Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293

    Jetesa në qytetin Studenti

    “Living in Qyteti Studenti”



    - Si jetojnė mbi 7 000 tė rinj nė qytetin mė tė zhurmshėm tė Shqipėrisė. Sa shpenzojnė dhe pėr ēfarė i prishin paratė. Magjia dhe ngopja e QS –sė pėr tė gjithė. Qė nga studentėt e viteve tė para e deri pėr ata qė ndėrkaq janė diplomuar.

    Nga Elda Spaho (Bleta)

    Kur i ati i la 30 mijė lekė tė reja nė dorė, para se tė kthehej nė Kukės, ajo ishte ndier pėrnjėmend e pasur. Kurrė nuk kishte pasur aq para nė duar, vetėm pėr vete. Por tani, si kanė kaluar javėt e para nė konviktin e Qytetit Studenti nė Tiranė, Enkelejda, njė studente e vitit tė parė, ėshtė bindur se nuk i ka bėrė edhe aq mirė llogaritė. Ato 30 mijė lekė janė duke u mbaruar, nė njė kohė qė duhej t'i dilnin deri nė dhjetor. Kur, me nisjen e pushimeve tė Vitit tė Ri, ajo do tė kthehej nė shtėpi. Pėr t'u ēmallur me familjen dhe … pėr t'u furnizuar me para.

    “S'ma merrte mendja qė Tirana tė ishte kaq e shtrenjtė. Nė Kukės kushedi sa gjėra do tė kisha bėrė me paratė qė kam shpenzuar kėtu pėr 3 javė”,-thotė 19-vjeēarja duke u skuqur nė fytyrė. Nė tė vėrtetė, kėtu nė Tiranė me pjesėn mė tė madhe tė parave ka blerė vetėm librat dhe disa veshje. Me zellin e studentit rishtar, ajo ka harxhuar 8 500 lekė tė reja vetėm pėr literaturėn e vitit tė parė (studion pėr ekonomik), pėr dosje, fletore shėnimesh. Pastaj ka blerė edhe ca rroba. Ėshtė vajzė e re dhe Tirana e ka ēorientuar me veshjet qė bien nė sy.

    “Para se tė nisesha pėr kėtu, prindėrit mė blenė plot rroba nė Kukės, por tani mė duket se asnjėra prej tyre nuk pėrshtatet me Qytetin Studenti”,-thotė ajo duke folur nė dialekt. Enkelejda pėrjeton as mė shumė as mė pak tė njėjtėn tronditje tė ėmbėl dhe tė thartė qė u shkakton ky qytet brenda kryeqytetit shumicės sė studentėve tė vitit tė parė, tė ardhur nga rrethet e largėta. Po ajo dėshirė pėr t'u pėrshtatur e po ajo pamundėsi. Por edhe po ajo ēudi. “Ajo qė mė habit mė shumė janė tė rinjtė qė puthen ngado, si pa tė keq. Nuk bėn kėshtu, nuk ėshtė mirė. Unė nuk do ta bėja kurrė”,-thotė ajo me njė siguri qė shumė shpejt do tė shkėrmoqet. Mjafton tė qėndrojė edhe ca kohė aty.

    ***

    Nėse vetė kryeqyteti ėshtė i shtrenjtė, Qyteti Studenti ku jeton prej 3 javėsh kuksiania, ėshtė edhe mė i shtrenjtė. E ta mendosh qė akoma nuk ka filluar nga tualeti, nga i kuqi i buzėve, nga bluzat qė s'munden tė vishen dy ditė radhazi … Ajo akoma nuk i di kėto, por i ka nuhatur. Dhe atėherė do ta kuptojė vėrtet se sa i shtrenjtė ėshtė Qyteti Studenti.

    “Duket sikur kėtu gjithēka tė shtyn tė prishėsh para. Del me shoqet dhe dikush tė fton pėr kafe, nuk ke si t'ia prishėsh. Dikur do t'ia kthesh edhe ti atė kafe…qė nuk ėshtė thuajse kurrė kafe, por ndonjė pije tjetėr. Ulesh nė stolat para konviktit dhe rrobat qė ke veshur nė trup tė duken gjithnjė tė vjetruara. Ka kaq shumė tė rinj tė veshur bukur kėtu, saqė tė duket vetja gjithnjė jashtė mode, kėshtu qė detyrohesh tė blesh sėrish kėpucė, edhe pse i ke blerė njė palė para ca javėsh”,-tregon Klodi, studentet e vitit tė dytė. Megjithėse e ka kaluar pak atė ndjenjėn e inferioritetit qė e kanė aq tė fortė studentėt e vitit tė parė dhe ėshtė veshur bukur, vajza nga Lushnja duket akoma e pakėnaqur.

    Tashmė dihet: studentėt u kushtojnė shumė prindėrve tė tyre, sidomos kur jetojnė nė kryeqytet. Iku njėherė e mirė ajo kohė kur tė rinjtė e universiteteve harxhonin para vetėm pėr libra e pėr ndonjė biletė tė rrallė kinemaje. Iku ajo kohė kur studentėt shisnin latat e mensės pėr tė blerė libra artistikė, kur e harxhonin tėrė bursėn vetėm pėr literaturėn… e pėr ndonjė pallto tė re, prerė sipas modės. Tani palltot e reja ndjekin njėra-tjetrėn, kurse librat blihen nė grupe. Njė tekst libri , tre shoqe, njė leksion i fotokopjuar pėr tė gjithė shokėt e dhomės nė konvikt. Kėshtu ndodh nė pėrgjithėsi, por nuk mungojnė studentėt qė i shpėrfillin tė gjitha kėto dhe shkojnė nė ekstrem, ngaqė duan vetė ose ngaqė janė tė detyruar: vetėm libra dhe ushqim. “Tė dy prindėrit e mi janė pa punė. Vetėm vėllai im i madh, Alqi, punon nė Greqi dhe dėrgon para pėr tė gjithė familjen. Me ato para mė dėrguan edhe mua student. Harxhoj 10 mijė lekė tė reja nė muaj, qė pėr familjen time ėshtė goxha shumė. Ata nuk e dinė se unė mezi ia dal…se ha vetėm dy vakte dhe se u shmangem shokėve kur mė ftojnė pėr njė kafe. Por nuk mė vjen turp, nė fund tė fundit tė pasurit pak lekė nė duar mė ka shtyrė tė mos e humbas pėrqendrimin”,-thotė Rigelsi, nga njė fshat i Korēės, student i letėrsisė. Shton se ka nota tė mira, nga mė tė mirat nė kurs dhe se mezi pret tė fillojė njė punė. “Po kėrkoj tė punoj si kamerier, ky ėshtė profesioni mė i shpeshtė pėr studentėt qė ende nuk janė diplomuar. Jam thjesht duke pritur sa tė pėrcaktohen saktėsisht oraret nė fakultet, dhe pastaj do tė punėsohem”. E di qė nuk do tė jetė e lehtė, se do t'i duhet tė flejė vonė dhe tė ēohet herėt pėr t'i hedhur njė sy leksioneve para se tė shkojė nė auditor, por ėshtė gati tė bėjė provėn e madhe: t'i nxjerrė vetė paratė qė shpenzon.

    Nėse pėr vajzat tualeti dhe rrobat ngelen shpenzimi mė i madh i muajit, pėr djemtė ky ėshtė ushqimi. Shumicės sė tyre nuk u jepet fare pėr tė gatuar, por edhe sikur tė ishte ndryshe, nė konvikt tė ikėn dėshira. “Po gatove vetė nė dhomė, duhet tė bėsh pazar dhe tė lash enėt. Kėshtu qė ne i biem shkurt: hamė nė mensė. Kujtohemi pėr tė zierė ndonjė pjatė makarona vetėm kur na mbarohen paratė dhe s'kemi nga t'ia mbajmė”,-thotė Endriti, qė studion pėr mjekėsi.

    Njė student harxhon mesatarisht 3 000 lekė tė vjetra nė ditė pėr dy vakte ushqim nė mensė, kurse vajzat jo kaq shumė. Pėr dy arsye: ngaqė hanė mė pak dhe ngaqė gatuajnė mė me qejf se djemtė. “Ne jemi katėr shoqe nė dhomė dhe kemi vendosur prej kohėsh tė gatuajmė tė gjitha bashkė. Njėherė nė katėr ditė, njėrės prej nesh i takon radha dhe kjo jo vetėm nuk na merr kohė, por na bėn tė kursejmė shumė para. Secila prej nesh nuk harxhon mė shumė se 25 mijė lekė tė vjetra nė muaj”,-tregon Ina qė jeton nė konviktin 25, aty ku gėlojnė zėrat e dhjetėra studentėve tė gjuhė-letėrsisė dhe gazetarisė. Ka ditė qė edhe ato shkojnė nė mensė, sidomos pėr drekė, kur kthehen vonė nga fakulteti e nuk u ka dalė koha tė gatuajnė qė nė darkė. Por kėto janė raste tė rralla, shumica e studenteve gatuajnė nėpėr dhomat e tyre e ushqehen me ēantat qė u dėrgon gjithė merak familja.

    ***

    Kur shkeli pėr herė tė parė nė Qytetin Studenti, dy vjet mė parė, Lindita Leskut i kishin bėrė shumė pėrshtypje sidomos turmat me tė rinj qė vėrtiteshin nėpėr kafenetė e atyre pak metrave katrorė. Dhe qė tani janė shtuar edhe mė shumė. Nė ēdo hap njė tabelė lokali, dyqani tė shtrenjtė, internet-kafeje, parukerie, i fton tė rinjtė tė shpenzojnė sa mė shumė para. Dhe ata i shpenzojnė ato, pak ose shumė, s'ka rėndėsi. Studentėt shpenzojnė pėr frymė mė shumė para se pjesa dėrrmuese e popullsisė nė Shqipėri. Kėtė e di mirė jo vetėm njė pronar lokali, por edhe ai i njė tezge tė vogėl nė Qytetin Studenti: kėtu shitet gjithēka. Mė shumė se 7 mijė tė rinj duan tė hanė, tė vishen, tė pinė cigare e tė luajnė country-strike brenda pak metrash katrorė.

    Ēohen nė mėngjes dhe nxitojnė pėr nė fakultet, pėr tė kapur orėt e para …ose tė dyta, pastaj njė kafe e zgjatur derisa “pedagogut qė mungon” t'i kalojnė orėt, pastaj njė kthim tjetėr nė auditor pėr tė fundmet orė, dreka. Nė orėt e vona tė pasdites, Qyteti Studenti nuk ėshtė mė i zhurmshėm sa nė ato tė mėngjesit, por mos u gėnjeni. Tollovia e vėrtetė fillon pasi ka rėnė muzgu. Atėherė ėshtė edhe koha pėr kafen e madhe, pėr tualetin e rėndė dhe pėr takimet me shokėt ose tė dashurin. “Janė orėt mė tė zhurmshme tė ditės, ėshtė e kotė tė pėrpiqesh tė mėsosh. Hyrje daljet e shpeshta nėpėr dhoma, pėrplasjet e dyerve, fqinja qė troket pareshtur pėr tė tė marrė hekurin e rrobave apo parfumin qė sapo ke blerė, nuk tė lėnė kohė pėr asgjė.
    Nė fillim bezdisesha, por tani qė jam nė vit tė dytė , jam mėsuar”,-thotė Lindita qė shton se pikėrisht pėr kėtė lloj jete tė zhurmshme e mori shumė malli kur u kthye nė verė nė shtėpi, nė njė fshat tė Fierit. Sado qė tė rrudhėsh buzėt, Qyteti Studenti e ka tė fortė magjinė, joshjen pėr tė jetuar mes tė rinjve. Kaq tė fortė saqė edhe shumė prej studentėve tė diplomuar nuk i shqiten dot, kėtu kanė shumicėn e shoqėrisė e ndonjėherė edhe punėn. Ėshtė pikėrisht kjo dorė e mirė tė rinjsh tė sapo diplomuar klientela mė e mirė e pronarėve tė shtėpive me qera qė rrethojnė Qytetin e vogėl tė studentėve apo edhe dyqaneve. Tė pavarur dhe tė punėsuar, ata shpenzojnė mė shumė se studentėt. “Harxhoj shumė, sa para tė kem nė duar, herė 300 000 e herė 400 000 lekė tė vjetra nė muaj. Njė pjesė e mirė e tyre shkon pėr qeranė e shtėpisė, pastaj 70-100 000 lekė i shpenzoj pėr rroba, tualet. Kafet dhe ushqimi, edhe ato mė marrin njė pjesė tė tė ardhurave”,-tregon Alda nga Pogradeci, qė ėshtė diplomuar pėr anglisht e ėshtė punėsuar prej njė viti nė njė studio pėrkthimi aty nė Qytetin Studenti.

    ***

    Nėse ka nga ata qė tė jetuarin nė QS (kėshtu i thėrrasin mes tyre Qytetit Studenti tė rinjtė qė banojnė aty) e pėlqejnė aq shumė sa nuk do ta ndėrronin me asgjė, ka edhe nga ata qė qyteti i vogėl ua ka sjellė nė majė tė hundės me zhurmėn dhe ēmimet e larta. Ardita ėshtė larguar vetėm para pak muajsh prej tij, e vendosur qė tė mos kthehet mė, nė mos e sjelltė jeta rastėsisht. “Mendoj qė ėshtė mirė tė jetosh nė Q.S pėr aq kohė sa zgjasin studimet. Por jo mė shumė. Nė kėto 5 vjet qė unė jetova kėtu, (ajo ėshtė diplomuar pėr informatikė) i provova tė gjitha, nė kuptimin e mirė tė fjalės. Provova tė jetoj e lirė, pa familjen pranė, vetėm me shoqet e mia, vetėm pėr shkollėn, pa e vrarė mendjen pėr gjė tjetėr.
    Por tani qė studimet mbaruan, ky qytet mė duket kaq i lodhshėm saqė nuk e besoj qė ia kam dalė tė jetoj kaq gjatė kėtu. Tani kam njė punė dhe kam nevojė pėr qetėsi. Kam nevojė pėr njė shtėpi me dush dhe drita dhe jo pėr njė konvikt ku mbahet radha pėr tė bėrė njė banjė”. Ardita ka ardhur kalimthi nė QS, sa pėr tė takuar njė shoqe dhe thotė e bindur se tė jetosh nė kėtė qytet tė vogėl nuk ėshtė aq romantike sa u duket tė tjerėve. Dhe nė tė vėrtetė kėshtu ėshtė. Nė QS njė kilogram mollė kushton sa nė marketet e Bllokut, njė bluzė po ashtu. Nė shumicėn e godinave uji ikėn e vjen pa pyetur pėr orarin e leksioneve apo tė seminareve, shkallėt dhe oborri poshtė dritares tėnde janė thuajse gjithnjė me njerėz qė u pėlqen tė thėrrasin kur ty tė flihet…”Gjithsesi ėshtė mirė ta provosh, ėshtė mirė tė jetosh disa vjet nė Qytetin Studenti, ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė zėnė shokė tė vėrtetė dhe pėr t'u velur nga zhurma”,-pėrfundon gjithė shpoti Ardita.

    “Po gatove vetė nė dhomė, duhet tė bėsh pazar dhe tė lash enėt. Kėshtu qė ne i biem shkurt: hamė nė mensė. Kujtohemi pėr tė zierė ndonjė pjatė makarona vetėm kur na mbarohen paratė dhe s'kemi nga t'ia mbajmė”,-thotė Endriti, qė studion pėr mjekėsi.

    Studentėt shpenzojnė pėr frymė mė shumė para se pjesa dėrrmuese e popullsisė nė Shqipėri. Kėtė e di mirė jo vetėm njė pronar lokali, por edhe ai i njė tezge tė vogėl nė Qytetin Studenti: kėtu shitet gjithēka. Mė shumė se 7 mijė tė rinj duan tė hanė, tė vishen, tė pinė cigare e tė luajnė country-strike brenda pak metrash katrorė.

    “Harxhoj shumė, sa para tė kem nė duar, herė 300 000 e herė 400 000 lekė tė vjetra nė muaj. Njė pjesė e mirė e tyre shkon pėr qeranė e shtėpisė, pastaj 70-100 000 lekė i shpenzoj pėr rroba, tualet. Kafet dhe ushqimi, edhe ato mė marrin njė pjesė tė tė ardhurave”,-tregon Alda nga Pogradeci, qė ėshtė diplomuar pėr anglisht e ėshtė punėsuar prej njė viti nė njė studio pėrkthimi aty nė Qytetin Studenti.

    Magjisė sė kėtij tė fundit e joshjes sė Tiranės pėr tė gjetur njė vend pune tė mirė nuk i shpėtoi as shoqja e saj, Evisa. E diplomuar para disa muajsh nė Rumani pėr komunikim, 23-vjeēarja kaloi vetėm muajt e verės nė Pogradec. Pėr tė ardhur me vrap nė Tiranė e pėr tė zėnė njė punė. “Njė punė ēfarėdo tani pėr tani, derisa sa tė punėsohem nė profesionin tim qė mė pėlqen shumė”,-thotė ajo.


    Spekter.
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  2. #2
    vlonjate moj ti Maska e bija_e_detit
    Anėtarėsuar
    26-03-2005
    Vendndodhja
    ne zemren tende pa te cilen sjetoj dot
    Postime
    365
    huh mos o zot jeta ne shqiperi kur ske pare eshte ferr. nuk perballon dote asgje. mendo sa e trishtueshme eshte te jesh goce e re dhe mos te kesh pare te blesh nje bluze qe te pelqen, ti lyesh dhe rregullosh floket sic bejne ato femrat "moderne" qe ti i shikon shpesh te kalojne aty pari......... ehhhhhhh fuqia e madhe e parase lum kush e ka edhe mjer kush se ka........
    ti gjithmone me thua jeta eshte e bukur ndaj te kam jete

  3. #3
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Ehhhh... ē'na kujtuat ca vite dhe ju...

    Me kujtuat latat, une kisha nje "mik" dhe gjeja lata per tek menca 7.3 (Ishte Shemi aty, Shemsija pra nga Dibra hahahahahaha)... Eh mire, desha te them qe per aq te rinj sa ē'ishim ne atehere, paraja ishte gje e madhe, mua me donin te gjithe se me rrinte xhepi plot atehere, dhe me therrisnin "ēun pe beu"

    Edhe do ti qe une kisha shume para por edhe nuk i kurseja per shoket... Dhe pastaj shoket thonin : More, ti megjithe mend je "ēun pe beu" por je i mire bre, nuk je si ai i filmit "Toke e pergjakur"...

    E keshtu, andej nga mesi i shkolles fillova te fitoj vete, dhe nuk merrja me ne shtepi. Se mos iu shkon mendja se beje pune te pista moj eeeeeeeeeej... Punoja moj, dilja turne neper Tirane, mbushja xhepat plot, as nuk i palosja aman, ashtu te zhubravitura i mbaja... Kam qene lojtar shume i mire, ne mos i shkelqyer ! Precizion llahtar ! E keshtu, ashtu siē i merrja, ashtu me iknin... Shoket betoheshin ne koken time...

    Kaq koha e shkolles. Po do ti qe pastaj me iku fare shija e parase ? As qe me ben me pershtypje qe s'kam ndonje kacidhe, mjafton qe kam shendetin, mendte e kokes dhe zogezen ne krah, ja kaq eshte tejet e mjaftueshme per mua.

    Une iu them atyre studenteve qe duan te nderrojne garderobat qe mos u merrni me budalliqe, e blah blah blah por vetem mesoni mire, dilni shkelqyeshem e pastaj do shihni qe paraja nuk ishte asgje ! Ushqeni mendjen, zemren, shpirtin dhe do te ndiheni plot. Kur barku merr frenat e jetes, ketu s'kemi gje ne vije...

    Ju pershendet zogu qe rron vetem me ajer dhe me cicerima... ciuciu...

  4. #4
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Si mund te shpenzosh 30 mije leke per muaj te tere ?
    Tani vertet jetesa ka ndryshuar , kushtet , dhe kerkesat por 30 mije leke ne ditet e sotshme sjane asgje .

    C'eshte kjo , vertet qe ka ikur koha kur studentet i " genjeje " me 500 leke .. lol
    Sot dhe nje femije qe eshte ne tetevjecare ka pretendime , pa 5000 mije ne dite ste vete ne shkolle . Euuu dhe jo me nje i ri /e re qe eshte ne moshe rinore dhe do ta shijoje paksa jeten . Kuksiania me verte qe si ka bere llogarite mire .

    ps: Ti ciu ciu qe rron vetem me cicerima ... get real pls .
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  5. #5
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Po kur s'ka pune pas shkolles robi sigurisht qe do harxhoje se s'ka c'ben tjeter .

    Lere se une kam qene ne QS ne kohen e "luftes" (96-97). Pa drita ne sezon provimi, te gjithe para godinave me batanije e duke lexuar nen driten e diellit, derisa errej e nuk shikoje dot. Shishet e ujit ne krahe nga lavanteria perballe godines deri ne kat te 5te. Lere pastaj po te te shpetonte pasi errej - me qiri ne dore nuk shkohej kurre ne banje, pasi ishte e vdekur qe d'o t'i shkelje nja dy a tre "ushtare". Te sillje meshkuj ne dhome (qoftė edhe shoke, per nje dore 5-katsh) ishte aksion qe zakonisht perfshinte gjithe shoqet e dhomes: njera mbante rojen me muhabet, dy te tjerat vinin shoket ne mes dhe kalonin. Kurse kush kishte te dashurin a te fejuarin, i lidhte rojes "pension mujor" se ndryshe s'behej. Eh robi i shkrete!

    Nejse, sa per veshjet e lyerjet etj etj, sigurisht qe pasi i kemi kaluar vete u themi ketyre te rinjve qe te mos i bien me top. Megjithate, imagjino nje vajze nga rrethet, me sakte nga rrethinat e rretheve, 18-19 vjec e deri atehere mund te jete lyer vetem ne ore te mesimit, qe ka ikur nga shtepia e veshur "me rregull" dhe canten e shpines te mbushur me geta dhe bluze me barkun jashte te cilen e vesh ne banjen e shkolles para se te bjere zilja dhe e heq pas ores se fundit te mesimit.... etj etj me vella te lojtur a baba te shkare, you get the picture! Kur mberrijne ne Tirane, reagojne si puna e Shqiperise ne 91-shin
    Pastaj ke grupin tjeter qe ka fituar nje pavaresi ekonomike e sociale qe pa shkuar ne QS, ua mban xhepi, ua do qejfi, kane dhe moshen!
    Vjet ne Shqiperi me ankohej shoqja e sime tezeje qe e gjithe rroga e saj si arsimtare per ate muaj i kishte ikur per dy pale ēizme me maje qe kishte blere per dy vajzat e saj, njera studente, tjetra sapo kish mbaruar. Pse ua bleve, i thashe? -Nderroi moda e takes, ato te dhjetorit kishin take te gjate, keto te Marsit e kane taken me te shkurter dhe me te holle - me tha, pa ia marre mendja fare qe une e pyeta perse shkoi dhe ua bleu! Kur me kuptoi se ku doja te dilja, me tha se vajza e madhe sapo kishte zene punen e re - po te mos ishte ne krye te modes, nuk do ta respektonin koleget, do e kishte veshtire te ēante etj etj etj. Ia bleu te madhes, ia bleu dhe te vogles, jo vetem qe te mos preket por edhe se ne ate moshe ishte edhe "kandidate" per grua!!!
    Kot po e zgjas, problemi nuk eshte tek veshja e mbajtja, problemi eshte se nuk ka mundesi te tjera per t'ia kaluar me mire ato 4 vjet ne QS. Nese ne vend te kafeneve do te ishin 5 salla studimi me drita te panderprera, dy-tre biblioteka te specializuara, nje kinema, dy tre palestra e pishina falas per studentet, jam e bindur qe jeta do te ishte krejt ndryshe. Kurse tani per tani, mjere ata prinder qe rrojne vetem me rroga mesatare e kane femije ne shkolla.
    Perėndia nuk ėshtė mace...

  6. #6
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Citim Postuar mė parė nga PINK
    Ti ciu ciu qe rron vetem me cicerima ... get real pls .
    Pink, nuk tu duka aq real thua ti ? Ok, ashtu qofte.
    E kam fjalen ketu o Pink. Qe kur shkohet per tu shkolluar, shkohet vetem per ate pune. Ti nuk mund te shkosh ne shkolle dhe ne te njejten kohe ne nje sfilate mode. Nqs mendon qe ne te njejten kohe te gjesh dhe nje burre, atehere shume mire per ty, ama nuk ishte ky qellimi i pare.

    Nejse, une thashe pervojen time. Kisha para por as qe me shkonte ndermend te blija kepuce qe kercisnin apo nga ato te cow-boy qe nuk i duroja dot. As dhe kemishat Armani nuk i kam provuar dhe s'kam ndermend t'i provoj. Ti do thuash qe qenke nje teveqel qe s'e paske shokun. Ok, le te jete ashtu per ty. Ama, te shndrisesh nga xhingla-minglat dhe te jesh kokebosh, kjo eshte per faqe te zeze. E ben kush e ben, une jo !

    Dhe as qe me ka shkuar ndonjehere ndermend te jem ne mode. Ama fare po te them. Ndonje qeshte aty rrotull por kur pasi i ikte buzeqeshja dhe kthehej tek vetja e vet, ai e ndjente sa i mjere kishte qene. Edhe moden e flokeve nuk e ndiqja fare. Ja ashtu i kisha te mira vete, dhe aq me bente qe te gjithe ishin qethur si "jugosllave" e une si per qejf te vet.

    Keshtu Pinko, moda eshte per modelet e jeta per ata qe jetojne. (Aman mos me thuaj qe modelet jetojne se ta hoqa vizen menjehere )

  7. #7
    vlonjate moj ti Maska e bija_e_detit
    Anėtarėsuar
    26-03-2005
    Vendndodhja
    ne zemren tende pa te cilen sjetoj dot
    Postime
    365
    eh kur lexojme keto historite ketu na duken si perralla :0 krahasojme jeten qe bejme neve keteja jashte, me ate atje, jeta ketu eshte aq e parashikuar e planifikuar dhe cdo gje e thjeshtesuar ne detaj, kur vjen puna tek shkolla, sa me duket e merzitshme , duhen njecike mungesa e dritave ujit edhe te tjera si keto qe ti japin jetes njecik kuptim, dhe te shkaktojne njecike levizje te niveleve te adrenalines ne trup ne rast aksionesh te tilla .... eh shqiperi moj shqiperi ... te kam nene e me ke bije
    ti gjithmone me thua jeta eshte e bukur ndaj te kam jete

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    kjo vajza qe ksa pare duhet ti shtroj prioritetet mir do vras mendjen per pantallona apo per te mesua. edhe un jam studen ne usa kam nja nje vit e gjys qe skam bler nje pal xhinse jo se skam pare po se i kam shum mir ato xhinset qe kam. prioriteti eshte kryesori te tjerat kan 0 rendsi.

  9. #9
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anėtarėsuar
    27-08-2005
    Postime
    1,542
    Ne shkolle jam per vete, edhe i shikoj shume mire shoket e shoqet se si vishen e se ca bejn , po sme intereson shume.

    Ne Tirane ka hyre nje materializem i papare fare, thua se nuk je ne Shqiperi. Te gjithe duan te vishen sipas modes, te frekuentojn lokalet me te shtrenjta etj etj, edhe pse ekonomia e tyre dhe e familjes nuk jua lejon. Mua me ben gjithmone pershtypje kur kthehem ne Shqiperi se si vishen e rregullohen bashkmoshataret atje. Per te mos folur per makinat. Me sa duket nje pjese i ka dhene prioritet kesaj menyre jetese ne vend qe te krijoje nje te ardhur dhe te eci perpara.

    Me vjen keq shume per gjendejen e ketyre studenteve qe hidhen ne mes te bresherit dhe ju duhet te mbijetojne e tja dalin mbane, pasi ne te kundert cdo sakrifice e tyre dhe e prinderve do te kishte qene e kote. Shume nga ne jashte ndihmoet shume nga qeveria, ndersa kjo gje nuk behet ne Shqiperi. Edhe ato bursa qe mund te japin, sma mer mendja qe i ndihmojne sa duhet dhe mbi te gjitha i shkojne atyre qe me te vertete kane nevoje!

  10. #10
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    kjo cuca te zej nji dashnor tirons dhe te bij rehat

  11. #11
    dua ate qe me do Maska e ELDORADO
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    atje ku jam rrit qysh i vogel se u lodha tu bredh
    Postime
    817
    Aaa,pike se pari ne universitet shkohet per me u diplomur ky eshte qellimi kryesor qe ne vetvete ka jo pak veshTiresi,pastaj vjen jeta shoqerore,nuk eshte e thene jesh ne shoqeri te larte,por duhet te zgjedhesh shoqerine ku vet ti ndjehesh rehat,ndryshe nqs rri me shoqeri me te larte se e jotja,do te mundohesh me shume,Pastaj dģhet jeta universitare eshte
    DHE NJE DITE TE GJITHE DO TAKOHEMI ATJE.....

Tema tė Ngjashme

  1. Zgjebje në qytetin Studenti
    Nga helene nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 02-11-2005, 04:38
  2. Kaos në qytetin Studenti, studentët mbeten pa dhoma
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-10-2005, 08:45
  3. Vetėvaret 18-vjeēarja nė Qytetin Studenti
    Nga Davius nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 16-08-2005, 00:35
  4. Anija Kozmike
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-12-2004, 07:50
  5. Kapitulli 2
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-11-2004, 11:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •