Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-08-2002
    Postime
    31

    Doktrina e UçK-së është antifashizmi

    Doktrina e UçK-së është antifashizmi



    Një vit pas fillimit të luftës popullore në Kosovë, Ushtria çlirimtare e Kosovës, është shndrruar në faktorin kryesor politik dhe ushtarak në vënd. Përkundër ofensivës më të fundit të ushtrisë jugosllave, përkundër deportimit mesjetar dhe masakrave të ushtrisë sërbe, Ushtria çlirimtare e Kosovës, vazhdon të rezistojë dhe të shtojë radhët e saj. Bombardimet e Aleancës së Atlantikut verior kundër regjimit të Beogradit, e kanë rreshtuar luftën e popullit shqiptar në Kosovë përkrah politikës dhe diplomacisë euro-amerikane. Për Kosovën dhe Ushtrinë çlirimtare të Kosovës, flitet kudo dhe nga të gjithë pjestarët e botës politike dhe propagandistike, në Shqipëri, Europë, Amerikë e gjektë. Janë të shumta parashikimet, vlerësimet, konsideratat, krahasimet etj. Por në morinë e tyre veçanërisht kohët e fundit, vihet re një dozë e theksuar subjektivizmi e cila nuk është rastësi. Veçanërisht kohët e fundit, kjo dukuri ka filluar të përhapet në qarqe të ndryshme brënda dhe jashtë vëndit. Shpesh herë në këto analiza dhe gjykime flitet për tendenca terroriste, fondamentaliste, ideologjike etj të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës. Shpesh herë kur flitet për Kosovën bëhen krahasime më Bosnjën, Kurdistanin, Afganistanin apo Ceçeninë etj. Realiteti konkret i thelbit të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës dhe i vetë Kosovës, është i kundërt me të gjitha konstatimet e mësipërme. Një analizë konkrete e këtij realiteti do ta bëjë më të plotë dhe konkrete tabllonë e realitetit kosovar dhe të UçK-së.

    UçK-ja nuk është lëvizje ideologjike

    Eshtë një tezë që ka gjetur dhe gjen vënd si në shtypin shqiptar ashtu dhe në shtypin e huaj. Në fillimet e daljes së Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, u përhap shumë si tezë, por më vonë u la në harresë si rezultat i përkrahjes ndërkombëtare që ju bë UçK-së dhe luftës së saj. Ka filluar të dalë nga sirtarët e një pjese të propagandës pas fillimit të bombardimeve të Natos dhe krijimit të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës të kryesuar nga lideri i UçK-së Thaçi. Përse u rigjallërua në këtë moment, kjo ka nevojë për një analizë më vehte. Megjithatë është një tezë e pabazë dhe me prapavijë dashakeqe. Cilat janë argumentat : Së pari : Në radhët e Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, qysh në fillmet e saj dhe për më tepër sot, luftojnë dhe marrin pjesë shqiptarë me bindje të ndryshme politike. Parrulla e UçK-së është pjesmarrja në luftë pa dallim feje dhe bindjeje politike. Në radhët e saj njerzit pranohen jo mbi bazën e bindjeve politike apo preferencave ideologjike, por mbi bazën e përkushtimit ndaj luftës për liri dhe pavarsi. Shëmbulli i familjes Jasharaj është domethënës. Adem Jashari bënte pjesë në Lëvizjen Popullore të Kosovës. Vëllai i tij që u vra, Hamzë Jashari bënte pjesë në radhët e Partisë Parlamentare të Kosovës. Vëllai tjetër Rifat Jashari bënte pjesë në radhët e Lidhjes demokratike të Kosovës. Po kështu në radhët e udhëheqjes së UçK-së qysh në fillimet e saj u rreshtuan disa nga ish-udhëheqësit e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Për shëmbull : Ramë Buja nga viti 1991 deri në janar 1999 ka qënë antar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe deputet i parlamentit të Kosovës. Jakup Krasniqi ka qënë antar i udhëheqjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe deputet i parlamentit të Kosovës në periudhën 1991-1998. Berat Luzha një nga drejtuesit kryesore të propagandës së UçK-së ka qënë gazetar i Rilindjes dhe antar i udhëheqjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës në periudhën 1992-1998. Mujë Rugova që sot është përfaqësues diplomatik i Qeverisë Thaçi, ka qënë një ndër udhëheqsit e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe këshilltar i Ish-kryeministrit Bukoshi. Mund të vazhdojmë akoma. Por dhe kaq mjafton për të thënë se shqiptarët në UçK, u bashkuan mbi bazën e përkushtimit ndaj Kosovës dhe jo mbi bazën e preferencave ideologjike. Së dyti : Të gjithë ata që luftuan dhe vazhdojnë të luftojnë në radhët e Ushtrisë çlirimtare të Kosovës e dinë se dhe mund të vriten një ditë ashtu siç janë vrarë shumë shokë të tyre. Por rënia për lirinë e vëndit tënd, ka vetëm një ngjyrë, ngjyrën e vëndit për të cilën sakrifikon jetën. Të gjithë ata mijra dhe dhjetra mijra shqiptarë të Kosovës, që lanë komoditetin e Gjermanisë, Zvicrës, Francës, Amerikës dhe sot luftojnë dhe vriten për Kosovën, mos vallë e bënë këtë në emër të komunizmit ? Jo se po të ishte kështu nuk do të radhiteshin në radhët e UçK-së, por në radhët e komunistëve që demonstrojnë në mbarë Evropën kundër UçK-së. Së treti : Mbrojtësit dhe propaganduesit e tezës se UçK-ja është marksist-leniniste, komuniste, enveriste etj, nuk kanë asnjë argument në formulimin e apelacioneve të tyre. Le të pranojmë për një çast si të vërtetë tezën e tyre. Le të pranojmë se UçK-ja është dhe bazohet në ideologjinë komuniste apo derivatet e saj. Atëhere si spiegohen disa fakte : Fakti i parë : Kundër bombardimeve të Natos dhe kundër «komunistëve » të UçK-së kanë mëse dy muaj që demonstrojnë komunistët që nga Kina, Rusia e deri tek Greqia, Franca, Italia e Gjermania. Bile në Itali, komunistët e Armando Kosutës, kërcënuan deri me dorëheqjen nga qeveria e Masimo D’Alemës. Si spiegohet ky paradoks, kjo kontradiktë, që komunistët e mbarë botës janë kundër « komunistëve » të UçK-së ? Fakti i dytë : Përhapsit e tezës mbi karakterin « komunist » të UçK-së, kur flasin për Milosheviçin nuk mungojnë të thonë se ai është « diktatori i fundit komunist » në Europë. Përsëri paradoks dhe përsëri kontradiktë. Si spiegohet atëhere që regjimi komunist i Beogradit i masakron dhe vret « komunistët » e UçK-së? Fakti i tretë : Qysh nga fillimi i saj e deri më sot Ushtria çlirimtare e Kosovës dhe udhëheqja e saj, janë mbështetur dhe vazhdojnë të mbështeten nga Nato dhe Europa perëndimore me në krye Amerikën. Për pasojë « kapitalisti » dhe « borgjezi » Klinton, Bler, Kuk, Solana, Klark, Olbrajt, Hill, Holbruk etj mbështesin dhe përkrahin «komunistët» Thaçi, Krasniqi, Ceku, Haliti, Haradini, Buja, Selimi etj. Si spiegohet ky paradoks nga përhapsit e tezës mbi karakterin « komunist » të UçK-së ? Si spiegohet që « kapitalisti » Xhejms Rubin deklaron se « ai që lufton për shtëpinë e tij, ai nuk është as terrorist, as komunist, por luftëtar i lirisë që meriton respektin tonë » ? Fakti i katërt : Qysh nga fillimi i Kryengritjes në Kosovë dhe deri më sot, « komunistët » e UçK-së, nuk kanë pranuar të kenë aleatë të tyre komunistët e Kubës, Kinës etj, por i kanë kërkuar dhe gjetur aleatët tek «borgjezët» e Perëndimit dhe veçanërisht tek Amerika? Si spiegohet ky paradoks dhe kjo kontradiktë ? Fakti i pestë : Komunistët europianë që u ngritën në mbrojtje të Milosheviçit e justifikuan këtë me rrezikun e « imperializmit amerikan ». Ndërsa « komunistët » e UçK-së, në të kundërtën « imperializmin » amerikan e konsiderojnë aleatin e tyre kryesor. Po ky paradoks si spiegohet ?
    Faktet janë domethënëse. Por atëhere përse ka filluar të përhapet kjo tezë aktualisht ? Siç duket për dy arsye : Në mardhëniet brënda shqiptare, «gjahtarët» e politikës shqiptare të cilët lufta për liri i nxorri në periferi të politikës, duan tashmë të dalin në rolin e lidërshipit. Përpjekja është shumë e djallëzuar. Sepse nuk atakohet direkt UçK-ja si nocion dhe realitet, por akuzohet për « komunistë » dhe « marksiste », udhëheqja e saj. Ndërsa në mardhëniet ndërkombëtare, qarqet europiane prosërbe, të gjallëruara shumë kohët e fundit, duan t’i heqin UçK-së mbështetjen e gjërë ndërkombëtare.
    Shqiptari nga Peja!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Idmon
    Anëtarësuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    detroit
    Postime
    81

    Doktrina eU.C.K . eshte antifashizmi

    ZOTI ALBANINO JU PERSHENDES PER SHKTIMIN QE KINI BERE NE KETE FAQE NE NGRITJEN E VLERAVE TE U .C .K .E CILA E MERITON .
    POR UNE JAM I MENDIMIT QE KETE TEME TA KISHE SHKROJTUR ME PARE PER TI BINDUR DISA PSEUDOSHQIPETARE TE CILET ME HILIZEM MUNDOHEN TE PERBALTIN ROLIN E U .C .K. SI DHE UDHEHEQJEN E SAJ .DHE NJEHERE JU PERSHENDES DHE JU UROJ SUKSESE NE PUNE DHE NE JETE.

    PERSHENDETJE DHE URIME TE SINQERTA NGA MONDI DETROIT.
    nuk ka rendesi

  3. #3
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Qe kur e kane pase problem komunistet me masakru komunistet!


    Me fal harrova mehmet shehu ishte spiun i gestapos, sismit, kgb,udb, cia.

    Ikni pash te madhin Zot, mos i humbi kohe shqiptareve!
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  4. #4
    alvi
    i/e ftuar
    UCk se si u financua, kte e dim te gjith ne, pse mundoheni te na i qisni si engjej. Atyne bravo i qofte, se ishin te vetmit qe luftuan kur te tjeret boshin lloqe, po mos na i ngrini kaq ne qiell, se nuk jon nai fare grupi jo. Per pushtet po vrasin tashim isoj si shkau, duke vra shqiptare.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,439
    Postimet në Bllog
    17
    Me mire se kushdo, UCK-ne e njeh populli i Kosoves ashtu sic njeh edhe te gjithe kreret e kesaj organizate. Vleresimin per UCK-ne dhe krahune e saj politike, shqiptaret e dhane ne zgjedhjet e fundit parlamentare, dhe te gjitha komentet ne vazhdim do te ishin te teperta.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  6. #6
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Qielli s'ka preferenca...


    Une, StarCraft!

  7. #7
    Peja o qytet i bekuar
    Anëtarësuar
    28-03-2002
    Postime
    310
    Pershendetje si zakonishte!

    Alvin ju lutem mos beni ofendime, neqofse ju jeni i ndikuar nga ndonje fqinje i juaj sllav atje ne IDaho, ju lutem komentet e tyre mos i sjellni ne forum. Mos harroni parat qe u mblodhe ne NY, Cyhri, Berlin, Bruksel, Detroit, Chicago, mbrenda Kosoves etj etj.

    Albo, ketu jane dy gjera qe nuk shkojne njera me tjeteren ne komentin e juaj.

    Krahu politike i UCK eshte i veteshpallur ndersa ushtaret e UCK kane qene nga te gjithe spektri politike dhe jo politike. Ne UCK kemi pasur ushtar qe bindjet e tyre politike kane qene te drejtuara nga LDK-ja (edhe pse LDK-ja ne planprogramin e saj eshte 'paqesore"), ka pasur ushtar qe kane qene kunder politikes se LDK-se dhe ata qe jane dalluar me se shumeti dhe tani jane te respektuar ne popull jane ushtaret qe qellimi i tyre ka qene clirimi i Kosoves me mundesit e tyre, ne kete kategori bejne pjese shumica e ish-ushtareve te UCK-se. Keta te fundit kane qene te pafat dhe kane pasur barren kryesore dhe njekosishte kane qene te shfrytezuar dhe ne mes te dy zjarreve. Ideli i tyre, clirimi i Kosoves, i ka sjellur ne ate pozite sa te behen vegla si te Ministrise se Mbrotjes dhe kompanise Haliti-Thaqi. Kompani Haliti - Thaqi me dinakrine e tyre arriten qe te fusin ne dore nje pjese te hirarkise komanduese te UCK dhe me vone u vete shpallen krahu politike i UCK-se. Ne fakt ne ate kohe populli nuk kishte shume informacione mbi krahun politike per shkak te gjendjes rrethuese qe ndodhej cdo skut e Kosoves. Por sidoqofte UCK eshte ish- ushteria e Kosoves qe luftoj per clirimin e Kosoves me ato forca te saj. UCK e leshoj kushterimin per clirimin e Kosoves pas 85 vjeteve. UCK ka respektin e popullit te Kosoves.

    Tani, ne jemi ne nje moment qe UCK duhet te lejme pjese te Historise sone kombetare dhe pervjedhimi punes dhe njekosishte qe te mos sakrifikojme lire per sigurim sepse nje popull qe e sakrifikon lirin per siguri nuk meriton te jete i lire
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  8. #8
    alvi
    i/e ftuar
    I love Peja, keto nuk jane aspak ofendime. Un thash, UCK bravo i qofte se luftoi kur te tjeret boshin lloqe. Menyrat e financimit te UCk i dim te gjithe, dhe po qe se mendon se nje lufte mund te financohet me ca pare qe u mblodhen ne NY, apo ZYrih, apo kudo tjeter je shume naiv ose hiqesh si naiv. Fqinjet e mi sllave ne Idaho, kane nga 7-8 vjet ketu dhe se kane idene se si u financua UCK ose se si ishte ose eshte gjendja ne Kosove. Un nuk e di si ta merr mendja ty, se un mund ti lija fqinjet e mi te me shanin bashkatdhetaret.
    Pershnetje nga Alvi!
    Kerkoj falje per perdorimin nga ana ime e termit "i tuf drogaxhinj" pasi nuk eshte realiteti.

Tema të Ngjashme

  1. Mesime dhe doktrina te krishtera orthodhokse
    Nga Seminarist në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 27-07-2008, 13:36
  2. Ehli Sunneh (Esh'arite dhe doktrina e tyre)
    Nga rapsod në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 25-01-2007, 07:40
  3. Doktrina ekonomike dhe ushtarake autarkiste e Enver Hoxhes...
    Nga zANë në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-12-2005, 08:14
  4. DOKTRINA - Kapitulli III: Trinia e Shenjtë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 23:02
  5. DOKTRINA - Kapitulli I. Burimet e Doktrinës së Krishterë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 12-02-2004, 05:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •