Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 47
  1. #1
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    05-09-2002
    Vendndodhja
    Fshati Henas i Mallakastres
    Postime
    40
    Per mua PS sot shfaqet te jete nje nga forcat politike me te arrira ne shqiperi. Dhe kjo padyshim eshte merita e Nanos.
    Me nje mjeshteri te vecante Nano e ka kthyer PS ne nje parti gjithperfshirese te spektrit te majte. Aty e gjejne veten te perfaqesuar dhe te perfshire qe nga konservatoret e se majtes e deri tek me liberalet. Te gjithe keta mjaft te kenaqur nga trajtimi qe i behet mendimit alternativ te tyre ne parti. Nano me pak fjale i ka kenaqur te gjithe te majtet dhe i ka organizuar ata ne nje parti me nje harmoni tolerance dhe liberalizem te persosur.
    Dhe ky fenomen ndodh me cdo parti ne boten perendimore.

    Fakti qe sot ne PS ka divergjenca nuk tregon se kjo parti eshte ne pike te hallit, perkundrazi tregon integrim, demokratizim, diversitet, modernizim etj etj cilesi keto te subjekteve politike ne boten perendimore. Ndryshe nga PD qe ngriti brenda saj kultin e njeshit si dikur PPSH, ku thuhej behej dhe mendohej vetem si deshte bossi, PS eshte totalisht e hapur per debat dhe polemika ndaj cdo mendimi alternativ, qofte ky edhe i kundert me Nanon. Ndryshe nga PD qe perjashtoi nga partia, rrahu e persekutoi si mundi ata qe nuk menduan si Sala, si dikur PPSH, PS dhe Nano i afron ata ne qeverisje, i ben ministra e u jep te gjitha mundesite brenda dhe jashte partise qe ata te funksionojne normalisht.

    Ndryshe nga PD qe aplikon politiken e urrjetjes merise dhe larjes se hesapeve, qe kekron te vari pushtetaret, qe mallkon kundershtaret politik si tradhetare, armiq, sabotatore ,serb apo greke, qe i perjashtoi keta te fundit nga cdo pjesmarrje ne shoqerine shqiptare, si dikur PPSH, PS sot ben pikerisht te kunderten. Nano del perpara elektoratit dhe u thote njerezve se ai eshte sot perpara tyre qe Berisha te mos shkoje ne Bence. Ai propagandon politikien e gjithpjesmarrjes dhe te gjithperfshirjes. Nano nuk dergon horrat te rrahin, thyejne brinje e dhemballe, terheqin zvarre nga floket kundershtaret politike. Nano nuk e fut Saliun ne burg perkundrazi ulet me ate ne tryezen e rrumbullaket, shtrengon duart me te, apo e fton ne debate televizive, gjera keto qe gjate 92-97 as qe mund te mendoheshin ne shqiperi. Nano ka bere nje shperndarje mjaft te mire te pushteteve ne shqiperi duke perfshire edhe opoziten ne te. Sot opozita ne shqiperi kontrollon 3 pozicione kyce te pushtetit, Presidentin, Kryeprokurorin, dhe kontrollin e shtetit.

    Nano i ka treguar botes se ne Shqiperi politika ka shprese. Se ne nuk jemi popull barbare qe dime vetem te burgosim,shajme mallkojme, rrihemi e vritemi me njeri tjetrin, por qe dime edhe te beme kompromise apo te arrijme ne marrveshje, qe te bashkjetojme edhe kur kemi divergjenca. Nano i tregoi botes se ne pushtetaret nuk jane me njerez qe nuk zbresin nga kali pa plumb, perkundrazi, sot ata i njohin shume mire limitet e pushtetit qe gezojne. Sot ata e sakrifikojne kete pushtet per te ndertuar shtet e konsoliduar shtet, ashtu si vete Nano ka bere disa here.
    Ja pse PS eshte sot per sot e vetmja parti qe zoteron nje ndergjegje te larte politike, qe ka arritur te ruaj ekulibret, harmonine dhe tolerancen e brendshme teper kenaqshem dhe qe ne fund te fundit eshte nje parti e cila kurre dhe asnjehere nuk e katandis kete popull ne nje 97 sic PD e Saliu e provoi te arritshme.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Postime
    80

    Pershendetje shoku Taras

    Pershendetje shoku Taras dhe mirese erdhe ne Forumin Shqiptar se dhe ti i duheshe ketij forumi. Tani per temen.
    Eshte e vertete se Nano ka arritur te kete unitet ne partine e tij por sukseset e tij duken dhe nuk ka nevoje te na i permendi shoku Taras. Me 1997 ai dhe bandat e tij vrane e prene shqiptar te pafajshem, oficere dhe punonjes te SHIK-ut, iu kundervune rendit kushtetues dhe per kete historia dhe populli shqiptar do ti gjykoje. Nano ishte ai qe premtoi kthimin e parave qe miqte e tij ish-sigurimsa i vodhen popullit. A i ktheu ato para???? Eshte Nano qe ka siguruar unitetin ne PPSH apo siē quhet tani PSSH por jo per te miren e "demokracise"(?!) ne Shqiperi por per hire te ruajtjes se pronave te fituar nga vjelja e posteve. Ai eshte mjeshter i koniukturave dhe ti shoku Taras e di mire se ai krijoi levizjen "katarsis" dhe shau nga te kater anet gjer sa arriti aty ku i duhet por pas saj ai heshti. Pse ????? Sepse aq kishte nevoje.
    Shoku Taras thote se Tosi nuk e ēoi Salen ne Benēe... Po eshte e vertete por nuk e ēoi, por se nuk deshi apo se nuk mundi?!
    Shoku Taras kritikon Salen por Sala nuk eshte shenjtor ka dhe gabime, por ai nuk eshte Nano, te pakten ka nje familje....
    Keshtu do vazhdonim edhe me. Por kujt ti mbushim mendjen shokut Taras?....
    Koministet nuk dorezohen (hollohen...) thuhej njehere e nje kohe... dmth ata ngelen po ata. E pra ēojeni kauzen perpara...
    Rycki
    O moj Shqypni e mjera Shqypni....
    Ti ke pas kenė njė zonjė e randė,
    Burrat e dheut tė thirrsin NANĖ
    Vaso Pasha

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    05-09-2002
    Vendndodhja
    Fshati Henas i Mallakastres
    Postime
    40
    Po o Ricky po, Fluturon fluturon.

    Dmth Nano e dogji shqiperine nga burgu?! Cudi une mendova se 70% e shqiptareve humben pothuajse te gjitha kursimet e tyre e bile edhe ato pak gjera qe siguruan nga komunizmi, si psh shtepite.
    Me sa degjova une keto ua vodhen hajdutet publike qe PD e Saliu i quanin "Gjigande ekonomike" dhe qe figuronin ne te kater cepat e posteve te kandidateve te PD per zgjedhjet vjedhura te 96. Te vjedhura jo se them une po se asnje qeveri nuk i njohu e nuk e uroi Salen e PD per ato. Asnje telegram urimi.
    Dmth persekutimi i opozites, rrahja e kundershtareve politike, djegia e gazetave, vjedhja e votave, si dhe renimi total ekonomik qe iu be individit shqiptar, nuk qenkan shkaqe te mjaftushme per ty per nje revolte. Ashtu ne fakt ska se si.

    Shqiptareve si popull u duhet mohuar tashme edhe privilegji elementar i reagimit per vetmbrojte. Edhe e drejta baze pra e revoltes apo protestes kunder abuzimeve edhe kur ato i lene shqiptaret te mjeruar me gisht ne goje si ne 97. Jo, ne nuk mund tia bejme ate Sali trimit se e deshem shume. Ne nuk mund te ngriheshim ne revolta apo protesta.... ne duhet te jemi pak si kope delesh qe bindemi e pranojne cte na japin. Edhe pse kete e beme per 50 vjet, nuk protestuam nuk luftuam kunder abuzimeve dhe e pame si mbaruam. 50 vjet skllaveri nuk duhet te na mesoje asgje per kete........Keshtu qe me siguri e beri Nano pra nga Benca.

    Sigurisht duhet bere fajtor Nano se nuk iu ktheu parate. Po he na i thuaj ti qetesohej ai popull pa i premtuar parate?? PSe nuk ia kerkove zotrote PD "Cekun e Bardhe" mbas 92??
    A nuk ishte pikerisht ky nje premtim qe ata deshen te degjonin nga Nano?

    Nano vertet nuk i ktheu parate, po askush nuk mund ta bente kete se parate i kishte marre lumi me kohe. Nano u ktheu shqiptareve normalitetin, qetesine, harmonine, rendin, jeten pa krisma kallashnikovesh, ndertoi shtetin qe e mori pa asnje polic, pa asnje ushtar , hetues apo gjykates. Nano eshte imoral, i paskrupullt, hileqar, tinzar, kopil etj etj po keto jane karakteristikat e nje politikani sot. Klintoni ishte i tille e sa e sa te tjere. Nqs nje lider nuk rregullon veten as mos pretendo te te rregulloi ty. Eshte naive dhe qesharake te kerkosh sot nje politikan me morale te larta, morale qe nuk kane asnje lidhje me aftesine e tij per sukses.
    Eshte e qarte qe kur nuk di ku ta kritikosh Nanon per ceshtjet me te rendesishme sic jane politikat e tij socialo-ekonomike, fillon e ligjeron per fustanin e gruas apo per krevatin dopjo te tij. Apo e akuzon per armik, serb apo grek. Kjo ne amerike quhet "Low blow" apo "Cheap shot". Nano sot ka arritur objektivat me emergjente e me madhore te politikes ne shqiperi. Pra te qetesoje dhe te ruaje ekulibrin dhe harmonine me te larte ne shoqerine shqiptare dhe politiken shqiptare e ti thua se ai na e paska bere per interesat e tij materiale?? E po pastaj?? Pse ckerkon ti , qe ta beje per shpirt te nenes?? Pse nuk e beri edhe Sala per interes materiale po na la te vriteshim e te shkateroheshim si ne mesjete??
    Politika vet eshte e tille, kerkon ta dredhesh, ta luash, te genjesh, te jesh i ashper ku duhet i bute ku duhet, te lepihesh ku duhet e te urdherosh ku duhet. Dhe Nano e ben kete shume mire.

    Nanon e kane zili e inat per keto gjera, se turma kerkon te shikoje politikane babaxhane, e te ndershem, qe u flasin per idealizem e aspirata boshe, politikane me morale qe tu kenaqi shpirtin edhe pse i cojne ne prag te luftes civile, e edhe pse rreth tyre krijojne nje sistem te tille qe e mjeron kete popull 10 here me shume, si ne 97. Kur do ta kuptoni se pa vjedhur e pasuruar veten me pare nuk ke pushtet, nuk i jep dot askujt e nuk rregullon asgje. Hajduteria e korrupsioni gjithmone ka per te ekzistuar por tashme ajo behet nga njerez qe dine ta kontrollojne e ti njohin asaj fundin. Qe nuk e lejojne ate ti vjedhi qytetarit te thjeshte edhe qindarken e fundit sic beri Sala. Shembull perfekt eshte Rama qe edhe pse i perfolur per korrupsion ka punuar dhe ka realizuar shume plane per Tiranen, e ne krahasim me te meparshmit qe sbenin gje fare eshte si nata me diten.


    E si perfundim o Ricko ..... I am sorry but you do need to get a life. Jo per gje por duhet te te kete rene ne vesh se keto sarkazmat me shoku jane bere pak boze. Une po deshe te le ty te fluturosh po me vjen keq per preshin se kemi 10 vjet qe e importojme.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Postime
    80
    Shoku Taras, me vjene keq qe ti nuk pranon te te thuhet shoku Taras por ne te kemi folur per 50 vjete me kete emer dhe tash qe na u afrove ne forum na u duk nder....
    Sa per sofizmat e mesiperme mbaji per vete dhe beji leksione ndonjerit aty ne USA. Gjergj Mehmeti dhe te tjere nuk i paten borxh kujt me 1997. Dhe duhet te dish nje gje qe ndonese ti je diplomuar ne shkollen e Nanos (ndoshta ti ligjeron dhe per qejf...) prap ti nuk na mbush dot mendjen qe shefi yt ka arritur rezultate se ato flasin vete. Sa per ate qe duhet te jesh kopil, kurvar, ar, ar, etj eshte e vertet dhe te gjitha i permbledhim ne nje fjale duhet te jesh komunist ose Taras, ose dhe Malo ( se mund te kujtosh se e kam me ty...se Taras ose Tarrasi ishte ai "kungulli i madh...) qe te besh karrier dhe te kesh "sukses" ne Shqiperi.
    Nano yt e quan merit drejtimin e PKSH nga burgu. Pra paska drejtuar nga andej. Po zjarrin nuk ia vuri Shqiperise nga andej....
    Ke te drejte qe na flete per skllaverine 50-vjeēare por ne mesazhin tend te pare na mburre pikerishte shkaktaren e skllaverise 50-vjeēare;PPSH. Zaten ju komunistet ēfare thoni sot nuk thoni neser. Pasi nuk u eci me komunizmin na dolet flamurtaret e demokracise socialiste....Ha ha ha...
    Nejse te uroj ta vazhdosh veprimtarine tende ne dobi te sat eme (PSSH) ne zemer te imperializmit aty ne USA.
    Rycki
    PS I don't speak English like you !!!!!!!!!
    O moj Shqypni e mjera Shqypni....
    Ti ke pas kenė njė zonjė e randė,
    Burrat e dheut tė thirrsin NANĖ
    Vaso Pasha

  5. #5
    alvi
    i/e ftuar
    Ej o Rycki, me fal qe po ju nderhyj po ky debat pak si i njeanshem, dhe po fitohet nga Tarasi, i cili jep argumenta ndersa ti vetem mundohesh te tregohesh ironik dhe ofendues. Ai po te jep te zezen mbi te bardhe, ndersa ti i kundervihesh me ca imagjinata prej Don Kishoti. DHe vertete ju simpatizantet e Sales, mjaft e permendet ate PPSh sikur doktori te kishte qene nai fare disidenti a kundeshtar i saj. Te dy, jane pjella te PPSh po njeri diti te evolohet ne nje politikan modern, tjetri ngeli ne stadin e udheheqesve te levizjeve studentore, dhe vendnumero.
    Edhe mo e shaj kot dynjon, dhe me verte ajo sarkazma e shokut Taras eshte bere boze.
    Tani mund te me kthehesh dhe mua, po une me shume do te doja te shihja a do gjeje ti ndonje argument me vlere ti kundervihesh Tarasit.
    Pac fat, Alvi!

  6. #6
    alvi
    i/e ftuar
    O Taras, bravo !
    Kjo eshte analiza me gjakftohete dhe komplete qe kam lexuar per Nanon.
    Shih mos na japesh ndonje te tille dhe per Saliun, po pa pasione ama.
    Respektin tim e ke fituar already.
    Pershendetje, Alvi!

  7. #7
    alvi
    i/e ftuar
    Persa na perket ne Shqiptaro-Amerikaneve, ne ti rrime menderes persiper se populli ne Shqiperi ka folur, na pelqen apo s'na pelqen neve. Ata e dine se me ke kane te bejne, ne e duam Shqiperine vetem per pushime, ata jetojne cdo dite me zgjedhjet e tyre.

  8. #8
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    05-09-2002
    Vendndodhja
    Fshati Henas i Mallakastres
    Postime
    40
    I dashur

    Une nuk kisha asnje interes te debatoja per ty por vetem per temen. Shpresova qe ti te beje te njejten gje dhe te debatoje per temen e jo per mua. Nqs ti kujton se je e do me shume demokracine se te tjeret dhe se je njeri me i sukseshem ne kapitalizem se te tjeret une ate preshin do ta zevendesoja me nje tra.

    As policet e Shkodres nuk ia kishin per borxh Shkodraneve kur ata dogjen komitetin pluralist te rrethit dhe sulmuan per ti eleminuar ata edhe pse ne Shkoder fitoi PD. Apo ata jane te vjerres.
    Tjeter. Kush kujton se jane sot kapitalistet me te suksesshem ne Shqiperi? Nqs nuk e di ta them une. Ish-komunistet e djeshem qofshin keta te majte apo te djathte sot. Koco Kokedhima i pari, nga te paret antare te PD dhe ish-sekretar i PPSH per rinine e Fierit.

    Sic mund ta kuptosh klasa e masterave dje eshte po klase masterash sot. Te vjen pak inat por ske cti besh.

    Por me sa shof une ju qe jetoni per hir te anti-Enverizmit ju jeni me te interesuar qe Enveri te pretendoje nje vend te konsiderueshem ne histori. Ndryshe ju nuk keni asnje subjekt apo sfide mbi te cilin mund te referoni apo justifikoni ekzistencen tuaj. Pa nje reference tek ai ju nuk keni kuptim, as forme e as trajte. Cfare do ishit ju sot sikur Enveri te mos kishte bere gabime dje?? Si do ta justifikonit ju falimentimin tuaj ne jete?? Ne fakt ju jeni ata qe cdo gje sot duhet ta beni me nje reference tek e djeshmja apo tek ajo qe nuk u be mire. Ju nuk mund te shikoni larg e ta krahasoni veten apo te synoni nivelet me te larta sot se aty jeni inferiore, por kundrejt Enverit ju keni nje vend ne debat. KEshtu i dashur, do kalojne vite, e do kalojne dekada e ju akoma do tju gjejne si puna e Tares; duke germuar per "qenin e ngordhur".

    Per ate punen e anglishtes mos u merzit. Askush nuk mesoi anglisht 30 vjet ne burgjet apo kampet e ENverit, e ti nuk ben perjashtim.

    Tarasi

  9. #9
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    O na erdhi dhe tarasi ne forum dhe po na kenaq me argumentime te shkelqyera.

    Te falenderoj dhe te mbeshtes plotesisht Fatos Nano eshte gjeniu shqiptar qe kryeqytetin e Kosoves e ka percaktuar ashtu sic pat dhene urdher tarasi i vertete, Beogradin.

    Keto kohet e fundit jane shtuar shume taraset ne forum dhe une jam i lumtur.

    O te djathte a po kuptoni apo dru me pre!

    Ka qene ne forum nje fare "shqiptari" qe pohonte opozita eshte ne pushtet, ka kohe qe nuk e shof.

    Mi beni te fala gjeniut Nano e kujtoni fjalet e Brahos se ca u be me ate shtypjen e atij plakut me makine.

    Taras te lutem shkruaj sa me gjere per gjeniun nano qe keta te djathtet te kuptojne naj gje.

    Se harrova:

    Na ishte nje here nje gjeni qe premtoi vlonjateve dhe shqiptareve se mbasi i pime gjakun oficereve te Berishes dhe mbasi Berishen ta fusim ne burg di t“ju kthej parate.

    Ky gjeni eshte bere per vete milioner dhe vlonjatet e shqiptaret po notojne ne para.

    Rrofte tarasi!

    PS

    Sa mire qe bere qe na kujtove se Shkodranet dogjen Shkodren.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Cdo njeri flet aq sa di dhe si eshte edukuar!
    Keshtu ndodh dhe per te mjerin Taras.Pa ironi thashe "te mjerin".Duhet meshiruar dhe jo te sulmohet kush eshte rritur mes genjeshtres e injorances.
    A ka me mjerim se fjalet e tija:"Askush nuk mesoi anglisht 30 vjet ne burgjet apo kampet e ENverit"?
    Ku ta dije i mjeri se perkthyesit me te mire qe nga latinishtja e greqishtja e vjeter e deri te gjuhet moderne ishin ato qe u dergjen burgjeve te diktatues?"Heronjte" e tij te istitutit te m-l s'ishin ne gjendje as te perkthenin veprat e E.Hoxhes!
    Ku ta dije i mjeri se ato qe nderuan kombin tone ne cdo fushe ishin ato qe u pushkatuan apo dergjen ne kampe perqendrimi?Per njerez si Tarasi kultura fillon te Lenka e mbaron te "Tarasi,ai i verteti"?
    Per kulturen keni bere mjaft!E tregojne intelektualet e pushkatuar,por valle dhe te qenit te komunisteve biznesmene sot eshte sukses?Apo imoralitet?Si ka mundesi qe ato qe vrane e prene per barazi e kunder prones private,me tu kthyer faqja u bene idhtare te kapitalizmit?A ishin te poshter dje apo jane te poshter sot?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shkodra13 : 06-09-2002 mė 10:05

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Postime
    80

    Alvi apo Taras ?????

    Me Alvin kam mbaruar pune sepse eshte ende ne stadin e mesimit te shqipes. Ai as vete nuk e di se ēfare llomotit. Perfundimisht Fale zot se s'di se ē'thote...
    Sa per Tarasi, te gjitha ia kuptova bile dhe ate teorine e klases por po i kujtoj nje gje se jo ata qe kane pushtetin ekonomik sot ( jo te gjithe sigurisht se ka dhe shqiptar te vertet qe kane arritur te bejne pasuri) jane ajka e Shqiperise. Perkundrazi.
    Ti Taras dhe ti Alvi jeni klasa harbute qe babai juaj shiprteror Taras dobiēi ( ai i verteti, dobiēi i Gjirokastres) ju ngriti dhe ju mori nga kasollet dhe nga ēobane u beri ministra. Ju kujtuat se kjo ju ndryshoi klasen. Sot ju jeni po ata, harbutet e Shqiperise dhe me ju Shqiperia as ka perparuar as do perparoj Bile Taras kujton se eshte ne pushtet !!!!! Taras ty te kane dhene buke, mbase edhe te lyer me gjalp se ke qene doganier( !!!!) dhe te kane nisur te lehesh ne USA.
    Por me sa shof une ju qe jetoni per hir te anti-Enverizmit ju jeni me te interesuar qe Enveri te pretendoje nje vend te konsiderueshem ne histori. Ndryshe ju nuk keni asnje subjekt apo sfide mbi te cilin mund te referoni apo justifikoni ekzistencen tuaj. Pa nje reference tek ai ju nuk keni kuptim, as forme e as trajte. Cfare do ishit ju sot sikur Enveri te mos kishte bere gabime dje?? Si do ta justifikonit ju falimentimin tuaj ne jete?? Ne fakt ju jeni ata qe cdo gje sot duhet ta beni me nje reference tek e djeshmja apo tek ajo qe nuk u be mire.
    Ti jo vetem nuk me njeh por je i dobet ne argumet. Ti kujtoj se je ne USA dhe ne te tjeret te flasim nga Ballshi???? Sa per dijeni ti e pe Aemriken tash se fundi. Sa per histori kur gjyshi yt punonte tokat e gjyshit tim, ky i fundit kuvendonte me anetaret e Vatres.

    Tani nja dy argumenta jashte politikes :

    Fatos Nano kryeministri me i pasuksesshem me 3 doreheqje. Kete here e merr postin per here te katert

    Autor i teorise famekeqe se kosovaret kane Beogradin kryeqytet.

    Autor i "katarsis" dhe flamurtar i anti-korrupsionit por miku i me te korruptuarve (Angjeli kryetar)

    Filogrek, ispiruesi i nje politike progreke ne planin strategjik dhe ne fushat dominuese te ekonomise.

    Mashtrues pasi deklaron kthimin e parave, nuk ja kthen atyre qe u takon por atyre qe bene "luften".

    Sa per moralin, eshte shembull i familje prishesit (mos u lodhni ta krahasoni me Klinton...)

    Jane socialistet qe i kane thene edhe me shume kur zihej me Meten per kolltukun e kryeministrit....

    Sa per anglishten nuk besoj se ajo eshte ekskluzivitet i komunisteve. Nejse juve u lejohet sepse ketu jemi ne nje forum "shqiptaro-amerikanė" siē do ti pelqente Alvit te thoshte....

    Rycki
    O moj Shqypni e mjera Shqypni....
    Ti ke pas kenė njė zonjė e randė,
    Burrat e dheut tė thirrsin NANĖ
    Vaso Pasha

  12. #12
    alvi
    i/e ftuar
    O Rycki, po sa inot te vika ty ore .
    Nuk te pyeti njeri se ciles klase i perkas une. Mua nuk me rruhet se ciles klase i perket ti. Ne jeten dhe ekzistencen time, ti je nje zero e madhe, sic ma merr mendja se jam dhe une per ty. E vetmja gje qe kemi te perbashket eshte se kemi lindur ne te njejtin vend, pra Shqiperi, ndonese ti pake qene me i privilegjuar se une, meqe paske mesuar shqip, kurse mua mu desh te marr ruget e kurbetit per te mesuar gjuhen e nenes time.
    Problemi i cili po diskutohet, nuk eshte as Rycki, as Tarasi, e as Alvi.
    Po deshe te diskutosh mbaju temes. Po qe se do te vazhdosh te shash e derq e shejton mund ta zgjidhim ate pune personalisht, ne ndonje forum etjeter ose me mesazhe private.
    Po asaj klase qe i solli Enveri nga P**i somes dhe i beri ministra, i perket dhe Saliu qe e do kaq shume nga Tropoja, ku luante tavell me arushen dhe e beri "minister."
    Nje keshille miqesore, dac me degjo, dac mos me degjo. Une e kuptoj qe ti ke mllefe, ngaqe paske qene i shpronesuar nga gjyshi apo ku ta di une, po leri te ikin ato mllefe se vetes po ja pret rrugen. Dhe gjyshit tim ja moren tokat ne mes e perqark Tirones, po po pe mbrapa do rrexohesh. Ti bej si te kesh qef, se un nuk jam nai profesor ose psikolloig, po thjesht nje keshille miqesore.Per sa i perket perdorimit te anglishtes, une dilur te kam falenderuar qe me detyrove te flas me shqipe me te paster, dhe serish ta di per faleminderit. Nganjehere eshte me e lehte per mua te shprehem ne anglisht, pasi u be kaq kohe ketu, dhe pa kontakte me shqiptare. Dhe pak dhe do bisedojme ne te dy ne shqipe te paster, sa te me kthehet pak delli.
    Une kur e cilesova veten si Shqiptaro-Amerikan po ashtu i vura dhe kufirin vetes pasi e di se neve nuk na dhemb sa atyre qe jetojne ne Shqiperi, ndonese ne rastin tim une ende i kam prinderit atje, dhe eshte po nona ime qe punon si mjeke 30 vjet, per 120$ ne muaj, dhurate nga Saliu dhe Tosi, mos te flas per tim ate qe eshte pensionist, dhe pse punoi me ndershmeri per 30 vjet.
    Pra aty nuk ke ku kapesh, une kerkova dhe falje per nderhyrjen ne dialogun tend me Tarasin, po ti vendose te me ktheheshe personalisht. Une nuk te shaj, se e kam bere ate dikur dhe jam penduar, sepse e di qe nuk je trangull, por dhe te te ishin erresuar syte kaq shume nga urrejtja, nuk e dija, dhe me vjen keq.
    Me respekt, Alvi!

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Postime
    80

    Alvi lexo me kujdes !

    Alvi, para se te pergjigjesh lexo me kujdes. Nuk dua qe ky forum te kthehet ne debate personale dhe shpresoj qe moderatori ti fshij sa me shpejt keto debate. Por gjithashtu nuk u shkruaj mesazhe private anetareve te forumit. As nuk i ndaloj te me shkruajne.
    Pra zoti Alvi, tek mesazhi im ti kishe shume pak "pjese" dhe une argumentoja ato qe miku yt Tarasi pat shkruar. Nese Tarasi si komunist i duket vetja superior une nuk kam te drejte ti pergjigjem e ti them nje te vertet qe Tarasi i pare luftoi gjithe intelektualet shqiptar dhe gjithe ajken e vendit dhe i zvendesoi me Pal, Lenka etj. Kjo nuk eshte sharje por e verteta.

    Edhe diēka, une ne asnje vend nuk kam folur per Sali Berishen. Por nese i krahason Nano me Salen jane larg. Dhe nese Sala eshte nga Tropoja, Gramozi, Meta & com nga jane?. Nejse argumentat me ata qe jane inert jane te kota. Une e quaj kete histori te mbyllur.

    Rycki

    PS Ēeshtja e anglishtes nuk te drejtohej ty po ati qe kish shkruar ne gjuhen e Shekspirit pak me lart....
    Sidoqofte me sinqeritet te them qe mesazhi yt i fundit nuk kishte te shar nga na gjuhesore. Edhe diēka me vjene vertet keq per prinderit e tu por ti ende nuk e ke kuptuar se kush i katandisi ata ne kete dite. Ndoshta dhe ti do ta kuptosh se nuk eshte mire tu thuresh lavde atyre qe e torturuan ate polull dhe vazhdojne ende ta torturojne....
    O moj Shqypni e mjera Shqypni....
    Ti ke pas kenė njė zonjė e randė,
    Burrat e dheut tė thirrsin NANĖ
    Vaso Pasha

  14. #14
    alvi
    i/e ftuar
    Jo une e di mer ti Rycki, ah e di un, po s'ke ci bo Historia nuk kthehet mrapc. Ata ishin legena e gjakpires, dhe na katandisen ne ket dite, na ndane per se gjalli nga nona e baba. Un nuk i mbroj ata, po me vjen inat o ti Rycki, qe shif sa poshte kemi rene si popull, kur mundohemi te krahasojme Salen me Tosin, e patjeter njeri duhet te dali i mire. Te dy nje M**t jane te me pyesesh mua. Ti e un duhet te behemi presidenta e kryeministra, e Albo, po dhe Tarasi, Brari te jete zedhenes e te merret me shtypin, kosovari, te jete minister i diaspores dhe bashkimit, Shen Albani te jete si puna Foto Camit, teoricien, (LOL), Antoni, prokuror i pergjithshem, Z Doci te na shkruaje parrullat (pershendetje zoti Agim), Redi le te jete si hava keshilltari i presidentit, Mesuesi te jete minister i arsimit, Bjanku i kultures, Shabon Qosja kryetar i bashkise se Tirones, Sarah, meqe e kom fis le te merret me shendetsine, Pinkie te jete ministre rendi, s'ka mo perdhunime e grabitje, Llapi te jete minister mbrojtje, Kualashja te jete ministre e puneve te jashtme, dhe kush vjedh le ti pritet dora ne mes te Tirones.
    Ho si thoni o popull, hajt ti mledhim nja 2000 firma a sa duhen dhe ta bojm sic duhet ate ven.
    A se harrova, Toni_Tironc, minister Transporti, meqe kishte dale ne resme me makine.

  15. #15
    alvi
    i/e ftuar
    Ej si e ka pas emrin ai kryetari i ca ka qen ai i Tirones, qe dolen gjith ato barcaleta per ate, qe kishte vu dritat ke rruget, e boni ca ndryshime te mdhoja ne Tirone. Ja kom harru emrin dreqi, e s'po me kujtohet qe s'po me kujtohet. Xhemol me duket po nuk jom i sigurt.
    Edhe sot mu ka kujtu i personazh i modh i kinematografis Shqiptare.

    PINXHO KAPELLA! Ne emer te popullit je denua me vdekje!
    Kush e ma men ca filmi ka qen?

  16. #16
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    05-09-2002
    Vendndodhja
    Fshati Henas i Mallakastres
    Postime
    40
    Une po perpiqem te terhiqem nga kometet personale, jo se une nuk di te jem i hidhur apo ironik po se nuk ia vlen te merresh me debate ku dominon inteligjanca e bufit e ku niveli me i larte i argumentit eshte hamendja apo historia e gjyshit. Si i thone llafit ne kete nivel debati te me mund me eksperience keshtu qe une terhiqem.

    Tani vere pak verejtjet e tua per Nanon.

    Ka dhene doreheqjen 3 here thua. Sigurisht, heren e pare ishte kryeministri i nje qeverie teknike qe nuk kishte asnje synim aplikimin e planeve ekonomike por vetem cuarjen e shqiperise ne zgjedhje. Kjo kohe ishte ne mos gaboj 1 mujore. Heren e dyte u rrezua nga greva e pergjithshme.

    U fillua kjo greve me kerkesat e minatoreve te Valiasit per 3 fishim rrogash dhe per zgjidhje te problemeve te banimit brenda 3 javesh. Pak qesharake hmm duke konsideruar kohen kur kjo ndodhi. Kaluan ne greve edhe te tjeret dhe u bllokua prodhimi dhe asgje nuk punonte ne nje kohe qe ne po vdisnim urie, se sindikatat te udhehequara nga PD i benin punetoret te kerkonin qiqra ne hell, apo pallate qe te ndertoheshin per 3 jave.
    E bukura qendron se kur PD erdhi ne pushtet jo pallate qe s'ndertoi e shtepite nuk ua dha, por nen politiken e 'Gjendjes se Shokut" i mbylli te gjitha ndermarrjet, eleminoi edhe ate pak prodhim rentabel qe ishte dhe i nxori te gjithe te papune. Kjo solli shkaterimin total te cdo strukture industriale me GENJESHTREN e madhe se do na i bejne te tjeret dhe kalimi apo permiresimi gradual i propozuar nga Nano u injorua.

    Heren e trete ne 98. Une nuk degjova ndonje nga kokepalaret e asaj revolte te protestonte ne emer te kushteve ekonomke apo se Nano u kishte prekur interesin personal sic u be ne 97 kunder Berishes! E as jam aq naiv e budalla te besoj se ato turma injorantesh u ngriten me arme e bene tere ate lufte ne emer te idealit apo me sakte te "idealeve demokratike te Azem Hajdarit".

    Nano ka dhene tre here doreheqjen dhe ai kurre nuk u la te qeveriste me shume se 9 muaj. Protestat ndaj tij kurre nuk kane pasur te bejne me suksesin apo falimentimin e tij ekonomik apo social perkundrazi kane qene ne thelb revolta pasionante e irracionale pa asnje subjekt prej turmave injorante te PD. Megjithate Nano me shume pjekuri ka evituar degjenerimin e situates ne kaos, anarki apo lufte civile ndryshe pra nga cfare ndodhi ne 97.
    Ai ka treguar se nuk do plumb te zbresi nga kali, dhe se eshte i afte te sakrifikoje pushtetin e tij per te ruajtur shtetin, harmonine, paqen dhe stabilitetin.

    Ne 4 pikat e tjera na e nxjerr Nanon tradhetar. Kosoven thua ua shiti serbeve. Kjo eshte pak e trashe si argument se Nano i ben gjerat si politikan kurse ti kerkon qe ai te beje lufte me shpata. Me sa di une vete Kosovaret e miratuan politiken e debatit me serbet kur votuan per krahun liberal politik pra Rugoven, aleatin e Sales dhe dashnoren e Slobos gjate bombardimeve te NATO-s. Thaci me ish-UCK ngelen aleatet e Nanos. Nano u thote Kosovareve se duan sduan duhet te zgjidhin mosmarreveshjet me Serbine. Kjo kenaq shume USA ne rradhe te pare qe shikon se lufta e saj nuk shkoi per te nxitur merine urrejtjen apo inatin por arriti ti civilizoi palet e ti uli ato ne bisedime.
    Nano e di se po te ishte per inat e meri ne nuk arrijme kurre dot gje se te tjeret dine ta bejne ate me mire. Prandaj Nano tregohet finok dhe kerkon tu bindet deshirave te perendimit qe fitoi luften per ty e te shpetoi lekuren.

    Na i nxjerr pastaj mik te korruptuarve.Nano prape se prape nuk eshte mik apo inpiruesi i "Gjigandeve Ekonomike" qe te perlajne edhe shtepine apo qindarken e fundit.

    Filo-grek thua. Po mire Greqia eshte nje shtet me te cilin ne japim e marrim jashtezakonisht shume se na lidh kufiri. Nje shtet ku rrojne 500 mije shqiptare qe sigurojne te ardhurat baze te familjeve ne shqiperi. Dmth ka nje interes praktik ketu qe panvaresisht nga problemet me Greqine ne duhet ta njohim dhe ta trajtojme, dmth nuk mund ta injorojme. Mbaje keq me Grekun dhe siguro pune, strehim uje e drita per te pakten valen e pare prej 100 mije refugjatesh te kthyer. E kur ata sdo kene cte hane cdo besh zotrote?? Do tua mbushesh barkun me ideale anti-greke. Ndoshta te ndrin fati po une nuk do ta provoja po te isha ti.Kujton se Greku e ka me te veshtire per te te manipuluar kur je barkthare e me gisht ne by**?
    Pastaj filo-cfare ishte Berisha?? Arritje e tij me e madhe ishte Antaresimi ne Konfarencen e Vendve Islamike ku shume jane ne listat e para te Amerikes per terror. Kush ishin aleatet qe i ngelen atij mbas 97??
    Mashtrues se premtoi parate?? Po edhe PD premtoi cekun e bardhe, edhe PD premtoi begatine, e perparimin e Shqiperise, po na rrenoi e na shkaterroi 10 here me shume se komunizmi.

    Mos ta krahasojme me Klintonin? Pse? Nuk i quhet Klintonit imoraliteti, genjeshtra, pervetesimet, amnistia qe u dha ish-te burgosurve per korrupsion etj etj? Apo se ke haberin nga keto?

    Dhe se fundi clidhje kane pra deklarimet e Nanos per Kosoven, qenia e tij Filo-Grek, katarsis, imoraliteti me ate qe kerkohet sot nga nje Kryeminister. Une kujtoja se problemet madhore per shqiptaret jane, gjendja ekonomike, rendi me i mire, begatia materiale, stabiliteti, paqja sociale, ulja e tensioneve te brendshme etj etj shume nga te cilat Nano i ka bere mjaft mire. Ketu nuk shof ndonje argument tendin ndaj Nanos.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    TARASI ke te drejte kur thua qe NANO e ka bere PS gjith perfshirese.

    Ashtu eshte..
    Kur nuk u bem dhe ne me PS..
    A pranojn antar PS tani?

    12 vjet mbas Berishes kot..
    Shoket e lagjes time qe jane me PS jane pronare Hotelesh e restaurantesh tani..

    TARAS ju vete a ja keni pare hajrin PS-?
    Se mos je budall si puna ime dhe cave qe bejm ham ham per Berishen e skemi asnji kiosk ne Shqiperi.
    Mos bej ham ham pa te dhen ndoj milionsh angjeli.. se ai i shperndan milionat per PS ..me list natyrisht..
    eshte bere Kadri Roshi me Violet Manushin..marshalla..jasn majmur e zbukuruar tu lef per PS-ne.
    Ka lezet..PS ..te shperblen..gjithe me BENZA jane dhe pushimet i bejne ne PARIS e MAJORKA..
    jo si votusit e PD ku dhe plumba hane dhe buk skane e shkojn dhe si qeni ne rrush kot..

    Ja cthot gazeta Sheklli per Tolerancen dhe gjith perdshirjen Socialiste.. i lumte..
    -----------------------

    Anastas Angjeli i akuzuar pėr korrupsion nga kryetari i PS-sė Nano nis rehabilitimin


    Nano rikthen Angjelin nė PS


    Ish-ministri i Financave prezantohet si kryetari i komisionit tė Politikave Ekonomike nė PS

    TIRANE- Ish-ministri i Financave Anastas Angjeli nisi dje rehabilitimin politik kur u prezantua nga sekretari i pėrgjithshėm i PS-sė Gramoz Ruēi, si kryetar i komisionit tė Politikave Ekonomike nė PS. Angjeli u zgjodh nė kėtė post qė mė parė e mbante Arben Malaj nė mbledhjen e fundit tė Kryesisė, ku u vendosėn edhe ndryshimet nė komisionet parlamentare dhe ato tė Partisė Socialiste pėr shkak tė vendeve bosh tė krijuara nga pėrfshirja e shumė anėtarėve nė qeverinė Nano. Nė prezantimin qė Ruēi i bėri dje Angjelit tha se " Do tė punojmė qė tė mos ketė luhatje nga programi ekonomik i qeverisė. Do tė ketė konsultime dhe me komisionin parlamentar tė Ekonomisė".

    Rikthimi
    Tetė muaj mė parė kryetari i Partisė Socialiste Nano, nė turin e tij nė bazė kishte nė qendėr tė sulmeve tė tij, ministrat e qeverisė "Meta": Anastas Angjeli, Bashkim Fino dhe Mustafa Muēi. Nano arriti kulmin me akuzat kundėr Anastas Angjelit, pikėrisht nė takimin e Sarandės, ku ai tha se ministri i Financave kishte privatizuar nėpėrmjet tė afėrmve tė tij vende turistike si "Shkėmbi i Pullumbave" nė Sarandė apo kur tha se Angjeli tė sqaronte privatizimin e njė fshati bregdetar nė Lezhė. Nano i kėrkoi Angjelit tė prononcohej edhe pėr ēėshtjen e firmave tė karburanteve apo pėr tregtinė e frutave ekzotike. Tė tre ministrat dhanė dorėheqjen nė mbledhjen e famshme tė KPD-sė sė dhjetorit, duke kundėrsulmuar kryetarin e PS-sė Nano dhe duke u shprehur se tė gjitha ato qė janė thėnė pėr ta janė shpifje. Por pak muaj mė vonė nė njė mbledhje tė grupit parlamentar, kur Nano bėri paktin pėr armėpushim me Metėn, qė kishte dhėnė dorėheqjen nga kryeministėr, kreu i PS-sė u shpreh se "ne na duhen nė gjirin tonė profesionistė tė zotė si Anastas Angjeli". Me shkėputjen pėrfundimtare tė Nanos nga lėvizja pėr pastrim tė politikės, qė ai vetė e nisi, dhe me kompromisin me ish-kryeministrin Meta, dalngadalė edhe emrat e Angjelit, Muēit e Finos po pėrmendeshin si kandidatura pėr qeverinė e re post-Majko. Por Nano duke pėrdorur ish-mbėshtetėsit e tij, katarsistėt qė vunė si kusht tė votave tė tyre pėr qeverinė, emrat e tė lakuarve pėr korrupsion. Nano kėshtu arriti qė t'i mbante ata jashtė qeverisė. Pėr kėtė ndikoi shumė edhe njė deklaratė e presidentit tė ri Alfred Moisiu, i cili nė njė intervistė televizive u shpreh se "Unė nuk do tė dekretoj emra ministrash qė janė akuzuar apo pėrfolur pėr korrupsion". Pas kėsaj pati disa pėrpjekje nga titullarė tė PS-sė, qė tė nxirrnin tė larė tė pėrfolurit, pėrderisa mbi ta nuk ėshtė provuar asnjė nga akuzat e bėra. Gjithsesi, Angjeli dhe Fino bėnė pėrpjekje pėr t'u pėrfshirė nė qeverinė "Nano", qė nuk rezultuan tė suksesshme. Mė afėr rikthimit u duk ish-ministri Bashkim Fino, i cili pas shkarkimit tė sekretarit organizativ Petro Koēi u pėrfol si zėvendėsues.


    Akuzat e Nanos pėr Angjelin
    1-Anastas Angjeli tė sqarojė privatizimin e "Shkėmbit tė Pėllumbave" nė Sarandė
    2-Kush e ka privatizuar vendin e quajtur Kune nė bregdetin e Lezhės
    3-Kush e zotėron monopolin e frutave ekzotike
    4-Kush ėshtė i favorizuar nė tregun e karburanteve

    Pėrgjigja e Angjelit
    -Tė gjitha ato qė janė thėnė pėr mua janė shpifje denigruese tė Fatosit
    -Shpifjet fillojnė qė me dėshtimin e Nanos si kryeministėr nė vitin '98, kur ai iku dhe unė ndenja nė Tiranė
    -Natalia Ēea, ishte e sponsorizuar nga Nano, kur ky fundit humbte shuma tė mėdha parash nė kazinotė e "Atlantik City".
    -Njė njeri i Nanos mė ka ardhur nė zyrė dhe mė ka thėnė: "Bėhu me Fatosin kundėr Ilirit, se do tė jesh prapė njėshi"

    ---------------------
    Takimi sipas Koēit, ėshtė kryer nė funksionin e kreut tė lėvizjes pėr pastrim tė politikės


    Koēi, sqarime pėr Brahon tek amerikanėt


    "Ata na mbėshtetėn sidomos pėr nismat politike kundėr korrupsionit dhe trafiqeve"

    TIRANĖ - Drejtuesi i lėvizjes pėr politikė tė pastėr brenda PS-sė, Petro Koēi, ka denoncuar dje kolegun e tij Spartak Braho tek zyrtarė tė ambasadės amerikane. Me kėrkesė tė kėtyre tė fundit, Koēi ka biseduar dje nė mjediset e hotel "Rognerit" me shefin e sektorit politik tė ambasadės amerikane Tomas Vajda, si dhe me kėshilltarin pėr drejtėsinė, qė njėkohėsisht ėshtė edhe kėshilltar pranė prokurorit tė pėrgjithshėm. Dy zyrtarėt amerikanė duket se jenė interesuar tė dėgjojnė mė shumė rreth padisė qė Koēi ka dėrguar nė Prokurorinė e Pėrgjithshme kundėr Brahos. Nė fund tė takimit, deputeti socialist Petro Koēi tha pėr gazetarėt se "biseduam pėr situatėn politike nė vend dhe sidomos pėr nismat politike kundėr korrupsionit dhe trafiqeve". "Ata na mbėshtetėn sidomos pėr nismat politike kundėr korrupsionit dhe trafiqeve. Unė u takova si njė nga deputetėt e grupit parlamentar tė PS-sė dhe natyrisht edhe si kryetar i lėvizjes pėr politikė tė pastėr", -shtoi drejtuesi i lėvizjes pėr politikė tė pastėr. Sipas tij, diplomatėt amerikanė kishin tė njėjtin shqetėsim pėr korrupsionin. Ata gjithashtu janė interesuar edhe "pėr objektivat e lėvizjes, pėr hapat qė ka ndjekur ajo dhe pėr hapat e mėtejshėm. Partnerėt amerikanė mbėshtesin ēdo lėvizje politike kundėr korrupsionit dhe trafiqeve".
    Sollaku
    Ndėrkohė, kabineti i prokurorit tė pėrgjithshėm sqaroi dje se tashmė, prokurorit i ka mbėrritur njė kėrkesė nga shtetasi Petro Koēi, nė tė cilėn kėrkohet fillimi i procedimit penal nė ngarkim tė shtetasit Spartak Braho, pėr falsifikim dokumentash, nėpėrmjet paraqitjes sė rrethanave qė dihen se janė tė rreme. Nė kėtė njoftim, kabineti i prokurorit tė pėrgjithshėm sqaron se prokurori Sollaku, ka ngarkuar tė enjten prokurorė pėr t'i dhėnė zgjidhje ligjore kėsaj kėrkese, konform kėrkesave tė Kodit tė Procedurės Penale. Nga ana e tij, deputeti Spartak Braho i ka cilėsuar shpifje tė gjitha akuzat e ngritura kundėr tij. Fillimisht ka qenė ministri i Jashtėm Ilir Meta, i cili pas kapjes sė dy trafikantėve tė drogės, nė Itali, sqaroi nėpėrmjet zėdhėnėsit tė tij se pėr tė pajisur me viza dy shtetasit shqiptarė kishte ndėrhyrė deputeti Spartak Braho. Mė pas, Koēi kėrkoi qė me rastin e Brahos tė merrej kryesia e PS-sė, derisa ai e formuloi kėrkesėn e tij si padi penale dhe iu drejtua Prokurorisė sė Pėrgjithshme. Ndėrkohė, mėsohet se Prokuroria e Pėrgjithshme do tė kėrkojė informacion rreth ēėshtjes edhe nė drejtorinė konsullore tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme pėr tė marrė mė pas edhe vendimin nėse Braho do tė ndiqet apo jo penalisht. Ndėrkohė, nė njoftimin sqarues qė publikoi Ministria e Jashtme shpjegohet se drejtoria konsullore ka vepruar nė kėtė rast nė bazė tė procedurės dhe praktikės sė paracaktuar, duke u bazuar nė ftesėn e paraqitur dhe referimin e deputetit Braho. Zėdhėnėsi i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme deklaroi se ministri Ilir Meta nuk ka qenė nė dijeni pėr kėtė ndėrhyrje, megjithėse personat qė ishin ndihmuar pėr tė marrė viza, ishin paraqitur njėri si shoqėrues dhe tjetri si shofer i tij.
    D.Tanushi
    MUCI CACI META RUCI ...lol.

    ja dhe Analisti nga Nju Jorku GOSH LEVONJA ca thote..
    --------
    Kur fillohet nga vetja
    Nga Gavrosh Levonja/ Me shume se kapja dhe djegia ceremoniale e skafeve, me shume se veprime spektakolare, si ai i operacionit per arrestimin e shefit te tenderave te Ministrise se Rendit, ajo qe te ngjall nje ndjenje optimizmi persa i perket luftes kunder trafiqeve dhe korrupsionit jane akuzat qe vijne nga brenda vete qeverise apo forcave politike ne pushtet. Keshtu, nese Nano do te akuzonte Gjinushin deri diku alegorikisht, ish-sekretari organizativ, Petro Koci, do te shkonte deri ne formulimin zyrtarisht te padise kunder deputetit socialist, Spartak Braho, nder me te perfolurit per perfshirje ne afera te paligjshme. Dhe kulmi do te arrinte kur ministri i Rendit, Luan Rama do te bente te njohur per publikun faktin aspak te kendshem se "gjithe ministrat e Rendit kane vjedhur". Pra, sic shihet, askush nuk mund te thote me se te gjitha keto jane "pjelle e fantazise se Berishes", i cili, per hir te se vertetes, tashme rri ne zyren e tij ne katin e trete te selise se PD-se, duke iu kushtuar problemeve ne kampin e opozites. Ne nje fare menyre, gjithe kjo tregon se i ashtuquajturi "katharsis", i inicuar nga lideri socialist disa muaj me pare, po funksionon ne menyren me perfekte, ndonese jo sipas formulave te dikurshme. E rendesishmja ne kete aspekt qendron ne ate qe akuzat po formulohen nga brenda klases politike ne pushtet duke iu larguar tradites se mbrojtjes me fanatizem te "nderit" te partise, i cili deri tani funksiononte si nje lloj korace per kedo qe abuzonte. Me kete, lidhet dhe venia e organit te prokurorise perballe nje prove vendimtare persa i perket sinqeritetit lidhur me luften kunder krimit dhe cdo lloj shkeljeje ligjore. Njekohesisht, tani eshte dhe rasti per te pare sa do te kthehet ne realitet premtimi i Nanos per "tolerancen zero". Keshtu, po te flitet per "tolerance zero", ne rastin e akuzave kunder deputetit, Braho, ose ky, ose akuzuesi i tij, Koci duhet te perfundojne prapa hekurave. Pak dite me pare u arrestua nje shqiptaro-amerikane, e akuzuar per trafik vizash. Duke u nisur nga kjo do te ishte nje absurditet diskreditues nese prokuroria nuk do te fillonte procedurat hetimore kunder Brahos, i cili, (nese akuzat do te vertetoheshin), jo vetem qe eshte marre me trafik vizash, por mbi te gjitha ka shperdoruar emrin dhe postin e zv/kryeministrit Meta. Por nje precedent shume pozitiv ne kete drejtim perbejne zbulimet dhe akuzat e ministrit te Rendit, Luan Rama, rreth shperdorimeve dhe vjedhjeve ne dikasterin qe ka marre ne dorezim, abuzime, ku del te jene perfshire edhe paraardhesit e tij. Deri tani, ishim familjarizuar me akuza ne adrese te paraardhesve vetem ne rastin kur kishim te benim me ndryshim pushtetesh, me akuza ndaj ish-funksionareve kundershtare.

    Shembulli me tipik ne kete drejtim ka qene vete kryeministri aktual Nano, i denuar nga pushteti i PD-se, kur kjo erdhi ne pushtet. Te njejten gje tentuan te benin dhe socialistet pas vitit 1997 dhe po keshtu kercenonte deri dy vjet me pare Berisha per ministrat "kusare" te "Aleances per Shtet". Qendrimi i ministrit Rama ndaj abuzimeve te meparshme ka edhe nje rendesi tjeter. Pas kesaj, cilido funksionar qe ka ndermend te vjedhe apo te shperdoroje ne forma te tjera postin do te mendohet mire e mire, per shkak te frikes se ai qe do te vije pas tij, mund te beje gjithcka publike dhe atehere, prangat per te do te ishin gati. Gjithashtu, akuzat e ministrit Rama, normalisht, duhet te sjellin riperkusione edhe ne organin e Kontrollit te Larte te Shtetit, te cilet duhej te kishin zbuluar me kohe shkelje te tilla si ato te tenderave te karburanteve dhe sidomos te pasaportave ne Ministrine e Rendit. E njejta gje mund te thuhet edhe per dikasterin qe merrej me luften kunder korrupsionit ne qeverite e meparshme socialiste. Aspekti tjeter pozitiv ne keto zhvillime eshte sensibilizimi i klases politike ne pushtet nga investigimet e mediave. Nuk mund te mohohet se gjate ketyre pese viteve te qeverisjes socialiste pushtetaret dhe drejtuesit e forcave politike ne pushtet, shqetesimeve dhe problemeve te ngritura nga mediat, u pergjigjeshin me nje shurdheri absolute, duke mos bere as edhe reagimin me minimal duke vazhduar te patrazuar "bemat" e tyre ilegale. Pas ketyre, topi ka kaluar plotesisht ne fushen e pushteteve te tjere, ne radhe te pare drejtesise.





    © Koha Jone 2001 All Rights reserved
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 07-09-2002 mė 08:54

  18. #18
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    05-09-2002
    Vendndodhja
    Fshati Henas i Mallakastres
    Postime
    40
    Angjele e korrupsion do kete nga cdo parti ne Shqiperi. Te pretendosh se PD apo opozita sot nuk do kete Angjele eshte injorance e budallallek qe te tregon me gisht.

    Sidoqofte e keqja e nje sistemi te korruptuar nuk eshte vjedhja, (une personalisht nuk do desha kurre te qeverisesha nga njerez bythegrisur), vjedhja eshte shoqeruese normale e nje pushtetmbjatesi, ka ndodhur, po ndodh dhe do te ndodhe gjithmone; e keqja me e madhe ndodh kur kjo vjedhje nuk njef limitet e veta. Angjeli e ndoshta te gjithe pushtetaret marrin para ne shqiperi por aq sa te pasurohen vete dhe jo aq sa te rrjepin edhe qindarken e fundit te qytetareve sic ndodhi ne 97.
    Shqiptaret jane me mire me Angjele qe pasurohen per vete sesa me Berishe e co, qe i mjeron 70% te shqiptareve deri ne palce, e i le ne mes te 4 udheve.


    Shkodra

    Oh sa qejf keni ti mbushni mendjen vetes se intelektualet kane qene ne burg. Jo per gje po keshtu ju duket vetja se viktima me te arrira.
    Na thua" Ku ta dije i mjeri se perkthyesit me te mire qe nga latinishtja e greqishtja e vjeter e deri te gjuhet moderne ishin ato qe u dergjen burgjeve te diktatues?"
    Po he o shkodra ma thuaj ti. Kush jepte mesim ne shkollen e mesme te gjuheve te huaja ne Tirane? Po ne Fakultetin e Gjuheve te Huaja?? Kush i perketheu ato mijera libra ne shqip gjate 50 viteve diktature?? Me siguri te burgosurit e Spacit, apo "intelektualet e vertete". Ne fakt akademite e Hoxhes nxirnin analfabete, kurse Spaci perkethyes Latinishteje.

    Kultura fillon tek Lenka per mua?? Wow e pse jo tek Kadareja, Puto, Cabej, etj etj , pse jo tek 80 mije intelektuale me arsim te larte qe jetonin ne Shqiperi ne 1990??? Oops , me fal, se une kujtova se Enveri i vrau te gjithe??

    e pastaj vazhdon "....por valle dhe te qenit te komunisteve biznesmene sot eshte sukses?Apo imoralitet?"

    Po he o Shkodra, si thua ti? Ke pare zoterote ndonjehere kapitalist me morale te larta?? LOL. Une mendova se interesi dhe jo morali eshte ajo cka preservon suksesin e kapitalizmit?

    Nuk ju ve faj. Ju jeni perfaqesuesit e vertete te periudhes se "rivleresimit te vlerave" 92-97. Kush punoi, sakrifikoi, djersiti,...kush u edukua, arsimua, diplomua ne shkollat me te mira etj etj mbas 92 duhet ti vinte turp e te ulte koken per cka ishte. Kush u kalb burgjeve, ngeli injorant, e i paarsimuar, i pavlere per 50 vjet papritur u kthye ne hero te shoqerise shqiptare, ata perfaqesonin tani simbolin me te larte te shqiptareve. Sa vlera kishin ata per cka i duhej shoqerise shqiptare te ecte perpara?? Ma thoni ju, se une nuk e di se si kthehesh ne njeri te afte e me vlere ne Spac.

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Postime
    80

    Boll na shite po... shoku Taras

    Boll na shite shoku Taras, se nuk ke gjetur vendin e pershtatshem. Nese mundesh gjej ndonje kursant nga ata te shkolles partise dhe shtjelloja ato teorite e tua per pushtetaret. Gjithe pislliqet e kesaj bote do na i mbrosh ti vetem se i bejne padronet e tu. Dhe kur i drejtohesh Shkodres apo ndonje tjetri duke qene se ti nuk i njeh duhet ti falenderosh qe denjojne te te pergjigjen.....
    Sa per te tjerat, une nuk mund te zbraz timet per te mbushur tenden....
    Rycki
    O moj Shqypni e mjera Shqypni....
    Ti ke pas kenė njė zonjė e randė,
    Burrat e dheut tė thirrsin NANĖ
    Vaso Pasha

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    Sapo Petro Koci akuzon Brahon se ka ndihmuar te paise me viza dy trafikante droge menjihere Braho "zbulon" se Petro Koci ben allish verishe me AlbPetrolin.
    Sa po Nano akuzoj Brahon per korrupsion, Braho nxorri ne drite se Nano ka shtypur nji plake me makine.
    Tarasi thote se Berisha i vodhi paret e fajdeve. Ka 7 vjet Fahrudin Harapi qe gerrmon per Fajdet dhe akoma nuk ka zbuluar vjedhje nga ana e Berishes.
    Taras librat e Enverit dhe Kadarese i perktheu Jusuf Vrioni i cili u nxorr nga burgu per ate pune dhe jo Arben Puto.
    Edhe Cabeu ka qene ne burgjet e Enver Hoxhes. Edhe Spartak Ngjela e Fatos Lubonja. Edhe Kasem Trebeshina.
    Te tere "kokpalare" jane dhe keta?
    Ata 80 mij enveristet e Shkolluar pse e lane Shqiperine te behej turpi botes?
    Kush i pengoj te bejne Shqiperine te bukur? Pjeter Arbnori nga Spaci?
    Ti mburresh me zotesine e enveristeve per te vrare e shtypur njerzit qe nuk mendonin si ata gjate 50 e ca viteve dhe sot mburresh qe ata jane milionere dhe drejtojne trafiqet e te gjitha llojeve.
    C'fare je ti? Je intelektual shqiptar apo cop matrapazi?
    ah te marrte m-ti shalet ty mor cun aparatciku polpotist.
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Krahasim mes shėrbimeve WCF dhe ADO.NET
    Nga Uke Topalli nė forumin Arti i programimit
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 05:12
  2. Krahasim
    Nga kiniku nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 16-05-2006, 10:43
  3. Cmendoni per shoqerine shqiptare ne krahasim me ate te huajen???
    Nga selina_21 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 20-01-2005, 07:21
  4. Krahasim
    Nga benseven11 nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 07-08-2004, 05:53
  5. Bibla dhe Kurani,nje krahasim historik
    Nga Seminarist nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 09:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •