PRANE.

    Ty qe te desha nuk ta prish me qetesine
    dhe faj ty kurre nuk do te te ve
    se vetem dashuria e ka magjine
    qe femren dhe gruan t'i shkrije ne NJE.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ash : 30-12-2005 mė 13:46
    gone with the wind...

  31. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar ash pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  32. #19
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    "asaj" qe e deshe tre here i je drejtuar kurse asaj tjetres qe mat qillometrat.. nuk i the asgje..
    apo degjon dhe ajo tjetra me kte rast..lol.
    ehh ..nje pal vesh kane ne fakt te "dyja" .. po sic duket Zemra paska shum sendyqe qe mezi i njohim..


    e bukur kjo poezi..

    ..

  33. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Brari pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  34. #20
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anėtarėsuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Citim Postuar mė parė nga ash
    Per ATE

    Nuk me tradhetoi ajo qe desha,
    por femra qe ajo fshihte nen bark,
    kur gjakftohte nje dite me tha:
    "Te dua, por ti je shume larg!"

    Nuk me tradhetoi ajo qe desha
    dhe qe netet ia fala ne varg,
    por ajo tjetra...e fjetura
    qe ne zgjim iu duka aq larg.

    Nuk me tradhetoi ajo qe desha
    nga pasioni im dikur turbulluar,
    por ajo tjetra...gjithmone e pastreha
    epsheve te rastit strehuar...harruar.
    Nganjehere lenia e njeriut qe do eshte forma me ekstreme e shprehurit te dashurise dhe jo e mungeses te saje.Te lesh ate qe do ngaqe s'mund te durosh idene e te paturit larg,idene qe nje tjeter mund ti hedh syte "prones tende" ndersa ti s'je aty per ta terhequr nga gusha dhe thene"hey,jam ketu une",idea qe dhe ai po vuan largesine...vetem nje shpirt i madh mund te dashuroje ne kete forme.Shkruaji dashurise te madhe qe ajo mbarti per ty dhe jo lenies!
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  35. 2 antarėt mė poshtė falenderuan Blue_sky pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    bsdev (03-03-2017)

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  2. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  3. Rugova ma shpėtoi jetėn... nga ditari i Renate Flottau
    Nga RTP nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-03-2004, 11:51
  4. (Shkėputur nga ditari im) "Na ishte njėherė... Otranto '97"
    Nga Auloni nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Njė Adoleshenti
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •