Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 42

Tema: Faik Konica

  1. #1
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810

    Faik Konica

    FAIK KONICA: NUK JAM UNĖ

    Nga Aurel Plasari

    “E di se jam nga ata njerėz qė njerėzit nuk i duan,
    por jam nga ata pėr tė cilėt atyreve u bie nė mend.”
    P. B. Shelley


    Fytyrė dhe maskė

    Pėrse vallė Faik Konica ka mbetur njė nga ata personalitete madhorė tė mendimit dhe veprimit shqiptar tė cilėt vijojnė ende tė vuajnė “tė kuptuarit e reduktuar”?

    Autorėt kryesorė qė kanė transmetuar bazėn e tė dhėnave pėr figurėn e tij pėrbėjnė njė burim dore sė parė, si F. S. Noli me Hyrje dhe Faik Konica: Njė kryqtar te Shqipėria kopshti shkėmbor i Europės Juglindore, por edhe burime dore sė dytė, si Q. Panariti me Parathėnie (po aty), P. Kolonja me Si e njoha Faik Konitzėn nė Faik Konitza 1876-1976 (New York 1976) etj. Pėr pjesėn qė i takon personalitetit tė tij, kjo bazė ėshtė pėrdorur edhe prej autorėve mė nė zė qė mbi tė kanė shkruar: N. Ressuli, H. Kaleshi, L. Starova, A. Karjagdiu, S. Hamiti. Titulli i gjetur i librit tė kėtij tė fundit, Faik Konica: jam unė, ka vetinė tė sugjerojė trajtimin e figurės nė fjalė edhe nė kahun e pėrkundėrt; d.m.th. duke synuar kapėrcimin e “tė kuptuarit tė reduktuar”, i cili do ta vinte nė pikėpyetje autenticitetin e figurės ofruar nga Noli-Panariti-Kolonja. Tė dhėnat e kėsaj tresheje, nė njė rast si ky, do tė duheshin shqyrtuar me dyshim, qoftė duke vėnė nė dukje numrin e mospėrputhjeve qė godasin syrin edhe midis kėtyre transmetuesve tė ndryshėm, qoftė duke shtruar mundėsinė e njė pasqyrimi tė shformuar nė tė dyja kahet: duke ia shėmtuar fytyrėn Faikut, ose duke ia zbukuruar atė.

    Faik Konica nuk pėrfaqėson njė personalitet tė atij lloji qė mund tė mbetet nė njė kulturė vetėm prej njė atributi, pėr shembull prej veprės letrare. Apo prej veprės historike. Kėtu zė fill, virtualisht, njė “tė kuptuar i reduktuar” i tij. Ai mund tė mbetet sa prej veprės qė ka realizuar, aq edhe prej mėnyrės sė tė jetuarit dhe tė tė sjellit qė ka konceptuar, me fjalė tjetėr tė asaj qė ne sot e quajmė “behaviour”. Me njė prerje tė rėndė mund tė thuhet sot se vepra e Konicės, si e tillė, ka njė vlerė relative pėr kohėn tonė, ndėrsa mėnyra e tij e tė jetuarit dhe tė sjellit, pėrkundrazi, nuk ėshtė ende vlerėsuar sa do tė duhej.

    Vlerėsimi relativ sa i pėrket veprės nuk vė nė dyshim rolin e pamatė kulturor qė ka luajtur, si dhe ndikimin e gjithėmbarshėm qė ka ushtruar, nė kohėn e tij dhe mė mbas, Faiku. Ēėshtja ėshtė qė rezulton e vėshtirė tė pohohet se vepra e tij pėrbėn ndonjė kontribut me rrezatim jashtė tė zakonshmes pėr kohėn tonė. Ngjan i vėrtetė konstatimi se, duke u marrė me shumė punė dhe duke i vėnė vetes shumė barrė mbi shpinė, Konica as qė pati kohėn t’ia ngejė vetes “monumentin” nėpėrmjet veprės. Veē kėsaj, ai nuk u ndal te njė specialitet i vetėm, por parapėlqeu tė ishte njeri kulture me aspirata ndaj universalitetit. Ndonėse qysh nė kolegj e quanin “filozof”, sė paku letėrsia dhe historia i interesonin nė tė njėjtėn masė, por jo mė pak i interesonin gjuhėsia, filologjia, muzika, politika, antropologjia kulturore, arkeologjia etj. Madje pyetja mund tė shtrohej se ēfarė specialiteti mendonte vetė Konica se kishte.

    Tė bėnte ndokush njė orvatje pėr tė restauruar mendimin nė pėrgjithėsi tė Konicės, ka gjasa qė tė zhgėnjehej. (Mund t’i ndodhė, pėr shembull, ndokujt qė mendon tė punonjė njė tezė mbi mendimin e tij.) Do tė duhej pranuar qė, nėse kemi vepra tė Konicės, qofshin kėto edhe tė njė vlere tė lartė kulturore, si Doktor Gjilpėra kėrkon rrėnjat e dramės sė Mamurrasit, Pesė pėrralla nga Zullulandi apo esenė postume Shqipėria kopshti shkėmbor i Europės Juglindore, nuk mund tė thuhet se cilėn pikėrisht ka Konica vepėr. Fakti ekscentrik qė tė gjitha punimet e tij me synime tė mėdha kanė mbetur ose janė lėnė tė pambaruara vetėm sa ua shton atyre relativitetin nė vlera. Edhe nėpėrmjet kėsaj rruge pėrjashtuese mund tė dilet nė pėrfundimin se njė vepėr e njėmendėt arti dhe kulture njėherėsh, qė Konica i ka dhuruar trashėgimisė sė kombit tė tij, ėshtė vetė personaliteti i tij jashtė tė zakonshmes.

    Mund tė thuhet qė pėr ta vlerėsuar kėtė instancė neve na mungojnė vetitė pėrkapėse. Ka mundėsi qė kėto veti tė lidhen me faktin qė njeriut modern, nė kuptimin etik, nuk i intereson pėrkryerja e jetės vetjake, aq mė pak e jetės sė tė tjerėve; madje i duket sikur masa e njė jete njerėzore ėshtė mjaft e vogėl pėr “parathėniet” qė njeriu sot jeton. Njeriu modern nuk e ndien veten pėrgjegjės si individ, as pėr mirė as pėr keq. Tė kujdesesh pėr pėrkryerjen e jetės vetjake sot nuk ėshtė nė modė, ėshtė diēka e kapėrcyer, e tejkaluar. Ėshtė njė virtyt i kohėve idilike tė shoqėrisė. Por edhe kėtu mund tė gabohemi. Ka gjasa qė, pikėrisht ngase duam tė tejkalojmė stadin e jetės individuale, na duhet tė kujdesemi pėr jetėn tonė mė shumė se mė parė. Dikur, ndoshta, kishim kohė ta shtynim kėtė punė, ta bėnim pėrkryerjen tonė njė problem tė jetės mbarė. Sot, pikėrisht ngase duam t’i shėrbejmė njė ideali tjetėr qė nuk ėshtė jeta individuale, duhet tė nxitojmė pėr ta pėrkryer veten. Nė kėtė raport tė dhėnies e marrjes me veten - pėr t’i krijuar vetes personalitetin njė cope – modeli i Konicės hyn ende nė punė. D.m.th. ėshtė aktual.

    I vjetėr qysh nė tė ri

    T’i quajmė gjėrat me emrin e tyre: a nuk ka Faiku qysh nė tė ri, qysh kur mėson nė Gjimnazin grek tė Konicės, nė kolegjėn e Shėn Ksavierit nė Shkodėr, apo nė Liceun perandorak tė Gallatės, a nuk ka diē prej njeriu tė pahonepsshėm? Me shokėt e klasės e ka tė vėshtirė tė merret vesh. Mėsuesit e vlerėsojnė, por shumė pak e duan. Qysh nė kėtė moshė ėshtė njė ēunak nursėz, mezi jep e merr me ata qė ka pėrreth dhe, pėr mė shumė, ėshtė edhe nxėnės i shkėlqyer! E habitshme do tė ishte tė mos e ndiqte antipatia. Kur kolektivisht bėjnė ekskursion nė Izmir, nė vend qė tė pijė duhan tinės ose tė kthejė ndonjė gotė birrė, sikurse bėjnė “tė tjerėt”, ai shėtit i vetmuar duke lexuar Rousseau-in. Qysh nė kėtė periudhė jeta e tij e brendshme nuk duhet tė jetė pa dramatizėm. Mbetet nė mend prej tij shembulli i tė riut qė ēohet pėrditė rreth orės gjashtė, mbasi ka punuar deri afėr mesnatės, i cili nuk pėrgatitet vetėm pėr “shkollėn”, por punon pėr “veten”, duke studiuar me tė njėjtin seriozitet vizatimin dhe flautin, algjebrėn dhe logjikėn, sikurse mėson frėngjishten dhe sanskritishten.

    Nė kohėn e sotme ekziston njė model ēunaku nė vogė: inteligjent dhe skeptik, i shkėlqyeshėm dhe dembel. Mirėpo, edhe nė ka diēka tė mirė te njė ēunak i tillė, edhe ai do tė duhej tė turbullohej, tė tronditej kur t’i nxirrnin pėrpara rininė e Konicės si njė leksion. Autori i kėtyre radhėve e pranon pa mėdyshje se do tė kishte qenė sot njeri mė i pėrgatitur sikur dikush, nė kohėn kur ai ishte nxėnės, t’i kishte nxjerrė pėrpara shembullin e njė ēunakėrie si ajo e Konicės. Njė ēunakėri, si dhe njė rini e tillė, nuk kanė vlera vetėm “nė vetvete”, d.m.th. vetėm pėr tė shpjeguar zanafillėn njė personaliteti tė ardhshėm, por pėr tė kuptuar tė gjithė “modelin”. Sepse Faiku ynė ka pėr tė mbetur gjithnjė po ai, deri nė pleqėri tė thellė. Prej ēunakėrisė do t’i mbeten atij do “huqe” qė te njeriu i pjekur mund tė befasojnė, nė mos edhe tė zhgėnjejnė.

    Ėshtė, pikėsėpari, ajo ndjenjė pakėnaqėsie tė theksuar ndaj (gati) tė gjithėve dhe (gati) gjithēkaje rreth vetes. Njė pakėnaqėsi qė Konicėn ka pėr ta shoqėruar gjatė krejt jetės sė vet, duke u shndėrruar shpesh deri nė pėrēmim. (Nė lerėn e detraktimit tė figurės sė njė bashkėkohėsi tė tij, mjeti stilistik mė i shpeshtė me tė cilin Konica i drejtohet ėshtė forma interjektive: “Tė meprizoj! Tė meprizoj!”) Vjen mandej ndjenja e veēimit, pėr tė cilėn ai, njė ditė prej ditėsh, lypset ta ketė kuptuar se nuk ia kanė fajin vetėm “tė tjerėt”. (Nė nivelin letrar do tė thuhej se ai, ashtu si Flaubert-i, qenkėsh pakėz Zonjė Bovary.) E lidhur me kėto dy ndjenja duhet tė jetė edhe njėfarė erandjeje mbas njė ore lumturie, njė gjėsend tė cilin as vetė nuk e ēanėson dot, por pėr tė cilin ai ėshtė i gatshėm tė braktisė shumėēka. Pėr kėtė ndjenjė tė fundit, duke mos e ditur saktėsisht ē’pėrmbajtje ka, ai nuk gjen dot emėr. Por ajo, megjithėkėtė, e ndjek kėmba-kėmbės.

    Ēfarė do ai, fundja mė nė fund? Njė dashuri tė madhe? Njė miqėsi ideale? Njė mirėkuptim tė pėrkryer? Dhe kėto qenkėshin fitoret mė tė mėdha nė jetė? A nuk pėrfaqėsojnė edhe kėto diēka nga mediokriteti i pėrhershėm njerėzor?

    Midis dy palėsh

    Faik Konicės i bie tė jetė nė kulturėn shqiptare personaliteti qė ka qėndruar kohėn mė tė gjatė mes dy palėsh: akuzatorėve dhe avokatėve mbrojtės. Pėr ta ilustruar kėtė hipostazė, mund tė zgjidheshin pėr t’u vendosur pėrkundrejt njėri-tjetrit Dh. S. Shuteriqi si pėrfaqėsues par excellence i akuzatorėve (Literatura jonė, 6 - 7/1948) dhe N. Ressuli si pėrfaqėsues po aq i shquar i avokatėve mbrojtės (Faik Konitza 1876-1976).

    Shkruante studiuesi nga Shqipėria socialiste: “Faik Konica ishte vegėl e politikės imperialiste t’Austrisė nė vendin tonė, agjent i kėsaj politike”; ia kthente tjetri nga ShBA: “Faiku filoaustriak! Po kush nuk e hiqte veten nga fundi i shekullit XIX dhe nga fillimi i shek. XX se kinse ishte “filo” i ndonjė Pushteti tė Madh qė shfaqte interesim politik pėr Shqipėrinė?” Dhe, mbasi rendiste argumentet se pėrse nė periudhėn nė fjalė Austro-Hungaria ishte me tė vėrtetė mbrojtėsja e Shqipėrisė dhe e shqiptarėve, shtonte edhe: “As nuk duhet tė mendojmė se Faiku e pranonte politikėn austriake nė Shqipėri me sy mbyllur: aspak! S’ishte aso burri Faiku qė t’ia mbyllje gojėn ose t’ia lidhje gjuhėn! E provon fakti se ai edhe u pėrzu nga toka e Perandorisė pse kishte kritikuar veprimtarinė e austriakėve nė Shqipėri gjatė luftės”.

    Shkruante Shuteriqi: “Urrejtja pėr Naimin zjente nė zemrėn e tij tė zezė dhe kėtė urrejtje ai e mbėshtillte nė fjalėt lajkatare qė mbanin mė se njė gjėmp tė helmatisur kur i binte tė fliste mbi Naimin tek Albania e tij...”; sqaronte Ressuli: “Pėr Faikun, i rritur nė Francė ku nė fund tė shekullit tė kaluar ndriēonin yjet e njė Verlain-i, tė njė Baudelaire-i, tė njė Rimbaud-i, ē’mund tė ishin vargjet e Naimit veēse “vjersha pėr dervishė”?”; Ressuli nuk druante tė shėnonte nė parantezė: “S’ka dyshim se me Naimin Faiku e teproi... ”; porse shtonte edhe “Megjithatė, qė Faiku ua preu hovin sa e sa kalemxhinjve, ky ėshtė njė fakt i pamohueshėm”.

    “Shok i Fishtės dhe i shokėve tė kėtij, Faiku nuk mund t'i printe lėvizjes patriotike tė Rilindjes dhe as letėrsisė sonė pėrparimtare tė kohės. Ai ishte dhe mbeti tėrė jetėn eksponent i politikės dhe i letėrsisė antinacionale shqiptare", shkruante Shuteriqi; sqaronte Ressuli: “Faiku, njeri me kulturė krejt perėndimore, nuk e ndien veten tė lidhur me Orientin; ishte fare e natyshme, prandaj, qė ai tė ndiqte njė rrugė tjetėr nga ajo e Naimit si nė lėmin e kulturės, si nė lėmin e politikės”.

    Shuteriqi: “Shkrimet e klerit katolik do t'i mbushin ahere faqet e Albanias dhe do tė vazhdojnė gjersa tė ketė jetė revista, gjer mė 1909"; Ressuli: “Rreth Faikun nė Albania u mblodhėn tė rinjtė mė tė mirė tė asaj kohe, si L. Gurakuqi, Gj. Fishta, Ēajupi, Noli, F. Shiroka, H. Mosi, Asdreni dhe plot tė tjerė tė njohur dhe tė panjohur”.

    Shuteriqi: “F. Konica nuk do tė dinte si tė gjejė lėvdata mė vonė pėr poezinė epike tė shokut tė tij Gjergj Fishtės, dhe nuk do tė merrte mundimin tė bėnte hesape se nė sa vargje mund tė reduktohet Lahuta e Malcisė pėr tė qenė mė e tėrheqėshme dhe mė e shėndoshė, tė paktėn artistikisht”; Ressuli: “Aty [tek Albania] u zhvillua edhe mė shpirti demokratik, aty lindi kritika letrare, aty lindi proza artistike”.

    Shuteriqi: “...me njė cinizėm tė rrallė denigruesi qė e karakterizonte atė...”; Ressuli: “... tip gjaknxehtė, rebel, i rritur nė njė Francė demo-liberale ku nuk pati kurrė fre gjuha e ku plasėn e u rrahėn luftat mė tė rrepta fletorare nė lule tė djalėrisė sė tij, si kaq shkrimtarė tė huaj, ai ndien nevojėn tė ngrihet kundėr disa sistemeve e metodave tė bėra tė zakonshme ndėr ata pak shqiptarė qė merreshin atėhere me shkrime”.

    Shuteriqi: “Faiku qe Faiku dhe nuk la gjė pa bėrė [...] Faik Konica mbeti njė varrmihės i pakorrigjueshėm [...] Ai ndenji dit’ e natė me kazmė nė dorė kundėr popullit”; Ressuli: “Nga atdheu i Voltaire-it ai trashėgoi edhe njė cilėsi tjetėr nė prozė: humorin, rreptėsinė e mprehtėsinė e ironisė e tė sarkazmit, esprit-un. Shumica e shkrimeve tė tij janė njė shembull i pavdekur i kėtij esprit-u tė paarrirė kurrėmė prej ndonjė shkrimtari tjetėr nė prozė. Nė ēdo luftė qė ai rrahu, doli gjithnjė triumfonjės vetėm pėr hir tė kėtij esprit-u. Ai i pėrkuli, i shpartalloi, i asgjėsoi armiqtė vetėm e vetėm me armėn me tė rrezikshme qė natyra i fali, me ironinė, me sarkazmin, me talljen e pėrbuzjen”

    Shuteriqi: “F. Konica inauguronte sulmin kundėr ēdo gjėje pėrparimtare nė letėrsinė tonė”; Ressuli: “Ai qe, pra, me tė vėrtetė njė nisjator dhe reformator i kulturės sonė, qė zhvillohet nė pjesėn e dytė tė Rilindjes dhe njė “oksidentalizues” i kėsaj kulture”.

    Dhe, kėshtu radhazi, debati mes akuzatorėve dhe avokatėve mbrojtės ka ardhur deri nė ditėt tona gati i papėrfunduar.

    “Seancė kryqėzimi”

    Ta themi tani qė kėtė “tė kuptuar tė reduktuar” Faik Konica e ka vuajtur qysh nė gjallje. Madje asihere, ka gjasė, nė mėnyrė edhe mė kontroverse. Si e thotė Ressuli, gjithnjė pati ekzistuar njė “humnerė e thellė” midis tij dhe turmės sė shkrimtarėve dhe gazetarėve tė tjerė qė Faiku i quante “poturakė”. Kjo turmė ishte e para qė e luftoi, mbasi ishte e ndėrgjegjshme pėr kėtė “humnerė” qė e ndante prej tij. I dyti qė e luftoi qe, nė mėnyrė tė hapur, njė zhgan politikanėsh, kryesisht nėpunės tė lartė tė fomuar nėpėr shkollat turke. Sado qė mund tė punonin edhe ata “pėr Shqipėrinė”, nuk i shpėtonin dot ndikimit ballkanik-oriental, njė nga trashėgimitė qė mė sė shumti i rėndonte kombit shqiptar edhe mbas fitimit tė pavarėsisė. Tejmase tė vėshtirė e kishte ky zhgan politikanėsh tė kuptonte parimet e kulturės europiane me tė cilėn Faiku qe mbruar, mendėsinė liberale qė tek ai ishte pėrftuar, frymėn demokratike me tė cilėn ai ishte formuar, madje edhe mėnyrėn e jetesės sė tij “oksidentale”.

    Pėr tė dhėnė njė shembull gėrthitės, nga Bisedimet e Kėshillit Kombėtar po nxjerr pak faqe prej debatit tė gjatė tė zhvilluar nė Legjislaturėn e parė tė atij Kėshilli nė mbledhjen nr. 67 tė vitit 1922, e cila mund tė titullohet edhe “seancė kryqėzimi” pėr Faik Konicėn. Pretencėn nė kėtė rast e shqiptonte njė anėtar i kabinetit qeveritar, Mehdi Frashėri:

    “Z. Mehdi FRASHĖRI: Vatra, kur ka qenė kryesuar prej njerėzve mė pak tė dijshėm, por patriotė, i ka bėrė shėrbime atdheut, dhe qeveria e z. Iljas Vrioni e pati njohur si njė person juridik duke i pranuar deputetin e saj. Pėr fat tė keq, qėkurse ka ardhė nė krye tė Vatrės njė faqezi i quajtur Faik Shishko, dijtė o pa dijtė ajo ėshtė transformuar nė njė grup vagabondėsh dhe veprat e tyre arrijnė shkallėn e trathėtisė. Jashta Amerikės, nė Greqi, Itali, Jugosllavi e gjetkė kanė tė bėjnė me ca njerėz qė janė spiunėt e tė huajve dhe qė pėrpiqen tė diskreditojnė popullin shqiptar, shtetin shqiptar edhe gjithė qeveritė qė kanė ardhė qė nė Kongres tė Lushnjės e tėhu.

    Delegati i Vatrės nė Romė, Faik Konica, kur u formua kabineti i Sulejman Delvinės dhe kur ndodhej Shqipėria nė rrezik tė brendshėm dhe tė jashtėm, pėr me diskredituar qeverinė e atėhershme shkruante pėr Sulejman Benė se ėshtė i turqve edhe qė ka vrarė armenėt. Mė njė kohė kur gjithė bota e qytetėruar ka pasė mėshirė e simpati pėr armenėt, edhe kur qeveria shqiptare kishte nevojė tė prezantohesh si njė qeveri nacionale dhe indipendente, Faiku e prezantonte kėsisoj. Kjo ishte njė ēpifje, se Sulejman Delvina ishte njė sekretar i Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Turqisė dhe materialisht nuk ėshtė e mundur qė njė sekretar tė ketė atė fuqi sa tė bėjė masakrėn e armenėvet. Kjo ēpifje nuk quhet personale, se Sulejman Beu akuzohej dhe diskreditohej si Kryetar i qeverisė shqiptare mė njė kohė kur kishim nevojė pėr simpatinė e gjithė botės.

    Kur Ani Rustemi vrau Esadin nė Paris edhe mund tė themi se shpėtoi Shqipėrinė, Faik Konica, nė njė intervistė tė gjatė qė ka bamė nė gazetėn Popolo Romano, e ka karakterizuar Avni Rustenin si njė “katil ordiner” dhe qeverinė shqiptare si “mandatori degli assassini”, d.m.th. dėrguesit e katilavet. Ky njeri nuk mjaftojti me kėto, por vete mbledh studentėt e Romės dhe u thotė qė jakėni t’ju shpie nė Ambasadėn Franceze dhe thuajini ambasadorit tė Francės qė Avni Rustemin e ka ēuar qeveria shqiptare pėr tė vrarė Esadin, me qėllim qė tė provokojė armiqėsinė e Francės kundėr Shqipėrisė.

    Kur ngjau lufta e Vlorės, lufta ma e ndershme dhe ma e naltė qė kanė ba shqiptarėt qė mė 1912 e tėhu, ay kėrkonte ta dėftonte si njė “brigandage”, edhe nė artikujt qė ka shkruar nė gazetėn italiane pėrdor tekstualisht kėto fjalė: “deploro la cecitą e l’assurditą degli albanesi”, qė shqip don me thėnė “mė vjen keq pėr verbėrinė dhe budallallėkun e shqiptarėvet”. Faiku shkoi njė ditė pranė z. Tefik Mborja dhe i propozoi qė tė dalin nė Sarandė, tė kandisin vlonjatėt qė tė heqin dorė nga lufta e tė rrėzojnė qeverinė, edhe ay vetė tė bėhej Kryetar dhe Tefik Mborja prefekt nė Vlorė. Tefik Mborja ia refuzoi kategorikisht. Kur gazetarėt e huaj trimėrinė e vlonjatėvet e pėrgjisnin me heroizmėn klasike tė vjetėr, delegati i Vatrės Faik Konica bėnte kėto intriga tė dobėta. Tefik Mborja ėshtė nėpunės i qeverisė edhe kjo mundet ta pyesė. Gjithė kėto vepra tė delegatit tė Vatrės cirkonstancat i cilėsojnė si trathėti antipatriotike.

    Veprimet e Faikut vazhduan nė kėtė mėnyrė: pėr Iljas Vrionė thoshte se e shet Shqipėrinė pėr njė kadah raki. Nė gazetėn italiane Eco, me firmėn e tij, botonte njė artikull ku thoshte se “influenca e jevgjitėvet nė qeverinė shqiptare ėshtė kaq e madhe sa njė jevgjit do t’emnohet Ministėr i Shqipėrisė pranė qeverisė italiane”. Kur njė popull ndodhet nėn influencėn e jevgjitėvet, do me thėnė se ay popull ėshtė m’i poshtėr nga jevgjitėt. Tė gjitha shkresat e tija si Kryetar i Vatrės vazhdojnė nė kėtė mėnyrė. Pas shkresavet tė Faikut, tė gjithė qeveritarėt qė kanė ardhur deri sot, kush ėshtė katil, kush spiun, kush hajdut, kush sodomit (d.m.th. kullumbara). N’artikullin e fundit gjithė qeverinė shqiptare e karakterizonte si qeveri sodomite.

    Qeveritė shqiptare qė kanė ardhur nė fuqi, le qė s’kanė pasė asnjė marrėdhėnie me Mustafa Qemalin, por pėr tė mos lėnė vend as nė njė dyshim, kanė vajtur kaq larg sa kanė pėrzėnė shqiptarėt qė kanė ardhur nga Turqia. Por interesat e Greqisė e donin qė ta dėftonin qeverinė shqiptare si njė bashkėpunuese tė Mustafa Qemalit edhe njė i quajtur Leonidha Naēi, qė ka qenė dhe ėshtė spiun i grekėvet, dhe qė rri nė Athinė, herė pas here i shkruante Diellit se qeveria shqiptare bashkėpunon me Mustafa Qemalin. Tue qenė qetėsi e plotė nė Shqipėri, nė dy muaj njė herė gazetat e trathėtorėvet e spiunėvet tė shtetevet tė huaj qė dėshirojnė tė diskreditojnė qeveritė shqiptare po me gojėn e shqiptarėvet tė vet, nė dy muaj njė herė ēpifin njė revolucion nė Shqipėri edhe kryesia e Vatrės me letra tė mbėdha i boton kėto lajme tue dhėnė shpjegime edhe tue rrėzue pėrgėnjeshtrimet e qeverisė. Kėto bėhen nė emrin e njė shoqėrie sė cilės qeveria i ka njohur personalitetin juridik. Vjet kur Imzot F. Noli ndodhej si delegat nė Lidhjen e Kombevet, delegati i Greqisė Kazaxhiu, nė memorandumet qė paraqiste nė Lidhjen e Kombevet argumentet i merrte nga botimet ēpifarake tė Diellit.

    Gjithė kėto ngjarje nė pikėpamjen ligjore formojnė njė krim. Guximtari i tyre ėshtė Kryetari i Vatrės dhe ata q’i ndihmojnė ligjėrisht quhen komplisė, bashkėveprues. Na jemi njerėzit e ligjit dhe e ftojmė qeverinė tė marrė masat e duhura dhe gjyqsore kundėr kėtyre trathėtorėve. Ėshtė gjė e turpshme qė njerėz si Faik Konica t’ushqehen, tė ndihmohen dhe t’enkuragjohen nga djersa e punėtorėvet shqiptarė pėr me trathėtue atdhenė, pėr me diskreditue popullin dhe shtetin shqiptar. Qeveria ka detyrė qė tė shpėtojė vatranėt nga kjo njollė tue lajmėruar degėt e Vatrės qė, po nuk i dhanė shkelmin Faikut nė njė afat tė caktuar, nė ndjekjet gjyqėsore qė do tė bėhen janė pėr t’u quajtur edhe ata si komplisė. Lutem, pra, z. Kryetar qė tė pyetet z. deputet i Vatrės tė na thotė kėtu se a i aprovon veprimet e Kryetarit tė Vatrės apo i desaprovon”.

    “Imzot F. NOLI: Z. Kryetar! Nga fjalėt e tė ndershmit deputet t’Elbasanit z. Mehdi Frashėri merret vesh sikur Parlamenti u bė gjykatore pėr tė dėnuar Faik Konicėn. Parlamenti, para se tė adaptonjė kėtė pikėpamje, duhet tė marrė tri gjėra parasysh.

    E para: A ėshtė kompetent Parlamenti pėr tė gjykuar Faikun? Thom vetėm Faikun, se ay emėr ėshtė aq i njohur midis nesh e popullit sa tė dihet pėr cilin bėhet fjalė. Nga pikėpamja legale Parlamenti nuk ėshtė gjykatore; sa pėr pikėpamjen morale, dyke marrė parasysh qė Faiku ka kritikuar ashpėr guvernėn dhe partinė e shumicės, gjykimi juaj do t’ishte njė parodi e drejtėsisė, se do tė ishit edhe akuzatorė edhe gjykatės, edhe davaxhinj edhe kadinj. Kėtė e dini fort mirė qė s’e merr kalemi dhe, nga ana ime, nuk dėshironj qė Parlamenti ynė tė bėhet qesharak pa punė. Dhe, dyke mos qėnė kjo gjykatore as kompetente, as e paanėshme, nuk e shoh nevojėn tė pėrgjigjem si ndonjė i akuzuar nė istintakun e deputetit t’Elbasanit.

    E dyta: Faiku ėshtė Kryetar i Vatrės, i zgjedhur lirisht prej anėtarėve tė saj, nuk ėshtė sulltan i Vatrės. Dyke dėnuar, pra, Faikun kemi pėr tė dėnuar edhe Vatrėn dhe anėtarėt e saj qė e kanė zgjedhur pėr Kryetar. Edhe e dini qė tė gjithė sa shėrbime tė ēmuara i ka bėrė ēėshtjes Vatra. Nuk do t’jua numėronj tė gjitha. Arrin t’ju kujtonj vetėm dy: Pas dėshtimit tė Venizelosit, vetė Vatra ia ndryshoi faqen Toskėrisė dyke i futur shqiptarėt orthodhoksė nė vathėn patriotike. Guverna e jonė mezi mblodhi me pahir njė hua tė mbrendshme prej 100.000 fr. ar mė 1922, pasi u zgjidh ēėshtja e kufirit, kur Vatra me njė fjalė tė vetme i mblodhi guvernės njė hua prej njė miliuni fr. ar mė 1920, kur puna e Shqipėrisė ishte edhé nė rrezik.

    E treta: Cili ėshtė Faiku, qė gatiteni tė dėnoni? Deputeti i Elbasanit ju tha qė kombi i detyron Ismail Qemalit njė monument. Jemi fare me njė mėndje, por unė shtonj qė kombi i detyron Faikut njė monument edhe ca mė tepėr. Ismail Qemalit pėr njė vepėr, pėr njė gjest, pėr ngritjen e Flamurit nė Vlorė; Faikut pėr disa vepra, pėr disa gjeste qė i kanė kushtuar tėrė jetėn. Faiku ėshtė kryelėronjėsi i gjuhės sonė, ėshtė zbulonjėsi i Flamurit tonė tė harruar, tė atij Flamuri qė e ngriti Ismail Qemali nė Vlorė, ėshtė kryekalorėsi i lirisė dhe independencės kombėtare, edhe ne tė gjithė s’jemi veēse dishepujt e tij. Historia e paanshme s’mund ta mohonjė se ai i ka falur ēėshtjes tėrė rininė dhe tėrė mėndjen kėtu e njėzet e shtatė vjet me radhė pa reshtur. Dhe ku e gjeti Faiku inspiratėn pėr kėtė luftė tė gjatė e tė rėndė me shpresė kundėr shpresės, kur Shqipėrinė s’e deshnin shqiptarėt vetė dhe ca mė pak tė huajtė? Ku gjetkė veē nė shpirtin e tij ku mbretėronte si njė perėndi ideali stoik i detyrės, ku gjetkė veē nė temperamentin e tij prej idealisti t’ashpėr e tė fortė qė refuzon tė bėnjė kompormise me njerėzit e ditės dhe me faktet e pamėshirta? Faiku ka patur dhe ka atė fuqi prej shpirti qė e pėrshkruan aq bukur Shakespeare-i nė tragjedinė e Jul Qesarit:
    Me atė, o Perėndi, e bėn tė dobtin luan!
    Me atė, o Perėndi, po i dėrrmon tiranėt!
    Se as kull’ e gurtė, as mure prej bakėri,
    As burgu i errėt, as vargonj prej hekuri
    Nuk e pėrmbajnė dot fuqinė e shpirtit!
    Dhe ėshtė e tepėrt t’ju them qė, po tė mos kishim patur burra idealistė si Faiku, Shqipėria nuk do tė ishte e lirė sot. (Kėmbėtrokitje prej disa deputetėve.) Pėr fat tė mirė historia nuk shkruhet me kėmbėtrokitje, por me punė, dhe Faiku ka punuar mė tepėr dhe mė pėrpara se tė gjithė ne. Ka punuar... ndėrsa ndodhet sot nė prak tė pleqėrisė, dhe ndofta ėshtė fati i shkruar i tij ta ngrysė jetėn nė syrgjyn, jetė sakrifice dhe shėrbimi, pa tjetėr shpėrblim veē sharjeve nga ata qė pėrfituan prej mundimeve tė tij. Sot ėshtė her’ e parė qė pėrmėndet emr’ i tij nė Parlament tė Shqipėrisė sė lirė, dhe ironia ėshtė qė pėrmėndet pėr gjykim e dėnim. Faiku, dekani i veteranėve tė ēėshtjes kombėtare! Ndofta bukuria tragjike e sakrificės sė Faikut e kėrkon kėtė dėnim si kurorėn prej gjėmbash dhe uthullėn e Krishtit”.

    Turqia mbrapa dhe pėrpara

    Por ana, nė dukje, mė kontroversiale e Faik Konicės shfaqet nė qėndrimin e tij sa pėrket zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare nė rrethanat e tėrheqjes pėrfundimtare tė Perandorisė osmane nga Europa. Nė kėto rrethana, me mendimet dhe veprimet e tij, ai u bė njėri nga ideuesit e shtetit shqiptar. Politikisht Faiku nuk i pranonte mė lidhjet me Turqinė, si i propozonin shumė nga rilindėsit paraardhės nisur, nga njėra anė, prej dyshimit se kushedi sa do tė zgjaste ende Perandoria osmane nė Europė dhe, nga ana tjetėr, prej frikės nga rreziku qė paraqisnin fqinjėt pėr njė shetet tė mundshėm shqiptar.

    Duke qenė qytetar i mirėfilltė i Europės, ai kishte mundėsi ta shihte mė tė afėrt shembjen e Perandorisė dhe gjithashtu mė pranė instituimin e njė shteti shqiptar. Kėshtu u bė ndėr tė parėt qė e kuptoi se instituimi i njė shteti tė tillė do tė varej mjaft nga qėndrimi i pjesės muslimane tė popullsisė, jo vetėm ngase ajo pėrbėnte nė Shqipėrinė gjeografike njė shumicė, por edhe sepse ishte pikėsėpari ajo qė duhej tė ndahej nga ideologjia osmane dhe tė reshtte sė identifikuari veten me turqit gjithėnjė simbas parimit “tė krishterėt janė qė janė kundėr turqve”. Nė revistėn e tij Albania qė dilte nė Bruksel, nėn syzėn “Rreziku i afėrm i shqiptarėve muhamedanė”, qysh mė 1909 i formulonte kėto ide nė shkrimin me titull Njė lajmėrim i shkurtėr muhamedanėve. Duke i paralajmėruar ata pėr krijimin e mundshėm tė njė shteti shqiptar, me njė frymė tė hapur civile u bėnte thirrje bashkatdhetarėve tė tij t’i paraqiteshin Europės si njė komb i njėsuar. Me stilin e vet tė prerė, i pėrmblidhte kėshtu porositė: “1) Osmanllinjtė nė pakė vjet do tė dėbohen nga Evropa; 2) Shqipėria, e pabashkuar dhe e paqytetėruar, e mbetur nga faji i saj pa miq tė fortė pėrjashta, do tė ndahet; 3) Shqiptarėt muhamedanė do tė dėbohen duke humbur mallin dhe kamjen; 4) Osmanllinjtė nuk do t’i qasin n’Anadoll shqiptarėt e dėbuar; 5) Nė mos idealismi, tė paktėn buka dhe detyra qė kini te fėmija juaj ju shtrėngon tė bėni nga dy gjėra njėrėn: a tė ktheheni te feja e stėrgjyshėrve t’uaj, a tė mbeteni muhamedanė, por duke u lidhur me aqe vėrtetėsi dhe zemrė me tė krishterėt nga gjaku juaj, sa t’i jepni kombit t’uaj njė karakter gjysmė tė krishterė” (Albania, XII, London 1909).

    Ky qėndrim i tiji sa pėrket modelin e shtetit shqiptar nė instituim e sipėr qe pasqyruar edhe nė mesazhin qė mė 4 dhjetor 1912 ai i dėrgonte Kuvendit tė Vlorės nė emėr tė federatės Vatra: “Federata Panshqiptare e Amerikės Vatra dėrgon pėrgėzime tė nxehta pėr inauguracionin i cili do tė mbahet mend. I lutet Asemblesė Kombėtare me mos e pranue kandidaturėn e njė princi muhamedan. Mos e bani Shqipniėn nji shtet oriental si Khiva, Buharaja, Afganistani, Tunisia e tė tjera. Kini pėr ideal nji Shqipniė europiane si Norvegjia, Danimarka, Holanda, Belgjika. Ja pėrse ne preferojmė nji princ nga familje mbretnore europiane i cili tė sjellė tradita oksidentale. I ndėnshkruemi u lutet veēanisht deputatvet muhamedanė qi ta tregojnė patriotismėn e tyne tyke sgjedhė njė princ tė krishtenė. Me bamė ndryshe do t’ishte si me bamė nji faj qi s’do tė ndreqet ma”. ” (Nosi: Dokumente, nr. 12, 1924, 371-372).

    Duket mbaskėsaj e pagjasshme qė, mė 1915-1916, pikėrisht ky Faik tė vejevijė nėpėr qytetet e Austro-Hungarisė nė krye tė njė komploti politik qė nuk ka synim tjetėr veēse kthimin e Shqipėrisė nė lidhjet me Turqinė nėpėrmjet vendosjes nė krye tė shtetit shqiptar tė njė “princi turk”, “princi musliman”. Si organizator i aftė, ai ia ka dalė tė mbledhė pikėrisht nė Vjenė figura mė shumė ose mė pak tė njohura tė pėrfshira nė politikėn shqiptare tė kohės, si Nuzhet bej Vrioni, Dervish Hima, Imamzade Rexhep Efendia, njė Xhelal bej etj. Sė toku me ta ka formuar aty njė “komitet nismėtar”, veprimet e tė cilit pėrshkruhen pėrimtisht nė njė letėr “konfidenciale” qė Konica ia dėrgon, me sa kuptohet, Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Turqisė, funksionar i lartė me tė cilin duket tė ketė njohje tė afėrt: “Mon cher bey...”, e fillon ai letrėn pėr tė. Kundėrshtarė tė kėtij “komiteti nismėtar” janė aty nė Vjenė, simbas Konicės, Surja bej Vlora, pėr tė cilin shkruan se “ka parapėlqyer tė lehė me katolikėt” dhe disa pak tė tjerė. Edhe princi Wied ndodhet aty nė Vjenė, i rrethuar nga “partizanė tė tij katolikė dhe ortodoksė”, sikundėr i raporton Faiku funksionarit tė lartė turk, ndėrkohė qė Surja bej Vlorėn e quan “agjent i tij” (i Wied-it).

    “Komiteti nismėtar” i Konicės ka marrė masa pėr tė organizuar edhe nė Shqipėri propagandėn pro “princit turk”, sidomos nėpėrmjet shqiptarėve tė pasur qė jetojnė dhe tregtojnė nė qytetet e Austro-Hungarisė. “Njėri prej kėtyre njerėzve tė mirė – i tregon Faiku funksionarit tė lartė turk - u gėzua aq shumė kur i dhashė shpresėn qė, me ndihmėn e Zotit dhe po qe se ne lėvizim, do ta kemi njė princ turk, sa qė mė puthi dorėn me lot nė sy”. Po nė kėtė letėr, ai gjen rastin qė, mes tė tjerash, t’i kujtojė funksionarit tė lartė turk se “ne [shqiptarėt] jemi tė bashkuar me turqit nėpėrmjet lidhjesh fetare, ngase kemi njė kryetar feje tė pėrbashkėt, por edhe nėpėrmjet marrėdhėniesh familjare si rrjedhojė e martesave tė vijueshme mes nesh prej pesėqind vjetėsh dhe, pra, ėshtė e natyrshme qė ne t’i hedhim sytė nga Stambolli”.

    Ngjajnė terma tė pabesueshėm pėr penėn e Faikut. Tė Faikut qė, qysh nė fillimet e pėrfshirjes sė tij nė propagandėn pėr njė shtet shqiptar, kishte refuzuar prerazi ēdo lidhje tė mėtejme me “kėrmėn”, si e quante ai Turqinė, duke pėrdorur madje ndaj turqve dhe filoturqve detraktime dhe sharje pa fund: “bajga”, “plehra”, “gėlbaza” etj.; tė atij Faiku qė, me tė gjitha energjitė e veta, kishte himnizuar deri asodite lidhjet e shqiptarėve me Perėndimin duke ngulmuar t’u ofronte atyre njė model tė prerė perėndimor pėr shtetin e ri; tė atij Faiku “idealist” dhe “stoik”, “qė refuzon tė bėnjė kompromise me njerėzit e ditės dhe me faktet e pamėshirta”. Letra, gjithsesi, ėshtė shkruar prej dorės sė tij, nė frėngjishte tė kulluar, nėnshkruar “Faik Konitza” me dy alfabete, latin dhe osman, nga hoteli Frauenhaf (4 Josefsplatz) nė Baden pranė Vjenės. Ajo mban edhe nėnshėnimin e sigurisė: “Nota bene: Numri i faqeve tė letrės 8. Edhe 23 faqe tė shtypura nė hungarishte. Zarfi mban 5 vula, me shkronjat fillestare F. K., nė dyllė tė kuq”.

    Logjika e dy qėndrimeve/ dy qėllimeve

    Nė kohėn kur jetonte dhe punonte Faik Konica zinte fill nė kulturėn shqiptare njė brez i ri i inteligjencies, ndoshta brezi i saj mė i rėndėsishėm mbas atij tė pėrfshirė drejtpėrsėdrejti nė lėvizjen e Rilindjes Kombėtare. Doemos qė ky brez, si i ri, tanimė kishte pėr tė thėnė diēka tė vetėn, tė ndryshme prej asaj tė paraardhėsve. Nė mėnyrė tė vetvetishme ai do tė kėrkonte edhe tė sfidonte atė ēfarė tanimė ishte thėnė. Mirėpo, sikundėrse na mėson parimi i njohur, mėnyra mė e lehtė pėr tė qenė origjinal ėshtė tė dish pak. Mes njė kontingjence tė tillė iu desh Faikut tė bėnte pėrpara. Pėr shkak tė njė kontingjence tė tillė qe i detyruar ai tė ndeshej gati nė ēdo hap me arrogancėn e paditurisė tė atyre qė i klasifikonte “mendje tė klasit tė katėrt”, tė cilėt as nuk e dinin qė nuk dinin.

    Tė hapėrdarė gjithandej nė shtypin e huaj tė konsumit, por edhe nė shtypin shqiptar nė lindje e sipėr, duke depėrtuar ndonjėherė deri nė Albanian e tij, “mendjet e klasit tė katėrt” rrekeshin tė bėnin atė qė tanimė ishte provuar tė bėhej. Ato pėrsėritnin pambarimisht sipėrmarrje tė dėshtuara, duke shtuar kėshtu gabime mbi gabime. Njė pjesė e tyre e kėrkonin “origjinalitetin me ēdo kusht” tek ekstremizmi, i cili ka qenė gjithmonė e kundėrta e krijimit, madje jo mė kot e kanė quajtur edhe “vetė pėrkufizim i plogėtisė”. Nuk pėrbėn pra habi as qė koha e Konicės tė ishte e mbushur citė me “tė plogėtit” e vet, as qė vetė Faiku tė qe i rrethuar prej ekstremistėsh tė tillė.

    Pėrkundrejt turmės sė “mendjeve tė klasit tė katėrt” Faiku nuk mund tė ishte veēse i rreptė deri nė mizori, mbasi ai ia dinte kufijtė sė vėrtetės origjinale. Pėr kėtė arsye rrinte syēelėt dhe i gatshėm ta braktiste njė tė vėrtetė nė ēastin kur ajo bėhej e pavėrtetė. Kjo mė duket tė jetė cilėsia mė e pėrpashme, aftėsia mė e rėndėsishme e modelit mendor qė e quaj “konician”. Ta braktisėsh tė vėrtetėn...?! Por si ka mundėsi...?! Pikėrisht kėtė aftėsi gjeniale tė mendjes njerėzore nuk ia kuptuan shumė nga bashkėkohėsit dhe, madje, e kemi tė vėshtirė ta rrokim edhe ne, tė penguar prej “tė kuptuarit e reduktuar”. Kjo e pengon edhe sot e gjithė ditėn shpėrfaqjen nė dritė tė plotė tė personalitetit tė tij.

    Turma e “mendjeve tė klasit tė katėrt”, qė atij i gėlonin pėrreth, ia vidhnin deri dhe idetė tė cilat, si ia shtrembėronin, i paraqisinin si “tė vetat”. Origjinaliteti i turmės nė fjalė nuk matej me gjė tjetėr veēse me zhurmėn qė ata bėnin. Dhe atėherė Faiku nuk mund tė heshtte. Origjinaliteti i “mendjeve tė klasit tė katėrt” mėvishej nė fjalė tė mėdha, bukurtingėlluese, tė fryra me atdhetari. Dhe atėherė Faiku shfrynte gjithė mllef me sa tė shara qė fjalori i gjuhės amtare pėrmbante. Ne sot ende pyesim: po pėrse vallė shante kėshtu? Dhe bėjmė sikur nuk e marrim vesh tipologjinė e “mendjeve tė klasit tė katėrt”, tė cilat jo vetėm dijnė pak ose aspak, por janė nė gjendje ta kthejnė tė vėrtetėn nė gėnjeshtėr.

    Kėto karakteristika, tė dish pak dhe ta teprosh tė vėrtetėn derisa ta kthesh nė gėnjeshtėr, kanė qenė tipike pėr intelektualėt e tė gjitha kohėve, pa pėrjashtuar as ata/kėta tė ditėve tona. Kjo i bėn “mendjet” nė fjalė revolucionare, nė kuptimin mė tė mbrapshtė tė kėtij termi. D.m.th. gėrnjare, grindavece. Por mund tė thuhet: o ėshtė grindur Faiku, o nuk ėshtė grindur kush tjetėr nė kulturėn shqiptare! Pikėrisht, sepse edhe vetė Faiku qe i detyruar tė zbriste nė tokė edhe tė hynte nė lojėn e debateve sociale, kulturore dhe sidomos politike. Vetėm se “grindjet” e tij kanė karakteristikėn fisnike tė mos jenė “grindje pėr hir tė grindjeve”. Faiku ishte ngaherė nė kėrkim tė njė “parajse mbi tokė” pėr popullin e tij, prandaj nuk mund t’i toleronte predikuesit e “parajsave tė rreme”. Kjo parajsė, mjerisht, nuk mund tė arrihej veēse me mjete politike, pra krejt tokėsore, dhe... nė politikė si nė politikė. Brenda logjikės sė politikės bėhen tė kuptueshme edhe ato qė ngjajnė si dy qėndrime/ dy qėllime.

    Kėshtu ndodh qė Faik Konica tė vijojė tė vuajė, ende sot, “tė kuptuarit e reduktuar”, sepse ky lloj tė kuptuari nuk e pėrkap dot strukturėn logjike tė dy qėndrimeve/ dy qėllimeve. Dy qėndrimet/ dy qėllimet mund tė jenė kontradiktore mes syresh dhe, megjithėkėtė, tė jenė plotėsisht tė pajtueshme. Ėshtė kjo struktura logjike e atyre qė quhen dilema tė mendimit politik tė ēdo kohe e tė ēdo vendi. Zgjidhjen e dilemave tė tilla Rousseau-i e quante “kthim tė rrethit nė katror”. Dhe tė mos harrohet qė Faiku pati qenė lexues i zellshėm i Rousseau-it qysh nė tė ri.
    1995-1996

    Marrė nga Gazeta 55
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 03-08-2008 mė 15:05

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Faik Konica

    Kur dashuronte Apolineri
    Nga Andi BUSHATI

    Historia e nje dashurie te ndaluar, qe prodhoi nje nga kryeveprat e letersise boterore. C'rol kishte ne te, eruditi shqiptar Faik Konica. Marredheniet e tij dhjetevjecare me Guillaume Apollinaire. Shfletimi i mbi 40 letrave te korrespondences se tyre, prej nga lindi "nje miqesi evropiane".

    Nje poet i ri francez, vetem 23 vjecar, atehere krejtesisht i dashuruar dhe krejtesisht i panjohur, por i gatshem per aventura, zbriste ate nentor te 1903-shit ne stacionin Viktoria te Londres, me nje brenge te madhe mbi shpine. Kishte ardhur nga vendi i tij ne ishullin perballe, vetem me nje qellim: Te vihej ne gjurme te Annie Playden, vajzes qe e kish takuar me pare ne Gjermani e qe atehere kish perndritur zemren e tij. Ishte i gatshem ta ndiqte nga pas dhe me cdo kusht, pavaresisht refuzimeve te saj te panumurta. Ndejti disa dite ne Londer, por me kot. Serisht nga Annia, guvernantja e nje familjeje te pasur, mori pergjigje refuzuese. Arriti ta takoje, por per vajzen e gjitha kjo, nuk ishte vecse nje aventure e pakuptimte. Nga i gjithe ky shtegtim - qe te kujton deri ne nje fare mase rendjen e poetit tone Lasgush Poradeci pas bukuroshes se tij angleze - poeti i ri do te dilte i mundur. Por, letersia franceze, do te fitonte nje buqete poezish te denja per cdo antologji boterore. E mbi te gjitha, poezine e djaloshit te ri Apollinaire "La chansion du mal-aime", nje nga kryeveprat e poetit, te permbledhura ne vellimin e tij me te famshem "Alcools". Po c'bente ky djalosh 20 vjecar ate nentor te larget, ne stacionin e Viktoria te Londres? Ajo qe dihet boterisht dhe qe e permendin te gjitha biografite e tij, eshte rendja pas dashurise se ndaluar, qe brengoste ate kohe poetin. Por, ajo qe studiuesit dhe biografet e tij shpesh e anashkalojne, eshte nje tjeter fakt. Eshte fakti se ai, aty, ishte ftuar nga nje shqiptar. "I deshiruar per te ripare Anni Playden, ai perfiton nga ftesa e mikut te tij shqiptar, Trank Spiro beg, i vendosur ne Londer, ku botonte revisten Albania", shkruan ne nje studim per Apolinerin, ish anetari i Akademise Goncourt, Andre Billy.

    Ne fakt, i huaji, qe e kishte ftuar ne Londer poetin nuk eshte njeri tjeter, vecse eruditi i madh shqiptar, Faik Konica. Pikerisht, ai qe, me nje shenje ne xhakete, do t'i dilte ate dite ne stacionin e trenit. Te dy nuk njiheshin. Nuk ishin pare me pare. Vetem se, prej disa muajsh, kishin filluar nje korrespondence te rregullt. "Nga ky leterkembim, sot jane ruajtur vetem rreth 40 letra te Konices derguar Apolinerit, nga 16 shtatori i 1903 deri me 16 dhjetor te 1913", thote ne studimin me te plote, qe eshte kryer ndonjehere per marredheniet mes dy njerezve te letrave, studiuesi dhe shkrimtari shqiptar me banim ne Shkup, Luan Starova.

    Starova, profesor i frengjishtes ne Universitetin e Shkupit dhe ish ambasador i vendit te tij ne Paris, eshte marre per nje kohe te gjate me marredheniet mes dy njerezve dhe ka botuar me pas, ne vitin 1988, ne Paris, librin "Une Amitie Europeenne", kohet e fundit e botuar edhe nga shtepia botuese "Onufri" me titullin "Faik Konica dhe Guillarme Apollinaire - Nje miqesi europiane". Pikerisht, ne kete liber, dalin per here te pare edhe detajet e nje miqesie tashme te ditur, asaj mes poetit francez dhe botuesit te "Albanias". Po aty, per here te pare, mund te verehet se gjate udhetimit te pare te Apolinerit ne Londer, Konica, ate kohe 28 vjecar, nuk i ka sherbyer vetem si mikprites, por ai edhe ka ndermjetesuar, qe lidhja dashurore e poetit te ri te funksiononte.

    Ka qene ai qe, per nje kohe te shkurter, ka mbajtur korrespondence me Anni-ne e qe eshte munduar ta "zbuse" kete te fundit. Faik Konica ka marre nje leter te pare, ku guvernantja e re (qe, pa e ditur, do te imortalizohej ne poezine boterore) i thote se, i vinte keq qe nuk i kishte dhene asnje shans te dyte per takim Apolinerit.

    Ndersa, ne nje leter te mevonshme, Konica thote: "Mikesha juaj me ka shkruar se, si drejtor gazete une duhet te merresha me pune teper me serioze dhe ajo cuditet qe une fus hundet ne kete 'farse'. Se paku, para se te niseshit, te na kishit njoftuar dhe, nga ana tjeter, dalldia juaj qe aq qesharake dhe me pak arsye, sa, po te dua ta takoj, ajo do te me thote se i keni ju te gjitha fajet".

    Por, per studiuesin dhe shkrimtarin Luan Starova, "asgje nuk do te ishte me e gabuar dhe me e padrejte, sesa te rrudheshin marredheniet mes dy burrave ne permasen anekdodike te kesaj histori dashurie. Te lidhur nga nje shije te perbashket per pseudonime, qe habisin si ne njerin ashtu edhe ne tjetrin rast, lidhjet mes Apolinerit dhe Konices, kane rrenje me te thella".

    Autori Starova gjen shije dhe ide te perbashketa te tyre per hulumtimet gjuhesore, per pozicionet kunder gjuheve te perbotshme eksperimentale, si Esperando. Starova kembengul gjithashtu se, nje prej personazheve te romanit jo shume te njohur te Apolinerit "La femme assise" (Gruaja ulur), frymezohet nga nje dyzim i dy figurave, Faik Konices dhe Pablo Pikasos, me te cilin autori sapo ishte njohur. Gjithashtu, leterkembimi nxjerr edhe ndonje mosmarreveshje, qe keto dy personazhe, sa te talentuara aq edhe kontradiktore, kane pasur me njeri-tjetrin. Flitet per nje shkrim, "Skice per nje metode, qe t'i dalesh te duartrokitesh nga borgjezet", qe Konica i kishte derguar Apolinerit per ta botuar ne revisten qe drejtonte vete, "Festin D'Esope". Por shkrimi botohet i masakruar. Dhe, atehere, duke ruajtur tonet e miqesise, Konica shperthen ne nje leter derguar ne janar 1904: "Sinqerisht nuk prisja te sakatohej kaq keq ky shkrim i mjere. Sigurisht qe shkrimi mund te mos ju kete pelqyer dhe nuk ju qortoj, por atehere nuk botohet. Ja qe keshtu veprohet dhe keshtu bej une ne revisten time... Sigurisht, nga kjo ndodhi e pakendshme, nxjerr mesimin te mos ju shqetesoj me me shkrimin tim, por nga ana tjeter, miqesia ime nuk eshte fashitur aspak".

    Nga sa dihet deri me tani, korrespondenca miqesore e Faik Konices me Apolinerin, u nderpre pas nje letre te fundit qe i erdhi me 1913 nga Cikago:

    "E dergonte njefare Beniamin De Casseres. Por, shkrimi mbi zarf nuk me la asnje dyshim. Ishte pikerisht shkrimi i Faik bej Konices, i imet, me forma te mira, me a-te te ngjashme me ato te shtypshkronjes dhe qe qene kopjuar nga shkrimi i Petrarkes.

    E hapa letren. Ajo ngerthente nje lloj prospektusi, te botuar ne dy faqe, ne anglisht me titullin "Prelude", dhe kushtuar "te gjithe atyre qe perzuri egoizmi im militant". Eshte nje lloj poezie ne proze, mbushur me fraza filozofike dhe imazhe biblike, ku permenden Beethoveni, Geteja, etj. Kjo lamtumire e vecante, qe Faik Bej Konica u dergonte atyre qe ka njohur dhe me te cilet ka keputur te gjitha lidhjet e miqesise, nuk me le me asnje shprese ta shoh perseri". Ata nuk u pane me. Konica u end nje kohe te gjate mes Shqiperise dhe Evropes, per t'u vendosur me pas ne SHBA. Ai do te drejtonte aty "Vatren", do te behej ambasadori i Mbretit Zog dhe ndahet me 1942 nga kjo bote me nje amanet: Qe eshtrat t'i kthehen ne Shqiperi. Miku i tij francez ishte larguar nga kjo jete qe me pare. Pasi kishte botuar dy vellime me poezi, pasi ishte martuar duke pasur per deshmitar Pablo Pikaso-n dhe pasi nje grip i rende, qe kishte rene ne Paris me 1918, e shpuri pa kthim drejt Pere Lashaise. Nga kontaktet e tij me Konicen , ai la rreth dhjete shkrime. Ndersa, per cudi, tek Konica nuk gjendet asnje shenje e njohjes se tij me poetin e famshem. Valle, nje rastesi? Apo thjeshte, sic thote Kadare, "nje vetepermbajtje apo trill shqiptari, nga ata qe, sado qe perpiqesh, nuk i shpjegon dot"?.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Kush Ishte Faik Konica
    Nje profil i shkrimtarit dhe botuesit shqiptar nga pena e famshme e Apolinerit

    Nga njerezit, qe kam njohur dhe te cilet i kujtoj me me shume kenaqesi, Faik Konica eshte nje nga me te vecantet. Eshte lindur ne Shqiperi para dyzet vjetesh, ne nje familje qe i ka qendruar besnike kultit katolik. Ky shqiptar u edukua ne France dhe rreth moshes njezetvjecare, ishte kaq i devotshem sa donte te futej si rishtar ne Grande-Chartreuse. Por nderkaq, kjo nuk ndodhi dhe pak nga pak, feja e tij u kthye jo ne shperfillje, por ne nje lloj antiklerikalizmi te vendosur, qe te kujtonte ate te Merimese. Vazhdoi studimet, por meqe kish shume te theksuar ndjenjen e dashurise per atdheun e vet shqiptar, kur u kthye ne Turqi, shestoi dhe sipas te dhenave te tij, u denua dy here me vdekje ne mungese. Erdhi perseri ne kete France, te ciles i njihte ne menyre te admirueshme gjuhen dhe letersine, dhe u lidh me te gjithe ata qe merreshin me Shqiperine. Megjithate, liria qe gezojne ketu, nuk i'u duk e mjaftueshme. Shkoi dhe u vendos ne Bruksel, ne rrugen "Shqiperia", per te themeluar aty nje reviste dijetare "Albania", ku merrej me politike, por edhe me shume me letersi, me histori, me filologji. E gjalleroi keshtu shume levizjen per gjuhen shqiptare; duke e pastruar gjuhen shqipe nga fjalet e papershtatshme ose parazite, qe kishin hyre ne te. Ne pak vite, e beri ate, nga nje e folme mejhanesh marinaresh, ne gjuhe te bukur, te pasur dhe te zhdervjellet.

    Megjithate, liria si kuptohet ne Bruksel, nuk i pelqente me shume se ajo qe kemi ne Paris. Pati madje nje here pune ne rruge me nje polic. E pyeti: "Kombesia? - Jam nga Shqiperia. - Ku banoni? - Ne rrugen "Shqiperia". - C'pune beni? - Drejtoj "Shqiperine" (Albanian). - Ta dish, me duket se kesaj here po tallesh me mua. - tha polici. Dhe memedhetarit shqiptar i'u desh ta kalonte naten ne rajon.

    I neveritur nga Brukseli, Faik bej Konica u nis per ne Londer. Braktisi shtypshkronjen e vet qe perdorte vetem shkronja plantiniene, ku pat kompozuar dhe botuar vete veperza, qe sot gjenden rralle. Kjo nuk zgjati shume, sepse punetori i vetem qe kishte i'a doli t'i beje te gjitha shkronjat pelte, te paperdorshme.

    E njoha Faik bej Konicen me 1903, ne Londer. Banonte ne Oklej Kresent Siti Roud, E.C. S'e kisha pare ndonjehere me pare. Me pat ftuar ta kaloja disa dite tek ai dhe duhej te vinte te me merrte ne stacionin e trenit. Duhej nje shenje, fale se ciles do ta njihja. U morem vesh, qe te mbante nje orkide, ne thilen e xhaketes. Treni im mberriti me shume vonese. Dhe ne peronin e stacionit Viktoria vura re se, te gjithe zoterinjte, qe ishin aty, kishin nga nje orkide ne thile. Si ta njihja shqiptarin tim? Zura nje talkie dhe mberrita tek ai ne castin qe shkonte te blinte orkidene.

    Qendrimi im ne Londer qe shume i kendshem. Faik bej Konica ishte i dhene pas klarinetes, obojes dhe bririt anglez. Kishte ne sallonin e vet nje koleksion te vjeter te ketyre instrumenteve prej druri. Ne mengjes, duke pritur te hame, gjithmone me vonese, mikpritesi kendonte me hunde per mua melodi te vjetra dhe rrinte ndenjur, me sy te ulur, me pamje serioze, para pupitrit te vet.

    Hanim mengjes shqiptarce, domethene pambarim. Njehere ne dy dite, kishte si embelsire crčme renversee, qe une s'e shijoj fare. Kenaqej me te. Dhe te nesermen kishte blanc-manger (xhelatine e bere me qumesht, sheqer, bajame dhe pelte peshku), qe me pelqen sa me s'behet dhe qe ai nuk e hante.

    Drekat zgjatnin kaq shume, sa nuk munda te vizitoj asnje muze te Londres, sepse ne mberrinim gjithmone ne castin kur mbylleshin dyert.

    Megjithate, ne benim shetitje te gjata dhe fillova te kuptoj se c'mendje e holle dhe e ditur ishte Faik bej Konica.

    Si thuajse gjithe shqiptaret e vertete, ishte pak me huqe, megjithate, isha kaq i prekur nga miqesia qe tregonte per mua, saqe nuk e vija re fare, qe e tepronte.

    Huqet e tij shfaqeshin ne menyren me te cuditshme. Nese rastiste qe te hynte ne ndonje shitore per te blere dicka, dilte andej me friken se mos shitesi e ndiqte nga pas e i thoshte se e kish vjedhur: "Dhe me te vertete, shtonte ai, si do ta provoja qe s'e kam vjedhur?"

    Kur e pashe ne Londer, Faik bej Konica sapo e kish ndryshuar biblioteken e vet; pat shitur te gjithe librat e vet per te blere nga ato botime angleze, ku teksti eshte shtypur me shkronja kaq te vockela saqe duhet nje thierze per t'i lexuar. Pat bere kesisoj nje goxha biblioteke, qe futej e tera ne nje dollap te vogel.

    Nga librat e vet te vjeter nuk pat ruajtur gje tjeter vec fjalorit te Bejlit, te cilin e mbante per mjeshtrin e vet, si dhe fjalorin e Darmesteterit.

    Adhurimin me te madh letrar e kishte per zoterine Remi de Grumon dhe u tregua shume mirenjohes kur, me vone, i dergova nje portret te mjeshtrit, qe munda ta gjej.

    Faik bej Konica, si Bejli tjeter, ka pasur gjithmone manine e pseudonimeve. I nderron shpesh. Ne kohen kur e njoha, donte ta quanin Thrank-Spirobeg, sipas emrit te heroit te nje romani historik te Leon Kahenit, qe eshte nje lloj kryevepre dhe vepra me e mire e frymezuar nga historia civile e shqiptareve. Po kur e pa, qe shtypshkruesit e shkruanin gjithmone pseudonimin e tij: Thrank-Spirobeg, Faik bej Konica vendosi qe te nenshkruaje keshtu.

    Kjo nuk zgjati vec dy a tri vite; mori nje tjeter pseudonim, me te cilin nenshkroi nje veper shume te pasur, te shkruar shume mire, qe ka titullin "Sprove permbi gjuhet e sendergjuara", nga Pyrrhus Bardyli.

    Edhe nje here tjeter kalova ca kohe ne Londer te Faik bej Konica, qe ishte martuar dhe qe banonte ne Shingford. Ishte pranvere, shetitnim ne fushe dhe kalonim ore te tera duke pare ata qe luanin golf...

    Pak kohe para se te mberrija une, Faik bej Konica kishte kerkuar t'i blejne pula te gjalla qe te kishte veze te fresketa, por kur i kishim, ishte e pamundur t'i hanim. Dhe me te vertete, si mund te hahen vezet e pulave qe i njeh, qe i ushqen vete?

    Pulat nuk vonuan t'i hanin vete vezet e tyre dhe kjo e llahtarisi deri ne ate pike Faik bej Konicen, sa t'i shihte nga tmerri te gjorat shpese, pa guxuar kurre me t'i lere te dalin nga qymezi i tyre i vogel, ku shqyen njera-tjetren, vec njeres qe, duke qene se doli fitimtare, jetoi edhe ca ne vetmi. E pashe pikerisht aty. Ishte bere e eger dhe e cmendur. Meqe ishte e zeze dhe ishte tretur, duke qene se kishte humbur puplat, ishte shnderruar ne nje lloj miu gjirizash.

    Faik bej Konica botonte "Albanian" me shume kujdesje. Ne syprine te revistes kishte, emblemen e mbreterise se ardhshme te Shqiperise, te vizatuar nga nje skulptor francez me talent, emrin e te cilit e kam harruar dhe qe vdiq para ca vitesh ne rrethinat e Nju-Jorkut, nga qe ra baloni me te cilin fluturonte. Megjithate, kujdesja qe Faik bej Konica i kushtonte hartimit te artikujve te vet dhe ngadalesia e tij karakteristike, beheshin shkak qe revista e tij te dilte gjithmone me shume vonese.

    Me 1904, nuk dolen vecse numrat e 1902-shit. Dhe me 1907, dilnin rregullisht numrat e 1904-es.

    Vetem revista franceze L'Occident do te mund te hahej ne kete pike me Albania-n.

    Kur plasi Revolucioni turk, Faik Bej Konica mendoi te kthehej ne atdhe. Por ngjarjet nuk rrodhen aspak si deshironte ai. Dhe u nis papritmas ne Amerike, ne nje kohe qe nxitej revolta ne Shqiperi.

    Me shkroi edhe njehere te fundit para se te nisej, mandej as qe u ndie fare. E dija qe kishte ne Amerike nje koloni te rendesishme dhe te pasur shqiptaresh. Mendoja se ajo e kish pritur me nderime, gjalleruesin e gjuhes shqipe. Me vinte keq, qe nuk me mbante ne dijeni te aventurave te veta, kur, vitin qe kaloi gjeta krejt rastesisht te nje librashites, numrin e pare te nje botimi me titull "Trumpeta e Krujes", qe ka pas qene kryeqytet i Skenderbeut. Pashe aty se Faik bej Konica jetonte ne Shen Lui, ne Misuri, dhe se pat hequr dore nga te shkruarit frengjisht, te cilen e njihte shume mire, per te perdorur anglishten, qe e fliste shume keq.

    I shkrova ne Shen Lui, por s'mora pergjigje fare. Kur keto ditet e fundit, nje leter e ardhur nga Cikagoja, me kujtoi shqiptarin tim. E dergonte nje fare Beniamin De Casseres (ne nje fjale te vetme me dy shkronja te medha). Por, shkrimi mbi zarf nuk me la asnje dyshim. Ishte pikerisht shkrimi i Faik bej Konices, i imet, me forma te mira, me a-te te ngjashme me ato te shtypshkronjes dhe qe qene kopjuar nga shkrimi i Petrarkes.

    E hapa letren. Ajo ngerthente nje lloj prospektusi, te botuar ne dy faqe, ne anglisht me titullin "Prelude", dhe u ishte kushtuar "te gjithe atyre qe perzuri egoizmi im militant". Eshte nje lloj poezie ne proze, mbushur me fraza filozofike dhe imazhe biblike, ku permenden Beethoveni, Geteja, etj. Kjo lamtumire e vecante, qe Faik Bej Konica u dergonte atyre qe ka njohur dhe me te cilet ka keputur te gjitha lidhjet e miqesise, nuk me le me asnje shprese ta shoh perseri.

    Hoqi dore nga Evropa, nuk boton me "Trumpeta e Krujes", ndoshta as Shqiperia vete nuk ben pjese ne preokupimet e veta. Dhe, ky pasardhes i bashkeluftetareve te Gjergj Kastriotit, shetit tani midis afaristeve te Miciganit melankoline, vesvesllekun e vet te mergimtarit dhe, pa kurrfare pike dyshimi, te kater vellimet e fjalorit te Bejlit.

    Kronike, botuar ne "La Vie Anecdotique", me maj 1912.






    --------------------------------------------------------------------------------
    10/02/2004
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Faik Konica

    Flet mbesa

    Shtėpia e Faik Konicės tė kthehet nė muze

    Laureta Rryēi


    Ajo ndihet krenare qė nė gjenet e saj rrjedh gjak konicioti dhe nuk resht sė pėrmenduri se ėshtė stėrmbesa e tė madhit Faik Konica. E njėjta arsye i ka dhėnė dhe forcė pėr tė bėrė gjithēka pėr figurėn e Konicės. Alma, bashkė me motrėn e saj, si dy trashėgimtare tė vetme kanė menduar se shtėpia ku u lindėn dhe u rritėn tė parėt e tyre qė ndodhet nė Konicė, duhet tė kthehet nė muze. “Gjithkush qė njeh Faik Konicėn ka tė drejtė tė mėsojė dhe tė shohė vendin ku ai ka lindur”, shprehet nė njė intervistė pėr “Tirana Observer”, Alma Konica.

    Si njė ndėr trashėgimtaret e vetme tė eruditit Faik Konica, ēfarė keni bėrė pėr kėtė figurė?

    Unė kam kohė qė mendoj pėr shtėpinė-muze bashkė me time motėr, se ėshtė kollaj tė thuash qė kam njė pronė nė Greqi, apo kam njė pronė diku tjetėr. Koniciotėt gjithė jetėn i janė kushtuar vendit, ata pa pėrjashtim tė gjithė bagazhin intelektual dhe bagazhin financiar ia dedikuan Shqipėrisė dhe nė fund ngelėn me xhepa bosh. Madje, Faiku ju dedikua aq shumė sa nuk u martua, duke mos krijuar familje e gjithė jetėn e tij ia kushtoi shkrimit, sepse ai qe shpata e tij. Ne menduam se shtėpia qė ėshtė nė Konicė duhet tė kthehet nė muze, sepse vetėm kėshtu mund tė marri vlerat qė i takon.

    E ke vizituar shtėpinė dhe si ėshtė ajo?

    Unė kam mundur tė shkoj vetėm njė herė, por e mbaj mend mirė banesėn ku jetuan tė parėt e mi. Shtėpitė janė si shtėpi elbasanllie, njėkatėshe dhe kanė shumė dhoma, kanė dhe shumė bahēe. Nė vizitėn qė bėra nė Konicė nuk munda tė shoh shtėpinė tjetėr, atė qė ndodhet nė Janinė. Megjithatė duhet financuar pėr ta bėrė atė muze, por fillimisht duhet tė bėhet publike qė Faik Konica ka njė shtėpi nė Konicė, qė besoj se njė pjesė e dinė dhe do tė bėhet muze. Kam pėrshtypjen se po t’u kėrkoj tė gjithė shqiptarėve, qoftė nė Shqipėri, qoftė nė diasporė pėr tė financuar sado pak pėr rregullimin e shtėpisė qė do tė kthehet muze, ma merr mėndja se tė gjithė do tė jenė tė gatshėm pėr tė financuar, pasi nuk do jetė vlerė vetėm pėr koniciotėt, por pėr tė gjithė shqiptarėt kudo qė janė.

    A gjenden orendi tė vjetra nė shtėpi?

    Jo. Shtėpia ėshtė vetėm godinė, grekėt e kanė mbajtur nė gjendje tė mirė. Feja qė ishte nė atė zonė nuk ndikoi pėr shkatėrrimin e banesave apo provave dhe pėr rrjedhojė shtėpitė kanė mbetur tė paprekura.

    Aktualisht keni dorėzuar njė kėrkesė zyrtare nė institucionet shtetėrore?

    Unė kam vajtur njė herė nė Ministrinė e Jashtme, por nuk kam mundur dot ta gjej ministrin Besnik Mustafaj. Mė duhet tė kontaktoj patjetėr me tė, nė mėnyrė qė t’i rrėfej dėshirėn time dhe tė motrės. Gjithsesi jam koshiente qė kjo ėshtė njė projekt dhe pėr ta realizuar duhet pak punė dhe kohė. Unė duhet tė shkoj njė herė nė Greqi. Mirėpo, para se tė ndėrmarr kėtė udhėtim, dua tė di qėndrimin zyrtar tė qeverisė aktuale pėr kėtė ide, nė mėnyrė qė kur tė kontaktoj me autoritetet greke tė kem ide dhe rrugėzgjidhje konkrete. Nėse shtėpia do tė kthehet nė muze, mendoj se do tė jetė njė pasuri kulturore qė do tė mbetet dhe ēdo shqiptar ose grek qė do tė kalojė do t’i shijojė vlerat kulturore. Faiku ka qenė njė figurė e madhe me pėrmasa tė jashtėzakonshme, qė nuk ėshtė njohur vetėm nė Shqipėri, por ėshtė njohur nė tė tėrė botėn. Mendoj se tė gjithė ato qė e admirojnė Faikun nė tė tėrė botėn, kanė tė drejtė tė shikojnė vendin ku ka lindur.

    Nėse kjo kėrkesė do tė pranohet, ēfarė mendoni se do t’i shtoni shtėpisė pėrveē godinės?

    Do tė bėj njė kėrkesė pėr tė shkuar nė Amerikė dhe pėr tė marrė gjėrat personale qė ka lėnė ai, tė cilat janė nė Boston. Bėhet fjalė pėr disa gjėra personale, si veshje dhe pipat qė pėrdorte pėr tė pirė duhan. Mė kanė treguar se ndodhet njė baule, tė cilėn ai e pėrdorte dhe nė tė janė sende personale tė tij. Kėtė e kam marrė vesh nga shoqata “Vatra” nė vitin 1995, ku u sollėn eshtrat e Faikut nė Shqipėri. Mė pas do tė rregulloj shumė foto pėr t’i vendosur nė shtėpi, kur tė kthehet nė muze.

    Krijimtaria artistike

    “Doktor Gjilpėra zbulon rrėnjėt e dramės sė Mamurrasit”
    ”Katėr pėrralla nga Zullulandi”
    “Shqipėria si m’u duk…”
    “Shqipėria - kopshti shkėmbor i Evropės Juglindore”
    “Kandili i kuq”
    “Nėn hijen e hurmave”
    “Jeta dhe librat”
    “Urika”
    “Nė dritė tė hėnės”
    “Ai qė ishte gati tė vdesė pėr Shqipėrinė”
    “E bija e mbretit dhe trėndafilat”
    “I urti i malit”
    “Gjuha jonė”
    “Flamuri”
    “Kushtrimi ose Marsejeza e shqiptarėve”
    “Anadollaku”
    “Helena e Trojės”
    “Njė liqen”
    “Anės liqenit”
    “Bora”
    “Malli i mėmėdheut”

    Biografia e Faik Konicės

    Emri: Faik
    Mbiemri: Konica
    Vendlindja: Konicė (fshat shqiptar nė Greqi)
    Data e lindjes: 15 mars 1875
    Arsimimi: Mėsimet e para i mori nė vendlindje, nė gjuhėn turke, arabe dhe greke. Mė vonė hyri nė liceun perandorak francez tė Stambollit pėr tė kryer pastaj shkollėn e mesme nė Francė. Ndoqi studimet pėr Filozofi nė Dizhon dhe Paris. Fitoi disa konkurse, duke u nderuar me ēmime pėr aftėsitė e tij intelektuale jo tė zakonta. Diplomohet pėr Letėrsi nė Universitetin e Harvardit tė SHBA-sė nė vitin 1912

    Veprimtaria: Nė vitin 1895 vendoset nė Bruksel ku nxjerr revistėn “Albania”
    Nė vitin 1909 zhvendoset nė Amerikė

    Me themelimin e shoqatės “Vatra”, nė vitin 1912 emėrohet sekretar i pėrgjithshėm i saj

    Mė 1923-shin zgjidhet kryetar nė Kongresin e Triestes, ku do tė flitej pėr copėtimin e kufijve shqiptarė

    Nė vitin 1920 emėrohet nga mbreti Zog ministėr fuqiplotė i Shqipėrisė nė SHBA

    Nė 1921 u kthye nė SHBA, ku u zgjodh kryetar i shoqatės “Vatra”

    Vdiq nė Uashington, mė 14 dhjetor 1942

    Tirana-Observer.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659

    Selectae - Faik Konica

    Selectae


    Shekulli

    ***
    Ēėshtia e shkrimit tė gjuhės shqipe nuk ėshtė njė ēėshtie filologjie, po njė ēėshtie letrėtare (litteraire) dhe kombėtare. Tė qe se tė kish nė Shqipėriė papyrus-e me letra tė veēanta edhe gurė tė qėmotit tė skalisur me asi letrash, ahere do t' ish punė filologjie tė pyetej: “Si duhen pėrshkruar (transcrire) kėto letra tė vjetėra”. Po kėtu s' kemi tė bėjmė me njė ēėshtie tė tillė. Gjuha shqipe, e folur, po e pashkruar, duam tė shkruhet. Ēėshtia, pra, nukė vihet pėrpara filologėve kėshtu: “Si duhen pėrshkruar fjalėt e papyrus-ve dhe tė gurėve tė vjetėr tė Shqipėriės?”; po ēėshtia vihet pėrpara shkronjėsve shqipėtarė kėshtu: “Si tė meremi vesh, qė tė pėrdorim njė mėnyrė tė pėrbashkėme pėr tė shkruar gjuhėn tonė?»
    Jo, njė mijė herė jo! Filologjia s' ka punė kėtu dhe ata qi flasin ndryshe, a s' e kanė peshuar mirė punėn, a lozin. T' ish puna e shkrimit njė ēėshtie filologjie, do tė zgjidhej shpejt e pa kundėrshtim: se filologjia, si shkėncė, nuk ėshtė njė fushė pėr zėmėrime e pėr fjalė, po pėr arėsye tė ftohta e tė matura.
    (Problemi i shkrimit tė gjuhės shqipe i vėnė nė vėnt tė vėrtetė tė tij. Albania, 1904/12)

    ***
    Njė gjuhė qi ka nevojė tė zgjedhė fjalė shkėnce qė s' i ka, munt tė zėrė tre udhė: I. A tė marė fjalėt e pėrbotėshme gėrqisht e latinisht tė pėrdorura nė mė tė shumėt gjuhė, duke u shqipėruar bishtin: pėr tregim, definoj pėr fr. définir, definim pėr fr. définition. II. A tė presė fjalė tė ra nga rėnjė shqipe, pas analogjie me mėnyrėn q' u bė fjala latine: pėr tregim, ēanėsoj, ēanėsim pėr lat. definire, definitio, se definire nuk ėshtė tjatėr pėrveē tė rėfyerit gjer ku vete fuqia e njė fjale, ē' funt, ē' kufi, ē' anė ka ajo fjalė. III. A, mė nė funt, tė marė njė fjalė pa vėnė re asnjė gjuhė tjatėr e t’ i vėndosė njė rėfim: pėr tregim, fjalės dėftoj – dėftim t’ i hiqet ēdo tjatėr vlerė e t’ i lihet vetėm vlera définir – définition.
    Nga kėto tri udhė, cila duhet zgjedhur? Pa fjalė, e para ėshtė mė e lehta. Duke shqipėruar fjalė greke e latine, kemi pėr tė pasur njė nomenclature, tė cilėn sicilido qi di nonjė gjuhė tė huaj, do t’ a kuptojė menjėherė. Mjerisht, kio udhė ka edhe rezikun e saj: munt t’ i japė gjuhės njė fytyrė tepėr tė huaj. Pastaj, pėr shkollarėt – interesti i tė cilėve nukė duhet kurrė harruar, - pėr shkollarėt fjalėt e bėra pas udhės sė parė do tė jenė mė t’ errėta se ato tė bėra nga rėnjė shqipe.
    Nga tjatėr anė, udha e dytė ėshtė miaft e ngushtė pėr gjuhėn tonė. Se shqipia ėshtė lark tė jet’ e begatė nė prefiksa: kur tė jet’ i shtrėnguar njeriu tė pėrdorė mijėra ē e pėr nė krye tė rėnjave, ē’ kripė u mbetet fjalėve, ku ėshtė bukuria dhe ajo ėmbėlsiė e veēantė, qi vjen nga ndryshimi i tingėllimeve?
    Mė bie ndėr mėnt se diku kėndova qė, qėmoti, Prusia, duke dashur ta qėrojė fare gjermanishten nga fjalė tė huaja, porositi njė fjaluar, ku edhe fjalėt mė tė hyra nė zakon, u kishin bėrė vėnt fjalėve tė ra: pėr tregim, nė vėnt tė fjalės Philosophie ish vėnė fjala krejt gjermanishte Ėeltėeisheit. Po ky system nukė mundi tė qėndrojė, prapė fjalėt e zakonėshme hynė nė fjaluar. Domethėnė, tė hequrit fare dorė nga fjalė tė huaja ėshtė njė punė qė nuk e mbaroj dot njė gjuhė e begatėshme si gjermanishtia, aqė mė pakė do ta mbarojim dot ne.
    Po ndofta udha e tretė ėshtė nga tė gjithat mė e liga, se duke e ngushtuar rėfimin e fjalėve tė gjera e tė njohura, duke marė njė fjalė si dėftoj e duke thėnė kio fjalė tė mos pordoret pėrveē nė njė rėfim tė veēantė, do tė vihet nė gjuhė njė turbullim i math, njė kryeqitje e vėrtetė.
    Pėrandaj, mė duket se e mira ėshtė nė trazim t’ arėsyėshm tė tė dy udhėve tė para. Thom se nomenclature-a e shkėncave tė pėrhapura, si arithmetika, dheografia etj. tė jetė aqė shqip sa munt tė bėhet. Po pėr shkėncat mė tė veēanta, mė teknike, si anatomia, fisiologjia, etj., pse tė mos shqipėrojmė fjalėt e huaja, duke pėrdorur fjalė shqipe vetėm ku tė munt tė pėrdoren pa pėrzjim e pa ngatresė.
    (Fjalėt shkėnce nė gjuhė tonė. Albania, 1905/4)
    ***
    Libri Speculum Confessionis i Pjetėr Budit dolli mė 1621. Budi, i ndodhur pėrpara njė gjuhe tė pashtypur, munt tė zėnte tri udhė: munt tė pėrdorte a letrat romane, a letrat greke, a njė abeė me shėnja krejt tė veēanta. Zgjodhi, me nja dy shtime tė nevojshme, letrat latine.
    Ėshtė njė nga kanunet e pėrparimit qė, ata qi vijnė pastaj, tė mos prishin ē' kanė bėrė ata qi kishin ardhur mė parė. Tė ndreqin nė mundin, tė pėrmirėsojnė, nė janė tė zotėt, po jo tė shuajnė. Qė nga mė tė vogėlat gjėra e gjer nė mė tė lartat, artet edhe shkėncėt, guverna edhe kanunet, nė njė fjalė, qytetėria e tėrė ka pėr themel atė kanun tė gjurmimit, atė loi de continuité, jashtė sė cilės nukė ka shėllbim. Le tė zėmė njė tregim nė politikė. Ana liberale, duke marė nė dorė fren' e guvernės ėnglize, gjeti ca punė tė nisura prej konservatorėve, tė cilat janė nė kundėrshtim me parimet e saja. Po, ndonėse nuk i pėlqen, ana liberale e gjen me udhė t' i mbajė duke u munduar vetėm t' i pėrmirėsojė. Se ka gjėra qi nukė prishen dot, nė qoftė se njeriu kupton ē' ėshtė pėrparimi. Jeta nuk ėshtė si njė drekė: nukė munt ēdo njeri qi shtrohet pėr gjellė, t' a fshijė tryezėn. Bota do t' ish edhe n' egėrsiė, sikur ēdo bres (génération), tė mohonte, tė ēnjihte a tė ēbėnte ēdo gjė tė bėrė prej brezave t' ardhur mė parė. Tė dhėnėt rėndėsiė gjėrave tė trajtuara ėshtė themeli i ēdo pėrparimi.
    (Themeli i ēdo pėrparimi edhe ēėshtia e abesė. Albania, 1906/6)
    ***
    Po vė re njė ndryshim tė ēuditėshm te e pėrkohėshmia fetare e Shkodrės. Gjer mė sot e kish titullin Elēija i zemėrs, tani e bėri Elēija e zemėrs. Ky ndryshim ėshtė shum' i lajthitur. Turqisht bailozit [ambasadorit-K.J.] i thonė elēi (tani turqt' e Stambollit kanė marė fjalėn arabishte sefīr dhe fjala elēi nuk pėrdoret mė, pėrveē se nė xhagatai e nė tė tjera djalekte tė larkme t' Anadollit). Fjala elēi ėshtė nga kuptimi i saj njė fjalė mashkullore; dhe toskėt [...] thonė elēiu, si edhe valiu, kadiu, jabanxhiu, Hakiu, Aliu, Abdiu, etj. Gegėt, pėr kundrė, kėtyre fjalėve tė huaja u japin njė bisht femėnor dhe thonė elēija, valija, kadija, jabanxhija, Hakija, Alija, Abdija etj. Po megjithse u japin njė bisht femė-nor, ndjenja e gjuhės i bėn t'i pėrdorin si fjalė mashkullore. Thonė Valija i Shkodrės, kadija i Tiranės, Ali-ja i ngratė, etj. Tė thėnėt Elēija e zėmėrs ėshtė si tė thėnėt valija e Shkodrės, kadija e Tiranės, Alija e ngratė. Burrat qi e shkruajnė ELĒINĖ, duken tė kuptushmė nė punė tė gjuhėve dhe ēuditem si ranė nė njė solecism aqė tė paarėsyėshm.
    (Fleta e dreqtorit. Albania, 1906/9)
    ***
    Shtete tė Bashkuara a Shtete tė Bashkuar, kombe tė forta a kombe tė fortė? Kėtė pyetje s' ka shkronjės shqipėtar qi tė mos ia ketė bėrė vetes. Shtet, komb janė emėra mashkullore dhe logjika munt tė kėrkojė qė adjektivet [mbiemrat-K.J.] tė bėhen mashkullore, qė tė shokėsohen me emėrat. Po zakoni, mė i fortė se logjika, duket se ėshtė qė emė-rat mashkullore tė gjėrave tė pashpirtėshme a tė paqėna quhen femėnore nė shumor. Thonė mal i bukur si burr' i bukur; po male tė bukura si gra tė bukura. S' dėgjon shqipė-tar tė thotė: male tė bukur, zakone tė mirė, mėndime tė thellė, ulėrime t' afėrm etj. Shkronjėsve gjuha u vete, si shqipėtarėve tė tjerė, tė thonė Shtete tė Bashkuara, kombe tė forta, po dėshira tė mos bėjnė lajthime popullore i shtyn mė tė shumėt tė ndreqin vetveten e tė shkruajnė Shtete tė Bashkuar, kombe tė fortė etj. Po pėrdorimi i zakonėshm ėsht aq i pėrgjithėshm dhe i pėrhapur, sa ėshtė shumė mė urtė tė pėlqehet se tė kundėrshtohet prej shkronjėsve.
    (Fleta e dreqtorit. Albania, 1906/10,11,12)
    ***
    Ka ca muaj, njė i njohur im, nė njė letrė politike qė mė shkruante, mė thosh: “Nuk e njof Kazazis” (jo Kazazin!). Gjashtė vjet mė parė njė tjatėr mė thosh nė njė kartė: “I shkrova Naēo” (jo Naēos!). Kur i kėshillova Aladros ta shqipėrojė emėrin e tij, Juan de Aladro-n e bėra Gjini i Aladros. A do t' mė besoni? Nėndė gegė nė dhjetė e muarnė Aladros pėr njė nominatif [emėror-K.J.]! “Aladros mė shkruajti”, “u poqa me Ala-dros” etj. Njė vate mė larg dhe ia ngjiti: “Aladrozi”, “Aladrozin”, “Aladrozit”. Po ky tė pakėn kish miaft ndienjė pėr tė kuptuar qė, nė ish “Aladros” njė nominatif i paprerė [i pashquar-K.J.], ahere natyra e shqipes kėrkonte tė pėrkulohej [lakohej-K.J.] emėri dhe jo tė mbetej kudo i pandruar.
    Tė kish shqipia njė artikull si tė gėrqishtes, ahere munt tė bėhej ajo qė duan gegėt: tė mos pėrkulohen emėrat e huaja. Po, mjerisht, nė kėtė rasė ndodhemi nė shtet tė latinishtes dhe kėsaj duhet t' i biem pas. Kėtu mė vjen nė mėnt njė tregim. I madhi filolog Immanuel Bekker, sikur tė kish pėrdorur gėrqishten nė parėthėnje e nė shėnime tė tjera tė punėve tė tija, do tė kish shkruar, duke bėrė fjalė pėr veten, “ό Bekker”, duke i lėnė emėrit formėn gjermane; po, meqė pėrdorte latinishten, qe i shtrėnguar, nga natyra e gjuhės dhe pėr kuptimin e qartė tė fjalės, tė shkruante “Bekkerus”. Vėrtet Vulgata (pėrkthimi latinisht i Biblės prej Shėn Hieronymit) i pėrdor emėrat hebraishte pa bisht. Thotė: Filius David, d.m.th. i biri i David [-it]. Po mos harrojmė qė shėn Hieronymi nuk ish roman, po illyrian; dhe mė tė shumėt shkronjėsit kishėtarė ishin tė huaj si ay. Njė roman i vėrtetė kurrė s' do tė kish folur n' atė mėnyrė; do tė kish thėnė Davidus, Davides, a Davida dhe filius Davidi etj. Kemi pėr provė latinėsimin e tė gjitha emėrave israelitėsh, qi ndodhen te historianėt romanė. Po pse t' i zgjat? Frase, si “Nuk e njof Kazazis”, “I shkrova Naēo”, “U poqa me Aladros” nukė janė shqip, po nigrisht dhe kam shpresė tė mos i shoh mė nėnė pėndė tė njė shkronjėsi.
    (Fleta e dreqtorit. Albania, 1907/4)
    ***
    Kjo letrė mė kalli nė mejtime tė thella, se javėn e shkuar pashė njė ėndėr qė s’harrohet. M’u ēfaq njė grua, e holl’ e e gjatė, plot me njė hie fisnike, ndonėse e veshur me recka; unė, pa vėnė re varfėrin e veshjes saj dhe duke marė me mėnt se sa e bukur do tė dukej sikur t’ish e veshur me mėndafshe, u ngrita me respekt dhe iu fala. “Zonjė”, i thashė, “cila jini zotria juaj dhe pse dukeni aq e mallėngjyer dhe e ngrysur?”. “Unė” tha “jam Gjuha Shqipe dhe mė sheh tė hidhėruar nga mundimet qė heq dhe nga rreziqet qė mė rrethojnė”.– “Kini mirėsinė tė flisni mė ēkoqur”, u luta unė. –“Do tė flas”, tha Shqipia; “ do tė kesh vėnė re, se ty tė di si njėrin nga ata tė pakėt qė mė kuptojnė e mė duan, do tė kesh vėnė re se ca njerės i kanė hapur luftė zėrit h. Kushedi se pėr ē'arėsye e ndjekin pa mėshirė kėtė zė tė mjerė dhe nuk e lėnė tė mbajė vėndin e tij tė shėnuar prej meje. Humba, hėngra, hodha bėhen umba, ėngra, odha nė gojė tė kėtyre njerėsve tė ēuditshėm; kurse ura, elbi, ara bėhen hura, helbi, ara. Si mjer' unė se ē' vuaj kur dėgjoj kėto fjalė tė shtrėmbėruara!". “Zonjė” thashė unė "mos u dėshpėroni, se nė Shqipėri tė sotme ka dy soj njerėzish: ata qė dinė, pa mejtuar e pa kėrkuar, vėndin e zėrit h, ku duhet e ku s' duhet ky zė, dhe ata qė nuk e dinė e nuk e kanė kurrė pėr tė nxėnė. Neve ky ndryshim nuk na hidhėron, po na gėzon, se ky ndryshim ēquan bijt e tu tė vėrtetė. Zėri h ėshtė shėnja qė na bėn, o Nėnė, tė njohim vėllai vėllanė nė mes t' erėsirės; zėri h ėshtė si shėnja masonike e fsheftė, me anėn e sė cilės shqipėtari njeh shqipėtarin. Pėrandaj, Zonjė, mos rini mė e ngrysur: se, sa tė jemi ne tė gjallė dhe sa tė jenė tė gjallė tė tjerė si ne, zėri h do tė ketė vėndin e tij tė shėnuar prej teje nė fjalėt: dėshėrojmė, pra, Nėno, tė tė shohim buzėqeshur”.
    Dhe ashtu Shqipia u largua e kėnaqur dhe unė u zgjova nga njė gjumė aq’ i ėmblė.
    (Shtylla e Faik Konicės. Dielli, 10 nėntor, 1925)




    13/03/2006

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Me rastin e 130- vjetorit tė lindjes sė Faik Konicės. Rreth 100 vjet mė parė, Konica ishte i pari qė hapi debatin mbi gjuhėn letrare shqipe

    Faik Konica: Gjuha letrare mes dy dialekteve


    Kristina Jorgaqi

    (vijon nga numri i kaluar)
    … Po si do tė realizohej ndėrkaq pėrzierja a shkrirja e tė dy dialekteve, sipas Konicės? Pėrmes njė procesi tė gjatė e tė vullnetshėm, siē ishte tė mėsuarit nga folėsit e ēdo dialekti tė dialektit tjetėr. Konica vetė jepte shembullin i pari teksa shkruante herė pas here nė gegėrisht. Por ai ishte i bindur se jo thjesht njohja e dialektit tjetėr do ta sillte menjėherė afrimin. Kėrkoheshin, veē kėsaj, pėrpjekje tė vetėdijshme e aktive tė ēdokujt pėr tė ndėrfutur nė pėrdorim fjalė tė dialektit tjetėr: “Kur nji geg shef a nigjon nji fjal tosknisht, le ta pėrdoroj kur nodhet nevoj. Ashtu ene toskėt le t’mos pėrtojn pėr me msu gegnishten ca ma mir. Ksi far soje asht shpres me arth nji dit e afrume, ku nuk ka me pas tosknisht, as gegnisht, por vetmi shqyp”. Konica, megjithatė, nuk ishte optimist pėr rezultatet qė do tė arriheshin pėrmes kėsaj rruge: “...s’bėhet as vdob [nuk ka dobi-K.J.] tė shkruajnė gegėt toskėrisht thjeshtė, as toskėt thjeshtė gegėnisht. Andaj, duhet pakė nga pakė tė afėrojmė tė dy dialektet njėrėn afėr tjetėrit gjer sa t’i pėrzjejmė nė tė shkruar”. Lihej tė kuptohej se procesi mund tė pėrfundonte me sukses e brenda njė kohe jo tė gjatė vetėm nėse ndihmohej nga njerėz kompetentė. Herė pas here Konica nuk do tė mėnonte qė njerėzve tė mėsuar e atdhetarė, qė i njihnin mirė tė dy dialektet, t’u kėrkonte publikisht ndihmė qė tė sugjeronin mjete e mėnyra pėr ta realizuar kėtė qėllim: “... kishin me ba mir tui na ēue menimet e tyne pėrmi mjetin ma tė mir pėr me i afrue nryshimet”.
    Konica duhet tė ketė qenė gjithnjė i vetėdijshėm pėr vėshtirėsitė shumė tė mėdha nė rrugėn drejt shkrirjes sė dy dialekteve, veēanėrisht pėr kohėn pafundėsisht tė gjatė qė do tė kėrkonte ky proces. Pėrndryshe s’kish si tė kėrkonte edhe njė tjetėr mėnyrė, mė praktike, pėr sendėrtimin sa mė tė shpejtė tė letrarishtes: “Zgjidhja mė e mirė e problemit, mė praktikja, do tė ishte krijimi i njė gramatike – tė miratuar nga shqiptarėt e mėsuar dhe albanologėt – ku tė gjithė elementet dialektore, tė mbledhura nė grupe, tė pajtuar, tė bashkėrenduar sipas njė metode racionale e shkencore, do t’i jepnin shkas lindjes sė njė gjuhe tė pėrbashkėt pėr tė gjithė shqiptarėt”. Por pesė vjet mė vonė edhe rruga e hartimit tė njė gramatike ndėrdialektore Konicės do t’i dukej e paarritshme. Duke iu referuar modelit tė frėngjishtes, ai mendonte se gramatika e mėsipėrme mund tė pėrftohej vetėm pasi shqipja tė lėvrohej gjerėsisht e tė lulėzonte njė letėrsi e pasur: “Si nė gjithė gjuhėt, ashtu edhe nė shqip, gramatika do tė themelohet, kur tė themelohet njė letrėturė e pastaj”.
    Letrarishtja qė do tė ngjizej nga pėrzierja e dialekteve tė shqipes, duhej orientuar, sipas Konicės, para sė gjithash, pėr nga gjuha e popullit. Pra, zgjedhjet qė do tė bėheshin e zgjidhjet qė do tė arriheshin, duhet tė respektonin shqipen e popullit: “...njė gjuhė letrare formohet duke studjuar mirė gjuhėn e popullit ...”. E nė kėtė proces tė vullnetshėm, tė ndėrgjegjshėm, sistematik, tė organizuar tė pėrftimit tė letrarishtes ndėrhyrjet e njerėzve tė ditur ishin, pėr Konicėn, tė domosdoshme, mjaft qė tė ruhej fryma e gjuhės sė folur nė popull: “Shqipia ėshtė njė gjuh’ e gjallė; s’munt ta pėrdorim si esperanton ose volapukun, duke e shtrėmbėruar me ukaze arbitrare dhe me ashtu-dua-unė. Njė gjuhė ėshtė si njė barishte: do shėrbime delikate, qė tė mos thahet, po tė ritet e tė japė lule”.
    Pėrpjekjet e Konicės pėr tė ruajtur tek shqipja letrare frymėn e gjuhės sė popullit, pėr tė mbrojtur natyrshmėrinė e saj dhe pėr t’iu kundėrvėnė krijimeve tė stisura e artificiale mund tė kuptohen mė mirė po tė kujtojmė se, ndėrsa botonte Albaninė, ai botoi edhe njė vepėr nė frėngjisht, si Essai sur les langues naturelles et les langues artificielles (Ese pėr gjuhėt natyrore dhe artificiale), Bruxelles, Librarie de Kiessling et Cie, 1904, 147 f. Kjo vepėr qė, sipas Luan Starovės, studjuesit dhe zbuluesit tė saj, pati jehonė tė madhe nė opinionin e huaj shkencor tė kohės, dilte nė mbrojtje dhe argumentonte shkencėrisht epėrsinė e gjuhėve natyrore kundrejt atyre artificiale, si esperantoja, volapyku, “gjuha blu” etj. Krijimin dhe pėrhapjen e gjuhėve artificiale Konica e shihte si njė rrezik tepėr kėrcėnues veēanėrisht ndaj gjuhėve tė popujve tė vegjėl, tė mbetur pėr shumė kohė nėn sundimin e huaj, ndėr tė cilat, kuptohet, qe dhe shqipja.
    Afrimin e dialekteve, me synimin e sprasėm pėr tė pasur njė gjuhė letrare, Konica nuk e shihte thjesht si diēka spontane, por si njė proces tė orientuar. Ai dha pėr kėtė madje kontributin e tij, kur u pėrpoq tė skiconte disa parime e tė pėrcaktonte disa norma tė pėrgjithshme, a “kanune”, siē i quante, si pika orientuese pėr ndėrhyrjet e mėtejshme.
    Kėshtu, Konica ishte nė parim kundėr futjes nė letrarishte tė trajtave mjaft periferike, pra, tė fjalėve a tė trajtave prej tė folmesh dialektore tė veēanta. Ai kėrkonte, gjithashtu, respektimin e kriterit tė vjetėrsisė nė pėrzgjedhjen e elementeve tė letrarishtes. Pra, t’iu jepej pėrparėsi atyre elementeve qė datonin si mė tė vjetėr nė shqipe. Le tė kujtojmė qė Konica vetė pėrdorte ngultazi fjalėt dreqt, dreqtim e dreqtor nė vend tė drejt, drejtim e drejtor me aryetimin se tė parat ishin mė tė vjetra. Por ai vlerėsonte mjaft edhe kriterin e pėrdorimit mė tė gjerė, duke i njohur kėtij madje kreun e vendit nė hierarkinė e kritereve vlerėsuese. Konica, gjithashtu, si njeri i pendės qė qe, nuk mund tė qėndronte indiferent edhe ndaj vlerėsimit estetik tė trajtave gjuhėsore. Pėr tė, “mirėtingėllimi” ēonte peshė jo pak nė vlerėsim. Sidoqoftė, ai shprehej pėr tė respektuar njė hierarki kriteresh: “Kur nukė njohim rrėzėn [origjinėn-K.J.] dhe kemi liri tė zgjedhim, atėhere kuptohet pa thėnė qė ėshtė nevojė tė mbajmė atė fjalėn, kujt zėri [tingėllimi-K.J.] fėrkon mė ėmbėl veshin”.
    Nė parashtrimin e ideve tė veta pėr mėnyrėn e formimit tė shqipes letrare Konica ēuditėrisht nuk i ėshtė referuar pėrgjithėsisht asnjė dijetari shqiptar paraardhės apo dhe bashkėkohės, pavarėsisht se njerėzve tė arsimuar e lėvruesve tė gjuhės u bėnte thirrje pėr bashkėpunim e u vinte nė dispozicion edhe faqet e revistės sė vet. Shkaqet e kėtij qėndrimi nuk janė fort tė qarta. Me gjasė, ato duhen kėrkuar ndofta herė tek armiqėsitė e rivalitetet e tij personale, siē do tė ishte rasti me Sami Frashėrin; herė tek mosnjohja e mendimit tė autorėve, siē mund tė jetė ndofta rasti i Kamardės; po herė edhe tek pikėpamjet e ndryshme me ndonjė autor, fjala vjen me Jeronim de Radėn. Gjithėsesi, arsyet e sakta mbeten pėr t’u zbuluar.
    Ndėrkohė Konica dėshmonte se e njihte mirė historinė e formimit tė gjuhėve letrare tė botės edhe teksa botonte herė pas here nė faqet e Albanisė artikuj me kėtė temė. Sidoqoftė, ai e kishte tė qartė se shqipja gjallonte nė njė kontekst politik, social e kulturor tė veēantė, ēka e bėnte tė pamundur zbatimin mekanik tė skemave tė gjuhėve tė mirėnjohura: “Po ne s’kemi hobor [oborr mbretėror-K.J.]; dhe koha na mungon pėr tė lėnė djalektet tė riten gjersa, mė nė funt, djalekti mė i zoti, i zgjedhur, natyrisht, tė dalė mė sipėr se tė tjerėt e tė mbretėrojė si gjuha e pėrgjithshme e Shqipėriės”. Le tė kujtojmė qė historia e gjuhėve letrare nuk njeh raste qė njė gjuhė e tillė tė jetė krijuar qė nė fillim si produkt i pėrzierjeve ndėrdialektore. Nė bazė tė ēdo letrarishteje ka qenė kurdoherė njė dialekt i caktuar dhe vetėm mė vonė, shumė mė vonė, kanė nisur fenomenet integruese.
    Ajo ēka e bėn unikale figurėn e Konicės nė historinė e kulturės shqiptare nuk ėshtė thjesht fakti se ēėshtjet e shqipes letrare ai i bėri pėr herė tė parė objekt diskutimesh tė gjera e sistematike me pėrmbajtje shkencore si dhe i vuri nė qendėr tė vėmendjes sė opinionit vendas e tė huaj. Por se krahas kėsaj, Konica u angazhua edhe nė punėn e gjatė e tejet tė vėshtirė tė mbrujtjes, tė gatimit tė njė gjuhe “letrarishte e tė pėrgjithėshme”.
    Nė qindra faqe qė shkroi, sidomos nė revistėn e tij Albania, Konica kultivoi me pėrpjekje plotėsisht tė vetėdijėshme njė shqipe, e cila ishte shumė larg prej tė folmes sė tij dialektore tė vendlindjes. E po kaq larg ishte ajo edhe prej modelit tė toskėrishtes juglindore, pra, gjuhės qė pėrdorėn eksponentėt kryesorė tė Rilindjes, si Vretoja, Naimi, Samiu etj. Ai e orientoi gjuhėn e tij nė mėnyrė tė ndėrgjegjshme pėr nga modelet e toskėrishtes veriperėndimore, pra, nga trajta mė tė pėrgjithshme tė dialektit toskė, tė cilat nė shumė raste ishin tė pėrbashkėta me gegėrishten. “Faiku, siē shkruan studjuesi Namik Resuli, ua blatoi toskėrishten toskėve nė njė pjatė tė florinjtė”, duke u bėrė kėshtu “babai i toskėrishtes letrare”. Konicės, pra, i duhet njohur merita e jashtėzakonshme e krijimit tė njė koineje (gjuhe tė pėrbashkėt) toske, duke kontribuar kėshtu pėr atė qė kishte luftuar e aspiruar aq shumė - afrimin e dialekteve tė shqipes. Dhe tė mos harrojmė se krijimi i toskėrishtes letrare e avancoi mjaft ēėshtjen e letrarishtes, duke e ēuar atė veē pak hapa larg nga zgjidhja pėrfundimtare.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Flm per shkrimin,

    D&G...
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986

    FAIK KONICA-131-vjetori i lindjes.




    Me rastin e 131-vjetorit tė lindjes


    KONICA: Pėrfaqėsues i shquar i lėvizjes politike dhe kulturore


    Faik Konica, nė 131-vjetorin e lindjes sė tij (15 Mars 1875) pėrkujtohet si njė nga pėrfaqėsuesit mė tė shquar tė lėvizjes politike dhe kulturore shqiptare. Publicist, kritik letrar dhe veprimtar politik, ai gjatė tė gjithė veprimtarisė sė tij, la gjurmė tė gjithanshme e tė thella nė lėvizjen kombėtare, politike, ideore dhe kulturore shqiptare.

    Sipas As.Prof. Fatmira Rama, njohja e veprės shumėplaneshe tė Konicės, i ngjan njė ajsbergu, tė cilit mund t'i shohim vetem majėn, pa ditur se ēfarė fshihet nėn ujė. Gjatė viteve 1925-1939 Konica shpalosi njė publicistikė pjellore dhe ekspresive, duke iu kushtuar kryesisht kritikės politike dhe shoqėrore. Me veprimtarinė e tij, Ai iu pėrkushtua sa lėvizjes kombėtare po aq dhe i lėvizjes demokratike pėr njė qytetėrim perėndimor tė Shqipėrisė. Si i tillė Konica mund tė kuptohej dhe interpretohej drejt vetėm nė klimėn e njė shoqėrie pluraliste. Eshtė edhe kjo njė nga arsyet e interesimit tė thellė qė ka ngjallur vepra e Konicės nė ditėt e sotme.

    Pas dėshtimit tė Revolucionit tė Qershorit tė vitit 1924, ku Faik Konica dha kontributin e tij ai do tė paraqiste njė alternativė tė caktuar tė zhvillimeve tė ardhshme demokratike nė vend. Kėshtu, Konica rrugėn e zhvillimit demokratik e pa nė alternativėn e shndėrrimeve, tė reformave tė njėpasnjėshme, nė kuadrin e rritjes sė pjekurisė politike tė popullit shqiptar dhe tė klasės drejtuese tė tij. Ai ishte i bindur se reformat duhej tė ishin nė kufirin e liberalizmės, se i vetmi shpėtim i kombit tonė ishte zhvillimi i tij "pėr mė tepėr kuptim politik, mė tepėr dashuri pėr punė e rregull, mė tepėr butėsi e bashkim".

    Duke shpalosur domosdoshmėrinė e shkėmbimeve tė mendimeve midis palėve kundėrshtare, Konica lėshoi thirrjen: "Janė ca raste historike kur zėri i partive dhe i kundėrshtimeve duhet tė pushojė pėrpara njė interesi mė tė lartė". Konica si ministėr i shtetit shqiptar nė SHBA ruajti autoritetin e kėtij shteti, por asnjėherė nuk hoqi dorė nga shikimi kritik i realitetit tė vendit tė viteve 1925-1939. Ai goditi metodat pėr vendosjen e kontrollit tė regjimit zogist nė vend, burokracinė aq tė dukshme, spekullimet e nėpunėsve, gazetarėt dhe redaktorėt qė i shėrbenin parasė dhe jo idealeve demokratikeNjė kritikė e tillė gjen vend nė shkrimin "Shqipėria si m'u duk" botuar tek "Dielli" 1929.

    Roli i Konicės duhet parė edhe si pasurues i kulturės kombėtare, si pubicist, si gjuhėtar e letrar, si historian, etnograf etj. Si historian ai do tė sillte ndihmesa tė reja nė pasurimin e tezave tė autoktonisė sė shqiptarėve, tė trashėgimisė ilire tė popullit tonė, tė traditės sė tij shtetformuese, tė rolit tė epopesė skėnderbejane etj. Si "princi i gjuhės shqipe", ai do jepte ndihmesė tė madhe edhe nė formimin e gjuhės letrare shqipe. Por ėshtė pikėrisht problemi kombėtar qė ndikoi nė parashtrimin prej tij tė alternativave tė veēanta pėr ecurinė dhe rrugėt e zhvillimeve demokratike nė Shqipėri nė kėto vite. Duke qenė shtet i gjymtuar pėrsa i pėrket tėrėsisė territoriale, Konica besonte se shqiptarėt nuk e kishin atė liri qė tė provonin, qė tė bėnin ndryshime pėr shkak tė rrezikut tė madh tė jashtėm.

    Nė vitet 1925-1939 ai do i kushtonte pėrsėri vėmėndje ēėshtjes sė feve dhe klerit nė Shqipėri, raporteve tė tyre me shtetin dhe rolin e tyre si fe dhe jo si"axhensi politike. "Me vlerė tė posaēme ėshtė vlerėsimi qė i bėn ai rolit tė shqiptarėve katolikė nė lėvizjen kombėtare shqiptare. Bashkėkohėsit e Konicės, miq dhe kundėrshtare, do ta vlerėsonin lart personalitetin pėr potencialin dhe rrezatimin e tij nė kulturėn shqiptare.

    Nė lėmin e krijmtarisė sė mirėfilltė letrare penės sė Faik Konicės i pėrkasin disa proza poetike, tė cilat karakterizohen nga kulti i formės sė kulluar artistike. Por vepra letrare artistike mė e rėndėsishme ėshtė novela "Doktor Gjelpėra qė zbulon rrėnjet e dramės sė Mamurrasit" botuar si nėnflete nė gazetėn "Dielli". Nė tė kritikoi prapambetjen e jetės shoqėrore dhe shpirtėrore tė vendit. Faik Konica ishte gjithashtu njė nga nismėtarėt e kritikės letrare. Ai vuri nė dukje pėrparimin e poezisė shqiptare nė veprėn e Naimit dhe tė De Radės, ēmoi Asdrenin, Ēajupin etj. Faik Konica la edhe pėrkthime mes tė cilave disa pėrralla nga "Njėmijė e njė netė" qė u botuan nė librin "Nėn hijen e hurmave".
    O malet' e Shqipėrisė, qė mbani kryet pėrpjetė,
    Tėmerr e frikė pėrhapni, pėrpini qiejt e retė!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Dimensioni oksidental i Faik Konicės

    Nė 130 vjetorin e lindjes sė F. Konicės (1876-2006)

    Dimensioni oksidental i Faik Konicės



    Prof. Nasho Jorgaqi

    -1-
    Nė 130 vjetorin e lindjes sė Faik Konicės, ne shqiptarėt nuk kemi se si tė mos kthejmė sytė me nderim e mirėnjohje tė thellė nga figura e tij, e shndėrruar tanimė nė njė nga monumentet e historisė sonė kombėtare. Dhe kur kujtojmė Konicėn, kemi parasysh jo vetėm shkrimtarin dhe publicistin, kritikun letrar dhe eseistin, pėrkthyesin dhe enciklopedistin, mjeshtrin e madh tė gjuhės shqipe, por dhe njė nga etrit e artit e kulturės sonė moderne, intelektualin dhe krijuesin e parė shqiptar tė afiniteteve dhe dimensioneve evropiane. Ėshtė fakt se megjithė kundėrthėniet dhe zikzaket e jetės sė tij politike, emancipimi ynė kombėtar do t’i detyrohet nė njė shkallė tė ndjeshme rolit dhe veprės sė tij. Ky emancipim, do tė ketė tė bėjė nė rradhė tė parė me letėrsinė, me frymėmarrjen e fjalės shqipe, po vėshtruar mė gjerė me mendimin shqiptar, me nordin evropian tė shoqėrisė sonė, me ato ura komunkimi qė ai hodhi mes Shqipėrisė dhe botės sė pėrparuar. Konica synoi dhe punoi tėrė jetėn, qė atdheu i tij, duke qenė gjeografikisht pjesė e pandarė e Evropės, tė ndjehej si ajo, tė mendonte e tė punonte nė shembullin e saj, sadoqė realiteti i kohės nuk i jepte shkas pėr optimizėm. Kjo shpjegon pakėnaqėsinė e tij tė vazhdueshme, zemėrimin e hidhur qė i zgjonin dukuritė negative nė jetėn shoqėrore e shpirtrore tė bashkatdhetarėve; kjo pėrligj nė tė shumtėn e rasteve edhe satirėn dhe sarkazmėn e tij tė pamėshirshme, qė ua kundėrvė mendimeve, mendėsive dhe praktikave tė mbrapshta, anakronike dhe primitive qė pengonin e ngadalsonin progresin dhe emancipimin e kombit. Nė kėtė kuptim Konica do tė dallonte nga rilindėsit e tjerė, tė cilėt duke pohuar dhe lartėsuar vlerat e shqiptarėve, do tė bėheshin edukatorė dhe mėsues tė tyre. Ndryshe nga ata, ai mori pėrsipėr njė mision mė tė rėndė, atė tė kritikut dhe tė oponentit, qė duke mos harruar vlerat, tė evidentonte dhe stigmatizonte tė metat dhe cenet e tyre, tė mohonte e tė tallte ēdo gjė tė keqe individuale, krahinore e kombėtare tė bashkatdhetarėve, nė emėr tė njė ideali emancipues e human qė i kalonte kufijt’ e kohės dhe tė vendit tė tij. Lartėsia nga e cila vėshtronte dhe aspironte Konica ishte e njė kuote evropiane. Sigurisht kjo pozitė e veēantė, si dhe natyra e tij e vėshtirė, temperamenti egocentrik, sado ndėrlikime qė i sollėn personalitetit tė tij nuk e errėsuan kurrėsesi kėtė figurė emblematike, qė e begatoi, larmoi dhe lartėsoi universin tonė kombėtar.

    -2-
    Faik Konica, la pas njė trashigimi tė pasur dhe tė gjithanshme, por tė shpėrndarė nė kohė e vende tė ndryshme, pėr tė cilėn dhe sot e kėsaj dite ėshtė vėshtirė tė bėhet njė bilanc i plotė e i saktė. Ajo i ngjan njė miniere, qė pas ēdo hulumtimi nėpėr arkiva e biblioteka, i vė studiuesit e tij para zbulimesh dhe befasive nga mė tė ēuditshmet e mė fatlume. Dėshmi pėr kėtė janė dhe dy shkrime tė panjohura qė po ia paraqesim publikut me rastin e jubileut tė ditėlindjes sė tij. Ėshtė fjala pėr artikujt “Ēėshtja shqiptare”, zbuluar nė arkivin e Sofjes dhe “Pėr stėrvitjen morale dhe sociale tė popullit”, gjetur nė arkivin e Kishės sė Shėn Gjergjit nė Boston. I pari i takon vitit 1916, ndėrsa i dyti vitit 1921, por sado tė shkruar nė kohė dhe situata tė ndryshme kanė si emėrues tė pėrbashkėt shqetėsimin dhe angazhimin patriotik tė autorit pėr fatin e Shqipėrisė dhe mbarėvajtjen e shoqėrisė shqiptare.
    Artikulli “Ēėshtja shqiptare”, shkruar nė njė frėngjishte elegante, nė gjuhėn e diplomacisė sė kohės, ėshtė zėri i guximshėm i Konicės nė kulmin e Luftės sė parė botėrore, kur ekzistenca e Shqipėrisė vihet pėrsėri nė rrezik nga fqinjėt dhe Fuqitė e Mėdha. Ai u bėn apel shqiptarėve, e nė rradhė tė parė klasės sė tyre politike, (por pėr dijeni dhe miqėve e armiqėve tė Shqipėrisė) pėr t’i dalė zot atdheut tė tyre tė rrezikuar seriozisht. Sipas tij, kur eksperienca e shtetit tė parė shqiptar ka dėshtuar dhe tė drejtat e patjetėrsueshme tė shqipatrėve kėrcėnohen nga fuqitė shoviniste e imperialiste dhe Shqipėria ėshtė kthyer nė shesh lufte, detyra imperative e ditės ėshtė qė strategjisė sė armiqėve u duhet pėrgjigjur me njė strategji shqiptare qė tė ruajė pas lufte ekzistencėn e Shqipėrisė dhe tė sigurojė shtetin e saj tė ardhshėm. Duke u ndodhur mes dy kampeve ndėrluftuese, Konica ėshtė rradhitur nė anėn e Austrohungarisė, pėr shkak tė rolit tė saj vendimtar qė luajti nė krijimin e shtetit shqiptar mė 1912 dhe tė bashkėpunimit tė tij tė hershėm me tė. Por nė kushtet e reja tė luftės, ai nuk pajtohet dhe i kundėrvihet politikės djallėzore e fare tė papritur tė Vjenės, sipas sė cilės ajo nuk ka besim tani nė aftėsitė vetqeverisėse tė shqiptarėve. Konica e hedh poshtė pamėdyshje e me kurajo qėndrimin e ri zyrtar tė aleates sė tij tė madhe duke i cilėsuar pohime tė tilla si gėnjeshtra dhe shpifje cinike tė fqinjėve ballkanikė dhe imperialistėve rusė e francezė, pa harruar dhe politikėn aneksioniste tė Italisė, qė pėrbėnte njė kėrcėnim real.
    Pėr kėtė situatė, ai bėn fajtor dhe lidershipin shqiptar tė kohės dhe hedh akuza tė rėnda ndaj tyre me stilin e tij tė ashpėr, duke mos kursyer padrejtėsisht dhe figura tė shquara patriotike si I. Qemali. Por nuk ėshtė kjo kryesorja. Mesazhi i Konicės ngrihet mbi luftėn brenda politikės shqiptare, kur kėrkon besim nė forcat e veta kombėtare dhe jo tek tė huajt, qoftė kjo dhe Kurora e Habsburgėve, kur bėn thirrje pėr aksione konkrete tė shqiptarėve, kur lyp qėndrim realist dhe kurajoz. Sado i shqetėsuar dhe i hidhur qė tregohet, lideri ka bindje “nė njė pėrpjekje tė pastėr shqiptare dhe kėrkon ringjalljen e shpirtit kombėtar, ngritjen e moralit tė populit”.
    Shkrimi i dytė “Pėr njė stėrvitje morale e sociale tė popullit” ėshtė njė farė pėrkujtese qė Konica i dėrgon “Vatrės” nga Roma nė 10 maj 1921, para mbledhjes sė Kuvendit tė saj. Nė Shqipėri nė kėtė kohė sapo ėshtė mbledhur Parlamenti i parė dhe shteti i ri shqiptar ka nisur tė funksionojė rishtazi. Konica e ndjen pėr detyrė t’u japė bashkatdhetarėve disa mendime dhe kėshilla pėr mbarėvajtjen e shoqėrisė shqiptare. Tani nė plan tė parė kishin dalė problemet sociale e morale, edukimi qytetar i shqiptarėve, tė cilin Konica e konsideronte si hallkėn kryesore tė progresit tė vendit. Shqipėria nuk mund tė dilte nė rrugėn e qytetėrimit nė qoftė se nuk ndiqte dhe zbatonte pėrvojėn e vendeve demokratike tė perėndimit. Pėr Konicėn ky ishte imperativi i ditės, ēėshtja mė jetike e atdheut tė tij. Shoqėria shqiptare duhet tė shkėputej nga e kaluara e saj prapavajtėse, nga mendėsitė dhe praktikat anadollake, nga psikologjia kriminale, nga mentalitetet mercenare, duke iu kthyer ligjit dhe punės, moralit tė shėndoshė dhe qytetarisė. Ajo duhet tė punonte pėrmes veprave dhe shembujve konkretė pėr tė ndryshuar namin e keq qė u kish dalė shqiptarėve si kriminelė, hajdutė, mercenarė. Bashkatdhetarėt e tij duhet ta kapėrcenin hendekun e prapambetjes sė gjithanshme, tė qytetėroheshin mendėrisht, moralisht e fizikisht nė qoftė se donin tė evropianizoheshin. Shembujt qė ai sjell nga prapambetja shqiptare janė tronditės. Kritik e ironik deri nė sarkazėm, Konica tregohet i pamėshirshėm nė stigmatizimin dhe demaskimin e dukurive negative si vrasja, pabesia, shpifja, vjedhja etj., qė ndodhin nė Shqipėri, por qė nuk mungojnė dhe nė mes shqiptarėve tė Amerikės. Ndaj ėshtė njė detyrė e madhe kombėtare, tepėr e vėshtirė dhe afatgjatė puna e gjithanshme qė duhet tė ndėrmarrė shteti, shoqėria, familja pėr tė organizuar stėrvitjen morale dhe sociale tė shpirtit dhe karakterit tė popullit. Nė kėtė rast Konica, sado i hidhur e i rreptė qė tregohet, sadoqė pendėn e ngjyen me gjezap (acid), siē thotė Noli, brenda tij rreh zemra e njė atdhetari, qė vuan dramėn e popullit tė vet, damkosjen e shqiptarėve nga bota, ku kanė gisht armiqt’ e tyre dhe mendon pėr vizione tė reja qė do tė sjellin qytetėrimin e Shqipėrisė. Nė rradhė tė parė, ai u drejtohet vateranėve qė jetojnė e punojnė nė atdheun e qytetėrimit e tė demokracisė, me synimin qė ata tė bėhen frymėzues dhe shėmbėlltyrė pėr shoqėrinė shqiptare.
    Pavarėsisht se kėto mendime janė shprehur plot 85 vjet mė parė, ato dhe sot kanė njė tingėllim aktual dhe na bėjnė ta ndjejmė Faik Konicėn si bashkėkohės dhe qytetar tė Evropės.

    Tirana-Observer.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xhuxhumaku : 15-03-2006 mė 21:32
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Ēėshtja shqiptare

    Ēėshtja shqiptare

    Paraqitje e shkurtėr

    Serbia prej shumė kohėsh ėshtė dėrrmuar. Mali i Zi i kapitulluar. Anglo-Francezėt tė dėbuar nga Dardanelet, presin goditjen e fundit nė Selanik. Katėrshja Aleate, fitimtare nė tė gjitha fushat e betejės, ėshtė nė pikėn e triumfit pėrfundimtar nė Ballkan. Ushtritė austro-hungareze dhe bullgare tashmė kanė hyrė nė Shqipėri dhe sė shpejti ēėshja shqiptare do tė shtrohet sėrish, por kėtė herė do tė jetė mė e thjeshtė, nga fakti se fitimtarėt e sotėm janė tė bashkuar, kanė tė njėjta interesa dhe tė gjithė dėshirojnė njė zgjidhje tė natyrshme, qė do t’iu ofrojė garancitė e stabilitetit dhe tė kohėzgjatjes.
    Ėshtė e vėrtetė, se opinioni i Katėr Fuqive fitimtare, mbi tė ardhmen e Shqipėrisė pėr ne ėshtė i panjohur, por ne hamendėsojmė se nė princip ato janė tė favorshme pėr ēėshtjen e pavarėsisė sonė. Nėse Gjermania herė, herė dukej indiferente ose armiqėsore;nėse vetė Austria, e cila megjithėse pak kohė mė parė pranoi tė bėj gjthė ato sakrifica qe tė triumfonte programi i njė Shqipėrie tė lirė, tani duket sikur po heziton dhe ka ndėrruar mendim: qėndrimi i saj nuk inspiron motive egoiste, por mė shumė mendimin qė populli shqiptar ka provuar paaftėsinė pėr tė qeverisur vetėm. Mirėpo sipas nesh, ky mendim nuk ėshtė aspak i hedhur mbi baza tė thella dhe solide:
    1.Serbėt, grekėt, malazezėt, dhe vetė francezėt e rusėt, nuk e kanė fshehur kurrė, madje nė raste tė veēanta e kanė pohuar me cinizėm pikėsynimin e tyre, pėr tė ndėrhyrė,pėr tė dėshtuar ngritjen e njė qeverie shqiptare. Ata kanė bėrė gjithēka pėr t’ia arritur qėllimit tė tyre.Mirėpo,krimi, agjentėt provokatorė, krijuan qe nė fillim ērregullim nė vend. Italia, qė u rendit gjithashtu sė fundėmi nė krah tė armiqėve tanė, e thelloi anarkinė materiale dhe morale tė Shqipėrisė. Njė vend i qytetėruar, i pasur dhe i organizuar, do tė kish mundur tė triumfonte nga ky sulm kobzi dhe intrigant sistematik. A do tė ishte e drejtė tė pėrpiqeshim tė pritnim virtytin qytetar nga ana e popullit tė varfėr dhe primitiv shqiptar?- Miqtė, tė cilėt kishin mbrojtur ekzistencėn e saj,a e kishin marrė seriozisht rrezikun qė ta pėrkrahnin dhe ta udhėhiqnin nė hapat e saj tė parė nė rrugėn e pavarėsisė?
    2.Shqipėria ra qė nė fillim nė duart e gjashtė burrave, mė tė korruptuarit, mė tė poshtrit dhe mė tė diskretituarit nė vend: Ismail Qemali, Syrja bej Vlora, Myfit bej, Esat Pasha, Bib Doda, Filip Noga. E kaluara e tyre prej tradhėtarėsh dhe zogjsh tregtarė,nuk ėshtė nevoja tė tregohet, sepse ajo ėshtė shumė e njohur, sidomos nė Kostandinopojė. Fuqitė mbrojtėse nuk bėnė asgjė (pėrjashto rastin e parė dhe pėrveē kėsaj mė vonė) pėr tė ēliruar Shqipėrinė nga kjo katastrofė, tė gjithė tė caktuar pėr tė qenė bashkėpunėtorė tė fshehtė tė armiqėve tanė. Ē’farė mund tė them? Larg sė gjeturi opozitė, ata nė mėnyrė naive ishin mbėshtetur, dhe u hodhėn nė krahėt e princit.
    3.Princ Vidi, njeriu i botės sė pėrkryer, dukej se ishte zgjedhur dhe pėrgatitur nga Italia pėr shkak tė mungesės sė eksperiencės sė tij dhe qė nuk i pėlqenin punėt e Shtetit. Ai ishte njeriu i gjetur pėr njė vend, ku bėhet fjalė jo pėr tė mbretėruar,por pėr tė qeverisur, pėr tė organizuar dhe pėr ta vėnė nė punė.
    Ja disa arsye qė dėshmojnė se pėrvoja e shtetit shqiptar ka dėshtuar, sepse ajo ėshtė bėrė nė kushte jashtėzakonisht tė kėqija e fatale. A do tė donin ata, tė tentonin akoma edhe njė herė ta bėnin nė kushte mė tė favorshme? Shqiptarėt nuk besojnė vetėm nė drejtėsinė e Katėr Fuqive fitimtare tė luftės botėrore, por veēanėrisht nė identitetin e interesave tė Turqisė, tė Bullgarisė dhe tė njė Shqipėrie tė lirė dhe tė fortė.
    1.Nga ky komunitet interesash ne na duket se Turqia dhe Bullgaria janė tė prirura tė pengojnė zmadhimin e Greqisė,megalomania e sė cilės do tė jetė gjthnjė njė rrezik pėr paqen.Ajo sheh nė Shqipėri njė terren tė ri,tė rekrutimit pėr ushtritė e saj tė ardhshme.
    2.Turqia dhe Bullgaria janė tė interesuara tė pengojnė vendosjen definitive tė Italisė nė Vlorė.Nė rrethet politike tė Romės, kurrė nuk janė fshehur qėllimet ambicioze tė Italisė pėr Ballkanin. Pushtimi pėrmes tokave shqiptare, do tė jetė fillimi i vėnies nė veprim tė kėtij programi imperialist. Italia dėrgon ēdo vit nė Amerikė njė milion emigrantė; njė pjesė e kėtij emigracioni do tė derdhet qė sot e tutje nė Ballkan,nga rruga e Shqipėrisė. (Njė nga shkaqet e prishjes sė Italisė me princ Vidin dhe ky i fundit, i shtyrė nga ana jonė,ėshtė se refuzoi tė shpalli njė ligj qė autorizon shitjen e terrenit pėr t’u vendosur emigrantėt italianė). Asnjeri nuk mund ta konkurojė Italinė me punėtorė tė zellshėm, seriozė dhe ekonomiqarė, tė cilėt kėnaqen me rrogėn qesharake, familjarė me shumė fėmijė, me njė fjalė tė pakrahasueshėm pėr sa i pėrket kolonizimit dhe ndėrhyrjeve paqėsore.Mbas 25-vjetėsh, italianėt do tė bėhen njė kėrcėnim serioz pėr pavarsinė e Ballkanit.
    3.-Njė Shqipėri e bashkuar, ku pėrfshihen tė gjithė territoret nga Veriu nė Jug, qė gjuha dhe natyra ia kanė caktuar. Ajo do tė jetė akoma njė Shqipėri modeste nga pėrmasat, por relativisht e fortė, e zonja tė bėhet njė element stabiliteti nė Ballkan dhe tė luajė njė rol tė dobishėm nė sistemin e aleancave, ku Turqia dhe Bullgaria bėjnė gjithashtu pjesė duke lidhur me njė linjė tė pandėrprerė, Bosforin dhe Detin e Zi me Adriatikun.
    Nėse pikpamjet qė ne parashtruam janė tė drejta; nėse ashtu siē shpresojnė shqiptarėt, Turqia dhe Bullgaria bashkojnė forcat e tyre me ato tė Gjermanisė dhe tė Austro-Hungarisė, pėr tė fituar nga kongresi i ardhshėm i paqes njohjen e njė shteti shqiptar, ne e besojmė se edhe vetė Shqipėria, tani do tė fillojė njė punė pėrgatitore. Bėhet fjalė pėr atė, qė jeta e kombit duhet tė fillojė tė lėviz. Ndryshe do tė jetė, nėse aksioni ēlirimtar i Katėr Fuqive do tė restaurohet nė Shqipėri, liria e arritur do tė rrezikojė tė jetė para saj veē fantazmė e njė populli. Shumė pushtime nė pak se tre muaj, masakrat, shkatėrrimet, zia e bukės, epidemitė, kanė akumulur dėme materiale dhe morale nė vend. Tė gjitha gjurmėt e administratės janė zhdukur. Intelektualėt, qoftė si numėr i kufizuar , janė shpėrndarė nga pak kudo, nė tė katėr anėt e botės, veēse jo nė Shqipėri.Ėshtė e nevojshme tė bashkohen kėto forca tė shpėrndara, tė grupohen dhe tė bėhen tė dobishme. Vetėm atėherė mund tė thirret njė asamble, ku do tė lindė njė qeveri provizore qė duke pritur njė administratė definitive, do tė kultivojė nė popull ndjenjėn e rregullit, tė autoritetit dhe tė Shtetit. Njė organ shtypi do tė mbajė miqtė e Shqipėrisė dhe vetė vendin nė korent tė kėtyre pėrpjekjeve pėr kryengritje .
    Por ėshtė e qartė qė kjo punė pėrgatitore dhe komplekse, megjithėse nė dukje e thjeshtė, nuk mund tė organizohet dhe ēohet deri nė fund veēse nga njė mbėshtetje serioze nga jashtė. Kush do fundin, duhet tė vlerėsojė mjetet. Ndryshe edhe nė rastin kur ushtritė austro-hungareze edhe bullgare, do tė dėrgohen pėr tė pushtuar gjithė Shqipėrinė dhe kur ēėshtja e administratės tė jetė realizuar, atėherė gjithēka do tė thjeshtohet. Ne besojmė se ėshtė e nevojshme njė pėrpjekje e pastėr pėr tė rigjallėruar shpirtin kombėtar dhe pėr tė ngritur moralin e popullit. Kėshtu me kėtė pėrpjekje, do tė bėhet e mundur tė fitohet njė titull nderi, qė nuk do tė humbas falė mirėnjohjes sonė.
    Sofie, 2/15 janar 1916

    Pėrktheu Teuta Hoxha

    Tirana-Observer.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Njė shoqėri kriminale

    Njė shoqėri kriminale

    Pėr stėrvitjen morale dhe sociale tė popullit



    Po tė mė pyeste njeri ē’ndryshim ka nė mes tė popujve tė egėr dhe popujve tė qytetėruar, edhe po tė mė lutej tė pėrgjigjesha mirė me katėr a pesė fjalė me kuptim tė plotė, do t’i thosha: Popuj tė qytetėruar janė ata qė kanė pėr themel “Dekalogun” ose ndonjė kanun qė zė vendin e Dekalogut.
    Popuj tė egėr janė ata qė nuk njohin asnjė rregull tė kėtillė.
    I pesti urdhėr i Dekalogut thotė: MOS VRIT!
    Pėr tė vėnė kėtė urdhėr nė veprim janė bėrė kanunet, gjyqet, xhandarėt, burgjet. Katėr vegla, tė cilat kurrė nuk mbeten tė ndryshkura, por punojnė si duhet, janė shenjat e para tė njė populli tė qytetėruar.
    Do tė mė presė njeri fjalėn a do tė mė thotė: Pse nė Francė, nė Angli, nė Amerikė etj., qė janė pa dyshim vende tė qytetėruara, nuk ka pėrditė vrasje, vjedhje dhe njėqind tė liga tė tjera?
    Pėgjigjem: Pa dyshim ka dhe do tė ketė kurdoherė. Kėtė nuk e mohon njeri.Po vini re njė ndryshim me rėndėsi shumė tė madhe: nė vende tė qytetėruara, krimineli shikohet me sy tė keq, si njė gjė e fėlliqur dhe e poshtėr; sicilido qe i ndih policisė qė ta zėrė. Edhe nėqoftėse keqėbėrėsi shpėton nga tė mos paturit mjaft prova, dyshimi qė e rrethon arrin pėr tė ftohur e pėr tė larguar botėn.
    Po ėshtė njė vend nė faqe tė dheut ku katilin e kanė pėr njeri tė nderuar, hapen qė t’i bėjnė udhė kur ikėn, e fshehin nga i vetethėni gjyq, nė i’u tektė sė vetėthėnės policė tė bėjė sikur e kėrkon, edhe nė daltė ndonjė i ēmendur pėr tė marrė anėn e kanunit, e shajnė dhe e fėlliqin me njė zell tė ēuditshėm.Prandaj ai vend ka fituar njė famė shumė tė shėmtuar nė botė. Kur i dėgjohet emri nė njė sallon a nė rrugė, njerėzve u ngjethet mishi e u vjen ndot. Nė qendra diturie, e shikojnė si njė shpellė kafshėsh tė egėra ku nuk ėshtė dukur kurrė ndonjė shenjė njerėzie.Nė qarqet politike e diplomatike thonė se ėshtė pėr tė qeshur tė lihet i lirė njė popull, i cili s’ka ditur gjė tjetėr nė mė tepėr se dymijė vjet, veēse tė derdhė gjak dhe s’njeh tjetėr zanat veē vrasjes.Tė tilla fjalė janė thėnė mijėra herė me gojė dhe me penė.
    Pėr cilin vend, pėr cilin popull flas, do ta kuptoni menjėherė kur t’iu them qė nuk ndodhet nė mes tė Afrikės, por nė Evropė.
    * * *
    Kur nisa luftėn time pėr ēlirimin e Shqipėrisė, njėzet e pesė vjet mė parė, kujtoja, si shumė i ri qė isha , se problemi ish vetėm njė problem kombėsie. Besoja se pa tė arrinte tė zgjohej plotėsisht ndjenja e kombėsisė nė zemėr tė shqiptarėve, themelimi i Shqipėrisė sė lirė ish njė punė e mbaruar, porsa tė vinte rasti dhe pa dyshim rasti do tė vinte njė ditė.Kur m’u poq mendia, qė pesėmbėdhjetė vjet e tėhu, kuptova se problemi i Shqipėrisė mė tepėr se kombėtar, ish njė problem moral. Me tė tjera fjalė, kuptova se ky popull qė tė shpėtojė, ka nevojė mė parė se ēdo gjė tjetėr qė t’i stėrvitet e lartėsohet karakteri, t’i zbutet e t’i pastrohet zemra. Dėshmimi i gėnjeshtėrt, shpifja dhe vjedhja kanė qėnė kurdoherė buka e pėrditshme e ēdo shqiptari “tė ndershėm”, por mė tepėr se tė gjitha kanė qėnė pusia dhe vrasja.
    Shikoni pak njė fakt karakteristik dhe tė tmerruar: Mblidhet nė Lushnje njė i vetėthėnė “Kongres” pėr tė zgjedhur njė “Qeveri Kombėtare”, edhe s’gjen mė tė mirė se kryeministri Sulejman Delvina, njė njeri i cili ėshtė anėtar i dorės sė zezė xhon-turke dhe ka marrė njė pjesė tė njohur nė vrasjen e pėrgjithshme tė armenėve tė mjerė nė 1915-16.Sipas mendjes sė kėtyre patriotėve tė “ndershėm”, tė vetmit njerėz qė mund t’a pėrfaqėsojnė me vėrtetėsi Shqipėrinė janė ata qė i kanė duart tė fėlliqura me gjak gjerė nė sqetulla. Dhe ato gojė qė qahen nga masakrat e Kosovės, gjithė ato gojė ftojnė njė masakronjės tė marrė kryesinė e qeverisė.
    * * *
    Unė mundohem qė prej pesėmbedhjetė vjetėsh t’i japė tė kuptojė popullit se sa e shenjtėruar ėshtė jeta nga njėra anė dhe nga ana tjetėr sa dėm i ka sjellė dhe do t’i sjellė Shqipėrisė, emrin e saj si njė fole katilėsh.
    Besoj se shumė shqiptarė nė Amerikė mbajnė mend protestimet e mia tė nxehta, tė ashpra dhe shumė herė tė pėrsėritura kur u vra despoti i Korēės (besoj 1906) dhe mė 1912 kur u vra nė Vlorė oficeri xhon-turk Niaziu. Nuk mė hante malli mua pėr Fotin a pėr Niazinė, por urreja principin e vrasjes, edhe desha me atė rast t’i japė tė kuptojė popullit tonė poshtėrsinė dhe kafshėrinė afrikane tė pusisė.
    Kur vajta nė Amerikė mė 1909, u nisa me mendimin tė krijoj atje njė qendėr pėr stėrvitjen morale dhe sociale tė popullit tonė, qė kur t’i jepej rasti i ēlirimit, tė ish gati pėr tė kuptuar themelet dhe detyrat e njė Shteti.Po tė kėndoni me kujdes kanunoren e vjetėr tė “Vatrės”, tė shkruar qė nga radha e parė e gjer tek e fundmja nga dora ime, do tė shihni se s’ėshtė tjetėr gjė veēse njė plan pėr tė stėrvitur shpirtin dhe karakterin e popullit.
    Nė kėtė pikė tė artikullit, ēdo kėndonjės e ndjen qė arritėm nė kufij tė fakteve edhe qė duhet fjalėve t’u lėmė ”me shėndet”.Ja pra njė fakt lakuriq megjithė shėmtimin e tij.
    Kur u kthye nga Amerika, dy vjet mė parė, Kol Tromora qėndrojė nė Romė qė tė piqet me mua. Si zbrazi mirė e mirė thesarin e mendjes sė tij dhe mė nginji me kėshilla, iu tek njė ditė kur ishim nė odėn time tė mė japė njė raport me gojė tė punimeve qė mbaroi Federata jonė nė vjetėt e fundit. Bashkė me tė tjerat mė mėsoi edhe njė vrasje sensacionale qė qenka bėrė nė Amerikė me urdhėr dhe me pagesė tė “Vatrės”!
    Mė thotė kapedan Kola se rronte nė Worcester njė Morait me tė shoqen korēare, me tė vjehrrėn dhe me njė vajzė tė vogėl qė kishin marrė nga njė fshat tė Korēės dhe nga muhamedane e kishin bėrė tė krishterė.”Vatra”, qė tė fitonte influencė ndėr muhamedanėt, dėshironte ta hiqte vajzėn nga dora e Grekut dhe t’ua kthente njerėzve tė saj. Po “Vatra” s’mejtojė as tė zėrė njė avokat qė t’a marrė vajzėn me gjyq, as tė pėrdorė shtypin amerikan pėr shpėtimin e saj.Ja “Vatra” zuri tė vetmen udhė qė dinė barbarėt, vuri dhe e vranė Grekun.
    Kol Tromara m’i rrėfente kėto me njė erė trimėrie edhe priste pa dyshim tė ngrihesha dhe t’i shtrėngoja dorėn me entuziasėm dhe ta uroj pėr punėn e bukur qė bėri. Po s’u tunda nga vendi, s’mė lėvisnė buzėt, mbeta i dalldisur nė mejtime. Ca minuta pastaj pyeta:” Atė vajzėn e mundonte Greku?” “Pėr kundėr – tha Kol Tromara,- e ushqente mirė, e vishte bukur, e rriste me kujdes”.
    Gjeta njė shkak qė tė ndahem nga brigandi, edhe si mbeta vetėm rashė nė shtrat me ethet e dėshpėrimit. Mejtohesha:”Themelohet njė shoqėri pėr tė stėrvitur e pėr tė qytetėruar popullin dhe mėsimi qė i jep popullit ėshtė tė shkelė kanunet e popullit dhe tė njerėzisė, tė zėrė pusi dhe tė derdhė gjak. O fat tragjik qė mė ke bėrė shok me vrasėsit dhe brigandėt, mua qė mjė vjen keq tė shtyp njė mizė kur eci udhės!”
    Edhe s’e dija si tė sillem, tė heqė maskat dhe tė bėrtas apo tė hesht nga frika e shkandullit?...
    * * *
    Eshtė pėr tė besuar qė vrasja e Worcesterit s’ėshtė i vetmi delikt qė ka bėrė “Vatra”, edhe tė tjera vrasje nė Amerikė do t’a kenė burimin nė Tremont Street.Kryetarėt e degėve dhe anėtarėt e Federatės jo vetėm s’kanė gisht nė kėto gjaqe e nė kėto turpe, po jam i sigurt qė edhe i dėnojnė me tėrė forcėn e shpirtit tė tyre. Pa dyshim, nė Kuvend tė afėrm do t’i shfaqin ndjenjat qė kanė duke qėruar me themel jo vetėm hesapet materiale, po ca mė tepėr edhe hesapet morale.Duhet qė faqezinjtė qė shkelnė dhe shkelin kanunet e Amerikės mirėbėrėse, tė marrin njė mėsim tė fort, duhet qė puna e Worcesterit tė dalė nė shesh dhe fajtorėt tė jepen nė duar tė policisė.Duhet qė tė gjithė ata qė dinin edhe mbyllnė sytė, tė zbohen njė herė e mirė me ēnderim nga Federata.
    Vatra qė tė rrojė e t’i bėjė shėrbime tė vėrteta Shqipėrisė, duhet tė pastrohet nga ēdo qelbėsirė, edhe nga njė “Black-Hand” (dora e zezė) ose “Gang of hooligans and murderes” (gangu i huliganėve dhe i vrasėsve), qė e kanė bėrė njerėz pa shpirt e pa tru, tė lartėsohet e tė bėhet njė “League for the social and moral education of the people” (lidhje pėr edukimin moral dhe social tė popullit)
    Jam i bindur qė Kuvendi i afėrm do tė ketė kurajon e lartė dhe patriotizmin e thellė t’a reformojė Vatrėn qė nga rrėnja, duke marrė masat e nevojshme pėr tė bashkuar tė gjithė shqiptarėt e Amerikės pėr nderin dhe pėrparimin e vendit.

    Romė 10 Maj 1921

    Tirana-Observer
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pasurinė nuk e bėn karta: e bėn puna

    Pasurinė nuk e bėn karta: e bėn puna


    Faik Konica

    Nė kėtė punė tė “lekave” ka disa gjėra qė s’jam i zoti t’i marr vesh as pakė. Fjala vjen, na thonė se, me tė shtypur tė “lekave”, Shteti do t’i afirmojė sovranitetin e tij faqe botės. Nga kjo kuptohet qė, nė mendje tė Shqipėtarėve ēdo Shtet duhet tė ketė kart-monedhė, dhe qė kėtė privilegj tė bukur (ah sa tė bukur) e kanė vetėm Shtetet indipendente. Po ky mendim ėshtė plotėsisht i lajthitur. Ka Shtete tė lira, si Republika e Panamasė, qė s’kanė asnjė biletė banke; nga tjatra anė, ka koloni britanike dhe frėnge qė pėrdorin monedhė fiduciare tė veēantė. Nuk ėshtė njė nder pėr njė Shtet, tė ri a tė vjetėr, tė shtypė kart-monedhė: po nesėr do tė jetė njė ēnderim, kur njė Shtet, pa borxhe dhe me pasuri latente qė pret tė nxirret, tė ketė bileta banke pa nonjė fuqi blerėse fare. Nė dėshėron me tė vėrtet’ Shqipėria tė ketė monedhėn e saj si njė akt sovraniteti, od tė kish bėrė shumė mirė ato dollarė qė mori nga Amerika t’i kish dėrguar nė Paris a nė London ku, me njė komision tė vogėl, mund tė ktheheshin nė “napolone” ari me fytyrėn dhe emėrin e Shqipėrisė: dhe ashtu do tė ndodheshin sot nė pjacė para Shqipėrie.
    Njė tjatėr gjė qė s’mė hyn dot nė kokė, ėshtė kjo: Guverna, faqe “lekave” prej karte, do tė lėrė nė banka tė huaja 3.000.000 franga ar, tė cilat do t’a mbulojnė “100 pėr 100” monedhėn fiduciare t’onėn. Po kėtu na del pėrpara njė dilemė: ose Guverna s’do tė lėrė nė bankat e huaja aqė ar sa ka pėr tė shtypur kartė, dhe ahere gėnjen popullin; ose do t’bankojė me tė vėrtet’ 100 pėr 100 flori, dhe ahere bėn njė marrėzi, se nė vėnt qė t’u japė tė huajve arin e saj t’a punojnė me 3 a 4 pėr qint, pse tė mos e mbajė nė vėnt dhe tė bėjė ndonjė punė publike tė dobishme dhe pjellėse, e cila tė japė ndofta 15 pėr qint fitim?
    T’i lėmė fjalėt. E vėrteta e xhveshur ėshtė qė Guverna ka nevojė pėr para; dhe me qė nuk ėshtė e zonja t’i gjejė duke krrejtur pasurinė latente qė ka vėndi, hidhet nė nji trik myflizesh: shtyp kartė, me shpresėn qė do t’forcojė popullin t’a pranojė kartėn pėr ar, - sa do qė historia ėshtė plot me katastrofet e shkakėtuara nga ky sistem i quajtur cours force ose forced paper currency; po Ekselencat e Tyre vallė a kanė zėnė nonji histori serioze tė popujve me dorė?
    I madhi vjershėtor gjerman Goethe e ka pėrqeshur nė njė mėnyrė klasike kartėn-monedhė. Nė pjesė tė dytė tė Faust-it, e shpie heroin e tij bashkė me Mefistofelesin nė hobor t’Imperatorit Gjermanisė: Atje gjejnė mopskėnaqėsinė mė ēdo anė dhe kryengritjen gati tė pėlcasė, se arkat e Shtetit janė tė zbrazura. Mefistofelesi, qė tė tallet, i kėshillon Kryeministrit tė shtypė nė copėra karte ēmime, dhe t’i japė nė vėnt tė parasė sė vėrtetė. kryeministri bindet, - dhe shikoni ēudinė: tė gjithė gėzohen, dhe nisin valet dhe kėngėt, gjer sa tingėllon dita e fatit, kur kėto levere s’i pranon mė njeri, dhe karta bėhet kartė.
    Po s’duhet tė dėshpėrohemi; se nė Shqipėri, nė ka shumė analfabetė, ka dhe shumė njerės tė kuptuar prej natyre. Munt qė t’a shohin lajthimin e tyre dhe tė qėndrojnė me kohė nė buzė tė greminės. Shqipėria ka mjaft reziqe dhe mundime, dhe s’ėshtė nevojė t’i shtohet dhe njė tjatėr: monedha fiduciare. Kriza ekonomike qė mbretėron sot nė Shqipėri, varfėria qė e ka mbuluar vėndin, kanė shkake mė tė thella se mungesa e kartės-monedhė: e kanė burimin e tyre te fakti qė populli harxhon, po s’fiton gjėsendi. Zgjidhja ėshtė pr ate PUNA. Kur tė lulėzojnė punėt, do tė nisė tė dalė nė shesh edhe ari. Bujqėsia, rritja e kafshėve, industritė nacionale, tė lehta pėr tė krijuar nė njė vėnt aqė tė pasur me “qymyr tė bardhė”, - kėto dhe jo “lekat” janė bari i shėrimit.
    Po qė tė happen punėt, duhet Guverna tė ketė njė ekspert tė mbaruar pėr financat dhe ēėshtjet ekonomike, dhe atij eksperti t’i vėnė nėnė urdhėr nj’a dhjetė milionė dollarė. Kyēi i shpėtimit ėshtė pra, nė njė hua. Po hua nuk i jep njeri njė Shteti qė s’ka stabilitet. Sa kohė Parlamenti pėrbėhet nga njerės pa patriotismė dhe pa ndėrgjegjje, tė cilėt s’kuptojnė rėndėsin’ e stabilitetit tė Guvernės; sa kohė vendi duron dhe pėrkrah elemente tė turbullta, gati tė pėrmbysin kabinetin pėr njė ambicje personale ose pėr njė kockė qė u-hedhin armiqtė, - jo 10.000.000 dollarė, po njė kacidhe hua nuk i japin Shqipėrisė. Nė njė fjalim qė Peshkop Noli, ahere ministr’ i punėve tė jashtme, pati me korrespondentin e Chicago Daily Neės-it, Zotin Moėrer, deputeti ynė i tha Amerikanit se Shqipėria ėshtė gati tė japė gjithė koncesjet e munudra, tė vėrė peng gjithė pyjtė dhe metalet e saj, pot ė gjejė njė hua tė madhe. Mirė po pjacat e Neė York-ut dhe tė London-it, tė vetėmat ku munt tė hapet sot njė hua, duan pėrveē koncesjeve edhe njė gjė tjatėr: duan stabilitetin, i cili pėr ta ėshtė kryegarantia dhe tė cilin mjerisht Shqipėria s’duket e zonja t’ua japė.

    ABC nr.27-Faik Konica,
    09.03.2006
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Faik Konica nė kujtesėn e Evropės

    Luan RAMA

    Njė vit mė parė njė miku im kineast erdhi nė Francė tė fiksonte gjurmė e rinisė sė Faik Konicės, vendet ku kishte jetuar ai. Njė shekull kishte kaluar dhe shumė pak gjėra njiheshin rreth rinisė sė tij. Brenda njė kohe tė shkurtėr ai xhiroi veēse disa pamje tė "Collčge de France", qytezėn e vjetėr tė Carcassone-s, rrugė e kafene tė Parisit, pa mundur padyshim tė fiksonte dimensionin e vėrtetė tė figurės sė tij, vetė atė shpirt qė ishte mbrujtur me njė kulturė tė jashtėzakonshme dhe qė shfaqej tashmė nė Paris si njė intelektual i kalibrit evropian. Edhe pse i ardhur nga njė cep i humbur i Ballkanit, ky njeri, do tė bėhej referencė e debatit intelektual nė qendėr tė Evropės. Kjo referencė spikati jo vetėm nė studimet e tij mbi gjuhėsinė, por nė veēanti me miqėsinė dhe bashkėpunimin e ngushtė qė ai pati me njė nga figurat mė nė zė tė simbolizmit francez, poetin e madh Apoliner, (Guillaume Apollinaire), i cili nuk mungoi tė bėhej bashkėpunėtor i tij dhe tė angazhohej pėr ēėshtjen shqiptare.
    Vitet nė Francė mė kanė dhėnė mundėsinė tė ndjek itinerarin francez tė jetės sė kėtij njeriu, qė ka lėnė aq gjurmė nė jetėn e shqiptarėve. Nė fillim nė qytetin mesjetar tė Lissieux qė shquhet pėr katedralen e ngritur nė kujtim tė Saint Thčrese. Pikėrisht atje, jo larg bregut tė mjegullt normand, ai kishte kaluar vitin e parė tė largimit tė tij nga Shqipėria. Mė 2 tetor 1892, ai ishte regjistruar nė "Lycée de Lisieux", kur pėr herė tė parė do tė bėnte njė jetė tė vetmuar mes francezėve nė klasė "cinqučme", nėn emrin Schischo'Go Faļk, i lindur nė Konitza mė 1875 (Konicė). Ende sot, nė arkivat e shkollės ruhet emri i nxėnėsit shqiptar qė vinte nga njė vend ende i panjohur: Shqipėria. Por klima e lagėsht e Normandisė nuk i priu pinjollit shqiptar, kėshtu familja vendosi ta ēonte drejt jugut, me njė klimė mesdhetare. Njė vit mė vonė rruga do ta ēonte drejt atij vendi tė ngrohtė, njė qytet i hershėm mesjetar me njė kėshtjellė magjepse e me plot histori tė ēuditshme e barbare. I rrethuar nga historitė e "katarėve", ai kishte vazhduar aty studimet e mėpasme, ku gjithnjė do tė dallohet si njė nxėnės shembullor, ku vlerėsohet nė fund tė vitit me njė ēmim-nderi "prix d'honneur", nė "retorikė". Pasi vizitova Carcassonne-n, qytet qė mahnit ēdo vizitor, njė ditė zbrita nė Dijon, qytet hijerėndė edhe ky, e mė pas nė Montpellier, tė njohur pėr qytezėn e universitarėve. Mė pas, kur arkeologu Muzafer Korkuti do tė vinte nė Paris tė fliste nė "College de France" pėr prehistorinė e Shqipėrisė, kulturėn dhe kohėn antike, sė bashku do tė kujtonim se pikėrisht kėtu, njė shekull mė parė, Konica ndiqte ligjėratat e mjeshtėrve tė mėdhenj tė linguistikės e tė historisė. Kėtu ai ndoqi kurset e gjuhės sankritisht e hindu dhe me mikun e tij, linguistin e njohur Louis Bellow, ai nisi tė mėsonte dhe gjuhėn hebraishte.
    Nė Francė Konica njohu Molierin, Volterin, Diderone... Nė shkrimet e tij tė mėvonshme, ai nuk harron tė pėrshkruajė historinė e kėtij vendi, tė shkruajė pėr dyndjet normande tė Robert Guiscard gjer nė brigjet shqiptare, pėr anzhuinet dhe shqiptarėt, e gjer tek verėrat e Burgonjės. Noli thotė se Apolineri e quante atė "enciklopedi lėvizėse". Jules Le Metre fliste me adhurim se "ky i huaj e shkruan kaq mirė gjuhėn tonė"... Nė bibliotekat e Parisit ai rrėmoi vite me radhė duke studiuar historinė e romakėve, galėve, grekėve, shqiptarėve. Njė ditė njė libėr i rrallė i kish rėnė nė duar dhe e kish ēmendur nga gėzimi. Ishte njė libėr i vjetėr i njė murgu gjerman, Brokard, i cili, siē na thotė vetė Konica, mė 1332, i kishte kushtuar njė libėr Filip de Valois, mbretit te Francės: "Sado qė shqiptarėt kanė njė gjuhė krejt tė ndryshme nga latinishtja, - shkruante ai, - prapėseprapė ata kanė nė pėrdorim dhe nė tė gjitha librat e tyre shkronjėn latine". Faiku bėri pyetjen se nė qoftė se mė 1332 ekzistonte njė literaturė nė gjuhėn shqipe, atėherė ėshtė e qartė se shkrimi i gjuhės amtare do tė ketė nisur shumė mė parė. Madje dhe pseudonimin e famshėm tė tij Thrank SpiroBeg, ai e kishte gjetur tek personazhi i njė prej romaneve tė Léon Cahun, zėvendės konservatori i bibliotekės sė madhe "Mazarine", nė romanin "Hassan le janissaire".
    Padyshim qė njė nga miqėsitė mė tė bukura tė Faikut, kėtij "princi tė gjuhės shqipe", siē e quante Noli, ishte miqėsia e tij me Gijom Apolinerin. Edhe kur iku nga Franca, Faiku do tė vazhdonte si bashkėpunėtori i revistės sė e Apolinerit "Festin d'Esope" dhe do tė shkruante nė gazetėn intelektuale pariziane "Mercure de France". Apolineri si dhe shumė poetė pararendės tė epokės se tij, i kėndoi shumė dashurisė. Gjatė njė historie tė tillė dashurie poeti francez piketoi publicistin shqiptar Faik Konica, drejtorin e revistės "Albania", mikun shqiptar, pėr tė cilin vite mė radhė ai do tė ushqejė njė respekt e simpati tė veēantė. Konica dhe Apolineri u njohėn nė fillimet e kėtij shekulli. Qė tė dy ishin njerėz me kulturė tė gjerė, poliglotė dhe me njohje tė shumta nė rrethet letrare artistike. Pikėtakimet e para ishin nė vitet 1903 dhe 1904 gjatė udhėtimeve qė Apolineri bėri nė Londėr, i dashuruar pas Annie Playden, kur kishin qenė bashkė nė brigjet e Rinit. U njohėn nė njė kohė kur Konica luftonte me forcė pėr ēėshtjen shqiptare dhe identitetin nacional. Apolineri ende nė atė kohė nuk e kishte shpalosur tėrė personalitetin e vet artistik. Emri i tij i vėrtetė ishte Guillaume Kastrovitzky dhe kishte lindur me 1880. E ėma e tij ishte polake, vajzė e njė emigranti. Apolineri studjoi ne Canes, Nicė, Monaco. Mė 1899 erdhi nė Paris pėr tė punuar pėr bukėn e gojės dhe nė orėt e lira mbyllej nė bibliotekat e kryeqytetit francez.
    Konica dhe Apolineri u njohėn nė njė kohė kur nė Francė zhvillohej njė aktivitet i gjerė letrar e artistik, kur mė 1903 vdiq Gogeni dhe Pisaro, kur Romen Rolani pėrfundoi vepren "Jeta e Betovenit" dhe kur Pier e Mari Kyri u nderuan me ēmimin "Nobel". Mė 1904 u shfaq nė Paris opera e Vagnerit "Tristani dhe Isolda". Mistrali gjithashtu u nderua me ēmimin "Nobel", ndėrsa Matisse krijonte tablotė mė tė famėshme tė tij. Qė mė 1902, shkruan historiani i artit Pierre Marcel Adema, studjuesi mė i njohur i krejt veprės sė Apolinerit, - botohej revista e pėrjavėshme "Europiani", ku nė dhjetor 1903, nėn pseudonimin Thrank SpiroBeg ishte botuar shkrimi i Konices " Skicė e njė metode pėr tu duartrokitur borgjezėve"("Esquisse d'une methode pour se faire applaudir des bourgeois"). Bashkėpunimi i Apolinerit me kėtė revistė ishte mė shumė politik se sa letrar. Ai interesohej pėr popujt e shtypur si bullgarėt, maqedonėt, shqiptarėt. Adema boton gjithashtu edhe njė letėr tė Apolinerit ku ai ka shkruar : " Ai banonte nė "Oakley Cressent City Road. Nuk e kisha parė kurrė. Mė ftoi tė rrija disa ditė tek ai dhe do vinte tė mė merrte nė stacion." Duke vijuar nė studimin e tij pėr Apolinerin, Adema shkruan se "Dy tė dashuruarit, Apolinerin dhe Anin, Konica i priti me pėrzėmėrsi. Mė 1904 Apolineri ishte pėrsėri mik tek Konica, kėsaj rradhe nė Chingford, (duke qėnė se Faiku ishte i martuar, e kishte lėnė banesėn e mėparėshme). Gjatė kėtyre kohėve, Apolineri e Konica u afruan shumė. Prindėrit e Anit nuk donin qė ajo tė lidhej me njė poet, kėshtu e larguan nė Amerikė. Dhimbjen tė dy miqtė e ndanė sė bashku. Faiku e mori me vehte nė njė udhėtim nė Gjermani, ku ngjarje tė kėsaj periudhe Apolineri do ti dėshmojė nė tregimin e shkurtėr "Shqiptari", ku nė qėndėr ėshtė njė ngjarje qė lidhet pak e shume me Konicėn.
    Nė kėtė kohė Konica fillon tė botojė disa artikuj nė revistėn e Apolinerit "Festin d'Esope". Mė 1904 boton shkrimin "Mistifikimi mė i madh nė historinė njerėzore". Ndėrsa Apolineri boton mė janar tė 1905, nė numurin 7 tė revistės "Albania", artikullin " Njė profeci bashkėkohore lidhur me Shqipėrinė" ( " Une prophčtie contemporaine touchant l'Albanie "). Mė 1909 ai boton nė revistėn " Pan " studimin e tij tė famshėm " Studim mbi gjuhėt natyrale dhe gjuhėt artificiale " (" Essai sur les langues naturelles et les langues artificielles ") me pseudonimin Pyrrhus Bardyli, studim qė do tė hapte njė debat nė linguistėt e njohur tė asaj kohe, tė cilėt ishin trembur nga dalja e gjuhės " esperanto " dhe rreziku qė u kėrcėnohej gjuhėve natyrale. Konica dėshmon me kėtė studim se ėshtė njė intelektual i rrallė dhe i nivelit evropian, madje njė njohės i thellė i gjuhės frėnge. Ja pse nė faqen e parė tė kėtij libri tė botuar nė Bruksel, nėn titullin " Essai sur les langues naturelles et les langues artificielles ", Apollinaire ka shkruar : " Autori i kėsaj eseje : Faik beg Konitza. Eshtė shqiptari mė erudit i Evropės ". Nė atė kohė Konica i dėrgon Apolinerit librat e albanologėve tė njohur si Holger Pedersen apo Gustave Mayer, tė cilėt kishin vlerėsuar shumė autoktoninė shqiptare dhe vlerat e njė populli me histori tė lashtė. Tregimi "Shqiptari" ("L'Albanais") botuar fillimisht nė revistėn "Messidor" ndėrthuret mė pas me ngjarjet nė romanin e tij "Gruaja qė rri ulur", botuar me 1920 pas vdekjes sė Apolinerit. Nė kėtė roman tė bije nė sy personazhi i Pikasos dhe Konicės, qė tė dy miq tė ngushtė tė Apolinerit, qė siē e pėrshkruan vetė ai "Pablo Canouris, piktor me duar blu e qė ka sy si tė zogut, ėshtė me prejardhje shqiptare, i lindur nė Malaga tė Spanjės. Nė karakterin e Canouris pėrziheshin kėshtu Spanja dhe Shqipėria. Nė dukje ai ishte i tillė, siē janė shqiptarėt, njerėz tė bukur, fisnikė e trima ".
    Pas largimit pėr herė tė dytė nga Londra, Konica dhe Apolineri e ruajtėn miqėsinė e tyre, shkėmbyen letra ( letra e fundit ėshtė e vitit 1913) dhe shkrime pėr ti botuar nė revistat e njėri tjetrit. Mė 1912 Apolineri jetonte nė bulevardin Saint Germain-des-Prčs, n° 202, ku pas vdekjes mbeti dhe biblioteka e tij e pasur. Po atė vit ai botoi njė nga poezitė e tij mė tė njohura, "Mbi urėn Mirabo", ndėrkohė qė Konica, qė kishte kaluar nėpėr universitetet e Kembrixhit, Harvardit dhe Masaēusetit, meritonte titullin "Mjeshtėr i Arteve nė letėrsi". Njohja me Konicėn e shtyu Apolinerin tė njihej me historinė e kombit shqiptar dhe tė prononcohej ndaj kėsaj historie. Fillimisht ai lexoi me interes numrat e revistės "Albania". Veēanėrisht e tėrhoqi ne atė kohė dhe studimi pėr Shqipėrinė e Eliza Obri (Aubry). Nė kėtė studim, duke folur mbi absurditetin e qeverisjes sė Princ Vidit, ajo pohonte domosdoshmerinė qė Franca dhe fuqitė evropiane ta shihnin realisht historinė dhe fatin e kėtij populli. Parathenia e Apolinerit nė kėtė studim ėshtė e shkurtėr. Ai rikujton udhėtimin nė Shqiperi tė lord Bajronit. "Ndryshe nga popujt e tjerė tė perandorisė otomane qė ruajnė ende pėrkatėsitė fetare, shqiptarėt dallohen mė shumė pėr intolerancė fetare dhe pėr ndjenjat e tyre kombėtare. "Zonjusha Obri, - shkruan ai, - dallon mirė karakterin nacional tė shqiptarėve, gjenia e tė cilėve zotėron nė tė gjithė botėn otomane". "Ēėshtja shqiptare, shkruan me tej ai, diplomatėve tė mėdhenj qė rregullojnė fatet e botės u duket tepėr e vogėl, pėrballė kėtij universi kaq tė trazuar. Ndoshta njė ditė, tepėr tė shqetėsuar do tė shkojnė nė Janinė ose nė Krujė, kryeqytetin e vjetėr tė Skėnderbeut, pėr tė vendosur me njė dorė tė pasigurtė themelet e njė Evropė tė re...Bėhet fjalė padyshim pėr njė racė tė ndershme, tė denjė pėr tu mbrojtur dhe qė vėshtron me shpresė Francėn , e cila tashmė e kupton se ēdo tė thotė mosinteresimi i saj".
    Interesin e Apolinerit pėr Shqipėrinė e tregon edhe shkrimi i tij i gjatė "Tri princėr tė rremė tė Shqipėrisė" (" Trois faux princes d'Albanie ") tė botuar nė revistėn "L'europeen", me 1904. Nė tė bėhet fjalė pėr pretendimet pėr fronin e Shqipėrisė tė tė ashtuquajturve princėr, "trashėgimtarė tė derės sė Kastriotėve", tė Skėnderbeut. Duke shfletuar korespondencėn e tė vėllait tė Apolinerit, gjen tė flitet aty dhe pėr Konicėn. Eshtė dhjetor i vitit 1907 kur Alberti, vėllai i Apolinerit, ka shkuar tė punojė nė njė bankė tė Londrės dhe sipas porosisė sė vėllait tė takohet me Spiro Beg, pėr ti dhėnė gjithashtu njė libėr tė sapo botuar tė Apolinerit. "Tė shtunėn isha tek Spiro Beg, i cili ishte mjaftė i dashur, - shkruan Alberti. - Ai mė pyeti se cili ėshtė ai autor, tė cilin ju e kini lexuar sė bashku dhe qė ėshtė bėrė i famshėm nga vargjet "oh sa e gjatė ėshtė nata nė kėtė dhimbje qė nuk shuhet"...Nė njė letėr tjetėr ai shkruan se "Konica ka tmerr tė madh nga mishi i ngrirė dhe trembet ta hajė"...Nė mars tė vitit 1908 ai i thotė Apolinerit se " meqė nuk e njoh gruan e Konicės nuk kisha si ta pyesja pėr gruan e tij. Por duket qartė se tani ai jeton vetėm..."Tė shtunėn e kaluar e kaluam darkėn bashkė dhe i thashė se ti mė kishe pyetur pėr gruan e tij. Ai mė tha se ishin zėnė dhe se ajo kishte shkuar tek nėna e saj, por ai shpreson se ajo do tė kthehet pas tri muajsh, megjithese faji ishte i saj." Nė korrik 1908, nga Londra, Alberti i shkruan pėrsėri tė vėllait se " Konica banon nė Hampstead, njė lagje ku banojnė shumė gjermane dhe qė sipas shprehjes sė Konicės ishte njė lagje "shik" por me njė pazar jo dhe aq tė shtrenjtė. Shumė aktorė banojnė fare pranė tij". Nga fundi i gushtit, pra njė muaj mė vonė ai e njofton Apolinerin se nga Konica s'kishte mė asnjė lajm. Nė fakt ėshtė koha kur Konica nis udhėtimin e tij drejt Amerikės, nė Boston, ku takohet me Nolin, i cili ēuditet kur e sheh veshur me fustanellėn shqiptare..
    Gjatė luftės sė parė botėrore Apolineri i mobilizuar nė luftė, plagoset. Ishte nėntori i vitit 1918. Por fill pas kėsaj i prekur nga nje tifo qė po bėnte kėrdinė atė kohė nė front, ai vdes. Nuk dimė se ēfarė ka shkruar Konica kur ka marrė lajmin pėr vdekjen e mikut tė tij, pėr humbjen e poetit tė madh dhe pararendėsin e poetėve simboliste. Me siguri, para syve tė tij ėshtė shfaqur poeti i madh dhe shėtitjet e tyre, bisedat dhe ėndjet e tyre, me siguri i ėshtė shfaqur pėrsėri Sena, urat mbi lumė, ura e famėshme Mirabo, e cila sikur pėrcjell ende ehon e vargjeve tė poetit tė madh francez nė poezinė Ura Mirabeau.


    Kolona e arte

    Faik Konica

    Vajtim pėr robėri tė shqiptarėvet

    O tė humbur shqipėtarė,
    Seē qenkeni pėr tė qarė!

    Pėr tė qar' e pėr tė sharė,
    Pėr tė shar' e pėr tė vrarė!

    Armiqtė mbė dhé ju hodhnė,
    Dhe ju shtypnė sa u lodhnė!

    Sa u lodhn' e sa ju ngopnė
    Ju gdhendnė edhe ju rropnė.

    As bukė, as brekė s'ju lanė,
    Ju punoni, ata hanė!

    Nuk ju lan' as pakė nderė
    Q'e kini pasur pėrherė.

    As nder, as turp, as gjak s'kini
    Unji kryet dhe po rrini.

    I duroni vet armiqtė;
    Prisni vdekjen apo vdiqtė?

    Shėrbėtorė t'Anadollit,
    Kleēk e lodra tė Stambollit.

    Nė mos u shove fare,
    Ndizu, zemra shqipėtare!

    O shqipėtarė barkzbrazur,
    Fustanējerr' e kėmbėzbathur

    Zemėrohuni njė herė,
    Mprehni kordhėt pėr tė prerė,

    Mprehni kordh' e mprehni pallė
    Tė ju ndritin yj mi ballė,

    Ti frikėsoni zuzarėt
    Ē'i shuan shqipėtarėt,

    E nė vend tuaj tė rroni
    Si tė doni e si tė thoni!

    1901
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 05-12-2006 mė 00:28

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    NĖ GJURMĖT E NJĖ EMISIONI PĖR KONICĖN


    Nė mbrėmjen vonė tė datės 15 mars 2006, kanali TV “Klan”
    transmetoi njė emision tė posaēėm, kushtuar Faik Konicės.
    Skenari ishte pėrgatitur nga prof. Nasho Jorgaqi, tė cilit
    lexuesi shqiptar duhet t’i jetė shumė mirėnjohės pėr punėn
    e palodhur qė ka bėrė pėr qėmtimin e kujdesshėm tė veprės
    sė Konicės dhe botimin e saj nė 5 vėllime (vėllimi i pestė
    pėrmban studime pėr Konicėn) nga Shtėpia Botuese “Dudaj”,
    Tiranė, 2001.
    Nė atė emision u fol gjatė pėr figurėn e Konicės, si njė
    personalitet i shquar i kombit shqiptar, i cili, me
    formimin e tij shumėplanėsh, me erudicionin e tij tė
    jashtėzakonshėm, i mahniti shumė pėrfaqėsues tė mirėnjohur
    tė kulturės perėndimore. Nė emision u theksua me tė drejtė
    natyra herė-herė edhe kontradiktore e Konicės, gjė qė
    pėrbėn njė dukuri jo tė panjohur edhe nė jetėn e
    krijimtarinė e jo pak personaliteteve tė pėrmendura tė
    kulturės dhe tė politikės botėrore. Por, mes shumė tė
    vėrtetave qė u thanė nė atė emision, ra nė sy mungesa e ca
    tė vėrtetave, qė teleshikuesit duhej t’i ishin thėnė
    domosdo. Po ndalem shkurtimisht nė disa tė vėrteta tė
    pathėna (pėr tė mos thėnė tė autocensuruara) nė emisionin
    nė fjalė.
    Sė pari, bashkėpunimi i Konicės me Ahmet Zogun u vlerėsua
    si njė “lajthitje” e tij qė e kishte burimin nė natyrėn e
    tij “kontradiktore”. Mendoj se njė pohim i tillė nuk i
    pėrcjell teleshikuesit tė vėrtetėn pėr karakterin e
    marrėdhėnieve mes Konicės dhe Zogut, si mbret i
    shqiptarėve. Ėshtė e vėrtetė qė nuk ishte Konica ai qė ia
    lypi bashkėpunimin Zogut, tė cilin e kishte pasur
    kundėrshtar tė hapur politik, ishte Zogu ai qė e lypi kėtė
    bashkėpunim dhe qė Konica e pranoi pėr njė qėllim tė lartė:
    pėr t’i shėrbyer diplomacisė sė Mbretėrisė Shqiptare nė njė
    shtet tė madh, si Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, njė vend
    ky dashamirės pėr kombin shqiptar nė Evropėn Juglindore.
    Pra, Konica u nis nga njė qėllim tepėr madhor kur pranoi tė
    hynte nė shėrbimin diplomatik tė mbretit Zog, i cili i dha
    njė mandat tė pėrhershėm pėrfaqėsimi nė SHBA.
    Ėshtė e vėrtetė qė Konica e ka kritikuar Zogun, madje
    ashpėr, dhe pėr kėtė kritikė nė atė emision u fol pa kursim
    nga profesorėt e intervistuar. Por profesorėt e nderuar
    duhej tė pėrmendnin edhe vlerėsimet shumė tė larta qė
    Konica ka bėrė pėr figurėn e tij. Po pse heshtėn pėr kėto
    vlerėsime profesorėt e intervistuar? Bindjet mund t’i kemi
    tė majta, tė djathta ose tė qendrės, por ato nuk duhet tė
    na pengojnė tė pohojmė tė vėrtetat qė janė shkruar “e zezė
    mbi tė bardhė”, se pėr ndryshe do tė mbetemi robėr tė
    praktikave enveriste, sipas tė cilave koha e mbretėrimit tė
    Ahmet Zogut vlerėsohej si njė njollė e zezė nė historinė e
    Shqipėrisė!
    Sė dyti, nė atė emision edhe marrėdhėniet e Konicės me
    Nolin trajtoheshin nga kėndvėshtrimi i natyrės sė tij
    kontradiktore. Mendoj se edhe nė kėtė rast teleshikuesit
    nuk i thuhet e vėrteta deri nė fund. Shkaqet e
    marrėdhėnieve herė-herė tė acaruara tė Konicės me Nolin
    mund tė jenė tė shumta, por kėtu nuk ėshtė vendi tė hidhet
    dritė mbi to. Nė tė vėrtetė, shkaku kryesor i fėrkimeve mes
    kėtyre dy figurave tė shquara tė kombit tonė qėndron nė
    mospėrputhjen e bindjeve tė tyre politike: Konica ishte
    antikomunist, kurse Noli ishte simpatizues i komunizmit.
    Madje Konica flet me fakte pėr bindjet komuniste tė Nolit.
    Sė treti, pas pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia fashiste,
    kur po rrezikohej copėtimi i saj i mėtejshėm, sidomos nga
    shovinizmi grekomadh, edhe Konica, edhe Noli, nė figurėn e
    mbretit Zog shikonin simbolin e unitetit kombėtar dhe
    kėrkonin krijimin e kabinetit qeveritar nė mėrgim, ashtu
    siē kishte kėmbėngulur edhe vetė mbreti nė kancelaritė e
    fuqive perėndimore. Pra, pėr mbrojtjen e interesave tė
    larta tė vendit, kėto dy personalitete tė spikatura tė
    kombit shqiptar bashkoheshin rreth mbretit nė mėrgim. Nuk
    duhej tė mos u thuhej teleshikuesve edhe kjo e vėrtetė pėr
    figurėn e Konicės nė marrdhėniet e tij me Nolin.
    Sė katėrti, Konica i la njė amanet Nolit qė eshtrat e tij
    tė preheshin domosdo nė atdheun e tij. Dhe kjo e vėrtetė u
    tha nė emision. Por teleshikuesit tė thjeshtė nuk iu tha e
    vėrteta se cili ishte shkaku qė Noli, sa qe gjallė, nuk e
    ēoi dot nė vend amanetin e Konicės. Se ka rrezik qė
    teleshikuesi i painformuar mirė apo qė ėshtė nė njė moshė
    tė re, mund tė rrijė e tė mendojė gabim: Noli ose s’paska
    dashur, ose nuk paska mundur ta ēonte nė vend atė amanet.
    Dhe kjo e vėrtetė mbeti e pazbuluar pėr teleshikuesin e
    lartpėrmendur, se po tė thuhej ashtu siē ėshtė, do tė dilte
    zbuluar Enver Hoxha, si armik i egėr i Konicės.

    Eshref Ymeri

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e faiksmajli
    Anėtarėsuar
    12-02-2006
    Postime
    117
    Kumtesė nga: Mėrgim Korēa


    Nuk i a kam vėnė vetes detyrėn as tė them se Faik Konica u lind mė 1875 nė Konicėn Shqiptare e as tė zė n’gojė faktin se u shua nė Boston nė vitin 1942. Gjithashtu nuk do tė zė n’goje faktin se ai qe bashkėthemelues i “Vatrės” dhe drejtues i saj nga 1921 e deri mė 1926 e pastaj, nė vazhdim, edhe kryetar nderi i saj. Kjo ėshtė pjesė e detyrės sė biografėve tė tij. Por unė, nė kėto pak minuta kohė qė mė vunė nė dispozicion organizatorėt e kėtij tubimi, (jo pėr tė mė nderuar mua, jo, por Faik Konicėn), e konsideroj ndér timin faktin qė po ju paraqis mbase njė pamje jo fort tė dritėsuar tė vlerave madhore tė tija, temperamentit si edhe pozicionimeve tė kėtij personaliteti poliedrik tė cilin ai, me tė cilin mė shum’u shanė, mė shum’u deshėn e mė gjatė bashkėpunuan, Imzot Noli, e ka stigmatizuar si vijon :

    “Faik Konica qé i pėrkryer si stilist, i shkėlqyer si erudit dhe i madh si atdhetar!”

    E pėr t’a shikuar Konicėn nga ky kėndvėshtrim, nuk kam se si tė mos vazhdoj me konsiderata disa njerėzish vėrtet tė shquar tė kulturės kombėtare, tė cilėt janė studjues tė dėgjuar nė fushė tė letėrsisė si edhe gjuhėsisė edhe kanė dhėnė konsideratat e tyre rreth personalitetit tė Faik Konicės. Prof. Namik Ressuli e ka pėrcaktuar Konicėn si vijon :

    “Konica ka qenė polemisti si edhe satiriku mė i fortė qė ka nxjerrė kombi ynė por njėkohėsisht edhe mė i urryeri!”

    Por krahas kėtij pohimi, profesor N.Ressuli ka thėnė edhe :

    “Ndėr shkrimtarėt toskė ai pa as mė tė voglėn mėdyshje qé mė eleganti si edhe mė europiani i kohės sė tij. I krahasuar me Patėr Gjergjin e madh, natyra i dha Konicės po aq intuitė tė fjalės e gjithashtu edhe tė shprehjes. Tė njajtė u a dhuroi edhe elegancėn e fjalķsė. Por atje ku u tregua bujare me Patėr Gjergjin e koprrace me Konicėn qé fantazķa si edhe mėndja sintetike!”

    Ai qė u quajt “Meteori i kulturės Kombėtare”, Dr.Vangjel Koēa, personalitetin e Konicės e ka pėrkufizuar sikur e ka skalitur nė metal :

    “Estéti i pashoq si edhe polemisti mė elegant qė ka nxjerrė kultura shqiptare, ishte njėkohėsisht edhe viktimė e vetes sė tij : Bota Shqiptare nuk kishte nevojė pėr shigjetarė po pėr mėsues edhe edukatorė!”

    I thashė nė krye kėto pohime tė bashkėkohėsve nė mėnyrė qė ne, brezat pasues, tė mundohemi t’i mbivendosim kėto kuadro qė na paraqitėn bashkėkohėsit e Konicės e t’a krijojmė mė tė drejtpeshuar pamjen e tij duke i pėrgjithėsuar kėto kulme edhe me rrethanat kohore e tė shikojmė efektivisht se cila ka qenė figura e vėrtetė e Konicės.
    Shkollimin e parė ai e mori nėn ndikimin e drejtpėrdrejtė anadollak. I vijoi mėsimet nė Kolegjin e Jezuitėve nė Shkodėr prej ku vete e studjon nė Francė por duke kaluar pėrmes Liceut tė Gallatasarajit. Diplomohet nė Universitetin e Dijonit nė Francė. Tė mbaronte me kaq, do tė qé mirė. Merr pastaj diplomė nė fushėn e leteraturės edhe nga Universiteti i Harwardit. Kėshtu bota e brėndėshme e Konicės ndikohet nga shumė erėra qė i krijojnė shtjella nė mėndjen e tij ku pa as mė tė voglėn mėdyshje ndikimet lindore ēvendosen nga forca e rrymave kulturore moderne perėndimore ku predominon kultura si edhe gazetarķa franceze, e posaēėrisht mbresa i le “panfletizmi francez”! I ndikuar ksisoji nga fryma liberale dhe antikonformiste e Francės ai, duke qenė konsull e mė vonė edhe ministėr fuqiplotė i Monarkisė Shqiptare nė Republikėn Presidenciale Amerikane, shkruan e shkruan shumė kundra mbretit Zog. Shkrimet e tija bile ēfrytėzohen nga advokatėt mbrojtės tė Ndok Gjeloshit si edhe Azis Ēamit qė e qėlluan Mbretin Zog nė Vjenė mė 21 shkurt tė vitit 1931, sa qė arritėn t’i mbronin atentatorėt me aq shumė argumenta sa qė atentatorėt e Mbretit morėn dėnime minimale !
    Nė vazhdim, mė 22 gusht 1938 Konica shkruan :

    Monarkia ka nė Shqipėri dy lloje armiqėsh, ata qė vetėm i thurin lavde vėnd e pa vėnd, si edhe ata qė e bėjnė qesharake me festime tė tepruara. Po u pėlqeu monarkķa, t’i japin dinjitet e tė heqin dorė nga karnavalet!

    Sa i takon gjuhės sė Konicės, ai ka meritėn e madhe qė ndėrmjet alfabeteve tė ndryshėm tė propozuar, ai e mbėshteti atė tė Shoqėrisė Bashkimi tė themeluar mė 1899 nga Imzot Prengė Doēi me germa latine edhe ksisoji vazhdoi e botoi revistėn e tij “Albania” pėr 12 vite me radhė.
    Njė nga ngjarjet e jetės Konicės sė cilės nuk mundemi t’i anashkalojmė, ėshtė edhe ēmimi Kapelja e lartė qė i u dha mė 1938-ėn nga revista humoristike londineze The Judge, me botues Harry Newmanin. Motivacioni mbėshtetej nė vlerėsimin e tij si konsull edhe Ministėr Fuqiplotė i Mbretėrisė Shqiptare. Konica duke mos qen’i bindur se ēmimi qe i sinqertė, me qė revista kish edhe namin e madh si revistė qė pėrgojonte e tallte kėdo, nė letrėn e falėnderimit shkruan mes tjerash :

    “ Unė kokėn time e bėj kurbįn pėr kapelen e zotit Newman !”

    Nga e gjithė prodhimtarķa e shkruar nga Konica, njė vėnd tė posaēėm zė pjesa qė duhej t’ishte vazhduar e pastaj mbaruar si roman me titull :

    “Doktor Gjėlpėra zbulon rrėnjėt e dramės sė Mamurrasit”

    Kjo pjesė letrare ėshtė reflektimi i gjėndjes sė intelektualėve shqiptarė. Nė pjesėn e parė Konica e brumos dhe e gatuan figurėn e tė riut shqiptar qė po shkollohet nė perėndim duke u pėrgatitur tė kthehej nė Atdhé pėr t’i shėrbyer kėtij tė fundit. Pastaj vjen pjesa e dytė ku i gjithė idealizmi i doktorit fillon e lėkundet tek ballafaqohet me injorancėn anadollake tė Shqipėrisė tė asaj kohe ku sundonte injoranca, ryshfeti si edhe korrupsjoni. Nuk mundem t’a hesht tė vėrtetėn se analiza apo aq sa ka shkruar Konica tek Doktor Gjėlpėra, edhe sot paraqit interes tė pafund.
    Para se t’a pėrfundoj kėtė paraqitje fluturimthi tė figurės sa elitare e po aq edhe kundėrthėnėse tė Faik Konicės, dua t’ju sjell disa pohime tė tijtė qė marrin vlera tė pashoqe tė menduar thellė. Janė pikėrisht kėto pohime tė cilėt i kanė shkaktuar autorit gjith’atė pozicionim kundra tė kategorive tė ndryshėme shoqėrore nė Shqipėri. Konica ka thėnė :

    - Janė disa shqiptarė qė sillen si tė vėrtetė kėndezė e zėmėrohen posa zė tė
    kėndojė kokorikoo nonjė tjatėr si ata. Mjerisht nė Shqipėri ka pak pula !

    - Kur shoh ca eskrokė tė poshtėr e pa ndér, mace t’egėra me dy faqe, tradhėtorė, ēpifarakė, vrasės vullgarė prapa kurrizit, ta marrin e ta pėrdorin e ta ndyjnė emėrin shqipėtar : ta thom ēiltas se mė vjen turp qė jam shqipėtar edhe unė. Tė qe se e ndėrroja dot racėn time me fjalė, shpejt do tė thohesha grek, kuco-vllah, etj. Edhe evgjit do ta kisha pėr ndér !

    E me qė jemi pikėrisht nė mjediset e njė kishe, dua t’ju kujtoj edhe pohimin e fundit qė po citoj nga Faik Konica e qė tingėllon aq i fuqķshėm :

    Ati ynė qė je nė qiell, jepna fuqķnė ta mbajmė gojėn mbyllur kur
    s’kemi gjė pėr tė thėnė !





    ___________________________________________

    Kumtesė e mbajtun me datė 3 dhetor nė ambientet e Kishės Shėn Palit, Michigan



    ___________________________________________

  16. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Abetari shqip

    Faik KONICA

    Nė pak fjalė, - me qėllim por pa shpresė qė t`u mbushim kokėn hamajve, zaptieve, tė shtrembėrve e t`egėrve, - duam tė shkoqitim ēėshtjen e abetares gjer mė sot. I pari libėr nė gjuhėn tonė dolli nė 1635, d.m.th. 256 vjet mė pėrpara, nė Romė, prej Frengut tė Bardhė (Dictionarium Latino-Epiroticum). [Autori mė vonė do zbulonte duke gėrmuar nė arkivat e bibliotekės kombėtare tė Francės, veprėn e Pjetėr Budit "Speculum Confessionis" ose "Pasqyra e tė rrėfyemit" tė shkruar, me tė njėtin alfabet, nė vitin 1621, pra 14 vjet mė parė]. Ky libėr pėrdori njė alfabet, i cili ka tė ngjarė se pėrdorej edhe mė parė, se, po ta kish bėrė Frengu i Bardhė, do ta kish thėnė nė parathėnie tė librit tė tij; pra duke heshtur, na rrėfeu se alfabeti i tij nuk qe i ri. Me atė alfabet duallėn gjer mė sot shumė libra, mė tė shumtėt pėrmbi fe, njė fjalor shqip e italisht disa mijėra shtyllash, e me atė mėson gjithė pjesa e Gegėrisė katolike. Tė metat e atij alfabeti janė kryesisht dy: 1) Ka disa gėrma tė veēanta qė nuk gjenden nė shtypshkronjat; 2) S`ėshtė i mjaftueshėm pėr toskėrishten.
    Qė tė mos e ngarkoj tepėr artikullin, shkoj e vij te viti 1879. Nė atė mot, Sulltani, pėr tė ndezur nė Shqipėri njė zjarr kundėr sllavizmit, cpoi disa "Meemure" shqiptare tė mblidhen qė tė bėjnė njė alfabet shqip. Kėta, me leje tė qeverisė (turke), u mbluadhnė. Nė mes tyre, hyri si thonė e si do tė mund tė provojmė njė ditė - njė anėtar i Moskovit, i cpuar me udhė nga patriarku grek. Kjo mbledhje kishte pėr detyrė: 1) O tė merrte alfabetin e Frengut tė Bardhė, si 300 e sa vjetėsh mė tė vjetėr; 2) O tė bėnte njė tė ri, duke treguar tė metat e alfabetit tė vjetėr; 3) O tė mos i pėrsėritte ato mangėsi.
    Mjerisht, mbledhja turko-moskove: 1) Nuk e mori alfabetin e Bardhit. 2) Nuk tha pse s`e mori. 3) I pėrsėriti tė keqiat e alfabetit tė Bardhit. 4) Shtoi shumė gabime tė reja.
    Qė tė marrin vesh atdhetarėt e kulluar se ē`ėshtė ai alfabet i Stambollit, le tė venė re kėto: Alfabeti i Stambollit ka 36 gėrma. Ndėr kėto janė: 1) shtatė shkronja cirilike (sllave). 2) Pesė shkronja greke. 3) Njė shkronje cirilike (sllave) kokė-tatėpjetė. 4) Njė shkronjė latine e vėrtitur. 5) Dy shkronja latine kokė-tatėpjetė. 6) Njė shkronjė latine e tredhur. Tė tjerat janė latine. Lexuesi qė ka pakė mendje, i sheh vetė ndyrėsinė e kėtij alfabeti: 1) I bėrė me spica tė Moskovit, na vė nė rend tė popujve sllavė. 2) I pėrzier me shtatė mėnyra shkronjash, ėshtė i ndyrė nė tė parė, e i jep gjuhės njė hije tė egėr. 3) Nuk mund tė botosh libra asgjėkundi nė Evropė, veē po tė blesh shkronjat pėrkatėse dhe tė paguash shumė mė shtrenjtė. Kur desha tė filloj njė tė pėrkohshme shqipe gjashtė vjet mė parė, dėshirova pikė-sė-pari tė pėrdor o alfabetin e vjetėr tė Shkodrės, o alfabetin e Stambollit - tė cilat do t`i rrėfej ndoshta njė ditė gjatė e gjerė, e atėherė le tė gjykojnė shqiptarėt ē`janė ata njerėz e ē`jam unė - nuk mė tunden fare.
    Mė 1899, disa atdhetarė tė flaktė tė Shkodrės u mblodhnė, pėr tė themeluar njė shoqėri tė madhe pėr lėvrimin e gjuhės shqipe. Kėta shqiptarė krijuan njė alfabet, tė cilin, edhe pse qe i arsyeshėm edhe nga dėshira e bashkimit, e muarėm edhe ne dhe po e pėrdorim qė prej dy vjetėsh tek revista "Albania"... Alfabeti i "Bashkimit" jo vetėm shtypet lehtazi kudo, po ėshtė edhe i arsyeshėm nė shumė anė. Kėto edhe njėqind tė tjera tregojnė se me alfabet tė "Bashkimit" mbahet mirė rrėnja e fjalėve.
    Tani cilat janė kundėrshtimet e meemureve kundėr kėtij alfabeti. Janė pesė: 1) "Alfabeti i Stambollit ėshtė mė i vjetėr" -"Bashkt-ustuna, efendem!" Por alfabeti i Bardhit ėshtė 300 vjet mė i vjetėr. Pse nuk e mbajtėt? Pra, edhe ju vetė rrėfyet se vjetėrsia nuk ėshtė argument i mjaftueshėm pėr tė mbajtur njė gjė tė ligė. 2) "Alfabeti i Stambollit ėshtė mė i pėrhapur". -Ato gėnjeshtra t`ia shisni njė tjatėri, por jo mua. A e mirrni vesh? Ndėr 100, 90 ndėr shqiptarėt e jashtėm e pėrdorin kėtė alfabet qė pėrdorim ne, a me disa ndryshime. Atė tė meemureve e pėrdorin 7 a 8 meemure, e nja 10 zaptienj kėmbė-qelbur tė Toskėrisė. Po, si thotė Frengu, "qui n`entend qu`une cloche n`entend qu`un son". "Kush dėgjon vetėm njė kėmbanė, dėgjon vetėm njė zė". E ju, duke folur gjithnjė me ata 10 a 15 meemure e zaptienj, "u-hazdis" e kujtoni se kini me vete gjithė Shqipėrinė. 3) "Shkronjat e "Bashkimit" janė tė shumta e nuk i mėson dot populli". -Pėrgjigje: Alfabeti i "Bashkimit" ka 23 ose 24 shenja, kurse juaji ka 36, d.m.th. 12 mė tepėr. 4) "Populli s`merr vesh se si dy shenja bėjnė njė tingull. I duket mė lehtė njė shenjė pėr ēdo zė". -Pėrgjigje: "Evet efendem, vallah bil`lah! Jini tė mėsuar me "xhin-cim-sin-shun", o mor tė zinj, e jo populli po juve vetė ju duket e vėshtirė tė mblidhni dy shkronja pėr tė treguar njė tingull. Se arabishtja e turqishtja qė ju kanė hyrė nė palcė e nė gjak, pėr ēdo tingull kanė njė shenjė. Fshataraku i Gjermanisė pse mėson, p.sh. katėr shkronja -tsch- pėr tė treguar tingullin ē? Fshataraku i Shqipėrisė pse tė mos mėsojė dy shkronja? Fshatarėt e Shqipėrisė kanė mend, po Bashstenete s`mėsoni dot ndoshta. 5) Mė nė fund Meemuret na pyetnė shumė herė: Pse "Albania" edhe "Bashkimi" nuk u muarnė vesh ta kenė alfabetin njė e tė pėrbashkėt? -Me tė vėrtet, nė nja dy a tre shkronja kemi ndryshim, por ai ndryshim nuk prish punė. Fundi alfabeti njė ėshtė. Rumania ka njė Akademi, e, megjithatė, bota ėshtė ndarė nė dy pjesė pėr njė ndryshim tė dy a tri shkronjave. Mė vonė edhe ky ndryshim do tė pushojė. Alfabeti i "Bashkimit", pėr lirinė qė i dha shqipes tė shtypet apo tė botohet kudo, pėr hijen europiane qė i dha shkrimit tė gjuhės sonė, pėr shėrbime tė tjera qė ka pėr tė bėrė nė sy tė botes, meriton me tė vėrtet emrin ALFABETI KOMBETAR I QYTETERUAR. Alfabeti i Moskoveve e i Turqeve, i Meemureve e i zaptieve, i harbuteve e i ulefexhijve, me hijen aziatike e tė ndyrė qė ka, me pengesė e botimit qė u sjell librave shqipe, s`meriton tjatėr emėr pėrveē ALFABETI I EGER I HARBUTEVE. U bė nevojė t`u thyejmė hundėn njė herė harbutėve. Nė kanė pėr tė thėnė gjė, tė re, do t'u pėrgjigjemi. Po, nė zėnēin tė kėndojnė pėr tė mijtėn herė kėngėn e zaptieve, nuk kemi kohė pėr tė humbur.

  17. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Ju rrėfej grekėrit

    Faik KONICA,

    Prej disa kohėsh ndėrmjet Italisė e Greqisė po zhvillohet pėr Shqipėrinė njė pėrleshje paraprake me fjalė, qė mund tė jetė pragu i njė konflikti tė armatosur. Italia ngre ēėshtjen se Greqia mbante njė pjesė tė madhe territori qė i pėrket Shqipėrisė, ndėrsa Greqia e mohon me zė tė lartė kėtė pretendim. Shumė amerikanėve u ėshtė dukur e ēuditshme qė, ndėrsa zėri i italianėve dhe grekėrve dėgjohej, nuk ndihej zėri i pavarur i Shqipėrisė. Porse a nuk ka thėnė njėherė njė autor anglez se njė nga karakteristikatė shqiptarėve ėshtė se ata janė tė "paartikuluar"?
    Kėrkesave tė pėrsėritura unė iu jam pėrgjigjur se nuk kisha gjė pėr tė thėnė, ndėrsa atyre miqve amerikanė, tė cilėve ndjenjat e tyre dashamirėse u japin tė drejtėn tė mė pyesin pėrse ashtu, u jam pėrgjigjur se mė kishte ardhur gjithēka nė majė tė hundės dhe se kisha vendosur qė kėtej e tutje tė mbetesha njė spektator i thjeshtė i tragjedive dhe i farsave tė botės. Por tani ėshtė njė grup atdhetarėsh shqiptarė qė mė kėrkon tė bėj njė deklaratė. Kėta miq shqiptarė dinė pėr mua disa gjėra qė miqtė e mi amerikanė nuk i dinė. Ata e dinė se unė kam lindur nė zonėn kufitare shqiptaro-greke qė bėn pjesė nė krahinėn e vėnė nė diskutim, kėshtu qė trojet ku unė kam luajtur si fėmijė janė fushat e betejave tė ardhshme; ata mendojnė se askush tjetėr mė mirė se unė nuk e njeh historinė e kėsaj krahine dhe ata mė pėrmendin vazhdimisht se si drejtues i rinisė, unė njėherė e nj'ė kohė kam qenė mbrojtės i palodhur i tėrėsisė tokėsore tė Shqipėrisė. Prandaj ndonėse me lėkundje, vendosa tė thyej heshtjen dhe t'i paraqes popullit amerikan disa fakte tė kontrollueshme rreth sfondit historik tė konfliktit qė po vjen rrotull.
    (I)
    Siē dihet nga tė gjithė, nė periudhėn e lashtė shqiptarėt quheshin ilirė. Rajoni i diskutueshėm nė lashtėsi njihej si Iliria e jugut dhe mė vonė ėshtė quajtur Shqipėria e Jugut, ndėrsa grekėrit kanė vendosur ta quajnė Epir, njė emėr qė do tė thotė "kontinent" dhe nė zanafillė pėrdorej pėr kėtė rajon nga banorėt e ishujve tė vegjėl pėrtej bregut tė Shqipėrisė, po ashtu si peshkatarėt e ishujve Bahamas do ta quanin Floridėn "kontinenti", me njė emėr qė nuk ka asnjė lidhje me kombėsinė e popujve qė banojnė nė kontinentin nė fjalė. Ky rajon gjatė afėr pesė shekujve tė sundimit turk pėrbėnte vilajetin ose provincėn e Janinės, me qytetin e Janinės si kryeqendėr.
    Jo vetėm qė ky rajon ka qenė gjithmonė shqiptar nga gjuha edhe kombėsia, por kufinjtė e fiseve ilire shkonin shumė larg pėrtej. Madje, edhe ishujt Joniane kanė qenė kryesisht ilire. Nė njė libėr tė famshėm qė e njohin mirė studiuesit, "Fjalor i antikiteteve klasike" tė Lybkerit, tek artikulli pėr Kerkyrėn (Korfuzin) vihet nė dukje se ai ishull "nė zanafillė banohej nga ilirėt". Kurse ata qė do tė marrin mundimin tė lexojnė veprėn e studiuesit tė njohur suedez, Martin P. Nilson, botuar nė Lund mė 1909 me titullin "Studime mbi historinė e Epirit tė Lashtė", do tė shėrohen nga prirje pėr tė menduar se Epiri ka qenė ndonjėherė grek. Ky rajon e ka ruajtur natyrėn e vet ilire tė pandryshuar. Deri dhe kaq vonė sa i bie nė shekullin e dhjetė tė erės sonė, perandori i Bizantit Leoni i Menēuri, nė njė nga librat e tij pėrmend faktin qė "banorėt e Epirit janė shqiptarė". Pak nga pak depėrtimet greke nisėn tė ndiheshin nė disa pjesė tė kėtij rajoni. Se si u bėnė tė mundshme kėto depėrtime, ne e dimė nga disa autoritete tė dorės sė parė.
    (II)
    Nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė katėrmbėdhjetė, Janinėn e qeveriste njė princ bizantin (ose njė despot, siē e kishte titullin zyrtar) i quajtur Thanas. Kėtij Thanasi i hipi nė kokė ideja e bukur pėr tė vrarė gjithė shqiptarėt. Ju mund tė dyshoni se mos kėto ngjarje janė nxjerrė nga ndonjė legjendė shqiptare e shtembėruar ose nga ndonjė fletushkė propagandistike italiane. Aspak. Autoriteti qė na e njofton kėtė mizori ėshtė njė grek besimtar dhe i ndershėm, Mihail Dukas, pjesėtar i Shtėpisė perandorake bizantine me po atė emėr, kronika e tė cilit pėrfshihet nė koleksionin e madh tė historianėve bizantinė, qė ndodhet nė Bon dhe mund ta studiojė ēdo studiues. Me neveri dhe mosmiratim Dukasi njofton tė gjitha egėrsitė dhe vrasjet qė ka bėrė Thanasi kundėr popullsisė shqiptare tė Janinės. Siē thotė Dukasi, njė nga lojrat e tyre tė parapėlqyera ishte t'u priste hundėt ose pjesė tė tjera shqiptarėve dhe t'i linte tė vdisnin nė agoni. Disa krerė feudalė shqiptarė e kėrcėnuan Thanasin me njė ekspeditė ndėshkimore, nėse ai nuk do t'i ndėrpriste krimet kundėr shqiptarėve. Thanasi u pėrmbajt njė fare kohe dhe martoi vajzėn e vet me princin mė tė fuqishėm tė asaj kohe, me Gjin Shpatėn. Pas njėfarė periudhe, Thanasi i nisi pėrsėri pėrndjekjet, madje edhe mė tė egra se mė parė. Siē shkruan Mihail Dukasi, ndėrsa Gjin Shpata mblodhi njė ushtri dhe e rrethoi Janinėn, kryeqytetin e vjehrrit tė vet, Thanasi ēdo ditė nėn flamurin e armėpushimit i dėrgonte Shpatės njė shportė me sy tė nxjerrė nga kokat e shqiptarėve fatkeqė dhe kjo dhuratė e kobshme vazhdoi derisa u hoq rrethimi.
    Siē e thotė historiani, ambicja e Thanasit ishte tė fitonte nofkėn e Albanoktonos qė do tė thotė Shqiptarovrasės. Dukasi shton se despotit i pėlqenin shumė tė huajt dhe tė jashtmit, prandaj pati sjellė shumė prej tyre nė qytet. Sė fundi thuhet me marifet se Thanasi ia doli mbanė "tė zbrazte" Janinėn nga banorėt e rrėnjės. Natyrisht zor se mund tė shpikte njė metodė mė tė efektshme pėr tė ndryshuar pėrbėrjen etnike tė njė vendi, porse "tė drejta" tė krijuara nė kėtė mėnyrė, ta themi nė folmen mė tė butė, janė tė njė cilėsie tė dyshimtė. Krimet e pėrshkruara nga Mihail Dukasi kanė ndodhur mė 1380 dhe nė pak vite mė parė.
    Pas pesėdhjetė vjetėsh, mė saktė mė 1431, njė ushtri e fortė osmane erdhi me gjėmime te portat e Janinės, e cila ndėrkaq ishte ripopulluar me tė ardhur, dhe me njė sulm qyteti u pushtua. Ėshtė pėr t'u shėnuar fakti se, pasi i bėnė njė mbikqyrje krahinės, turqit e klasifikuan atė si pjesė tė Shqipėrisė. Por ka edhe diēka mė domethėnėse dhe krejt tė pakundėrshtueshme. Turqit bėnė njė regjistrim tė kujdesshėm tė qyteteve e tė fshatrave dhe emrat e kėtyre vendeve kanė dalė mė pas nė botimet zyrtare nė trajtat e tyre shqip e jo greke. Pėr shembull, le tė marrim rastėsisht dy emra, dy qendrat e quajtura shqip Delvina dhe Grevena. Ato janė regjistruar pėrkatėsisht Dhelvinon dhe Grebenė. Turqit e hershėm kanė qenė tė pėrpiktė me hollėsi tė madhe pėr shėnimin e emrave tė vendeve, duke parapėlqyer gjithmonė trajtat e mirėfillta popullore. Pėr shembull, pas rrethimit tė parė tė Vjenės, turqit nisėn ta shkruanin Wian me njė A tė gjatė, qė ėshtė trajta e vėrtetė popullore dhe sa kohė zgjati Perandoria Osmane, ata iu pėrmbajtėn kėsaj trajte, duke flakur trajtėn artificiale Wien. Nė traktatin e Ajzenburgut tė nėnshkruar mė 1664 ndėrmjet Turqisė dhe Perandorisė Romake tė Shenjtė e tė hartuar turqisht e latinisht, kur numėrohen titujt e perandorit Habsburg, teksti latin e quan atė mbret tė Bohemisė, porse nė tekstin turqisht turqit kanė ngulur kėmbė pėr ta thėnė mbreti i ēekėve.
    (III)
    Pushtimi turk solli njė ndryshim tė rėndėsishėm nė jetėn e Shqipėrisė. Pėr arsye qe janė tepėr tė gjata pėr t'i shtjelluar kėtu, shumė shqiptarė e lanė krishterimin dhe u bėnė moslemanė, e kjo lėvizje vijoi pėr dy shekuj, derisa rreth 65 % e popullsisė u bė moslemane, pjesa tjetėr mbeti e krishterė, nė veri si besimtarė tė kishės Perėndimore e nė Jug tė asaj Lindore, qė shpesh quhet gabimisht kisha greke. Meqė nė kishėn e dytė shėrbesat bėhen greqisht dhe kleri ėshtė nė pjesėn mė tė madhe grek, u krijua mundėsia pėr grekėrit qė tė shkombėtarizonin shqiptarėt duke e pėrsosur kishėn si mjet tė propagandės.
    Njė faktor tjetėr ka qenė ardhja tinzare e banorėve qė flisnin greqisht, shpesh tė favorizuar me budallallėk nga pronarėt shqiptarė, tė cilėt kishin nevojė pėr bujq pėr tė zėvendėsuar shqiptarėt qė iknin nė luftėrat e pafund tė Perandorisė Osmane. Ngritja e Greqisė si shtet i pavarur i dha njė shtysė tė fuqishme propagandės greke. Tashmė grekėrit nisėn haptas tė shpallnin se ēdo besimtar i kishės Lindore, pavarėsisht nga gjuha dhe kombėsia, ishte grek.
    Njė nga marifetet mė tė padėgjuara tė grekėrve ka qenė dhėnia e ryshfeteve zyrtarėve tė lartė nė Stamboll pėr tė nxjerrė njė ferman qė tė ndalonte qarkullimin apo mbajtjen e librave shqip. U quajt njė veprim i dėnueshėm, madje edhe po tė mbaje libra kaq tė padėmshėm si gramatika ose aritmetika, po tė ishin shkruar shqip. Grekėrit ranė madje edhe mė poshtė, nuk e kishin pėr gjė tė kallzonin atdhetarėt shqiptarė tė ndershėm si rebelė dhe bėnin qė ata t'i degdisnin nė burgje tė largėta.
    (IV)
    Pas luftėrave ballkanike Turqia Evropjane u copėtua dhe Fuqitė e Mėdha nuk mund ta injoronin ekzistencėn e kombėsisė mė tė lashtė tė gadishullit. Shqipėria u bė shtet, por u rrėgjua nė njė tė katėrtėn e madhėsisė sė vet natyrore. Dikush mund ta mendonte se pas kėsaj do tė ishin tė kėnaqur dhe do tė rrinin urtė, se do tė pėrpiqeshin po tė ishte e mundur tė zhvillonin marrėdhenie tė fqinjėsisė sė mirė me pjesėn qė mbetej tė Shqipėrisė. Mirėpo ndodhi e kundėrta. Duke pėrfituar nga fakti qė Turqia njė vit mė parė i kishte ēarmatosur plotėsisht shqiptarėt, njė ushtri me grekėr e organizuar e maskuar si njerėz civilė, vėrshoi mbi gjithė Shqipėrinė dhe nisi tė djegė e tė vrasė gjithēka i dilte pėrpara. Nė Shqipėri nė atė kohė kanė qenė nė qendėr tė kėtyre krimeve tė organizuara dy dėshmitarė tė huaj: autorja e njohur angleze Meri Edit Durham dhe njė korrespondent gjerman. Tė dy ata u tmerruan dhe u morėn vesh qė t'ia bėnin tė njohur tė gjithė botės ēdo gjė qė ata e quanin si njė nga krimet mė tė mėdha tė organizuara tė tė gjithė kohėrave. Pėr fat tė keq, plasi Lufta Botėrore dhe e tėrhoqi vėmendjen e tė gjithėve. Por mė 1920, me titullin "Njėzet vjet ngatėrresa ballkanike" Mis Durham botoi njė libėr, ku njė kapitull i plotė u kushtohet njoftimeve pėr kėto masakra. Kushdo qė dėshiron ta kuptojė konfliktin e sotėm nuk mund tė bėjė pa e parė kėtė libėr.
    Pas Luftės Botėrore, Greqia ua ndaloi shqiptarėve tė kishin shkollat e tyre nė Greqi dhe vijoi punėn e saj pėr tė eleminuar elementin shqiptar me ēfarėdo mjeti. Njė rast i rrallė iu paraqit grekėrve nga Traktati i Lozanės, i cili nxiti shkėmbimin e familjeve turke me ato greke. Siē e kam thėnė mė sipėr, njė shumicė shqiptarėsh disa shekuj mė parė e lanė krishtėrimin dhe u bėnė moslemane, por ata i ruajtėn gjuhėn dhe traditat kombėtare dhe kurrė nuk kanė mėsuar turqishten. Mashtrimi i grekėrve kishte pėr qėllim qė t'i paraqiste si turq shumė moslemanė shqiptarė dhe t'i dėrgonte me anije nė thellėsinė e Azisė sė Vogėl, duke i bėrė objekt shkėmbimi. Kjo ėshtė njėsoj sikur tė syrgjynosesh, irlandezėt nė Poloni, duke u nisur nga fakti se edhe irlandezėt edhe polakėt janė katolikė edhe prandaj qenkan tė njė kombėsie. Komisioni Ndėrkombėtar pėr shkėmbimin e popullsisė e zbuloi mashtrimin nė pak raste dhe e ndaloi, por shumė herė tė tjera atij ia hodhėn me mjeshtėri.
    Po tė shqyrtohen dėshmitė e vjetra pėr gjendjen e kombėsisė nė viset e ndryshme tė rajonit tė diskutuar, habitesh me ndryshimet qė janė bėrė nėpėrmjet dredhive dhe mashtrimeve tė organizura. Nė fillim tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė njė anėtar i kishės sė Anglisė me emrin Stjuart Hjuz, ka bėrė njė udhėtim nėpėr Shqipėri dhe ka lėnė shėnime pėr vėzhgimet e veta, ka vizituar dhe qytetin tim tė lindjes Konicėn, njė vend i lashtė i cili mendohet nga disa studjues si Pukevili, se ka qenė nė mesjetėn e hershme kryeqyteti i Ilirisė Jugore. (Emri i vendit tingėllon nė mėnyrė tė ēuditshme si prusjan, por kjo vjen ngaqė po ai ndikim sllav mbi toponiminė ka vepruar nė Prusi, ashtu edhe nė Shqipėri). Hjuzi ka shėnuar se Konica kishte 800 shtėpi, nga tė cilat 600 ishin shqiptare dhe 200 greke. Ku janė kėta 75 % shqiptarė sot?
    Megjithatė, nė rajonin e diskutuar ka njė krahinė tė gjerė, qėndresa e pa trembur e sė cilės i ka kapėrcyer tė gjitha format e organizuara tė vrasjeve, mashtrimeve dhe grabitjeve. Kjo ėshtė Ēamėria, tė cilėn grekėrit e shtrembėrojnė nė Camuria. (Nuk u vė faj grekėrve pėr kėtė shtrembėrim qė vjen nga paaftėsia e alfabetit grek pėr tė riprodhuar gjithė tingujt e gjuhės shqipe dhe tė shumė gjuhėve tė tjera pėr kėtė ēėshtje). I ndjeri senator Kabot Loxh (Cabot Lodge) nė shtypin grek dilte gjithmonė me emrin Kampot Lone. Popullsia e Ēamėrisė tani vonė nė 1913 ka qenė 96 % shqiptare. Ky pėrpjestim tani ėshtė ulur me akte dhune dhe unė mund tė sjell si shembull shumė punėtorė, qė derdhin djersėn nė fabrikat e Amerikės, tė cilėt i kanė pasur prindėrit pronarė tė lulėzuar nė Ēamėri mė pak se njė vit mė parė. E megjithatė, nė kundėrshtim me gjithė kėtė pėrndjekje ende shqiptarėt pėrbėjnė 80 % tė popullsisė sė Ēamėrisė.
    (V)
    Ndėrsa tani Italia ėshtė gati tė ndėrhyjė duke na shpallur si qėllim se kėrkon tė vėrė nė vend dėmet qė i janė shkaktuar kombit shqiptarė dhe tė rivendosė kufinjtė natyrorė e historikė tė Shqipėrisė. Ėshtė e arsyeshme qė tė presėsh nga ēdo shqiptar i vėrtetė se do tė jetė i pakėnaqur nga ky veprim. Por ndonjė mund tė kundėrshtojė se megjithė metodat e dėnueshme tė pėrdorura nga grekėrit ata kanė arritur qė ta pėrmbysin gjendjen e kombėsive nė shumė vise tė rajonit tė diskutuar, kėshtu qė tė ndreqet njė padrejtėsi e vjetėr me njė padrejtėsi tė re nuk tingėllon aq mirė. Pėr kėtė unė do tė pėrgjigjesha se nuk mund tė ketė njė akt ligjor qė tė pėrligjė krimet e organizuara e tė vazhdueshme.
    Por, ka dhe mė. Shumė larg nga Shqipėria historike, nė Greqinė e brendshme ka pothuaj njė milion shqiptarė, gati gjysma e tė cilėve ende e flet gjuhėn e vet tė lashtė. Kėta njerėz kanė njė mall ideal pėr Shqipėrinė dhe nė tė kaluarėn kanė nxjerrė dėshmorė tė ēėshtjes shqiptarė. Ata mund tė shkėmbeheshin me grekėrit e rajonit tė diskutuar dhe mė sė fundi tė gjithė do tė ishin tė kėnaqur. Porse siē pohojnė grekėrit, Italia kėrkon tė arrijė qėllimet e veta duke zgjeruar kufijtė e Shqipėrisė. Unė pajtohem me kėtė plotėsisht, por mė duhet tė shtoj se ky pohim nuk ka peshė dhe ėshtė thjesht njė pėrpjekje pėr t'i bėrė bisht ēėshtjes. Ēėshtja ėshtė a qe njė herė dhe a ka qenė gjithmonė pjesė pėrbėrėse e Shqipėrisė ish-krahina turke e Janinės? Nė qoftė se kjo ėshtė e vėrtetė, a mund tė bjerė poshtė automatikisht kjo e vėrtetė vetėm e vetėm sepse e thonė edhe italianėt? Fakti ėshtė i qartė, se Italia ka kėtu njė pėrligje tė mirė e tė fortė, sepse rastis qė kėrkesat e saj pėrputhen me njė akt tė vonuar drejtėsie kundėr Shqipėrisė. Po ndodh qė njė herė perėnditė hakmarrėse janė nė anėn e legjioneve tė Ēezarit.

    Botuar mė 1940

  18. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

  19. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Faik Konica

    Arshi PIPA,

    Faik Konica! Kush nuk e njeh? Emni i tij asht njeni prej ma tė dashunvet. Po mbushet afėr nji gjysė shekulli qysh kur ky emėn tingėlloi pėr herė tė parė nė veshėt e Shqiptarėvet. Vinte qė larg, nga nji vėnd i huej dhe delte pėr me mprojtė tė drejtat e Atdheut. “Albania” quhej ky za, dhe ishte, nė shkretin e kulturės shqiptare, nji “vox clamans in deserto”. Ē’atėherė nami i Konicės u vendos nė fronin ma tė naltin e mendjes shqiptare. Dhe si hypi nji herė nuk luejti ma.
    Gjatė gati nji gjysė shekulli fjala e tij erdhi ndėr veshėt tonė, ndėr mendjet tona, me intervale herė ma tė shkurta here ma tė gjata. Jo e shumtė, jo e shpeshtė, ma fort e rrallė,,, rrallė e pėr mall. Dhe gjithherė e ndrrueshme, gjithherė e freskėt. Dhe kur vinte, mbassi kishte shkapėrcye kontinente e oqeane, kishte tinguj tė nji mendėsije sė ndryshme, prendimore, ma tė qartė, e qi ma se nji herė i u-dukshin tė ēuditshme botės sė vjetėr shqiptare. E sigurisht Konica qe mendja ma e ndrituna e gjithė historis sonė letrare. Noli punoi shumė ma tepėr e ma me fryt. Por Konica qe pėr cilsin. Tė tjerė dhanė punėn: ai dha tonin. Aristokrat i lindun. Sugjeroi, drejtoi, zakonisht i ndjekun me nderim. Por ndodhi shpesh qi nuk e kuptuen. Atėherė u -idhnue, talli ashpėr, shau.
    Aristokrat edhe kur shau, ashtu si vetėm ai dinte tė shante! Po pse mos me i thanė qysh tash tė metat e tija njerzore? Ai nuk qe shembull mase e drejtsije. Pasjoni e verboi shum herė. Kishte nji faj sidomos (faj tamam aristokrati!): nuk mund tė shifte tjetėr kėnd sipėr vehtes, bile as pranė vehtes. Por nė tė vėrtetėn cili mund t’i afrohej? Ēka tjerėt kishin veē e veē a mangut, aj pat tė gjitha sė bashkut e nė mėnyrė tė plotė. Kurrgjė s’i mungoi, nga kultura e madhe shkencore te ndjesija e imtė artistike, nga magjija e rrallė e bisedimit te shėndeti e hijeshija fizike. I vetėdijshėm pėr epėrsin e vet nuk duronte qi ndokush tė mos ia njifte. Tė kishte pasė rrufena, si Zeusi, do tė kishte shigjetue ata qi nuk e adhurojshin. Por fjalėn: nuk e kurseu me e pėrdorė, kur u inatos, si armė, ma keq se armė.
    Mos tė ngutemi me thanė se bani keq. Tė kujtojmė pak se me ē’njerėz e me ē’koka pati punė. Ndėrmjet “anadollakėvet” e “sharllatanėvet” ai ishte nji fenomen anakronik. Kuej me i folė pėr art, “anadollakut nė mėsallė”?
    Ēdo njeri qi dinte me shkarravitė dy harfe shqip na mbahej pėr reformator gjuhe! E atėherė aj u idhnue e drodh kamxhikun e satirės..
    Pamje njimend e kureshtme ishte kjo me pa “gentleman-in” ma tė pėrsosun tue i u-vėrsulė me shamjet ma tė ndyta kundėrshtarit! Sed quod non facit indignalio?
    Ishte nji shpirt i ēuditshėm ky Faiku, privilegjet e atij i u-dukshin tė natyrshme! U a kishte zili tė tjerėve mallin pėr Shqipni! T’ishte e mundun, do tė donte t’i shėrbente asaj aj vetėm, si nji grueje tė dashun! Dhe qe kėshtu - ndonji herė i padrejtė, ashtu si mund tė jetė ai qi ka zilin e dashunis.
    Njeri ekstremesh! Njeri pasjonesh tė mėdhaja. Kėndej nuk “begendiste”, andej nuk falte. E kėshtu shkroi e foli mbi art me delikatesėn mė tė madhe me ndijimin ma tė thellė. Por kur shau u mori hua rrugacavet fjalorin e tyne.
    Nuk shkroi vepra tė plota? A muejtė me i shkrue nji njeri me kto huje? Ai nuk qe nji shkrimtar i profesionit, i lidhun mbas tryeze; qe nji “shijues”. Kur shkroi, shkroi pėr endjen me shkrue. Estet. Aristokrat deri n’art. Ē’ishte pėr tė me mbledhė ndėr disa volume ato qi shkroi gjatė jetės sė vet? Jo, nuk e bani. Kjo nuk i ka hije zotnis sė madh qi asht msue me hjedhė mendime e humor “par dessus le marche”! Tė tjerė le t’i mbledhin, nė dacin! Zotnija i madh shpenzon nė tė djathtė e nė tė majtė, falė e darovitė, nuk ep me fajde.
    Nji herė vetėm mori mundimin me botue nji libėr. Dhe ky libėr qe nji pėrkėthim prrallash arabe nga “Njimij e nji netėt”. Asht kjo mėnyra e ndonji lordi anglez qi kujdeset pėr punė tė votės dhe tė vetat i len mbas dore.
    Ē’ndryshim midis tij e Nolit! Noli punoi, me vullnet hekuri, gjithė jetėn. Noli qe demokrati i madh i letėrsis sonė. Krahazoni Nolin qi bahet prift pėr t’u shėrbye bashkatdhetarvet tė vet, me Konicėn qi bahet ministėr tue e kalue kohėn ndėr “soirees” diplomatike dhe ndėr andjet e holla t’artit e tė muzikės. Nji aristokrat i tillė a mund tė pajtohet me nji demokrat si Nolin? E shkurtė qe prandej miqsija e tyne.
    Pat thanė njė herė Wilde: “Kam vue tė gjith gjenialitetin tim nė jetėn teme, por vetėm talentin tim nė letėrsin teme”. Kto fjalė i pėrshtaten mjaft Konicės. Larg nesh mendimi mė e krahazua jetėn e tij me atė tė “dandi-t” Ėilde! Por kush mund tė mohojė se luksi e fama atij nuk i pėlqejshin? Ata qi e njofton tregojnė se shijet e tija epikureane ishin fort tė pasuna. Ishte nji burrė i pashėm, me nji shėndet pėr t’i pasė zili. I pėlqente pra “jeta”, kuptohet. I pėlqente edhe me u-veshė mirė. Ndonjiherė ngjeshte edhe fustanellat e delte ashtu nėpėr kremte e gostina, ose edhe nėpėr “Hyde Park”.
    Jemi tė mendimit se personaliteti i shkrimtarit asht gjithmonė ēelsi i artit tė tij. Nuk arrijmė me kuptua se si arti e jeta mund tė jenė te artisti dy anė tė ndryshme, tė kundravendosuna. Dhe nė qofshin kėto nji herė tė vėrteta te artisti i zakonshėm, qi e idealizon jetėn e vet n’ art, janė dhetė herė tė vėrteta tė ata tė rrallė qi, tue ndrrue mardhanien, e sjellin artin e tyne nė jetė, tue e ba jetėn e tyne poezi, tue e artistizue. Baudelaire! D’Annunzio! Konica u pėrngjet pak, pėr sė largu.
    Portreti fizik i Konicės, ashtu si e shikojmė nė fotografin e tij tipike tė riprodhueme shum herė, asht pasqyrė shum e qartė e karakteristikavet tė tija shpirtnore. Na duket Konica kėtu nė moshė tė pjekun, medje tė shtyme, njeri qi ka jetue dhe qi din ē’asht jeta. Fėtyra e tij e mbushun, plot shėndet e gjak, rrėfen nji shpirt tė knaqun nga vehtja. Vijat janė tė hajthėta, me lakime elegante tė nji fėtyre fisnike. Dhe nė kėt fėtyrė dy gjana bijnė nė pah me nji herė: sytė e goja. Sytė kanė nji shkėlqim tė jashtėzakonshėm, nji shkėlqim tė prehtė e tė ftohtė, sy ēeliku. Inteligjenca e madhe e Konicės vezullon ēiltaz ndėr kta sy. ‘Por kur zbresim ma poshtė ndeshim dy buzė “fine”, jo tė trasha jo tė holla, tė lakueme nė nji mėnyrė qi nuk mundesh me dallue me shpejt a asht gaz i ambėl apo ironi. Por nė se ke lexue ndonji shtyllė nga “Dr. Gjilpėra”, ose nga “Gaspariano”, nuk ke ma dyshim: ajo buzėqeshje asht ironi. Gjithė ajo inteligjencė qi ndriēon nga sytė e Konicės vjen e del nėpėr ato dy buzė tė lakueme, natyrshėm; pėr tallje. Inteligjenca asht ba “humour”: ke njoftė njeriun.
    Inteligjenca asht cilsija e madhe e Konicės. Ndėr tjera rrethana, ndėr tjera kushte shpirtnore do tė kishte muejtė t’ushtrohej me fryt tė ndryshėm. Edukata frėnge, me traditėn e saj tė satirės, nga D’Aubigne te Voltaire, trajtoi Faikun pamfletar. Anglija, atdheu i humorit, i zhvilloi edhe ma tepėr sensin e ironis. N’Amerikė mandej ato gjetėn trollin e pėrshtatshem pėr me u-ushtrue.
    Pamfleti shkatrron, dhe ironija, vetėm, a mund tė krijojė? Ironija asht nji “forma mentis”, asht trajtė, asht stil. Kur nuk asht e shoqnueme me fantazi krijuese ajo mbetė nė planin e fragmentavet e tė vijosjevet tė shpejta, “essai” a pėrshtypje e rasės. Ironija pa peshėn e landės asht fluturake: asht ndėr hujet e erės qi e shėtitė pėr pak, herė kėndej herė andej.
    Inteligjenca nuk krijon: ndritė, sqaron, e shum shum ndryshon: asht themelisht kritike. Konica pati tė gjitha vetitė pėr me qenė nji “essayiste” i shquem: kulturėn filologjike-estetike, shijen e artit, prehtėsin e gjykimit. Ato prova qi kemi prej tij e dėshmojnė qartaz kėtė. Por aj kishte ma tepėr se kaq: kishte ironin. E pėrdorun me masė e me takt ironija, kjo dhuratė hyjnorėsh, mund tė krijojė vepra madhėshtore kur asht e drejtueme nga nji qėllim serioz, nga nji dėshirė universale. Ndonji herė Konica ja arrijti ktij ideali. Pėrshkrimet e tija te “Shqipėrija si m’u duk” mbi ata “memurė” anadollakė e mbi ata tjerėt, paljaēo tė qytetnimit europjan, “robotė” e “levantinė”, janė tė nji humori tė shėndoshtė: dhe kjo, pse Faiku frymėzohej jo ma nga marazet e ngusha vetjake por nga nji ideal kombtar. Por shpesh zotnuen te aj edhe inatet politike, pasionet e pezmatueme. Dhe ironija, u-ba atėherė sarkazėm, dhe sarkazėm vetjak.
    Por gjindej, te Konica, edhe nji mall i fortė pėr bukurin e pastėr. Aj, shijues aq i hollė i muzikės dhe artit, pėrpara disa qneave natyrore ngashėrehej. Ose kur vinte “dita e verės” dhe mendimi i fluturonte tek kohnat e bardha pagane, ose kur shkonte “anės liqenit”. Shpesh ishte malli i Atdheut. Herė tjera ishin kujtimi i kohnavet tė fėminis kur i rrėfejshin pėrralla si “e bija e mbretit dhe trandafijė”, ose ato qi tregohen “nė hijen e humave”. Ky tel minor i Faikut tingėlloi ma rrallė e “in sordina”. Zakonisht e mbyti tingulli i ashpėr e larkjehues i satirės. Por kur tingėlloi qe plot magji. Piktura ma tė pėrsosuna, ndjenja ma t’imta nuk ka pėrshkrue deri sot penda shqiptare. Qe nji shembull:
    “Nata po afrohet. Drita e ditės tretet dalė nga dalė; e, mbi tjegullat e shtėpive, mbi drrasat e rrugėve, mbi fletėt e pemėve, mbi trupat e epila tė ēupave qė shkojnė, njė ngjyrė manushaqeje-njė ngjyrė gushė pėllumbi, si thonė nė ca male t’ona- shtihet, e i mpėshtjell. Mbasandej, pakė nga pakė, manushaqet ēfletohen. Hijet bėhen mė tė dėndura, mė tė zeza. Njėri mbas tjetrit, yjtė ēpojnė qiellin, e pikėlojnė dritė. Nata u afrua. (“Albania” v.II. n.6, fq 92).
    Por Konica nuk u kujdes me i lanė tė shkruese tė gjitha pėrshtypjet e veta. Ndoshta prej pėrtacije! Shėnojmė se veprėn e tij tė madhe, koleksionin dymėdhjetė vjeēar t’ “Albania-s” (1897-1909), e bani sa qe i ri, nė hovin e atij entuziazmi djaloshar qi krijon zakonisht gjanat e reja, e ndonji herė tė mėdhaja. Sigurisht i nji tjetėr kalibri ishte vullneti i Nolit, qi punoi pa u-lodhė, vazhdimisht. Konica pėrkundrazi e ndali hovin mbas botimit t’”Albania-s”. Ēka shkroi prej kėndej deri sa vdiq, gjatė njė periudhe gati tri herė ma tė madhe se ajo e “Albania-s”, asht relativisht e paktė nė krahazim me punėn qi derdhi te revista. Ishte orvatė me ngul ndėrmjet sa vėshtirsish pėr tė mbajtun rivistėn. Kur i erdhi fama e bashkė me atė edhe mirėqenja ekonomike e rehatija, u-duk shpirti i tij prej aristokrati qi e ban letėrsin pėr qejf, kur nuk e ban pėr huj.
    Nė tė vėrtetė kjo pat qenė ma vonė, kur Konica, mbas nji periudhe gjithaq tė gjatė sa ajo e “Albania-s” (1909-1921), u vendos n’Amerikė pėr mos me luejtė ma, pėrveē nji vizite sė shkurtė qi i bani Shqipnis nė 1929. Kjo periudhė e dytė asht periudha politike e Konicės, sa e frytshme pėr rilindjen tonė kombėtare, aq e vorfėn nė prodhimin e tij letrar. Mbas kėndej Konica qe i lirė e mueti me ba jetėn qi deshi. I njohun si pėrfaqėsuesi i
    gjithė shqiptarvet t’Amerikės, ma parė prej Qeveris sė pėrkohėshme e mė vonė prej Monarkis, aj kishte tash kohė e mundėsi pėr me punue me nge nė fushėn e letravet. Gjatė kėsaj kohe, dyfish ma tė madhe se ajo e periudhavet tė para (1921-1943), Konica, do tė kishte muejtė tė prodhonte shum ma tepėr se shtyllat e “Dr. Gjilpėrės”, reportazhin e “Shqipėria si m’u duk” dhe pėrkėthimin e prrallavet arabe.
    Shkaqet duhen kėrkue jo aq te ambienti i rafinuem diplomatik ku shpirti prej natyre pėrtac i Konicės nuk gjeti nxitje pėr punė (ka pasė edhe tjerė diplomatė qi kan dijtė me pėrfitue nga rehatija e jetės diplomatike nė dobi tė poezis), se sa te vetė struktura etike e Konicės. Kjo strukturė ishte e tillė sa nuk mund tė prodhonte vepra tė plota. Konica ishte nji estet, dhe cili estet nuk asht i lidhun ngusht me ego-n e vet? I munguen Faikut ato ideale qi e derdhin njerin nė nji humanitet ma tė gjanė se bota e vetvehtes. Nuk gjejmė nė tė hove dėshirash altruiste, zell apostulli. Konica rroi e vdiq i pamartuem, nuk e njofti pra familjen si vlerė etike. Popullin aj s’ e ndjeu afėr tue qenė ariostokrat. Fen e injoroi. Ndėr idealet etike qi mund t’i epshin landė krijimit tė Faikut, vetėm nji ngelte, atdheu. Atdheut aj i shėrbeu si ma i madhi bir i tij. Vepra e tij atdhetare imponon nderim. Por tue lanė mėnjanė shėrbimet diplomatike qi s’kan tė bajnė me poezi, puna atdhetare e Faikut qindron ma tepėr te kritika e anės sė dobėt se sa te lavdimi i anės sė mirė tė shqiptarit. Vuni nė dukje tė metat pa cinue virtytet t’ ona. Dhe kjo, kujtojmė, rrodhi prej se Faiku u-shmang nga tradita. I dalun jashtė vendit qysh herėt, e i edukuem me kulturė prendimore, aj qe i pari njeri modern i vėrtetė ndėr shqiptarė. Kjo mendėsi moderne, qi i dha prehtėsi e guxim me vue nė satirė mbeturinat anadollake arnautishte, e lergoi Konicėn nga kuptimi i atyne rrajėvet tė forta e tė shėndoshta qi qenė gjallnija e Shqiptarit gjatė shekujvet. Shembull domethanės nė kėt pikpamje: moskuptimi i tij rreth Naimit.
    Kto vlera etike, familja, tradita, humaniteti, feja, janė ato qi i japin ushqim poezis sė madhe. Dhe kto Konica nuk i pat fort tė zhvillueme. Por pėr me qenė poet mjafton shpesh herė me i besue Artit, tue ja dhurue jetėn kultit tė tij. Kėshtu arti fiton humanitet dhe, nga nji luks shndrrohet nė nji nevojė, nga nji punė qejfi bahet vlerė etike e epėrme. Konica nuk ja flijoi jetėn e vet poezis. Aj bani tė kundėrtėn: ja flijoi jetės poezin e vet. Arti ishte i vetmi shkamb ku do tė mund tė ngulej. Aj nuk e mori seriozisht, nuk u-pengue mbas tij. E bani “me shaka”, kur i u-tek. T’i kishte besue artit do tė kishte qenė Heine i letėrsis sonė. Kurgja sa “Shqipėria si m’u duk” nuk pėrgjasohet me “Reisebilder”.
    Ky qe Konica dhe kjo vepra e tij. Rrallė herė shprehja e famshme: “Le sytle c’est l’homme”, gjen nji trupzim ma tė pėrshtatshėm se te Konica. Pse ai qe i tani stil. Njofti tė gjitha tė mshehtat e stilit, tė gjitha kthesat. Stili i tij qe nė thelb satirik. Tė tana gamat e satirės ai provoi, prej ironis ma s’ambėl deri nė sarkazėm, prej humorit deri nė pamflet. Por qe edhe i kthjellėt e i ambėl kur deshti.
    Ndikimi i tij mib letrat shqipe qe i madh e i vijueshėm nė kėt vėshtrim. Proza toske i detyrohet Konicės. Tė gjithė shkrimtarėt toskė morėn mėsim prej tij. Prandej sot proza toske asht e njitrajtėshme, ndėrsa gegnishtja nuk asht kristalizua ende pse nuk ka gjetė nji mjeshtėr stili njėsoj tė madh sa Konicėn.
    E jo vetėm stilin e shkrimit mėsoi Konica, por edhe vetė gjuhėn. Kultura e tij filologjike, me baza tė gjana shkencore, u-shoqnue me shijėn e tij nė tė folun dhe tė dyja bashkė pėrftuen at gjuhė tė pastėr qi sot rrjedh aq bukur ndėr shkrimarėt toskė ma tė mirė.
    Stili n’art asht gjaja kryesore. Nuk ka letėrsi tė vėrtetė pa stil. Me pasė mėsue mjetin e mėnyrat e shprehjes: ky ėshtė lavdi i pavdarshėm i Faik Konicės. Asht lehtė me kritikue tue gjetė tė meta e gabime. Por cili, sa do i madh qoftė, nuk i ka? Tė mdhajvet t’u harrojmė mungesat dhe t’u ēmojmė virtytet. Tė mos kėrkojmė ndėr ta ma tepėr se ē’na kanė dhanė. Qenė prisa, qenė pionerė ndėr shtigje tė parrahura, ndėr pyje tė ngatrrueme. Sot na ecim pa vėshtirsi sheshit, harrojmė shpejt se ktė nuk e kemi nga mundi i tyne. Tė falenderojmė pra shkrimtarin pėr sa na ka dhanė dhe tė pėrkulemi me respekt pėrpara fėtyrės sė ma tė madhit stilist shqiptar, Faik Konicės.
    Na duket, ndėrmjet atyne dy poleve tė kombit qi janė gega e toska, sa i pari pėrban ma tepėr landėn, brumin e shqiptarit dhe i dyti trajtėn, frymėn. Dhe nė se gjejmė ma tė madhin pėrfaqsues tė gegnis te Fishta, ndeshim kulmin e faqes tjetėr jo te Naimi, jo te Noli, por te Konica.

    Botuar mė 1944

  20. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Zakoni i skllavėrisė

    Faik KONICA,

    Skllavėria, si ēdo pėsim tjatėr, pasi rėndon ca kohė nė kurriz, bėhet mė nė funt njė zakon i pėlqyer, dhe ata qė e mbajnė mi xverk e durojnė me gėzim. Veēan atyreve qė lindin skllav, u ėshtė skllavėria si njė natyr' e dytė dhe ata jo vetėm s'marin vesh ēdo me thėnė liri, po ndiejnė njė farė urrejtje pėr mprojtėsit e lirisė dhe ushqejnė respektin mė tė thellė pėr tiranėt ekspertė tė shkopit dhe tė zinxhirit.
    Kėto qė thomi s'janė theori tė thata. Kemi fakte historike qė i provojnė. Dini tė gjithė se qė mė 1861 e gjer mė 1865, u-bė n'Amerikė njė luftė civile e madhe nė mes tė Shteteve tė Veriut e tė Shteteve tė Jugės. Veriu, me Lincolnin si President, i qojti gjithė skllevėt tė lirė. Juga nuk pėlqeu kėtė veprim. Juga deshi t'a mbajė skllavėrinė si njė institutė legale, dhe u-nda nga Veriu duke u-prokllamuar njė republikė mė vete me Jefferson Davis-in si President. Fundin e di ēdo njeri: Juga u-munt, Amerika u bashkua pėrsėri, dhe skllaveria u-ēduk pėr gjithėnjė. Lincoln-i u-vra nė mbarim tė luftės. Davis-i rojti gjer mė 1889, si njeri prevat, -dhe bukuria ėshtė se ēngjau kur vdiq ky njeri qė kish derdhur aqė gjak pėr tė mprojtur skllaverinė: ngjau kjo gjė e ēuditshme, qė dymij ish-skllev vazhduan duke qarė qivurin e Davis-it! Shikoni forcėn e zakonit: skllavi i ēliruar kish zemrėn dhe dashurinė tė lidhur me armikun e ēlirimit.
    Kur qenka ashtu natyra e njeriut, a ėshtė ēudi qė njė shumicė Shqipėtarėsh tė kenė nė shpirt tė tyre adhurimin e zgjedhės? Bij, nipėr, stėrnipėr skllevėsh, skllev vetė, fjala liri nuk ėshtė pėr ta veē se njė gjė misterioze dhe e rezikshme, e cila duhet ose lėftuar ose pritur me tė ftohtė. Ēudia ėshtė se kemi dhe n'Amerike njė shumicė nga kėta skllev qesharakė dhe tė poshtėr. Tė lirė nga krahėt, truri i tyre ėshtė i lidhur me zinxhirė. Dhe ėshtė bukuri tė vazhdojė njeriu sielljet e kėsaj kopeje. Posa u tepėron pakė kohė nga puna, ata nukė dalin tė marrin erėn e paqme qė tė qėrojnė mėlēit' e tyre nga mikrobi i oftikės, - po venė si gjėrpėrinj nga "konak" nė "konak" dhe nga dyqan nė dyqan dyke bėrė propagandė kundėr Fushatės. - "Ē'ėsht' ajo parti liberale?" thonė skllevėt. "Ne kemi njė guvernė, dhe duhet t'a mprojmė. Ato qė bėn guverna janė tė mira. Populli nė Shqipėri ėsht' i kėnaqur. Mos dėgjoni ēpifjet, se paratė do t'ju venė humbur". Dhe fjalėt e tyre gjejnė pėrkrahje nga njė turm' e errėt spiunėsh dhe larosh, - pseudotregėtarė gjysmė t'egėr qė janė nė tė dhėnė faliment e sipėr, batakēinj t'ardhur nė mes tė Shqipėtarėve s'dihet nga ku dhe me ē'porosi, varangjelistė tė paqytetėruar me kurrizin "den-baba-den" tė zbutur nga shkopi, kumarxhinj, dembelė, etj. Kjo turme, e palarė nė gjithė kuptimet e fjalės, ka disa qėllime tė fshehta, - dhe njė qėllim sheshit, qė ėshtė: tė mos bėhet Shqipėria njė Shtet modern i shtėnė nė themele tė shėndosha, po tė mbetet njė vent i turbull dhe i dobėt, i lehtė pėr tė pėrmbysur kur lakmia e fqive tė gjejė rastin.
    Vetėm tė larkmėt duhet tė dinė njė gjė: skllevėt qė pėrmentmė, spiunė tė mbetur nga regjimet e shkuara tė Shqipėrisė, s'kanė tė bėjnė fare me VATREN. Vėrtet lehin, lėpijnė, futin hundėn nė ēdo deriēkė, - po as njė nė dhjetė s'ėsht' anėtar i Federatės qė kam nderin tė kryesoj. Dhe nė qofshin shtat' a tetė gjithsej, jan' asish qė hyjnė tė pavėnė re nga dera kur e gjejnė tė hapur, po dalin me elegancė nga penxheria kur zbulohen prej kujdestarėve tė shtėpisė.
    Puna ėshtė sheshit. VATRA ka lėftuar dhe lėfton pėr njė Shqipėri moderne, serioze dhe tė nderuar. Partia liberale qė u-organizua nė Shqipėri, do t'mundohet tė fitojė shumicėn nė zgjedhjet, qė tė vėrė nė veprim idealet e VATRES. Ju pėlqen ky mendim? Pėrkraheni me sa ju mundet Partine Liberale duke mos u vėnė veshin larove, tė cilėt pa fjalė do tė bėjnė zanatin e tyre.

    Botuar mė 1923

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Faik Konica per here te pare ne nje film
    Nga StormAngel nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-05-2012, 14:05
  2. Konica s’e meriton te jepet nė shkolla, Vazhdimi i Degradimit Kulturor
    Nga Collectivemind nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 06-02-2009, 11:39
  3. Suedia dhe suedezėt nė veprat e shkrimtarėve shqiptarė
    Nga Ullmar Qvick nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 10-03-2005, 07:10
  4. Faik Konica
    Nga Loti i kristalt nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 08-10-2003, 13:24
  5. Fishta, Lahuta, Konica dhe Xhuvani.
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-12-2002, 05:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •