Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 42 prej 42

Tema: Faik Konica

  1. #41
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Faik Konica

    “Testamenti” i Faik Konicės, trillimi dhe e vėrteta

    Nga Prof. Nasho Jorgaqi

    Kėtė dhjetor u mbushėn plot shtatėdhjetė vjet nga dita kur Faik Konica u nda nga jeta. Njė pėrvjetor qė opinioni shqiptar, pėr fat tė keq, e kaloi nė heshtje. Ishte rasti mė i mirė pėr t’i bėrė homazhet merituara kėsaj figure madhore tė kulturės dhe historisė sonė kombėtare. Por askush nuk u kujtua pėr tė vendosur qoftė dhe njė tufė lulesh mbi eshtrat e tij, qė tani prehen nė kodrat e Liqenit. Me sa duket, fanfarat e zhurmshme tė politikės sė ditės, nuk po lėnė tė dėgjohen zėrat e historisė. Njė zė i tillė ėshtė dhe ai i Faik Konicės, qė e pėrmendim me vend dhe pa vend, por nuk kujtohemi nė ditėt e tij tė shėnuara qė ta nderojmė ashtu siē i takon.

    Pėrvjetori i 70-tė i shuarjes sė tij fizike pėrbėn do tė thoshim nė njė apel pėr ta ēuar mė tej punėn e pėrbashkėt tė studimit tė jetės dhe tė veprės shumė tė vyer qė ai na ka lėnė pas. Pėr tė gjurmuar dhe studiuar mė thellė trashėgiminė koniciane, pėr tė zgjidhur problemet shumėplanėshe qė ajo shtron, pėr tė shkoqitur qoftė edhe enigma tė jetės sė tij apo pėr tė verifikuar dhe saktėsuar tė dhėna dhe fakte tė hedhura nė qarkullim publik. Pikėrisht pėr njė nga kėto tė fundit do tė flasim nė shėnimin tonė.

    Ėshtė fjala pėr “Testamentin” e Faik Konicės tė njohur tanimė jo vetėm nga opinioni shkencor, por dhe nga lexuesi i gjerė. Nė tė thuhet: “Tė nderuar zotėrinj! Ndrroj jetė me mejtimin se ju jeni njerėzit qė mė kini kuptuar mė qart nė kėtė dhe. Nuk do tė mė tretė dheu, nė se ti Imzot Noli dhe ti Lamja im i vogėl dhe tė gjithė ata qė e quajnė veten shqiptar nuk do ta ēojnė kufomėn time tė tretet nė tokėn mėmė. Kam lėnė mėnjanė edhe harxhet e rrugės pėr trupin tim pa jetė dhe shumėn pėr dy metra vend nė Shqipėri. Mbyll sytė se ju i nderuar Noli dhe ju tė nderuar shqiptarė dhe ti Lamja im i vogėl nė Paris do tė ma kryeni kėtė amanet.” Boston 1942.

    Tekstin e kėtij “Testamenti” e kam botuar unė pėr herė tė parė nė fillim tė viteve ‘90. Ishte koha kur po ndodhte ndėrrimi i sistemeve, kur opinioni intelektual po ēlirohej nga kufizimet dhe shtrėngesat ideologjike dhe po u hapej rruga proceseve demokratike. Duke pėrfituar nga kjo atmosferė liberale, si studiues dhe lektor universitar i Letėrsisė sė periudhės sė Pavarėsisė, ku pėrfshihej dhe Faik Konica, iu vura punės pėr tė gjurmuar mė tej jetėn dhe veprėn e tij nga burime akoma tė pashfrytėzuara. Kėshtu, krahas artikujve nė shtyp qė botova, pas shumė pėrpjekjesh arrita tė mbledh shkrimet e tij, aq shumė tė shpėrndara, dhe tė botoj vėllimin “Vepra” (1993), i pari botim me trashėgiminė kryesore tė Konicės qė i jepej publikut shqiptar.

    Pikėrisht nė valėn e kėtyre pėrpjekjeve, njė ditė do tė mė trokiste nė derė njė ish student i imi, i ardhur nga Pėrmeti, ku shėrbente si oficer dhe mė sjell tė kopjuar me dorė, siē mė tha ai, tekstin e “Testamentit” tė F. Konicės. U gėzova sinqerisht nga ky zbulim qė mė erdhi krejt papritur. Ai do tė mė tregonte pastaj se dokumentin origjinal e ruante familja e motrės sė S. Malėshovės si njė relikte tė shenjtė, bashkė me njė letėr tė ardhur nga Amerika. Ish studenti ia dhuronte mėsuesit tė tij, duke i dhėnė tė drejtėn ta publikonte dhe ta shfrytėzonte nė studimet e veta. Kėsisoj, i rrėmbyer nga entuziazmi i zbulimit, nė pamundėsi pėr tė shtėnė nė dorė origjinalin, duke i besuar garancisė sė sjellėsit, nuk u shtyva mė gjatė, por e shoqėrova me njė artikull dhe e botova nė revistėn e re kulturore “Sot”. Ishte vjeshta e vitit 1991, kur publiku shqiptar, i dėshiruar dhe i etur, priste veēanėrisht nga shtypi tė vėrtetat e paideologjizuara, tė dhėna tė ndaluara dhe kuptohet se sa jehonė bėri “Testamenti” i njė figure aq tė anatemuar sa ē’qe Konica. Ai u komentua nė rrethet intelektuale dhe politike, si dhe u pėrdor nga shtypi, sidomos ai opozitar. Vlera e tij u rrit akoma mė shumė pas njė viti (1992), kur u pėrkujtua 50 vjetori i vdekjes sė F. Konicės. “Testamenti” do tė ishte argumenti mė i fortė e mė domethėnės pėr tė stigmatizuar sistemin totalitar, qėndrimin aspak human qė kish mbajtur ndaj njėrit prej etėrve tė kulturės shqiptare. Jehona e zbulimit tė dokumentit nė Shqipėri do tė arrinte deri nė Amerikė, aq sa kur unė shkova atje (1993) pėr tė hulumtuar nėpėr arkiva rreth jetės sė Fan Nolit ‘u desh tė merrem edhe me kėtė ēėshtje. Nga komunikimi me miqtė e mi shqiptaro-amerikanė si A. Athanas, A. Liolin, P. Prifti etj., e pėr mė tepėr nga njohja me burimet arkivore do tė mė rezultonte se F. Konica nuk kish lėnė ndonjė testament me shkrim, veē amanetit gojor shprehur Nolit qė, kur tė vdiste, tė kujdesej qė trupin e tij ta dėrgonin nė Shqipėri. Dhe Noli, siē del nga kujtimet e bashkėkohėsve dhe tė dhėnat dokumentare, e mbajti fjalėn. Sapo Faiku vdiq mė 15 dhjetor 1942, ai u kujdes qė trupi i tij tė mos varrosej, por tė konservohej nė njė arkivol hermetik dhe tė ruhej nė mauzoleun e varrezave tė Forest Hillsit nė Boston. E jo vetėm kaq, por, fill pas mbarimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, filloi nga pėrēapjet zyrtare pėr ta ēuar nė vend amanetin e mikut. Nė letėrkėmbimin qė do tė kishte nė vitet 1945-1946 me Enver Hoxhėn dhe Sejfulla Maleshovėn, Noli do ta shtronte jo njė herė kėrkesėn pėr kthimin e eshtrave tė Konicės nė Shqipėri, “Dėshira e fundit e Faik Konicės, – i shkruante nė njė nga mesazhet dėrguar Enver Hoxhės, – ishte qė tė prehej nė atdhe. Lutem tė na njoftoni kohėn mė tė pėrshtatshme qė t’i bėni nderimet kampionit tė pavarėsisė sė Shqipėrisė.” Fakti ėshtė qė kjo kėrkesė e pėrsėritur e Nolit nuk mori asnjėherė pėrgjigje pozitive, por u zvarrit me pretekstin e vėshtirėsive burokratike dhe teknike, deri sa u mbyll pėrfundimisht me ndėrlikimin dhe prishjen e marrėdhėnieve shqiptaro-amerikane qė ndodhi mė 1947. Kuptohet se nė kėtė mes qėndronin arsye tė pastra ideologjike dhe politike, qė lidheshin me pozicionin armiqėsor tė qeverisė sė Tiranės ndaj figurės sė F. Konicės. Kėshtu, nė kėto rrethana, kur humbi ēdo shpresė dhe shpenzimet pėr ruajtjen e kufomės u bėnė tė papėrballueshme nga “Vatra”, ai u varros me njė ceremoni modeste nė korrik tė vitit 1948 nė Forest Hills

    Nga tė dhėnat qė mblodha dhe nga hulumtimet e drejtpėrdrejta nė SHBA m’u bė e qartė se njė dokument i tillė nuk ekzistonte. Dhe jo vetėm kaq, por duke gjykuar e arsyetuar me gjakftohtėsi mė rezultonte se shprehja “Lamja im i vogėl”, pra emri i Sejfulla Maleshovės, e komprometonte “Testamentin” dhe tė bėnte tė mendoje pėr njė trillim tė trashė. Ē’hynte nė kėtė mes njė militant komunist si Sejfulla Maleshova nė testamentin e njė antikomunisti siē ishte Faik Konica pėr t’u kujdesur njė ditė pėr fatin e trupit tė tij? Ata qė e kishin sajuar testamentin kishin parasysh Sejfulla Maleshovėn e pasluftės, njė nga udhėheqėsit e qeverisė komuniste. Sepse nė vitin 1942 Sejfullai ishte emigrant politik nė Paris. Kėsisoj e bėnin Faikun tė profetizonte, si tė thuash, pėr tė ardhmen e tij. Pra, e gjithė sajesa ishte sa larg realitetit, aq dhe jashtė ēdo logjike. Duke arsyetuar kėshtu vetmevete nėpėr vite pėr “Testamentin”, kalova shpejt nga dyshimet te bindja se ai ishte njė trillim i pastėr, por prapė nuk guxova ta bėj publike. Mė doli pėrpara njė rrethanė tjetėr, kur prof. Jup Kastrati botoi nė SHBA studimin monografik “Faik Konica” (1995), pas hulumtimeve qė kish kryer dhe atje. Edhe profesori i nderuar, duke shkruar pėr vdekjen e Konicės, citonte tė njėjtin tekst tė “Testamentit”, me pėrjashtim tė fjalėve qė lidheshin me Lame Kodrėn. E rėndėsishme ishte se ai tregonte burimin nga e kish marrė. Sipas tij, “Testamentin” e kish nxjerrė nga kujtimet e Kristaq Nanos, njė emigrant i kthyer pas ēlirimit nga Amerika nė vendlindjen e tij, nė njė nga fshatrat e Pėrmetit. Ai shpjegonte gjithashtu se autori i kujtimeve paskėsh qenė “sekretar i Fan Nolit deri nė vdekje tė tij”. Njė e dhėnė e tillė vinte menjėherė nė dyshim seriozitetin e burimit. Nga hulumtimet e mia shumėvjeēare pėr jetėn e Nolit emri i Kristaq Nanos mė rezultonte krejt i panjohur. Ai jo vetėm nuk kish qenė sekretari i tij, por nuk e kisha ndeshur askund. E megjithatė, u vura nė kontakt me A. Athanasin dhe A. Liolinin pėr ta verifikuar dhe pėrgjigjja e tyre ishte se K. Nano as bėhet fjalė tė kish qenė sekretar i Nolit, e shumta ka qenė njė vatran patriot dhe adhurues i thjeshtė i tij. Pra, nuk kish asnjė arsye qė edhe sikur tė ekzistonte vėrtetė “Testamenti” i Konicės, qė ishte njė gjė tepėr personale, t’i ishte besuar Kristaq Nanos. Nga ana tjetėr, autori i monografisė sjell dhe njė fragment tė shkurtėr nga kujtimet e tij, ku mes tė tjerash thuhet se Konica vdiq me testament nė xhep. Njė gjė e tillė njerėzit e Vatrės qė dėrgoi Noli nė Uashington pėr ta sjellė kufomėn e tė ndjerit nė Boston nuk e dėshmojnė pėr njė gjė tė tillė. Veē kėsaj, nga njė analizė gjuhėsore dhe stilistike qė mund t’i bėhet fragmentit tė shkurtėr tė kujtimeve, vėrehet qartazi se ato rreshta janė shkruar nga dora e njė intelektuali bashkėkohor dhe jo e njė emigranti tė brezit tė vjetėr, siē ishte K. Nano. Nga informacionet e marra nė Pėrmet del se K. Nano ishte nga Maleshova dhe as bėhet fjalė tė ketė lėnė kujtime.

    Duke bėrė njė pėrmbledhje tė tė gjitha tė dhėnave e duke ndjekur vijėn logjike tė fakteve, nė dritėn e tė dhėnave tė shumta arrita nė pėrfundimin se s’kish asnjė dyshim se “Testamenti” ishte njė mistifikim i pastėr, pra qė s’kishte tė bėnte fare me autorėsinė e Konicės. Tė dy variantet e tij, qoftė ai i publikuar prej meje, qoftė dhe ai i prof Kastratit, kanė tė njėjtin burim. I ashtuquajturi “Testament” ėshtė sajuar nga dashamirės dhe adhurues tė Fan Nolit e sidomos tė Lame Kodrės nė Pėrmet ose nė Tiranė dhe djallėzisht ėshtė bėrė publik, ashtu siē e pėrmenda mė lartė, nė fillim tė tranzicionit qė po ndodhte nė Shqipėri.

    Inkursioni im verifikues ka dhe epilogun e tij. Megjithėse tanimė isha bindur pėr mistifikimin e “Testamentit”, m’u desh tė bėj njė bisedė pėrfundimtare me ish studentin tim pas afro njėzetė vjetėsh. Nė fillim ai e mohoi se kish pasur dijeni pėr “Testamentin” e aq mė tepėr se ma kish sjellė mua, por pas kėmbėnguljes time dhe skjarimit tė problemit, ai sikur u kujtua. Mė tregoi se Testamentin ia kish dhėnė njė gazetar nga Pėrmeti, qė, sipas arsyetimit tė tij, e kish bėrė qė tė sensibilizonte opinionin publik pėr tė sjellė eshtrat e F. Konicės nė Shqipėri nė kuadrin e proceseve demokratike. Por sikur tė mos mjaftonte kjo bisedė, unė prapė nuk ndjehesha pėrfundimisht i qetė pa takuar ndonjė nga njerėzit e afėrt tė Sejfulla Maleshovės. Dhe kjo ndodhi me rastin e pėrurimit nė Fier tė bustit tė poetit, ku kish ardhur nga Pėrmeti i nipi i adaptuar nga e motra, Hajdar Cfaka, tė cilin e kisha dėgjuar dhe tė fliste dhe nė televizor pėr dajėn e tij. Njė burrė i menēur dhe i kulturuar qė kish dijeni dhe pėr Testamentin. Ai mė tregoi se familja e tyre as kish pasur e as kishte ndonjė dokument tė tillė dhe kjo ishte me sa duket “punė gazetash”! Pastaj biseduam gjatė dhe pėrzemėrsisht, aq sa unė do t’i kėrkoja ndjesė pėr gjithė sa kish ndodhur, duke i shpjeguar se pa dashur isha bėrė “viktimė” e njė loje qė kish pasur njė prapaskenė tė rėndomtė. Kėtė ndjesė ia kėrkoj me kėtė rast edhe publikut, ndjesė e diktuar jo vetėm na ndėrgjegjja qytetare dhe intelektuale, por dhe nė respekt tė atij mėsimi tė urtė qė thotė “duaj mė shumė tė vėrtetėn se veten”, tė cilit unė i pėrmbahem edhe nė punėn time studimore.

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Faik Konica

    Dimensioni universal i Faik Konicės nė 80 vjetorin e ndarjes nga jeta

    Nga Dorian Koēi


    Historia e kulturės shqiptare do tė ishte e mangėt pa personalitetin e Faik Konicės. Personaliteti i tij kulturor ėshtė sa themelues po aq dhe kontributor nė studimet shqiptare, nė skicimin e imazhit tė shqiptarėve nė kulturėn perėndimore apo dhe tė imazhit tė Tjetrit nė kulturėn shqiptare. Vėrejtjet e tij tė thukėta pėr karekterin shqiptar, konstantimet e tij gati proverbiale mbi tė ardhmen e Shqipėrisė dhe raporteve qė kanė shqiptarėt me pėrparimin e prapambetjen apo dhe pasionet e verbėrta politike qė e radhitėn disa herė pikėrisht nė kahun e kundėrt pėr ēka si rallėkush kish predikuar e bėjnė gjithmonė dhe mė tė vėshtirė skicimin e portretit tė tij intelektual nė hapėsirat shqiptare.

    Pėr fat tė mirė na vjen nė ndihmė Noli nė kėtė drejtim me artikullin e vet “Si e kam njohur Faik Konicėn”. Ky artikull ėshtė ndoshta nga portretet e shkruar mė me ndjenjė nga Fan Noli pėr njė shqiptar tjetėr tė madh si Faik Konica dhe besoj se mbetet njė nga shembujt e radhė nė kulturėn shqiptare ku mes admirimit, kritikės ,vetėkritikės e ironisė arrijmė tė pėrceptojmė personalitetin e madh tė Konicės. Noli me njė modesti e mirėnjohje brenda njė fjalie se… tė gjithė autorėt shqiptarė qė vijnė pas Konicės janė nxėnėsit e tij, duke pėrfshirė dhe shkruesin e kėtyre radhėve… na rrėfen se nė ngrehinėn e kulturės shqiptare Konica nuk ishte vetėm kontribues por njė nga themeluesit e saj.


    Si e kam njohur Faik Konicėn

    Nga Fan Noli

    E kam takuar Konicėn pėr herė tė parė mė 1909. Ishte diēka qė nuk kam pėr ta harruar kurrė. Mė kishte shkruar nga Londra se do tė vinte nė Boston i veshur me kostum shqiptar. Ideja ishte qė tė dilte fotografia e tij nė gazetė dhe tė shfrytėzohej rasti pėr tė propaganduar ēėshtjen kombėtare shqiptare, e cila ka qenė pasioni i gjithė jetės sė tij. Unė mbeta i shtangur. Si prift ortodoks i modės sė vjetėr, nė atė kohė unė vetė mbaja nnjė mjekėr tė gjatė tė zezė, pėr tė cilėn mė duhet tė pranoj se nuk u pėlqente djemve tė Bostonit. E merrja me mend se sa do tė dėfreheshin ata djem po tė mė shihnin duke ecur me njė burrė tė veshur me fustanellėn shqiptare. Ndonėse nuk kisha parė kurrė ndonjė fustanellė greke, njė lloj fundi i balerinave. Unė isha i shkurtėr e i bėshėm, Konica ishte i gjatė e i thatė, kėshtu qė tė dy do tė dukeshim si Don Kishoti me Sanēo Panēėn tė arratisur nga ndonjė cirk.

    Sa u habita kėtė herė kur pashė se djemtė e Bostonit e harruan gjithēka lidhur me mjekrėn time dhe thjesht zunė tė shihnin Konicėn me adhurim. Atėherė e kuptova se fustanella shqiptare nuk ishte fustanellė qesharake greke, por diēka qė i ngjante kiltit tė skocezėve dhe se i pėrshtatej shumė njė burri tė pashėm si Konica. Meqė ra fjala, lexuesi mund ta gjejė nė librin e Konicės ndryshimin ndėrmjet kostumit grek dhe veshjes shqiptare: ėshtė e vėrtetė se grekėt e kanė pėrshtatur nga shqiptarėt, por ata u pėrpoqėn ta stėrhollojnė sa qė e bėnė njė veshje grash me aq sa mundėn.

    Veshja e Konicės nuk ishte e vetmja gjė qė mė habiti. Thjest mbeta pa mend, kur ai nisi tė mė “mėsonte” pėr ēdo gjė nė botė. Ishte njeri me kulturė tė lartė. Gijom Apoliner, njė shkrimtar dhe mik i tij, e ka quajtur “enciklopedi shėtitėse” qė e fliste frėngjishten si njė francez. Njė shkrimtar tjetėr, Zhyl lė Metrė, ka shkruar pėr tė: “Ky i huaj qė e shkruan kaq mirė gjuhėn tonė”.

    Si studiues i pasionuar i muzikės, Konica e adhuronte shumė Vagnerin.
    Njė nga gjėrat e para qė bėri ai pasi u takuam, ishte tė mė tregonte pėr Vagnerin dhe operat e tij. Me kėshillėn e tij e pashė pėrherė tė parė Parisfalin, kur u dha mė 1910 nė Boston. Nė varrimin e tij, tridhjetė vjet mė vonė, duke e ditur se sa shumė e donte Vagnerin, iu luta organistit tė luante muzikėn e Vagnerit nga kreu deri nė fund.

    Ka disa fakte qė mungojnė nė librin e papėrfunduar tė Konicės, fakte pėr Shqipėrinė, qė i kam mėsuar prej tij. Pėr shembull, Konica flet pėr krenarinė e malėsorėve shqiptarė. Zonja Durham e pranon kėtė nė librin e saj “Brenga e Ballkanit”. Kur pėrshkruan shpėrndarjen e ndihmave nė Maqedoni gjatė dhjetėvjeēarit tė parė tė shekullit tė njėzetė, ajo na tregon se si gratė fshatare e rrethonin ditė e natė, duke i kėrkuar ushqime dhe rroba. Ata vendoseshin rrotull shtėpisė ku banonte ajo dhe nuk largosheshin derisa tė merrnin diēka. Edhe kur u shpjegoi se nuk kishte mė asgjė pėr t’u dhėnė, ato nuk shkuleshin. Kur zonja Durham vajti nė Shqipėri, priste qė t’i ndodhte njėsoj. Pėr habinė e saj, askush nuk iu afrua pėr t’i kėrkuar ndihmė.

    Konica pėrmend edhe faktin se zonja Durham ka qenė njė adhuruese e madhe e amvisės shqiptare.
    Ajo mendonte se vetėm amvisa holandeze mund tė krahasohej me tė pėr pastėrtinė. Zonja Durham kishte tė drejtė. Mjafton tė shkosh pėr vizitė nė shtėpitė e shqiptarėve nė Shtetet e Bashkuara dhe mund ta shohėsh dallimin ndėrmjet amvisės shqiptare dhe shumė prej fqinjėve tė saj qė nuk janė shqiptare. Njė gjė qė e ka lėnė jashtė Konica ėshtė fakti qė fqinjėt ballkanas e italianė kanė shpifur se shqiptarėt janė tė egėr e tė pamėshirshėm. Zonja Durham na thotė se kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Ajo kiste parė fshatarėt siēilianė se si i rrihnin pa mėshirė kuajt dhe gomerėt, por kurrė nuk kishte qenė dėshmitare se si njė shqiptar rrihte njė kafshė. Unė e kam vėnė re edhe vetė kur kam udhėtuar me kalė nė Shqipėri. Sa herė vinim te ndonjė copė rrugė e vėshtirė, ishim tė detyruar tė zbrisnim dhe kafsharėt gjithnjė pėrdornin fjalėt pėrkdhelėse pėr t’u dhėnė zemėr kafshėve, si pėr shembull:
    “Hajde, vėlla. Ec, or bir; Nuk ėshtė dhe kaq e vėshtirė. Do ta kalojmė”. Njė shpifje tjetėr e pėrhapur nga fqinjėt tanė, ėshtė se shqiptarėt qenkan njerėz qė nuk u shtrohen ligjeve. E vėrteta ėshtė krejt e kundėrt. Ata u shumė mė tepėr se gjithė fqinjėt e tyre. Statistikat e rajoneve tė policisė nė qytetet amerikane ku ka shqiptarė, dėshmojnė qartė se ata janė nga grupet mė tė mira ndėr tė gjithė tė ardhurit e huaj. Pėrvoja ime e gjatė mė ka vėrtetuar se shqiptarėt u binden ligjeve nė shqipėri po ashtu siē u binden nė Shtetet e Bashkuara. E keqja ėshtė se, kur fqinjėt e Shqipėrisė pėrpiqen tė shkelin tėrėsinė e saj tokėsore, atėherė shqiptarėt “e paligj” ngrenė krye.

    Kur pėrshkruan pamjet e bukura tė Shqipėrisė, Konica pėrmend shumė turistė tė huaj qė e kanė admiruar kėte vend. Njė emėr, qė megjithatė mungon, ėshtė ai i prozatorit, dramaturgut dhe kritikut muzikor francez, Roman Rolanit, i cili nė njėrin nga librat e vet flet pėr “kodrat e bukura tė valėzuara tė Shqipėrisė”. Unė pėr vete i kam soditur nga maja e malit Tomor dhe nga kėshtjella e Krujės, kryeqyhteti i vjetėr i Skėnderbeut. Nuk kam parė gjithė jetėn time gjė mė tė bukur!

    Mjaft shtesa mund t’i bėhen kapitullit tė Konicės pėr vetitė luftarake tė shqiptarėve. Pėr shembull, kalorėsit shqiptarė u bėnė proverbialė nė gjithė Europėn pas vdekjes sė Skėnderbeut. Gjithė mbretėrit dhe sundimtarėt e Italisė, Francės, Britanisė sė Madhe kanė marrė kalorės tė lehtė shqiptarė pėr ushtritė e tyre. Konica mė ka thėnė njė herė se nė shekullin e shtatėmbėdhjetė, kur francezėt kėrkonin tė lavdėronin njė kalorės, shpreheshin: “E nget kalin si njė shqiptar”. Kemi disa dokumente italiane, qė flasin pėr kalorėsinė shqiptare dhe qė na shpjegojnė se si Skėnderbeu e shpėtoi mbretin Ferdinand tė Napolit me kalorėsinė e vet tė lehtė. Sipas dėshmisė sė historianėve bashkėkohės, Ferdinandi e kishte humbur davanė kur e braktisėn banorėt feudalė dhe u bashkuan me Rene Anzhuanė, qė ishte rivali i tij francez dhe qė pretendonte fronin e Napolit. Dihet mirė se ushtritė mercenare tė Rilindjes asnjėherė nuk bėnė ndonjė betejė tė vėrtetė. Ata kujdeseshin jo pėr lavdinė ushtarake, por pėr pagat. Zakonisht krijohej njė komitet i pėrbashkėt i tė dy ushtrive rivale dhe vendoste kush do tė shpėrblehej me fitoren. Pėr shembull, kur njėra nga ushtritė kundėrshtare kishte epėrsi tė padyshimtė si numėr, asaj i jepej fitorja pa e zgjatur shumė. Kur ushtritė ishin tė barabarta nga numuri dhe komiteti nuk mund tė merrte vesh se cila palė mund tė fitonte, atėherė kurdisej njė betejė e shtirė, nė tė cilėn nuk dėmtohej ose nuk vritej askush, me pėrjashtim tė ndonjė aksidenti. Por kjo manovėr shėrbente pėr tė ndihmuar komitetin e pėrbashkėt qė tė merrte njė vendim. Diēka e ngjashme ndodhi kur Skėnderbu zbriti nė Itali me kalorėsinė e vet tė lehtė. Komandanti i ushtrisė kundėrshtare konti Piēinino dhe Skėnderbeu rregulluan njė betejė tė tillė tė shtirė pėr tė parė se cila nga tė dy ushtritė do tė kishte mė shumė shanse pėr tė marrė fitoren. Dy reparte tė zgjedhura nga ushtria shqiptare dhe italiane bėnė njė paraqitje tė kalorėsisė dhe tė aftėsisė luftarake. Shqiptarėt e fituan ndeshjen dhe kėshtu u mbyll gjithė kjo histori. Italianėt asnjėherė mė nuk e kundėrshtuan epėrsinė e kalorėsisė shqiptare.

    Natyrisht, me turqit ishte njė pun krejt tjetėr. Atėherė Skėnderbeut i duhej tė bėnte beteja reale dhe tė arrinte fitore reale. Turqve nuk u bėnte pėrshtypje asnjė paradė. Skėnderbeu ka qenė, padyshim, njė gjeneral i madh dhe ai meriton nderime tė mėdha pėr kryqėzatėn e tij heroike kundėr turqve. Por ne nuk duhet tė harrojmė se edhe ushtarėt e tij meritojnė pjesėn e tyre tė nderit. Kryengritja shqiptare e viteve 1910 – 1912 kundėr turqve tregoi se luftėtarėt e ēetave shqiptare ende e ruanin trimėrinė dhe forcėn e gjallė qė kishin dėshmuar nė kohėt e vjetra nė Skėnderbeun. Vetėm pėr vetėm ata i mundėn turqit, marshuan nė Selanik dhe e detyruan qeverinė turke t’u jepte autonominė. Pas disa muajsh iu desh gjithė kombeve tė Ballkanit qė tė bashkoheshin pėr t’i mundur po ata turq. Mė 1920 atje u pėrsėrit po ajo histori e pėrjetshme. Shqipėrinė e kėrcėnonte copėtimi. Italia kishte pushtuar Vlorėn dhe prapatokėn e saj deri nė Gjirokastėr. Fqinjėt e tjerė kėrkonin copat e tyre sipas traktatit tė fshehtė tė vitit 1915. Vetėm njė zė u ngrit pėr tė kundėrshtuar, ai i president Wilson.

    Por ai mjaftoi pėr tė ngritur kombin. Malėsorėt shqiptarė tė bregdetit jugor qenė tė parėt qė u ngritėn, pastaj i ndoqėn edhe tė tjerėt. Brenda pak muajve italianėt u hodhėn nė det dhe u detyruan ta linin Vlorėn dhe rrethin e saj. Rreth njėzetė vjet mė vonė, mė 1940 grekėt, pothuaj shtatė herė mė tė shumtė si numėr sesa shqiptarėt, nuk mundėn ta pėrsėritnin kėte marifet, ndonėse kishin mbėshtetjen e flotės angleze dhe tė forcave ajrore angleze, qė i penguan italianėt tė sillnin pėrforcime.

    Tani disa fjalė pėr vendin e Konicės nė historinė e Shqipėrisė sė sotme. Si mysliman dhe si pėrkrahės i njė familjeje tė vjetėr aristokratėsh nga Shqipėria e jugut, Konica kishte tė gjitha mundėsite qė tė fitonte poste tė larta nė Perandorinė Turke, ku Shqipėria bėnte pjesė, qė pas vdekjes sė Skėnderbeut. Nė tė vėrtetė, shumė shqiptarė tė tjerė gjatė shekujve ishin ngjitur nė postet mė tė larta tė Perandorisė Turke.
    Pėr shembull, kur Konica ishte i ri, Vezir i madh ose kryeministri i Perandorisė Turke ishte Ferid Pasha, njė shqiptar nga Vlora. Por kjo karrierė nuk e tėrhiqte Konicėn. Ai mendonte se misioni i tij ishte tė luftonte pėr pavarėsinė e Shqipėrisė. Nga viti 1897 deri mė 1912, dy nga pionierėt mė tė shquar tė pavarėsisė sė Shqipėrisė kanė qenė Konica dhe Shahin Kolonja, botuesit e dy revistave shqiptare, qė dolėn jashtė: “Albania” dhe “Drita” pėrkatėsisht. Gjatė sundimit turk shqiptarėt kishin harruar gjithēka pėr lavdinė e tyre tė kaluar nėn Skėnderbeun. Konica ka qenė njeriu qė e rizbuloi dhe e popullarizoi Skėnderbeun e flamurin e tij, shqipen e zezė dy krenare nė njė fushė tė kuqe. Ky flamur u bė simbol i pavarėsisė kombėtare dhe mė nė fund u ngrit nė Vlorė mė 1912 nga Ismail Qemali kur Shqipėria u shpall shtet i pavarur.

    Konica ėshtė quajtur si krijuesi i prozės moderne shqipe. Kur unė vendosa tė bashkohesha me kryqėzatėn pėr pavarėsinė e Shqipėrisė, e para gjė qė mė bėri pėrshtypje ishte mungesa e plotė e veprave letrare shqipe me vlera artistike. Por kur vajta nė Egjipt mė 1903, njė atdhetar shqiptar, Spiro Dineja, mė dha vėllimet e revistės “Albania” nga viti 1897 deri mė 1903. I lexova tė gjitha nga faqja e parė deri tek e fundit dhe atėherė e mėsova se nė shkrimet e Konicės ne e kishim atė qė na duhej: letėrsinė e mirė shqipe.

    Pėr mė tepėr, Konica zbuloi dhe popullarizoi shqiptarė tė veprimtarisė letrare si Kristofordhi, Mitkoja, Fishta dhe Zako Ēajupi. Me kėshillėn dhe udhėzimet e tij unė pėrktheva disa vepra nga Shekspiri, Ibseni, Edgar Alan Poeja dhe Don Kishotin e Servantesit. Tė gjithė autorėt shqiptarė qė vijnė pas Konicės janė nxėnėsit e tij, duke pėrfshirė dhe shkruesin e kėtyre radhėve.


    Lexo.al

    https://www.lexo.al/2022/12/dimensio...rjes-nga-jeta/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 18-12-2022 mė 23:27

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Faik Konica per here te pare ne nje film
    Nga StormAngel nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-05-2012, 14:05
  2. Konica s’e meriton te jepet nė shkolla, Vazhdimi i Degradimit Kulturor
    Nga Collectivemind nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 06-02-2009, 11:39
  3. Suedia dhe suedezėt nė veprat e shkrimtarėve shqiptarė
    Nga Ullmar Qvick nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 10-03-2005, 07:10
  4. Faik Konica
    Nga Loti i kristalt nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 08-10-2003, 13:24
  5. Fishta, Lahuta, Konica dhe Xhuvani.
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-12-2002, 05:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •