Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2005
    Postime
    11

    DISKUTIME: Gazetaria shqiptare, kahjet dhe sfidat

    Koment

    Gazetari apo gazeptari!

    Nga Sefer TAHIRI

    Hapja e fakulteteve apo katedrave tė gazetarisė nė universitetet nė gjuhėn shqipe ėshtė nevojė imanente e kohės, e cila imponohet nga zhvillimi i hovshėm teknologjik dhe profesional i mediave.

    Hapja e njė katedre tė gazetarisė nė gjuhėn shqipe arsyetohet edhe perkundėr faktit se nė Fakultetin Juridik nė Shkup funksionon katedra e gazetarisė, por pėr shkak se procesi arsimor nė tė zhvillohet nė gjuhėn maqedonase dhe pėr shkak tė ekzistimit tė

    barierave politiko-etnike nga ana e Universitetit, numri i studentėve shqiptarė nė kėtė katedėr vite me rradhė ka qenė i vogėl.

    Ka kaluar koha e sistemit tradicional tė “shkollave tė pėrvojave”, kur gazetarėt e mėsonin dhe e pėrsosnin profesionin e tyre nė redaksitė e ndryshme tė mediave.

    Poashtu ka “perenduar” koha kur gazetar mund tė bėhet ēdo njeri, i cili ka ndonjė profesion por qė shkruan bukur. Kjo mund tė vlejė pėr shkrimtarin, por pėr

    gazetarin profesional assesi, ngjajshėm siē nuk mund tė peretendohet se dikush pa arsimim pėrkatės mund tė bėhet jurist, inxhinier apo pilot.

    Padyshim se gazetaria duhet tė jetė objekt i studimeve univerzitare nė gjuhen shqipe ngjajshėm si ekonomia, drejtesia apo historia, sepse edhe gazetaria i ka rregullat, ligjshmėritė, metodat, teknikat dhe problemet e veta, tė cilat njė pretendedues per t’u bėrė gazetar i mirėfilltė mund t’i analizojė apo hulumtojė shkencerisht vetėm nėse nė arsimimin sipėror i kalon procedurat e parapara akademike pėr perfitimin e

    njohurive nga njė fushė e specializuar.

    Gazetarisė shqiptare aktualisht i mungon profesionalizmi i duhur dhe pikerisht njė katedėr e tillė do tė ishte njė kontribut i rėndėsishėm qė tė kemi media mė profesionale, mė korrekte dhe mė objektive.


    http://www.apj.org.mk/

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Te morrsha t'ligat e shqipes. Qysh ke rreshti pare trecereku eshte teresisht tjeter gjuhe, qe fare mire mund te zevendesohet me fjale shqipe.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2005
    Postime
    11

    Mediat e “pavarura” partiake

    Nga Arieta GASHI

    Gazetaria shqiptare sot thuhet se ėshtė e pavarur. Madje, gjitha gazetat dhe mediat elektronike deklarohen, regjistrohen e mbahen pėr tė pavarura. Megjithatė, secila ka donacion dhe merr mjete nga ndonjė subjekt partiak apo politik. Gazetat shqiptare sot, deklarohen pėr kombėtare madje edhe gjithėkombėtare, por ato nė shkrimet e tyre ngushtohen nė kėrkesat e donatorit partiak.

    Dhe, ēka ėshtė edhe mė keq ato shtyjnė e pėshtyjne gjithė mllefin negativ ndaj subjektit tjetėr qė

    llogaritet rival poltik ndaj donatorit tė gazetės.Mu pėr kėte nuk janė tė rralla shkrimet dhe emisionet, tė cilat zhvlerėsojnė ēdo vlerė kombėtare, shajnė dhe denigrojnė personalitete shkencore kombėtare dhe politike.

    Mohojnė tė gjitha vlerat politike e ushtarake qė janė vlera tė pakontestueshme pėr vendin dhe popullin shqiptar. Keto kryhen me emisarė-gazetarė tė veēantė, tė cilėt shkruajnė dhe flasin kundėr kėtyre vlerave.

    Mu pėr ketė shtypi sot ka humbur lexuesin, dhe ai qe ende lexon gazetat e pėrditshme ato i besojne me shumė rezervė. Kurse kuadri gazetaresk ne gazeta dhe media elektronike shumė pak janė tė mesuar pėr hulumtimin e temave dhe informacioneve qė duhet hulumtuar. Ata nuk janė arsimuar e as ushtruar per hulumtimin e dukurive pozitive, apo frikohen pėr hulumtimin e dukurive negative.

    Kryesisht, sot kemi pak gazetarė profesionist, tė cilėt janė pėrgatitur dhe janė shkolluar pėr gazetarė. Kemi shumė gazetarė tė pashkolluar, vetem me shkollim tė mesem, bile ata as nuk kanė menduar kurrė nė jetėn e tyre qė do punojnė si gazetarė. Vlera e gazetarėve tė tille kuptohet vetvetiu. Kur kėto dukuri janė aktuale kuptohet se nė cilin nivel ėshtė gazetaria shqiptare sot.

    http://www.apj.org.mk/

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2005
    Postime
    11

    Iluzioni i gazetarėve shqiptarė

    Nga Leonard Emerllahu

    Heshtja tregon qartė disponimin e gazetarėve tonė. Po sikur tė ishte ky problemi me i madh, shumė lehtė zgjidhja do gjindej...A i shkon ndonjėrit nga ne ndonjėhere mendja se pse jemi ketu ku jemi? Pse me vite e vite nuk lėvizim as njė hap para? Pse na lindin me qindra gazetarė tė rinjė me kokėn plot vetbesim se gjithēka qė duhet tė mesojnė nė gazetari ato veē mė e dijnė e gjithēka qė mund dikush t’ua shpjegoje ėshtė vetėm humbje kohe? A i shkon ndonjėrit mendja pse asnjėherė s’mund tė dalim publikisht e shumė qarte tė kritikojmė veten e tė kritikojm jo-kualitetin tonė?

    Derisa kėto gjėra mos tė ndryshohen ne ende do ngelim nė vend, duke mos lėvizur as njė hap para e ende duke ėndėrruar se jemi me tė mirėt....

    Mė kujtohen shumė raste kur gazetarė tonė disi si nė tallje shpjegojnė e tallen se si disa gazetarė tė huaj tė derguar tek ne jan "naiv" e merren "me detaje tė vogla tė parėndėsishme"... Po ju pyes: kush ėshtė "naivi" nė kėtė rast, e kush merret me punė tė vogla e tė parėndėsishme?

    Ai qė punėn e vet e ka filluar duke mėsuar baza tė gazetarise e duke u betuar se edhe kur do jetė gazetar "i madh" si gazetarėt tonė nuk do t’i shkel ato baza, apo gazetarėt tone tė cilėt mendimin e vet e dijnė si ēelėsin e tė gjithė problemeve nė shoqeri. Por, rolin e tyre nė ato shoqėri e shohin si tė njė punėtori social e shoqėror qė e ka pėr detyrė "patjetėr" tė ndryshojė gjėrat nė atė shoqėri...

    Sė fundi desha veē edhe njė pyetje? Ku e bazojnė legjitimitetin e tyre disa gazetarė tone? Them “disa”... apo mendojnė se janė tė derguar nga Zoti tė shpėtojnė gazetarinė shqiptare!

    http://www.apj.org.mk/

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    asnje problem te gazetarise shqiptare nuk shoh te trajtohet ketu..

  6. #6
    3rror21 Maska e 3rror21
    Anėtarėsuar
    02-02-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    20

    Pėr: DISKUTIME: Gazetaria shqiptare, kahjet dhe sfidat

    do dal pak jashte temes, por konteksti eshte i njejte; doja te pesja, a ka ndonje tekst akademik - studim- qe trajton median e shkruar shqiptare ose historine e saj?
    Faleminderit.
    Ai qe di me se shumti flet me se paku

  7. #7
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Pėr: DISKUTIME: Gazetaria shqiptare, kahjet dhe sfidat

    Gazetari/gazetarja e mire ka aftesi te shkelqyera te te shkruarit shume bukur dhe sakte pa asnje gabim si dhe aftesi te foluri jashtezakonisht te mira.Gazetari mire i ndan materialet ne lajme/ngjarje ku pasqyrohen se cfare ka ndodhur objektivisht dhe materiale te vecanta ku shkruhen opinione mendime te tijat apo te subjekteve te intervistuara si dhe letra te marra nga publiku me opinione mbi probleme te vecanta sociale ekonomike apo politike.

    Gazetari i mire ben shume pyetje per ngjarjet,pasi disa fakte,pergjigje vijne vetem dhe vetem pasi jane bere pyetje,ose eshte kerkuar informacion
    Informacioni jo gjithmone jepet vullnetarisht nga subjektet.Ne shume raste kerkohet te behen pyetje te merren pergjigje.
    Berja e pyetjeve eshte e nevojshme per te marre informacion per ngjarjen dhe subjektet e perfshire ne ngjarje.
    Gazetari nuk duhet te jete hipokrit,dmth shprehet se ndjen keqardhje/apo gezim per nje ngjarje,apo subjekt,por ne fakt ai nuk e ka ate ndjenje fare, ne fytyre nuk shprehet ajo ndjenje fare.Gazetari genjen si derr eshte hipokrit.
    Gazetari i mire nuk mbeshtetet ne shkrimin e materialit vetem nga burime zyrtare,por ben edhe pyetje te palet, personat qe mund te kene pergjigje,mund te dijne detaje jane deshmitare per ate qe ka ndodhur.
    Gazetari i mire nuk eshte siperfaqsor por germon ne shume burime per te gjetur informacion,studion informacionin,verifikon faktet nga spekullimet.
    Gazetari i mire asnjehere nuk shpreh mendimin e vet ne shkrime,nuk e perfshin veten dhe mendimet e tij ne lajmet ngjarjet qe shkruan.Me fjale te tjera eshte objektiv ne pershkrim,jep vetem fakte te mbeshtetura ne kerkimet e tij,intervistat dhe deshmite.
    Gazetari i mire i permbahet standarteve me te larta te etikes morale dhe profesionalizmit.Ai asnjehere nuk shan,tall,genjen,ose e perdor gazeten dhe shkrimet e tij per sulme denigruse,per perfitime personale qofte ne fushen e reputacionit, qofte ne ate financiare,qofte edhe per te bere favore nje subjekti politik per te cilin ai ka interesa,apo paguhet.
    Ne intervista gazetari asnjehere nuk e nderpret subjektin kur eshte duke folur por nderhyn me pyetje me takt ne momente kur subjekti ka perfunduar ne dhenien e pergjigjes.Gazetari i mire eshte kurioz, eshte i vemendshem dhe shume i mprehte ne vezhgim edhe te detajet me te vogla qe mund te kene lidhje me nje ngjarje,apo subjekt.
    Sa me shume pyetje qe nje gazetar ben aq me i mire eshte gazetari pasi flet per nje personalitet kerkues,i prirur per te marre nje tabllo te detajuar te asaj cfare ka ndodhur.Pyetjet pse? si? kur? ku? cfare? jane norma pune e gazetarit ne kerkim te te vertetes dhe dhene publikut informacion te plote.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 05-07-2013 mė 17:47
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anėtarėsuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet nė Bllog
    1

    Pėr: DISKUTIME: Gazetaria shqiptare, kahjet dhe sfidat

    “KOHĖ QĖ PO HAN TĖ VETĖT.”

    Bisedė me gazetaren e Radio Tiranės Valdete Antoni.



    1.Sa kohė keni qė punoni nė Radio Tirana?


    Radio Tirana nė fund tė vitit qė shkoi shėnoi 65 vjetorin e saj.Unė kam nisur jetėn e gazetares sė Radios kur Ajo ishte rreth tė dyzetave.Ka qenė ditė shkurti e vitit 1977.
    Pėrjetova tre kohė tė Radios nė Stinėt e mia tė jetės:
    Atė tė njė censure tė kthyer nė rregull, tė hierarkisė politike, tė profesionalizmit, seriozitetit tė tė heshturve dhe tė njė godine tė mbajtur mirė.
    Kohėn pas 90-tės,kur ndjeva frymėmarrjen,fuqinė e Radios,ngritjen e vetvetes dhe tė vlerave tė kolegėve, mė pas “bumin” me jo profesionistė dhe “vrapin” e tė zgjedhurve pėrtej detit.
    Po jetoj prej disa vjetėsh Radio-braktisurėn qė shpesh mė kujton tregimin “Minjtė” tė Buxatit.
    Jetoj ēvlersimin intelektual dhe tė pervojės,tejkalimin e barazitizmit socialist.

    2)Nė kohėn kur niset,si ju shihnin kolegėt ? A ju paragjykonin si gazetare?

    -Nuk mendoj se ata paragjykonin, sepse aty unė gjeta disa zonja e zonjusha (po i quaj tani keshtu “shoqet”)gazetare dhe njė mjedis jo pak femeror.

    3)Po shoqėria paragjykonte?Nėse po,si mendoni pse ndodhte kjo?

    -Nuk tė paragjykonin si femėr gazetare,se ne duhet ta pranojmė,punonim nė tė vetmin institucion tė medias sė folur dhe ky vlerėsim tė shoqėronte.
    Ishte hija e Institucionit dhe jo e jona qė i flakte paragjykimet.
    Tani duket se “paragjykimet” i pollėn vetė gazetaret me mungesėn e seriozitetit me dėshirėn e ethshme pėr tė qėnė tė dukshme nė kėtė lloj “Sfilate”mediatike.





    4) Ēfarė roli ka patur gruaja nė media dikur?Po tani?

    -Thoni dikur;mė ngjan se flisni pėr njė kohė shumė tė largėt.Matėsi i “rolit”pėr mua ėshtė tek fuqia krijuese dhe serioziteti,orientimi i shijeve tė publikut,autoriteti i fituar me kulturė dhe butėsi femre.Nuk jane “syzet” mbi kokė edhe nė darkė qė tė rrisin rolin si gazetare.

    5) Ēfarė duhet ndryshuar nė mentalitetin e njerėzve ?

    -Njė poet dhe publicist niste thirrjen;
    Mėsojeni kohėn ,tė mos hajė tė vetėt..
    Mė shqetėson mendėsia “shoė-iste”qė po pushton median dhe pėr pasojė jetėn tone.Pa mėshirė vriten ėndėrrimtarėt dhe jo kriminelėt.

    6)Si e ndjen veten nje grua gazetare, intelektuale ne “konkurrencėn”e tregut qė ėshtė krijuar?

    -Tė jesh gazetare ne Radio Tirana ka ndryshim nga tė qėnėt gazetare nė mediat apo gazetat private.Falė investimit professional nė kohė,dėgjuesit mė zgjojnė pasionin kur mė fashitet,mė detyrojnė tė ruaj Fytyrėn, por pafalėsisht drejtuesit po thellojnė shtegun midis tė thėnit ,pra tė predikuarit dhe tė bėrit,tė qėnurit.Po na mbytet nervi dhe “frigimi” pėr mbetjen pa tė “famshmen pagė”.
    Pėrpiqem pėr tė mos pranuar shndėrrimin nė njė nėpunėse pa personalitet.
    Shpėrfillja e pėrvojės, “symbyllja”ndaj pranisė ėshtė mė shumė se mohim.Dhe,kur kjo kryhet nga dikush qė ka ecur nė udhė tė rrėfyera dhe ushqyera pėr fat (ne lisin e gjakut dhe tė qumėshtit)nga “iniciat”i dijes me shumė dishepuj,nga artiste me fuqi tė rrallė kreative,nga dikush qė njeh mirė median,tė tjerė te njė tjetėr lloji edhe mund tė justifikohen.
    Fatmirėsisht jam vetvetja ,dhe emrin tim si gazetare e kam shkruar me frymėn time.


    (Nga gazeta DITA e vitit 2003)

Tema tė Ngjashme

  1. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Letersia Shqiptare
    Nga new-man nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-01-2009, 12:28
  3. Plavė e Guci
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  4. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02
  5. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •