Living in Qyteti Studenti
- Si jetojnė mbi 7 000 tė rinj nė qytetin mė tė zhurmshėm tė Shqipėrisė. Sa shpenzojnė dhe pėr ēfarė i prishin paratė. Magjia dhe ngopja e QS sė pėr tė gjithė. Qė nga studentėt e viteve tė para e deri pėr ata qė ndėrkaq janė diplomuar.
Nga Elda Spaho (Bleta)
Kur i ati i la 30 mijė lekė tė reja nė dorė, para se tė kthehej nė Kukės, ajo ishte ndier pėrnjėmend e pasur. Kurrė nuk kishte pasur aq para nė duar, vetėm pėr vete. Por tani, si kanė kaluar javėt e para nė konviktin e Qytetit Studenti nė Tiranė, Enkelejda, njė studente e vitit tė parė, ėshtė bindur se nuk i ka bėrė edhe aq mirė llogaritė. Ato 30 mijė lekė janė duke u mbaruar, nė njė kohė qė duhej t'i dilnin deri nė dhjetor. Kur, me nisjen e pushimeve tė Vitit tė Ri, ajo do tė kthehej nė shtėpi. Pėr t'u ēmallur me familjen dhe pėr t'u furnizuar me para.
S'ma merrte mendja qė Tirana tė ishte kaq e shtrenjtė. Nė Kukės kushedi sa gjėra do tė kisha bėrė me paratė qė kam shpenzuar kėtu pėr 3 javė,-thotė 19-vjeēarja duke u skuqur nė fytyrė. Nė tė vėrtetė, kėtu nė Tiranė me pjesėn mė tė madhe tė parave ka blerė vetėm librat dhe disa veshje. Me zellin e studentit rishtar, ajo ka harxhuar 8 500 lekė tė reja vetėm pėr literaturėn e vitit tė parė (studion pėr ekonomik), pėr dosje, fletore shėnimesh. Pastaj ka blerė edhe ca rroba. Ėshtė vajzė e re dhe Tirana e ka ēorientuar me veshjet qė bien nė sy.
Para se tė nisesha pėr kėtu, prindėrit mė blenė plot rroba nė Kukės, por tani mė duket se asnjėra prej tyre nuk pėrshtatet me Qytetin Studenti,-thotė ajo duke folur nė dialekt. Enkelejda pėrjeton as mė shumė as mė pak tė njėjtėn tronditje tė ėmbėl dhe tė thartė qė u shkakton ky qytet brenda kryeqytetit shumicės sė studentėve tė vitit tė parė, tė ardhur nga rrethet e largėta. Po ajo dėshirė pėr t'u pėrshtatur e po ajo pamundėsi. Por edhe po ajo ēudi. Ajo qė mė habit mė shumė janė tė rinjtė qė puthen ngado, si pa tė keq. Nuk bėn kėshtu, nuk ėshtė mirė. Unė nuk do ta bėja kurrė,-thotė ajo me njė siguri qė shumė shpejt do tė shkėrmoqet. Mjafton tė qėndrojė edhe ca kohė aty.
***
Nėse vetė kryeqyteti ėshtė i shtrenjtė, Qyteti Studenti ku jeton prej 3 javėsh kuksiania, ėshtė edhe mė i shtrenjtė. E ta mendosh qė akoma nuk ka filluar nga tualeti, nga i kuqi i buzėve, nga bluzat qė s'munden tė vishen dy ditė radhazi Ajo akoma nuk i di kėto, por i ka nuhatur. Dhe atėherė do ta kuptojė vėrtet se sa i shtrenjtė ėshtė Qyteti Studenti.
Duket sikur kėtu gjithēka tė shtyn tė prishėsh para. Del me shoqet dhe dikush tė fton pėr kafe, nuk ke si t'ia prishėsh. Dikur do t'ia kthesh edhe ti atė kafe qė nuk ėshtė thuajse kurrė kafe, por ndonjė pije tjetėr. Ulesh nė stolat para konviktit dhe rrobat qė ke veshur nė trup tė duken gjithnjė tė vjetruara. Ka kaq shumė tė rinj tė veshur bukur kėtu, saqė tė duket vetja gjithnjė jashtė mode, kėshtu qė detyrohesh tė blesh sėrish kėpucė, edhe pse i ke blerė njė palė para ca javėsh,-tregon Klodi, studentet e vitit tė dytė. Megjithėse e ka kaluar pak atė ndjenjėn e inferioritetit qė e kanė aq tė fortė studentėt e vitit tė parė dhe ėshtė veshur bukur, vajza nga Lushnja duket akoma e pakėnaqur.
Tashmė dihet: studentėt u kushtojnė shumė prindėrve tė tyre, sidomos kur jetojnė nė kryeqytet. Iku njėherė e mirė ajo kohė kur tė rinjtė e universiteteve harxhonin para vetėm pėr libra e pėr ndonjė biletė tė rrallė kinemaje. Iku ajo kohė kur studentėt shisnin latat e mensės pėr tė blerė libra artistikė, kur e harxhonin tėrė bursėn vetėm pėr literaturėn e pėr ndonjė pallto tė re, prerė sipas modės. Tani palltot e reja ndjekin njėra-tjetrėn, kurse librat blihen nė grupe. Njė tekst libri , tre shoqe, njė leksion i fotokopjuar pėr tė gjithė shokėt e dhomės nė konvikt. Kėshtu ndodh nė pėrgjithėsi, por nuk mungojnė studentėt qė i shpėrfillin tė gjitha kėto dhe shkojnė nė ekstrem, ngaqė duan vetė ose ngaqė janė tė detyruar: vetėm libra dhe ushqim. Tė dy prindėrit e mi janė pa punė. Vetėm vėllai im i madh, Alqi, punon nė Greqi dhe dėrgon para pėr tė gjithė familjen. Me ato para mė dėrguan edhe mua student. Harxhoj 10 mijė lekė tė reja nė muaj, qė pėr familjen time ėshtė goxha shumė. Ata nuk e dinė se unė mezi ia dal se ha vetėm dy vakte dhe se u shmangem shokėve kur mė ftojnė pėr njė kafe. Por nuk mė vjen turp, nė fund tė fundit tė pasurit pak lekė nė duar mė ka shtyrė tė mos e humbas pėrqendrimin,-thotė Rigelsi, nga njė fshat i Korēės, student i letėrsisė. Shton se ka nota tė mira, nga mė tė mirat nė kurs dhe se mezi pret tė fillojė njė punė. Po kėrkoj tė punoj si kamerier, ky ėshtė profesioni mė i shpeshtė pėr studentėt qė ende nuk janė diplomuar. Jam thjesht duke pritur sa tė pėrcaktohen saktėsisht oraret nė fakultet, dhe pastaj do tė punėsohem. E di qė nuk do tė jetė e lehtė, se do t'i duhet tė flejė vonė dhe tė ēohet herėt pėr t'i hedhur njė sy leksioneve para se tė shkojė nė auditor, por ėshtė gati tė bėjė provėn e madhe: t'i nxjerrė vetė paratė qė shpenzon.
Nėse pėr vajzat tualeti dhe rrobat ngelen shpenzimi mė i madh i muajit, pėr djemtė ky ėshtė ushqimi. Shumicės sė tyre nuk u jepet fare pėr tė gatuar, por edhe sikur tė ishte ndryshe, nė konvikt tė ikėn dėshira. Po gatove vetė nė dhomė, duhet tė bėsh pazar dhe tė lash enėt. Kėshtu qė ne i biem shkurt: hamė nė mensė. Kujtohemi pėr tė zierė ndonjė pjatė makarona vetėm kur na mbarohen paratė dhe s'kemi nga t'ia mbajmė,-thotė Endriti, qė studion pėr mjekėsi.
Njė student harxhon mesatarisht 3 000 lekė tė vjetra nė ditė pėr dy vakte ushqim nė mensė, kurse vajzat jo kaq shumė. Pėr dy arsye: ngaqė hanė mė pak dhe ngaqė gatuajnė mė me qejf se djemtė. Ne jemi katėr shoqe nė dhomė dhe kemi vendosur prej kohėsh tė gatuajmė tė gjitha bashkė. Njėherė nė katėr ditė, njėrės prej nesh i takon radha dhe kjo jo vetėm nuk na merr kohė, por na bėn tė kursejmė shumė para. Secila prej nesh nuk harxhon mė shumė se 25 mijė lekė tė vjetra nė muaj,-tregon Ina qė jeton nė konviktin 25, aty ku gėlojnė zėrat e dhjetėra studentėve tė gjuhė-letėrsisė dhe gazetarisė. Ka ditė qė edhe ato shkojnė nė mensė, sidomos pėr drekė, kur kthehen vonė nga fakulteti e nuk u ka dalė koha tė gatuajnė qė nė darkė. Por kėto janė raste tė rralla, shumica e studenteve gatuajnė nėpėr dhomat e tyre e ushqehen me ēantat qė u dėrgon gjithė merak familja.
***
Kur shkeli pėr herė tė parė nė Qytetin Studenti, dy vjet mė parė, Lindita Leskut i kishin bėrė shumė pėrshtypje sidomos turmat me tė rinj qė vėrtiteshin nėpėr kafenetė e atyre pak metrave katrorė. Dhe qė tani janė shtuar edhe mė shumė. Nė ēdo hap njė tabelė lokali, dyqani tė shtrenjtė, internet-kafeje, parukerie, i fton tė rinjtė tė shpenzojnė sa mė shumė para. Dhe ata i shpenzojnė ato, pak ose shumė, s'ka rėndėsi. Studentėt shpenzojnė pėr frymė mė shumė para se pjesa dėrrmuese e popullsisė nė Shqipėri. Kėtė e di mirė jo vetėm njė pronar lokali, por edhe ai i njė tezge tė vogėl nė Qytetin Studenti: kėtu shitet gjithēka. Mė shumė se 7 mijė tė rinj duan tė hanė, tė vishen, tė pinė cigare e tė luajnė country-strike brenda pak metrash katrorė.
Ēohen nė mėngjes dhe nxitojnė pėr nė fakultet, pėr tė kapur orėt e para ose tė dyta, pastaj njė kafe e zgjatur derisa pedagogut qė mungon t'i kalojnė orėt, pastaj njė kthim tjetėr nė auditor pėr tė fundmet orė, dreka. Nė orėt e vona tė pasdites, Qyteti Studenti nuk ėshtė mė i zhurmshėm sa nė ato tė mėngjesit, por mos u gėnjeni. Tollovia e vėrtetė fillon pasi ka rėnė muzgu. Atėherė ėshtė edhe koha pėr kafen e madhe, pėr tualetin e rėndė dhe pėr takimet me shokėt ose tė dashurin. Janė orėt mė tė zhurmshme tė ditės, ėshtė e kotė tė pėrpiqesh tė mėsosh. Hyrje daljet e shpeshta nėpėr dhoma, pėrplasjet e dyerve, fqinja qė troket pareshtur pėr tė tė marrė hekurin e rrobave apo parfumin qė sapo ke blerė, nuk tė lėnė kohė pėr asgjė.
Nė fillim bezdisesha, por tani qė jam nė vit tė dytė , jam mėsuar,-thotė Lindita qė shton se pikėrisht pėr kėtė lloj jete tė zhurmshme e mori shumė malli kur u kthye nė verė nė shtėpi, nė njė fshat tė Fierit. Sado qė tė rrudhėsh buzėt, Qyteti Studenti e ka tė fortė magjinė, joshjen pėr tė jetuar mes tė rinjve. Kaq tė fortė saqė edhe shumė prej studentėve tė diplomuar nuk i shqiten dot, kėtu kanė shumicėn e shoqėrisė e ndonjėherė edhe punėn. Ėshtė pikėrisht kjo dorė e mirė tė rinjsh tė sapo diplomuar klientela mė e mirė e pronarėve tė shtėpive me qera qė rrethojnė Qytetin e vogėl tė studentėve apo edhe dyqaneve. Tė pavarur dhe tė punėsuar, ata shpenzojnė mė shumė se studentėt. Harxhoj shumė, sa para tė kem nė duar, herė 300 000 e herė 400 000 lekė tė vjetra nė muaj. Njė pjesė e mirė e tyre shkon pėr qeranė e shtėpisė, pastaj 70-100 000 lekė i shpenzoj pėr rroba, tualet. Kafet dhe ushqimi, edhe ato mė marrin njė pjesė tė tė ardhurave,-tregon Alda nga Pogradeci, qė ėshtė diplomuar pėr anglisht e ėshtė punėsuar prej njė viti nė njė studio pėrkthimi aty nė Qytetin Studenti.
***
Nėse ka nga ata qė tė jetuarin nė QS (kėshtu i thėrrasin mes tyre Qytetit Studenti tė rinjtė qė banojnė aty) e pėlqejnė aq shumė sa nuk do ta ndėrronin me asgjė, ka edhe nga ata qė qyteti i vogėl ua ka sjellė nė majė tė hundės me zhurmėn dhe ēmimet e larta. Ardita ėshtė larguar vetėm para pak muajsh prej tij, e vendosur qė tė mos kthehet mė, nė mos e sjelltė jeta rastėsisht. Mendoj qė ėshtė mirė tė jetosh nė Q.S pėr aq kohė sa zgjasin studimet. Por jo mė shumė. Nė kėto 5 vjet qė unė jetova kėtu, (ajo ėshtė diplomuar pėr informatikė) i provova tė gjitha, nė kuptimin e mirė tė fjalės. Provova tė jetoj e lirė, pa familjen pranė, vetėm me shoqet e mia, vetėm pėr shkollėn, pa e vrarė mendjen pėr gjė tjetėr.
Por tani qė studimet mbaruan, ky qytet mė duket kaq i lodhshėm saqė nuk e besoj qė ia kam dalė tė jetoj kaq gjatė kėtu. Tani kam njė punė dhe kam nevojė pėr qetėsi. Kam nevojė pėr njė shtėpi me dush dhe drita dhe jo pėr njė konvikt ku mbahet radha pėr tė bėrė njė banjė. Ardita ka ardhur kalimthi nė QS, sa pėr tė takuar njė shoqe dhe thotė e bindur se tė jetosh nė kėtė qytet tė vogėl nuk ėshtė aq romantike sa u duket tė tjerėve. Dhe nė tė vėrtetė kėshtu ėshtė. Nė QS njė kilogram mollė kushton sa nė marketet e Bllokut, njė bluzė po ashtu. Nė shumicėn e godinave uji ikėn e vjen pa pyetur pėr orarin e leksioneve apo tė seminareve, shkallėt dhe oborri poshtė dritares tėnde janė thuajse gjithnjė me njerėz qė u pėlqen tė thėrrasin kur ty tė flihet Gjithsesi ėshtė mirė ta provosh, ėshtė mirė tė jetosh disa vjet nė Qytetin Studenti, ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė zėnė shokė tė vėrtetė dhe pėr t'u velur nga zhurma,-pėrfundon gjithė shpoti Ardita.
Po gatove vetė nė dhomė, duhet tė bėsh pazar dhe tė lash enėt. Kėshtu qė ne i biem shkurt: hamė nė mensė. Kujtohemi pėr tė zierė ndonjė pjatė makarona vetėm kur na mbarohen paratė dhe s'kemi nga t'ia mbajmė,-thotė Endriti, qė studion pėr mjekėsi.
Studentėt shpenzojnė pėr frymė mė shumė para se pjesa dėrrmuese e popullsisė nė Shqipėri. Kėtė e di mirė jo vetėm njė pronar lokali, por edhe ai i njė tezge tė vogėl nė Qytetin Studenti: kėtu shitet gjithēka. Mė shumė se 7 mijė tė rinj duan tė hanė, tė vishen, tė pinė cigare e tė luajnė country-strike brenda pak metrash katrorė.
Harxhoj shumė, sa para tė kem nė duar, herė 300 000 e herė 400 000 lekė tė vjetra nė muaj. Njė pjesė e mirė e tyre shkon pėr qeranė e shtėpisė, pastaj 70-100 000 lekė i shpenzoj pėr rroba, tualet. Kafet dhe ushqimi, edhe ato mė marrin njė pjesė tė tė ardhurave,-tregon Alda nga Pogradeci, qė ėshtė diplomuar pėr anglisht e ėshtė punėsuar prej njė viti nė njė studio pėrkthimi aty nė Qytetin Studenti.
Magjisė sė kėtij tė fundit e joshjes sė Tiranės pėr tė gjetur njė vend pune tė mirė nuk i shpėtoi as shoqja e saj, Evisa. E diplomuar para disa muajsh nė Rumani pėr komunikim, 23-vjeēarja kaloi vetėm muajt e verės nė Pogradec. Pėr tė ardhur me vrap nė Tiranė e pėr tė zėnė njė punė. Njė punė ēfarėdo tani pėr tani, derisa sa tė punėsohem nė profesionin tim qė mė pėlqen shumė,-thotė ajo.
Spekter.
Krijoni Kontakt