Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 107
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Post Digjen flamujt e presidencës në Kosovë nga veteranët e UÇK-së

    Veteranet e luftes ne shejn paknaqesie per vendosjes krahas flamurit kombetar dogjen Flamurin e Presidentit.


    Flamujt e Presidences te vendosur dje krahas flamurit kombetar me vendim te kryetarit te Prishtinës jan marr nga vendet ku kan qen te Vendosur dhe jan djegur nga Veteranet e luftes se UQK.! Ata i konsideruan si provokim shum te rend vendosjen e flamurit te presidences krahas flamurit kombetar.


    Kosov/RTK.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Gjilans...

    une nuk jam shume i azhornuar me zhvillimet ne Kosove, te lutem ma shpjego pak pse e kane konsideruar provokim kete gjest uck?


    nejse, si qe te jete nuk tregon civilizim dhe respekt djegja e flamurit, cfaredolloj qofte.

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Normalisht qe flamuri nuk eshte dashur te perdoret pa u zyrtarizuar nga institucionet e Kosoves. Mirepo, kjo nuk eshte arsye per ta djegur ate. Edhe ai flamur eshte flamur shqiptar sikur ky kuqezi dhe qe eshte perdorur nga stergjysherit tane ndoshta edhe para ketij kuqezi qe kemi ne tani. Djegja e ketij flamuri eshte njelloj me djegjen e flamurit kuqezi qe e kemi tani.

    Pra, kjo nuk eshte dashur te ndodh ne asnje menyre. Shoqatat e luftes apo kushdo tjeter qe kane bere kete veper te pahijshme fare duhet qe te mos bejne gabime te tilla sikur qe edhe ata qe e kane vendosur kete flamur sot duhet qe te mos bejne gabime te tilla e te vendosin flamurin pa u zyrtarizuar nga institucionet.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #4
    pirg hologramesh Maska e Inteligjentja
    Anëtarësuar
    08-10-2005
    Vendndodhja
    Ne kontinentin e Kurrkundit
    Postime
    862
    Ky akt nuk mendoj se ka shume nevoje per komente. Fatkeqesisht une nuk jam shume e informuar per gjendjen aktuale ne Kosove por disa gjera kuptohen vete nga lajme te tilla. Pra, ashtu sic mendoja dhe une, qenkan te shumte shqiptaret e Dardanise qe nuk e aprovokan "flamurin e ri". Ndoshta nuk kane bere mire qe i kane djegur por..nqs kshu ja ka ndjere zemra...!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Citim Postuar më parë nga dodoni
    Normalisht qe flamuri nuk eshte dashur te perdoret pa u zyrtarizuar nga institucionet e Kosoves. Mirepo, kjo nuk eshte arsye per ta djegur ate. Edhe ai flamur eshte flamur shqiptar sikur ky kuqezi dhe qe eshte perdorur nga stergjysherit tane ndoshta edhe para ketij kuqezi qe kemi ne tani. Djegja e ketij flamuri eshte njelloj me djegjen e flamurit kuqezi qe e kemi tani.

    Pra, kjo nuk eshte dashur te ndodh ne asnje menyre. Shoqatat e luftes apo kushdo tjeter qe kane bere kete veper te pahijshme fare duhet qe te mos bejne gabime te tilla sikur qe edhe ata qe e kane vendosur kete flamur sot duhet qe te mos bejne gabime te tilla e te vendosin flamurin pa u zyrtarizuar nga institucionet.
    Por,kush mund të më thotë se Flamuri Kombëtar (kuq e zi) është i zyrtarizuar ose është Flamur zyrtar i Kosovës!?
    Në Kosovë ka qenë i zyrtarizuar si Flamur i pakicës (kombësisë) shqiptare e që kjo pakicë me këtë Flamur indetifikohej me shtetin amë të Shqipërisë.
    A do të vazhdojmë që edhe më tutje të identifikohemi si pakicë kombëtare në Kosovë!?
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga dodoni
    Normalisht qe flamuri nuk eshte dashur te perdoret pa u zyrtarizuar nga institucionet e Kosoves. Mirepo, kjo nuk eshte arsye per ta djegur ate. Edhe ai flamur eshte flamur shqiptar sikur ky kuqezi dhe qe eshte perdorur nga stergjysherit tane ndoshta edhe para ketij kuqezi qe kemi ne tani. Djegja e ketij flamuri eshte njelloj me djegjen e flamurit kuqezi qe e kemi tani.

    Pra, kjo nuk eshte dashur te ndodh ne asnje menyre. Shoqatat e luftes apo kushdo tjeter qe kane bere kete veper te pahijshme fare duhet qe te mos bejne gabime te tilla sikur qe edhe ata qe e kane vendosur kete flamur sot duhet qe te mos bejne gabime te tilla e te vendosin flamurin pa u zyrtarizuar nga institucionet.
    Po Presidenti cka qenka per ty?
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga Inteligjentja
    Ky akt nuk mendoj se ka shume nevoje per komente. Fatkeqesisht une nuk jam shume e informuar per gjendjen aktuale ne Kosove por disa gjera kuptohen vete nga lajme te tilla. Pra, ashtu sic mendoja dhe une, qenkan te shumte shqiptaret e Dardanise qe nuk e aprovokan "flamurin e ri". Ndoshta nuk kane bere mire qe i kane djegur por..nqs kshu ja ka ndjere zemra...!
    Intelegjente.. he ty tu rrit intelegjenca...

    Flamuri i Dardanise eshte tashme i pranuar nga shumica e popullates. Edhe nese kerkohet ri-aprovim ne Parlament, apo edhe referendum, perseri do te pranohet si Flamur Shteteror i Dardanise...

    Keto Shoqatat Partizane te dalura nga Kruma, "Rogneri," Bllaca, Curihu, e Durresi tash e sa vite nuk kane djegur vetem Flamurin Shteteror te Dardanise, ata kane djegur edhe cdo perpjekje me interesa madhore Kombetare te Institucioneve te Kosoves (te dalura nga vullneti i lire i popullit).
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  8. #8
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar më parë nga Arb
    Po Presidenti cka qenka per ty?
    Presidenca eshte institucion ne vete por vendimi per simbolet duhet te merret te pakten edhe nga kuvendi nese jo edhe me referendum nga gjithe populli.

    Votimi ne kuvend i simboleve te propozuara nga presidenti Rugova mund te jete edhe vetem gje formale (edhe pse kjo nuk eshte e sigurte) por prape ne duhet respektuar institucionet tona me shume, pra te behet edhe ky formalitet para se te vihen flamujt neper qytetet e Kosoves. Keshtu pastaj, incidente si ky dje, do kete me pak shansa dhe mundesi te ndodhin sepse venia e flamujve do kishte fuqi ligjore me te madhe se qe ka tani dhe edhe mbeshtetje me te madhe ne popull nese kalohet.

    Ky eshte mendimi im.

    Tung
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 29-11-2005 më 04:48
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-07-2005
    Postime
    19
    Citim Postuar më parë nga Llapi
    dodoni
    bile ti mos e krahaso ate leck te velanis me Flamurin Tone Kombetar Kuq e Zi sepse je njohes i mier i situates te krijuar para dhe pas provokimit qe beri shtepija e zez ne velani qe e provokoi popullin dhe deshti ta fus ne nji rrug qe pasojat nuk do ti kishte dit as ai as te tjeret atyre qe i dogjen keto lecka te velanis famkeqe ju lumeshin duart dhe shume mier kane ber qe ju treguen se nuk do te munden te luejn me sikur ne kohen e serbis kur ishte zoti nr 2 ne kosove brahim-dinar-canceri e klika sllavo-komuniste e tij qe tani me te vertet i ka shqelmat e fundit por po kam frig se me pasoja tragjike do te ngordh ky gomar psikopat e tradhtar i poshter.

    More Dodoni,

    Cka mendon kur Kosova behet shtet i pamvarur edhe LDK e ka shumicen e popullates mas vete, edhe ky flamur te behet Flamur oficial i Kosoves.

    A nuk eshte marre per Oragnizatat e UCK qe me djeg nje flamur qe ndodhta neser mundet me kane shtretror!?
    A kane me respektu ne ate kohe apo kane mi kall prap!?
    Na nuk mundemi me pase si shtet flamur te njejte me Shqiperin.....
    Kjo osht marri qe e kane bo, ata jane njerez qe nuk logjikojne shume edhe po me vjen keq. Nuk po sillen si njerez te emancipum po si do rrugaq, a mos harro prezentojne vlerat e luftes.....MARRE
    Une se du Rugoven edhe jom kane pjesmarrs ne lufte.....ama po me vjen keq kush eshte ka i prezenton vlerat e luftes tem......

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Pershendetje te gjitheve!



    -A thue,pse keta "trima"kurr nuk dogjen flamurin e shkaut ?

    Po habitesh me mue pse e shtrova kete pyetje?
    -Paj,mbas gjithe asaj masakre e lufte me tortura me makabre te keti
    shekulli,do sihte e udhes te shprehej ,ndoshta,keshtu mllefi ndaj padrejtesis!?

    Ateher,pse:

    -Keta"trima" nuk mbushen rruget e Prishtines KURR,qe ne shenje proteste per
    bijte e bijat tona qe u zhduken nga preheri i nanes u thane e u prene diku ne serbi...
    ...i lane nenat te ulura ne trotuaret e Prishtines,vet,ne greve urije e askush
    nuk iu bashkua per tri dite e tri nete rreshte...

    -Keta"Trima"e "luftetar",e "patriota"KURR nuk mbushen rruget kur serbija
    kthente eshtrat e kosovareve ne thase plehu..muaj mbas muaji... vit mbas viti ...

    -Keta "veterana"nuk protestuan KURR kunder dhunes.

    Asnjeher.

    Po ju o "trima"simbolin e Dardanis,pse nuk e doni?

    Ta dini o "trima"se ju jeni marrija e popullit tone.
    Me nje veper si kjo,qe mbushi ekranet e botes
    u deshmuat se JU DJEGNI INSTITUCIONIN E KOSOVES.

    ..Me plote" leverdi"U DESHMUAT para botes se ne jemi te gatshem te "vetqeverisim"!


    TURP


    Mos harroni se:


    Kjo pamje,dje,ua hapi dyert nderkombetareve,(po edhe shkaut),qe neser
    ai te vendos vet se si do te duket flamuri i Kosoves.


    Shkaut i hapi rruge te kerkoj qe simboli i ti(cofte ndoshta ai edhe me 4 C-ja) te
    vendoset ne flamurin tone,(kushT ky qe U PROPOZUA nga lideri i tyre,Thaqi
    qe shkau te merr pjese ne shtetformimin e Kosoves,barazia dhe zyrtarizimi i dygjuhesis...e marifetlleqe te tjera.

    Mire.Ateher,le te dalin keta lapidara te trimnis dhe atdhetaris e le ti
    thone JO nderkombetareve e te djegin flamurin e tyre.

    Djegin simbolet e flamurit te Skenderbeu.
    Djegin emrin e tokes Dardane..
    Djegin institucionet tona...
    Djegin marsin e vitit 2004 qe na i mbylli syt para statusit...
    Djegin,vetem djegin........
    .
    Le te del dikush e te me thote se ketyre u bene zemra per ardhmerin e Kosoves?


    Bushtrat e malit.....
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 29-11-2005 më 06:30
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    bandat e thaqit vrasin djegin e perdhunojne si tash sa mot..

    populli po pret Pamvaresimin e kjo i egerson hajnat rogneriste.. se kjo Pamvaresi do te vije nen udheheqjen e Rugoves..

    digjni digjni se pun tjeter skeni..

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2005
    Postime
    359
    Djegja e flamurit identifikues momental te shtetit te Kosoves knaqe vec interesat serbe.

  13. #13

    Question Nje pyetje....

    Ma merr mendja qe Flamuri i SHtetit DARDAN ka me u miratu edhe me ligj, e PASTAJ CKA? A do te digjet vazhdimisht ky flamur a?!

    Kuku shqipe......
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Halili:Vendosjen e flamujve të Rugovës e kishte urdhëruar Sali Cacaj


    Prishtinë, 29 nëntor 2005 (Kosovapress) Time: 12 : 30

    Rrëfimi është ndryshe. Vendimi nuk ka qenë i kuvendeve komunale, mirëpo një gjë të tillë e ka kërkuar këshilltari politik i kryetarit Ibrahim Rugova, Sali Cacaj. “Cacaj më ka thirrur në telefon dhe më ka thënë që t’i marrim 200 flamuj të kryetarit dhe t’i vendosim në qytet,” ka thënë për “Ekspres”, të hënën, drejtori i Drejtorisë për Kulturë në KK të Prishtinës, Mustafë Halili.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  15. #15
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Citim Postuar më parë nga Zana e malit
    Kuku shqipe......
    Kaja nonen shqipe, cka u bo more Nin me keto kosovaret e sërbizuar, spo na lene rrehat edhe te jetojme te qete. Papapapa sa bejme nje hap perprara disa tjere me litare prej pas na terheqin.

    Po disa me duket se ende nuk e kane te qarte se Kosova kur te pavaresohet do kete flamur tjeter prej atij kombetar me shqiponjen me dy krena. Edhe ai sipas te gjitha gjasave do jete ky i Rugoves qe sot disa e djegin. Po cka do beni neser ore injorante, do digjni edhe neser apo neser do ikni ne cerdhet tua atje en Serbi se ketu s'keni vend.
    My silence doesn't mean I am gone!

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Lisi
    Anëtarësuar
    08-05-2002
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    45
    Përgjegjësinë për atë flamur duhet lënë atij që ka vendosur të vendoset ai flamur në sheshet e qytetit, e që në këtë rast nuk është presidenti, por kryetari i Komunës së Prishtinës, i cili paraqitet më i moderuar se edhe vetë Rugova (lexo: më katolik se papa)!
    Të paktën në një ditë aq të madhe si Dita e Flamurit (të kombit), nuk është dashur të vendoset dhe të barazohet ai flamur, që mund të mbetet vetëm një propozim dhe asgjë më shumë!
    Shumë keq, që shqiptari djeg simbolin e vet, por ligjërisht do të duhej gjykuar edhe ai që tha të vendoset një simbol i pamiratuar nga populli dhe legjislativi i Kosovës dhe së dyti edhe ata që shkelën të parët tanë me këtë akt makabër!

    Shnet' Lisi!

  17. #17
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Citim Postuar më parë nga Lisi
    (lexo: më katolik se papa)
    Mos e perzi fene me politiken zotrote, se shqiptari ku vjen puna e atdheut, per të feja e vetme eshte shqiptaria.

    Me mire te gjithe te gjykojme kete akt te shemtuar se sa te zihemi me njeri tjetrin se a paten te drejte apo jo.

    Ai qe ka venduar ato flamuj ne Prishtine eshte fundja kryetar i Kosoves, i zgjedhur nga vete populli dhe dikush te tallet me zgjedhjen e popullit nuk e lejojme kete.
    My silence doesn't mean I am gone!

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Djegia e flamurit të ardhshëm të Kosovës ishte nënçmim ndaj institucionit më të lartë shtetëror të Kosovës dhe nënçmim ndaj popullit të Kosovës

    29 nëntor 2995 /TN

    Nga A. Musliu

    Suedi, 28 nëntor 2005 - Djegia e flamurit të ardhshëm të Kosovës të propozuar nga Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, nga ana e shoqatave të formuara pas çlirimit të Kosovës, mu në festën e 28 Nëntorit, ishte nënçmim jo vetëm ndaj institucionit më të lartë shtetëror, por ishte nënçmim edhe ndaj popullit të Kosovës dhe votës së tyre të lirë me anë të së cilës edhe janë zgjedhur këto institucione.


    Ky akt i pandërgjegjshëm antiinstitucional dhe anti njohjes së pavarësisë së Kosovës nuk ishte gjë tjetër përveq një vazhdimsi e luftës së tyre kundër institucioneve legjitime të Kosovës. Ishte edhe një tentim i një anarkie dhe çrregullimi politik në Kosovë në një fazë shumë të rëndësishme për arritjen e qëllimit shekullor imperativ të shqiptarëve, njohjen e pavarësisë së Kosovës.

    Pse këto shoqata të formuara pas çlirimit të Kosovës të cilat vehten e quajnë "të dalura nga lufta" nuk protestuan kur komandantët e vetëshpallur të UÇK-së në bashkëpunim me SHIK-un ndaluan banorët e Mitrovicës të kthehen nëpër shtëpitë dhe banesat e tyre në pjesën ende ndër okupim të atijë qyteti, të cilët ngritën flamurin në lagjen periferike të Mitrovicës, Iliridën (ish-Tavnikun) e jo në qendër të qytetit. Ose, pse këto shoqata nuk protestuan kur u vranë shumë komandantë dhe luftëtarë e shumtë të UÇK-së të dalur nga institucionet legjitime të Republikës së Kosovës që nga fillimi i luftës çlirimtare e deri më tani.

    Së pari vritet në një atentat në Tiranë në vitin 1998 Ministri i Mbrojtjës së Republikës së Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqi. Gjatë luftës, me tradhti në një pritë afër fshatit Sumë duke u kthyer nga "Shtabi i Përgjithshëm" i UÇK-së ku edhe është grindur me drejtuesit e atijë shtabi lidhur me vizitën provokative të Jakup Krasniqit që i´a kishte bërë ditë më parë Shtabit të UÇK-së për Shalë të Bajgorës vritet komandanti i asajë zone Xhevat Jusufi. Grindja kishte të bëjë lidhur me kërkesën e Jakup Krasniqit që të hiqet fotografia e Presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova nga ai shtab, gjë që komandanti Xhevat Jusufi refuzoi kategorikisht.

    Supozohet se një tradhti e tillë u është kurdisur edhe oficerit profesionist Shemsi Ahmetit i njohur si komandant "Shemi" i fshatit Kodër të Mitrovicës, poashtu pas një grindjeje në shtabin e UÇK-së të Shalës së Bajgorës me disa "eprorë" të vetëemruar të UÇK-së, të cilët kishin ardhur që kinse të bëjnë "riorganizimin" e strukturës udhëheqëse të UÇK-së në atë zonë. Ai nuk u pajtua me atë që "Shtabi i Përgjithshëm" ta emërojë një gjysëmanalfabet si komandant të ri të asajë zone të UÇK-së.

    Rradha i erdhi zonës së Drenicës ku menjëherë pas luftës vritet njëri ndër komandantët e parë të UÇK-së në Drenicë, Haki Ymeri. U vra sepse antiinstitucionalistët donin që ti zhdukin të gjithë ata aktivistë të LDK-së nga Drenica, të cilët kishin organizuan luftën çlirimtare në atë zonë të UÇK-së. Tentim-vrasje u bë edhe ndaj pjestarëve të familjes Geci nga Llausha, të cilët ishin bashkëluftëtarë të komandantit legjendar Adem Jasharit qër nga fillimi.

    Terrori i "brigadave të kuqe" vazhdoi edhe në zonën e Prizrenit me vrasjen e eprorit të lartë të UÇK-së, Ekrem Rexhës i njohur si komandant "Drini". Pason, poashtu në mënyrë tinzare me vrasjen e deputetit të Parlamentit të Kosovës dhe ish-komandantit i UÇK-së për Rugovë të Pejës, Smajl Hajdaraj. Pas zgjedhjeve të dyta lokale ndodhi edhe vrasja e cila e tronditi tërë opinionin vendor dhe ndërkombëtarë, pra vrasja e kryetarit të KK të Therandës dhe ish-komandantit të UÇK-së, Ukë Bytyqit.

    Më 4 janar të vitit 2003 u vra eprori i lartë të UÇK-së dhe komandanti i zonës së Dukagjinit, Kolonel Tahir Zemaj. Kontributi i tij ishte i pakrahasueshëm në luftën çlirimtare. Ushtaraku profesionist i cili i shkaktoi humbje të mëdha okupatorit sërb, ku sidomos vlenë të përmendet "Beteja e Logjës". Vrasësit antiinstitucionalist e antikombëtarë në këtë rast nuk ia kursyen jetën as të birit të tij të vetëm 20-vjeçar, e as të kryetarit të FR të LDK-së për Deçan dhe ish-luftëtarit të UÇK-së, Hasan Zemajt.

    Poashtu është diskutabile vrasja e komandantëve të UÇK-së dhe heronjëve të Kosovës, të cilët hapën me luftë të madhërishme kufirin Shqipëri – Kosovë, Sali Çekaj dhe Agim Ramadani, të cilët u qëlluan me plumba pas shpine.

    Këtu janë përfshirë vetëm komandantët e UÇK-së, përndryshe vrasjet e ushtarëve të cilët kanë shërbyer nën komandën e komandantëve të lartëpërmendur, janë të shumta. Të mos harrohet edhe vrasja makabre në një pritë e ish-luftëtarëve të UÇK-së në Drenicë të Besim Dajakut dhe Bekim Kastratit, ku u plagua edhe Gani Geci. Të mos harrohet as vrasja e pilotes së parë ushtarake femër në teritorin e Ballkanit dhe ish-luftëtares së UÇK-së, Sebahate Tolajt.

    Vrasje këto të cilat kryesisht ndodhën pas çlirimit të Kosovës, as nuk u dënuan, e as që kanë lëshuar një zë të vetëm kundër këtyre vrasjeve shoqatat të cilat thonë se i përfaqësojnë veteranët dhe ish-pjestarët e UÇK-së. Mirëpo kur duhet të pengohet procesi i pavarësisë së Kosovës duke tentuar që Kosovën ta shëndërrojnë në një anarki, apo ta kallin flamurin e ardhshëm të Kosovës në të njejtën mënyrë sikurse edhe Jihadi, Hizbollahi dhe Al-Qaida që kallin flamurin e SHBA-ve, këta "komandantë të Bllacës" - siq i quante ish-kryeministri Haradinaj - janë të parët ta bëjnë.

    Ja pra, të gjithë këta komandantë dhe luftëtarë të UÇK-së të dalë nga institucionet legjitime të Republikës së Kosovës, të cilët ideal kishin Kosovën e lirë dhe të cilët ishin të gatshëm që ç´do gjë të japin për çlirimin e Kosovës, u vranë nga shqipfolësit, nga ata të cilët u futën në luftë me hile me qëllim që të luftonin kundër institucioneve legjitime të Republikës së Kosovës dhe kundër atyre që luftonin kundër okupatorit serb. Me tjera fjalë, ata u futën në luftë vetëm e vetëm që ta shantazhojnë luftën çlirimtare të organizuar nga institucionet legjitime të Republikës së Kosovës në krye me arkitektin e Pavarësisë së Kosovës, Presidentin Rugova.

    Cili ishte qëllimi i vrasjeve të këtyre komandantëve të UÇK-së gati nga të gjitha zonat e Kosovës? Qëllimi është mëse i qartë! Që në zonat e TMK-së (e cila pritet të jetë ushtri e ardhshme e shtetit të Kosovës) t´i vendosin "marionetat" e tyre gjysëmanalfabetë të ashtuquajtur "gjeneralë" me qëllim që ajo ushtri të jetë krejtësisht e orientuar politikisht, që një ditë, partitë e caktuara politike të kenë mbështetjen e plotë të ushtrisë për marrjen eventuale të pushtetit me dhunë, sepse pionjerët e "Xhaxhit Enver" e kanë mëse të pjekur në kokë se "pushteti vie nga gryka e pushkës". Këtë nuk po e them rastësisht! Nga këto vrasje të shumta vetëm dy janë zbardhur ku dorasit janë të zbuluar dhe vuajnë dënimin e merituar. Është pra vrasja e Ekrem Rexhës, komandant "Drinit" dhe vrasja e kryetarit të KK të Therandës, Ukë Bytyqit, ku në të dyja vrasjet dorasit e dënuar (jo rastësisht) ishin eprorë dhe pjestarë të TMK-së.

    Protestat e 28 Nëntorit të shoqatave të formuara pas çlirimit të Kosovës, të cilat veprojnë si militantë të partive të caktuara politike u organizuan për të kërkuar lirimin e tre të akuzuarve për vrasje dhe maltretime të shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë, prej të cilëve shumica ishin aktivistë të LDK-së. Kërkonin lirimin e "Çelikut". Të rikujtohet se ky pseudonim rrjedhë nga lufta bolshevike ruse, ku Iosif Vissarinoviq Zhugasjvili mori pseudonimin "Stalin" që në përkthim nga rusishtja do të thotë "Çelik".

    Këto shoqata dhe këta njerëz që i drejtojnë ato, si dhe ata të cilët marshojnë bashkë me ta, janë njerëz që as nuk respektojnë popullin e Kosovës, as votën e tyre të lirë, as institucionet e Kosovës e asgjë demokratike e properëndimore. Falë zotit që janë një numër shumë i vogël i tyre dhe që truri i tyre nuk ka kapacitet më të madhë sesa të djegin, shkatërrojnë dhe bërtasin. Truri i tyre nuk mund të logjikojë se nuk mund të jenë dy shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara me simbole dhe hymn të njejtë kombëtarë.

    Kuvendi i Kosovës duhet sa më shpejtë që ta miratojë një ligj për flamurin dhe simbolet e Kosovës. Një ligj në bazë të së cilës mund të ndëshkohen ata persona të cilët nuk ia bëjnë nderimin e duhur flamurit dhe simboleve kombëtare e shtetërore të Kosovës.

    Ky flamur që u kall sot në qendër të Prishtinës nga antiinstitucionalistët nuk është vetëm flamur i një institucioni, por është dhe do të jetë flamuri i shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës që do të valojë në ç´do institucion dhe objekt të teritorit të Dardanisë së vjetër. Ndërsa, Presidenti Rugova është ai i cili e filloi dhe i cili do ta mbarojë procesin e pavarësisë së Kosovës dhe këtë askush nuk do të mund ta ndalë.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Citim Postuar më parë nga Lisi
    Përgjegjësinë për atë flamur duhet lënë atij që ka vendosur të vendoset ai flamur në sheshet e qytetit, e që në këtë rast nuk është presidenti, por kryetari i Komunës së Prishtinës, i cili paraqitet më i moderuar se edhe vetë Rugova (lexo: më katolik se papa)!
    Të paktën në një ditë aq të madhe si Dita e Flamurit (të kombit), nuk është dashur të vendoset dhe të barazohet ai flamur, që mund të mbetet vetëm një propozim dhe asgjë më shumë!
    Shumë keq, që shqiptari djeg simbolin e vet, por ligjërisht do të duhej gjykuar edhe ai që tha të vendoset një simbol i pamiratuar nga populli dhe legjislativi i Kosovës dhe së dyti edhe ata që shkelën të parët tanë me këtë akt makabër!

    Shnet' Lisi!

    Lisi


    Per festat kombetare ne shtete demokratike nxirren "flamuj e flamuj".
    Kjo do te thote se secili ka te drejte te nxjerre flamurin e regjionit/shtetit,ate kombetare,
    mandej ate te qytetit .komunes,partis,te firmes-qebesa,etj,etj.
    Nqs kjo eshte dite feste,ateher secili meriton te valoj lirshem.

    Mirepo jo.
    Egersirat kenaqen ti ushqejne shkaun dhe sorollakun e tyre.

    E neser,do te bindeni edhe vet si do te struken kur flamurit te Kosoves
    do ti shtojne simbole shkijenije dhe do ta pranojne pa ba za.

    Le te ngritet ateher dikush ,nga keta ""trimat"e te thot:
    -Jo nuk e dua AS kete flamur!?Larg cofte,me ia vu flaken...

    Edhe Lisi,mos te harroj edhe dicka,te shtoj aty ne fjalin tende te fundit:
    Ligjerishte,ashtu sic thue ti,na u dashka te gjykohet edhe
    ai qe ngritka flamurin e kombit shqiptare!
    As ai nuk eshte legjitim ne Kosove!
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 29-11-2005 më 09:42
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  20. #20
    profesionisti Maska e I-amëshuar
    Anëtarësuar
    03-01-2005
    Vendndodhja
    www.proletari.com
    Postime
    211
    Citim Postuar më parë nga Llapi
    dodoni
    bile ti mos e krahaso ate leck te velanis me Flamurin Tone Kombetar Kuq e Zi sepse je njohes i mier i situates te krijuar para dhe pas provokimit qe beri shtepija e zez ne velani qe e provokoi popullin dhe deshti ta fus ne nji rrug qe pasojat nuk do ti kishte dit as ai as te tjeret atyre qe i dogjen keto lecka te velanis famkeqe ju lumeshin duart dhe shume mier kane ber qe ju treguen se nuk do te munden te luejn me sikur ne kohen e serbis kur ishte zoti nr 2 ne kosove brahim-dinar-canceri e klika sllavo-komuniste e tij qe tani me te vertet i ka shqelmat e fundit por po kam frig se me pasoja tragjike do te ngordh ky gomar psikopat e tradhtar i poshter.
    Pershendetje nismetarit te temes informative dhe qe me ka prekur shume ky lajm si shqiptar me gjak te paster shqiptari.
    Llapi dua tju citoj sepse ti me mendimin tend konfirmon dhe nje here qe ne mesin tone ndodhen akoma therrime percarese te UDB-se plake.
    Flamuri eshte prezantimi i nje populli dhe nuk eshte vetem nje lecke.
    Flamuri shqiptar kuq e zi ju ne kosove nuk mund ta perdorni neper institucionet provizore te shtetit shqiptar dardanas Kosove.
    Per shpjegimin e kesaj ti dhe ato "trimat" e "pseudo luftetaret" duhet te uleni dhe te mesoni me vemendje te madhe historine e popullit shqiptar dhe ate dardanas sepse jo vetem nuk e dini por ne disa raste pohoni historine qe ju ka ba me zor serbi me e mesu qe "shqiptaret e kosoves jane te gjithe te ardhur nga shqiperia" dhe jua ka fshi dhe djeg punen e madhe e Pjeter Boddanit priftit patriot qe hapi shkollen e pare shqipe ne kosove po ashtu gjakun e derdhur te Isa Boletinit,Shote e Azem Galices e shume e shume heronj qe jo vetem ka dhuru jeten per dardanin por kane qene te bashkuar ne nje grusht pa dallim ngjyrash partiake apo feve.
    Ato "trimat" qe kerkojne te nxjerret projekligj per Adem Jasharin te hapin pak historine dhe te shohin qe para ketij kush ka derdh gjakun e paster shqiptar per ata troje qe ti dhe shoket e tu sot te flitni shqip e jo serbisht.

    C'jane keto akte vandaliste qe dojne te prishin imazhin e nje kosove ne prag te ringjalljes dardane?
    Ky akt deshmoj dhe njehere se ne kosove mshehen agjenta qe marrin rrogen akoma nga UDB-ja plake per pengimin e procesit delikat te ndertimit te nje shteti qe me shekuj serb dhe turq kane dashur ta fshijne nga historia e asaj toke te lare me gjak per vatanin e kulturen e nje populli te lashte dhe krenar Dardan.

    Flamuri kuq e zi tashme i perket vetem Shqiperis dhe jo Kosoves deri sa te arrijne dita e madhe e ribashkimit te tokave shqiptare ne nje te vetme Shqiperi e bashkuar e deri atehere ju ne kosove duhet te keni nderin dhe krenarin qe simboli i shtetit Kosove te jete flamuri largpames Dardan.
    Me me pergjegjesi kur te flitni sepse po beheni ushqim per ujqerit serb qe presin me padurim gabimet gjaknxehta per nje cope pushtet.
    DASHURIA ËSHTË MISTERI IMAGJINAR I SHPRESËS QË BËN TË JETOJË SHPIRTI NË PAQE DHE LIRI.
    THJESHTËSIA DHE SINCERITETI JANË DHURATA QË ZOTI KA DHURUAR ME LINDJEN. POR TË REZISTOSH TI MBASH ATO ËSHTË MREKULLI VUAJTËSE QË TË BËN TË JETOSH ME DINJITET(shkruar nga unë)

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  2. D'Alema per Kosoven
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-01-2006, 08:43
  3. “MAVI” grisi flamujt maqedonas
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-11-2005, 18:19
  4. Raporti i Kai Aides për Kosovën në OKB
    Nga Harudi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-10-2005, 17:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •