Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Kryeministri belg për krijimin e Shteteve të Bashkura të Evropës

    Bruksel, 09:50

    Kryeministri belg Gi Verhofstad bëri publik mbrëmë një manifest, në cilin kërkon krijimin e Sheteve të Bashkuara të Evropës (SHBE) me bërthamë të disa shteteve, të cilat dëshirojnë ta thellojnë integrimin evropian.

    Ai konstaton, se "shtetet-anëtare të BE-së më nuk paraqesin grup homogjen, i cili dëshiron të shkojë në një drejtim të njëjtë". Për këtë shkak kryeministri propozon të krijohen dy "rrethe koncentrike" të shteteve.

    Rrethin më të vogël Verhofstadi e përcakton si "bërthamë politike", të qujatur nga ai si Shtetet e Bashkuara të Evropës - këto janë shtetet, të cilat vendosën euron si valutë shtetërore apo përgatiten ta bëjnë atë.

    Bërthama politike duhet të ndërtojë politikë harmonike sociale-ekonomike, për mbështetje të euros. Rrethi më i madh, nga ana tjetër duhet të jetë Organizata e shteteve evropiane me strukturë konfederative, e cila do të jetë garantuese e paqes në Evropë. Projekti për SHBE-në duhet të jetë i hapur për secilin shtet, theksoi kryeministri belg.

    Manifesti i Verhofstadit shfaqet vetëm dy ditë pasi një grup prej 50 veprimtarëve të afirmuar ekonomik nga bashkësia flandriase, shpallën manifest, në të cilën kërkojnë shkatërrimin e Belgjikës dhe shpalljen e pavarësisë së Flandrisë.

    "Grupi prej 50 ekonomistëve të afirmuar konsideron se Flandria duhet të bëhet anëtare e pavarur e Bashkimit Evropian për të mirën e vetë dhe mirëqenien e popullit të saj", kërkuan autorët e manifestit.

    "Belgjika nuk i sjellë kurrfarë vlere shtesë Flandrisë, por është duke ndodhur pikërisht e kundërta - Flandria i sjellë vlera shtesë Belgjikës në interes të rajoneve tjera. Flandria asnjëherë nuk ka marrë dhe tani nuk merr kurrfarë pagese për këtë solidaritet", konsiderojnë autorët e minifestit për pavarësi. /Makfaks/
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Kjo eshte thjesht nji levizje kunder Amerikes! Evropa u bashkua sepse te qendronin individual do arrinin krizen ekonomike dhe krijuan Euro dhe EU. Sot ata kujtojn se jan ne kompetiticion kunder Amerikes dhe tashti po ndalojn cdo kompani Amerikane ne Europe. Tashti po bejn dhe aleance te fort ekonomike me Kinen dhe Indin qe sot po arrijn nje rritje ekonomike shume te shpejt duke u distancuar nga Amerika.

    Gabimi eshte qe distanca dhe urrejtja qe po krijojn kunder Amerikes eshte e rrezikshme, dhe nuk duhet te harrojn qe ne qofse ndodh ndonje krize ekonomike apo ndonje 9/11 ne Europe nuk do jet Kina, Japonia, India, apo Arabia Saudite qe do ti ndimoj por vetem Amerika do jet me e aferta!

  3. #3
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Ka pak te ngjare te funksionoje per sa kohe qe Europa te jete e pushtuar ushtarakisht nga USA, dhe me Angline neper kembe....
    Per sa i takon kelysheve pro-Janki si Poloni, Ceki, Bullgari, Rumani, Shqiperi etj ata kane tendence ti lehin kockes qe u hedhin.
    Vetem aksi Paris-Berlin-Moske do te ndryshonte gjendjen!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  4. #4
    CDT Maska e -Edu
    Anëtarësuar
    08-05-2005
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    99
    Citim Postuar më parë nga niku-nyc
    Kjo eshte thjesht nji levizje kunder Amerikes! Evropa u bashkua sepse te qendronin individual do arrinin krizen ekonomike dhe krijuan Euro dhe EU. Sot ata kujtojn se jan ne kompetiticion kunder Amerikes dhe tashti po ndalojn cdo kompani Amerikane ne Europe. Tashti po bejn dhe aleance te fort ekonomike me Kinen dhe Indin qe sot po arrijn nje rritje ekonomike shume te shpejt duke u distancuar nga Amerika.

    Gabimi eshte qe distanca dhe urrejtja qe po krijojn kunder Amerikes eshte e rrezikshme, dhe nuk duhet te harrojn qe ne qofse ndodh ndonje krize ekonomike apo ndonje 9/11 ne Europe nuk do jet Kina, Japonia, India, apo Arabia Saudite qe do ti ndimoj por vetem Amerika do jet me e aferta!
    Nuk eshte cdo send kunder amerikes, apo jane edhe shtetet europiane terroriste?

    Ti me dasht shqiperine sa pe dojshe ameriken...

    Mendohu pak sa e mire do te ishte kjo per Kosoven (ndoshta edhe shqiperin) sepse Kosova perdor valuten Euro dhe ndasht Zoti do te jete edhe shtet dhe paramendo se cfare perparimi do te arrije ne te gjitha aspektet nese integrohet ne kete SHBE.

    Per te funksionuar kjo, duhet te vendoset nje gjuhe zyrtare, kjo do te shfaqte problem te madhe.

    Por seshte ide e keqe

  5. #5
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    A Kanë Shtetet E Bashkuara Dhe Evropa Të Njejtat Vlera?

    Lee A. Casey

    Deri në një farë mase, përgjigja e kësaj pyetjeje është po. Shumica e amerikanëve dhe evropianëve kanë tradita historike, fetare dhe kulturore të përbashkëta. Megjithatë, në fushën e “qeverisjes,” ka ndryshime që thellohen gjithnjë e më tepër në lidhje me disa pyetje themelore, duke përfshirë mënyrën se si duhet të bëhet politika publike dhe se ku duhet të jetë kufiri i autoritetit ligjor. Këto ndryshime, të cilat nuk janë probleme të thjeshta filozofike, kanë sjellë përplasje mes Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre më të afërt. Dhe, nuk ka arsye të besohet se këto mosmarrëveshje mund të zgjidhen në një të ardhme të afërt, edhe pasi administrata e tanishme republikane të lërë pushtetin. Çështja është e përgjithshme dhe e bazuar në disa mendime të ndryshme: çfarë përbën demokracinë dhe legjitimitetin.

    Padyshim që është e rrezikshme të bësh përgjithësime për një rajon aq të gjerë sa Evropa. Në të gjithë kontinentin ka shumë nuanca mendimesh, siç ndodh edhe në Amerikë, dhe kjo nuk do të thotë se të gjitha këto mendime janë kritike ndaj Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, një pjesë e rëndësishme e opinionit evropian është armiqësore ndaj Shteteve të Bashkuara, politikave të saj, institucioneve, rolit të saj në botë si dhe – ndoshta në mënyrë të pandërgjegjshme – ndaj vlerave themelore politike amerikane. Fatkeqësisht, duket gjithnjë e më qartë se ky kompleks opinionesh përfshin pjesën më të madhe të udhëheqjes së Bashkimit Evropian, dhe veçanërisht mbrojtësit më të përkushtuar të integrimit të mëtejshëm evropian. Në fakt, kjo nuk duhet të na habisë, meqenëse institucionet që ata kanë krijuar për Evropën, dhe vlerat institucionale që ata duan t’i përhapin në një nivel ndërkombëtar, janë tërësisht kundër etikës së traditës kushtetuese amerikane.

    Sigurisht se, sipas standarteve amerikane, Bashkimi Evropian nuk ka institucione aq demokratike. Pavarësisht se ekziston një Parlament i zgjedhur Evropian, nisma e krijimit të politikave është e mishëruar vetëm në Komisionin Evropian, i cili është organ i emëruar dhe nuk ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë ndaj elektoratit. Duke qenë organi ekzekutiv i Bashkimit Evropian, Komisioni nuk i përgjigjet Parlamentit Evropian në mënyrën e një sistemi të zakonshëm parlamentar, ku qeveria përbëhet prej anëtarëve të zgjedhur të parlamentit. Anëtarët e Komisionit Evropian zgjidhen nga presidenti (i cili emërohet nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian) dhe pasi miratohen nga Parlamenti Evropian, mund të hiqen vetëm si një organ i tërë. Duke qenë i përbërë në këtë mënyrë, Komisioni Evropian zotëron një pushtet të jashtëzakonshëm.

    Gjëja e parë dhe më e rëndësishme është se Komisioni gëzon të drejtën e nismës së legjislacionit. Rëndësia e këtij pushteti është e papërshkrueshme. Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Bashkimit Evropian (i cili përfaqëson shtetet anëtare) luajnë një rol shumë negativ në procesin e ligjvënies së Bashkimit Evropian. Ata mund të refuzojnë miratimin e masave të propozuara, megjithatë është komisioni ai që vendos programin. Ndryshe nga kjo, në Shtetet e Bashkuara, e drejta e nismës së legjislacionit i takon, në nivelin federal, kongresit amerikan, anëtarët e të cilit janë të zgjedhur drejtpërdrejt nga populli. Presidenti, i cili praktikisht po ashtu zgjidhet nga populli, ka të drejtën të bëjë propozime legjislative që kongresi t’i marrë në konsideratë, por nuk mund të paraqesë vetë një ligj të caktuar. Mënyra të ngjashme zbatohen në secilin prej 50 shteteve, ku ligjvënësit e zgjedhur gëzojnë të drejtën e paraqitjes së një ligji të ri, me një farë pjesëmarrjeje nga guvernatorët e zgjedhur të shteteve.

    Për më tepër, Komisioni Evropian shërben edhe si organi ekzekutiv kolegial i BE-së, dhe ka pushtetin për të vënë në zbatim ligjin evropian i cili përcakton, të paktën në fazën e parë, nëse vendet anëtare i kanë përmbushur detyrimet e tyre sipas traktateve në fuqi. Nëse një shtet nuk i zbaton këto ligje, atëherë çështja i referohet Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për të marrë një vendim. Ndërsa në Shtetet e Bashkuara, presidenti dhe guvernatorët e zgjedhur ushtrojnë rolin ekzekutiv, duke përfshirë edhe funksionin gjysëm-juridik (të paktën sipas standarteve të Ligjit Kontinental) të përcaktimit në fazën e parë të rasteve kur janë shkelur ligjet, dhe pastaj kalimin e çështjeve në gjykatë për administrim të mëtejshëm.

    Ky kombinim i autoritetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjysëm-juridik, së bashku me pushtetin praktik të një burokracie të konsoliduar në Bruksel, fillon të duket si një formë e vjetër e qeverisjes evropiane – ajo e absolutizmit. Avokatët e një integrimi më të gjerë evropian mund ta kenë shmangur këtë analogji, por krahasimi është më i përshtatshëm seç pranojnë ata. Si metodë qeverisjeje, absolutizmi nuk varet nga monarkia e trashëguar, dhe dallohet qartë nga autokracia e stilit carist. Në një sistem absolutist individët kanë të drejta, dhe këto të drejta zbatohen nëpërmjet gjykatave. Faktikisht, karakteristika më e rëndësishme e një forme absolutiste qeverisjeje është tërheqja e aspekteve të rëndësishme të krijimit të politikës publike (veçanërisht nismës legjislative) nga politika – qoftë kjo politikë aristokrate apo demokratike – dhe duke ia mveshur këtë pushtet një burokracie të pazgjedhur dhe jopërgjegjëse.

    Kjo është pikërisht ajo që ka bërë Bashkimi Evropian, dhe fakti që ky aspekt i qeverisjes së BE-së duket i panegociueshëm është shumë domethënës. Pavarësisht nga diskutimet e shumta rreth “deficitit demokratik” të Bashkimit Evropian, përkrahësit e Projektit Evropian e konsiderojnë pushtetin legjislativ të Komisionit si virtyt dhe jo si ves. Ky rol i Komisionit, faktikisht, do të ishte ruajtur rreptësisht në Kushtetutën e propozuar Evropiane. Kjo tërheqje e gjerë e politikës publike nga procesi normal politik (dhe jo vetëm kalimi i saj nga një nivel i qeverisjes së zgjedhur në tjetrin) flet shumë për faktin se sa larg është elita evropiane nga vlerat tradicionale politike amerikane të ruajtura në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara.

    Është interesante të analizohet se nga rrodhën këto ndryshime kaq të mëdha mbi idetë themelore të demokracisë. Përgjigja është pjesërisht historike. Idealet amerikane dhe evropiane u krijuan nga Iluminizmi, por nga periudha të ndryshme të kësaj epoke. Demokracia kontinentale evropiane lindi me Revolucionin Francez dhe u zhvillua gjatë shekullit që pasoi me revolucione dhe kundër-revolucione. Në vitin 1789 mbizotëronin idetë e Rusisë për ndjenjat e zemrës dhe besimit në mirësinë e qenësishme të natyrës njerëzore. Çelësi i drejtësisë dhe qeverisjes së mirë do të gjendej në individë humanë dhe të virtytshëm – dhe specialistë me përgatitje të nivelit të lartë.

    Por ndryshe nga kjo, pavarësisht se Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara u shkrua në vitin 1787, vetëm dy vjet para se Luigji i 16-të të mblidhte parlamentin e përbërë prej klasave të ndryshme, ky dokument mori parasysh edhe kohën e mëparshme kur virtyti i qenësishëm i natyrës njerëzore nuk merrej si i mirëqenë – dhe madje as seriozisht. Themeluesit amerikanë u përpoqën me qëllim që ta bënin qeverisjen e republikës së re të “provueshëm nga njerëzit,” siç thuhet edhe në frazën e famshme të Alexander Hamilton “një makinë që do të fikej vetë.” Prandaj, edhe në ditët e sotme, amerikanët e mbajnë lart virtytin, por mbeten skeptikë për vlerën e tij si kontroll i besueshëm i pushtetit qeveritar.

    Nga ana praktike, sigurisht, krijuesit e BE-së kanë pasur gjithnjë nevojë për një shtytje për përparimin e integrimit, edhe përballë votuesve armiqësor kur ishte e nevojshme. Qëndrimi ka qenë që demokracia elektorale duhet të tërhiqet përballë të mirës së përgjithshme – integrimit të vazhdueshëm evropian. Si rezultat, gjithnjë e më shumë vendime për gjëra themelore të çështjeve të politikës publike janë hequr nga institucionet e zgjedhura drejtpërdrejt. Kur zhvillohen zgjedhjet, siç u bë në Irlandë për Traktatin e Nisës në vitin 2001, një përgjigje negative nga elektorati kërkon zgjedhje të reja. Nëse e njëjta gjë do të ndodhë edhe me Kushtetutën e propozuar Evropiane mbetet për t’u parë – por jo shumë ekspertë do të garantonin një hap të tillë.

    Sidoqoftë, cilatdo qofshin shkaqet rrënjësore të kësaj ndarjeje trans-atlantike të demokracisë, nuk ka dyshim se elitat evropiane kanë qenë më të gatshme se homologët e tyre amerikanë për t’i mveshur pushtet shumë thelbësor institucioneve të specializuara që nuk kanë përgjegjësi të drejtpërdrejtë ndaj elektoratit. Evropa ka sigurisht të drejtën të ketë mendimet e saj dhe institucionet e saj. Megjithatë, ndërkohë që BE-ja përpiqet ta reklamojë modelin e saj në nivel ndërkombëtar, konflikti me Shtetet e Bashkuara është i pashmangshëm. Ky ndryshim mendimesh është një nga arsyet kryesore të përplasjeve të Shteteve të Bashkuara me Evropën rreth çështjeve institucionale gjatë viteve të fundit, veçanërisht në lidhje me Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe në përgjithësi për rolin e duhur të ligjit ndërkombëtar.

    Nga pikëpamja amerikane, dhe qëndrimi i administratës së presidentit Bush dhe Klinton, Gjykata Penale Ndërkombëtare ushtron pushtet të pakontrolluar. Pavarësisht se përkrahësit e kësaj gjykate thonë se parimet themelore (siç përcaktohen në Statutin e Romës për Gjykatën Penale Ndërkombëtare) janë pranuar nga komuniteti ndërkombëtar, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, kjo gjykatë mbetet revolucionare. Ajo përfaqëson institucionin e parë ndërkombëtar të qeverisë që gëzon edhe pushtetin për të interpretuar aspektet kritike të së drejtës ndërkombëtare (duke përfshirë ligjet që rregullojnë përdorimin e forcës ushtarake), dhe zbatimin e pikëpamjeve të saj nëpërmjet ndjekjeve penale të individëve të ndryshëm.

    Parimi i “plotësimit”, sipas së cilit Gjykata Penale Ndërkombëtare duhet të ushtrojë jurisdiksionin e saj kur gjykatat kombëtare nuk veprojnë në një rast të caktuar nuk e ndryshon vlerësimin themelor të pushtetit të kësaj gjykate. Zbatimi i parimit të plotësimit është plotësisht në juridiksionin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, meqenëse gjykatësit e kësaj gjykate duhet të vendosin – për çdo rast – nëse shtetet në fjalë nuk kanë qenë të gatshme apo të paafta të hetojnë akuzat që janë brenda kompetencave të gjykatës. Këtu përfshihen krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit, akuzat për genocid dhe ndonjëherë edhe “agresionin.” Sipas Statutit të Romës, në këto raste qendrojnë përkufizimet dhe interpretimet e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, dhe jo mendimet e një shteti anëtar. (Mbetet ende për t’u parë nëse përpjekjet e disa shteteve anëtare të kësaj gjykate, si Australia, të vënë kushte për miratimin e gjykatës nëse ajo pranon mendimet e tyre për kërkesa të rëndësishme ligjore.)

    Mveshja e një pushteti kaq të rëndësishëm në një organ mbi-kombëtar shkaktoi shumë më pak shqetësime në Evropë sesa në Shtetet e Bashkuara. Siç u tha edhe më lart, Evropa është më e gatshme të mbështetet në qëllimet e mira të zyrtarëve dhe specialistëve, dhe një nga përgjigjet më të zakonshme që i është dhënë amerikanëve për pretendimet për pushtetin e pakontrolluar të gjykatës ka qenë se gjykata do të kontrollojë veten meqenëse aty punojnë profesionistë të stërvitur mirë. Po ashtu, ratifikimi i Statutit të Romës është kërkesë e detyrueshme për cilindo shtet që do të bëhet anëtar i BE-së, dhe “universalizmi” i gjykatës është bërë një pjesë e rëndësishme përbërëse e politikës së jashtme të BE-së. Rezultati i kësaj ishte Lufta e vogël e Ftohtë mes Washingtonit dhe Brukselit.

    Shtetet e Bashkuara e kanë refuzuar Statutin e Romës dhe kanë tërhequr nënshkrimin e tyre. Përveç kësaj, SHBA ka kërkuar marrëveshje dypalëshe të pavarura nga shtetet anëtare dhe jo-anëtare të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për të garantuar që amerikanët të mos i dorëzohen gjykatës derisa Shtetet e Bashkuara të japin miratimin e tyre për jurisdiksionin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare. Nga ana e saj, BE-ja i ka kundërshtuar marrëveshje të tilla si “Neni 98” – pavarësisht se ata nuk krijojnë paprekshmërinë e Shteteve të Bashkuara, meqenëse ajo vazhdon t’u nënshtrohet detyrimeve ligjore ndërkombëtare që kanë ekzistuar më parë – dhe ka financuar grupe në Shtetet e Bashkuara të cilët janë të përkushtuar të ndryshojnë politikën amerikane në lidhje me këtë çështje. Kjo mund të përshkruhet vetëm si një akt jomiqësor, dhe përpjekje për të ndërhyrë në politikën e brendshme të një demokracie simotër.

    Ekziston tendenca në Evropë dhe në disa qarqe amerikane për t’i konsideruar ndarjet themelore rreth çështjes së gjykatës, si dhe luftën e Irakut në vitin 2003 dhe çështje të tjera më të vogla, si rezultat i politikave dhe personalitetit të presidentit Bush. Por, në fakt, qëndrimet thelbësisht të ndryshme ndaj ligjit dhe institucioneve ndërkombëtare kanë filluar që para zgjedhjes së presidentit Bush në vitin 2000. Për shembull, presidenti Klinton ishte i pari që e hodhi poshtë traktatin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, duke i rekomanduar pasardhësit të tij të mos e paraqesë këtë çështje në senat për shkak të të metave themelore të gjykatës. Po ashtu, në vitin 1999, kur administrata e presidentit Klinton ishte e vendosur të përdorte forcat e NATO-s kundër Jugosllavisë së Slobodan Millosheviçit për Kosovën, kundërshtimet e bazuara ligjore të evorpianëve u refuzuan nga sekretarja e shtetit Madeleine Albright. Siç u njoftua nga zëdhënësi i zonjës Albright në Departamentin e Shtetit, James Rubin, kur zyrtarët birtanikë vunë re se juristët e tyre po kundërshtonin përdorimin e forcës ushtarake kundër Beogradit, ajo u përgjigj thjesht “gjej jursitë të tjerë”.

    Ajo që shtrohet këtu nuk është çështja e stileve të ndryshme, por mënyrat e ndryshme si e shohin botën. Ata që besojnë se ndryshimi i udhëheqjes në Washington do t’i ndryshojë gjerat thelbësisht në marrëdhëniet evropiano-amerikane, do të zhgënjehen me siguri. Politikanët nga dy anët e Atlantikut do të ishte më mirë ta pranonin këtë si fakt dhe pavarësisht nga kjo të shqyrtonin mënyrat se si Evropa dhe Amerika mund të punojnë së bashku drejt objektivave të tjera që kanë të përbashkëta.

    Lee A. Casey është partner në firmën ligjore Baker & Hostetler. Ai ka publikuar shumë artikuj për të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtën kushtetuese.
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #6
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    A KA HUMBUR BASHKIMI EVROPIAN MISIONIN E TIJ?

    Kriztof Bobinski

    Vjeshtë 2005. Duket se Bashkimi Evropian i është kthyer punës së zakonshme pas bujës që krijuan në fillim të verës përpjekjet për legjitimizim - referendumi për ratifikimin e kushtetutës së re, e cila u hodh poshtë nga francezët dhe hollandezët, dhe projekt-buxheti për periudhën 2007-2013, i cili nuk u miratua, ndërkohë që po pritej me interesim nga vendet e reja anëtare.

    Disa analistë e konsiderojnë këtë periudhë qetësie si aftësi të Bashkimit Evropian për të përparuar pa një punë të mirëfilltë përgatitore, duke arritur zgjidhje me kompromis në minutën e fundit, ndërkohë që shumë zëra në media kanë trumpetuar fundin e Evropës. Por këtë radhë disa prej tyre po paralajmërojnë se kemi të bëjmë me një krizë me të vërtetë serioze dhe se mungesa e angazhimit të plotë në Bruksel dhe Londër, e cila ka në dorë udhëheqjen e radhës së BE-së deri në fund të vitit, tregon se problemet janë më të thella se më parë.

    Dikur në Evropë ishte shumë e përhapur analogjia e biçikletës. Integrimi evropian shihej si i ngjashëm me ngarjen e biçikletës. Duhet t’u japësh këmbëve në pedale, përndryshe rrëzohesh dhe projekti i Zhan Monesë do të shkatërrohej. Të paktë janë ata që flasin tani për integrim të mëtejshëm. Pjesa më e madhe mendojnë se integrimi nuk mund të shkojë më tutje. Prandaj, sugjeroj të ndryshojmë metaforën dhe ta krahasojmë Bashkimin Evropian me një triko prej leshi, së cilës si rrjedhojë e disa zhvillimeve të fundit, i kanë ikur ca fije dhe i janë hapur vrima. Nëse nuk bëhet asgjë për të qepur vrimat, trikoja do të shndërrohet në një lëmsh prej leshi. Rezultati përfundimtar – do të mbetemi pa triko.

    Një prej këtyre fijeve të ikura është Pakti për Stabilitet dhe Zhvillim, i cili synon administrimin e deficiteve buxhetore të vendeve të euro-zonës, i cili është trumpetuar me bujë nga Gjermania dhe Franca. Ky qendrim është një sinjal për vendet anëtare më të vogla se ka dy ligje të ndryshme, një për të mëdhenjtë dhe një tjetër ligj për më të vegjlit. Një tjetër fill, në fakt më i shkurtër se i pari, është monedha euro, e cila i ka bërë italianët të fillojnë të ankohen lidhur me kushtet e përfshirjes së tyre në këtë zonë, ndërkohë që konservatorët britanikë pro-evropianë, si ish-ministri i financave Keneth Klark, e kanë cilësuar si një dështim. Një tjetër fill është i lidhur me buxhetin e ardhshëm. Nuk ka dyshim që projekt-buxheti do të miratohet pas ca kohësh, por grindjet lidhur me shuma relativisht të vogla (i tërë buxheti i BE-së është rreth 1 për qind e Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar të Bashkimit) tregon mungesën e zemërgjerësisë dhe tonet nacionaliste që kanë filluar të shfaqen në këtë organizatë. Ky është një ogur i keq për të ardhmen. Filli i fundit është dështimi i referendumeve mbi Kushtetutën, të cilat, siç theksohej në një artikull të Qendrës për Studime Ndërkombëtare dhe Strategjike të botuar në qershor, ishin “votime mbi legjitimitetin e Bashkimit dhe faktet e antarësimit në Bashkim.” Ky cilësim është edhe më i vërtetë tani. Përse atëherë mungon ndjenja e alarmit dhe përse shohim një prirje për ta shtyrë këtë çështje deri ndoshta pas zgjedhjeve të ardhshme franceze në vitin 2007, siç kanë lënë të kuptohet austriakët të cilët do të marrin në duar drejtimin e Bashkimit Evropian për gjysmën e parë të vitit të ardhshëm?

    E gjithë kjo është disi e habitshme dhe çorientuese për vendet e reja anëtare, të cilat, me përjashtim të Sllovenisë, Qipros dhe Maltës ishin ose pjesë e ish-Bashkimit Sovjetik ose dominoheshin prej tij. Për t’u çuditur është se kur paraqitëm kërkesë për antarësim në Bashkimin Evropian, të gjithë ne ishim të bindur se kjo ishte një organizatë e suksesshme dhe e qendrueshme emocionalisht, e cila do të ndante me ne suksesin dhe sigurinë e saj, nëse ne bënim përpjekjet e nevojshme për të vënë në zbatim rregullat e saj. Ky qendrim është çorientues, pasi trazirat e Bashkimit Evropian e kanë zanafillën kryesisht nga paaftësia e tij për të përballuar implikimet reale dhe të imagjinuara të zgjerimit, pra vendet e reja si ne. Pa dyshim mund të ngrihet argumenti se vota “Jo” që i dhanë referendumit Franca dhe Holanda ishte kryesisht një reagim i vonuar ndaj zgjerimit të mëparshëm në maj 2004. Nga njëra anë, shoqëritë e Evropës perëndimore kanë harruar se çfarë simbolizon pikë së pari Bashkimi Evropian. Louisewies van der Laan, deputete holandeze në parlament dhe udhëheqëse e fushatës për të miratuar kushtetutën në vendin e saj, pohoi më pas se personeli i saj i reklamave nuk ishte në gjendje të paraqiste asnjë parullë me një fjali të vetme që t’u shpjegonte votuesve se çfarë nevoje plotësonte Bashkimi Evropian. Nga ana tjetër, evropiano-perëndimorët druhen se me vendet e sapo-përfshira në Bashkim, si dhe zgjerimi në të ardhmen me vende si Bullgaria, Rumania, Turqia dhe vende të Ballkanit, do të shtojë barrën financiare dhe do të sjellë ndryshime në traditat e tyre.

    Në dallim nga ky qendrim, arsyeja themelore që i nxiti vendet e reja të antarësohen në Bashkim është korniza e qendrueshmërisë që ofron kjo organizatë, duke u dhënë mundësi shoqërive tona të kompensojnë kohën e humbur pas Luftës së Dytë Botërore, kur ekonomitë tona ishin përqendruar në përpjekjet e Luftës së Ftohtë. Bashkimi Evropian për ne nënkupton mundësinë për t’u përfshirë përsëri në “shoqërinë perëndimore” – të lirë, të qendrueshme dhe të begatë. Siguria bazë të cilën e dëshirojmë kaq shumë, pasi përjetuam aventurat e shekullit të kaluar, pikërisht kjo duhet të jetë ideali që mishëron Bashkimi Evropian. Ndërkaq, pjesa perëndimore e Bashkimit Evropian, e cila deri në vitin 1989 gëzonte siguri falë ndarjes që krijoi Lufta e Ftohtë, duhet ta kuptojë tani se në një botë më pak të qendrueshme, Bashkimi Evropian është siguria kryesore e qendrueshmërisë për vendet e reja anëtare dhe vendet që shtrihen përtej kufijve të organizatës.

    Pikërisht këtë mesazh dërguan vendet e reja anëtare kur nxituan të ratifikojnë Kushtetutën në parlamentet e tyre. Vetëm në Republikën Çeke duket i dyshimtë rezultati i referendumit i cili fillimisht ishte planifikuar për vitin 2006. Në Poloni kishte shanse të mira për sigurimin e shumicës për dokumentin nëse mbahej një referendum. Po ashtu në takimin e nivelit të lartë në qershor 2005, kryeministri polak Marek Belka, i pasuar nga vende të tjera të “Evropës së re” parashtroi ofertën për të ulur kërkesat për buxhet nëse një veprim i tillë do të lehtësonte arritjen e një marrëveshjeje në ato momente. Kjo ndjenjë urgjence tregon se ne e shohim Evropën si një projekt që ia vlen të ruhet dhe i druhemi pasojave negative që kanë rivalitetet ndërmjet udhëheqësve të vendeve të ndryshme si dhe tonit nacionalist që po ndjehet në debatin evropian.

    Faktikisht, nëse Bashkimi Evropian shihet si mjet për zgjidhjen e konflikteve ndërmjet shteteve, kjo organizatë mund të luajë një rol të rëndësishëm edhe përtej kufijve të 25 vendeve anëtare. Por Bashkimi Evropian mund ta luajë këtë rol vetëm nëse provohet se zgjerimi i vitit 2004 është kurorëzuar me sukses. Kjo nënkupton që vendet e hershme anëtare duhet të tregojnë një farë zemërgjerësie drejt vendeve të reja anëtare në bisedimet për buxhetin e ri. Vendet e reja anëtare gjithashtu nuk duhet të shihen si të përjashtuara nga procesi i vendim-marrjes. Integrimi i suksesshëm dhe suksesi i integrimit në vendet e reja anëtare do të shndërrohet në një fanari drejtues për vendet tona fqinje për të forcuar reformat demokratike dhe reformat e tregut të lirë. Dështimi ynë do t’i dobësonte këto forca.

    Njëkohësisht, ne anëtarët e rinj të organizatës duhet të punojmë për të bindur partnerët tanë në Bashkimin Evropian se një Ukrainë e qendrueshme dhe demokratike si dhe paqja në rajonin e Kaukazeve është po aq në interesin e tyre sa edhe në tonin. Por kjo nënkupton se ne duhet të angazhohemi më shumë në dialogun e Bashkimit Evropian lidhur me përhapjen e demokracisë dhe bashkëpunimin me Lindjen e Mesme dhe Afrikën veriore.

    Për këtë arsye antarësimi i Turqisë në Bashkim është një element i rëndësishëm për të ardhmen e Bashkimit Evropian, pasi shërben si forcë ankoruese për shumë prej sfidave me të cilat ndeshet organizata. Pjesa dërrmuese e vendeve të reja anëtare është për antarësimin e Turqisë, në mënyrë që të shërbejë si një kundrapeshë shtesë ndaj ndikimit rus në rajon. Turqia ofron gjithashtu rrugë alternative për linjat e importimit të energjisë në Bashkimin Evropian. Antarësimi i Turqisë do t’i dërgonte gjithashtu një sinjal të fortë botës myslimane se Bashkimi Evropian nuk është thjesht një klub për vendet e krishtera, por një bashkim shtetesh që mbështesin me forcë vlerat e tolerancës, demokracisë dhe tregjeve të lira. Antarësimi i Turqisë, si dhe antarësimi i Ukrainës dhe zgjerimi i organizatës me vende të Ballkanit është një prej elementëve të një projekti të rëndësishëm demokratizimi dhe stabilizimi brenda Bashkimit, të cilat BE-ja ka tani shans t’i bëjë realitet. Diskutimet për referendume të mundshme mbi çështjen e zgjerimit të mëtejshëm mund të nënkuptojnë se Bashkimi do t’i largohet rrugës së zgjerimit dhe të mbyllet në vetvete. Nëse ndodh një gjë e tillë, do të dëmtohet siguria në botë.

    Një mënyrë për të zgjidhur një nga fijet e dala të organizatës është ta presim në vend këtë fije dhe të merremi me një triko më të vogël. Ndoshta disa prej vendeve anëtare të BE-së mund të kërkojnë të thellojnë integrimin ndërmjet shteteve të përfshira në zonën e euros, ndërkohë që pjesa tjetër përpiqet të përfshihet në këtë zonë ose mbetet në zonën e jashtme më pak të integruar. Kjo do t’i vinte para një dileme vende si Polonia; për qeverinë polake do të jetë e padurueshme që të vazhdojë integrimi i mëtejshëm dhe krijimi i një qeverie ekonomike evropiane ekskluzive për zonën e euros, në të cilën përpiqen të futen vendet e reja anëtare.

    Por nëse trikoja do të shqepej dhe do të mbetej vetëm një lëmsh prej leshi, historia na bën të parashikojmë se Polonia do të jetë e para që do ta marrë këtë lëmsh në dorë dhe do të fillojë ta punojë për të krijuar një federatë të re. Në vitin 1940 kur një numër qeverish evropiane ishin strehuar në Londër, polakët nën gjeneralin Vladislav Sikorski morën nismën për të përgatitur planet për federata të shteteve evropiane, të cilat do të krijoheshin pas luftës. Bisedimet avancuan më shumë me çekët, por në to ishin të përfshirë edhe belgët, holandezët dhe grekët. Por siç e dimë, kur sovjetikët filluan t’i afrohen Evropës Qendrore, nisma u lëkund dhe më pas dështoi. Megjithatë, Polonia e kohës së luftës nuk e imagjinonte dot veten të sigurtë në një Evropë të pas-luftës nëse nuk ishte pjesëtare e një federate kombesh. Kjo është e vërtetë edhe në Evropën e sotme të dalë nga Lufta e Ftohtë.

    Kriztof Bobinski, i arsimuar në Oksford dhe Poloni, themelues i Fondacionit Unia & Polska të angazhuar në çështjet e Bashkimit Evropian dhe përpjekjeve për zgjerim, ka punuar për shumë vite si korrespondent i gazetës Financial Times në Varshavë.
    My silence doesn't mean I am gone!

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Turqia dhe BE
    Nga Lioness në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 194
    Postimi i Fundit: 04-07-2008, 19:55
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-08-2006, 18:04
  4. Kushtetuta dhe kombi Amerikan
    Nga ILovePejaa në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 07-03-2006, 05:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •