Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 103
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Fjolla hipokrizia megjithate e ka fundit e vet. Se shpejti do te dihet nese partneri shqiptar ne qeveri eshte ne gjendje ta realizoj axhenden e vet politike posacerisht sa i perket shtylles kryesore ate te perdorimit zyrtar te shqipes ne cdo nivel dhe cdo kund.Ate BDI-ja nuk arriti ta bej perkunder faktit se i kishte pozicionet politike shume me te forta sesa PDSH-ja tani.Eshte fakt i faktografuar qindra here se partia shqiptare kur eshte ne opozite premton shume e kur te ulet kolltuqeve te buta te vllades makedone ndryshon kursin dhe nepermjet kozmetikes arrin te bej ca ndryshime siperore dhe me kete lavderohet deri ne qiell.Nuk ka ku te shkoje me.Eshte e qarte se BDI-ja beri kozmetike dhe se ka indikacione te forta se te njejten po e ben edhe PDSH-ja.

  2. #42
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Manifestim përcjellës në disa qytete

    Të shtunën, më datëm 25.11.2006, Monumenti i Skënderbeut do të kalojë rrugën prej kufirit shqiptaro-maqedonas në Qafë të Thanës deri në Shkup. Gjatë kësaj rruge, Monumentin do ta presin me manifestime të ndryshme në:

    • orën 9:00 në Strugë,
    • 11:30 në Kërçove,
    • 13:30 në Gostivar,
    • 15:00 në Tetovë.

    Ftohen të gjithë qytetarët e këtyre qyteteve të marrin pjesë në përcjeljen e organizuar të Monumentit.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #43
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139

    Post

    Ka perfunduar pak para nje manifestim i cili u organizua ne Sheshin e qytetit ne Tetove me rastin e ardhjes se bustit te krehyeroit kombetar Gjergj Kastrioti - SKENDERBEU. Ashtu si ishte paralajmeruar, "Skenderbeu" i beri nje vizite te shkurter edhe Tetoves, ku per ta pritur kishin dale me dhjetera mijera qytetare. Te pranishmeve u drejtuar kryetari i komunes se Tetoves, z. Hazbi Lika dhe kryetari i komunes se Cairit, z. Izet Mexhiti.

    Ne fjalimin e tij, z. Lika falenderoi qytetaret qe kishin dalur ne mase aq te madhe per te respektuar figuren e Gjergj Kastriotit. Nder te tjera z. Lika premtoi qe ne te ardhmen sheshet e qyteteve shqiptare ne Maqedoni do zbukurohen nga shume e shume buste te figurave te ndritura kombetare, sic jane Adem Jashari, Mujdin Aliu, Komandant Iliri, etj.

    Nderkaq z. Mexhiti foli mbi problemet qe ka hasur komuna e Cairit gjate vitit te fundit, e te cilat burojne nga pala maqedonase e udheheqjes se qytetit te Shkupit, me ne krye Trifun Kostovskin.

    Mexhiti i perkujtoi Kostovskit nga qendra e Tetoves se SKENDERBEU ka rrezuar perandori, e jo me nje kryebashkiak si Kostovski.

    Nen tingujt e muzikes patriotike, valimit te flamujve kuq e zi dhe te shtenave te armeve, qytetaret e percollen bustin e Skenderbeut per ne shtepine e tij te perhershme duke bere plane qe te marten ne menyre sa me masive te tubohen ne Sheshin SKENDERBEU ne Cair te Shkupit per te qene deshmitare te nje veprimi me rendesi historike per Popullin Shqiptar ne Maqedoni.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  4. #44
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Huuuuuuh tash sa erdha prej vezhgimit te skenderbeut ketu ne qytet vertet ishte fantastike

  5. #45
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    Si eshte statuja eshte e madhe a keni ndonje foto te statujes nese keni postoeni te shikojme si duket.

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e mr.Hoti
    Anëtarësuar
    08-09-2006
    Vendndodhja
    Ilirid
    Postime
    43
    Gjergji i gjor sikur e kishte kaplu merzia apo ishte prish diponimi se shum nga shqiptaret e kishin ndru kombsin nuk paten guxim te dalin e te presin heroin e tyre ku ai njihet dhe pranohet nga gjith bota por nuk na habit fakti se pse nuk dulen ne rruget e qyteteve sepse ata jan betuar se do te mbroin interesat e VMRO-s ku mbrem ne oret e vona jan hequr flamujt kombtar nga shtillat e qytetit te Tetoves ku ne ato momente qytetar rasti kan tentuar ti ndaloin por kan perfunduar ne spital sepse jan rahur nga dashakeqit e shqiptarve dhe nga vet shqiptaret....



    URIME SKUPI
    Shkau i ri e shkau i vjeter,
    Ska ma marveshje tjeter.

  7. #47
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    Statuje e bukur nese eshte keshtu Mire se erdhe Skenderbeg edhe ne Shkup.


    Shkupjanet duhet te krenohen per statujen qe po vjen e kam fjalen per shqipetaret me shume
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  8. #48
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Skënderbeu mbërriti dje në Shkup


    Bardhyl Berberi

    Qafë –Thanë. Një atmosferë e jashtëzakonëshme festive në doganën e Qafë Thanës. Rreth orës 9.00 të mëngjesit nga Tirana mbërriti në një makinë transporti monumenti i Skëndërbeut i hipur mbi kalë. Ai shoqërohej nga Tirana nga kryetari i komunës së Çairit në Shkup, Izet Mexhiti dhe skulptoi që realizoi veprën, Thoma Thomai. Mijëra e mijëra shqiptarë nga Maqedonia dolën me flamuj kombëtarë për të pritur monumentin e Skëndërbeut që në doganën e Qafë-Thanës. Një flamur shqiptar, 100 metra i gjatë ishte vendosur në ballë të dhjetëra autobuzëvë dhe makinave private, që mbërritën në doganën e Qafë -Thanës për të shoqëruar bustin e Heroit tonë Kombëtar. Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti tha se “për të gjithë ne kjo është një ditë shumë e gëzueshme që të kemi në Shkup heroin tonë kombëtar aq i dashur edhe për shqiptarët e Maqedonisë”. Entuziasmi ka vazhduar dhe më pas, ndërsa monumenti i është drejtuar qytetit të Strugës dhe ka kaluar nëpër Kërçovë –Gostivar –Tetovë dhe më pas në drejtim të Shkupit. Ditën e enjte u mbajt një seancë e jashtëzakonëshme e Parlamentit të Maqedonisë, ku u mor leja e legalizimit të vendosjes së monumentit të Skënderbeut në Shkup. Vetë kryeministri maqedonas Gruevski ka shprehur dëshirën që sëbashku me liderët shqiptarë të marrë pjesë më datën 28 nëntor ditën e inagurimit të monumentit në Shkup. Me këtë rast nga data 22 nëntor deri më 28 nëntor po zhvillohet një manifestim i madh kulturor. Festimet nisën me një koncert të Filarmonisë së Maqedonisë. Më datën 23 nëntor Teatri Shqiptar në Shkup shfaqi dramën “Komemorativisht”, ndërsa një ditë më vonë po ky teatër shfaqi dramën “Akuariumi”. Dje grupi “Etno xhaz” organizoi aktivitetin “Tug Tung”. Sot përsëri Teatri shqip i Shkupit shfaq dramën e Martin Mc Donaugh “Nënkresbami”. Më datën 27 nëntor Orkestra Filarmonike e Maqedonisë jep një koncert nën drejtimin e dirigjentit të njohur Ermir Krantja dhe interpretimin e jashtëzakonshëm të violinistit Tedi Papavrami. Dhe do të jetë Ansambli “Shota” i Kosovës që do të mbyllë festimet në ditën kombëtare të Flamurit në 28 nëntor.


    26/11/2006
    Ndryshuar për herë të fundit nga iliria e para : 26-11-2006 më 06:38
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Laraman
    Anëtarësuar
    13-10-2006
    Postime
    8


    Skenderbeu na ka ardh në Shkup…

    “Lirinë nuk u’a solla unë, atë e gjeta mes jush” ishin fjalët e kryeheroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu kur çliroi Atdheun dhe mposhti ushtrinë osmane. Falë këtij kryetrimi, shqipëtarët kanë mbetur të paasimiluar dhe flasin sot gjuhën shqipe. Është krenari e vërtetë për shqiptarët që kanë pasë heroj të këtij lloji. Është krenari e madhe që çdo qytet shqipëtar të ketë bustin e Skenderbeut.

    Edhe Shkupi, si kryeqendër e Dardanisë së lashtë, si dhe kryeqytet i Vilajetit të Kosovës, e sot si një kryeqendër e trojeve etnike shqiptare meriton që të ketë bustin e Skenderbeut. Sidomos Shkupi, që në shekullin e kaluar ka qenë qytet me më së tepërmi shqiptarë, e kah fundi i shekullit të kaluar me një politikë dhe propagandë antishqiptare është mbushur me etnitete tjera nga vende të ndryshme, ndërsa shqiptarët kanë qenë të detyruar që të emigrojnë nëpër vende tjera. Padyshim se ky është hapi i parë dhe shumë i madh për mbrojtjen e identitetit kombëtar në Shkup. Manastiri në të kaluarën kur ka qenë “qytet i konzujve” ka qenë me mbi 90 % banorë shqiptarë, sot ai nuk ka as 5 %. Manastiri, fatkeqësisht, është humbur përgjithmonë dhe assesi nuk do të lejojmë që e njejta të ndodh edhe me Shkupin. Shvercerat Shkup, si grup tifozësh i organizuar, patën nderin që të jenë GARDA SOLEMNE e Skenderbeut. Ishte nder dhe krenari e madhe që patëm mundësinë ta presim heroin tonë në pikën kufitare Qafë Thanë. Poashtu, Shvercerat Shkup në bashkpunim me Lëvizjen Qytetar ZGJOHU! Shkup patën nderin që të organizojnë një turne në futboll ndërmjet klubeve nga tre kryeqendrat shqiptare. Kemi cek edhe më herët, KF Tirana edhepse shprehi vullnet për bashkpunim në të ardhmen mungoi këtë radhë shkaku i orarit të ngarkuar të ndeshjeve në kampionatin e Shqipërisë. Sidoqoftë, tifozër nga Tirana nuk munguan. Të shkojmë me rend.

    Pritja në Qafë Thanë
    E shtunja e 25 Nëntorit të vitit 2006 do të mbahet mend në historinë me atë se busti i Skenderbeut me këtë datë hyri në teritorin e Maqedonisë. Ditëve të fundit kishte shumë paralajmërime për pengesa dhe obstrukcione në kufi nga autoritetet maqedonase. Shvercerat Shkup qysh para orës 5 të mëngjezit filluan të mblidhen para stadiumit të Çairit, vendtakimi dhe pikënisja e karavanit për pritjen e bustit. Nisja u bë diku rreth orës 05:30 me dy autobusë të stërmbushur dhe disa vetura private. Në atmosferë festive, me këngë patriotike, Shvercerat morën rrugën për në kufi. Rrugës gjithë kohës këndoheshte. Me arritjen në Qafë Thanë, kuptuam se aty kishin dal ta presin bustin edhe qytetar të Strugës. Aty ndezëm disa flakadane dhe vazhdon kënga afër gjysëm ore për deri sa busti kaloi kufirin. Kur busti kalon kufirin, të gjithë të pranishmit aty, ishin tepër të gëzuar dhe të emocionuar, kënga nuk ndaleshte fare. U ndezën edhe disa flakadane. Shumicës prej të pranishmive ju dilnin lot nga gëzimi. Një plak, nga rrethi i Strugës, me një plis në kokë kur pa bustin e Skenderbeut që kaloi kufirin tha “e tash lirisht mundet Zoti të ma mer shpirtin”. Vërehej gëzimi i madh në fytyrën e tij. Qytetarët e Strugës dhe rethinës së saj veçmë kishin dalë në rrugë për ta përshëndetur kryeheroin shqiptar. Me mijëra njerëz përreth rrugës kishin dalë që ta përshëndesin Skenderbeun. Kaluam Strugën dhe arritëm në Kerçovë. Aty poashtu ishin tubuar shumë njerëz për të përshëndetur krye. Flakadanet nuk munguan as aty. Pas asaj destinacioni i ardhshëm ishte Zajasi legjendar. Këtu Skenderbeu u përcjell më shumë këngë dhe të shtëna nga armë zjari. Pas kësaj u nisëm për në Gostivar. Edhe pse kishte paralajmërime, në autostradën përreth Gostivarit nuk kishte shumë njerëz. Pas Gostivarit vazhduam për në Tetovë. Aty sipas vlerësimeve tona kishte diku mbi 20 mijë njerëz. Lum prej njerëzve që kishin dalë prej hymjes së Tetovës e deri te sheshi në qendër të qytetit. Edhe në sheshin e Tetovës u ndezën disa flakadane dhe kishte shumë të shtëna nga armë zjari, prej revoleve e deri te ato të “kallashnjikovave”. Hallall qytetarëve të Tetovës për pritjen madhështore të bustit. Duhet të përmendim se në të gjitha vendet që u ndalëm kishte parrulla të shumta kushtuar kryeheroit tonë Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Pas kësaj busti i Skenderbeut sëbashku me GARDËN SOLEMNE niset për në Shkup. Në Shkup arrijmë diku rreth orës 18:30. Inaugurimi i bustit të Skenderbeut bëhet me 28 Nëntor në sheshin Skenderbeu në Shkup, në orën 13:00. Urime të gjithë shqipëtarëve Ditën e Flamurit.

    Shvercerat Web Crew


    www.shvercerat.com
    Ndryshuar për herë të fundit nga Laraman : 27-11-2006 më 13:57

  10. #50
    Puck Love Maska e Black_Mamba
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    2,501

    Question 28 nëntori

    Urime festen e 28 nentorit te gjithve shqiptarve ngado qe jan,ishalla na shtohet edhe nje fest ne te njejten dat urime urime shqipe.

  11. #51
    Alessandro Del Piero Maska e Juventus
    Anëtarësuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Aty ku Shqiptaret po vuajne.
    Postime
    1,500
    Urime dhe dhaft zoti vitin e ardhshem festa te behet ne nje Shqiperi Etnike
    Team: That team in Italy with 29 titles. Or was it 30?

  12. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Gezuar Festen e 28 Nentorit dita e Flamurit gjithve shqiptarve
    ane mban botes
    #VamosArgentina

  13. #53
    Për një Shqipëri të madhe Maska e ment
    Anëtarësuar
    14-06-2004
    Postime
    202

    Urime urime te gjithve diten e Flamurit 28 nentorit

    urime urime te gjithve Shqiptarve kudo qe jan Festen e Flamurit 28 Nentorin

  14. #54
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    urime te gjithve sot kemi festen e pavarsis te shqiperis

    para shqiperia
    edhe gezaur te gjithve
    Partizoni

  15. #55
    Ballist me gjith zemër Maska e Ballistii
    Anëtarësuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    38
    URiMe FeStA, Shqipe ane mbane botes
    Ballistë pergjithmon

  16. #56
    i/e regjistruar Maska e Laraman
    Anëtarësuar
    13-10-2006
    Postime
    8
    Urime festen gjithe shqiptarve

    Vdekje shkenis

  17. #57
    i/e regjistruar Maska e lordo
    Anëtarësuar
    01-07-2006
    Postime
    59
    Urime Festa e Flamurit gjithe shqiptareve kudo qe jeni !
    F.C. BARCELONA

  18. #58
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Gezuar Gezuar
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  19. #59
    Mi lav ja. Maska e Eminemka
    Anëtarësuar
    27-06-2004
    Vendndodhja
    Boston,Ma ( me white-shefqetin--shadow))) :)
    Postime
    464
    gEZUAR TGJITHVEE !!!!!!!!!!!!!! !!!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    “Sometimes it's the smallest decisions that can change your life forever.”

  20. #60
    Vlonjat sa te jete jeta Maska e Igli_Vlonjati
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Vlore/Tirane
    Postime
    439
    Sot me te vertete qe e ndjej veten me shume krenar qe jam shqiptar
    Ne Jete Duhet Te Udhehiqemi Nga Arsyeja Dhe Jo Nga Pasioni

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Referenca e burime historike
    Nga Kreksi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 09-04-2015, 16:42
  2. Fenomeni "Abdi Baleta"
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 206
    Postimi i Fundit: 06-09-2009, 09:28
  3. Skënderbeu, figura kryesore tek pasaporta
    Nga Korcar-L1 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 17:39
  4. Skenderbeu ne mbreterine e Napolit dhe ne Rome
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-12-2002, 03:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •