Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1

Tema: Teatri

  1. #1
    ALb@SouL NetWo®K Maska e [A-SHKODRANI]
    Anėtarėsuar
    12-08-2003
    Vendndodhja
    EUROPE
    Postime
    245

    Arrow Teatri

    Prania e ndertimeve te teatrove antike monumentale arkitektonike , nė qendrat ilire si Apolloni, Butrint, Bylis (Hekal), Nikoia (Klos), Orik Foinika (Finiq), Sofratikė (pranė Gjirokastrės), Dyrahu (Durėsi), flasin pėr praninė e aktiviteteve teatrore gjatė antikitetit duke patur influenca tė teatrit tė antikitetit grek, me tė cilin kėto qendra mbajtėn lidhje pėr shumė kohė. Apollonia, padyshim, ėshtė njė nga qendrat mė me zė tė kohės. Nė shkallėt e teatrit zinin vend 7000 vetė. Po ne odeonin e Apollonise zhvilloheshin shfaqje letraro-muzikore (shekulli II para erės sė re).
    Gjatė periudhės sė mesjetės, kemi pėrsėri aktivitete shoqėrore me natyrė teatrore tė karakterit folklorik.
    Drama dhe levizja teatrore rinisi ne kuadrin e levizjes se Rilindjes kombetare Mė 1874 Koto Hoxhi organizoi shfaqjen e pare teatrale me subject nga Dasma e Lunxherise me trupen e nxėnėsve te shkollės normale “Ta Zografia” tė Qesaratit. Mė 1899, u dha nga njė grup shkollor nė Korēė, vepra e Shekspirit, “Otello”..
    Nė vitin 1875, Sami Frashėri (1850-1904), botoi nė turqisht dramėn me subjekt shqiptar “Besa”. Kjo vepėr u botua nė shqip mė 1901. Pas kėsaj, mė 1880, Leonard de Marlino (1830-1923), shkroi “Nata e Kėshėndellave”. Mė 1882, Pashk Babi shkroi “Biri i Ēifutit”, Franēesk Anton Santori shkroi “Ermira”, Gjergj Fishta “Shėn Franēeska e Azisit”, mė 1909.
    Po ne kuadrin e luftes per pavaresi ne vitin 1902, Fan S.Noli shkroi “Izraelite dhe Filistine”, Kristo Floqi, mė 1912, shkroi “Fe e Kombėsi”. Po kėshtu, kemi shkrime dramaturgjike, Shtjefėn Gjini, Mihal Grameno, pėr tė ardhur tek Andon Z.Ēajupi, me “Burri i Dheut”, “14 vjeē Dhėndėr”, “Pas Vdekjes”.
    Nė vitet e para tė shekullit XX, krijohen shoqėri apo klube, qė zhvillonin aktivitete teatrore, si Klubi “Labėria”, mė 8 Shtator 1902, Klubi “Bashkimi” nė Delvinė, mė 1909, Shoqėria e grave “Ylli i Mėngjesit”. Do tė vinė mė vonė autore si Haki Stėrmilli, mė 1921, me veprat “Dashuri dhe Besnikėri”, “Agimi i Lumnueshem”, “Dibrania e Mjerueme”; Foqion Postoli, me “Lulja e Kujtimit”; Kristo Floqi me “Karl Topia”, etj.
    Duhet nėnvizuar aktiviteti i gjeniut te skenave evropiane Aleksandėr Moisiu (1879-1935). Pavarėsisht, se aktiviteti i tij teatror i pėrket nė pjesėn mė tė madhe skenave gjermane, ėshtė fakt i pamohueshėm, qė ai trashėgonte nga origjina e vet shqiptare, virtutet mė tė mira, si forca e temperamentit, zėri i tij i artė, inteligjenca e tij, plastika e tij e mrekullueshme. Ndėr krijimet e tij mė tė spikatura, janė: “Hamleti”, kufoma e gjallė; Franc Mori tek “Cubat” e Shilerit; “Fausti” i Gėtes; “Edipi Mbret”, etj., etj.
    Nė fushėn e regjisė, nė kėto vite spikat regjizori i parė protagonist, Sokrat Miho, i cili kishte mbaruar Akademinė Dramatike Muzikore nė Paris. Filluan aktivitetin aktore te tille te shquar si Loro Kovaēi, Pjetėr Gjoka, Zef Jubani, Mihal Popi, Vangjel Grabocka, Dhorka Sheri, Dhimitėr Trajēe, Gaqi Vishi, etj., tė cilėt mė pas, do tė ishin pionierėt e parė tė teatrove profesioniste nė Tiranė, Shkodėr, Korēė, Vlorė e gjetkė.
    Gjatė viteve 1941-1945, periudhė e Luftės II Botėrore, nė Shqipėri u dallua mė tepėr, ai qė quhej teatri partizan.. Ky lloj teatri, nė fillimet e veta, pati njė natyrė improvizimi, pra, pa njė tekst me bazė dramaturgjike. Mė vonė, dhe pikėrisht, mė 1943, nė Prill, kemi melodramėn “Vėllavrasja” tė Zihni Sakos dhe mė vonė, “Kryengritja Shqiptare” e A. Banushit, apo “Margarita Tutulani” e A. Ēaēit.
    Nė qytete, nė kėtė kohė, kemi aktivitete nga grupe amatore, si “Shkendija” nė Tiranė, apo grupi i Gjirokastrės, Durrėsit. Episodi i anullimit tė dramės “Vilhelm Tel” pėrgatitur nga profesor Aleks Buda dhe skenografi te Andon Kuqalit, ku spikatėn aktorėt e rinj, Naim Frashėri dhe Sandėr Prosi(dy korifej te ardheshem te teatrit ) perben nje moment te rendesishem ne historine e teatrit te asaj kohes., Karakteristikė e kėsaj periudhe, ėshtė edhe “Teatri i burgut”, me njė protagonist si Besim Levonja qė mė vonė, do tė bėhej shumė i njohur, me pjesėt “Sabaudin Gabrani”, “Peza Heroike”. Pėrfaqėsues tjetėr i teatrit tė burgut ishte Gjikė Kuqali.
    Pas 24 Maj 1944 teatri partizan mori formėn e njė organizimi mė tė plotė.U hodhėn bazat e teatrit Popullor (sot, Teatri Kombėtar .Pas ēlirimit, kėto grupe tė formacioneve partizane, do tė shndėrroheshin ne teatrot e para profesioniste tė vendit tonė, si nė Tiranė, Shkodėr, Korēė, Durrės dhe mė vonė, nė Vlorė, Elbasan, etj.
    Teatri pas luftės, ashtu si edhe letersia, u zhvillua ne kornizen e metodes relaizmit socialist. Megjithate u krijuan vepra me vlera te medha kombetare dhe artistike dhe u interpretuan me mjeshteri te larte skenike Hopin mė tė madh e kemi pas viteve ’60, kur mberritėn nga jashtė kuadrot e parė, me tė vėrtetė profesionistė, si regjizorė dhe aktorė, si: Piro Mani, Andrea Malo, Esat Oktrova, Kujtim Spahivogli, Mihal Luarasi, Zina Andri, Drita Agolli, Pandi Stillu, Andon Pano, Misto Zito dhe aktorėt: Kadri Roshi, Lazėr Filipi.
    Gjatė kėsaj periudhe, lindėn dramaturgėt e parė profesionistė, si: Spiro Ēomora, Kol Jakova, Besim Lėvonja, Sulejman Pitarka, Dionis Bubani, Fadil Paērami, Loni Papa, Teodor Laēo, Fadil Kraja, Ruzhdi Pulaha, Dritėro Agolli.
    Hapja e shkollės sė parė pėr pėrgatitjen e aktorėve, qė nė fillim u quajt “Shkolla e Lartė pėr Aktorė Aleksandėr Moisiu” dhe mė vonė, “Fakulteti Skenik pranė Akademisė sė Arteve”, hapi njė epoke tė re nė interpretimin teatror. Gėrshetimi i eksperiencės sė aktorėve me pėrvojė, me aktore te rinj , qė sapo kishin mbaruar shkollėn si edhe krijimi veprave (drama apo komedi) me nivel te larte , sollen me vone dhe deri ne ditete sotme krijimin e nje shkolle origjinale Shqiptare te interpretimi teatror qe qendron me dinjitet ne mes te shkollave Evropiane te vendeve te tjera
    Gjatė kėtyre viteve, krahas dramaturgjisė kombetare e cila mori njė hov sasior dhe cilėsor ku mund tė pėrmenden: vepra si “Toka Jonė”, “Prefekti”, “Familja e Peshkatarit”, “Cuca e Maleve”, “Shi nė Plazh”, “Karnavalet e Korēės, “Gjenerali i Ushtrisė sė Vdekur”, “Fijet e Natės”, “Kėneta”, “Shtėpia nė Bulevard”, “Mbi Gėrmadha”, “Fisheku nė Pajė”, “Njollat e Murrme”, “Zonja nga Qyteti” “ Fytyra e Dyte” etj u vunė nė skenė edhe kryevepra tė letėrsisė botėrore, si “Hamleti”, “Otello”, “Intrigė e Dashuri”, “Shumė Zhurmė pėr Asgjė”, “Arturo Ui”, “Nata e 12”, “Zbutja e Kryeneces” “Revizori ”, “Martesa”, et., etj.

    Ne krijimtarine skenike nje vend te vecante ze edhe levrimi I komedise baziuar ne humorin e holle tradicional te popullit shqiptar. Ne periudhe e pare te hereshme te komedise dallohen vepra te mrekullueshme edhe ne ditet tona si “14 vjec dhender “ dhe “Pas Vdekjes “ te A.Z. Cajupit .Pas viteve 1945, krahas teatrit zhvillim te vrullshem mori teatri varietese (I nohur si Estrada) duke krijuar trupa me karakter rajonal dhe kombetar ne te gjitha qytetet kryesore te Shqiperise. Pavaresisht nga tendenciozitet I theksuar klasor I varietese, interpretimi ne humor arriti vlera te larta me aktore si Tano Banushi, Skender Sallaku, dhe deri ne dite tona me Koco Devole, Agim Llakaj, etj
    Ne persosjen e veprave skemnike Shqipetare nje rol te vecante luajti edhe skenografia duke filluar me Vangjush Mion (1891-1957) Rok Daberdakun, Ismail Hidrin. Vitet 60 sollen edhe skenografet e pare profesionisre si Agim Zajmi, Hysen Devoli, Shaban Hysa etj.

    Vitet ’90, ndikuan edhe nė fushėn e teatrit si ne nė organizimin e vet, edhe nė drejtim tė metodės sė shkrimit tė dramaturgjisė. U bene perpjekje nga autorė tė rinj per te sjelle nga dramaturgjia kontemporane botėrore edhe alternative tė reja apo rryma moderne teatrale si teatri absurd.Aktualish vihen re tendenca positive ne drejtim te reformimit organizativ dhe artistic te teatrit qe shpesh demtojne edhe traditen.Pavaresisht kesaj teartri tradicional klasik vazhdon te shafqet me sukses nga trupa e teartri kombetar dhe ato trupa te reja private

    Andon Qesari
    Artsit i Merituar
    Aktor regjisor prane Teatrit Kombetar
    Pedagog prane Akademise se Arteve
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

Tema tė Ngjashme

  1. Muzeume - Ekspozita
    Nga Eni nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 05-06-2010, 09:17
  2. Teatri i kukullave
    Nga Arbushi nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-09-2007, 06:57
  3. Ēfare eshte teatri per te madhin Pellumb Kulla
    Nga Darius nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-10-2004, 23:46
  4. Arti i Dramaturgjise (Brehti)
    Nga Pyes_Lotin nė forumin Arti botėror
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 24-08-2004, 13:13
  5. Teatri absurd
    Nga Dita nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 24-04-2003, 13:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •