Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 55 prej 55
  1. #41
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    2,642

    Apostulli yne i dashur

    Ky eshte Kryepiskopi yne i derguar nga Jisu Krishti per te shpetuar popullin tone.
    "...Pema duket nga frytet. Nje peme e mire nuk mund te jape fryte te keqia....".
    Shikoni frytet e Apostullit tone. S`ka nevoje te flasim. Gjithcka duket vete. Mbi te gjitha ngjallja dhe forcimi i besimit Orthodhoks ne masen e njerezve tane pa dallim pasurie, race, kombesie. E KOASH sa vjen e ngrihet gjithnje e me shume.
    Per 17 vjet. Duke filluar nga zeroja. C`them? Nga minus.......
    Arritem deri ketu. Le te perpiqemi te shkojme me tej duke perhapur driten qe nuk perendon, me hirin hyjnor, ne shpirtrat e shqiptareve.
    A nuk jane mrekulli keto? Dhe mrekullia vazhdon...........

    Hiri i Zotit Tone Jisu Krisht qofte mbi ju te gjithe!

  2. #42
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    2,642
    “Nuk është një çështje “a mundemi?”, por është një urdhërim i detyruar “ne duhet”: “Shkoni, pra, dhe mësoni të gjithë kombet! Shkoni në të gjithë botën dhe predikojini Ungjillin çdo krijese!”

    Kjo fraze eshte nje ringjallje e urdhrit te Zotit. Fillon, me kete fraze nje kapitull i ri ne historine e njerezimit. Riapostullimi. Satanai ka arritur qe shekujt e fundit ta zbehe shume besimin tone orthodhoks, nepermjet dyndjeve te osmaneve por edhe te ashtuquajturit "iluminizem" dhe kohet e fundit "sekularazim".
    Apostullimi i ri fillon ne vendin me mekatar ne bote. Aty ku si askerrkund tjeter, u nxorr besimi jashte ligjit. U nderhy deri ne zemrat e njerezve per te shkulur prej aty besimin dhe per te shpelare trurin, si askund tjeter.
    Pikerisht ky eshte edhe misioni i madh i apostullit tone te dashur. Jo vetem per vendin tone per mbare globin e racen njerezore. Le ta ndihmojme me sa mundemi kete misionar te shenjte ne rrugen e tij te caktuar nga Zoti yne Jisu Krisht.
    Le te behemi edhe ne, te vegjlit, nxenesit e tij, me apostullimin e ri ne vendin tone te shumevuajtur.
    E c`eshte konvertimi per te cilin flitet shpesh? Eshte pikerisht bindja se vetem nepermjet Jisu Krishtit kemi shpetimin te gjithe ne shqiptaret. Ky eshte roli i misionarit te Shenjte +Anastas dhe e neve nxensve te fundit te tij.
    Le te jete i pari vendi yne i cili merr kete rruge drejt se vertetes. Pas te cilit vijne te tjeret dhe vete populli i Izraelit.

    Le te besojme ne mrrekulline ashtu si apostulli yne!

    Hiri i Zotit tone Jisu Krisht qofte mbi ne te gjithe!

  3. #43
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    2,642

    Patriarku i ri i Rusise u takua me Kryepiskopin Anastas

    Me 2 shkurt 2009, ne rezidencen e Patriarkanes, u zhvillua takimi i Patriarkut te Shenjte te Moskes dhe te gjithe Rusise Kirillit me Fortumturine e Tij, Kryepiskopin e Tiranes dhe gjithe Shqiperise Anastasin.

    "Ju pershendes nga zemra Ju dhe delegacionin e Kishes se Shenjte Shqiptare qe ju shoqeron. Per ne eshte nje gezim i madh pjesemarrja Juaj ne fronezim", tha Patriarku i Shenjte Kirilli. Ai theksoi se me Fortlumturine e Tij Anastasin njihet prej 41 vjetesh. "Gjate ketyre viteve te gjata, se bashku shume here kemi dale ne mbrojtje te Orthodhoksise dhe kemi deshmuar perpara botes vlerat tona orthodhokse", theksoi Fortlumturia e Tij, duke permendur dhe pjesemarrjen e perbashket ne zhvillimin e dialogut ndermjet Kishave Lokale Orthodhokse, ne takime te ndryshme mbareboterore, dhe gjithashtu ne veprimarine e Lidhjes Mbareboterore te Rinise Orthodhokse "Sindesmos".

    "Kur u zhvillua Asambleja Mbareboterore e Rinise Orthodhokse une pata rastin te vizitoja Kishen Orthodhokse te Shqiperise",-nenizoi Patriarku Kirill.
    .................................................. .................................................. .............

    Fortlumturia e Tij shprehu besimin se edhe ne te ardhmen Kishat Orthodhokse, ajo Ruse dhe ajo Shqiptare, do te punojne, "....qe deshmia orthodhokse te forcohet gjithnje e me teper..."

    Patriarku Kirill u shpreh se "...Kisha sot i drejtohet botes, e cila ne me te shumten e rasteve i ka humbur rrenjet fetare....".
    .................................................. .................................................. ..............

    Fortlumturia e Tij Anastasi nder te tjera tha: "Un jam i gezuar serish qe po vizitoj token ruse e cila ka lindur kaq shume shenjtore, mes te cileve dhe misionare te shenjte".

    Gjate bisedes Fortlumturia e Tij shfaqi vizionin e tij per vazhdimin e konsultimeve mbarorthodhokse pas takimit te tetorit te krereve te Kishave Orthodhokse ne Fanar.

    Ne takim moren pjese edhe klerike ruse, si dhe anetaret e delegacionit te Kishes Orthodhokse te Shqiperise.

    (marre me shkurtime nga gazeta "Ngjallja", e muajit Shkurt 2009)

  4. #44
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    2,642
    A. Kuadri dhe vështirësitë
    1. Nga fundi i shekullit të 19-të u bënë përpjekje
    për një njohje sa më të mirë të ndërsjellë
    dhe për përafrimin e njerëzve të feve të ndryshme,
    me anë të kongreseve dhe organizmave
    ndërkombëtarë ndërfetarë. Por përpjekjet për
    krijimin e strukturave më të qëndrueshme nuk
    patën sukses. Përafrimi u krye më tepër në një
    terren negocimi, kur u përcaktuan çështje dhe
    qëllime konkrete, duke iu referuar çështjeve
    bashkëkohore me të cilat përballet i tërë qytetërimi.
    P.sh. “Konferenca Botërore për Fetë dhe
    Paqen (World Conference on Religion and
    Peace), që më vonë u quajt “Konferenca Botërore
    e Feve për Paqen (World Conference of
    Religions for Peace), gjeti një jehonë më të
    madhe në shumë vende dhe vazhdon të ketë
    ende aktivitetin dhe ndikimet e saj. Pas 11 shtatorit
    2001 u shënua një shpeshtim i konferencave
    ndërfetare, me shpresën se kjo do të ndihmonte
    në luftën kundër terrorizmit dhe në forcimin e
    paqes. Kërkimi për vlera mbarënjerëzore të pranuara
    bashkërisht, po merr ritme të shpejta në
    forma nga më të ndryshmet.
    Në epokën tonë, gjithnjë e më shumë po bëhemi
    të ndërgjegjshëm për sfidën dhe përgjegjësinë
    historike të komuniteteve fetare ndaj
    njerëzimit si një njësi e vetme. Intelektualë që
    bëjnë pjesë në fe të ndryshme, edhe pse mund
    të shtyhen nga predispozita të ndryshme, bëjnë
    përpjekje për të rëndë dakord në disa teza thelbësore
    të caktuara. Pranohet se shumë nga parimet
    e disa feve, u formuan në epoka të mëparshme
    brenda kushteve të ndryshme. Dhe sot,
    si rrjedhojë, në tharmimet e reja që kryhen në
    rrafshin ndërkombëtar, ofrohen mundësi të reja
    të rishpjegimit të bërthamës bazë të çdo feje.
    Për dialogun e sotëm ndërfetar mbeten me
    vlerë dhe me rëndësi paqja globale, procedura
    e globalizimit, kufizimi i dhunës dhe përballimi i
    ndotjes së mjedisit. Megjithatë, duhet të
    shmangen thjeshtëzimet. Para disa kohësh, një
    i njohuri im, profesor universiteti, më telefonoi
    që të më nxiste të merrnim një nismë për paqen.
    Propozimi i tij ishte të mblidheshin liderë dhe
    intelektualë të feve të mëdha dhe të vendosim
    të fshijmë nga tekstet tona të shenjta çdo gjë që
    i kundërvihet paqes dhe nxit luftën. U përpoqa
    t’i shpjegoj se një gjë e tillë është e paarritshme,
    sepse shkrimet e shenjta të feve të ndryshme
    VLERAT MBARËNJERËZORE TË FEVE
    kanë për pasuesit e tyre një autoritet të padiskutueshëm
    dhe nuk mund t’i nënshtrohen rishikimit
    siç bëhet me kushtetutat e shteteve. E as mund
    të ekzistojë ndonjë lloj organizmi, një lloj OKBje
    fetare, që mund të ndërmarrë dhe të kryejë
    diçka të tillë. Mënyra e vetme e fuqizimit të
    përpjekjes pajtuese në lëmin ndërkombëtar
    është kultivimi i një klime të butë midis përfaqësuesve
    të feve, fuqizimi i bërthamës paqësore
    të ndjesisë fetare.
    2. Fetë e ndryshme, aty ku mbizotëruan,
    kanë ndikuar më së shumti në mbarë jetën e
    njeriut. Dhe është e logjikshme të lidhen, në
    mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi, me të
    gjitha aspektet e vlerave të ndryshme logjike,
    estetike, etike dhe ato metafizike. Kjo, sepse
    fetë nuk vihen në lëvizje thjesht si njësi të pavarura.
    Ato janë në ndikimin dhe varësinë e ndërsjellë
    të shumë faktorëve të tjerë: etnikë, politikë,
    kulturorë, ekonomikë. Ndikojnë dhe ndikohen.
    Çdo fe e zhvilluar ka: a) një orientim transhendental,
    që drejtohet drejt një të vërtete absolute,
    drejt një qëllimi sublim dhe b) një sistem tezash
    dogmatike e aksiomatike të shpjegimit të botës.
    Këto përcaktojnë dhe vlerat metafizike e logjike,
    të cilat i mbështet feja.
    Siç dihet, konvertimi i pikëpamjeve në zonat
    e së vërtetës absolute dhe të orientimit transhendental
    që ato përcaktojnë është shumë i vështirë.
    Fetë që ndikojnë në përgjithësi mbi gjysmën e
    popullsisë së dheut (Krishterimi dhe Islami), si
    edhe Judaizmi që i ka paraprirë ato, janë fe që
    pasuesit e të cilave besojnë në zbulesën hyjnore.
    Vlerat themeltare që i përshkojnë mbi të vërtetën,
    të mirën, të shenjtën konsiderohen si të dhëna
    “që lartazi”. Ato i pasojnë analizat filozofike
    dhe rregullimet ligjvënëse.
    Rryma tjetër fetare, që buron nga kërkimi
    indian dhe kinez i Transhendentes, në pamje të
    parë nuk është e ndërvarur tërësisht nga zbulesa
    e dhënë që lartazi. Megjithatë, lulëzuan shkolla
    dhe teori të ndryshme për të vërtetën absolute.
    Nga ana tjetër, çdo fe ka traditat e veta
    ceremoniale dhe shumë elementë simbolikë të
    një përvoje kolektive. Brenda tyre janë zhvilluar
    letrat, artet (arkitektura, muzika, piktura, skulptura,
    artizanati etj.) e shumë vlera të tjera estetike.
    Arritjet më mbresëlënëse të artit mbajnë vulën
    e frymëzimit fetar. Si rrjedhojë, fetë lidhen dhe
    me shumë vlera estetike. Krijimtaria kulturore
    e çdo feje konsiderohet si pasurim i trashëgimisë
    kulturore të njerëzimit.
    Në kërkimin modern për arritjen e një pike
    konvergimi të feve në çështjen e vlerave mbarënjerëzore,
    theksi i vihet kryesisht “vlerave morale”.
    Por, nuk duhet të lihet mënjanë fakti se vlerat
    logjike, estetike, etike e metafizike gërshetohen
    dhe ndikohen në mënyrë të ndërsjellë, si sistemet
    e ndryshme të organizmit të njeriut: sistemi
    nervor, muskulor dhe i qarkullimit të gjakut.
    3. Në kërkimin dhe në qartësimin e vlerave
    mbarënjerëzore kontribuon sigurisht studimi
    objektiv shkencor dhe dialogu ndërfetar. Por
    kërkohet shumë durim, sepse rruga është e vështirë
    dhe me të tatëpjeta. Entuziazmi i parë, në
    vitet e fundit ia la vendin ngurrimeve serioze
    dhe dëshpërimeve. Shumë kanë frikë probabilitetin
    e sinkretizmit dhe tjetërsimit gradual të
    besimit, si dhe ndarjet e brendshme. Pra, është
    e nevojshme të bëhet me gjykim të thellë përafrimi
    dhe bashkekzistenca paqësore, pa u sakrifikuar
    personaliteti i veçantë i grupimeve dhe i
    popujve. Të kërkohet një shteg i ndërmjetëm
    dhe të qartësohet “përsëri dhe përsëri” karakteri,
    qëllimi dhe shpresa e këtij dialogu.

  5. #45
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    2,642
    Liturgji Hyjnore ne diten e shenuar te zgjedhjes se Kryepiskpit Anastas

    - Pas kerkeses se besimtareve orthodhokse te Shqiperise, me vendimin e Patriarkanes Ekumenike, do te niste ringjallja e jashtezakonshme nga germadhat e Kishes sone -

    Ne daten 24 qershor, kur kremtohet lindja e Shen Joan Pagezorit, ne Kishen "Ungjillezimi i Hyjlindeses", ne Tirane, u be nje liturgji e vecante, ne te cilen moren pjese 7 episkope.
    Perkujtohej dita kur 17 vjet me pare, Sinodi i Shenjte i Patriarkanes Ekumenike zgjodhi, pas kerkeses se besimtareve orthodhokse te Shqiperise, Eksarkun, Mitropolitin e Andruses Anastasin, si Kryepiskop te Tiranes, Durresit dhe gjithe Shqiperise. Ishte vepra e tij e jashtezakonshme si pionier i ringjalljes se hierapostolizmit, qe e gjykuan te denje per t`i ngarkuar nje veper kaq te veshtire e plot te panjohura. Dhe ishin rezultatet me ngjyrimet e nje mrekullie ne krye te Kishes se Shqiperise, qe i sollen besimin dhe mirenjohjen e besimtareve orthodhokse te vendit tone, por edhe te gjithe komunitetit te krishtere boteror e me gjere.
    Liturgjia Hyjnore Sinodike dhe arkihieratike me kete rast, u drejtua nga Kryepiskopi Anastas, i ndihmuar nga Hiresia e Tij Ignati, Hiresia e Tij Joani, Hiresia e Tij Dhimitri, Hiresia e Tij Nikolla, Hiresia e Tij Andoni, si dhe Hiresia e Tij, Episkopi i Filomilit Ilia. Merrnin pjese edhe perfaqesues nga te gjithe Mitropolite, te rinj te kampingjeve orthodhokse etj.
    Ne fund te Liturgjise Hyjnore, Kryepiskopi Anastas iu drejtua besimtareve te pranishem:

    "..........per fat te keq, shohim se edhe pas 18 vjetesh, jane disa qarqe, qe per arsyet e tyre duan te lene ne heshtje te verteten e historise se kishes. Ne disa botime zyrtare te qarkulluara kohet e fundit, pame me habi se ne vend qe t`i referoheshin 23 vjeteve te persekutimit, kur korcat ateiste e kishin shkaterruar deri ne themel Kishen, nuk flisnin per ringritjen nga themelet te Kishes ketu, duke thene se pas viteve `90-te jane ngritur vetem disa kisha!
    ................
    Ka edhe nje hollesi tjeter teper te rendesishme. Lexuam me habi, qe zgjedhja u be ne shkelje te nenit 16, te Statutit te vitit 1929. Dhe kete e shkruajne njerez qe duan te konsiderohen intelektuale. Ky statut reshti se ekzistuari ne vitin 1951, kur u zevendesua nga nje tjeter. Po keto statute nuk bejne kishen. Ato thjesht percaktojne marredheniet midis dejtuesve te kesaj kishe dhe shtetit....
    Dhe keta vijne sot, ne vitin 2009 dhe na thone se eshte shkelur neni 16, i statutit te vitit 1929. Dhe kane pafytyresine dhe marrezine edhe t`i shkruajne keto gjera. Eshte nje tekst qe nuk ekziston me qe nga shekulli i kaluar.
    ..Te gjithe sa ndodhen ketu, nga me i madhi deri tek me i vogli, jane gjymtyre te pergjegjshme te Kishes Orthodhokse, kane pergjegjesi dhe ze, dhe kane detyrimin te mbrojne te verteten e Kishes.
    ............para disa muajve....Gjykata e Tiranes e njohu me ne fund personin juridik te Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise.
    .................
    Te dini te verteten dhe kur degjoni persona qe duan te kultivojne genjeshtra te keni guxim te mbroni shtepine tuaj. Ketu ne Kishen tone askush nuk ka te drejte te jete vezhgues a pasues i thjeshte. Te gjithe, nga Kryepiskopi e deri tek me i vogli, i cili sapo eshte pagezuar, jemi anetare te pergjegjshem te Kishes.Ne kete periudhe duhet ta perforcojme kete unitet.
    Le te falenderojme Perendine dhe te vazhdojme rrugen tone me me guxim dhe vendosmeri.

    (marre me shkurtime nga gazeta "Ngjallja", Korrik 2009)
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 26-07-2009 më 05:59
    Duaje te afermin tend si veten

  6. #46
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    2,642
    Jete te gjate Kryepiskopit Anastas ne krye te Kishes Orthodhokse, vazhdues i denje i vepres se Shen Kozmait!
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #47
    Veritas liberatis Vos Maska e Korcar-L1
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    1,648

    Vizitë baritore e Kryepiskopit Anastas në Mitropolinë e Gjirokastrës 13-17 gusht 2009

    Ishte një bekim i madh për të gjitha trevat e Mitropolisë së Gjirokastrës vizita që bëri Kryepiskopi Anastas në kuadrin e të kremtes së Fjetjes së të Tërëshenjtës Mari, nga 13-17 gusht.

    Vihet Guri i Themelit për kishën e Lukovës

    Lukova ishte ndalesa e parë e Kryepiskopit Anastas. Të enjten pasdite, 13 gusht, në sheshin në qendër të fshatit qindra banorë, por edhe pushues, ishin mbledhur në një pritje të ngrohtë dhe plot respekt për kryepiskopin. Aty u krye Shërbesa e Vënies së Gurit të Themelit për ndërtimin e kishës së re të Shën Nifonit dhe Shën Athanasit. Kisha e vjetër e Shën Athanasit ishte prishur dhe në vend të saj qe ndërtuar një godinë e vogël dhe që ishte kthyer në vatër kulture. Pas një maratone të gjatë gjyqësore, ajo u shemb për të liruar sheshin për rindërtimin e kishës.
    Në shërbesë ishin të pranishëm Kryeplaku i Lukovës z. Vasil Nasti si edhe autoritete vendore etj. Kryepiskopi u prezantoi besimtarëve projektin e kishës që do të ndërtohet, duke u bërë thirrje të jenë pjesëmarrës edhe ata në këtë përpjekje dhe jo thjesht shikues. Në vazhdim ai iu foli për Shën Nifonin, me emrin e të cilit do të kujtohet kisha e re e Lukovës, i cili jetoi në shekullin XIV, ishte murg dhe asket i dëgjuar dhe se ishte nga ky fshat. Kryepiskopi u foli gjithashtu edhe për përpjekjen që çdo besimtar orthodhoks duhet të bëjë që t’u ngjajë shenjtorëve.

    * * *

    Të premten, Kryepiskopi pati rastin të vizitojë dhe kontrollojë punimet e përfunduara të rikonstruksionit të plotë të Manastirit të Shën Gjergjit, në Çukë të Sarandës, si dhe kambanoren e re dhe punimet rregulluese në mjedisin rrethues të Kishës “Ungjillëzimi i Perëndilindëses”, në Delvinë.

    * * *

    Hapet kisha e re e fshatit Aliko me Shërbesën e Hapjes së Dyerve

    Në të kremten e Fjetjes së të Tërëshenjtës Mari, kryepiskopi meshoi në kishën e re madhështore të Dyzet Shenjtorëve dhe të së Tërëshenjtës Mari, në fshatin Aliko, në Sarandë. Besimtarë të shumtë nga fshati dhe gjithë zona përreth, autoritete lokale dhe të politikës, që herët në mëngjes kishin mbushur sheshin e bukur para kishës në një pritje të përzemërt për kryepiskopin.
    Fortlumturia e Tij kreu Shërbesën e Hapjes së Dyerve të kishës së re dhe më pas bashkëmeshoi me Mitropolitin e Gjirokastrës, Hirësi Dhimitrin. Atmosfera adhuruese ishte prekëse në një kishë të tejmbushur. Kryepiskopi predikoi për personin e Nënës së Perëndisë, duke i ftuar të gjithë ta imitojnë atë në përulësi dhe bindje. Duke përcjellë edhe një herë mesazhin e shpresës, këmbënguli se ne të krishterët edhe në periudha të tilla pasigurie, krizash ekonomike dhe tronditjesh shoqërore, guxojmë të shpresojmë dhe se shpresa jonë është e bazuar në besimin te Perëndia i gjithësisë. Kryepiskopi iu kujtoi të pranishmëve përpjekjet e mëdha të Kishës sonë për ta bërë konkrete këtë shpresë në të ardhmen me akte konkrete në vite të vështira për Shqipërinë, me veprimtarinë ndërtuese dhe shpirtërore, por edhe me zbatimin e shumë punimeve infrastrukturore në fshatrat dhe enoritë tona.
    Për të gjitha këto dhe në veçanti për kishën shumë të bukur të ngritur në fshatin e tyre, kryepiskopin e falënderuan përfaqësues të pushtetit lokal, por edhe përfaqësues nga vëllazëria që banorët e Alikos kanë krijuar në Athinë, ku shumica e të rinjve jetojnë dhe punojnë.

    * * *

    Kryepiskopi - “Qytetar Nderi” i Mursisë

    Po atë ditë kryepiskopi shkoi në Mursi, një qytezë e vogël, ndoshta enoria më e skajshme në jugperëndim të Mitropolisë së Gjirokastrës. Mbi 2000 besimtarë kishin mbushur sheshin e fshatit dhe gra dhe vajza e shoqëronin me hedhje petalesh lulesh çdo hap të kryepiskopit për në kishën e Shën Theodhorëve në qendër. Aty u krye Shërbesa e Mbrëmësores. Mitropoliti i Gjirokastrës i uroi mirëseardhjen Kryepiskopit Anastas. Këtu ai pati rastin të përmendë punën e madhe të kryer në këtë zonë nga Kisha Orthodhokse, nën kujdesin dhe financimin e drejtpërdrejtë të Kryepiskopit: Kisha të reja, dy priftërinj që meshojnë, rikonstruksione të kishave, programe të zhvillimit agrar, vepra sociale dhe në veçanti mbështetja për studime e të rinjve të zonës. Për të gjitha këto besimtarët e zonës së Mursisë dhe Xarës e urojnë nga zemra.
    Këshilli i Komunës së Xarës e kishte shpallur kryepiskopin “Qytetar Nderi” të saj 3 vjet më parë. Me këtë rast, në sheshin e madh të qytezës, Kryetari i Komunës, z. Dh. Kote i uroi mirëseardhjen kryepiskopit dhe lexoi vendimin e sipërpërmendur.
    Ne vazhdim pati edhe një çast tjetër shumë emocionues: Sheshit të qytezës iu dha emri i Kryepiskopit Anastas. Aty u zbulua edhe guri me emrin e Fortlumturisë së Tij. Nxënësit dhe nxënëset e Mursisë dhanë një program të pasur artistik.
    Në këtë festë të bukur popullore ishin të pranishëm Prefektja e Sarandës znj. E. Gjini si edhe autoritete të tjerë vendorë etj. Gjithashtu kishte miq të ftuar edhe nga vendi ynë fqinj, Greqia.

    * * *

    Hapet kisha e re e Tepelenës me Shërbesën e Hapjes së Dyerve

    Të dielën, 16 gusht, Kryepiskopi Anastas kreu Shërbesën e Hapjes së Dyerve të kishës së re të Apostull Thomait dhe Shën Joan Theologut, në Tepelenë. Në vazhdim, të gjithë besimtarët e pranishëm që kishin mbushur kishën dhe oborrin para saj, morën pjesë në Liturgjinë Hyjnore ku bashkëmeshuan kryepiskopi dhe mitropoliti i Gjirokastrës. Merrnin mjaft besimtarë si edhe autoritete lokale si Kryetari i Bashkisë së Tepelenës z. Sevo Mici, Prefekti i Gjirokastrës z. Spiro Ksera etj.
    Kisha, një dhuratë e bukur e kryepiskopit për komunitetin orthodhoks, por edhe për gjithë qytetin e Tepelenës, e ndërtuar me gurë të skalitur, është në harmoni të plotë me gjithë qendrën e qytetit, ku ndodhet, dhe me kështjellën e tij historike. Kryetari i Bashkisë së Tepelenës, z. S. Mici, që ishte i pranishëm në të gjitha veprimtaritë e ditës, falënderoi për këtë stoli arkitektonike për qytetin. Një besimtar i bëri dhuratë kryepiskopit një maketë, punim artistik, të kishës së re të qytetit. Kryepiskopi edhe një herë tjetër pati rastin të përsërisë se një kishë orthodhokse kudo që të ndodhet duhet të shndërrohet në një vend të lutjeje, paqeje, të kohezionit social, të solidaritetit, të reflektimit të dashurisë vëllazërore, duke shprehur urimin që edhe kjo në Tepelenë të jetë pikërisht një qendër e tillë. Prandaj dhe kryepiskopi e priti pozitivisht kërkesën e një grupi nënash të reja të qytetit që në ambientet ndihmëse të kishës të hapet një qendër e përkujdesjes ditore për fëmijë.

    * * *

    Të hënën, 17 gusht, në Gjirokastër, në ambientet e Liceut Kishtar “Kryqi i Nderuar”, kryepiskopi u takua dhe bisedoi me të rinj - anëtarë të Konfederatës Orthodhokse Ballkanike të të Rinjve (BOYA), që ato ditë po vizitonin Shqipërinë.

    Fotografi
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  8. #48
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    2,642
    Sot kremtohet 18-vjetori i ringritjes kanonike
    të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë


    24 qershori 1992, me zgjedhjen e Kryepiskopit Anastas në krye të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe 2 gushti, me Fronëzimin e Tij, shënuan rikthimin e Autoqefalisë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Këto ngjarje historike shpallën, brenda dhe jashtë vendit, lajmin e mirë se: Kisha e Shqipërisë jetonte dhe askush nuk do të mundte më t’i ndalonte veprën shpirtërore të ndriçuar nga Perëndia në dobi të gjithë shoqërisë shqiptare. Kisha kishte përsëri një kryebari të shquar në krye të saj, i cili jo vetëm do ta rilindte, por edhe do ta bënte të barabartë dhe të pranuar nga të gjitha Kishat simotra. Që kur erdhi si Eksark Patriarkal, në verën e vitit 1991, Episkopit (i hirotonisur si i tillë më 1972), Mitropolitit të Andrusës Anastasit, i ishte shfaqur përpara një imazh apokaliptik i besimit: Pa kisha, pa objekte administrative, pa klerikë dhe sidomos, me disa breza njerëzish të mbajtur me dhunë larg besimit dhe të edukuar që të mohonin Perëndinë.
    Shumëkush do të ishte dekurajuar, por jo veprimtari i dalluar apostullor i ditëve tona, që kishte kaluar më përpara me vështirësitë e Afrikës dhe të Lëvizjes Ekumenike botërore. Ai e nisi punën pikërisht atje ku kishte ndalur, tek formimi i klerit dhe ringritja e tempujve, për ta shtrirë gjithmonë e më tepër edhe në fushat e tjera dhe sidomos në atë të ndihmës sociale. Ishte pikërisht kjo këmbëngulje, përkushtim dhe aftësi e rrallë, e cila bëri që besimtarët orthodhoksë të vlerësonin se ai ishte personi i përshtatshëm për ta vazhduar veprën e saponisur. Ky vlerësim iu shpreh Patriarkanës Ekumenike në mars 1992, nga një delegacion i gjerë zyrtar kleriko-laik i Kishës, që bëri një vizitë pranë saj. Më pas, më 30 maj 1992, Këshilli i Përgjithshëm i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë i drejtohej me një kërkesë zyrtare në emër të besimtarëve orthodhoksë të Shqipërisë, Tërëshenjtërisë së Tij, Patriarkut Ekumenik Vartholomeut I.

    Në të, pasi lavdërohej e vlerësohej lart puna e jashtëzakonshme e Eksarkut, theksohej, se, që Kisha t’u përgjigjej nevojave të shumta, që të shpejtohej riorganizimi i saj mbi baza kanonike, që të rikthehej e barabartë në gjirin e Kishave motra, ishte nevoja që të ngrihej sa më shpejt një hierarki e aftë për të përballuar këto detyra. Ndaj, si Kisha mëmë, që kishte dhënë autoqefalinë, i takonte Patriarkanës Ekumenike të përdorte të drejtat e detyrat e saj për plotësimin kanonik të strukturave të Kishës sonë, duke nisur nga Kryepiskopi, ku vlerësohej se Prof. Dr. Anastasi ishte personi më i përshtatshëm për të marrë këtë detyrë.

    Sinodi i Shenjtë i Patriarkanës Ekumenike, pasi shqyrtoi këtë kërkesë, duke pasur parasysh se nuk kishte mbetur i gjallë asnjë episkop me origjinë shqiptare, dhe duke marrë në konsideratë punën e shkëlqyer të Imzot Anastasit, vendosi më 24 qershor zgjedhjen e Tij Kryepiskop i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Ndërsa më 2 gusht u bë ceremonia e Fronëzimit, në kishën “Ungjillëzimi i Hyjlindëses Mari”, në Tiranë.

    Me këtë rast, më 24 Qershor dhe më 2 Gusht, kremtohet përvjetori i zgjedhjes dhe i Fronëzimit të Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë Anastasit, në krye të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Liturgjitë Hyjnore festive do të kryhen në Kishën “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, në Tiranë, me pjesëmarrjen e gjithë Sinodit të Shenjtë të Kishës.
    Duaje te afermin tend si veten

  9. #49
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    2,642
    Këshilli Bashkiak i qytezës së Këlcyrës ruante një surprizë të këndshme për Kryepiskopin Anastas: me vendim njëzëri të tij një nga rrugët në qendër të qytezës mori emrin e Kryepiskopit Anastas. Në ceremoninë e vendosjes së pllakës së mermertë me emrin e rrugës mori pjesë edhe vetë Fortlumturia e Tij.
    Shumë besimtarë, së bashku me priftërinjtë e tyre, si dhe autoritetet lokale të qytetit organizuan një pritje të ngrohtë për Kryepiskopin. Në kishën e Ungjillëzimit të Perëndilindëses dhe Ngjalljes së Zotit u bë një lutje e shkurtër dhe Kryepiskopi, i shoqëruar gjithmonë nga Hirësia e Tij Dhimitri, bëri një përshëndetje të ngrohtë, duke iu referuar si përparimit të jashtëzakonshëm që është shënuar në Kishën Orthodhokse në përpjekjen për ringjalljen e saj pas persekutimit ateist shumëvjeçar, ashtu dhe përpjekjes që duhet të vazhdojë secili besimtar në veçanti që të rinovohet shpirtërisht dhe të përforcojë besimin e tij te Perëndia.
    Kryetari i Bashkisë së Këlcyrës, z. Agron Tahiri, në sheshin para Bashkisë lexoi vendimin lidhur me nderimin e Fortlumturisë së Tij. Ky nderim bëhet në personin e Kryepiskopit Anastas për punën dhe veprën e tij shumëdimensionale për ringjalljen e Kishës Orthodhokse, promovimin e bashkekzistencës paqësore dhe bashkëpunimit mes komuniteteve fetare në vend, por në veçanti për kujdesin e Tij për Këlcyrën.
    Në Këlcyrë kisha madhështore në qendër të qytetit, që nderon Ungjillëzimin e Perëndilindëses dhe Ngjalljen e Zotit, ka qenë ndër veprat e para që realizoi Kryepiskopi. Gjithashtu, ndër klerikët e parë që ai hirotonisi është prifti famullitar i Këlcyrës. Në vazhdim, Fortlumturia e Tij u kujdes edhe për pajisjen e brendshme dhe zbukurimin e kishës. Me kujdesin dhe burimet financiare të Kryepiskopit gjithashtu u ble në krah të saj një godinë, që shërben si qendër rinore dhe shpirtërore. Shumë afër me qytezën, në Grykën e Këlcyrës, nga ana e Kryepiskopit u ngrit nga themelet manastiri i ri i Shën Nikollës, i cili ishte shkatërruar plotësisht. Ai përbën vend lutjeje për banorët e zonës (jo vetëm për të krishterët).
    Më e rëndësishme ndër të gjitha këto për Kishën Orthodhokse dhe Kryepiskopin Anastas mbetet ndihma që është dhënë në mbështetje të rinisë. Shumë të rinj dhe të reja nga zona kanë vazhduar ose vazhdojnë shkollën me bursë të dhënë nga Kryepiskopi në vatrat arsimore të Kishës, ndërsa dhjetëra të tjerë vit pas viti marrin pjesë në kampingjet rinore.
    Në vazhdim vijoi një pritje simbolike në qendrën shpirtërore, ku u shkëmbyen përshëndetje dhe u dha një program i shkurtër me saze popullore tradicionale nga të rinjtë e Qendrës Shpirtërore Orthodhokse të Këlcyrës.
    Duaje te afermin tend si veten

  10. #50
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    16,331
    “Aktet e terrorizmit dhe ndërgjegjja fetare”

    Ceremoni e shkëlqyer në Universitetin e Qipros për nder të Kryepiskopit Anastas, i cili u nderua me titullin “Doktor Nderi”

    Më 17 qershor, Universiteti i Qipros organizoi një ceremoni të shkëlqyer me rastin e dekorimit “Doktor Nderi” (Doctor Honoris Caussa), i Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Shkencave të Edukimit, të Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Imzot Anastasit.
    Duke i uruar i mirëseardhjen Kryepiskopit, në fjalën e tij Rektori i Universitetit të Qipros, Profesor Stavros Zenios, tha: “...Listës së personaliteteve të shquara që nderojnë Universitetin tonë i shtohet sot edhe Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas, gjë e cila përbën nder të veçantë për Institucionin tonë”.
    Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Shkencave të Edukimit, Profesor Athanasios Gagatsis, lexoi vendimin e Senatit të Universitetit për dhënien e titullit më të lartë të Universitetit, atë të shpalljes “Profesor Nderi”, duke iu referuar mes të tjerave faktit që vendimi ishte i njëzëshëm. Vendimi, përtej referencave për arritjet në sektorin e hulumtimit shkencor nga ana e Kryepiskopit, thekson edhe faktin se “...Kryepiskopi u shqua për prurjen e tij tejet të rëndësishme në kultivimin e ndërgjegjes fetare dhe në forcimin e unitetit mbarëbotëror”.
    Me një fjalim plot emocione për personalitetin dhe veprën e Kryepiskopit foli Profesori i Asociuar i Departamentit të Edukimit, Stavros Fotiou, i cili mes të tjerash tha: “...në jetën dhe veprën e Fortlumturisë bashkekzistojnë harmonikisht dhjakonia hieratike, hulumtimi shkencor dhe dëshmia sociale. Si një figurë kulmore e Kishës, e shoqërisë, e arsimit, si shërbëtor i denjë i Kishës Orthodhokse, mësues i dalluar akademik, bashkëbisedues ekumenik i shquar, Kryepiskopi i Shqipërisë Anastasi kontribuon në dialogun mbarëbotëror për mirëkuptimin dhe solidaritetin mes njerëzve dhe popujve…”.
    Më pas u vazhdua me shfaqjen e një materiali të shkurtër filmik, ku jepeshin çaste nga puna hierapostolike e Kryepiskopit Anastas, veçanërisht në Shqipëri, për rilindjen nga hiri i persekutimit ateist të Kishës sonë Orthodhokse Autoqefale. Pasi veshi timvanin akademik dhe iu dorëzua pergameni i vendimit, Fortlumturia mbajti ligjëratën e tij me temën tepër bashkëkohore: “Aktet e terrorizmit dhe ndërgjegjja fetare”.
    Fillimisht Kryepiskopi shprehu përgëzimet e tij për Universitetin e Qipros, për zhvillimin e tij të shpejtë, aktivitetin e tij shumëplanësh, duke mbështetur në mënyrë të qenësishme shoqërinë qipriote në përparimin e saj. Në vazhdim, u fokusua në trajtimin e temës mbi terrorizmin, që mbizotëron në diskutimin mbarëbotëror, në mënyrë të posaçme nga grupime ekstremiste islamike, në emër të besimit fetar. Ligjërata ishte në sinkron të plotë dhe me informacionin e përditësuar lidhur me trajtimin e fenomenit nga pikëpamja e informacionit, trajtimi shkencor dhe teologjik. Mes të tjerave, Kryepiskopi tha: “...çdo krim që bëhet në emër të fesë është krim ndaj vetë besimit fetar. Çfarëdo lloj dhune në emër të besimit fetar dhunon, në të gjitha kuptimet e fjalës, vetë besimin. Asnjë konflikt luftarak nuk është i shenjtë. Paqja, vetëm ajo, është e shenjtë”.
    Përveç autoriteteve drejtuese dhe të profesoratit të Universitetit të Qipros, ceremoninë e nderuan me praninë e tyre Kryepiskopi i Qipros, Krisostomos II, ish-Presidenti i Qipros, z. Jorgos Vasiliou, deputetë, diplomatë etj.
    Vlen të theksohet, se Ligjërata e Kryepiskopit u mbajt në kuadër të Ligjëratës së Vitit në kujtim të Dinos Levendis, që organizon çdo vit Universiteti i Qipros në bashkëpunim me Fondacionin “A. J. Levendis”.
    Me rastin e vizitës dhe qëndrimit në Lefkosia, Kryepiskopi Anastas pati disa takime të tjera.

  11. #51
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,991

    hahaha

    Turp per ty seminarist i perjeteshem..., bukeshkale!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga arbereshi_niko : 30-12-2010 më 08:57 Arsyeja: Nuk ja vlen te jap aresyen..., kur eshte per tu fshire, fshihet postimi!

  12. #52
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    16,331
    Kryepiskopi Anastas për ngjarjet që shënuan Ringritjen Kanonike të Kishës sonë

    ZGJEDHJA DHE FRONËZIMI

    Por, për të pasur një përshkrim të saktë të ngjarjeve të vitit 1992, dhe që të mos lihen gjërat të mjegullta në të ardhmen, është e nevojshme t’iu referohem këtyre ngjarjeve në mënyrë përmbledhëse... Kur për 23 vite me radhë, ishte shpërbërë çdo strukturë fetare në vend, i vetmi autoritet që kishte përgjegjësinë dhe mundësinë për të marrë iniciativa për ringritjen e Kishës Orthodhokse në Shqipëri, ishte Patriarkana Ekumenike e Konstandinopojës. Kjo njihet nga të gjitha Kishat Orthodhokse si e para për nga radha dhe përgjegjëse për Kishat nevojtare. Për ndërmarrjen e veprimeve të duhura, sigurisht që mori edhe mendimin e përgjegjshëm të nomokanonologëve dhe theologëve me eksperiencë.

    Në fund të vitit 1990, ndërsa kisha qenë për 18 vjet profesor i Historisë së Feve, në Universitetin Kombëtar Kapodistrian të Athinës dhe Episkop, Drejtor i Shërbimit Apostolik të Kishës së Greqisë, m’u kërkua nga Patriarkana Ekumenike të shkoj në Shqipëri, e cila sapo kishte dalë nga periudha e gjatë e persekutimit ateist, për të shqyrtuar kushtet e reja fetare dhe mundësitë për ringritjen e Kishës Orthodhokse. Një detyrë të tillë nuk e kisha menduar kurrë.

    Perspektiva ime ishte hierapostullimi në Afrikë, ku edhe ndodhesha në atë kohë. Sikundër e përmenda, vetëm një vit më parë, më 1989, në San Antonio të Teksasit, në SHBA, në Asamblenë Hierapostolike Botërore të Këshillit Botëror të Kishave, kryetar i së cilës isha, në fjalimin tim: “U bëftë vullneti Yt - Hierapostullim në gjurmët e Krishtit”, përshkrova vendet ku të krishterët përballeshin me shumë vështirësi e midis të tjerave theksova “gabimin e madh dhe mëkatin e ne të krishterëve: “... që tregohemi indiferentë për padrejtësitë në Evropë, si p.sh. në Shqipëri, ku shtypen 400.000 të krishterë (atëherë nuk i dija numrat e saktë), të cilëve Kushtetuta e vendit u ndalon çdo shprehje të besimit, madje edhe të drejtën themeltare për të besuar”.

    Mbërrita në Tiranë sapo u dha miratimi i autoriteteve shqiptare, më 17.7.1991. Gjatë vizitës sime në Shqipëri, konstatova shkretimin e frikshëm që kishte shkaktuar persekutimi i egër. Veprimi im i parë ishte krijimi i një strukture elementare kishtare për përfaqësimin e Kishës lokale. Pra ndaj edhe thirrëm (1-2.8.1991), një Asamble të Përgjithshme Kleriko-Laike, me pjesëmarrjen e 15 klerikëve të mbetur dhe 30 përfaqësuesve laikë të krahinave kishtare të Shqipërisë. Në Asamble u shqyrtua në mënyrë të hollësishme gjendja postkomuniste dhe u zgjodhën katër epitropë arkihieratikë dhe një Këshill i Përgjithshëm kleriko-laik me 13 anëtarë. Përpjekja jonë kryesore ishte kërkimi i personave të përshtatshëm me shtetësi shqiptare për t’i dorëzuar si episkopë; e kryesisht gjetja e kandidaturës së kryepiskopit, qoftë edhe nga rreshtat e laikëve të arsimuar, të cilët ishin të pamartuar. Fatkeqësisht, diçka e tillë ishte e pamundur. Të gjithë dhe gjithçka koincidonin në një mendim, se ringritja e Kishës lokale ishte e paarritshme e bazuar ekskluzivisht në mundësitë e brendshme.

    Në maj të vitit 1992, po bëhesha gati për t’u kthyer përsëri në detyrimet e mia të Universitetit. Isha propozuar edhe si anëtar i Akademisë së Athinës. Atëherë, shumë klerikë dhe laikë të Kishës së Shqipërisë, pavarësisht origjinës, m’u lutën të qëndroja dhe të ndërmarr veprën e ringritjes së Kishës së shkatërruar. Një përfaqësi e Këshillit të Përgjithshëm Kishtar vizitoi Patriarkanën Ekumenike (5-8.6.1992), për herë të parë pas persekutimit dhe kërkoi zgjedhjen e Eksarkut Patriarkal si Primat i Kishës Orthodhokse të Shqipërisë. Nuk bëhej fjalë për ofrimin e ndonjë froni; Kryepiskopata nuk dispononte as edhe një dhomë të vetme, as një fije letër dhe as lekë. Ishte caktimi i një apostullimi kryqi, në një rajon të vështirë dhe të shkretuar.

    Më 24.6.1992, Sinodi i Shenjtë i Patriarkanës Ekumenike e zgjodhi me votim unanim ekzarkun e deriatëhershëm Kryepiskop të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, si dhe zgjodhi tre Mitropolitë të tjerë, për krijimin e Sinodit lokal. Ky veprim bazohej në faktin se Patriarkana Ekumenike ka përgjegjësinë për Kishat në nevojë dhe se ishte ajo që i kishte dhënë Autoqefalinë Kishës së Shqipërisë. Si rrjedhojë, ajo vetëm mund të ndërmerrte iniciativën për krijimin, në një kohë sa më të shkurtër të Kishës lokale. Mbi 23 vite ishte shfuqizuar çdo strukturë e Kishës lokale dhe për disa teologë orthodhoksë, përderisa nuk ekzistonte Kisha lokale, nuk ekzistonte as autoqefalia. Me zgjedhjen e Kryepiskopit, Patriarkana Ekumenike nuk u interesua të heqë Autoqefalinë, por ndodhi pikërisht e kundërta, e siguroi atë. Për të mos lënë asnjë lloj ngurrimi, Patriarkana vendosi të përshpejtojë procedurat.

    Dhe për të rivendosur strukturën kishtare në mënyrë thelbësore, zgjodhi pra kryepiskopin, sepse Kisha Orthodhokse nuk mund të kuptohet pa episkop.

    Marrë nga artikulli i gazetës “Ngjallja”, dhjetor 2010 “Edhe një përgjigje tjetër ndaj shpifjeve këmbëngulëse”.

  13. #53
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    16,331

    Për: Kryepeshkopi Anastas, Apostull i ditëve tona

    40 vite të bekuara shërbimi episkopal

    - U mbushën 4 dekada nga dorëzimi në episkop i Fortlumturisë së Tij Anastasit -

    Të hënën, 19 nëntor 2012, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë Anastasi kremtoi në Kishën e vjetër Katedrale të Tiranës “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, dyzetvjetorin e dorëzimit të tij në Episkop të Andrusës, për vendin e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Apostolik të Kishës së Greqisë (19.11.1972). Me këtë rast gjatë bashkëmeshimit arkihieratik ku morën pjesë shumë besimtarë, kryesisht të rinj, Fortlumturia e Tij dorëzoi në prift dhjakun Irine Gega dhe në dhjak Nikolla Kodhelin, të diplomuar në Akademinë Theologjike “Ngjallja e Krishtit”. Gjithashtu, hirothetisi (lexim urate me vendosjen e dorës), në Kryedhjakon dhjakun Anastas Bendo, i diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë dhe atë të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës.

    Emri:  KryepeshkopiAnastas40VjetoriHirotonisjesPeshkop.jpg

Shikime: 52

Madhësia:  46.3 KB

    Hirotonisja në episkop e Fortlumturisë së Tij, Anastasit, u krye nga Kryepiskopi i Athinës Jeronimi I, bashkë me mitropolitët Jakov të Mitilinit dhe Jorgjin e Egalias, ku bashkëmeshuan 12 kryepriftërinj dhe u bashkëlutën më shumë se 40 mitropolitë. Zgjedhja e tij u bë më 11.11.1972, me votë unanime nga Sinodi i Shenjtë, që ishte zgjedhur në vitin 1969 nga gjithë Hierarkia e Kishës së Greqisë. Anëtar i Sinodit ishte gjithashtu edhe Serafimi, Mitropoliti i Janinës (që u bë më pas Kryepiskop i Athinës). I dorëzuari episkop ishte atëherë profesor me kohë të pjesshme i Historisë së Feve në Fakultetin Theologjik të Universitetit të Athinës dhe drejtor i Qendrës Ndërorthodhokse të sapoformuar në Athinë të Kishës së Greqisë.

    Në Liturgjinë e ditës me rastin e këtij përvjetori, në vend të fjalimeve të tjera u lexua në shqip fjala gjatë hirotonisë e të lumurit Kryepiskop Jeronimi I, që niste me këto fjalë:

    “Anastas, është gjë shumë e rrallë që në dorëzimin e një kleriku gëzimi të jetë kaq gjithpërfshirës dhe të vijë nga të gjithë anët e grigjës së krishterë. Sepse shërbesa jote deri në këtë çast, me Hirin e Perëndisë, ka qenë jo vetëm e paqortueshme, por edhe e bekuar. Kudo ku shkove në vreshtin e Perëndisë, Hiri i Perëndisë të hijeshoi dhe bekimi i Tij drejtoi hapat e tu dhe shumëfishoi frytet e punëve të tua.”. Ndërsa i dorëzuari mbaroi fjalën e tij të rastit si më poshtë: Ju lutem me përgjëratë, Fortlumturi dhe Juve, hierarkë të nderuar, etër të shtrenjtë dhe vëllezër, sa më rrethoni në këtë çast me dashurinë tuaj, lutuni që flaka e cila do të ndizet përbrenda meje, gjatë këtij misteri të shenjtë me fuqinë e Shpirtit të Shenjtë nga zjarri i Pentikostisë, të digjet gjithmonë me përulësi përballë ikonës së të Kryqëzuarit dhe shenjtorëve, në një Liturgji të vazhdueshme besimi e dashurie, që të transmetojë, në çdo vend ku të vendoset, diçka nga ngrohtësia, ngushëllimi dhe shpresa e Ngjalljes dhe e Pentikostisë (Tekstet e plota do të botohen në numrin e ardhshëm të gazetës “Ngjallja”).

    * * *

    Përgjatë dhjetëvjeçarit të parë të shërbesës episkopale të tij, paralelisht me drejtimin dhe riorganizimin e Shërbimit Apostolik, Kryepiskopi Anastas vazhdoi të japë leksione në Universitetin e Athinës. (Pedagog me kohë të plotë u zgjodh në vitin 1976 dhe nga viti 1982 deri më 1986 ishte dekani i këtij Fakulteti). Gjithashtu, mori pjesë si përfaqësues i Kishës së Greqisë në këshilla theologjike dhe mbledhje ndërkombëtare.

    Për më tepër, gjatë dhjetëvjeçarit të dytë si episkop mori përsipër edhe riorganizimin e Hierapostullimit në Afrikën Lindore, si Mëkëmbës i Mitropolisë së Hirshme të Irinupolit (Kenia, Uganda, Tanzani).

    Nga viti 1991 e deri më sot, punon për ringritjen dhe zhvillimin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, fillimisht si Eksark i Patriarkanës Ekumenike (1991 deri në qershor 1992) dhe nga ajo kohë u zgjodh Kryepiskop.

    Gjatë kohës së shërbimit të tij episkopal, Kryepiskopi Anastas ka hirotonisur mbi 230 klerikë të të gjitha shkallëve të priftërisë (grekë, shqiptarë, amerikanë, kenianë, ugandas, tanzanianë), pasi më përpara u përkujdes edhe për studimet theologjike të pjesës më të madhe të tyre. Kontributi i tij serioz në shkencën e theologjisë, në dëshminë bashkëkohore orthodhokse, në dialogun ndërfetar, në veprën sociale dhe në bashkekzistencën paqësore të popujve është i njohur gjerësisht.

    Nga Kryepiskopata e Hirshme e Tiranës.
    20.11.2012

  14. #54
    i/e regjistruar Maska e Korca 123
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    1,144

    Për: Kryepeshkopi Anastas, Apostull i ditëve tona

    Falenderim dhe mirenjohje per vepren madheshtore ndaj kishes sone.
    Lavdi Perendise per gjithcka.

    Njeriu më i lig është "MOSMIRËNJOHËSI" (Viktor Hygo)

  15. #55
    i/e regjistruar Maska e Korca 123
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    1,144

    Për: Kryepeshkopi Anastas, Apostull i ditëve tona

    Njeriu më i lig është "MOSMIRËNJOHËSI" (Viktor Hygo)

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Presidenti dekoron viktimat punonjes te SHISH vrare ne Vlore ne 1997
    By Brari in forum Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 14-06-2013, 10:35
  2. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 01:22
  3. Apostujt Petër dhe Pavël - 29 qershor
    By Matrix in forum Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 01-07-2011, 12:17
  4. Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 27-08-2007, 09:57
  5. Katalog shenjtorësh
    By Kryeengjelli in forum Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:31

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •