Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 46
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    E lë gruaja, hidhet nga kati i katërt i pallatit

    Sajmir Kodra, 35 vjeç, është hedhur nga kati i katërt i pallatit dhe ndodhet në spital në gjendje shumë të rëndë

    E lë gruaja, hidhet nga kati i katërt i pallatit

    Dashamir Biçaku

    TIRANE- Tenton të vrasë veten pas ndarjes nga gruaja. Një 35- vjeçar nga kryeqyteti, banues në afërsi të Bërrylit, në zonën e quajtur lagjia e Dibranëve, është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte pasi ishte ndarë nga e shoqja. I plagosuri, Sajmir Kodra, u dërgua me urgjencë në Spitalin Ushtarak në kryeqytet pasi kishte marrë plagë të rënda në trup gjatë përplasjes në oborrin përpara pallatit. Ngjarja është pohuar për “Shekullin”, nga burime të policisë së komisariatit nr.4, si dhe të Spitalit Ushtarak në kryeqytet. Viktima është paraqitur në Spitalin Ushtarak në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe me pak shpresa për jetën. Burimet pohuan se viktima kishte marrë plagë të rënda në trup si thyerje të pjesëve të ndryshme të trupit si duart njërën këmbë etj.

    Ndërkohë i dëmtuari ka pësuar edhe shëmbje të organeve të brendshme të trupit për shkak të rënies së tij nga një lartësi e konsiderueshme që i kalon 12 metrat. Vetëm pak minuta më pas, në vendin e ngjarjes kanë shkuar uniformat blu kryeqytetase. Pas marrjes së deklarimeve të para, policia ka pohuar se 35- vjeçari Kodra ka tentuar të vetëvritet për shkak të problemeve familjare që ai po kalonte. Dëshmitarë dhe njerëz të njohur të familjes së mësipërme i kanë pohuar hetuesve të policisë kriminale se i plagosuri ishte ndarë disa kohë më parë nga bashkëshortja dhe që prej atëhere, ai kishte nisur të kishte probleme shëndetësore dhe depresion të vazhdueshëm. Ky është, sipas burimeve të policisë, një nga motivet më të mundshme të ngjarjes, ndërsa pohohet se po punohet për të sqaruar motivet e sakta të kësaj ngjarjeje.

    Ngjarja

    Pasditen e djeshme banorët e katit të parë të pallatit ku banon Kodra, kanë dëgjuar një zhurmë të fortë që vinte nga oborri i pallatit të tyre. Ndërkaq, disa nga banorët që kanë parë trupin e Kodrës të binte në tokë me forcë, janë nisur për ta ndihmuar. Njëri prej tyre, sipas policisë, ka shkuar pranë trupit e viktimës për t’i dhënë ndihmën e parë. Një nga dëshmitarët okularë i ka pohuar policisë se në çastet e para fqinji i tyre ishte përgjigjur, por më pas ai kishte humbur ndjenjat. Menjëherë me një autoveturë viktima është dërguar për në spitalin civil e më pas ai është dërguar në Spitalin Ushtarak duke qenë se gjendja e tij ishte e rëndë dhe duhej ndërhyrje më e specializuar. Sapo ka mbërritur në spital, mjekët i kanë dhënë ndihmën e shpejtë ndërsa kanë nisur ndaj tij një ndërhyrje kirurgjikale të vështirë duke qenë se ai kishte marrë dëmtime të rënda në pjesë të ndryshme të trupit. Pas përfundimit të ndërhyrjes së mjekëve, i dëmtuari është dërguar në sallën e reanimacionit për t’u mbajtur nën vëzhgim nga mjekët përkatës. Deri mbrëmë vonë, personi i vetëhedhur nga kati i katërt në Tiranë ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore dhe mjekët jepnin pak shpresa për jetën e tij, ndonëse të dhënat sipas tyre janë pozitive.

    Hetimi

    Motivi i krimit ndaj vetvetes, ka qenë pika më e diskutuar nga hetuesit e policisë së komisariatit nr.4 në lidhje me ngjarjen e djeshme në afërsi të rrugës “Sytki Çiço”, tek Bërryli. Dëshmitë e marra prej oficerëve dhe hetuesve mblidheshin thuajse të gjitha në një pikë. Divorcin që ai kishte kryer me gruan e tij pak kohë më parë, ngjarje të cilën ai kishte nisur ta vuante shumë. Blutë kanë kërkuar ndonjë dëshmitar të mundshëm për ndonjë tentativë tjetër të mëparshme të Kodrës për t’u vetëvrarë. Edhe pse agjentët e policisë kanë pyetur shumë fqinjë dhe dëshmitarë nuk kanë mundur të zbulojnë tentativë tjetër të tij. Ndërkaq, gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe banesës së viktimës, ka prova që sipas ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes. Një version, të cilin hetuesit kanë kërkuar të verifikojnë, ka qenë edhe ai i një tentative të mundshme vrasjeje nga persona të tjerë, për motive të ndryshme. Gjithsesi ky version është rrëzuar shpejt, kur policia pas këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe pas marrjes së dëshmive ka konkluduar se kishte të bënte me një tentativë vetëvrasjeje nga ana e Kodrës.

    ..........

    Ja dashni kujt i thone lol
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Sajmir Kodra sikur ka emrin dhe ai palla qe drejton fiksin me Gent Markun(doktorrin).Thu te jete ai?

    PS..te hidhet burri nga ballkoni se e len gruaja...VK ktij muhabeti..
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-07-2005
    Postime
    15
    Citim Postuar më parë nga FLORIRI

    PS..te hidhet burri nga ballkoni se e len gruaja...VK ktij muhabeti..
    Po pra, eshte hedh nga turpi. (lol & col)
    Me t'len edhe gruja, s'ka ku t'shkoje.

  4. #4
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Këtij i thonë burrë hakikat
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  5. #5
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Me verte , cfare burri ?

    Te pakten te hidhej njehere nga kati i pare , ( nuku shkohet direkt te 4 de , Ueee , se ka bere math-in mire ) lol
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  6. #6
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Hidhesha dhe une, po te me priste gruaja poshte*...
    *Zgjidhni nje prej dy kuptimeve qe ofrohen!

  7. #7
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Ti si e zonja ne aritmetike signorina PINK

    Cfare do ti keshilloje tet shoq nese e ke shpine ne katin e 140 pershembull..

    Nje kat me poshte apo dy?

    Jam hedh iher nga dritarja e banjos katit pare...shpi me qera..itali hesapi.Kisha lan celesat tek dera jashte e u gjenda i mbyllur mbrenda...

    Of Of te kishte qene icik me ulet s'do ishte keq..thac me vete...

    une hidhem dhe nga kati i peste ..lool por te hidhesh se te ka len gruja..

    pika qe si ra
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  8. #8
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Hidhesha dhe une, po te me priste gruaja poshte*...
    *Zgjidhni nje prej dy kuptimeve qe ofrohen!
    besoj se do të priste krahë- hapur, gjersa të hudhej supermeni... pastaj kushedi, supermeni do të përqafonte faqen e tokës.
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  9. #9
    rrezja qe ngroh Maska e dielli qe lind
    Anëtarësuar
    13-10-2005
    Vendndodhja
    Aty ku zhurma e dallgeve eshte muzike per veshet e mije.
    Postime
    181
    I paska ikur mendja atij te shkretit,hata e madhe e paska gjetur sepse e paska lene gruaja,sikur u shua dynjaja per nje grua,nuk e dinte ai trapi se ne nje xhiro mbasdite ka mundesi te gjej 3 apo 4 gra pa asnje problem.
    nuk me kujtohet

  10. #10
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anëtarësuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694
    Une vendosa ta terhjek kerkesen per divorc pasi jetoj ne katin e 12

  11. #11
    Ketij e keqja i ndodhi por tani duhet te diskutohet dhe neper gazeta. Si i thone nje fjale: Mire gomari qe ngordhi po s'te lene as mizat.
    Hmm, keto lajme gazetash me kujtojne Anchorman - ku lajmi me i rendesishem i qytetit ishte nje pande shtatzane.


  12. #12
    . Maska e delisa
    Anëtarësuar
    27-10-2002
    Vendndodhja
    Ncuk Ketu !
    Postime
    248
    lol green cfare analogjie :P

    sa per kete lajmin.. i ziu se ka paramenduar qe dhe do mund te shpetonte dhe pastaj pasi te kthehet ne vete do i duhet te perballet me faktin qe u hodh nga ballkoni se e la gruaja.

    Sa te rrosh do degjosh.

  13. #13
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar më parë nga FLORIRI
    Ti si e zonja ne aritmetike signorina PINK

    Cfare do ti keshilloje tet shoq nese e ke shpine ne katin e 140 pershembull..

    Nje kat me poshte apo dy?

    Si e zonja me arithmetike ore Nikollaq , nuk jetoj hic ne pall me 140 kate , se na merren mendt . lol
    I kemi rene shkurt , jetojme ne shpi me dy kate gjithsej , i kam marre masat si gjithmone , po i shkoi nder mend te hidhet meqe me do shume , shume shume ndonje kembe do thyej , se kam mbjell bar jeshil me bollik . lol
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga dielli qe lind
    nuk e dinte ai trapi se ne nje xhiro mbasdite ka mundesi te gjej 3 apo 4 gra pa asnje problem.
    Me kete rast pas cdo te lene, nga gruaja e re, do te shtonte nje kat ne te hedhme, si katet e trampolinit.

    Ne fakt ne duhet ta lejme kete te shkretin se marruri neper "llafe", se s'duhet ta leje lemza rehat...

    P.s.

    Duket qe kane ndryshuar kohet, dikur hudheshin femrat kur i linin "dashnoret", tani hidhen burrat kur i lene grate....
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga PINK
    shume shume ndonje kembe do thyej ,
    Ishallah, nuk thyen kemben qe punon... duke pe perpjekur ne barrrrrrrrrr...lol
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  16. #16
    I come back
    Anëtarësuar
    01-10-2005
    Postime
    345
    Citim Postuar më parë nga dielli qe lind
    I paska ikur mendja atij te shkretit,hata e madhe e paska gjetur sepse e paska lene gruaja,sikur u shua dynjaja per nje grua,nuk e dinte ai trapi se ne nje xhiro mbasdite ka mundesi te gjej 3 apo 4 gra pa asnje problem.
    Mos beni te gjithe si Don Zhuana !
    Ai eshte hedhe nga kati i katert, per tu bashkuar ndoshta me gruan, ne rast shpetimi.
    Megjithate ai mund te kete tentuar te vetvritet per arsye te tjera shoqerore-ekonomike.

  17. #17
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anëtarësuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Në botën e çudirave
    Postime
    755
    Obo bo bo paska vajt keq muhabeti,ky robi e paska gradu tepelekun.Hallal ja bafte Zoti looool

    Kot s'thone:Ate qe te ben femra sta ben Perendia.

    Mjere ne thuaj
    .........................

  18. #18
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Epo qysh u prish kjo dynja keshtu ! Me vjen keq qe kam qeshur, se gjynaf i shkreti, por kush i hodhi trute ne shesh t'i gjej ky lumadhi (shprehje nga anet tona) ndaj hodhi trute e tij.

    E la gruaja tjetrin dhe u hodh nga kati i katert, nuk e dinte i shkreti qe kur hidhesh nga kati i katert ia ben aaaaaa dhe bum (dhe hic pastaj.) Te ishte hedh nga kati i pare (apo dhe i dyti) do ia bente bum aaaaaa dhe ..... varja.

  19. #19
    vlonjate moj ti Maska e bija_e_detit
    Anëtarësuar
    26-03-2005
    Vendndodhja
    ne zemren tende pa te cilen sjetoj dot
    Postime
    365
    hajde hajde si behet njeriu objekt talljesh , ai u be copa juve talleni , me me seriozitet se e kemi bashkeatdhetar .
    tani te ishte hedhur ndonje femer nga kati katert ehhhhhhhhh do e haja disi se ne fund te fundit femrat ne shqiperi shumica skane asnje te ardhur ekonomike dhe kur i le burri perfundojne ne mes te kater rrugeve me femije pa buke dhe strehe, por te hidhet burri se e la gruaja ????????? po dil mor lumadh nje xhiro nga blloku se e ke plot me raggazze beqare , te hengshin krimbat te hengshin. e po cna gjeti me xhan ngela duke dhen mend edhe smi blen njeri baaaaaaaaaaa interestorant interestorant
    ti gjithmone me thua jeta eshte e bukur ndaj te kam jete

  20. #20

    Cool Cka s'ban vaki.....

    Citim Postuar më parë nga Davius
    Sajmir Kodra, 35 vjeç, është hedhur nga kati i katërt i pallatit dhe ndodhet në spital në gjendje shumë të rëndë

    E lë gruaja, hidhet nga kati i katërt i pallatit

    .............................

    Ja dashni kujt i thone lol
    Davius, duket qe je axhami
    kesaj mer nuk i thone dashni,
    me u vetevrit e me fluturu nga katet
    ehhh, me te dashnia nuk matet


    Cka nuk ban vaki n'ket dynja!......
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Receta për ëmbëlsirat më të njohura në Shqipëri!
    Nga Fiori në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 171
    Postimi i Fundit: 29-01-2024, 07:21
  2. Deklarata universale e të drejtave të njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  3. Gruaja në Islam
    Nga Xhenneta-Morina në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 23-08-2009, 19:32
  4. Fetva te dijetareve islame ne lidhje me ceshtjet Islame
    Nga aluando në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-03-2005, 14:50
  5. Të drejtat e njeriut në Lindje dhe në Perëndim
    Nga Shpresmiri në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 09-02-2004, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •