Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Libri "LUFTA PA MASKA" i Gani Gecit

    marre nga eDjathta Shqiptare © 2001-2002


    HOMAZH I USHTARIT



    Para Varrit tė Dėshmorit tė Kombit!

    Para fėmijės sė palindur!

    Para nėnės shtatėzėnė!

    Para rinisė!

    Para prindėrve dhe gjyshėrve!

    Para Jush, qė thyet Robėrinė!

    Para Jush luftėtarė !

    Para Jush Komandantė!

    Pėrkulem, unė biri i Juaj !

    Ju, roje e pėrjetshme e Atdheut !

    Pėrkulem, unė biri i Juaj !



    Gani Geci


    -------------------------------------------------------------------------------------

    PARATHĖNIE



    1.

    Shqiptarėt, si popull dhe si komb, gjatė gjithė historisė sė tyre tė gjatė, u kacafytėn me rreziqe tė mėdha. Pėrjetuan rėnie dhe ngritje, suksese dhe dėshtime. Qenė shumėherė nė buzė tė greminės, gati pėr t'u zhdukur nga faqja e dheut nga ēakajtė e gadishullit, tė ndihmuar nga ujqėrit euro-aziatikė. Vetėm mėshira dhe ndihma e tė madhit Zot e shpėtoi kėtė popull tė lashtė dhe fisnik nga mė e keqja, duke krijuar kushtet dhe rrethanat pėr ndėrhyrje tė fuqive mė tė mėdha botėrore nė hapėsirėn ballkanike nė momentet mė kritike, kur shqiptarėve u kanosej vet qenja e tyre kombėtare. Shkatėrrimi i Perandorisė Bizantine nga Perandoria Osmane ndali procesin e asimilimit tė shqiptarėve, qė bėhej me mjete tė dhunės nga kisha serbe dhe ajo greke. Shkatėrrimi i Perandorisė Serbo-Kroato-Sllovene nga Gjermania, e pamundėsoi realizimin e marrėveshjes mes Turqisė dhe Mbretėrisė SKS pėr shpėrnguljen e shqiptarėve nė Turqi. Dhe sė fundi, intervenimi i NATO-sė nė Kosovė, serbėve ua dogji planet dhe skenarėt qė kishin thurur pėr pastrimin etnik tė Kosovės dhe solli ēlirimin e saj nga kthetrat serbe.

    Fatkeqėsisht, nė tė gjitha periudhat e rėndėsishme historike kur vendosej pėr fatet e shqiptarėve dhe tė trojeve tė tyre, nga radha e parisė shqiptare dilnin individė e grupe individėsh, tė cilėt, me veprimet e tyre, dėmtonin rėndė interesat kombėtare tė shqiptarėve dhe ndihmonin synimet e armiqve tanė. Individė tė tillė kishte nė udhėheqjen e Lidhjes sė Prizrenit, nė Udhėheqjen e Kryengritjeve tė mėdha tė Kosovės tė vitit 1908-12, nė periudhėn e krijimit dhe tė konsolidimit tė Shtetit Shqiptar nė atė gjysmė Shqipėrinė e cunguar. Me krijimin e Partisė Komuniste tė Shqipėrisė nga Popoviēėt dhe Mugoshėt dhe vasalėt e tyre shqipfolės, linja antikombėtare tek shqiptarėt bėhet legale. Pasojat dihen, anulimi i Marrėveshjes sė Mukjes nga Milladin Popoviēi e Enver Hoxha, vrasja me tradhėti e nacionalistėve shqiptarė, Vrasja pas shpine e komandantėve ushtarakė dhe atdhetarėve trima partizanė, qė nuk pranonin diktatin serbo-jugosllav. Bėhet Masakra e Tivarit. Shtypet me gjak kryengritja e Drenicės e udhėhequr nga Shaban Polluzha dhe ajo e Ana Moravės e udhėhequr nga Mulla Idriz Gjilani. Tė njejtin fat e pėrjeton edhe kryengritja e Postribės nė Shkodėr.

    Kosova mbetet nėn sundimin e Serbisė e tė Jugosllavisė. Shqipėria bėhet "kopėsht i socializmit", "shteti ateist i vetėm nė botė", krijohet "njeriu i ri socialist" ndėrsa sigurimi i shtetit shqiptar, i formuar nga OZN-a Jugosllave, bėhet "arma e partisė" pėr ekzekutimin pa gjygj tė kundėrshtarėve politikė tė pushtetmbajtėsėve stalinistė tė Shqipėrisė. Shqiptarėve nė tė dy anėt e kufirit u shkonte thika nė asht. Nė Kosovė shqiptarėt nuk u pajtuan me pushtetin e shkijeve, as nė Shqipėri me regjimin e veglės sė shkijeve.

    Nė kėtė parathėnie nuk ėshtė vendi tė bėhet historiku i plotė i rezistencės sė kombit shqiptar nė kėtė gjysmė shekulli. Veē kur procesi i pėrgjakshėm i shpėrbėrjes sė Jugosllavisė, nė fillim tė dekadės sė fundit tė shekullit tė 20-tė, u bė i pandalshėm, homogjenizimi kriminal i serbėve solli homogjenizimin e natyrshėm tė shqiptarėve. Nė Kosovė u bė pajtimi i familjeve tė gjakėsuara. U formua LDK-ja dhe parti tjera mė tė vogla. Lėvizja kombėtare e shqiptarėve tė robėruar nga serbo-jugosllavėt bėri njė hop shumė cilėsor pėrpara, duke kaluar nga ilegaliteti i thellė nė legalitet tė plotė. U mbajtėn zgjedhjet Parlamentare dhe Presidenciale tė pavarura prej Beogradit. Parlamenti i Kosovės shpalli Deklaratėn Kushtetuese. U aprovua Kushtetuta e Kaēanikut. Formohen institucionet e para shtetėrore tė Republikės sė Kosovės. Shqiptarėt qė jetojnė nė trojet e tyre nėn Maqedoni e shpallėn Iliridėn, ndėrsa shqiptarėt e Kosovės Lindore bėnė referendumin pėr bashkim me Kosovėn. Nė Drenicė, Llap dhe Dukagjin u formuan bėrthamat e para tė UĒK-sė, qė drejtoheshin nga Adem e Hamėz Jashari, Salih Ēeku dhe Zahir Pajaziti me bashkėveprimtarėt e tyre.

    Udhėheqja e Republikės sė Kosovės dhe udhėheqjet e subjekteve politike shqiptare treguan vetėdije tė lartė politike, kur botėrisht shpallėn se me mjete paqėsore do t'i realizojnė synimet politike dhe kombėtare, qėllimi i tė cilėve ishte ta shtynin pėr njė kohė betejen pėrfundimtare me shkiet (pasi qė ne nuk kemi qenė tė pėrgatitur pėr t'i bėrė ballė makinerisė ushtarake tė Jugosllavisė), duke shpresuar se kundėrthėniet qė ishin thelluar nė mes serbėve nė njėrėn anė, kroatėve dhe sllovenėve nė anėn tjetėr, do tė sillnin momentin e volitshėm kur shqiptarėt do tė kėpusnin pėrfundimisht prangat e robėrisė. Ky veprim i parisė shqiptare i vuri nė pozitė tė palakmueshme serbėt, pasi qė nuk kishin kurrfarė shkaku tė drejtepėrdrejtė pėr tė intervenuar ushtarakisht kundėr Kosovės. Shovinizmi sėrb, edhe pse ishte pėrgatitur tė shfryhej mbi shqiptarėt, u detyrua tė ndėrrojė drejtim. Pasi humbėn tri luftėra, serbėt dhe aleatėt e tyre, grekėt, realizuan veē njė fitore, atė tė mbėshtetjes sė komunistėve tė Shqipėrisė, nė vitin 1997, me anė tė sė cilės rrėzuan demokracinė e brishtė.

    Beteja e dytė qė pėrgatitej nga serbėt dhe grekėt kundėr shqiptarėve kishte pėr qėllim zhdukjen e faktorit shqiptar nga gadishulli Ilirik. Me skenarėt, planet dhe marrėveshtjet serbo-greke Kosova duhej tė bėhej tokė serbe me tapitė e njė konference ndėrkombėtare. Shqipėria do t'i mbetej livadh i butė Greqisė, ndėrsa shqiptarėt e robėruar do tė bėheheshin material ndėrtimor pėr fuqizimin e shteteve dhe popujve tė tyre. Pėr realizimin e kėtij plani u vunė nė dispozicion edhe spiunėt dhe vasalėt e serbo-grekėve me nė krye Nanosin dhe Qosjen. Siē dihet, Nanosi u dha detyra konkrete pararojės staliniste tė LPK-sė pėr t'i pėrvetėsuar njėsitė guerile qė vepronin nė Kosovė e qė paraqisnin rrezik pėr Serbinė dhe Greqinė, po qe se riorganizoheshin dhe bėheshin Ushtri Kombėtare tė Republikės sė Kosovės, ndėrsa Qosja dhe Hyseni nga Nanosi morėn pėr detyrė qė tė shkatėrronin me themel LDK-nė. Fatkeqėsisht, pararoja staliniste e LPK-sė arriti sukses tė plotė nė sajė tė ndihmės sė pakursyer tė Qeverisė sė Kosovės dhe nė veēanti tė kryeministrit Bujar Bukoshit, i cili hyri nė aleancė tė fshehtė me Rexhep Qosjen dhe Ibrahim Kelmendin nė momentet mė tė vėshtira tė Kosovės, kur Serbia bėnte pėrgatitjet ushtarake dhe diplomatike pėr ta zgjdhur ēėshtjen e Kosovės siē e donin interesat e saj. Pararoja staliniste e LPK-sė, duke qenė nė dijeni pėr gjendjen e vėshtirė financiare tė njėsive guerile qė vepronin nė Kosovė, vuri kontakte me udhėheqėsit e tyre duke u premtuar mjete tė nevojshme ushtarake dhe financiare. Njėsitė guerile, qė komandoheshin nga Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti kishin nevoja tė mėdha pėr mjete ushtarake. Pasi Qeveria e Bukoshit qe e shurdhėt ndaj kėrkesave tė tyre, ata u detyruan tė pranojnė bashkėpunimin me pėrfaqėsuesit e LPK-sė, edhe pse ndihmat, kėta i kushtėzonin duke kėrkuar qė njerėzit e tyre tė jenė pėrgjegjės pėr mjetet financiare dhe ushtarake. Kur Zahir Pajaziti dhe Adem Jashari pranuan takimet me pėrfaqėsuesit e LPK-sė, ata pa dijeninė dhe pėlqimin e tyre luajtėn rolin e "ndrikullės", njėsitė e tyre u pagėzuan UĒK, ndėrsa ata qė kurrė nuk kishin luftuar e shpallėn veten "Shtab Qendror" dhe dolėn nė opinion me komunikata se "ekziston UĒK-ja dhe Shtabi Qendror i saj". Meqėnėse Adem e Hamėz Jashari dhe Zahir Pajaziti u bėnė vėrejtje serioze argatėve tė Xhavit Halitit se "vendimet pėr ēdo gjė duhet t'i marrin ata qė po luftojnė nė Kosovė e jo zotėritė e LPK-sė nga Perėndimi", pararoja staliniste e LPK-sė pėrgatit planin pėr t'i larguar nga njėsitė e tyre kėto figura emblematike tė rezistencės sė armatosur, pėr nė Evropėn Perendimore, me arsyetimin se "janė tė rrezikuar nga policia serbe". Me kundėrshtimin e tyre tė prerė se "kurrėsesi nuk do ta lėshojmė Kosovėn" prishet plani i parė i pehlivanave tė Nanosit pėr pėrvetėsimin e njėsive guerile qė vepronin nė Kosovė. Atėherė paraqesin planin tjetėr, shumė mė tė poshtėr: Nait Hasanin dhe ca studentė i dekonspiruan nė policinė serbe me qėllim qė nėpėrmjet tyre tė dekonspirohet edhe Zahir Pajaziti. Edhepse argatėt e Xhavit Halitit dinin pėr burgosjen e Nait Hasanit, ata e mbanin tė fshehtė burgosjen e tij, me qėllim qė Zahir Pajaziti tė bie nė kurthėn e policisė serbe pasi qė e dinin se ai ishte duke e ngarė veturėn e Naitit. Ishte 31 janari i vitit 1997, kur Zahir Pajaziti kishte pasur njė takim nė Vushtrri. Nė rrugė e sipėr afėr ushtrisė, bie nė pritėn e policisė serbe Zahir Pajaziti sė bashku me bashkėveprimtarėt e tij Haki Zejnullahun dhe Edmond Hoxhėn. Siē dihet pas njė qėndrese heroike tė tretė ranė nė fushėn e nderit.

    Ishte nė radhė Drenica, epiqendra e kryengritjeve shqiptare, e cila, siē dihet, luajti rol me rėndėsi nė tė gjitha periudhat e rėndėsishme tė historisė sonė kombėtare pėr ruajtjen e qenjes shqiptare. Mu pėr atė, Drenica ishte gjithmonė nė shėnjestėr tė Serbisė, se ajo lindi burra tė penės dhe tė pushkės, rriti udhėheqės ushtarakė e burra shteti, pleqnarė, dijetarė dhe trima nė zė. Lufta e Kosovės pa Milosh Kopiliqin nuk do tė bėhej ngjarje e rėndėsishme botėrore. Kryengritjet e Kosovės tė vitit 1908/12 pa Hasan Prishtinėn dhe drenicasit e tij nuk do tė bėheshin aq tė mėdha dhe aq tė fuqishme, luftėra qė sollėn lindjen e shtetit shqiptar. Lufta e kaēakėve pa Azem Bejtėn dhe Shote Galicėn nuk do tė arrinte tė bėhej lėvizje kombėtare kundėr robėrisė serbo-sllave me synime tė qarta tė ēlirimit dhe bashkimit kombtar. Trashėgimia jonė kulturore nuk do tė ishte aq e pasur pa odat dhe pleqnarėt e saj. Besa, mikėpritja, trimėria dhe krenaria shqiptare askund nuk ėshtė ruajtur mė mirė se sa nė Drenicėn kryengritėse tė Hasan Prishtinės e tė Ahmet Delisė, tė Azem Bejtės dhe Shote Galicės. Nė asnjė pjesė tė truallit shqiptar nuk ėshtė derdhur mė tepėr gjak pėr shqiptari se sa nė Drenicėn e Shaban Polluzhės, Mehmet Gradicės e tė Bajraktarit tė Llaushės. Ku ėshtė ruajtur i ndezur zjarri i rezistencės sonė kombėtare kundėr robėrisė serbo-slave mė mirė se sa nė Drenicėn shpresėdhėnėse tė Fazli Grajēefcit, Tahir Mehės, Shaban Murat Jasharit dhe tė bijve tė tij Rifatit, Hamzės dhe Ademit, qė u treguan shqiptarėve se si luftohet shkau dhe si fitohet liria.

    Sigurimi i fshehtė serb ishte nė dijeni pėr veprimtarinė ushtarake tė Adem e Hamėz Jasharit dhe njėsive tė tyre guerile qė vepronin nė Kosovė, sepse nė njėsitė e tyre, ishte futur me kohė, me detyra tė posaēme, Rexhep Selimi, njė argat i shkathėt i LPK-sė i cili merrte urdhėra dhe detyra nga Xhavit Haliti, Hashim Thaēi dhe tė tjerė. Rexhep Selimi, kjo dhelpėr e shkathėt e pararojės staliniste tė LPK-sė ishte i ngarkuar tė kryente shumė detyra, por njėra ndėr mė kryesoret, ishte tė bėnte pėrēarjen nė mes Adem Jasharit qė ishte komandant i njėsive guerile qė vepronin nė Drenicė dhe udhėheqėsve ushtarakė tė njėsive guerile, qė ishin nėn komandėn e tij. Sigurimi i Shqipėrisė dhe UDB-ja jugosllave i kishin pėrfaqėsuesit e tyre nė udhėheqjen e ngushtė tė LPK-sė, prandaj edhe Nanosi, qė ishte vėnė nė krye tė Qeverisė sė Shqipėrisė nga bandat greke, stalinistėt, rrugaēėt e hajnat shqiptarė, e kishte tė qartė se kush ėshtė mė i pėrshtatshėmi pėr t'i kryer urdhėrat e tij. Ai i dinte aftėsitė e Rexhep Qosjes dhe Hydajet Hysenit si pėrēarės dhe mjeshtra intrigash. Argatėt e Nanos e shpallėn Drenicėn "tė ēliruar" dhe kėshtu e ndihmuan propagandėn dhe diplomacinė serbe pėr ta sulmuar familjen e Shaban Murat Jasharit, qė ishte halė nė sytė e okupatorit. Ademi dhe Hamza i kuptuan lojėrat e ndyra qė luheshin nė dėm tė Kosovės dhe tė familjes sė tyre, kur morėn pėrgjigje negative nga udhėheqja e LPK-sė por edhe nga Bujar Bukoshi e Xhafer Shatri lidhur me plotėsimin e kėrkesave tė tyre pėr mbėshtetje finaciare pėr blerjen e armatimit tė porositur pėr njė mijė ushtarė. Vėllai i tyre Rifati, qė punonte nė Gjermani bėri ē’mos t'ua siguronte mjetet e duhura pėr blerjen e armatimit ushtarak, por pa sukses. Pas kėsaj tradhtie tė rėndė nuk vonoi shumė u rrethua kulla e Shaban Murat Jasharit nga hordhitė serbe dhe pėr tri ditė rresht Mixha Shaban, Hamza, Ademi, me tė gjithė anėtarėt e familjes tė aftė pėr ta mbajtur pushkėn si dhe daja i tyre Osman Geci, qėndruan trimėrisht, deri sa patėn municion. Skenari serb i ndihmuar nga pararoja staliniste e LPK-sė dhe i ndihmuar nga Qeveria e Bukoshit pėrfundoi me njė tragjedi tė rėndė kombėtare dhe familjare, por ata ia arritėn qėllimit: Familja Jashari u eleminua, njė pengesė e madhe nė marshin e tyre tė turpshėm drejt uzurpimit tė Kosovės. Me zhdukjen fizike tė Hamėz dhe Adem Jasharit dhe dajės sė tyre Osmanit, pehlivanat e Nanos pėrfundimisht pėrvetėsuan UĒK-nė, pėrvetėsuan mundin dhe luftėn 8-vjeēare tė njėsive guerile qė komandoheshin nga Adem Jashari, Zahir Pajaziti dhe Salih Ēeku. Deri sa serbėt bėnin masakra nė popullsinė e Drenicės, argatėt e Nanos prishėn marrėveshjen e arritur nė mes Adem Demaēit, qė pėrfaqėsonte UĒK-nė dhe Kolonel Ahmet Krasniqit, qė pėrfaqėsonte Ministrinė e Mbrojtjes sė Republikės sė Kosovės, pėr bashkimin e kėtyre subjekteve ushtarake nė njė tė vetme, qė do tė quhej FARK – Forcat e Armatosura tė Republikės sė Kosovės. Kėta djaj tė Nanos nuk lejuan tė forcohet UĒK-ja me mjete moderne luftarake dhe as tė plotėsohej me kuadro tė afta ushtarake. Pasojat dihen. Popullsia e paarmatosur u masakrua, shqiptarėt u pėrzunė nga Kosova pėr nė Shqipėri dhe Maqedoni ndėrsa "Gjarprinjtė", "Hardhucat", "Dhelprat", "Ujqėrit" dhe "Lepurushėt" u strehuan nėpėr hotelet e Tiranės.

    Me ndihmėn e tė Madhit Zot, Amerika me aleatėt e saj i asgjesoi planet dhe skenarėt e Serbisė, Greqisė, Rusisė dhe tė Nanos me kompani, duke e detyruar Serbinė tė kapitullojė, t'i largojė forcat e krimit dhe tė gjenocidit nga Kosova. Kosova u ēlirua, shqiptarėt i prenė prangat e robėrisė, dhe opinioni ynė e kuptoi saktėsisht se kush luftoi pėr ēlirimin e Kosovės, kush punoi pėr tė fituar pushtet mbi shqiptarėt dhe kush luftoi pėr pėrfitime materiale. Tani pėr shumicėn dėrrmuese tė popullsisė sė Kosovės ėshtė bėrė e qartė se shkijet, pa ndihmėn e drejtpėrdrejtė tė pehlivanave tė Nanos dhe pa ndihmėn tėrthorazi tė shumė "patriotėve’’, ’’veprimtarėve’’ dhe partiakėve tė shtirė tė subjekteve politike tė Kosovės, nuk do tė arrinin t'i sillnin Kosovės aq shumė humbje njerėzore dhe aq shumė dėme materiale. Shumė fakte dėshmojnė se krime nė Kosovė nuk kanė bėrė vetėm serbėt, por kanė bėrė edhe pehlivanat dhe argatėt e Nanos. Njė pjesė e tyre janė tė pazbuluara pėr opinionin shqiptarė pėr shkak se drejtėsia shqiptare nė kėto momente nuk ėshtė nė gjendje t'i arrestojė kriminelėt, t'i gjykojė dhe t'u japė dėnimin e merituar. Shumė kryefamiljarė, gra tė veja, vajza dhe gra tė dhunuara do tė dėshmojnė njė ditė pėr krimet e argatėve tė Nanos, ndėrsa kėta do tė tregojnė se kush i udhėzoi dhe urdhėroi prej rangjeve tė larta tė LPK-sė e LBDK-sė, t'i bėjnė ato krime!


    2.



    Libri i Gani Gecit: "Lufta pa maska" pasqyron nė mėnyrėn mė besnike ngjarjet qė u zhvilluan nė Drenicė nė periudhėn 1990-1999. Ai flet pėr ato ngjarje qė aq shumė ndikuan nė rrjedhat e pėrgjithshme tė historisė sonė mė tė re, siē janė: Formimi i njėsive guerile nga Adem Jashari dhe aksionet e armatosura tė njėsive qė i komandonte ai, qėndresa heroike e Familjes sė Shaban Murat Jasharit, pėrvetėsimi i njėsive guerile nga pehlivanat e Nanos dhe keqpėrdorimet qė i bėnė ata nė emėr tė UĒK-sė etj. Gani Geci dėshmon pėr ato ngjarje qė i ka pėrjetuar vetė, pėr ato ngjarje qė ishin sa tragjike po aq edhe heroike. Nė librin e tij gjenden pėrgjigje tė sakta rreth shumė ngjarjeve, pėr tė cilat opinioni ynė ka ditur fare pak, apo nuk ka ditur fare. Ai, me fakte tė pamohueshme, dėshmon edhe pėr njė luftė tė ashpėr qė u zhvillua nė Drenicė, siē u zhvillua edhe nė pjesėt tjera tė Kosovės, nė mes linjės kombėtare qė nė Drenicė pėrfaqėsohej nga shtatė vėllezėrit Geci, shokėt dhe bashkėveprimtarėt e tyre, qė tė vetmin synim kishin ēlirimin e Kosovės dhe tė vetmin armik kishin shkaun, dhe linjės antikombėtare qė pėrfaqėsohej nga argatėt e argatėve tė Nanos nė krye me Hashim Thaēin, Rexhep Selimin, Sabit Gecin etj., qė synim kishin marrjen e pushtetit me ēdo mėnyrė dhe armik kryesor kishin LDK-nė dhe aktivistėt e saj, Kryetarin e Republikės sė Kosovės zotėri Ibrahim Rugovėn, dhe veprimtarėt qė i njihnin institicionet shtetėrore tė Republikės sė Kosovės. Kemi pra njė dėshmi jo tė njė vėzhguesi qė i ka vėzhguar ngjarjet nga larg, por njė dėshmi tė njė luftėtari, tė bashkėluftėtarit tė Adem e Hamėz Jasharit, i cili pėr dhjetė vite me radhė luftoi me armė nė dorė kundėr robėrisė serbo-jugosllave. Ai ishte ndėr luftėtarėt e parė tė njėsisė sė parė guerile qė e formoi Adem Jashari nė Llaushė. Gani Geci ishte njėri ndėr tre luftėtarėt, qė kryen aksionin e parė luftarak kundėr policisė serbe me urdhrin e Komandantit legjendar Adem Jasharit. Ėshtė pra njeriu mė i informuar pėr tė gjitha ngjarjet qė u zhvilluan nė Drenicė duke pėrfshirė edhe ngjarjet qė kanė tė bėjnė me tri rrethimet e Kullės sė Shaban Murat Jasharit dhe qėndresėn e djemėve, nipave dhe mbesave tė tij pėr ta mbrojtur pragun e shtėpisė, nderin e familjes, pėr ta mbrojtur Drenicėn, Kosovėn, Shqiptarinė dhe Krenarinė Kombėtare.

    Pjesėmarrja e shtatė vėllezėrve Geci nė UĒK, dhe kontributi i tyre nė luftėn pėr ēlirim, duke vėnė nė shėrbim tė saj shtėpitė, lokalet afariste, pasurinė dhe jetėrat e tyre, bėnė pjesė nė traditėn luftarake dhe liridashėse tė familjes sė Bajraktarit tė Llaushės, qė ata i pėrkasin. Siē dihet kjo familje Drenicės dhe kombit i ka dhėnė burra tė shquar si udhėheqės ushtarakė, dijetarė dhe luftėtarė tė ēėshtjes kombėtare. Veēmas, angazhimi me pėrkushtim i Halilit, Fadilit, Haxhiut dhe Ganiut nė rrjedhat kryesore tė ngjarjeve tė Lėvizjes tonė kombėtare tė dhjetvjetshit tė fundit tė shekullit XX ėshtė njė nderė pėr gjyshėrit dhe stėrgjyshėrit e tyre: Adem Bajraktarin, Zeqir Kurt Bajraktarin, Miftar Bajraktarin, Halil Bajraktarin dhe Rexhep Bajraktarin, tė cilėt ranė nė fushėn e nderit duke luftuar me hordhitė serbe pėr t'i mbrojtur tokat shqiptare tė Sanxhakut tė Nishit, tė Toplicės, tė Tregut tė Ri me Peshterin dhe tė Drenicės.

    Vetėm luftėtarėt trima, me njė traditė shekullore tė atdhedashurisė, me ndjenjen e theksuar tė drejtėsisė, siē qenė shtatė vėllezėrit Geci, tė ndihmuar nga shokėt dhe bashkėveprimtarėt e tyre, mund ta pėrballonin njė luftė tė pabarabartė, njė luftė me shkijet qė i kishin pėrballė, dhe njė luftė tinzare me gėnjeshtra dhe plot shpifje qė u vinte pas shpine, nga argatėt e argatėve tė Nanos.

    Me siguri qė ky libėr do tė jetė njė bazė e vlefshme pėr historianėt dhe studiuesit e lėmive tė ndryshme pėr tė dhėnė njė vlerėsim tė saktė dhe shkencor pėr luftėn e fundit serbo-shqiptare, pėr UĒK-nė, pėr subjektet dhe individėt nė zė, qė e penguan apo ndihmuan ēlirimin e Kosovės. Nga ana tjetėr, sinqeriteti i rrėfimit, pėrshkrimi gati filmik edhe i detajeve mė tė imta, intensiteti i emocioneve, humori dhe rrjedhshmėria, e bėjnė kėtė libėr njė vepėr tė dashur pėr lexuesin, njė vėllim tė domosdoshėm. Gani Geci, me kėtė libėr, njėherėsh, i bėn njė shėrbim shumė tė vyeshėm tė vėrtetės sė luftės sė njėmendtė, pėrkundėr "luftės" sė salloneve e tė tabloideve, luftės sė brrylave dhe eliminimeve tė turpėshme brendashqiptare. Nė fund tė fundit ky libėr pėr luftėn, i kontribon jashtėzakonisht shumė edhe paqes, paqes, e cila nuk mund tė ndėrtohet mbi themele dhe heronj tė rrejshėm.





    3.



    Disa fragmente tė kėtij libri janė botuar mė parė nė tė pėrditshmen kombėtare "Bota Sot". Ėshtė ky njė rast i mirė pėr tė falenderuar drejtorin Xhevdet Mazrekaj dhe stafin redaktues tė kėsaj gazete, por njėherėsh pėr tė shpjeguar se libri ka disa ndryshime, edhe pse shumė tė vogla, qartėsime, shkurtime madje edhe shtesa. Disa tituj dhe nėntituj kanė ndryshuar, por pa prekur pėrmbajtjen e librit. Kjo gjė ėshtė bėrė e domosdoshme nga vėrejtjet dashamirėse tė lexuesve, nga kritikat racionale dhe nga faktet e reja, me tė cilat autori ėshtė ballafaquar nė ndėrkohė. Nė fund tė fundit ky ėshtė njė libėr i hapur, i cili mund tė pėrmirėsohet nė ēdo ribotim, siē ndodh me tė gjithė librat, autorėt e tė cilėve ndjejnė pėrgjegjėsi pėr lexuesit e tyre tė respektuar.



    Shefqet Jashari-Strofci

    Zvicėr, janar 2001


    NJĖ LIBĖR I NDERSHĖM DHE I PAMĖSHIRSHĖM



    Nė librin "Lufta pa Maska" lexuesi gjen tė ndėrthurura me natyrshmėrinė mė tė thellė kurajon e ushtarit tė atdheut dhe pėrgjegjėsinė e njeriut qė do tė dėshmojė pėr tė vėrtetėn. Si njėra si tjetra janė tė rėndėsishme pėr luftėn dhe pėr paqen. Gani Geci ka pėrdorur vetėm dy dimensione tė karakterit tė tij pėr ta bėrė kėtė libėr tė dashur dhe tė vyeshėm pėr lexuesin: trimėrinė dhe sinqeritetin.

    "Lufta pa Maska" ėshtė libėr unik nga kjo pikpamje ndaj edhe i domosdoshėm, ėshtė njė libėr i pamėshirshėm, e sot, plagėt e shumta tė atdheut tonė nuk kėrkojnė as mėshirė as hipokrizi!



    Arbėr Ahmetaj

    ------------------------------------------------------------------------------------


    vazhdimin e librit mund ta lexoni tek kjo adrese Disa prej heronjėve kryesor tė kėtij libri


    ose ndiqni kete subjekt ku do te kini mundesine te lexoni faqe nga ky liber.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    Kush ishte Ai qe u vra bashke me ate gazetarin diku ne Drenice?
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  3. #3
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212
    Ai qe u vra me gazetarin Bekim Kastratin ishte Besim Dajaku. Ndersa i vetmi qe shpetoi nga keta tre ushtare te diteve te para eshe Gani Geci i Llaushes, i cili mori gjshte plumba ne trup, por mbeti gjalle. Mė poshte po japim njė shkrim nga shtypi i huaj.

    -------


    Kėshtu shkruan ECHO magazine i datės 15 nėntor 2001
    (Jean-Arnault Délrens)


    THAĒI : NJERI I RREZIKSHĖM


    Shumė burra kujdeseshin rreth krevatit tė Gani Gecit, nė fshatin Llaushė, nė zemėr tė Drenicės, bastion i nacionalizmit shqiptar tė Kosovės. Gani Geci ishte njėri prej komandantėve mė prestigjioz i UĒK-sė. Ai ėshtė sulmuar afėr fshatit tij kah fundi i tetorit. Njėri nga truprojet e liderit tė moderuar tė shqiptarėve Ibrahim Rugovės dhe njė gazetar, tė cilėt ishin me te nė veturė, janė vra, ndėrsa vetė Gani Geci ka mbijetuar plagėt. « Ky atentat mban firmėn e Thaēit, ai ka dashur tė mė vret, ashtu siē i kėrcėnon tė gjithė ata qė kontestojnė pushtetin e tij ». Pastaj, Gani Geci numroi listėn e disa aktivistėve, tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, tė vrarė sipas tij me urdhėrin e ish-shefit tė UĒK-sė, Hashim Thaēit. « Nė gjirin e UĒK-sė ka pasur disa grupime. Hashim Thaē dhe ata qė i ka rreth veti kanė mbetur ende komunistė ; modeli i tyre ėshtė Shqipėria staliniste »….

    Zgjedhjet e nėntorit janė kruciale pėr ardhmėrinė e Kosovės

    Prej vurjes sė Kosovės nėn protektoratin ndėrkombėtar, nė qershorin e vitit 1999, skena politike shqiptare e saj ėshtė ndarė nė tri grupime tė mėdha politike: LDK e Ibrahim Rugovės, PDK e Hashim Thaēit, qė pėrfshinė shumicėn e ish-ushtarėve tė UĒK-sė, dhe partia AAK e Ramush Haradinajt, njė ish komandant tė UĒK-sė, i cili konsiderohet si disident. Tė trija kėto formacione politike kanė tė njejtin qėllim, pavarėsinė e Kosovės, por nė Kosovė ushtrimi i demokracisė mbetet shumė formal. Zėdhėnsja e Misionit tė Kombeve tė Bashkuara, Suzan Manuel, ka rikujtuar se « statusi pėrfundimtar i Kosovės mund tė definihet vetėm nga Kėshilli i Sigurimit e jo nga Parlamenti i Kosovės »

    Gjatė zgjedhjeve komunale tė tetorit tė vitit 2000, votuesit e kanė plebisituar LDK-nė, e cila normalisht do t’i fitojė edhe zgjedhjet e 17 nėntorit 2001. Kosovarėt do tė zgjedhin edhe kryetarin e Kosovės, i cili do tė ketė funksion kryesisht reprezentativ.
    ………………………………….

    Thaēi ėshtė njė njeri i rrezikshėm

    Fitorja e LDK-sė sė Ibrahim Rugovės ėshtė e sigurt, por simpatizuesit e Hashim Thaēit nė mėnyra tjera kanė influencė nė Kosovė. Ata i kontrollojnė edhe Trupat Mrojtėse tė Kosovės, njė polici e vėrtetė paralele, zyrtarisht e krijuar nga Kombet e Bashkuara pėr tė « ricikluar » ish luftėtarėt e vjetėr tė UĒK-sė. Njerėz me uniforma te TMK-sė silleshin nė fund tė fshati Llaushė, vetėm disa dhjetėra metra nga shtėpia e Gani Gecit. « Unė iu kam bashkangjitur luftės, nė vitin 1991, kundėr pushteit serb dhe nuk kam luftuar qė mafiozėt e Hashim Thaēit tė ushtrojnė terror nė Kosovė » indinjohet i plagosuri Gani Geci, i cili denoncon fuqishėm « bashkėfajsinė » e NATO-s dhe tė UNMIK-ut : » ata nuk duan tė shohin asgjė, sepse kanė frikė t’i kundėrshtojnė mafisė dhe njerėzve tė Hashim Thaēit ». Vitin e kaluar, janė kryer disa vrasje gjatė fushatės zgjedhore : asnjė hetim i policisė nuk ėshtė zbardhur.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisnik : 21-09-2002 mė 13:01

    [...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Po a eshte mire fizikisht tash ky GANI GECI ?

    I uroj shendet e cdo te mire ketij heroi.

    Po gjyqi i ketij Sali Veselit qe duhej te fillonte ne Shtator...a ka filluar?

    Fatmir Limaj kerkon te behet kryetar bashkie ne Prishtine.
    Ne se mbrrin te behet do te thote se Mafia e futi ne xhep dhe Tiranen dhe Prishtinen.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    z Llapi, une nuk e di kete ceshtjen e komandand Sandokanit.

    Jeni i siguerte se eshte vrare prej gani gecit ose jane fjale hallku?


    (fjale hallku-fjale te popullit thene rrugve e kafiqeve.)

  6. #6
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Adem e Hamez Jashari

    DISA PREJ HERONJVE KRYESORĖ TĖ KĖTIJ LIBRI



    Mos t'a lėmė malin me dushk,

    Tė na ndryshkė allti e pushk’.



    - Fjalė tė shkruara nė murin e kullės legjendare -



    ADEM DHE HAMĖZ JASHARI

    BURRAT E MĖDHENJ TĖ PREKAZIT, TĖ DRENICĖS E TĖ GJITHĖ KOSOVĖS

    OSMAN GECI – LLAUSHĖ

    DAJA I MADH QĖ U VRA NĖ FRONT ME NIPAT

    ILAZ KODRA

    BURRĖ I FJALĖS E I PUSHKĖS

    BEKIM BERISHA – ABEJA

    AI QĖ KA VENDOSUR RREGULLIN E PARĖ USHTARAK NĖ UĒK

    RIFAT FAZLI MĖZIU

    MĖSUESI QĖ LA DITARIN DHE VESHI UNIFORMĖN E UĒK-sė

    IMER ALUSHANI

    LIS I FORTĖ ME RRĖNJĖ NĖ TOKĖN E KOSOVĖS

    FEHMI LLADROVCI

    AI QĖ PĖR SĖ GJALLI NUK U LARGUA NGA ISTIKAMI

    MUJĖ KRASNIQI

    AI QĖ PĖR HERĖ TĖ PARĖ BĖRI PUBLIKE DALJEN NĖ SKENĖ TĖ UĒK-sė

    MALUSH AHMETI:

    ‘EDHE NĖSE VDESIM TĖ GJITHĖ PĖR LIRI, PĖRSĖRI ĖSHTĖ PAK’

    SADIK HAZIRAJ

    LUFTĖTARI MĖ I DĖGJUESHĖM I LLAUSHĖS

    NE SHTATĖ VĖLLEZĖRIT GECI NGA LLAUSHA


    --------------------------------------------------------------------------------


    Pėr tė njohur Adem Jasharin, duhet tė njihemi sė pari me Rifatin, Hamzėn dhe Mixhėn Shaban.

    Mixha Shaban ka qenė njė burrė i rrallė, me virtyte tė larta dhe i dalluar nė trevėn e Drenicės. Ai shquhej si njeri i menēur e mendjehollė. Atij i drejtoheshin tė gjithė me lloj-lloj problemesh; me tė janė konsultuar edhe pėr pleqėri tė ndryshme. Mixha Shaban Jashari, ka qenė njė burrė tė cilit i ka zėnė vend fjala nė ēdo odė, por ai ka qenė edhe shumė i vetėdijshėm pėr rreziqet me tė cilat pėrballej familja e tij.

    Mixha Shaban pati tre djem: Rifatin, Hamzėn dhe Ademin, nipa tė Osman Gecit nga Llausha. Rifati ėshtė djali i madh i Mixhės Shaban, i cili tėrė qenien e tij ia ka kushtuar familjes. Ai prej vitesh qėndroi nė Gjermani i punėsuar pėrkohėsisht dhe pėrmes punės sė tij, familja e Mixhės Shaban kishte arritur njė standard mesatar tė jetės. Sė bashku e kanė ndėrtuar shtėpinė e madhe tė familjes dhe Kullėn pėr mysafir, qė quhej «Kulla e Shaban Murat Jasharit», e cila mė vonė u bė e njohur si «kulla e trimit dhe Komandantit legjendar - Adem Jasharit».

    Hamėz Jashari ishte djali i dytė i Mixhės Shaban dhe njohės i mirė i rrethanave politike dhe ushtarake nė anėt tona. Ai ka qenė politikisht njė ndėr njerėzit mė tė ngritur, mund tė themi lirisht edhe nė gjithė komunėn e Skėnderajt. Hamza ka ndejtur gjithnjė nė odė. Aty i ka shkuar i gjithė shtypi, dhe ka qenė gjithnjė i informuar mirė deri nė detaje, nga radio si Europa e Lirė, Deutsche Welle, Zėri i Amerikės, apo edhe nga ēdo burim tjetėr lajmesh, ngado qė tė gjendej. Kishte cilėsi tė intelektualit tė matur. Hamza ka punuar shumė vite nė Fabrikėn e Municionit nė Skėnderaj. Prej vitit 1981 e tutje, ai ishte munduar qė gjithherė t'u tregonte gjeneratave tė reja se pėr Kosovėn nuk duhej kursyer as jeta. Policia serbe e arreston dhe e liron Hamzėn disa herė, duke u munduar qė ta shuajė aktivitetin e tij politik (Hamza ėshtė arrestuar dy-tri herė nė fillim tė vitit 1991).

    Ademi ėshtė i biri i Mixhės Shaban Jashari, djali mė i ri i tij, i lindur mė 28 nėntor tė vitit 1955. Ai edhe si i ri, ėshtė munduar qė gjithmonė ta nxjerrė nė pah drejtėsinė, qoftė edhe me anė tė forcės. Pėr ta pėrshkruar fėmijėrinė e Ademit nuk di, sepse ishte shumė mė i vjetėr se unė. Ai ka qenė gjeneratė e Bacit Lilė, prej tė cilit gjatė njė bisede kam dėgjuar se Ademi, qysh kur ka qenė nxėnės nė shkollėn e mesme, i ka pasur pasion armėt. Edhe si nxėnės i shkollės sė mesme ai ka bartur armė.

    Personalisht, Adem Jasharin e kam njohur andej nga vitet 1988 - 1989. Nė vitin 1989 nė Kosovė bėheshin demonstrata nė tė gjitha komunat e Kosovės pėr ta mbrojtur dhe pėr tė penguar Serbinė nė ndyshimin e Kushtetutės sė vitit 1974.

    Me kėtė rast, nė komunėn tonė u organizuan grupe tė ndryshme pėr tė mbrojtur qenjen tonė edhe me armė. Nė kėto demonstrata, pėr herė tė parė u dėgjuan tė shtėna armėsh mbi pjesėmarrėsit nga ndėrhyrjet e policisė, e cila kishte arrestuar disa tė rinj si pjesėmarrės. Mirėpo Ademi, bashkė me disa tė tjerė i kishin shpėtuar arrestimit. Disa nga ne, kurrėsesi nuk pranonim qė tė arrestoheshim e i pari ndėr ata qe Adem Jashari. Prandaj ekzistonte rreziku se mund tė kishte edhe tė vrarė. Kėto tubime nė komunėn tonė gjithnjė fillonin nga Mali i Prekazit, ku Adem Jashari qėndronte me njė pallto tė gjatė dhe gjithmonė i armatosur. Mjaftonte qė njė grup tė rinjsh tė zbriste nga ky mal pėr tė defiluar nė rrugė, e pas disa minutash turma rritej nga gjithė banorėt, punėtorėt, nxėnėsit e tė tjerėt, pėrveē atyre qė punonin nė komunė. Ademi zinte gjithmonė vend nė ballė tė demonstruesve. Ai ka pasur mustaqe tė gjata, gjė qė e kishte trashėgim si nga familja e tij, ashtu edhe nga dajallarėt. Me kėto mustaqe dhe me trupin e tij tė papėrkulur dukej sikur turmės i ishte vėnė nė krye vetė Mic Sokoli.

    Pas pak kohe, gjendja nė Skėnderaj sikur u pėrmirėsua nė dukje, por nė esencė ajo vetėm sa ishte keqėsuar, sepse policia shqiptare, sė cilės i kėrcėnoheshin se duhej ta njihte Serbinė si shtet tė vetin, kishte filluar ta lėshonte punėn. Ademi, nga ana tjetėr, duke pasur parasysh regjimin e Beogradit, qė kurrėsesi nuk do tė pranonte qė Kosovėn ta lėshonte pa dhunė, dėshironte mė tepėr qė problemi tė zgjidhej me mjete ushtarake, sesa me mjete paqėsore.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-09-2002
    Vendndodhja
    germany
    Postime
    4
    une thjesht nuk kam pergjegjje ne kete sepse kejo mund te jet nje trillim qe mund ta bej dhe din ta bejn vetem njerzit e LDk-se qe te tjeret ei qujan te marr dhe mafioz e veten e bejne te mire sikur thua qe nuk ka me ta. keshtu qe une ju kisha sygjeruar qe ne te ardhmen mos te merreni me keso gjera te marra apo me thash e te thenme,mirpo perveshuni punes dhe detyrave te juaja qe i ke apo qe ju mungojn.
    bici

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Atė komunikatė e kanė pėrgenjeshtru publikisht pjesa dermuese e komandantėve tė UCK-sė me nenshkrime, si: Sylejman Selimi-Sulltani, Sami Lushtaku, Ilaz Kodra, Sokol Zabeli, Ilaz Derguti, Jetullah Geci, etj.

    Personalisht nuk mė ka imponuar libri i Ganiut dhe vrasja qė ka bėrė, gjithashtu, nuk mė kanė imponuar gjysmė tė vertetat qė i paraqet nė libėr, i ndikuar nga shtytėsit dhe bashkėautorėt, se ai
    (Ganiu) nuk ka lidhje me shkru libėr vetė, por tė akuzohet Ganiu si prijės i serbėve nepėr ofenziva nė Drenicė nuk qendron.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-07-2006
    Postime
    2
    Citim Postuar mė parė nga Llapi Lexo Postimin
    Nė Komunikatėn nr. 59 tė Shtabit tė Pėrgjithshėm (SHP) tė UĒK-sė
    tė datės 31 tetor 1998, botuar nė gazetėn “Bota e Re”.

    Nė kėtė komunikatė tė Shtabit tė Pėrgjithshėm thuhet: “Abedin Rexha u vra nga kolaboracionisti me damkė Gani Geci, i lindur nė Llaushė, i cili edhe mė herėt e edhe gjatė ofensivės sė fundit serbe, ėshtė parė i maskuar duke i prirė policisė serbe nė masakrat qė u kryen mbi popullin civil tė Drenicės
    genjeshter

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-07-2006
    Postime
    2
    Kjo tashme i takon nji te kaluare dh ebesoj se i ter populli i republikes se Kosoves e din qe nuk ka qen Gani Geci i till

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar mė parė nga Fushlumi Lexo Postimin
    genjeshter
    Une nuk e kam lshue ate Komunikat por Shtabi i Pergjithshem i UĒK-se
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-04-2009
    Postime
    1

    a di ka njeri informacion per niam behlhuljin?

    duke pare video ne you tube pashe nje dokumentar te cnn dhe flitej per te dhe kurioziteti me shtyu te kerkoj me shume.me sa pashe ne internet niam behlhulji eshte nje nga ato 3 ushtare te uck me koka te prera ne dore qe jane ne nje foto shume te shperndare ne you tube.jam kurioz te di me shume,faleminderit

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e &Mitrovicalia&
    Anėtarėsuar
    19-05-2009
    Postime
    339
    Gjithmon do tė ket njerėz qė andėrojn tė jen "Bajraktar" tė Popullit tė cilit i takojn.Kėt dėshir tė shėmtuar tė disave gjithmon do ta paguaj e kush tjetėr pėrpos popullit.Jo Hashimi ka vra jo Gania ka vra jo aj ka vra jo ky ka vra....MJAFT Mė me kėto akuza.Nė fund tė fundit secilit ka mi dal ajo ngjyr e tij e vėrtet...ani ndoshta von...por ma mir von se kurrė. O ju shqipėtar tė kėtij forumi, ju lus prej toke nė qiell...ejani qė bashk ta kėrkojm njė gjuhė tė pėrbashkėt , tė bashkohemi dhe na qė sod jena tė pakoruptum tė bashkohemi dhe t'a japim kontributin tonė pėr klauzėn "Bashkimi i mendimit ton Kombėtar", para se tė na vjen nevoja kur duhėt tė bashkohemi edhe fizikisht.Nė qoftėse nuk levizim prej vendit nė kėt drejtim! , ta dijm se njė Nėnė Kosova do tė na mallkoj.

Tema tė Ngjashme

  1. "Lufta me tutorėt shqiptarė nė Londėr"
    Nga Shijaksi-London nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-10-2006, 06:43
  2. "Lufta e klasave" e zhvilluar ne shqiperi !!!
    Nga il_padrino nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-06-2005, 14:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •