Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Shën Ndreu, Apostulli i Gjithë-lavdëruar dhe Parë-thirrur - 30 nëntor

    Apostulli i Shenjtë Ndreu i Parë-thirruri ishte Apostulli i parë që ndoqi Krishtin, dhe më vonë solli tek Krishti edhe vëllanë e tij, apostullin e shenjtë Pjetër(Joan 1:35-42). Apostulli i ardhshëm ishte nga Bethsaida dhe që nga fëmijëria e tij iu dedikua me gjithë shpirt Perëndisë. Ai nuk u martua dhe punonte me të vëllanë si peshkatar. Kur Profeti i shenjtë, Pararëndësi dhe Pagëzori Joan filloi të predikonte, Shën Ndreu u bë dishepulli i tij më i afërt. Vetë Shën Joan Pagëzori dërgoi tek Krishti dy dishepujt e tij, Apostullin e ardhshëm Ndreun dhe Joan Theologun, duke deklaruar se Krishti është Qengji i Perëndisë.

    Pas zbritjes së Frymës së Shenjtë mbi Apostujt, Shën Ndreu shkoi në tokat e Lindjes ku predikoi Fjalën e Perëndisë. Ai kaloi përmes Azisë së Vogël, Thrakisë, Maqedonisë, arriti në lumin Danub, shkoi gjatë bregdetit të Detit të Zi, përmes Krimeas, rajonit të Detit të Zi dhe duke ecur gjatë lumit Dnieper ai u ngjit deri në vendin ku sot është ngritur qyteti i Kievit.

    Ai ndali një natë mbi kodrat e Kievit. Kur u ngrit në mëngjes, ai u tha dishepujve që ishin me të: "I shikoni këto kodra? Mbi këto kodra do të ndriçojë mirësia e Perëndisë dhe do të ngrihet një qytet madhështor këtu, dhe Perëndia do të ngrejë shumë kisha." Apostulli u ngjit në kodrat përreth, i bekoi dhe ngriti një kryq. Pasi u lut, ai shkoi akoma më tej gjatë lumit Dnieper dhe arriti në një vendbanim sllav, ku ishte ndërtua më pas Novgorod. Prej këtu apostulli shkoi përmes tokës së Varangianëve në drejtim të Romës për të predikuar, dhe përsëri u kthye në Thraki, ku në fshatin e vogël të Bizantit, Konstandinopoja e ardhshme, ai themeloi Kishën e Krishtit. Emri i Apostullit të shenjtë Ndreu është ura lidhëse e nënës, Kishës së Konstandinopojës, me të bijën e saj, Kishën Ruse.

    Në udhëtimet e tija i Parë-thirruri duroi mjaft vuajtje dhe shqetësime nga paganët: ata e përzunë nga qytetet e tyre dhe e rrahën. Në Sinop e goditën me gurë por gurët nuk i bënë asgjë dhe dishepulli i vendosur i Krishtit vazhdoi tu predikojë njerëzve në lidhje me Shpëtimtarin. Falë lutjeve të Apostullit, Perëndia bëri mrekullira. Falë veprave të Apostullit të shenjtë Ndreu, Kisha të Krishtera u ndërtuan për të cilat ai emëroi peshkopë dhe klerikë. Qyteti i fundit në të cilin Apostulli shkoi ishte qyteti i Patras, ku ishte i destinuar që të vuante martirizim.

    Perëndia bëri shumë mrekulli me anë të dishepullit të Tij në Patra. Të sëmurët u shëruan, të verbërve u erdhi drita e shikimit. Falë lutjeve të Apostullit, qyteti i nderuar Sosios u shërua nga një sëmundje e rëndë; ai shërroi edhe Maksimillën, gruan e governatorit të Patrës, dhe të vëllanë e governatorit, Stratokliun. Mrekullitë e bëra nga Apostulli dhe fjalimet e tija të zjarrta ndriçuan gati të gjithë banorët e qytetit të Patrës me Besimin e vërtetë.

    Pak paganë mbetën në Patra, por mes tyre ishte edhe prefekti i qytetit, Egjeatos. Apostulli Ndreu në mënyrë të vazhdueshme iu drejtua atij me fjalët e Ungjillit. Por as mrekullitë e Apostullit nuk e bindën Egjeatosin. Apostulli i shenjtë i apeloi shpirtit të tij me dashuri dhe përulësi, duke u përpjekur që ti shpaloste atij misterin e Krishterë të jetës së përjetshme nëpërmjet fuqisë çdudibërëse të Kryqit të Shenjtë të Zotit. Egjeatosi i nxehur dha urdhër që të kryqëzonin apostullin. Paganët menduan se duke e kryqëzuar Shën Ndrenë do të mund të rrëzonin gjithë besimin e ngjallur në popull nga predikimet e tij.

    Shën Ndreu i Parë-Thirruri e pranoi vendimin e prefektit me gëzim dhe me lutje drejtuar Perëndisë, dhe shkoi me dëshirë në vendin e ekzekutimit. Me qëllim që të përzgjaste vuajtjet e shenjtorit, Egjeatosi dha urdhër që të mos gozhdonin duart dhe këmbet e shenjtorit, por ti lidhnin me litar në kryq. Për dy ditë shenjtori i mësoi qytetarët që u mblodhën rreth tij. Njerëzit, duke e dëgjuar atë, e mëshironin atë me gjithë shpirt dhe u përpoqën që ta zbrisnin nga kryqi. Duke e zënë frika nga pakënaqësia e popullit, Egjeatosi dha urdhër që ta ndalnin ekzekutimin. Por apostulli i shenjtë filloi të lutej që Perëndia ti falte vdekje në kryq. Sapo ushtarët u përpoqën që të kapnin Apostullin Ndreu, e humbën kontrollin e duarve të tyre. Apostulli i kryqëzuar duke lavdëruar Perëndinë, tha: "O Zot Jisu Krisht, merre shpirtin tim." Pastaj një rreze e zjarrtë drite hyjnore ndriçoi kryqin dhe martirin e kryqëzuar mbi të. Kur drita u zbeh, Apostulli Ndreu ia kishte dhënë tashmë shpirtin e tij të shenjtë Perëndisë. Maksimilla, gruaja e prefektit, dha urdhër që ta ulnin trupin e shenjtorit nga kryqi dhe e varrosi me nderime.

    Disa shekuj më vonë, gjatë kohës së perandor Konstandinit të Madh, relikat e Apostullit të shenjtë Ndreu u transferuan solemnisht në Konstandinopojë dhe u vendosën në kishën e Apostujve të Shenjtë në krah të relikave të Ungjillorit Lluka dhe dishepullit të Shën Pavlit Shën Timotheut.





    Në këtë ditë festojnë Ditën e Emrit të gjithë ata që mbajnë emrin e Shenjtorit: Andrea, Ndre, Ndreko, etj.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17
    Tropari- Toni 4

    Andrea, i parëthiruri i Apostujve
    dhe vëllai i dishepullit më të shquar,
    përgjëroju Zotit të gjithësisë
    që t'I fali paqe botës
    dhe mëshirë të madhe shpirtërave tanë.


    Kontakioni - Toni 2

    Hajdeni të lavdërojmë Andrenë, lajmëtarin e Perëndisë,
    emblema e kurajos,
    i parëthirruri i dishepujve të Shpëtimtarit
    dhe vëllai i Petrit.

    Ashtu siç i thirri njëherë vëllait të tij, ai sot na thërret ne:
    "Hajdeni, se kemi gjetur Atë që bota dëshiron!"

  3. #3
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123

    Apostull Andrea, i Parrethirruri - 30 Nentor



    Andrea ishte nje peshkatar i lindur ne Betsaida. Nje dishepull i Joan Pagezorit, ai e la Joanin per te ndjekur Jisu Krishtin qe nga pagezimi i Tij. Ai ishte dishepull i Zotit se bashku me vellain e tij Apostull Pjetrin. Qe te dy keta numerohen ne Dymbedhjete Apostujt e medhenj te Zotit. Pas Pendikostit, Shen Andrea predikoi ne:

    * Bizant: aty ai emeroi Shen Stakin si episkopin e pare.
    * Thrake, Peloponnez, Greqi dhe Epir: aty ai konvertoi shume njerez ne Besim dhe caktoi episkope dhe prifterinj per ta.
    * Gjeorgji: Ai shkoi ne Gjeorgji nga Ajara, predikoi Krishterimin ne Atsquri, ndertoi kisha te vogla dhe u la ikonen mrekulliberese te Hyjlindeses.
    * Ne tokat Ruse: ne Kiev ai mbolli nje Kryq ne nje nga kodrat e larta te Kievit dhe parashikoi nje qytet qe do te kishte shume kisha te mbuluara me ar dhe nje te ardhme te shkelqyer te Krishterimit ne popullin Rus.

    Shen Andrea u martirizua ne Peloponez ne qytetin e Patres. Familja e prokonsullit Aegeates besoi ne mrekullite dhe predikimet e Shen Andreas dhe kjo gje e zemeroi prokonsullin per ta torturuar dhe kryqezuar Shen Andrean. Besimtaret e rinj donin ta hiqnin ate prej kryqit por ai nuk i lejoi. Ne vend te kesaj i ngushelloi ata prej Kryqit. Ai u lut dhe nje drite e jashtezakonshme e rrethoi ate per rreth gjysme ore. Kur ajo drite u largua, ai e dorezoi shpirtin e tij. Ishte viti 62 pas Krishtit.

    Reliket e Shen Andreas u cuan ne Kostandinopoje, koka e tij ne Rome dhe nje dore ne Moske.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 30-11-2010 më 05:12
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #4
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Eshte mire qe keto temat me jetet e shenjtoreve, ti bashkangjiten nje teme te quajtur "Kalendari kishtar", ne te cilen te mblidhen te gjithe, sipas diteve te kalendarit. Keshtu nuk do te jene te shperndara, njera ketu e tjetra aty.

  5. #5
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Sugjerim me vend Seminarist! Do mundohem te bej dicka te tille.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #6
    Ka shume te drejte Seminarist
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  7. #7
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,460
    Postimet në Bllog
    1
    * Thrake, Peloponnez, Greqi dhe Epir: aty ai konvertoi shume njerez ne Besim dhe caktoi episkope dhe prifterinj per ta.
    Mos valle ka apostulluar edhe ne tokat e Shqiperise se sotme??

    Besimtaret e rinj donin ta hiqnin ate prej kryqit por ai nuk i lejoi.
    Edhe kjo eshte nje veçanti..., s`ka ndodhur ndonjehere qe forca e besimtareve te permbyste deri edhe vendime prokonsujsh,... si duket fuqia e tyre ishte ne renie ne kete qytet (Patra)...dhe Kristianizmi ishte ne shumice..megjithate Shenjti nuk pranoi ndihme dhe kjo eshte e çuditshme... e madhe ishte deshira per martirizim ne emer te Krishtit..., vetem shenjtoret mund t`ia arrijne kesaj...
    Ta gezojne emrin gjithe sa jane Andrea, Ndreu, ..
    Duaje te afermin tend si veten

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Dita e Shen Andreas eshte dhe festa e Patriarkanes se Kostandinopojes (Stambollit)



    Patriarkana e Kostandinopojes festen e saj e ka diten e shenjtorit i cili ka ungjillizuar ne kete vend Apostull Andreas i Parethirruri.
    Per kete rast perfaqesues ishin jo vetem nga Kishat Ortodokse por edhe nga Papati i Romes.


  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Për: Dita e Shen Andreas eshte dhe festa e Patriarkanes se Kostandinopojes (Stambolli






  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shën Ndreu, Apostulli i Gjithë-lavdëruar dhe Parë-thirrur - 30 nëntor

    Gezuar te gjithe besimtareve orthodhokse kete feste dhe ne menyre te vecante te gjithe atyre qe mbajne emrin e shenjtorit.

    Ta gezoni e trashegoni emrin!

    Albo

Tema të Ngjashme

  1. Feja e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut
    Nga Seminarist në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 163
    Postimi i Fundit: 10-07-2023, 16:32
  2. Kryepeshkopi Anastas, Apostull i ditëve tona
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 07-04-2015, 11:27
  3. Si i njoha Nanon dhe Berishën.
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 23-01-2008, 19:21
  4. Fjalori latin-shqip i Frank Bardhit
    Nga King_Gentius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-01-2006, 23:46
  5. Kongresi socialist: Edvin Rama zgjidhet kryetar i Partisë Socialiste
    Nga Username në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 121
    Postimi i Fundit: 08-12-2005, 19:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •