Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 103
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Në Shkup, një shtatore për Skënderbeun

    Heroi ynë Kombëtar, Gjergj kastriot Skënderbeu do ketë një shtatore edhe në Shkup. Komisioni i historianëve të Maqedonisë në mbledhjen e fundit, të zhvilluar dy ditë më parë ka vendosur festimin me madhështi në qytetin e Shkupit të 600 - vjetorit të lindjes së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut. Organizata e Historianëve Shqiptarë në Maqedoni është duke grumbulluar sa më shumë fakte nga muzetë ndërkombëtare në vende të ndryshme të botës mbi veprën e lavdishme të Skënderbeut.

    Koordinatori i këshillit organizativ, Myzafer Bislimi, ka deklaruar për gazetën se po punohet intensivisht për organizimin e një sesioni shkencor me nivel të lartë kushtuar figurës së ndritur të popullit tonë Skënderbeut. Në këtë sesion shkencor do të ketë të ftuar nga Kosova Shqipëria dhe personalitete të shquar në fushën e historisë nga e gjithë bota. Përveç sesionit do të vendoset në Shkup, në çarshinë e vjetër, shtatorja e Gjergj Kastriot Skënderbeut.

    E veçantë është se ky sesion shkencor do të bëhet kësaj radhe në Maqedoni sepse sipas organizatorëve, “Skënderbeu është i gjithë shqiptarëve pra është edhe i yni kështu që 600 - vjetorin e lindjes së krenarisë kombëtare do ta kremtojmë këtu në Shkup mes shqiptarëve të Maqedonisë”.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Keto jane fotot e Skenderbeut ne Prishtine, ndersa se si do duket shtatorja e Skenderbeut qe do te vendohet ne Shkup ende nuk kemi informata zyrtare.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Dicka e mire dhe per Shqiptaret e Maqedonise qe e meritojn ta ken edhe pse jetojn jasht Shqiperise...Shpresojm te behet, sado kohe te mari vendimi apo procesi i ndertimit.

  4. #4
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anëtarësuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704
    Eshte nder dhe kenaqesi per ne shkupjanet qe ne qytetin tone sivjet do te mbahet manifestimi qendror i 600 vjetorit te lindjes se Heroit tone Kombetar. Besojme se keshilli organizativ i ketij manifestimi bashke me te gjithe qytetaret e shkupit edhe me ndihmen e bashkeatdhetareve tane do tia dalim te organizojme ashtu sic i ka hije nje pevjetori te ketille.
    Por kam nji lajm tjeter jo te mire ne lidhje me shtatoren e cila duhet te ngrihet ne Carshine e Vjeter ne Shkup, me sa kam informacion une shtatorja nuk do te ngritet sivjet ne 600 vjetorin e lindjes se Skenderbeut, por eshte shtyre per kohe tjera, nuk edi se per cfare arsye.

  5. #5
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anëtarësuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704

    Plotesim i postimit tim te fundit

    Sot u interesova per ceshtjen e Shtatores se Skenderbeut ne Shkup, dhe mesova se dje nga ana e Keshillit Komunal te komunes se Cairit eshte marre vendimi per vendosjen e shtatores se Heroit tone te Madh ne Carshine e Vjeter te SHkupit, ne kumtesen e leshuar nga ana e kabinetit te Prefektit te Cairit thuhet se me 28 nentor te ketij viti do te vendoset gurthemeli i Shtatores. Nga kjo kuptojme se me rastin e 600 vjetorit te lindjes se Heroit Kombetar do te vendoset vetem gurthemeli i permendores,e se kur do te jete gati mbetet te shohim. Shpresojme se permendorja do te jete gati sa me shpejt.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anëtarësuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704

    Skenderbeu më në fund edhe në Shkup

    Dje ne menyre solemne u promovua bazamenti per vendosjen e bustit te Skenderbetu.

    Nje ngjarje jo me pak rendesi per shqiptaret ne Maqedoni.

    Po e hap kete teme sepse mendoj se ardhja e skenderbeut eshte nje ngjarje shume e rendesishme per shqiptaret.

    Urime te gjitheve ardhja e Skenderbeut ne Shkup!!!!!

    Pacim jete te gjithe te gjithe shqiptaret

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2005
    Postime
    359
    Urime per vendosjen e bustit te Skenderbeut ne Shkup gjithe shqiptarve atje!

  8. #8

    Smile Shkupi mirepret Skenderbeun!

    Pergezime SHKUPIT- Kryeqytetit te Ilirides.

    Ishte koha qe fjalet te shnderroheshin ne vepra dhe ja kjo edhe u be realitet, e jona, e qytetareve eshte qe TA RUAJNE ATE ME NDERIN E SHQIPTARIT!

    ZeM
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  9. #9
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Skenderbeut marshon ne Shkup !!!!
    Dje ishte ditë madhështore, (jo se ka qenë ndonjëherë ndryshe për nga madhështia). Vërtetë Shkupi për herë të parë i dha respektin e merituar flamurit tonë kombëtar (jo bizantino-orthodhoks lol) dhe figurave më të ndritura të kombit tonë.

    Për herë të parë në Shkup shqiptarët e festuan këtë festë të madhe sipas meritës, flamur gjigant kuq e zi valvitej, në fakt e mbulonte mbarë qendrën tregtare Ilinden (gjë që shkaktoi reagime të shumta në mediat maqedonse) dhe flamuj valviteshin gjithandej komunës me shumicë shqiptare. Manifestime të ndryshme kulturore ishin organizuar... të gjithë shqiptarët të të gjitha moshave, e shijuan gëzimin e ditës së flamurit... dhe ardhjes së gjeniut shqiptar Skënderbeu, shtatorja e të cilit do të zbukurojë sheshin Skenderbeu të Shkupit.

    Feleminderimet për këtë mirësi që më në fund arritëm ta shijojmë u takojnë të gjithë dëshmorëve të 2001-it, familjeve të tyre, bashkëluftëtarëve të tyre që dje festuan dhe të gjithë shqiptarëve që në çfarëdo mënyre kanë kontribuar në luftën e cila na i solli gjitha këto mirësi. Zoti i shpërbleftë të gjithë.
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    A keni ndonje foto e na dergoni linkun?

    Kishte joshqiptare ne ceremoni?
    Ignore List: Den Bossi

  11. #11
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Urime Shkupit!

    Citim Postuar më parë nga Zombie
    A keni ndonje foto e na dergoni linkun?...

  12. #12
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anëtarësuar
    27-08-2005
    Postime
    1,542
    Po mu boka qefi shume, se do te thote qe me ne fund pakica Shqiptare po fiton te drejtat e veta. Dhe kjo eshte nje demostrim shume i mire!

    Ta gezoni dhe te jeni sa me krenare per te!


    romeoOOO

  13. #13

    Arrow

    Citim Postuar më parë nga romeoOOO
    Po mu boka qefi shume, se do te thote qe me ne fund pakica Shqiptare po fiton te drejtat e veta. Dhe kjo eshte nje demostrim shume i mire!


    romeoOOO
    Romeo,
    Shqiptaret ne Maqedoni nuk jane pakice perderisa numri i tyre eshte afersisht 1 milion ne nje shtet 2 milionesh, termi "pakice" perdoret nga sllavomaqedonet dhe jo nga shqiptaret....Kujdes!

    Pakice mund te thuhet per njerezit qe perbejne 3-10 perqindeshin e popullates ne nje shtet, e jo per njerezit (per nje popull) qe perbejne 50 perqindeshin ne nje shtet....

    Sidoqofte, faleminderit per urimin, ne emrin e popullit shqiptar ne keto treva!

    ZeM
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  14. #14

    Lightbulb

    Citim Postuar më parë nga Zombie
    A keni ndonje foto e na dergoni linkun?

    Po sjell nje foto nga Shkupi me rastin e festimit te Dites se Flamurit, 28 Nentor 2005..
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-12-2005
    Vendndodhja
    berlin
    Postime
    9
    te jesh nga maqedonia do te thote ta ndjesh ne palce kenaqesine qe sjell ky akt....kaq e pritur, dhe tani, shume afer nesh busti i skenderbeut....

    p.s
    shpresoj te jete nje punim i mire, dhe jo si busti i skenderbeut p.sh ne antwerpen te hollandes....

  16. #16
    I larguar Maska e panchovilla
    Anëtarësuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Milky Way Galaxy
    Postime
    502
    A ka ndonje fotografi te bustit apo ndonje fotografi tjeter te manifestimit? Do ishte mire to postonte dikush fotografi ketu.

    PS: Edhe disa anetare tjere e paskan bere pyetjen e njejte para meje.
    Hardworking pays off in future, laziness is paying off right now

  17. #17
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Eshte bere vetem promovimi i bazamentit (pra, eshte caktuar vendi dhe sheshi ku do vendoset) kurse tani do behet konkursi dhe do punohet e vendoset busti pastaj. Sipas informacioneve qe morra une, do jete 16 metra i gjate.

    Bravo Shkupi
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anëtarësuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    Daviusi mundet te na siguroje pak foto nga aktiviteti se besoj se ka ndonje foto te maketese po edh ete aktivtetit Shkupi feston

  19. #19
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-05-2005
    Vendndodhja
    Shkoder
    Postime
    139
    Po me behet qefi shume, ne kete bote te "moderuar" nuk ta fal askush gjene, edhe sikur te jete e jotja prandaj lavdi deshmoreve te 2001-shit.

    P.S Shume te bukura fotot nuk e pritja kaq madheshtore.
    Kur u ndane, keshtu na rane.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Referenca e burime historike
    Nga Kreksi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 09-04-2015, 16:42
  2. Fenomeni "Abdi Baleta"
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 206
    Postimi i Fundit: 06-09-2009, 09:28
  3. Skënderbeu, figura kryesore tek pasaporta
    Nga Korcar-L1 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 17:39
  4. Skenderbeu ne mbreterine e Napolit dhe ne Rome
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-12-2002, 03:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •